❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

KANADA – Kryeministri Carney pjesĂ« e Bordit tĂ« Paqes pĂ«r GazĂ«n

OTAVA, 17 janar /ATSH-AFP/ – Kryeministri kanadez Mark Carney Ă«shtĂ« ftuar nga presidenti amerikan, Donald Trump pĂ«r t’u bĂ«rĂ« pjesĂ« e njĂ« bordi qĂ« do tĂ« mbikĂ«qyrĂ« GazĂ«n pas luftĂ«s, dhe ai ka vendosur ta pranojĂ« kĂ«tĂ« ofertĂ«, sipas njĂ« ndihmĂ«si tĂ« lartĂ« qeveritar kanadez.

Trump e ka shpallur veten kryetar të Bordit të Paqes për Gazën dhe deri tani ka emëruar ish-kryeministrin britanik Tony Blair dhe senatorin amerikan Marco Rubio në rolet kryesore.

Ai ka ftuar gjithashtu udhëheqësit e Egjiptit, Turqisë dhe Argjentinës të marrin pjesë ne bord.

Bordi ka për qëllim të mbikëqyrë qeverisjen e përkohshme të Gazës, e cila ndodhet nën një armëpushim të brishtë që nga tetori i kaluar.

Ministri i Jashtëm egjiptian deklaroi se vendi po shqyrton ftesën, ndërsa Turqia ka konfirmuar pjesëmarrjen e ministrit të saj të Jashtëm, Hakan Fidan.

Në bord përfshihen gjithashtu dërguari special i Trump, Steve Witkoff, dhe dhëndri i presidentit, Jared Kushner.

Qëllimi i bordit është të menaxhojë situatën politike dhe humanitare në Gaza pas konfliktit, duke synuar stabilizimin e rajonit./ /Ad.Ab./ a.jor.

The post KANADA – Kryeministri Carney pjesĂ« e Bordit tĂ« Paqes pĂ«r GazĂ«n appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kina dhe Kanadaja lehtësojnë tarifat tregtare



Lideri kinez, Xi Jinping dhe kryeministri kanadez, Mark Carney njoftuan njĂ« marrĂ«veshje pĂ«r ulje tarifash pas takimit tĂ« tyre nĂ« Pekin, duke shĂ«nuar njĂ« “riformatim” tĂ« marrĂ«dhĂ«nieve mes dy vendeve.

Kina pritet të ulë tarifat për vajin e kanolës kanadeze nga 85 në 15 për qind, ndërsa Kanadaja do të tarifojë automjetet elektrike kineze me 6.1 për qind.

Marrëveshja vjen pas viteve të tensioneve dhe tarifave reciproke dhe mund të hapë rrugën për investime të reja kineze në Kanada, raporton bbc.

Carney nĂ«nvizoi se Kanadaja po pĂ«rpiqet tĂ« diversifikojĂ« tregtinĂ« jashtĂ« SHBA-sĂ« dhe se diskutimet me Pekinin kanĂ« qenĂ« “realiste dhe me respekt”.

- YouTube www.youtube.com

Megjithatë, ai theksoi se Kanadaja nuk pajtohet me Kinën për të gjitha çështjet, përfshirë të drejtat e njeriut, ndërhyrjet në zgjedhje dhe kufijtë e negociatave.

Marrëveshja përfshin gjithashtu ulje tarifash për disa ushqime kanadeze, duke lehtësuar prodhuesit vendas.

Xi e pĂ«rshkroi zhvillimin e marrĂ«dhĂ«nieve si “tĂ« shĂ«ndetshme dhe tĂ« qĂ«ndrueshme”, tĂ« dobishme pĂ«r paqen dhe prosperitetin botĂ«ror.

Kjo vizitë shënon takimin e parë të një kryeministri kanadez në Kinë pas gati një dekade, duke rihapur dyert për bashkëpunim ekonomik dhe tregtar mes dy fuqive. /Telegrafi/

PEKIN – Kanadaja dhe Kina ulin tarifat mes pĂ«rpjekjeve pĂ«r tĂ« rivendosur marrĂ«dhĂ«niet e tensionuara

PEKIN, 16 janar /ATSH-DPA/- Kanadaja do të ulë tarifat për automjetet elektrike kineze në këmbim të uljes së taksave nga Kina ndaj produkteve bujqësore kanadeze, tha sot kryeministri Mark Carney, në Pekin.

Njoftimi erdhi ndërsa Carney zhvilloi vizitën e parë si kryeministër i Kanadasë në Kinë në tetë vjet, me të dyja palët që kërkojnë të rivendosin marrëdhëniet e tendosura mes tensioneve destabilizuese tregtare me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Kanadaja do tĂ« lejojĂ« deri nĂ« 49,000 automjete elektrike kineze nĂ« tregun e saj sipas njĂ« tarife preferenciale prej 6,1%, shumĂ« mĂ« poshtĂ« se taksa 100% e vendosur nĂ« vitin 2024 nĂ« bashkĂ«punim me Uashingtonin”, tha Carney nĂ« njĂ« deklaratĂ«.

NĂ« kĂ«mbim, Kina do tĂ« ulĂ« tarifat pĂ«r farĂ«n kanadeze “kanola” nĂ« rreth 15% nga 85% deri mĂ« 1 mars.

PĂ«r mĂ« tepĂ«r, karavidhet, gaforret dhe bizelet nuk do t’i nĂ«nshtrohen tarifave anti-diskriminim.

“Ne duhet tĂ« kuptojmĂ« ndryshimet midis KanadasĂ« dhe vendeve tĂ« tjera dhe tĂ« pĂ«rqendrojmĂ« pĂ«rpjekjet tona nĂ« bashkĂ«punim aty ku jemi tĂ« njĂ«suar”, tha Carney.

Kina është vendi i dytë më i madh i eksportit të Kanadasë pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ndërsa masat e njoftuara sot janë të kufizuara në fushëveprim, ato mund të shënojnë një pikë kthese në marrëdhëniet dypalëshe, ndërsa Carney pranon se lidhjet Kanada-Kinë kanë qenë të largëta dhe të pasigurta.

