❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Aksident në Korçë-Pogradec, lëndohet rëndë 65-vjeçari



NjĂ« aksident Ă«shtĂ« regjistruar nĂ« aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, nĂ« fshatin Sovjan, Maliq.

Automjeti tip “Volkswagen” ka pĂ«rplasur njĂ« 65-vjeçar i cili lĂ«vizte me biçikletĂ« nĂ« rrugĂ«. 65-vjeçari u dĂ«rgua pĂ«r mjekim nĂ« spitalin e Korçës, ku ndodhet nĂ« gjendje tĂ« rĂ«ndĂ« shĂ«ndetĂ«sore.

Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit. /abc/

Instituti i Policisë Shkencore bëhet zyrtarisht pjesë e ENFSI

TIRANË, 23 dhjetor /ATSH/ Instituti i PolicisĂ« Shkencore Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« zyrtarisht pjesĂ« e ENFSI (European Network of Forensic Science Institutes), rrjetit evropian qĂ« bashkon laboratorĂ« dhe institucione forenzike nga vendet e EvropĂ«s.

Procesi i anëtarësimit nisi me aplikimin e Institutit të Policisë Shkencore, në vitin 2025, vijoi me një auditim të detajuar në nëntor 2025 nga bordi drejtues, dhe aprovimi zyrtar u bë më datë 18 dhjetor 2025.

Policia e Shtetit njoftoi se ky anëtarësim është një hap i rëndësishëm për forcimin e cilësisë, besueshmërisë dhe profesionalizmit të punës së Institutit të Policisë Shkencore në Policinë e Shtetit.

Gjithashtu, sipas policisĂ« “siguron harmonizimin e metodave dhe standardeve me laboratorĂ«t homologĂ« nĂ« EvropĂ«, rrit pranueshmĂ«rinĂ« ligjore tĂ« rezultateve nĂ« gjykata dhe mundĂ«son bashkĂ«punim ndĂ«rkombĂ«tar nĂ« raste hetimore komplekse”.

Policia bĂ«ri tĂ« ditur se instituti po punon vazhdimisht pĂ«r akreditimin e laboratorĂ«ve tĂ« tij sipas standardit ndĂ«rkombĂ«tar “ISO 17025”, duke garantuar standarde tĂ« larta teknike dhe cilĂ«si nĂ« tĂ« gjitha analizat forenzike.

Anëtarësimi në ENFSI gjithashtu ofron mundësi për trajnime dhe zhvillim profesional të ekspertëve, duke rritur kapacitetet teknologjike dhe ekspertizën shkencore të Institutit.

/m.q/a.f/

The post Instituti i Policisë Shkencore bëhet zyrtarisht pjesë e ENFSI appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Berisha: Të lirohen të arrestuarit nga protesta, dy prej tyre ishin turistë nga Kosova

TIRANË, 23 dhjetor /ATSH/ Kryetari i PartisĂ« Demokratike, Sali Berisha, kĂ«rkoi sot lirimin e menjĂ«hershĂ«m tĂ« protestuesve tĂ« arrestuar nga policia mbrĂ«mjen e djeshme pas protestĂ«s sĂ« PD-sĂ« nĂ« bulevardin “DĂ«shmorĂ«t e Kombit”, para KryeministrisĂ«.

Sipas Berishës, nga policia janë ndaluar edhe dy qytetarë nga Kosova, të cilët kishin ardhur si turistë.

“Jam kĂ«tu pĂ«r tĂ« denoncuar me forcĂ«n mĂ« tĂ« madhe provokacionet dhe terrorin policor ndaj disa tĂ« rinjve, tĂ« cilat nuk kanĂ« kryer absolutisht as edhe aktin mĂ« tĂ« vogĂ«l tĂ« dhunĂ«s. JanĂ« ndaluar 10, nga tĂ« cilĂ«t 4 janĂ« arrestuar. Erlis Sina, Artan Hysenaj, Albi Kryezoi, Xhejson Prendi. Dy prej tyre janĂ« kosovarĂ«, turistĂ« tĂ« ardhur dhe janĂ« arrestuar nga policia sapo kanĂ« marrĂ« vesh se janĂ« kosovarĂ« pĂ«r tĂ« mundur me akuzuar edhe qytetarĂ«t e KosovĂ«s pĂ«r pjesĂ«marrje nĂ« protesta.

