Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Peleshi do të hapë TV në Kuvend me kosto 500 mijë euro

Kuvendi i Shqipërisë do të hapë një kanal televiziv. Sipas VNA ky projekt do të kushtojë që në nisje 500 mijë euro. Socialistët duan të prodhojnë lajme vet mbi veprimtarinë e Kuvendit dhe të kenë një redaksi ku japin intervista mbi punën e deputetëve. Propozimi i është bërë sot Byrosë së Kuvendit. Argumentimi i plotë: […]

The post Peleshi do të hapë TV në Kuvend me kosto 500 mijë euro appeared first on BoldNews.al.

Kuvendi nis punimet në sesionin e dytë të legjislaturës, PD bllokon foltoren

TIRANË, 19 janar /ATSH/ Kuvendi nisi sot punimet për sesionin e dytë të Legjislaturës XI.

Seanca ka nisur me përplasje teksa deputetët e Partisë Demokratike, menjëherë pas përfundimit të Himnit Kombëtar, kanë bllokuar foltoren e Kuvendit.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit edhe pse nuk iu dha fjala, akuzoi mazhorancën dhe qeverinë Rama për kapje të institucioneve.

Ndërsa kreu i Kuvendit Niko Peleshi mbante fjalën e hapjes së sesionit të ri, deputetët e PD-së u grumbulluan rreth Berishës në foltore.

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi drejtoi akuza ndaj mazhorancës, teksa  Peleshi mbante fjalën.

Opozita nuk ka pranuar që të ulen në karriget e tyre dhe të vijojë seanca.

Peleshi me kërkesë të kreut të grupit parlamentar të PS Taulant Balla ka hedhur në votim pikat e rendit të ditës, duke mbyllur seancën.

Seanca votoi dy projektvendime të propozuara nga kryetari i grupit parlamentar të PS  Taulant Balla, për disa ndryshime të anëtarësisë në komisionet e përhershme parlamentare.
Kështu, u miratua projektvendimi “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin e Kuvendit”,  “Për caktimin e përbërjes së komisioneve të përhershme të Kuvendit” me 79 vota pro 2 kundër dhe 0 abstenim.
U miratua projektvendimi  për një shtesë dhe ndryshim në vendimin e Kuvendit “Për caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit” me 81 vota pro 0 kundër, 0 abstenim.

 

Konferenca e kryetarëve miratoi sot më herët projektprogramin dhe projektkalendarin e punimeve të Kuvendit, si dhe projektkalendarin e ushtrimit të kontrollit parlamentar, në përputhje me Rregulloren.

Seanca e parë e sesionit të ri parlamentar, foto: Andrin Hoxha, Florian Abazaj
1 nga 23

/gj.m/j.p/

The post Kuvendi nis punimet në sesionin e dytë të legjislaturës, PD bllokon foltoren appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Shqipëria sot në një fazë të re”, Peleshi: Axhenda integruese në BE, do të jetë kryefjala e këtij sesioni

“Axhenda integruese në Bashkimin Europian, që do të jetë kryefjala edhe në këtë sesion të ri”, kështu u shpreh kryeparlamentari Niko Peleshi, në nisje të seancës plenare, e para për këtë.

Fjala e Kreut të Kuvendit, Niko Peleshi: 

“Në këtë Kuvend na ka sjellë besimi i qytetarëve nga të gjitha anët e vendit.

Ata presin që ne të mbajmë parasysh interesat e tyre dhe interesat e vendit, kur propozojmë apo miratojmë ligje.

Të rinjtë duan të binden se e nesërmja për ta është më e mirë këtu sesa çdo opsion tjetër.

Të moshuarit duan të sigurohen se mundi i viteve të punës do të shpërblehet me ditë të bardha.

Qytetarët, në qytet apo në fshat, kërkojnë siguri dhe standarde gjithnjë e më të mira të shërbimeve publike dhe të infrastrukturës.

Axhenda integruese në Bashkimin Europian, që do të jetë kryefjala edhe në këtë sesion të ri, ka potencial të jashtëzakonshëm për të dhënë përgjigje ndaj sfidave të shoqërisë shqiptare dhe për t’u kthyer në një narrativë kombëtare entuziaste.

