Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Kanë bashkëpunuar në vrasjen e gjyqtarit Kalaja? Prokuroria kërkon hapjen e telefonave të Elvis dhe Gjon Shkëmbit

A ka pasur apo jo bashkëpunim mes Elvis Shkëmbi dhe xhaxhaxhit të tij për të vrarë gjyqtarin e apelit Astrit Kalaja? Për të vërtetuar këtë dyshim ndaj dy të arrestuarve nën hetim për vrasje të funksionarit të drejtësisë në bashkëpunim, prokuroria ka dërguar dy aparate telefoni që ishin në përdorim të Elvis dhe Gjon Shkëmbit […]

The post Kanë bashkëpunuar në vrasjen e gjyqtarit Kalaja? Prokuroria kërkon hapjen e telefonave të Elvis dhe Gjon Shkëmbit appeared first on BoldNews.al.

“Regjimi Rama largoi 1.1 mln shqiptarë”, Berisha: 3 drejtorë të bashkisë Tiranë hotel 20 katësh në plazh

Kryedemokrati Sali Berisha, nga Lapraka ku po mban takimin e radhës në kuadër të Foltores, theksoi se qeveria e Edi Ramës ka vjedhur më shumë sesa çdo regjim tjetër. Sipas tij, qeveritarët e kanë kthyer mundin dhe djersën e qytetarëve në pasuri të pamasë dhe se vetëm tre drejtorë të bashkisë së Tiranë kanë një […]

The post “Regjimi Rama largoi 1.1 mln shqiptarë”, Berisha: 3 drejtorë të bashkisë Tiranë hotel 20 katësh në plazh appeared first on BoldNews.al.

LIVE/ “Jam hajdute e rangut të parë, kë e kap nuk del i gjallë”! Nis protesta e “Shqipëria Bëhet”

“Shqipëria Bëhet” ka nisur protestën e paralajmëruar para Kryeministrisë. Qindra qytetarë dhe mbështetës u panë në bulevard mbrëmjen e sotme, teksa tundnin flamuj dhe parulla dhe lëshonin thirrje kundër qeverisë. Protestuesit mbajnë në duar pankarta ironizuese për kryeministrin Edi Rama dhe zëvendësen e tij, Belinda Balluku, për të cilën SPAK kërkon arrestin. Një një nga […]

The post LIVE/ “Jam hajdute e rangut të parë, kë e kap nuk del i gjallë”! Nis protesta e “Shqipëria Bëhet” appeared first on BoldNews.al.

Në një vit ikin mbi 40 mijë vetë! Çdo i larguar i arsimuar i kushton vendit rreth 14 mijë euro

Shkollohen, arsimohen dhe kur duhet të kontribuojnë në ekonominë e vendit, zgjedhin të largohen. Çdo shqiptar i aftë për punë që ikën, i kushton Shqipërisë 14 mijë euro. Një studim për emigrimin e të rinjve në vendet e Ballkanit Perëndimor i realizuar nga “Fondacioni Westminster për Demokraci” tregon se çdo largim është një kosto e […]

The post Në një vit ikin mbi 40 mijë vetë! Çdo i larguar i arsimuar i kushton vendit rreth 14 mijë euro appeared first on BoldNews.al.

Rrëshqitje masive të tokës në Spathar të Librazhdit, dëmtohen dhjetëra banesa

Rrëshqitje masive të tokës janë regjistruar këtë të shtunë në fshatin Spathar, në Njësinë Administrative Qendër, të bashkisë së Librazhdit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në zonë. Rrëshqitjet e para janë vënë re rreth orës 14:30, ndërsa pas rreth një ore fenomeni është riaktivizuar, duke zhvendosur sipërfaqe të mëdha toke. Në orët e vona të […]

The post Rrëshqitje masive të tokës në Spathar të Librazhdit, dëmtohen dhjetëra banesa appeared first on BoldNews.al.

Zhduket aeroplani me 11 persona në bord në Indonezi

Autoritetet indoneziane po zhvillojnë kërkime intensive për një aeroplan të vogël me 11 persona në bord, i cili u zhduk nga radarët mbi pjesën lindore të vendit, njoftuan zyrtarët e shpëtimit. Aeroplani, në pronësi të linjës ajrore Indonesia Air Transport, ishte nisur nga Yogyakarta drejt Makassar, në provincën South Sulawesi, duke transportuar tre pasagjerë dhe […]

The post Zhduket aeroplani me 11 persona në bord në Indonezi appeared first on BoldNews.al.