MarrĂ«dhĂ«niet kanĂ« qenĂ« tĂ« ftohta qĂ« nga arrestimi i drejtueses ekzekutive tĂ« “Huawei”, Meng Wanzhou, nĂ« Kanada nĂ« vitin 2018 – i kryer me kĂ«rkesĂ« tĂ« Shteteve tĂ« Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s.

Kina reagoi në atë kohë duke arrestuar dy shtetas kanadezë.

Që nga rikthimi në detyrë i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, Kanadaja është përballur me presion të ri nga Uashingtoni.

Trump ka tërhequr jo vetëm Kinën, por edhe Kanadanë fqinje në mosmarrëveshje tregtare, një faktor kyç i afrimit te Pekinit me Otavën. //a.i/

The post PEKIN – Kanadaja dhe Kina ulin tarifat mes pĂ«rpjekjeve pĂ«r tĂ« rivendosur marrĂ«dhĂ«niet e tensionuara appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Jeta në -40 gradë, gruaja tregon se çfarë vesh në kushte ekstreme në Kanada



Pavlina Sudrich është një influencuese e TikTok që jeton në Whitehorse, në Yukon - territori më perëndimor i Kanadasë në kufi me Alaskën.

Ditët e fundit, temperaturat në këtë qytet kanë arritur në -40 gradë, dhe Pavlina ka treguar se si duket jeta në këto kushte.

Ajo të tërhoqi vëmendjen është klipi ku ajo ku tregon se çfarë vesh për të mbajtur trupin ngrohtë në temperatura deri në -40 gradë Celsius.

Në video, mund ta shihni duke u veshur dhe duke thënë: "Siç mund ta imagjinoni, të veshësh veten në të ftohtë është shumë e rëndësishme. Unë vesh geta leshi dhe pantallona të mbushura me pupla. Gjithashtu vesh një shtresë me bazë sintetike dhe pulovrën time Ulvang të bërë nga lesh i pastër nga Norvegjia. Do të vini re se e vesh rreth 300 ditë në vit."


@pavlinasudrich Getting dressed for this temperature is no joke 😅#winter #wintersafety ♬ original sound - Pavlina Sudrich


@pavlinasudrich Layers of high quality insulating material like wool, down, fur and sheepskin. We’e nervous first time parents so we started with a short excursion to see how baby’s little cheeks and nose did (they stayed nice and warm thanks to the lynx fur). A chest carrier would be nice to try but we don’t have a warm winter jacket big enough! #cold #winter #baby ♬ ă‚ăźć€ăž / One Summer's Day (From "Spirited Away") - Yashida Miyota


Ajo përmend gjithashtu se vesh një palë çorape të holla leshi dhe çizme të buta, të cilat më shpesh bëhen nga lëkura e kafshëve si dhia e egër ose dreri.

"Kam edhe doreza me lesh dhe, meqenëse sot është shumë ftohtë, kam veshur një xhaketë prej lëkure fokash që e bleva në Grenlandë, ku mora pjesë në një garë skish", vazhdon ajo.

Pastaj tha se shtoi dy shalle dhe një kapelë prej leshi.

Përveç kësaj, ajo tregoi se si e vesh fëmijën kur e nxjerr jashtë në këto temperatura. /Telegrafi/

Alberta me referendum mund të shkëputet nga Kanada



Kanadaja lejon mbledhjen e firmave për një referendum mbi pavarësinë e Albertës.

Komisioni i Zgjedhjeve të Albertës ka miratuar një iniciativë për të mbajtur një referendum mbi ndarjen e provincës nga Kanadaja, duke hapur rrugën për mbështetësit e pavarësisë që të fillojnë mbledhjen e firmave.

Në fillim të janarit, Projekti i Pasurisë së Albertës duhet të emërojë një zyrtar financiar para se të nisë zyrtarisht fushatën.

Pyetja e propozuar e referendumin Ă«shtĂ« “a jeni dakord qĂ« provinca e AlbertĂ«s tĂ« ndalojĂ« tĂ« jetĂ« pjesĂ« e KanadasĂ« dhe tĂ« bĂ«het njĂ« shtet i pavarur?”

Organizatorët kanë katër muaj për të mbledhur të paktën 178 mijë nënshkrime nga banorët e Albertës, shkruan cbc.

Kjo e fundit Ă«shtĂ« provinca kryesore prodhuese e naftĂ«s nĂ« Kanada, duke zotĂ«ruar rreth 95–97 pĂ«r qind tĂ« rezervave tĂ« provuara tĂ« naftĂ«s sĂ« vendit.

Fillimisht këtë vit, një përpjekje e ngjashme u bllokua pasi një gjykatë e shpalli formulimin e pyetjes jo-kushtetues. Qeveria provinciale më pas ndryshoi rregullat për referendumet e iniciuara nga qytetarët, duke i lejuar aktivistët të riformulojnë pyetjen dhe të aplikojnë përsëri.

E vendosur në perëndim të Kanadasë, Alberta kufizohet në jug me shtetin amerikan të Montanës. Ajo u bashkua me shtetin kanadez në vitin 1905.

Kryeqyteti provincial është Edmonton, qyteti më i madh është Calgary, dhe popullsia e provincës tejkalon 4 milionë banorë. /Telegrafi/

Kanabis nga Kanadaja, arrestohet 23-vjeçari në Tiranë

NjĂ« 23 vjeçar u vu nĂ« prangat e policisĂ«, pasi u kap me njĂ« sasi lĂ«nde narkotike, 1.54 kg e trafikuar nga Kanadaja. Njoftimi i PolicisĂ«: NĂ« vijim tĂ« punĂ«s intensive pĂ«r parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale nĂ« fushĂ«n e narkotikĂ«ve, shĂ«rbimet e Komisariatit tĂ« PolicisĂ« Nr. 4, nĂ« bashkĂ«punim me Seksionin e NarkotikĂ«ve, bazuar dhe nĂ« informacionet e siguruara nĂ« rrugë 

Source

Linja ajrore Shqipëri-Kanada, nis nga 19 qershori 2026

TIRANË, 18 dhjetor /ATSH/ Duke nisur nga 19 qershori i vitit tĂ« ardhshĂ«m, qytetarĂ«t nga ShqipĂ«ria dhe Kanadaja mund udhĂ«tojnĂ« drejt tĂ« dy vendeve pĂ«rmes linjĂ«s direkte tĂ« fluturimit TiranĂ«-Toronto.