Ky sesion nuk është thjesht vazhdim i një kalendari.

Është një provë e dytë – provë e pjekurisë sonë parlamentare, e standardeve që pret shoqëria prej nesh dhe e aftësisë për ta kthyer momentin europian të Shqipërisë në ligje të mira, institucione më të forta dhe një dialog politik më dinjitoz.

Gjatë sesionit të parë u përballëm me një ngarkesë të konsiderueshme pune dhe një axhendë të ngjeshur ligjvënëse e mbikëqyrëse.

Por, le ta pranojmë me sinqeritet, krahas volumit të punës, kemi pasur shpesh edhe një ngarkesë të tepruar politike, larg funksionit tonë dhe larg nevojave reale të qytetarëve.

Kjo është arsyeja pse sesioni që çelim sot kërkon një kthesë të vogël në stil dhe një kthesë të madhe në rezultate.

Në vitin që vjen do të ketë më shumë ligje për të shqyrtuar, më shumë detyra për komisionet, më shumë raporte dhe kontroll, më shumë monitorim të reformave dhe më shumë pritshmëri nga publiku. Do të ketë edhe më shumë sfida politike, por detyra jonë është ta mbajmë Kuvendin në rolin e vet: një institucion që prodhon zgjidhje dhe standarde, jo zhurmë.

Gjatë sesionit të kaluar zhvilluam 18 seanca plenare, miratuam 41 ligje dhe 59 vendime. U zhvilluan 2 interpelanca dhe 2 mocione me debat. Deputetët e shumicës mbajtën 229 diskutime me kohëzgjatje rreth 40 orë, ndërsa deputetët e opozitës 330 diskutime me kohëzgjatje rreth 48 orë.

Falënderoj të gjithë kolegët deputetë, administratën parlamentare dhe strukturat mbështetëse, sepse, pavarësisht tensioneve, ky Kuvend ka vijuar të funksionojë, të vendosë dhe të prodhojë.

Por këtë vit na duhet diçka më shumë: më shumë fokus dhe më shumë disiplinë ndaj axhendës europiane.

Një parlament europian nuk matet vetëm me numrin e ligjeve që miraton, por edhe me kulturën që përçon.

Ne nuk mund të kërkojmë standarde europiane nga shoqëria, nëse brenda kësaj salle nuk vendosim standarde të reja të sjelljes dhe të respektit institucional.

Për këtë arsye, dua ta ritheksoj qartë: gjuha e urrejtjes, fyerjet, personalizimi i debatit, nënçmimi dhe përbaltja nuk mund të normalizohen dhe nuk mund të shiten si “politikë e fortë”.

Nuk janë forcë. Janë dobësi. Një dobësi që parlamentet e vendeve të Bashkimit Europian e kanë lënë pas prej dekadash.

Si Kryetar i Kuvendit, do të vazhdoj ta ushtroj detyrën me përkushtim dhe paanësi, me bindjen se shumica dhe pakica dallojnë nga fuqia vendimmarrëse, por jo nga të drejtat, jo nga mundësitë për të folur, jo nga qasja në proces dhe jo nga respekti institucional që meriton secili deputet.

Kjo është baza e një Kuvendi që fiton autoritet. Europa ka qenë fokusi kryesor i veprimtarisë sonë dhe do të mbetet i tillë.

Shqipëria sot është në një fazë të re: faza ku nuk flasim më vetëm për “rrugëtim”, por për “hyrje”. Nga proces integrimi, në proces anëtarësimi.

Ky ndryshim kërkon më shumë përgjegjësi, më shumë koordinim institucional dhe një konsensus politik më të gjerë për çështjet strategjike.

Objektivi ynë është i qartë: mbyllja e negociatave teknike brenda vitit 2027 dhe anëtarësimi brenda kësaj dekade.

Në këtë kuadër, Kuvendi duhet të bëjë dy gjëra njëkohësisht:

– të përshpejtojë përafrimin ligjor, pa komprometuar cilësinë e ligjit;

– të rrisë kontrollin mbi zbatimin, sepse në Bashkimin Europian nuk mjafton të miratosh, duhet të provosh se ligji funksionon.

