Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Kosovë/ KQZ fillon rinumërimin e votave, pas gjetjes së parregullësive

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vendosur t’i rinumërojë votat në një të tretën e vendvotimeve në mbarë vendin për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit, pasi kishte vërejtur mospërputhje në votat për kandidatët për deputetë. Rinumërimi i votave në 36 për qind të vendvotimeve në mbarë vendin rrezikon ta vonojë edhe më shumë themelimin […]

The post Kosovë/ KQZ fillon rinumërimin e votave, pas gjetjes së parregullësive appeared first on BoldNews.al.

Berisha: Qeveria ka zero legjitimitet, PD beson në pushtetin me votën e lirë

TIRANË, 13 janar /ATSh/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi sot turin e radhës të “Foltores” me demokratët në qytetin e Lezhës.

Në fjalën e tij Berisha u ndal tek situata brenda partisë si dhe përballja me qeverinë. Në 35-vjetorin e krijimit të degës së PD-së në Lezhë, Berisha tha se kjo ditë është “një kushtrim i madh të përmbushim misionin tonë”.

Sipas Berishës, qeveria ka zero legjitimitet, ndërsa theksoi se kryeministri Edi Rama “ka grabitur mandate me të gjitha mënyrat”. Berisha bëri thirrje që “mos të bllokohet drejtësia”.

“Një pushtet i paligjshëm nuk tolerohet. Një pushtet i paligjshëm rrëzohet dhe vetëm rrëzohet”, tha Berisha, teksa shtoi se PD “beson në pushtetin me votën e lirë dhe në rrugë paqësore”.

Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se opozita i ka fituar të gjitha betejat “kur ka dalë në shesh me moton “ja vdekje, ja liri””.

“Edhe një herë, ne, mbajeni mend, kemi fituar në të gjitha rastet kur kemi dalë në shesh ja vdekje, ja liri. Kemi fituar në vitet ’90 me këtë moto. Kemi fituar në vitet ’98-99 po me këtë moto, na vranë. Po ne u hodhëm me moton “ja vdekje, ja liri”. Dhe kur ne themi këtë, nuk ka forcë në botë që na mposht. Ndaj dhe ky është misioni. Ky është misioni që na thërret çdo demokrati e demokrateje, çdo shqiptari e shqiptareje. Ne jemi të pamposhtur, ne e kemi faktuar.

Vendi kërkon qeveri legjitime, vendi kërkon qeveri të dalë nga vota e lirë. Vendi kërkon që qytetarët shqiptarë të votojnë të lirë, të zgjedhin atë që duan”, theksoi kreu i PD.

Berisha ftoi qytetarët që të marrin pjesë në protestën që do të mbahet në datën 24 janar.

“Ju garantoj se PD do përmbushë misionin e saj, detyrimin që ka për të garantuar votën e lirë të shqiptarëve dhe fitoren e opozitës. Më 24 janar, Tirana, sheshet dhe rrugët janë të opozitës. Ndaj dhe ju ftoj të derdhemi të gjithë në Tiranë për të treguar vendosmërinë tonë për të larguar me vendosmëri këtë qeveri nga pushteti”, tha Berisha.

Berisha gjithashtu garantoi se “PD është në një proces jashtëzakonisht të rëndësishëm të ripërtëritjes, të përpunimit të programit dhe strategjisë për të realizuar misionin e saj, përmbysjen e diktaturës së dytë në Shqipëri dhe rikthimin e demokracisë”.

/m.q/a.f/r.e/

The post Berisha: Qeveria ka zero legjitimitet, PD beson në pushtetin me votën e lirë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

ANALIZË – Zgjedhjet e 12 prillit prova më e madhe e pushtetit të Orbanit në 16 vjet

BUDAPEST, 13 janar /ATSH/ – Kryeministri nacionalist hungarez, Viktor Orban do të përballet, për herë të parë pas 16 vitesh, me një sfidant të fortë në zgjedhjet parlamentare të Hungarisë, që do të mbahen më 12 prill, ndërsa rezultati pritet të ketë pasoja të thella për Evropën dhe forcat politike të së djathtës ekstreme, sipas Reuters.

Rikandidimi i Orbanit po ndiqet me vëmendje edhe përtej Hungarisë.

Udhëheqësi nacionalist e konsideron presidentin amerikan Donald Trump si një aleat kundër Bashkimit Evropian dhe ka ruajtur lidhje të ngushta me Moskën, pavarësisht luftës në Ukrainë.