Kjo linjë nis operimin e fluturimit pa ndërprerje midis Shqipërisë dhe Kanadasë, duke hapur një korridor të ri të drejtpërdrejtë për udhëtarët nga të dyja vendet.

Në një njoftim të TIA-s, thuhet se e mbështetur nga investimet strategjike të Kastrati Group, Tirana International Airport po hyn me besim në operimet long-haul.

Marrëveshja e re me Shqipërinë mundëson që disa linja ajrore do të operojnë fluturime të planifikuara mes dy vendeve duke parashikuar deri në 14 fluturime pasagjerësh në javë për çdo vend.

Sipas marrëveshjes së arritur, do të mundësohen deri në 10 fluturime mallrash në javë, si dhe qasje në çdo pikë në territorin e secilit vend.

/e.i/r.e/a.f/

The post Linja ajrore Shqipëri-Kanada, nis nga 19 qershori 2026 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Historike, pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« fluturime direkte ShqipĂ«ri–Kanada nga TIA pĂ«rmes Air Transat

TiranĂ«, 18.12.2025 – Aeroporti NdĂ«rkombĂ«tar i TiranĂ«s (TIA) dhe Air Transat kanĂ« kĂ«naqĂ«sinĂ« tĂ« njoftojnĂ« hapjen e linjĂ«s sĂ« parĂ« direkte pa ndalesĂ« midis TiranĂ«s dhe Torontos, duke shĂ«nuar njĂ« moment historik pĂ«r aviacionin shqiptar. Ky shĂ«rbim shĂ«non fluturimin e parĂ« transoqeanik nga TIA dhe lidhjen e parĂ« ajrore direkte midis ShqipĂ«risĂ« dhe rajonit tĂ« Atlantikut tĂ« Veriut.

Fluturimi inaugurues nga TIA do të realizohet më 19 qershor 2026, në orën 15:00, ndërkohë që fluturimi i parë nga Toronto është parashikuar në 18 qershor 2026, në orën 22:00. Avioni që do të operojë këtë linjë do të jetë një Airbus A330-200, me një kapacitet prej rreth 350 vendesh. Fluturimet do të vijojnë gjatë sezonit veror deri më 9 tetor 2026, me një frekuencë javore.

Linja e re ajrore i përgjigjet kërkesave në rritje për fluturime direkte jo vetëm mes Shqipërisë, por edhe vendeve të rajonit dhe Kanadasë. Vlerësohet se rreth 60 mijë pasagjerë në vit lëvizin në këtë drejtim, kryesisht për turizëm, vizita familjare dhe për nevojat e komuniteteve të diasporës.

NĂ« Kanada jeton njĂ« komunitet i gjerĂ« i diasporĂ«s shqiptare dhe asaj rajonale, tĂ« cilĂ«t prej vitesh kanĂ« pasur nevojĂ« pĂ«r njĂ« lidhje ajrore direkte me ShqipĂ«rinĂ«. Fluturimi Tiranë–Toronto e thjeshton ndjeshĂ«m udhĂ«timin, duke e bĂ«rĂ« atĂ« mĂ« tĂ« shpejtĂ« dhe mĂ« praktik pĂ«r pasagjerĂ«t.

Kjo linjë gjithashtu pritet të ndikojë pozitivisht për zhvillimin e turizmit, aktivitetin e biznesit dhe në shkëmbimet kulturore, ndërsa Tirana forcon më tej rolin e saj si një pikë lidhëse ajrore për rajonin.

Hapja e këtij destinacioni është rezultat i bashkëpunimit të ngushtë dhe efektiv ndërmjet Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës dhe Air Transat, duke reflektuar një angazhim të përbashkët për zgjerimin e lidhjeve ajrore dhe përgjigjen ndaj kërkesës së tregut me shërbime ajrore cilësore dhe të besueshme. Angazhimi i Qeverisë Shqiptare dhe koordinimi i ngushtë i autoriteteve shtetërore ishte vendimtar në finalizimin e marrëveshjes së lidhjes ajrore ndërmjet Shqipërisë dhe Kanadasë në një kohë rekord.

Hapja e linjĂ«s Tiranë–Toronto Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« e mundur edhe falĂ« investimeve tĂ« vazhdueshme tĂ« Grupit Kastrati nĂ« modernizimin e Aeroportit NdĂ«rkombĂ«tar tĂ« TiranĂ«s, tĂ« cilat kanĂ« siguruar kapacitetet infrastrukturore dhe operacionale tĂ« nevojshme pĂ«r kĂ«tĂ« destinacion ndĂ«rkontinental.

Drejtori i Operacioneve i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, z. Piervittorio Farabbi, u shpreh:

“Hapja e linjĂ«s Tiranë–Toronto me Air Transat Ă«shtĂ« njĂ« arritje madhore pĂ«r TIA-n dhe pĂ«r ShqipĂ«rinĂ«. Ky Ă«shtĂ« shĂ«rbimi ynĂ« i parĂ« transoqeanik dhe lidhja jonĂ« e parĂ« direkte me Atlantikun e Veriut. Ne pĂ«rgĂ«zojmĂ« Air Transat pĂ«r besimin dhe falĂ«nderojmĂ« tĂ« gjitha ekipet dhe palĂ«t e pĂ«rfshira pĂ«r bashkĂ«punimin e shkĂ«lqyer. SĂ« bashku, po hapim horizonte tĂ« reja pĂ«r pasagjerĂ«t, turizmin dhe lidhjet ekonomike ndĂ«rmjet ShqipĂ«risĂ«, rajonit dhe KanadasĂ«.”