Kjo do të thotë që sesioni i ri duhet të jetë sesioni ku kontrolli post-legjislativ bëhet praktikë e qëndrueshme: ligjet të maten jo vetëm në sallë, por në terren – te qytetari, te biznesi, te shërbimi publik.

Gjatë sesionit të kaluar vijoi bashkëpunimi funksional me institucionet e pavarura dhe u përmbyll raportimi i 27 institucioneve.

 

Kjo nuk është një rutinë proceduriale. Është mënyra se si Kuvendi mban gjallë ekuilibrat kushtetues dhe garanton që institucionet të funksionojnë si mbrojtës të interesit publik.

Mbështetja ndaj institucioneve të drejtësisë mbetet e palëkundur.

Sot kemi një drejtësi të re, të pangjashme me atë të trashëguar.

Kuvendi ka një rol kyç në sfidën për ruajtjen e pavarësisë së institucioneve dhe forcimin e mekanizmave të llogaridhënies.

Sesioni që nisim sot do të udhëhiqet nga disa drejtime të qarta pune:

  • Axhenda e integrimit europian si prioritet i padiskutueshëm

Projektligjet e përafrimit, reformat për shtetin e së drejtës, antikorrupsionin, të drejtat themelore, lirinë e medias, transparencën dhe mirëqeverisjen do të kenë trajtim të përshpejtuar, por edhe filtrin e cilësisë.

  • Diplomacia parlamentare si rrjet besimi për anëtarësiminDiplomacia parlamentare do të jetë më aktive, më e koordinuar dhe më e pranishme, sepse procesi i anëtarësimit është edhe proces besimi, ku sfida më e madhe nuk është vetëm përafrimi teknik, por ratifikimi final nga të gjitha shtetet anëtare.
  • Mbikëqyrje më e fortë, më e dobishme, më pak formale

Kuvendi do të rrisë kërkesën për llogaridhënie, me më shumë mekanizma kontrolli dhe me më shumë vlerësim të ndikimit real të ligjeve dhe politikave publike.

  • Modernizimi dhe transparenca-Kuvendi i hapur 24/7

Teknologjia nuk është luks, por mjet për ta sjellë Kuvendin më pranë qytetarëve: arkivim, indeksim dhe transmetim më të mirë e më të kuptueshëm të punimeve parlamentare, konsultim publik më të aksesueshëm, gjurmim të akteve dhe një kulturë të re transparence që e bën Kuvendin të lexueshëm për publikun.

Të gjitha këto sot i bën të mundura teknologjia, me më shumë lehtësi dhe cilësi.

Të nderuar kolegë deputetë,

Na pret një volum i madh pune. Por ky volum është privilegj dhe përgjegjësi, sepse kemi në dorë një kapitull historik: ta afrojnë Shqipërinë me Europën jo vetëm si aspiratë, por si standard.

Në fund të kësaj legjislature, Kuvendi duhet të jetë më i respektuar, më funksional, më i hapur dhe më europian në etikë, në procedurë, në cilësinë e debatit dhe në shërbimin ndaj qytetarëve.

Përballë sfidave të mëdha kombëtare nuk jemi thjesht shumicë apo opozitë. Jemi bij e bija të së njëjtës Shqipëri, që duhet të ecë me dinjitet drejt të njëjtit destinacion: Shqipërisë anëtare të Bashkimit Europian.

Ju uroj punë të mbarë dhe suksese në këtë sesion parlamentar.

“Grupi PS dëshmoi se forcë janë argumentet, jo fyerjet”, Peleshi: Pr/ligjet për integrimin kryefjalë e sesionit të ri

Në prag të celjes së sesionit të ri parlamentar, kryeparlamentari Niko Peleshi u shpreh se kryefjalë do të jenë pr/ligjet që lidhen me integrimin në BE. Peleshi vlerësoi grupin parlamentar të PS, për të cilin tha se dëshmoi se forca e vërtetë janë argumentet dhe jo debatet fyese.