“E vĂ«rteta Ă«shtĂ« qĂ« kĂ«ta tĂ« dy kanĂ« ardhur si turistĂ«. KanĂ« qenĂ« kĂ«tu pas protestĂ«s. KanĂ« bĂ«rĂ« foto. NjĂ«ri mĂ« tha, qĂ« jam djali i njĂ« luftĂ«tari tĂ« UÇK, dhe unĂ« e pĂ«rqafova, bĂ«ra njĂ« foto me tĂ«. Tani kĂ«tĂ« e kanĂ« arrestuar”, tha Berisha.

Berisha shtoi se protestuesit po luftojnë kundër hajdutëve të kombit.

“KĂ«rkoj lirimin e menjĂ«hershĂ«m tĂ« tyre dhe paralajmĂ«roj policinĂ« tĂ« mos prekĂ« me dorĂ« protestuesit se ata po luftojnĂ« kundĂ«r hajdutĂ«ve tĂ« kombit, kriminelĂ«ve nĂ« detyrĂ«. TĂ« mendohen mirĂ«, tĂ« qĂ«ndrojmĂ« mĂ« mirĂ« me ligjin se me kriminelin, tĂ« lirojnĂ« menjĂ«herĂ« personat e arrestuar”, tha Berisha.

/m.q/a.f/

The post Berisha: Të lirohen të arrestuarit nga protesta, dy prej tyre ishin turistë nga Kosova appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Protesta përpara Kryeministrisë në Tiranë përfundon me dy policë të lënduar, qytetari merr flakë



Protestuesit e PD e nisën me qetësi demonstratën e tyre, por që mbyllja nuk ishte e tillë.

Pas përfundimit të fjalimit të Sali Berishës, u hodhën bomba molotov drejt kordonit të policisë dhe hyrjes së Kryeministrisë, por janë shuar shpejt.

20:31 VIDEO/ Protestuesit i shpërthen molotovi tek këmbët, merr flakë përpara Kryeministrisë

Një protestues ka marrë flakë gjatë protestës që u zhvillua sot nga opozita. Ai i është afruar një molotovi të hedhur përpara Kryeministrisë, i cili më pas ka shpërthyer. Pas kësaj ngjarjeje ai është ndihmuar nga të tjerë të pranishëm në protestë.

19:58 Pas hedhjes së bombave molotov te Kryeministria, protestuesit marshojnë drejt Ministrisë së Brendshme

Protestuesit e PD kanë nisur të shpërndahen. Pas mbylljes së fjalimit të Sali Berishës, u hodhën bomba molotov drejt kordonit të policisë dhe hyrjes së Kryeministrisë, por janë shuar shpejt.Ndërkohë protestuesit janë përplasur edhe fizikisht me efektivët në tentativë për të thyer kordonët e sigurisë, por çdo gjë është mbajtur në kontroll nga policia.Pak çaste më pas, protestuesit kanë nisur të shpërndahen nga kryeministria, duke marshuar drejt Ministrisë së Brendshme.

19:46 Molotov drejt policisë, dy efektivë të lënduar nga protestuesit e opozitës

Përfundimi i fjalimit të kryetarit të PD-së, Sali Berisha, u shoqërua me tensione. Molotov drejt policisë, dy efektiv i lënduar

19:44 Berisha mbyll fjalimin, hidhet molotov te Kryeministria, flakë dhe tym

Berisha mbyll fjalimin, hidhet molotov te Kryeministria, flakë dhe tym.

19:43 “Do tĂ« marshojmĂ« drejt Surrelit”, Berisha kĂ«rkon qĂ«ndresĂ« nga demokratĂ«t: Ja do vdesim, ja do rrojmĂ« pĂ«r liri

“Na pyesin, çfarĂ« do bĂ«jnĂ« kĂ«ta? Jua them, ja do vdesim ja do rrojmĂ« pĂ«r liri. Dijeni mirĂ« qĂ« kurrĂ« nuk kemi humbur, kemi fituar, kemi fituar, do fitojmĂ«. Po tĂ« japim fjalĂ«n qĂ« s’tĂ« ndahemi as nĂ« Surrel, marshim drejt Surrelit”, tha Berisha.