Orban dhe modeli i demokracisë joliberale

Orban, 62 vjeç, i cili erdhi në pushtet në vitin 2010 me një fitore dërrmuese, e ka shndërruar Hungarinë në atë që ai e quan një demokraci joliberale.

Ai është përplasur shpesh me Brukselin për kufizimet ndaj mediave të pavarura, qëndrimin e tij kundër emigracionit dhe tkurrjen e të drejtave të komunitetit LGBTQ.

Këto përplasje kanë çuar në ngrirjen e miliarda eurove fonde evropiane, duke ushtruar presion shtesë mbi një ekonomi që tashmë po vuan nga inflacioni i lartë dhe rënia e fuqisë blerëse.

Në këto zgjedhje, ai do të përballet me Peter Magyar, një ish-zyrtar i qeverisë, partia e të cilit ”Tisza”, me orientim qendër-djathtas, ka tronditur skenën politike hungareze që nga hyrja e saj në vitin 2024.

Rezultati i këtij votimi nuk do të ketë pasoja vetëm për Hungarinë, por pritet të ndikojë drejtpërdrejt edhe ekuilibrat politikë në Bashkimin Evropian.

Në arenën ndërkombëtare, Orban ka ndërtuar një profil të veçantë: ai mban marrëdhënie të afërta me Moskën, pavarësisht luftës në Ukrainë, dhe e sheh ish-presidentin amerikan Donald Trump si një aleat ideologjik kundër institucioneve të Bashkimit Evropian.

Ekonomia, pika e dobët e ”Fidesz”-it

Ndryshe nga zgjedhjet e mëparshme, ku stabiliteti ekonomik i ka shërbyer si avantazh, këtë herë Orban përballet me një realitet më të vështirë. Pas pushtimit rus të Ukrainës në vitin 2022, inflacioni u rrit ndjeshëm, duke shkaktuar një krizë të kostos së jetesës që preku veçanërisht shtresat e mesme dhe të ulëta.

Përpjekjet e qeverisë për të frenuar çmimet dhe për të ofruar mbështetje sociale kanë pasur efekt të kufizuar, ndërsa bllokimi i fondeve të BE-së ka reduktuar hapësirën fiskale për investime dhe stimulim ekonomik. Në këtë kontekst, ekonomia është shndërruar në pikën më të ndjeshme të fushatës së ”Fidesz”-it.

Sfida e re Peter Magyar dhe partia ”Tisza”

Në këtë skenë politike hyn Peter Magyar, 44 vjeç, një ish-konkurrent i sistemit qeveritar, i cili është shfaqur si figura më e fortë opozitare në një dekadë e gjysmë. Partia e tij, ”Tisza”, me orientim qendër-djathtas, ka arritur të tërheqë votues të zhgënjyer si nga opozita tradicionale, ashtu edhe nga ”Fidesz”.

Magyar ka ndërtuar fushatën e tij mbi dy shtylla kryesore: luftën kundër korrupsionit dhe rikthimin e marrëdhënieve funksionale me Bashkimin Evropian. Ai ka premtuar se do të ndërmarrë reforma për të zhbllokuar miliarda euro fonde të ngrira nga BE-ja, duke argumentuar se këto para janë jetike për rimëkëmbjen ekonomike.

Ndryshe nga Orban, Magyar ka theksuar se Hungaria duhet të mbetet e ankoruar fort në BE dhe NATO, ndërsa ka sinjalizuar një qasje pragmatike ndaj Rusisë, pa u larguar nga linja euroatlantike.

Sondazhet dhe faktorët e pasigurisë

Sondazhet e fundit sugjerojnë një garë më të ngushtë se kurrë më parë. Sipas një studimi të kryer në dhjetor nga instituti Publicus, partia ”Tisza” gëzon mbështetjen e 48% të votuesve të vendosur, kundrejt 40% për ”Fidesz”-in. Megjithatë, një përqindje e konsiderueshme votuesish të pavendosur mbetet një faktor kyç që mund të përmbysë parashikimet.

Kontrolli i ”Fidesz”-it mbi institucionet, mediat proqeveritare dhe strukturat lokale mbetet një avantazh i rëndësishëm për Orbanin. Nga ana tjetër, lodhja e elektoratit nga një pushtet i gjatë dhe presioni ekonomik mund të favorizojnë ndryshimin.