“Ky grup parlamentar megjithëse është i ri ka treguar mencuri dhe ka dëshmuar se forca e vërtetë janë argumentet, ka refuzuar të përfshihet në debate me tone të forta. Si kryetar i Kuvendit do vijoj të kryej detyrën duke vendosur një standard. Integrimi duhet të nisë nga cdo qytetar në nivelin e klubit ku duam të anëtarësohemi. Europa ka qenë fokusi ku duam të anëtarësohemi.

Në 17 nëntor përfundoi hapja e negociatave për grupkapitujt, objektiv mbetet mbyllja e tyre, një objektiv shumë ambicioz. Është një datë e dakordësuar me institucionet e BE. Kuvendi përmushi detyrimet për pjesëmarrje në veprimtari të përbashkëta me PE, u përmbushën detyrimet për themeloret. Në sesionin e kaluar u vijua me bashkëpunimin me institucionet e pavarura. Ishte vit i ngarkuar me fushatën elektorale, 27 institucionet e pavarura raportuan në seancë edhe pse jo gjithmonë në kushte jo normale punë. Zgjidhëm ngërcin trevjecar me avokatin e popullit. Me buxhetin 2026, përmend se ¾ e tij shkon për institucionet e drejtësië.

Pr/ligjet që lidhen me integrimin do jenë kryefjalë e këtij sesioni parlamentar. Do miratohen ndryshime në ligjin për organet e drejtësisë, për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, etj. Kemi dy komisione të posacme, shpresoj që puna të ecë sic është nisur me opozitën. Do synojmë të miratojmë pr/ligjin për funksionimin e Shqipërisë, do përfshijë të gjithë deputetët, presim kontribut nga secili prej jush për një ligj organik që i jep një status më dinjitoz cdo deputeti.” u shpreh Peleshi./abcnews.al

Niko Peleshi pritet nga Presidenti i Senatit Italian, La Russa: Shqipëri-Itali, partneritet strategjik për të ardhmen europiane

Në vijim të vizitës zyrtare në Itali, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, i shoqëruar nga deputetët e Grupit Parlamentar të Miqësisë me Italinë, u takua me Presidentin e Senatit të Republikës Italiane, Ignazio La Russa. Gjatë takimit u riafirmuan lidhjet e fuqishme historike dhe aktuale miqësore mes dy popujve, të cilat përbëjnë bazën e bashkëpunimit të sotëm mes parlamenteve…

Source

Zvarritja e imunitetit të Ballukut, ja kur do të mblidhet Këshilli i Mandateve

Kuvendi ka caktuar datën për shqyrtimin e kërkesës së SPAK që synon heqjen e imunitetit dhe autorizimin për arrestimin e zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku. Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin do të mblidhet më 28 janar, në orën 12:00. Urdhri për thirrjen e mbledhjes është firmosur këtë të premte nga kryetari i […]

The post Zvarritja e imunitetit të Ballukut, ja kur do të mblidhet Këshilli i Mandateve appeared first on BoldNews.al.

Pas kallëzimit në SPAK, Peleshi thërret Këshillin e Mandateve më 28 janar

Disa javë pas mbledhjes së parë të Këshillit të Mandateve, kryetari i Kuvendit Niko Peleshi ka thirrur një mbledhje të dytë në datën 28 janar për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, SPAK për arrestimin zv.Kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, e cila akuzohet për ‘shkelje të barazisë në tendera” me vlerë […]

The post Pas kallëzimit në SPAK, Peleshi thërret Këshillin e Mandateve më 28 janar appeared first on Reporter.al.

Nuk mbledh Këshillin e Mandateve, PD kallëzim penal për Niko Peleshin

Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi është paditur të hënën në Prokurorinë e Posaçme, SPAK, nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, se në kundërshtim me ligjet dhe Rregulloren e Kuvendit ka refuzuar të mbledhë Këshillin e Mandateve, një organ i Kuvendit që shqyrton kërkesën e kësaj prokurorie për arrestimin e zv.kryeministres Balluku. “Në mënyrë arbitrare, pa […]

The post Nuk mbledh Këshillin e Mandateve, PD kallëzim penal për Niko Peleshin appeared first on Reporter.al.