“Jemi krenarĂ« qĂ« bĂ«hemi linja ajrore e parĂ« qĂ« ofron shĂ«rbim direkt pa ndalesĂ« midis AmerikĂ«s sĂ« Veriut dhe ShqipĂ«risĂ«,” tha Sebastian Ponce, Drejtor i tĂ« Ardhurave nĂ« Transat. “Kjo linjĂ« do tĂ« mbĂ«shtesĂ« rritjen e turizmit nĂ« ShqipĂ«ri dhe Ballkan, ndĂ«rsa do t’u ofrojĂ« pasagjerĂ«ve nĂ« rajon akses tĂ« lehtĂ« drejt KanadasĂ« dhe lidhje tĂ« mĂ«tejshme nĂ« tĂ« gjithĂ« AmerikĂ«n e Veriut pĂ«rmes rrjetit tonĂ« dhe partneritetit me Porter Airlines.”

Linja Tiranë–Toronto forcon mĂ« tej rrjetin nĂ« zgjerim tĂ« TIA-s dhe nĂ«nvizon fokusin strategjik tĂ« aeroportit nĂ« rritjen afatgjatĂ«, pĂ«rmirĂ«simin e lidhshmĂ«risĂ« dhe zhvillimin e TiranĂ«s si njĂ« nyje kyçe e aviacionit pĂ«r rajonin.

Rreth Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës (TIA)

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës është porta kryesore ajrore e Shqipërisë, duke shërbyer si një motor kyç për turizmin, zhvillimin ekonomik dhe lidhjen ndërkombëtare. I vlerësuar si aeroporti me rritjen më të shpejtë në Evropë, aeroporti mban lidershipin në rajonin e Ballkanit Perëndimor për nga lidhshmëria, numri i pasagjerëve dhe investimet.

Rreth Air Transat

E themeluar nĂ« Montreal nĂ« vitin 1987, Air Transat Ă«shtĂ« njĂ« kompani ajrore lider, e votuar nga pasagjerĂ«t si Linja Ajrore mĂ« e MirĂ« pĂ«r UdhĂ«time Rekreative nĂ« BotĂ« 2025 nĂ« Skytrax World Airline Awards. Programi i saj ofron akses nĂ« destinacione ndĂ«rkombĂ«tare, kryesisht nĂ« EvropĂ«, Karaibe, bregun lindor tĂ« Shteteve tĂ« Bashkuara, AmerikĂ«n e Jugut dhe AfrikĂ«n e Veriut. Air Transat njihet pĂ«r shĂ«rbimin e shkĂ«lqyer ndaj klientit dhe operon me njĂ« flotĂ« qĂ« pĂ«rfshin disa nga avionĂ«t mĂ« efikasĂ« pĂ«r nga konsumi i energjisĂ« nĂ« kategorinĂ« e tyre. Me seli nĂ« Montreal dhe baza kryesore nĂ« Aeroportin NdĂ«rkombĂ«tar MontrĂ©al–Trudeau (YUL) dhe Aeroportin Pearson tĂ« Torontos (YYZ), kompania ka rreth 5,000 punonjĂ«s me njĂ« qĂ«llim tĂ« pĂ«rbashkĂ«t: tĂ« afrojĂ« njerĂ«zit me njĂ«ri-tjetrin. Air Transat Ă«shtĂ« njĂ« njĂ«si biznesi e Transat A.T. Inc. (TSX: TRZ).

www.airtransat.comA.T. Inc. (TSX: TRZ). www.airtransat.com

Historike/ “Air Transat’ mundĂ«son pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« fluturimin direkt ShqipĂ«ri-Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) dhe Air Transat kanë kënaqësinë të njoftojnë hapjen e linjës së parë direkte pa ndalesë midis Tiranës dhe Torontos, duke shënuar një moment historik për aviacionin shqiptar. Ky shërbim shënon fluturimin e parë transoqeanik nga TIA dhe lidhjen e parë ajrore direkte midis Shqipërisë dhe rajonit të Atlantikut të Veriut. [
]

The post Historike/ “Air Transat’ mundĂ«son pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« fluturimin direkt ShqipĂ«ri-Kanada appeared first on BoldNews.al.

Ministria e Transportit të Kanadasë: Nisim menjëherë fluturimet direkte me Shqipërinë

TIRANË, 17 dhjetor/ATSH/- Ministri i Transportit i KanadasĂ« dhe kryetar i QeverisĂ« nĂ« DhomĂ«n e Komunave, Steven MacKinnon ka deklaruar se Kanadaja dhe ShqipĂ«ria kanĂ« nĂ«nshkruar njĂ« marrĂ«veshje historike pĂ«r transportin ajror, e cila pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« do tĂ« mundĂ«sojĂ« fluturime direkte mes dy vendeve.

Në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Transporteve, theksohet se marrëveshja e re me Shqipërinë mundëson që disa linja ajrore do të operojnë fluturime të planifikuara mes dy vendeve duke parashikuar deri në 14 fluturime pasagjerësh në javë për çdo vend.

Sipas marrëveshjes së arritur, do të mundësohen deri në 10 fluturime mallrash në javë si dhe qasje në çdo pikë në territorin e secilit vend. Kompanitë ajrore mund të fillojnë të ofrojnë shërbime menjëherë sipas kësaj marrëveshjeje.

“Kjo marrĂ«veshje e re e transportit ajror me RepublikĂ«n e ShqipĂ«risĂ«, njĂ« nga ekonomitĂ« me rritjen mĂ« tĂ« shpejtĂ« tĂ« EvropĂ«s, do tĂ« hapĂ« mundĂ«si tĂ« reja ekonomike pĂ«r tĂ« dy vendet tona. MarrĂ«veshja do tĂ« forcojĂ« gjithashtu lidhjet tona midis njerĂ«zve dhe do tĂ« rrisĂ« lidhshmĂ«rinĂ« globale tĂ« KanadasĂ«â€, deklaron MacKinnon.

Ministri i Tregtisë Ndërkombëtare të Kanadasë, Maninder Sidhu ka vlerësuar se marrëveshja e Transportit Ajror midis Kanadasë dhe Shqipërisë shënon një moment të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve tona dypalëshe.