19:37 “Prokuror i guximshĂ«m”, Berisha lavdĂ«ron SPAK, sulmon Kushtetuesen: GjykatĂ« turpi, e blerĂ« nga Rama

TĂ« guximshĂ«m e ka quajtur Sali Berisha prokurorin e SPAK qĂ« kĂ«rkoi pezullimin nga detyra tĂ« Belinda Ballukut, institucion qĂ« mĂ« herĂ«t e ka sulmuar. NdĂ«rkohĂ« GjykatĂ«n Kushtetuese e ka quajtur tĂ« blerĂ« dhe njĂ« ‘GjykatĂ« turpi’, qĂ« vendosi tĂ« rikthejĂ« nĂ« detyrĂ« Ballukun.

“NjĂ« prokuror guximtar pezulloi nga detyra zv. kryeministren, njĂ« gjykatĂ« turpi u ble, njĂ« gjykatĂ« supreme kryesore e Kombit i hoqi jashtĂ« çdo rregulli masĂ«n e pezullimit dhe e ktheu nĂ« detyrĂ« qĂ« tĂ« prishĂ« çdo provĂ«. KĂ«rkesĂ«n pĂ«r arrestimin e zv. kryeministres, Rama mori pushtetin e Parlamentit, kreu grusht shteti pĂ«r tĂ« shpĂ«tuar lĂ«kurĂ«n e tij”, tha Berisha.

19:26 “Edi Rama, nga sot s’do njihesh mĂ« si kryeministĂ«r”, Berisha nĂ« protestĂ« para KryeministrisĂ«: Jemi mbledh nĂ« moment kritik

Sali Berisha ka dalĂ« para protestuesve tĂ« mbledhur nĂ« shesh, dhe u ka bĂ«rĂ« thirrje qĂ« kjo protestĂ« tĂ« vazhdojĂ« deri nĂ« rrĂ«zimin e Edi RamĂ«s. “NĂ« 10 vitet e fundit tĂ« kĂ«tij regjimi, shqiptarĂ«t janĂ« pakĂ«suar mĂ« shumĂ« se nga çdo epidemi, nga çdo zi buke dhe çdo gjĂ« tjetĂ«r. ShqiptarĂ«t nĂ« 10 vitet e kĂ«tij regjimi kanĂ« shkuar 100 vite pas pĂ«r lindshmĂ«rinĂ« e tyre. Sot ata kanĂ« humbur mbi gjysmĂ«n e rinisĂ« sĂ« vet, kanĂ« humbur tĂ« ardhmen dhe çdo vit bĂ«hen gjithnjĂ« e mĂ« pak”, tha Berisha.

19:09 “S’do ketĂ« vrimĂ« ku tĂ« fshiheni”, Balliu: Le t’i japim fjalĂ«n njĂ«ri-tjetrit, tĂ« mos tĂ«rhiqemi deri sa ta rrĂ«zojmĂ« RamĂ«n

Deputeti i PD Klevis Balliu ka mbajtur njĂ« fjalim nga podiumi i ngritur para KryeministrisĂ« ku po mbahet protesta kombĂ«tare e thirrur nga PD. “Kemi denoncuar pĂ«r 12 vite sesi njĂ« narkoshtet ka vjedhur dhe i ka varfĂ«ruar shqiptarĂ«t. Sot nuk ka ilaçe nĂ«pĂ«r spitale”, tha ai.

19:01 “Ne do tĂ« qĂ«ndrojmĂ« nĂ« sheshe”/ Bardhi nga protesta e PD-sĂ«: KĂ«tij pushteti i janĂ« lĂ«kundur themelet

“Forca juaj Ă«shtĂ« kthyer nĂ« shpresĂ«n tonĂ« tĂ« pĂ«rbashkĂ«t, nĂ« shpresĂ«n e ShqipĂ«risĂ«. Prania juaj nĂ« kĂ«tĂ« shesh madhĂ«shtor do tĂ« thotĂ«, qĂ« kjo shoqĂ«ri ka ende njĂ« zemĂ«r, guxim e çdo ndryshimi. Kam takuar shumĂ« prej jush dhe revoltĂ«n tuaj pĂ«r gjĂ«rat qĂ« po shkojnĂ« keq, po nĂ« çdo takim qĂ« kam pasur me ju, kam marrĂ« prej jush njĂ« mesazh, ju nuk dorĂ«zoheni. Kam mĂ«suar leksionin tim mĂ« tĂ« madh. Besimi dhe sakrifica do tĂ« na çojnĂ« pĂ«rpara, nĂ« largimin e Edi RamĂ«s”, tha Gazment Bardhi.