PD: Do të bëjmë kallëzim penal ndaj Peleshit, po pengon drejtësinë

TIRANË, 8 janar /ASTH/ Anëtarët e Partisë Demokratike në Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, kërkuan sërish sot mbledhjen e Këshillit, për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për heqjen e imunitetit ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Gjatë fjalës së tij, nga kryesia e Kuvendit, Oerd Bylykbashi, bëri të ditur se PD do të depozitojë kallëzim penal ndaj Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, për shkak se po pengon Kuvendin, për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme.

“Do të bëjmë kallëzim penal ndaj Kryetarit të Kuvendit, i cili me veprimet dhe mosveprimet e tij, ka penguar autoritetin kushtetues të Parlamentit të Shqipërisë, për të shqyrtuar këtë kërkesë dhe ka penguar nëpërmjet këtyre veprimeve bërjen e drejtësisë, duke penguar prokurorinë që duke marrë autorizimin e Kuvendit të shkojë të marrë masën e arrestit para Gjykatës së Posaçme”, tha Bylykbashi.

Sipas Bylykbashit, “Kryetari i Kuvendit dhe mazhoranca po bllokojnë kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për të hequr imunitetin. PD e ka bërë të qartë se ne jemi në mbështetje të plotë për të vazhduar procedurën për të hequr imunitetin e deputetes së Belinda Ballukut”.

Bylykbashi theksoi se “provat janë të qarta se kërkesa për të zbatuar masën ka ardhur për shkak se janë rënduar rrethanat dhe është rritur rrezikshmëria e personit të pandehur për shkak se ka intimiduar dëshmitarët”.

“Ne kërkojmë me urgjencë thirrjen e mbledhjes dhe sot që e kemi kërkuar Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi e ka penguar thirrjen e Këshillit. Rregullorja e përcakton qartë se 5 anëtarët e opozitës e kanë të drejtën të thirri mbledhjen njësoj me kryetarin dhe kjo e vendos kryetarin në detyrimin ligjor për të njoftuar palët. Mjafton gjysma e anëtarëve që mbledhja të jetë e vlefshme”, tha ai.

Sipas Bylykbashit urdhri vjen nga kryeministri Edi Rama. “Edi Rama duke urdhëruar mazhorancën, po e kthen Kuvendin dhe procedurën për heqjen e imunitetit në një koracë për mbrojtjen e korrupsionit”, tha ai.

Balluku është marrë e pandehur nga SPAK, pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, në lidhje me procedurën e prokurimit me objekt “Ndërtimi i tunelit të Llogorasë”.

/m.q/a.f/r.e/

The post PD: Do të bëjmë kallëzim penal ndaj Peleshit, po pengon drejtësinë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zvarritja pa afat e mbledhjes për Ballukun shënon ‘një precedent të rrezikshëm’

Deputetët e Partisë Demokratike, anëtarë të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, ngjitën më kot të martën shkallët e Kryesisë së Kuvendit në pritje për të zhvilluar mbledhjen e kërkuar prej tyre për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme për heqjen e imunitetit ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku. Kërkesa e tyre u refuzua për herë […]

The post Zvarritja pa afat e mbledhjes për Ballukun shënon ‘një precedent të rrezikshëm’ appeared first on Reporter.al.

Bardhi: Do kallëzojmë për shpërdorim detyre Niko Peleshin

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi tha se po përgatisin një kallëzim penal për shpërdorim detyre për kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi. Sipas Bardhit nuk ka asnjë arsye apo alibi që Peleshi të mos thërrasë Këshillin e Mandateve për imunitetin e Belinda Ballukut. Ai thekson se Peleshi nuk mund të tallet me Kuvendin […]

The post Bardhi: Do kallëzojmë për shpërdorim detyre Niko Peleshin appeared first on BoldNews.al.

Vullneti politik i mazhorancës diktoi jetën parlamentare në vitin 2025

Në fund të sesionit parlamentar, me orientimin politik të kryeministrit, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi refuzoi të mblidhte Këshillin e Mandateve për të vendosur mbi kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për heqjen e imunitetit të deputetit zv.kryeministes Belinda Balluku, pavarësisht se kjo bie ndesh me Rregulloren e Kuvendit dhe praktikën parlamentare. Ky ishte akti i […]

The post Vullneti politik i mazhorancës diktoi jetën parlamentare në vitin 2025 appeared first on Reporter.al.