“Kjo marrĂ«veshje do tĂ« pĂ«rmirĂ«sojĂ« lidhjen ajrore, do tĂ« krijojĂ« mundĂ«si tĂ« reja pĂ«r turizĂ«m dhe do tĂ« nxisĂ« lidhje mĂ« tĂ« ngushta mes qytetarĂ«ve, duke çuar mĂ« tej qĂ«llimet e KanadasĂ« pĂ«r diversifikimin tregtar. PĂ«r KanadanĂ«, kjo do t’i ndihmojĂ« bizneset tona tĂ« hyjnĂ« nĂ« njĂ« treg nĂ« rritje nĂ« EvropĂ«n Juglindore dhe do tĂ« mbĂ«shtesĂ« eksportuesit tanĂ« ndĂ«rsa ata arrijnĂ« klientĂ« tĂ« rinj jashtĂ« vendit. Ky partneritet pasqyron angazhimin tonĂ« tĂ« vazhdueshĂ«m pĂ«r zgjerimin e tregtisĂ« ndĂ«rkombĂ«tare dhe ndĂ«rtimin e marrĂ«dhĂ«nieve tĂ« forta dhe reciprokisht tĂ« dobishme nĂ« tĂ« gjithĂ« botĂ«n”, ka nĂ«nvizuar ministri Sidhu.

Sipas njoftimit zyrtar, eksportet e mallrave kanadeze në Shqipëri arritën në 85 milionë dollarë në vitin 2024.

Shqipëria është destinacioni kryesor i eksportit të mallrave të Kanadasë në vendet e Ballkanit jo-anëtare të BE-së dhe kjo marrëveshje do të lehtësojë fluturimin e parë të drejtpërdrejtë transatlantik të Shqipërisë.

Negocimi i marrëveshjeve të reja të transportit ajror me vende të ndryshme përmirëson më tej lidhjet ajrore të Kanadasë me pjesën tjetër të botës, gjë që promovon diversifikimin tregtar, forcon zinxhirët e furnizimit, nxit turizmin dhe rritjen ekonomike të vendit.

https://www.canada.ca/en/transport-canada/news/2025/12/minister-of-transport-and-leader-of-the-government-in-the-house-of-commons-announces-first-time-air-transport-agreement-with-the-republic-of-albania.html

The post Ministria e Transportit të Kanadasë: Nisim menjëherë fluturimet direkte me Shqipërinë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sakrifica e Ramës/ I ngriti vetë avionët për në Kanada, pa pritur kthimin e Ballukut në zyrë (Vendimi)

Kryeministri Edi Rama, njĂ«kohĂ«sisht ministri Diell, ka bĂ«rĂ« njĂ« sakrificĂ« sublime pĂ«r qytetarĂ«t shqiptarĂ«. Ai ka nĂ«nshkruar vetĂ«, personalisht, MarrĂ«veshjen nĂ« Parim me KanadanĂ« PĂ«r transportin ajror. Por, pĂ«rse Ă«shtĂ« kaq e veçantĂ« kjo vendimmarrje? Pak ditĂ« mĂ« parĂ«, kreu i qeverisĂ«, u ankua se vendimi i GjykatĂ«s sĂ« Posaçme pĂ«r pezullimin nga detyra tĂ« [
]

The post Sakrifica e Ramës/ I ngriti vetë avionët për në Kanada, pa pritur kthimin e Ballukut në zyrë (Vendimi) appeared first on BoldNews.al.

Vrau shefin e krimeve dhe djalin e tij 25 vite mĂ« parĂ«/ Mediat kanadeze: ËngjĂ«ll Brahimi nuk do ekstradohet

Gjykata e Apelit nĂ« Kanada, ka vendosur qĂ« ËngjĂ«ll Brahimi, i akuzuar pĂ«r vrasjen e njĂ« polici dhe djalit tĂ« tij nĂ« vitin 2000 nĂ« Fier, tĂ« mos ekstradohet nga Kanadaja. Lajmin e kanĂ« bĂ«rĂ« tĂ« ditur mediat e huaja, sipas tĂ« cilave, gjykatĂ«sit janĂ« shprehur se provat nuk ishin tĂ« mjaftueshme pĂ«r tĂ« urdhĂ«ruar ekstradimin [
]

The post Vrau shefin e krimeve dhe djalin e tij 25 vite mĂ« parĂ«/ Mediat kanadeze: ËngjĂ«ll Brahimi nuk do ekstradohet appeared first on BoldNews.al.

Kalendari i plotë/ Shqipëria mund të nisë Botërorin në orën 4 të mëngjesit

FIFA ka publikuar sot oraret dhe stadiumet zyrtare tĂ« ndeshjeve pĂ«r Kampionatin BotĂ«ror 2026, qĂ« do tĂ« zhvillohet nĂ« Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe MeksikĂ«. NĂ« listĂ« pĂ«rfshihen edhe pĂ«rballjet e Grupit F, ku ShqipĂ«ria mund tĂ« bĂ«het pjesĂ« nĂ«se siguron kalimin pĂ«rmes fazĂ«s “play-off”. Sipas njoftimit, oraret do tĂ« jenĂ« tĂ« papĂ«rshtatshme pĂ«r EuropĂ«n, [
]

The post Kalendari i plotë/ Shqipëria mund të nisë Botërorin në orën 4 të mëngjesit appeared first on BoldNews.al.

OTAVA – Kanadaja heq sanksionet ndaj SirisĂ«

OTAVA, 6 dhjetor /ATSH/ –  Kanadaja hoqi sot SirinĂ« nga lista e shteteve qĂ« mbĂ«shtesin terrorizmin dhe anuloi ”Hayat Tahrir al-Sham” (HTS) si entitet terrorist duke iu bashkuar njĂ« sĂ«rĂ« vendesh perĂ«ndimore qĂ« po zbusin sanksionet ndaj Damaskut, sipas Reuters.

Vendimi pason zhvillimet politike në Siri, ku HTS rrëzoi Bashar al-Assad-in dhjetorin e kaluar dhe mori kontrollin e qeverisë.