Gjirokastër, gjeologët apelojnë për investime në zonat e rrezikuara nga erozioni

Shirat intensivë të këtij dimri kanë shkaktuar rrëshqitjen e masiveve të dherave dhe inerteve në Gjirokastër. Specialistët gjeologë apelojnë  për zbatimin e investime në zonat e prekura nga erozioni duke parandaluar rrezikshmërinë për banorët. “Të marrim masa mbrojtëse të cilat konsistojnë në projektet dhe investimet që duhen për tu mbrojtur nga këto fenomene të natyrës, […]

The post Gjirokastër, gjeologët apelojnë për investime në zonat e rrezikuara nga erozioni appeared first on BoldNews.al.

Po pastronte kanalin e Siavit në Vlorë, merr flakë fadroma

Një mjet i llojit skrep, gjatë punës që po kryente për pastrimin e kanalit të Siavit, në lagjen “10 Korriku” në Vlorë, është përfshirë nga flakët. Sipas informacioneve paraprake, mjeti ka kaluar në mbinxehje dhe më pas ka marrë flakë. Fatmirësisht, nuk raportohen persona të lënduar.

The post Po pastronte kanalin e Siavit në Vlorë, merr flakë fadroma appeared first on BoldNews.al.

Kontrollet e SPAK për call center-at/ 10 të arrestuar, shpallen në kërkim 3 vëllezër – EMRAT

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me kontrollet e zhvilluara nga SPAK në lidhje me Call Centerat në Tiranë. 10 persona janë arrestuar, ndërsa janë shpallur në kërkim nga SPAK, 3 vëllezërit, Alfred, Agim dhe Arjan Prekaj, ku njëri prej tyre, Alfred Prekaj rezulton pronar i kompanisë “Balkanspro” me objekt call Center, Telemarketing. Burime […]

The post Kontrollet e SPAK për call center-at/ 10 të arrestuar, shpallen në kërkim 3 vëllezër – EMRAT appeared first on BoldNews.al.

Kompensimi për arsimin e fëmijëve, skema që përjashton familjet shqiptare

Nga muaji mars 2026, të gjitha familjet që kanë fëmijë të moshës nën 18 vjeç do të përfitojnë kompensim për rritjen dhe shpenzimet arsimore. Qeveria ka promovuar një skemë të re fiskale, përmes rimbursimit të tatimit mbi të ardhurat. Në thelb, masa parashikon zbritjen e shpenzimeve për përkujdesin dhe arsimimin e fëmijëve nga baza tatimore […]

The post Kompensimi për arsimin e fëmijëve, skema që përjashton familjet shqiptare appeared first on BoldNews.al.

I riu po kryente manovra me fadromë, zbardhet identiteti i viktimës në Palasë/ EMRAT

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur ditën e sotme në Palasë të Vlorës. Mësohet se viktima është 45-vjeçari Kreshnik Haska, i cili u godit me mjetin fadromë, drejtuar nga 26 vjeçari, Elidon Pashaj. Pashaj mësohet se ka kryer manovra me mjetin fadrom gjatë punë brenda kantierit, duke shkaktuar humbjen e jetës së […]

The post I riu po kryente manovra me fadromë, zbardhet identiteti i viktimës në Palasë/ EMRAT appeared first on BoldNews.al.

Rikthehet kaosi në aksin Tiranë-Elbasan, trafik kilometrik

Rikthehet sërish kaosi dhe trafiku i rënduar në aksin e rrugës kombëtare Tuneli i Krrabës – Rrethrrotullimi i Bradasheshit, në hyrje të Elbasanit. Që prej orës 14:30, drejtuesit e mjeteve po përballen me radhë të gjata dhe lëvizje tepër të ngadalësuara, në rrugën që lidh Tiranën me Elbasanin, Librazhdin dhe më tej me Juglindjen e […]

The post Rikthehet kaosi në aksin Tiranë-Elbasan, trafik kilometrik appeared first on BoldNews.al.

Grabitje makinash dhe trafik kokaine, arrestohet 55-vjeçari shqiptar në Itali

Një 55-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane për akuzat e grabitjes dhe trafikut të drogës. I dyshuari u pa duke u fshehur në mënyrë të dyshimtë midis makinave të parkuara, duke mbajtur dy çelësa, sikur po shqyrtonte me kujdes brendësinë e automjeteve, me qëllim grabitjen e tyre. Kjo sjellje nuk kaloi pa u vënë […]

The post Grabitje makinash dhe trafik kokaine, arrestohet 55-vjeçari shqiptar në Itali appeared first on BoldNews.al.