 Një zgjedhje me pasoja përtej Hungarisë

Zgjedhjet e 12 prillit nuk janë thjesht një garë mes dy politikanëve, por një referendum de facto mbi drejtimin strategjik të Hungarisë: vazhdimi i kursit nacionalist dhe konfrontues me BE-në, apo një kthesë drejt integrimit më të thellë evropian dhe reformave institucionale.

Për Bashkimin Evropian, një humbje e Orbanit do të dobësonte një nga zërat më të fortë kundër Brukselit nga brenda unionit. Përkundrazi, një fitore e re e tij do të konfirmonte qëndrueshmërinë e modelit të demokracisë joliberale dhe do t’i jepte shtysë forcave të ngjashme politike në vende të tjera evropiane.

Në këtë kuptim, votimi i 12 prillit në Hungari shihet gjerësisht si një nga testet politike më të rëndësishme të vitit në Evropë. /Ad.Ab./ a.jor.

The post ANALIZË – Zgjedhjet e 12 prillit prova më e madhe e pushtetit të Orbanit në 16 vjet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

GJKKO dënon për korrupsion zgjedhor dy të pandehur

TIRANË, 13 janar /ATSh/ Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) shpalli sot fajtorë Pandeli Bozhën dhe Vladimir Lushkajn, të akuzuar për korrupsion në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, të hetuar nga Prokuroria e Posaçme (SPAK).

Gjykimi i kësaj çështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, GJKKO me trupë gjykuese i përbërë nga gjyqtarët Etleva Deda, Irena Gjoka dhe Bib Ndreca, shpalli fajtor të pandehurin Pandeli Bozha për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”.

Bozha, i cili është babai i kandidates për deputete e Partisë Socialdemokratike në Fier, u dënua me 1 vit e 6 muaj burg, dënim i cili u ul me 1/3 për shkak të gjykimit të shkurtuar, duke u konvertuar në 1 vit burgim. Në përfundim, dënimi iu konvertua në një periudhë 24-mujore, me kusht që gjatë kësaj kohe të mos kryejë vepër tjetër penale.

Fajtor u shpall edhe Vladimir Lushkaj për “Korrupsion pasiv në zgjedhje”, por sipas GJKKO ky dënim shuhej, pa përcaktuar masën e tij.

Sa i përket provave materiale, gjykata urdhëroi që një kartëmonedhë prej 2 mijë lekësh, t’i kalojë në favor shtetit, ndërsa një fletë e ngjashme me fletët e votimit, ku ishte e ngjyrosur emri i një kandidateje për deputete, të administrohet si pjesë e fashikullit gjyqësor.

Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda afatit ligjor në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

/m.q/r.e/a.f/

The post GJKKO dënon për korrupsion zgjedhor dy të pandehur appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BE: Zgjedhjet e fundit në Kosovë treguan që demokracia formëson politika për komunitetin

PRISHTINË, 13 janar/ATSH/ Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, sot është takuar me ministrin në detyrë të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Sipas njoftimit, shefi i Zyrës së BE-së në Prishtinë, Aivo Orav, diskutoi për rolin e qeverisjes vendore të fortë dhe të përgjegjshme në zbatimin e reformave të BE-së me ministrin në detyrë të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

“Zgjedhjet e fundit në Kosovë tregojnë se si demokracia vendore angazhon njerëzit dhe formëson politikat që pasqyrojnë nevojat e komunitetit përmes vendimmarrjes pranë tyre”, tha Orav.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë u zhvilluan më 28 dhjetor.


/Kosovapress/

The post BE: Zgjedhjet e fundit në Kosovë treguan që demokracia formëson politika për komunitetin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Japoni, kryeministrja Takaichi mund të shpallë zgjedhje të parakohshme

Kryeministrja japoneze Sanae Takaichi mund të shpallë zgjedhje të parakohshme të përgjithshme, tha të dielën kryetari i partnerit të koalicionit të partisë së saj, pasi media raportoi se ajo po shqyrtonte një votim në shkurt. Do të ishte hera e parë që konservatorja Takaichi, kryeministrja e parë femër e Japonisë dhe një fanse e Margaret Thatcher të […]

The post Japoni, kryeministrja Takaichi mund të shpallë zgjedhje të parakohshme appeared first on BoldNews.al.