NĂ« njĂ« deklaratĂ«, Ministria e Jashtme e KanadasĂ« theksoi se ”kĂ«to vendime nuk janĂ« marrĂ« lehtĂ«â€, duke nĂ«nvizuar se janĂ« tĂ« harmonizuara me hapat e fundit tĂ« ndĂ«rmarrĂ« nga aleatĂ«t, pĂ«rfshirĂ« Shtetet e Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s dhe BritaninĂ« e Madhe .

Sipas Otavës, ato pasqyrojnë përpjekjet e qeverisë së tranzicionit sirian për të forcuar stabilitetin në vend.

Kanadaja e kishte futur Sirinë në listën e shteteve mbështetëse të terrorizmit në vitin 2012, kur shtypja e protestave prodemokratike nga regjimi i Assad-it e zhytën vendin në luftë civile.

Ndërkohë, HTS-ja ka qenë i sanksionuar prej vitesh për shkak të lidhjeve historike me Al-Kaidën, por disa shtete perëndimore kanë nisur ta heqin nga listat terroriste për të mundësuar bashkëpunim me qeverinë e re të udhëhequr nga ish-jihadisti Ahmed al-Sharaa.

Sipas autoriteteve kanadeze, drejtuesit e rinj të Sirisë po përpiqen të shkëputen nga e kaluara e dhunshme dhe të projektojnë një imazh më të moderuar ndaj popullit sirian dhe komunitetit ndërkombëtar. Ky rikthim i Sirisë në skenën diplomatike shihet si një hap i rëndësishëm për të zhbllokuar ndihmat dhe bashkëpunimin rajonal.

Pavarësisht lehtësimit të masave, Kanadaja do të mbajë ende në fuqi sanksionet individuale ndaj 56 personave të lidhur me regjimin e rrëzuar të Assad-it dhe anëtarëve të familjes së tij, duke theksuar se procesi i normalizimit do të mbetet i kushtëzuar nga hapat konkretë të qeverisë së re siriane./  /Ad.Ab./

The post OTAVA – Kanadaja heq sanksionet ndaj SirisĂ« appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Mbijeton” Mark Carney/ Kanada, shpĂ«ton qeveria. Parlamenti miraton buxhetin

Qeveria e Kryeministrit Kanadez Mark Carney arriti ti mbijetojë një votëbesimi në parlament të hënën, pasi buxheti I ri I prezantuar nga kjo qeveri arriti të miratohej me një diferencë minimale. Ky buxhet synon të rigjallërojë ekonominë e vendit e cila po përballet me presionin e tarifave doganore të vendosura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikë.

Miratimi i buxhetit u mundësua falë mbështetjes së disa deputetëve të opozitës, të cilët kërkuan të shmangin shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme. Përfundimisht, projektbuxheti u miratua me 170 vota pro dhe 168 kundër, duke i lejuar Carney-t të mbetet në pushtet.

Buxheti i ri parashikon dhjetëra miliarda dollarë në investime shtesë për infrastrukturën tregtare, mbrojtjen dhe strehimin, ndërsa paralelisht synon tkurrjen e sektorit publik. Për shkak se liberalët e Carney-t nuk arritën të siguronin shumicën e 343 vendeve në zgjedhjet e prillit, qeveria është e detyruar të kërkojë mbështetje nga deputetë të opozitës për votimin e legjislacioneve te ndryshme. Votimet për buxhetin konsiderohen akte besimi dhe dështimi i tyre zakonisht çon në dorëheqjen e qeverisë dhe zgjedhje të reja.

Deri ditën e votimit, qeveria kërkonte ende dy vota shtesë nga opozita. Mbështetja vendimtare erdhi nga deputetja e vetme e Partisë së Gjelbër, Elizabeth May, e cila e drejtoi partinë për gati dy dekada. Ajo deklaroi se vendosi të votojë pro, pasi Carney e siguroi se qeveria do të mbetet e përkushtuar ndaj objektivave të Marrëveshjes së Parisit për reduktimin e emetimeve të karbonit.

Projektbuxheti i Carney-t parashikon gjithashtu rritjen e deficitit me 167.3 miliardë dollarë përgjatë pesë viteve të ardhshme, si rezultat i investimeve të mëdha në projekte kapitale dhe parashikimeve më të dobëta për të ardhurat nga taksat. Këto të fundit lidhen me uljet e mëhershme të tatimit mbi të ardhurat dhe me ngadalësimin e rritjes ekonomike, pasi ekonomia e bazuar në eksport e Kanadasë po ndikohet nga tarifat amerikane dhe kineze.

Kontestohet ligjshmëria e sulmeve të SHBA-së në Karaibe - Britania pezullon ndarjen e informacioneve të inteligjencës



Mbretëria e Bashkuar nuk po ndan më inteligjencë me SHBA-në për anijet që dyshohen për trafik droge në Karaibe, sepse nuk dëshiron të jetë bashkëfajtore në sulmet ushtarake amerikane dhe beson se këto sulme janë të paligjshme, thanë burime për CNN. Vendimi i Londrës shënon një ndërprerje të rëndësishme me aleatin e saj më të ngushtë dhe thekson skepticizmin mbi ligjshmërinë e fushatës ushtarake amerikane në Amerikën Latine.

PĂ«r vite me radhĂ«, Britania ka ndihmuar SHBA-nĂ« tĂ« lokalizojĂ« anijet qĂ« transportojnĂ« drogĂ«, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« Garda Bregdetare tĂ« mund t’i ndalojĂ«, tĂ« arrestojĂ« ekuipazhin dhe tĂ« sekuestronte drogĂ«n. Inteligjenca dĂ«rgohej zakonisht te Task Forca e PĂ«rbashkĂ«t NdĂ«rinstitucionale Jugore nĂ« Florida, e cila pĂ«rfshin pĂ«rfaqĂ«sues nga disa vende partnere dhe punon pĂ«r tĂ« reduktuar trafikun e paligjshĂ«m tĂ« drogĂ«s.

Por, pak pasi SHBA filloi sulmet vdekjeprurëse në muajin shtator, Britania u shqetësua se inteligjenca e saj mund të përdorej për të zgjedhur objektivat. Zyrtarët britanikë besojnë se sulmet amerikane, që kanë shkaktuar vdekjen e 76 personave, shkelin ligjin ndërkombëtar. Pushimi i ndarjes së inteligjencës ka filluar më shumë se një muaj më parë.