PD kërkon mbledhjen e Këshillit të Mandateve: Balluku mund të prishë provat

Partia Demokratike i ka kërkuar sërish kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, të mbledhë Këshillin e Mandateve ditën e martë, më 30 dhjetor, në orën 11:00. Sipas opozitës, mbledhja është e nevojshme për të shqyrtuar kërkesën e SPAK, i cili kërkon autorizim nga Kuvendi për heqjen e mandatit të deputetes Belinda Balluku. Ajo mban njëkohësisht edhe […]

The post PD kërkon mbledhjen e Këshillit të Mandateve: Balluku mund të prishë provat appeared first on BoldNews.al.

Peleshi uron Krishtlindjen: Nevojë për paqe dhe vëllazëri mes të gjithëve

TIRANË, 25 dhjetor/ATSH/ Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, përcolli sot nga Korça urimet për besimtarët e krishterë me rastin e festës së Krishtlindjeve.

Në një prononcim për mediet, Peleshi tha se shoqëria shqiptare ka sot më shumë se kurrë nevojë për bashkim e mirëkuptim.

“Kënaqësi e veçantë që uroj Krishtlindjet për besimtarët ortodoksë dhe gjithë shqiptarët, siç e kemi zakon nga Korça, nga vendlindja ime, ku Krishtlindja festohet më bukur se kudo tjetër”, tha Peleshi.

“Korça është një kryeqytet i Krishtlindjes dhe më vjen mirë që këtë vit është frekuentuar edhe më tepër nga shqiptarë nga e gjithë Shqipëra që festojnë me njëri-tjetrin. Në këtë periudhë shoqëria shqiptare ka shumë nevojë për mesazhet që sjell Krishtlindja, për paqe dhe vëllazëri mes të gjithëve”, pohoi Peleshi.

/e.i/a.f/

The post Peleshi uron Krishtlindjen: Nevojë për paqe dhe vëllazëri mes të gjithëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Imuniteti i Ballukut, PS nuk merr pjesë në mbledhjen e thirrur nga opozita

Socialistët zbatuan qëndrimin publik të kryeministrit Edi Rama që njoftoi të dielën se shumica e tij parlamentare nuk ka ndërmend të vijojë procedurën e heqjes së imunitetit të deputetes Balluku, së paku deri më 22 janar, kur pritet vendimi Gjykatës Kushtetuese për çështjen tjetër, atë të masës së sigurisë së pezullimit nga detyra. Anëtarët e […]

The post Imuniteti i Ballukut, PS nuk merr pjesë në mbledhjen e thirrur nga opozita appeared first on Reporter.al.

PS zvarrit pa afat vendimmarrjen për imunitetin e Ballukut

Pas 5 orësh mbledhje, ku mbizotëroi një debat procedural mes opozitës dhe mazhorancës për lejimin apo jo të mediave në sallën e mbledhjes, kryetari i Kuvendit Niko Peleshi njoftoi ndërprerjen e mbledhjes pa caktuar asnjë datë për vijimin e saj. Për të mbrojtur kërkesën e SPAK para Kuvendit, në mbledhje morën pjesë kryetari Klodian Braho, […]

The post PS zvarrit pa afat vendimmarrjen për imunitetin e Ballukut appeared first on Reporter.al.

Reagon Niko Peleshi pas kaosit në Kuvend: Parlamenti jo arena për beteja personale apo partiake

Kreu i Kuvendit, Niko Peleshi, ka reaguar në lidhje me kaosin e krijuar sot në seancë plenare, ku opozita bllokoi punimet. Në një postim në rrjetet sociale, Peleshi shkruan: Kuvendi i Shqipërisë nuk është thjesht një vend debatesh, por institucioni ku fjala dhe sjelljet e deputetëve duhet të mbajnë e dëshmojnë peshën e përgjegjësisë dhe t’u shërbejnë mirëkuptimit, jo përçarjes.