Angli – Gardiania kryen marrëdhënie seksuale me të burgosurin shqiptar! Kamera në trup e nxori ‘zbuluar’

Një ish-oficere burgu është burgosur pasi u kap nga kamera e saj video duke kryer një akt seksual me një të burgosur. Rebecca Pinckard, 46 vjeçe, pati “takimin intim” me Erion Nakdi, 42 vjeç, në një dollap dyqani në HMP Highpoint pranë Haverhill, Suffolk. Nëna, nga Six Mile Bottom në Cambridgeshire, i kishte dërguar më parë […]

The post Angli – Gardiania kryen marrëdhënie seksuale me të burgosurin shqiptar! Kamera në trup e nxori ‘zbuluar’ appeared first on BoldNews.al.

Shkumbini po gërryen tokat bujqësore në Divjakë, afrohet edhe pranë shtëpive

Përmbytje e fundit nuk lanë pas vetëm dëmet në bujqësi e banesa, por dhe gërryerje të lumenjve. Lumi Shkumbin nuk kërcënon vetëm me daljen nga shtrati por po vazhdon gërryerjen e tokave bujqësore duke u afruar rrezikshëm pranë zonave te banuara. Situata paraqet rrezik serioz për fshatin Çerm e sipërme të Bashkisë Divjakë, pasi gërryerja […]

The post Shkumbini po gërryen tokat bujqësore në Divjakë, afrohet edhe pranë shtëpive appeared first on BoldNews.al.

Diella “fiket” sërish, bizneset mbeten pa punë

Ndërsa në fundjavë e gjithë administrata është pushim, shumë biznese janë në punë, online, apo fizikisht. Por, ekonomistët nuk po arrijnë të kryejnë veprime, teksa e-albania sërish shfaq probleme në funksionim, çka është bërë e zakonshme tashmë prej javësh. “Sistemi vazhdon njësoj”, thanë ekonomistët për “Monitor”, duke çuar dhe fotot ku duket qartë që nuk […]

The post Diella “fiket” sërish, bizneset mbeten pa punë appeared first on BoldNews.al.

‘Jepini qetësues dhe mbajeni aty/ Ndoci shkoi 4 herë në WC, foli me ndihmësit nga dritarja

Vizita në spital e të paraburgosurit, Altin Ndoci, ishte planifikuar qysh në datën 13 Janar 2026, nga doktoresha e burgut të Durrësit Ylfete Sema. Vizita është kryer me qëllim ekzaminimin e tij shëndetësor nga një mjek kirurg, që shërben pranë spitalit rajonal të Durrësit, institucion ky që ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Drejtorinë e […]

The post ‘Jepini qetësues dhe mbajeni aty/ Ndoci shkoi 4 herë në WC, foli me ndihmësit nga dritarja appeared first on BoldNews.al.

Diella “fiket” sërish, bizneset mbeten pa punë

Ndërsa në fundjavë e gjithë administrata është pushim, shumë biznese janë në punë, online, apo fizikisht.

Por, ekonomistët nuk po arrijnë të kryejnë veprime, teksa e-albania sërish shfaq probleme në funksionim, çka është bërë e zakonshme tashmë prej javësh.

 

Shteti fizik dhe virtual ikin me pushime, por penalizon bizneset, Diella as punon, as përgjigjet

 

“Sistemi vazhdon njësoj”, thanë ekonomistët për “Monitor”, duke çuar dhe fotot ku duket qartë që nuk arrijnë të kryejnë shërbime.

“Bëra aplikim për leje qendrimi dhe s’i mori dokumentat, po ashtu dhe për raport leje lindje nuk i mori dokumentet sepse ka probleme E-albania”, thotë Igli Çarçani, economist.

“Po ka disa ditë, që sapo logohesh për self care del tabela kontaktoni administratorin, çka do të thotë që sistemi është copë- copë”, pohon një ekonomiste tjetër. “Sapo hap më vonë ndonjë faturë pasi i ke bërë refreesh disa here prap shfaqet kjo tabelë që s’të lë të punosh.

Ekonomisttë sqarojnë se jo vetem self care po dhe e -albania nuk merë dokumentet e aplikimeve.