Kreu i tĂ« drejtave tĂ« njeriut tĂ« OKB-sĂ«, Volker TĂŒrk, ka thĂ«nĂ« se sulmet pĂ«rbĂ«jnĂ« “vrasje jashtĂ«gjyqĂ«sore.” Britania pajtohet me kĂ«tĂ« vlerĂ«sim. Ambasada britanike nĂ« Uashington, Pentagoni dhe ShtĂ«pia e BardhĂ« nuk kanĂ« komentuar.

Para sulmeve, luftimi i trafikut tĂ« drogĂ«s bĂ«hej nga autoritetet ligjore dhe Garda Bregdetare, me trafikantĂ«t trajtuar si kriminelĂ« me tĂ« drejta tĂ« plota - njĂ« proces qĂ« Britania ndihmonte tĂ« zbatonte. Por administrata e presidentit amerikan, Donald Trump ka argumentuar se ushtria mund tĂ« vrasĂ« ligjĂ«risht trafikantĂ«t e dyshuar, duke i konsideruar ata “luftĂ«tarĂ« armik” nĂ« njĂ« “konflikt tĂ« armatosur” me SHBA.

Ekspertët ligjorë vënë në dukje se Ligji i Konfliktit të Armatosur zbatohet edhe për trafikantët civilë, dhe shpallja e një grupi si organizatë terroriste nuk autorizon automatikisht përdorimin e forcës vdekjeprurëse. Disa anije që u sulmuan kanë qenë të palëvizshme ose po ktheheshin, duke sfiduar pretendimin se ato paraqisnin një kërcënim të menjëhershëm.

Zyrtarë të lartë të mbrojtjes së SHBA-së kanë shprehur skepticizëm mbi fushatën. Komandanti i Komandës Jugore, admiral Alvin Holsey, ofroi dorëheqjen pas shqetësimeve për ligjshmërinë e sulmeve, dhe avokatë të Departamentit të Mbrojtjes kanë ngritur gjithashtu dyshime ligjore.

Kanada, aleati tjetër i rëndësishëm i SHBA-së, ka ndihmuar për të ndaluar trafikantët e drogës në Karaibe për dekada, por gjithashtu është distancuar nga sulmet ushtarake amerikane. Kanadaja ka bërë të qartë se nuk dëshiron që inteligjenca e saj të përdoret për sulme vdekjeprurëse, duke theksuar se aktivitetet e saj nën Operacionin Karaibe janë të veçanta dhe të ndara nga aksionet amerikane. /Telegrafi/

Kanadaja në Eurovision? Kryeministri i përfshirë personalisht në diskutime

Një iniciativë e pazakontë ka tërhequr vëmendjen e mediave: Kanadaja po konsideron mundësinë për të marrë pjesë në Eurovision Song Contest, konkursin ndërkombëtar muzikor ku artistë nga e gjithë bota performojnë këngë origjinale. Burime qeveritare kanë treguar se Kryeministri Mark Carney është i përfshirë personalisht në këtë ide, raporton CBC.

Eurovisioni zakonisht përfaqëson talentin evropian dhe organizohet nga European Broadcasting Union (EBU), por edhe vendet jashtë Evropës mund të marrin pjesë si anëtare afiliate. Australia është shembulli më i njohur, pasi merr pjesë që nga viti 2015. Kanadaja aktualisht është vetëm anëtare afiliate, gjë që e bën pjesëmarrjen e saj më komplekse.

Në vitin 2022, kompania kanadeze Insight Productions tentoi të krijonte një version kombëtar të Eurovision, ku fituesi do të përfaqësonte vendin në konkursin ndërkombëtar. Projekti nuk u realizua për shkak të kostove të larta dhe sfidave logjistike, duke përfshirë bashkëpunimin me CBC/Radio-Canada.

Ekspertët vënë në dukje se pjesëmarrja kërkon shpenzime të konsiderueshme, duke përfshirë tarifën e pjesëmarrjes, udhëtimin dhe qëndrimin e artistëve dhe ekipit. Ndërkohë, disa artistë kanadezë kanë marrë pjesë më parë në Eurovision nën flamuj të tjerë, si Céline Dion për Zvicrën në 1988 dhe Natasha St-Pier për Francën në 2001.

Pavarësisht pengesave, mbështetja e qeverisë federale e bën këtë ide më konkrete se kurrë më parë. Megjithatë, njohja e kufizuar e Eurovision në Kanada mund të jetë një sfidë për krijimin e momentumit të duhur, sipas ekspertëve.

“ËshtĂ« ende spekulative, por mĂ« konkrete se sa ka qenĂ« mĂ« parĂ«,” thonĂ« specialistĂ«t e festivalit.

The post Kanadaja në Eurovision? Kryeministri i përfshirë personalisht në diskutime appeared first on iconstyle.al.

Kanada merr ftesë për të qenë pjesë e 'Eurovision 2026'?



Një njoftim i veçantë ka tërhequr vëmendjen e fansave të muzikës: qeveria kanadeze po shqyrton mundësinë që Kanada të marrë pjesë në Eurovision Song Contest, konkursin ndërkombëtar ku këngëtarë nga e gjithë bota konkurrojnë duke performuar këngë origjinale nën flamurin e vendit të tyre.

Burime qeveritare kanë treguar se Kryeministri Mark Carney është personalisht i përfshirë në këtë iniciativë, shkruan CBC.

Eurovisioni kryesisht përfaqëson talentin evropian dhe organizohet nga European Broadcasting Union (EBU), por çdo transmetues publik që është anëtar i EBU-së mund të marrë pjesë, duke përfshirë disa jashtë Evropës. Kanadaja është vetëm anëtare afiliate, ndërsa Australia, një tjetër anëtare afiliate, ka marrë pjesë në Eurovision që nga viti 2015.

Kur CBC News e pyeti Eurovisionin muajin e kaluar për mundësinë e pjesëmarrjes së Kanadasë, përgjigja ishte se konkursi është i kufizuar për anëtarët e EBU-së.