Source

Peleshi: Kuvendi, jo arenë për beteja personale apo partiake

TIRANË, 18 dhjetor /ATSH/ Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, reagoi pas kaosit të shkaktuar sot në Kuvend nga deputetët e opozitës, të cilët penguan zhvillimin e seancës plenare.

Peleshi nënvizoi se “Kuvendi i Shqipërisë nuk është thjesht një vend debatesh, por institucioni ku fjala dhe sjelljet e deputetëve duhet të mbajnë e dëshmojnë peshën e përgjegjësisë dhe t’u shërbejnë mirëkuptimit, jo përçarjes”.

Sipas tij çdo sjellje që shkel etikën, respektin dhe rregullat e funksionimit të Kuvendit dëmton rëndë dinjitetin, cenon përfaqësimin dhe besimin e qytetarëve.

Peleshi nënvizoi se “detyrimi ynë është të bashkëpunojmë për zgjidhje në të mirë të vendit, të zhvillojmë dialog serioz, jo të krijojmë kaos”.

“Mbi interesin politik qëndron interesi i shtetit. Asnjë forcë politike nuk mund të pretendojë se përfaqëson e vetme të vërtetën dhe asnjë ndarje partiake nuk duhet të na bëjë të harrojmë se të gjithë shërbejmë për të njëjtin vend dhe për të njëjtët qytetarë”, shkruan Peleshi.

Kreu i Kuvendit shtoi më tej se “institucionet e Republikës janë vlerë e përbashkët, jo arena për beteja personale apo partiake. Ruajtja, forcimi dhe respektimi i tyre është përgjegjësi që na bashkon përtej ndarjeve tona politike. Vetëm kur e vëmë shtetin mbi partinë, mund të ndërtojmë një Shqipëri më të fortë për brezat që vijnë. Respekti për Kuvendin është respekt për Republikën, respekt për qytetarët”.

Gjithashtu Peleshi shprehur mirënjohjen për punonjësit e Gardës së Republikës dhe të shërbimeve të Kuvendit, për korrektesën dhe përgjegjësinë në kryerjen e detyrës.

/m.q/j.p/

The post Peleshi: Kuvendi, jo arenë për beteja personale apo partiake appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Përplasje dhe përjashtime/ Shabani betohet mes flakadanëve në Kuvend, Peleshi dhe PS miratojnë ligjet

Seanca e sotme parlamentare, e fundit e këtij viti, ishte e mbushur me tensione e kaos për shkak të hetimeve të fundit të SPAK ndaj Belinda Ballukut për të cilën kërkohet heqja e imunitetit që i hap rrugën arrestimit të saj. Në një moment, deputetët e PD-së dogjën foton e Ballukut me Ramën. Përplasje, flakadanë […]

The post Përplasje dhe përjashtime/ Shabani betohet mes flakadanëve në Kuvend, Peleshi dhe PS miratojnë ligjet appeared first on BoldNews.al.

Peleshi: Bullgaria, mbështetëse e rrugëtimit europian të Shqipërisë

TIRANË, 17 dhjetor /ATSH/ Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, zhvilloi sot një takim me ambasadorin e Bullgarisë në Shqipëri, Ivaylo Kirov.

Gjatë takimit, Peleshi vlerësoi Bullgarinë si një vend mik dhe partner të besueshëm të Shqipërisë, si dhe një mbështetëse të palëkundur të rrugëtimit europian të vendit.

Në fokus të takimit ishte angazhimi i përbashkët për forcimin e bashkëpunimit parlamentar dhe dypalësh, si dhe thellimin e bashkëpunimit në fushat e zhvillimit rajonal dhe sigurisë.

“Bullgaria mbetet një mik dhe partner i besueshëm, mbështetëse e palëkundur e rrugëtimit europian të Shqipërisë. Angazhim i përbashkët për forcimin e bashkëpunimit parlamentar e dypalësh, zhvillimin rajonal dhe sigurinë”, shkruan Peleshi.

/gj.m/a.f/

The post Peleshi: Bullgaria, mbështetëse e rrugëtimit europian të Shqipërisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