Sipas bizneseve, kjo situatë e përsëritur, përbën një shqetësim serioz për funksionimin normal të aktivitetit ekonomik dhe marrëdhënien e bizneseve me administratën publike apo e profesionistëve me klientët e tyre.

 

The post Diella “fiket” sërish, bizneset mbeten pa punë appeared first on Revista Monitor.

Plani sektorial i ndërtimit: Nga 15 janari, kontrolle në terren për nëndeklarimin e pagave

Në kuadër të zbatimit të Planit Sektorial për Ndërtimin dhe rritjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore, përmes deklarimit të pagave reale sipas profesioneve në sektorin e ndërtimit, Administrata Tatimore njofton se, pas rreth 30 ditësh nga publikimi i listës së pagave indikative për këtë sektor, konkretisht duke filluar nga data 15 janar, do të nisin kontrollet në terren.

Kontrollet do të zhvillohen kryesisht në subjektet e vlerësuara me risk për nëndeklarim të pagave, të cilat janë njoftuar më parë nga Administrata Tatimore, por nuk kanë reflektuar ndryshime në listëpagesa, pavarësisht njoftimit elektronik të dërguar në llogaritë e tyre në sistemin tatimor, e-Filing.

Fokus i kontrolleve do të jetë verifikimi i pagave të deklaruara në listëpagesa, duke i krahasuar ato me pagat indikative sipas profesioneve përkatëse, listë e  përcjellë në llogaritë elektronike të tatimpaguesve, si dhe e publikuar në faqen zyrtare të Administratës Tatimore.

Bëjmë me dije se çdo tatimpagues, që deklaron paga nën nivelin e pagave indikative, apo që ndryshon profesionin e punonjësve me qëllim shmangien e deklarimit real të pagave, duke rrezikuar pagesën e kontributeve shoqërore dhe pensionin do të konsiderohet me risk dhe si i tillë do i nënshtrohet kontrollit nga strukturat e specializuara të Administratës Tatimore.

Administrata Tatimore u bën thirrje të gjithë tatimpaguesve të marrin masat e nevojshme ligjore për deklarimin e saktë të pagave të punonjësve, me qëllim shmangien e masave administrative dhe ligjore.

 

Më poshtë mesazhi elektronik, që u është dërguar tatimpaguesve të identifikuar me risk në sektorin e Ndërtimit, datë 15.12.2025

 

Administrata Tatimore ka filluar zbatimin e planit  në Sektorin e Ndërtimit (Procesi i ndërtimit dhe aktiviteteve ndihmëse të tij), me qëllim ndërgjegjësimin e tatimpaguesve, por edhe masat për deklarim real dhe në kohë të detyrimeve tatimore.

Administrata Tatimore disponon të dhëna për Ju, të marra nga APT, Organet e qeverisjes vendore, Agjencitë imobilare, deklaratat tatimore, listëpagesat mujore,  faturat e fiskalizuara të vetëdeklaruara, ajo që furnitorët tuaj deklarojnë për furnizime mallrash dhe shërbimesh ndaj jush, etj.

Administrata Tatimore ju nxit të përmbushni detyrimin në lidhje me:

  • Deklarimin e çdo punonjësi të punësuar
  • Deklarimin real të pagave mbi bazën e profesionit dhe tregut të Punës *
  • Për cdo shitje/transaksion të kryer nga ana juaj lëshimin e faturave te fiskalizuara me NIVF/ NSLF (përfshirë edhe parapagimet)
  • Blerjen e çdo malli/shërbimi me faturë të rregullt tatimore
  • Deklarimin me saktësi e të dhënave në regjistrin e Tatimpaguesit
  • Deklarimin e saktë të kontratave të qiramarrjes së ambjenteve
  • Përdorimin vetëm të softëare-ve të çertifikuara të fiskalizimit

 

Mospërmbushja e pikave të mësipërme dhe çdo sjellje mospërmbushëse me qëllim shmangien tatimore që vihet re në analizat e Administratës Tatimore, Ju kategorizon si subjekt me risk, ndaj do të ndërmerren veprime verifikuese dhe monitoruese nga ana e strukturave te Aministratës Tatimore.

Ndërsa mosdeklarimi i punonjësve dhe nëndeklarimi i pagave të tyre konsiderohet një shkelje e rëndë pasi cënon garantimin e sigurimeve shoqërore dhe pensioneve. Për këtë qëllim ndaj çdo tatimpaguesi të vlerësuar me këtë risk do ndërmerren hetime dhe kontrolle të thelluara për çdo proces të aktivitetit të tyre, duke përfshirë edhe transaksionet me burime të ardhurash të dyshimta në bashkëpunim edhe me agjenci të tjera ligjzbatuese.

