Salla: Mbështetje rekord për bujqësinë gjatë këtij viti
TIRANĂ, 2 shkurt /ATSH/ Ministri i BujqĂ«sisĂ« dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, zhvilloi sot njĂ« takim dĂ«gjese me fermerĂ«t e DibrĂ«s, Klosit, Matit dhe BulqizĂ«s, nĂ« kuadĂ«r tĂ« hartimit tĂ« SkemĂ«s KombĂ«tare 2026.
Gjatë bashkëbisedimit, fermerët parashtruan sugjerimet dhe nevojat e tyre konkrete, me synim orientimin e mbështetjes financiare drejt sektorëve ku nevoja është më e madhe.
Ministri Salla theksoi se viti 2026 do të shënojë një mbështetje rekord për bujqësinë, e cila do të jetë plotësisht në dispozicion të fermerëve, por do të kërkojë angazhim, aplikim dhe bashkëpunim në grupe, si pjesë e procesit të formalizimit të sektorit.
Ai bëri të ditur se mbështetja do të realizohet përmes subvencioneve direkte, skemave të granteve, garancisë shtetërore deri në 70 për qind dhe kompensimit të TVSH-së për të gjithë fermerët, për çdo produkt të shitur nga 1 janari 2026 e në vijim.
Sipas ministrit, dëgjesat me fermerët janë thelbësore për ndërtimin e një panorame të qartë mbi sfidat dhe potencialet e bujqësisë, në funksion të një skeme sa më efikase dhe gjithëpërfshirëse.
Më herët, ministri Salla, së bashku me deputeten e PS, Ogerta Manastirliu, zhvilloi një takim në Baldushk me fermerët e qarkut Tiranë. Gjatë këtij takimi u diskutua mbi sugjerimet dhe nevojat e fermerëve për adresimin dhe përdorimin sa më efikas të mbështetjes financiare.
Ministri vuri nĂ« dukje se Skema KombĂ«tare 2026 po hartohet mbi bazĂ«n e kontributit tĂ« drejtpĂ«rdrejtĂ« tĂ« fermerĂ«ve, me synim rritjen e konkurrueshmĂ«risĂ« sĂ« prodhimeve âMade in Albaniaâ dhe ndĂ«rtimin e njĂ« bujqĂ«sie mĂ« tĂ« qĂ«ndrueshme, nĂ« pĂ«rputhje me vizionin afatgjatĂ« âBujqĂ«sia 2030â.
/gj.m/j.p/
The post Salla: Mbështetje rekord për bujqësinë gjatë këtij viti appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.