Zgjedhjet e 28 dhjetorit/ Përfundon numërimi i votave në Kosovë

Ka përfunduar numërimi i të gjithë votave për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.

Tani, KQZ-ja është e gatshme që të shpallë rezultatin përfundimtar, por sipas Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, palët mund të parashtrojnë ndonjë ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me administrimin e numërimit në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve brenda 48 orëve, në mënyrë që institucioni të procedoj me zyrtarizimin e rezultateve.

Grupi i fundit i fletëvotimeve që u numëruan ishin ato me postë, numërimi i të cilëve përfundoi në orën 02:00 të 9 janarit.

Pikërisht për votat me postë, në PZAP është dërguar një ankesë nga Partia Demokratike e Kosovës e cila ka kërkuar shufqizimin e mijëra votave të diasporës që kanë ardhur në Kosovë me postë.

LVV-ja e Albin Kurtit ka fituar 51.11 për qind të votave apo 57 vende në Kuvend, partia e dytë doli Partia Demokratike e Kosovës me 20.19 për qind të votave apo 22 deputet, Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar 13.23 për qind të votave, që i sigurojnë asaj 15 vende në organin ligjvënës.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka fituar 5.50 për qind të votave dhe kjo parti do të ketë gjashtë deputetë.

Lista Serbe – partia kryesore e serbëve në Kosovë, e afërt me Beogradin zyrtar – do të ketë nëntë nga dhjetë vendet e garantuara për komunitetin serb. Një deputet nga radhët e komunitetit serb do ta ketë Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë e Nenad Rashiqit. Ndërkaq, të dhjetë vendet e tjera të garantuara për komunitetet pakicë joserbe janë shpërndarë në disa parti dhe koalicione.

Në zgjedhjet e 28 dhjetorit morën pjesë 45 % e votuesve. Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit erdhën pas krizës së gjatë politike në vend të prodhuara nga zgjedhjet e rregullta të 9 shkurtit.

Gjatë kësaj kohe Kurti nuk arriti të formonte qeverinë. Sfida e rardhës për vendin është zgjedhja e presidentit. Për kreun e ri të shtetit, presidentja aktuale Osmani ka shfaqur ambicien edhe për një mandat./abcnews.al

A mund të shkojë Kosova sërish në zgjedhje?

Analistët politikë thonë se procesi i zgjedhjes së presidentit të Kosovës do ta prodhojë edhe një sfidë të re politike me potencial bllokues. Bazuar në rezultatet e 28 dhjetorit, situata nuk është e thjeshtë. Procesi i numërimit të votave të zgjedhjeve të 28 dhjetorit, atyre me postë nga jashtë Kosovës, po vazhdon dhe rezultatet e përditësuara tashmë kanë sjellë një ndryshim në mandatet e fituara…

Source

Ndërçi politik në Kosovë/ A mund të shkojë vendi sërish në zgjedhje?

Procesi i numërimit të votave të zgjedhjeve të 28 dhjetorit, atyre me postë nga jashtë Kosovës, po vazhdon dhe rezultatet e përditësuara tashmë kanë sjellë një ndryshim në mandatet e fituara të deputetëve. Lëvizja Vetëvendosje, e cila në zgjedhje mori mbi 50% të votave, tashmë ka siguruar 57 mandate. Ajo pasohet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me […]

The post Ndërçi politik në Kosovë/ A mund të shkojë vendi sërish në zgjedhje? appeared first on BoldNews.al.

SHBA – Trump: Nuk priten zgjedhje në Venezuelë në 30 ditët e ardhshme

UASHINGTON, 6 janar /ATSH-DPA/ – Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se nuk pret që në Venezuelë të mbahen zgjedhje të reja brenda 30 ditëve të ardhshme.

“Duhet ta rregullojmë fillimisht vendin. Nuk mund të zhvillohen zgjedhje”, i tha ai transmetuesit amerikan NBC News.

”Kjo do të marrë një periudhë kohe dhe ne duhet të rikthejmë qetësinë në vend”, shtoi ai.

Qeveria e Venezuelës vazhdon ta konsiderojë Nicolas Maduro, i cili u ndalua nga forcat amerikane të shtunën, si presidentin legjitim të vendit.

Sipas Kushtetutës së Venezuelës, në rast të mungesës së përhershme të presidentit, detyrën e merr zëvendëspresidenti dhe duhet të organizohen zgjedhje të reja brenda 30 ditëve.