Mbetemi me besimin se Ju do ta vlerësoni dhe mirëkuptoni këtë thirrje, e cila ka si qëllim jo vetëm uljen e informalitetit në ekonomi, por gjithashtu për të vendosur drejtësinë sociale ndaj punonjësve tuaj.

 

Tatimet publikojnë pagat referencë për sektorin e ndërtimit, jo më pak se…

 

 

 

 

 

The post Plani sektorial i ndërtimit: Nga 15 janari, kontrolle në terren për nëndeklarimin e pagave appeared first on Revista Monitor.

Rama: RTSH-ja të riformatohet, privatizohet ose të mbyllet! S’ka më taksa për televizionin publik

Në fjalën e tij përmbyllëse gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS, kryeministri Edi Rama u ndal edhe te situata e Televizionit Publik Shqiptar, duke deklaruar se RTSH nuk mund të vijojë më në formën aktuale.

Rama tha se duhet të shqyrtohen të gjitha opsionet, përfshirë mbylljen, riformatimin, privatizimin apo partneritetin, pasi përpjekjet për reformim deri më tani kanë dështuar. Sipas tij, nëse televizioni publik vazhdon siç është, nuk do të ketë më taksë për televizionin.

“Jemi munduar të krijojmë kushtet që televizioni publik të reformohet dhe kemi dështuar. Nuk e di çfarë do të bëjë drejtuesja e re, por deri tani bilanci i televizionit publik është dështim i suksesshëm. Që do të thotë nga borxhi në borxh dhe nga mospërfillja në mospërfillje. Kemi një kanal atje. Unë personalisht, hera e fundit që e kam parë televizionin publik ishte para vitit 1990, para përmbysjes, kur thonin ishin ca protesta. Që atëherë, unë nuk i kam parë. Kam shkuar, kam dhënë intervista, por as intervistat e mia nuk i kam parë. Duhet ndarë mendja, drejtuesit e televizionit publik të gjithë e dinë, nga unë nuk kanë marrë kurrë asnjë mesazh sepse unë nuk e shoh. Dhe kur ndonjëri nga ju më dërgon mesazhi: ‘Shih ç’po bën televizioni publik’, unë habitem. Si e ndjek? Por ama të gjithë i kam takuar pasi janë zgjedhur. I kam thënë vetëm një gjë, mbylleni. Nxirrni në ekran: ‘Televizioni Publik Shqiptar i kërkon ndjesë popullit shqiptar. I kërkon ndjesë të gjitha familjeve në Republikën e Shqipërisë dhe jashtë saj, i kërkon ndjesë dhe për të gjithë ata që nuk jetojnë më dhe që kanë qenë të detyruar të marrin shërbimin më mizerabël publik në glob. Ju premtojmë se do të kthehemi në ekran kur të jemi gati’. Të bëjnë reformë. Si ka mundësi që televizionet e tjera, me më shumë pak buxhet marrin më shumë sukses. Sepse buxhetin e tyre nuk e kanë të garantuar. Duhet ta krijojnë çdo ditë”, u shpreh kryeministri.

Ai solli si shembull edhe të drejtat televizive për ndeshjet e Kombëtares, duke thënë se RTSH kërkon t’i transmetojë, por nuk paguan detyrimet përkatëse, ndërsa pret financim nga taksat e qytetarëve.

“E duan të drejtën e FSHF-së për të transmetuar ndeshjet e Kombëtares sepse Kombëtarja duhet të transmetohet në televizionin publik, por lekët nuk i paguajnë. Pse? Doni lekët tona, shkoni te qeveria. Nuk kemi për t’i dhënë televizionit publik asnjë lek nga taksat e shqiptarëve, derisa televizioni publik t’i meritojë taksat e shqiptarëve. Mendoj se çdo opsion duhet të jetë në tavolinë. Edhe mbyllja përfundimtare, edhe privatizimi, edhe partneriteti, përveç kësaj që është. Por unë nuk marr pjesë në këtë”, tha ndër të tjera Rama.

The post Rama: RTSH-ja të riformatohet, privatizohet ose të mbyllet! S’ka më taksa për televizionin publik appeared first on Gazeta Si.

❌