MegjithatĂ«, pjesĂ«marrja kanadeze nuk duket e thjeshtĂ«. NĂ« vitin 2022, kompania prodhuese nga Toronto, Insight Productions – e njohur pĂ«r spinoff-et kanadeze tĂ« The Amazing Race dhe Big Brother – tentoi tĂ« krijonte njĂ« Eurovision Canada, ku artistĂ«t kanadezĂ« do tĂ« konkurrojnĂ« dhe fituesi do tĂ« dĂ«rgohej nĂ« EvropĂ« pĂ«r konkursin kryesor.

"Eurovision 2026" do të mbahet në Vjenë të Austrisë (Foto: Denis Balibouse/Reuters)

Organizatorët planifikonin që ky konkurs të niste në vitin 2023, duke përfshirë artistë nga të gjitha 13 provincat dhe territoret e Kanadasë, por projekti nuk arriti të realizohet. Sipas Lindsay Cox, shefe e përmbajtjes në Insight, dërgimi i artistëve kanadezë në Eurovisionin global ishte më kompleks se sa mendohej, ndërsa CBC/Radio-Canada nuk ishte e gatshme të përfshihej për shkak të kostove të larta.

MegjithatĂ«, Kanadaja nuk do tĂ« duhet domosdoshmĂ«risht tĂ« organizojĂ« njĂ« konkurs televiziv tĂ« shtrenjtĂ« nĂ« vend pĂ«r tĂ« zgjedhur artistin e saj – rregullat e Eurovisionit lejojnĂ« vendet tĂ« zgjedhin vetĂ« mĂ«nyrĂ«n e selektimit.

Sidoqoftë, Dean Vuletic, historian dhe ekspert i historisë së Eurovisionit, thekson se pjesëmarrja kërkon shpenzime të konsiderueshme: përveç tarifës së pjesëmarrjes, duhet të llogariten kostot e udhëtimit dhe të qëndrimit të ekipit dhe artistëve.

KanadezĂ«t kanĂ« marrĂ« pjesĂ« mĂ« parĂ« nĂ«n flamuj tĂ« tjerĂ« – CĂ©line Dion fitoi festivalin duke pĂ«rfaqĂ«suar ZvicrĂ«n nĂ« vitin 1988, Natasha St-Pier pĂ«rfaqĂ«soi FrancĂ«n nĂ« vitin 2001, dhe La Zarra nga Montreal, pĂ«rsĂ«ri pĂ«rfaqĂ«soi FrancĂ«n, nĂ« vitin 2023. MegjithatĂ«, konkurrimi nuk Ă«shtĂ« shumĂ« i njohur nĂ« Kanada, gjĂ« qĂ« mund tĂ« jetĂ« njĂ« pengesĂ« pĂ«r pjesĂ«marrjen, thotĂ« Karen Fricker, profesoreshĂ« nĂ« Brock University dhe eksperte e Eurovisionit.

- YouTube youtu.be

“NjohĂ«sit e kulturĂ«s dhe komunitetet queer e njohin, por a Ă«shtĂ« mjaft i njohur pĂ«r tĂ« krijuar momentum, kjo Ă«shtĂ« pyetja ime mĂ« e madhe”, shton Fricker.

Eurovisioni ka tentuar të globalizojë markën e tij vitet e fundit, por mbetet kryesisht një ngjarje evropiane, thotë Vuletic. Ai vëren se organizatorët mund të jenë të kujdesshëm për të mos lejuar shumë vende jashtë Evropës, për të mos humbur identitetin kulturor të konkursit.

Megjithatë, Ministri i Financave Francois-Philippe Champagne tha për Global News se ideja për pjesëmarrjen kanadeze ka ardhur nga vetë pjesëmarrësit, duke sugjeruar se Evropa nuk ka shumë pengesa për pranimin e Kanadasë.

Edhe pse ka pengesa dhe debate tĂ« brendshme mbi pjesĂ«marrjen e vendeve tĂ« caktuara, pĂ«rfshirĂ« Izraelin pĂ«r shkak tĂ« situatĂ«s sĂ« luftĂ«s nĂ« Gaza, mbĂ«shtetja e qeverisĂ« federale bĂ«n qĂ« kjo tĂ« jetĂ« biseda mĂ« reale qĂ« Kanadaja ka pasur ndonjĂ«herĂ« pĂ«r t’u bashkuar me Eurovisionin, pĂ«rfundon Fricker.

“ËshtĂ« ende spekulative, por mĂ« konkrete se sa ka qenĂ« mĂ« parĂ«,” tha ajo. /Telegrafi/

Trump hakmerret ndaj Kanadasë, rrit me 10% tarifat

Presidenti i Shteteve tĂ« Bashkuara, Donald Trump, njoftoi rritjen me 10% tĂ« tarifave tregtare ndaj KanadasĂ«, pas reklamĂ«s sĂ« provincĂ«s kanadeze Ontario, tĂ« cilĂ«n ai e cilĂ«soi “tĂ« rreme dhe armiqĂ«sore”. Reklama, qĂ« pĂ«rfshinte fjalĂ« tĂ« ish-presidentit amerikan Ronald Reagan mbi pasojat negative tĂ« tarifave, u transmetua gjatĂ« ndeshjes sĂ« parĂ« tĂ« World Series midis [
]

The post Trump hakmerret ndaj Kanadasë, rrit me 10% tarifat appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Kjo është reklama që provokoi Trumpin dhe shkaktoi ngrirjen e bisedimeve SHBA-Kanada

Donald Trump e përshkallëzoi mosmarrëveshjen e tij me Kanadanë të shtunën pasi një reklamë televizive përdori një klip audio nga ish-presidenti amerikan, Ronald Reagan që kritikonte tarifat, duke thënë se do ta ndëshkonte vendin duke vendosur një tarifë shtesë prej 10% për produktet e tij. Trump kishte pezulluar tashmë muaj të tërë bisedimesh tregtare me [
]

The post VIDEO/ Kjo është reklama që provokoi Trumpin dhe shkaktoi ngrirjen e bisedimeve SHBA-Kanada appeared first on BoldNews.al.

❌