Megjithatë, mbetet e paqartë nëse udhëheqja e re e konsideron situatën aktuale si mungesë të përhershme.

Delcy Rodríguez, e cila kishte shërbyer si zëvendëspresidente e Maduros që nga viti 2018, bëri dje betimin si  presidente në detyrë.

Gjykata e Lartë e kishte ngarkuar atë gjatë fundjavës me marrjen përkohësisht të detyrave të kreut të shtetit.

Forcat amerikane sulmuan objektiva në Venezuelë gjatë fundjavës dhe arrestuan Maduron./  /Ad.Ab./ a.jor.

The post SHBA – Trump: Nuk priten zgjedhje në Venezuelë në 30 ditët e ardhshme appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Përfundon numërimi i votave të diasporës në Kosovë, ja kush kryeson

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka përfunduar numërimi i më shumë se 27 mijë votave të dërguara me postë për zgjedhjet e 28 dhjetorit nga qytetarët që jetojnë jashtë Kosovës. Sipas rezultateve të publikuara në ueb-faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje prin bindshëm sa i përket votave me postë, duke marrë 72.20 […]

The post Përfundon numërimi i votave të diasporës në Kosovë, ja kush kryeson appeared first on BoldNews.al.

‘Po hetohet nga SPAK’/ Harxhi: Kompanitë që ndikuan zgjedhjet në Venezuelë dhe SHBA u përdorën edhe në Shqipëri

Diplomatja dhe analistja politike Edit Harxhi ka deklaruar se manipulimi i zgjedhjeve në Amerikë është realizuar përmes sistemeve elektronike të votimit, duke përfshirë kompanitë Smartmatic dhe Dominion. Në një analizë të saj në edicionin e pasdites në SYRI TV, Harxhi tha se këto kompani, kanë origjinë në Venezuelë dhe janë krijuar gjatë periudhës së Hugo […]

The post ‘Po hetohet nga SPAK’/ Harxhi: Kompanitë që ndikuan zgjedhjet në Venezuelë dhe SHBA u përdorën edhe në Shqipëri appeared first on BoldNews.al.

Kosovë/ Numërohen mbi 43% e votave me postë, Vetëvendosje mbi 72%

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po vazhdon procesi i numërimit të votave të ardhura me postë, ku të dhënat e para tregojnë një epërsi masive të Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Sipas përditësimit të fundit të orës 15:45, janë procesuar 40 nga 92 njësive (vendvotimeve) të votave me postë, që përbën 43.48% të totalit Nga numërimi i deritanishëm, Vetëvendosje ka marrë […]

The post Kosovë/ Numërohen mbi 43% e votave me postë, Vetëvendosje mbi 72% appeared first on BoldNews.al.

“Libri i Zi” i zgjedhjeve/ Bylykbashi: Zgjedhjet “ranë” viktimë e qeverisjes, është dh*nuar funksionimi i shtetit të së drejtës

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi në një intervistë ekskluzive për OraNews ka folur lidhur me Reformën “e ngrirë” Zgjedhore.

Bylykbashi ka treguar lidhur me atë që opozita e quan “Libri i Zi i zgjedhjeve”, një dokument që sipas tij pasqyron shkelje të rënda të procesit zgjedhor dhe funksionimit të shtetit të së drejtës në Shqipëri.

Gjatë intervistës, ai tha se materiali i përgatitur nga opozita përmbledh fakte dhe prova të dokumentuara, të cilat sipas tij konfirmohen edhe në raportet e ODIHR-it, duke përfshirë manipulimin e zgjedhjeve, frikësimin e votuesve dhe përfshirjen e krimit të organizuar në procesin elektoral.

“Ditët e fundit të dhjetorit paraqitëm dhe atë që e kemi quajtur rëndom “Libri i Zi i zgjedhjeve”. Për farsën zgjedhore, por me të drejtë kryetari i PD e quajti “enciklopedia e krimit shtetëror”.

Jo vetëm krimit zgjedhor. Aty gjen të gjitha gjërat që ne kemi thënë më përpara. të vërtetuara, ke prova aty që janë në raportin e ODIHR-it. Në mënyrë më të përmbledhur por që janë të gjitha aty . Por nga ana tjetër janë të gjitha ato dhunime të çdo aspekti të funksionimit të shtetit të së drejtës, të cilat kanë bërë një nga viktimat më ilustre më kryesore, zgjedhjet.

Por që në fakt janë përditshmëria e qeverisjes.

Qeverisje nëpërmjet korrupsionit dhe krimit të organizuar, në një kombinim të ndërthurrur me njëri-tjetrin.

Pra në Shqipëri, Edi Rama e ka çuar në një gradë tjetër, në një nivel tjetër. Nuk është vetëm ndarja midis shtetit dhe partisë në pushtet që të garantohet ndershmëria e zgjedhjeve.

Fusha e barabartë e lojës. ODIHR flet edhe për frikësimin e zgjedhësve. Pra ne kemi krim të organizuar, i cili është organizuar në mënyrë metodike se si duhet përfshirë në zgjedhje.

Është prishur jo vetëm ndarja e partisë dhe shtetit por dhe partisë, shtetit dhe krimit të organizuar.

I kemi të gjithë bashkë.

Në një organizim maskimal për të garantuar që njerëzit ose tu blihet vota ose të lihen në shtëpi për të mos votuar. Pra, ata që janë eventualisht votuesit e opozitës.

Këtij mekanizmi nuk i reziston dot ligji, sado ligj i mirë mund të jetë. Aq më shumë kur kryeministri shprehet që ligji është “kinezeri”, Kodi Zgjedhor është “kinezeri”.

Nuk na pengon ne.” – tha Bylykbashi.

The post “Libri i Zi” i zgjedhjeve/ Bylykbashi: Zgjedhjet “ranë” viktimë e qeverisjes, është dh*nuar funksionimi i shtetit të së drejtës appeared first on Albeu.com.

Zgjedhjet në Kosovë, nis sot numërimi i mbi 27 mijë fletëvotimeve nga diaspora

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ditën e sotme do të nis numërimin e mbi 27 mijë fletëvotimeve nga diaspora. Konkretisht do të numërohen fletëvotimet nga votimi përmes postës, të cilat janë tërhequr nga dy kutitë postare jashtë Kosovës. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi u shpreh se numri i shtetasve të regjistruar ka qenë rreth 58 mijë, ndërsa shtoi se ende nuk është përmbyllur…

Source

Minus 52 mijë vota: Si shpjegohet rënia e LDK-së?

Rreth 52 mijë vota më pak, apo minus pesë vende në Kuvendin e Kosovës – ky është bilanci i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), nëse krahasohen dy palë zgjedhjet parlamentare të mbajtura këtë vit. Faktorët që ndikuan në këtë rënie të mbështetjes për LDK-në nga elektorati janë të shumtë, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike. Por, […]

The post Minus 52 mijë vota: Si shpjegohet rënia e LDK-së? appeared first on BoldNews.al.

Rama punët, Berisha fjalët/ Kryeministri analizon punën e 2025, kreu i PD bën analizën e Ramës

Sali Berisha mbajti konferencën e fundit këtë vit, për një përballje kokë më kokë në kohë reale dhe dixhitale me Edi Ramën.

Rama doli për të bërë bilancin e qeverisë, Berisha doli për ti bërë bilancin Ramës.

“Mbyllim këtu sot komunikimin me mediat, dhe nëpërmjet tyre me qytetarët, dhe është traditë të bëjmë një bilanc të shkurtër të këtij viti kulmor të narkoregjimit të Edi Ramës. Viti 2025 ishte një vit, në të cilin qytetarët shqiptarë u vodhën më shumë se kurrë në 35 vite, më shumë se kurrë në ekzistencën e tyre.Këtë vit shpërthyen në të katër anët ujërat e zeza të regjimit mafioz të Edi Ramës.”

Por për të dy ky vit nuk solli ndonjë ndryshim, Rama mbeti kryeministër, Berisha lider opozite, atëherë çfarë të reje pati në 2025?

“Pra zhvillimet e muajve të fundit, 11 maji dhe zhvillimet në vazhdim, provuan para çdo shqiptari se se Edi Rama ka zero legjitimitet në postin e tij. Dorëheqja ishte një opsion, ai nuk pranon, kështu që do e heqin shqiptarët”

Vit i ri, do të thotë premtim i ri. Një bilanc për opozitën mungoi. Berisha u premton demokratëve se vitin tjetër do rrëzoje Edi Ramën, por sështë e thënë që ti sjellë në qeveri.

“Rrëzimin e këtij regjimi, qeverinë teknike, zgjedhje të reja”

Sali Berisha e mbështet luften e tij te qytetari dixhitial. Aty i vinë thashethemet që më pas i shpërndan edhe në mediat që e duan fort se u jep çdo ditë spektakël falas. por këtë fundvit, me Edi Ramën humbi edhe betejën dixhitale. Shfaqja e tij në internet u ndoq 50 herë më pak se ajo e Edi Ramës. 50, sa shifra e mandateve që i vulosën humbjen në 11 maj. 50 është shifra e Sali Berishës që i shënoi këtë vit zgjedhor. Një ogur jo i mirë edhe për 2026.

Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë më të votuarit deri tani nga subjektet kryesore politike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon me publikimin e rezultateve paraprake nga zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës 2025.

Aktualisht në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) po vazhdon numërimi i votave të kandidatëve për deputetë dhe verifikimi i rezultateve të subjekteve politike nga formularët e plotësuar në vendvotime pas numërimit të fletëvotimeve.

Deri më tani janë numëruar mbi 26 për qind të votave për kandidatët për deputetë nga zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit.

Sipas të dhënave të deritanishme, të përpunuara Lëvizja Vetëvendosje po prin në nivel vendi.

Në listën e kandidatëve më të votuar nga kjo parti, kryeson Albin Kurti me 89,529 vota i ndjekur nga Glauk Konjufca me 69,847 vota, Hekuran Murati me 36,214 vota, Albulena Haxhiu me 36,203 vota dhe Donika Gërvalla-Schëarz me 31,628 vota.

Partia Demokratike e Kosovës në nivel vendi është renditur si partia e dytë.

Në listën e kandidatëve pesë më të votuarit nga kjo parti janë: Bedri Hamza me 40,640 vota, Arian Tahiri me 19,561 vota, Përparim Gruda me 18,145 vota, Uran Isamili me 14,401 vota dhe Sala Jashari me 13,077 vota.

Si parti e tretë në nivel vendi është renditur Lidhja Demokratike e Kosovës.

Top pesë kandidatët më të votuar deri më tani nga kjo parti janë: Lumir Abdixhiku me 19,357 vota, Hykmete Bajrami me 12,588 vota, Ukë Rugova me 10,841 vota, Avdullah Hoti me 9,693 vota dhe Doarsa Kica-Xhelili me 9,679 vota.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është renditur si forca e katërt politike në nivel vendi.

Nga numërimi i deritanishëm i votave të kandidatëve për deputetë, pesë më të votuarit nga kjo parti janë: Ramush Haradinaj me 10,036 vota, Daut Haradinaj me 6,194 vota, Besnik Tahiri me 6,042 vota, Bekë Berisha me 4,402 vota dhe Time Kadrijaj me 4,171 vota.

Procesi i numërimit po vazhdon dhe KQZ ka theksuar se këto rezultate janë paraprake dhe mund të ndryshojnë me përditësimin e të dhënave nga vendvotimet e mbetura.

The post Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë më të votuarit deri tani nga subjektet kryesore politike appeared first on Albeu.com.

Fitoi zgjedhjet parlamentare, Kurti: E ardhmja e Kosovës e orientuar fuqishëm drejt BE-së

Kryeministri në detyrë dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se e ardhmja e Kosovës është e orientuar fuqishëm drejt Bashkimit Evropian. Një ditë pas zgjedhjeve, përmes platformës X, ai falënderoi të gjithë qytetarët që ushtruan të drejtën e tyre për të votuar, si dhe të gjithë ata që kontribuuan për një proces […]

The post Fitoi zgjedhjet parlamentare, Kurti: E ardhmja e Kosovës e orientuar fuqishëm drejt BE-së appeared first on BoldNews.al.

Vijon numërimi i votave në Kosovë, 10 kandidatët më të votuar në LDK

Komisioni Qendror Zgjedhor po vijon me numërimin e votave për kandidatët për deputetë të Kuvendit të Kosovës. Nga 2 mijë e 557 kuti, KQZ ka numëruar 328 sosh ose 12,83 për qind deri në orën 19:10. Numërimi i votave të kandidatëve për deputetë sipas rezultateve preliminare për dhjetë kandidatët më të votuar të LDK-së janë këto: Lumir Abdixhiku me 9,694 vota Hykmete Bajrami me 6,092 vota Ukë…

Source

❌