18:54 “Institucione tĂ« kalbura”, Elda Hoti nĂ« protestĂ«n e demokratĂ«ve: Sot nuk kemi njĂ« qeveri

“Institucionet qĂ« duhet tĂ« na mbrojnĂ« janĂ« kthyer nĂ« institucione tĂ« kalbura. TĂ« dashur qytetarĂ« ne sot nuk kemi njĂ« qeveri. Sot Ă«shtĂ« dita pĂ«r qĂ«ndresĂ«, tĂ« ngrihemi f[pĂ«r fĂ«mijĂ«t dhe prindĂ«rit tanĂ«â€, tha Elda Hoti.

18:43 Protesta kombëtare e PD-së, Këlliçi: Rama të japë dorëheqjen tani, si emergjencë kombëtare

“QytetarĂ«ve qĂ« nuk e shitĂ«n dinjitetin, ju qĂ« denoncuat dhe qĂ«ndruat e folĂ«t atĂ«here kur ishte e rrezikshme, ja ku jemi dhe sa shumĂ« qĂ« jemi. Mandati nuk Ă«shtĂ« pronĂ«, nuk Ă«shtĂ« licencĂ« pĂ«r tĂ« vjedhur. NĂ«se e trajton vendin si plaçkĂ« do tĂ« pĂ«rgjigjet. AtĂ« qĂ« do tĂ« vendosim sot do tĂ« jetĂ« precedentĂ« tĂ« ardhmen. Edi Rama duhet tĂ« japĂ« dorĂ«heqjen. Ai ka kohĂ« qĂ« nuk Ă«shtĂ« mĂ« kryeministĂ«r. Kur reziston dhe nuk i nĂ«nshtrohet asnjĂ« pazari, ja kur vjen pĂ«rmbysja, mĂ« e paimagjinueshmja. Ata qĂ« na shantazhonin sot shantazhohen mes tyre. DorĂ«heqje Edi Rama, dorĂ«heqje dorĂ«heqje”, tha Belind KĂ«lliçi.

18:24 Berisha me deputetët e PD dhe mbështetës drejt Kryeministrisë, hidhen shashka

Sali Berisha ka dalë nga selia dhe është drejtuar për të Kryeministria aty ku do të mbahet protesta kombëtare. Berisha ka dalë i shoqëruar nga deputetët e PD, duke përshkuar rrugën në këmbë, ndërsa ndiqen edhe nga mbështetës. Gjatë kohës që Berisha ecën drejt Kryeministrisë, dëgjohen edhe zhurma nga hedhja e kapsollave ose shashkave.

18:12 Protesta para Kryeministrisë, në shesh Argita Berisha dhe Jamarbër Malltezi

Ndërsa do duhej të kishte nisur protesta kombëtare e thirrur nga PD në ora 18:00, ende po grumbullohen qytetarë. Lideri i PD ndodhet në seli, por në shesh është parë vajza e tij dhe dhëndri, Argita Berisha dhe Jamarbër Malltezi.

17:40 Pak para protestës kombëtare, Berisha mbërrin në selinë e PD

Pak para protestĂ«s kombĂ«tare, e cila do tĂ« nisĂ« nĂ« ora 18:00, Sali Berisha ka mbĂ«rritur nĂ« selinĂ« e PD. NĂ« shkallĂ«t e selisĂ« ai Ă«shtĂ« pritur nga mbĂ«shtetĂ«sit e tij, qĂ« ndodhen nĂ« seli, pĂ«r t’u drejtuar mĂ« pas para KryeministrisĂ« aty ku do tĂ« mbahet protesta.Kjo Ă«shtĂ« protesta kombĂ«tare e thirrur nga Berisha, pas disa foltoreve qĂ« mbajtura nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« pĂ«rjavshme jashtĂ« zyrĂ«s sĂ« Edi RamĂ«s.KĂ«rkesat e tyre janĂ« largimi i qeverisĂ« nga pushteti./TCH.

Policia plan masash për protestën e PD-së, bllokim i disa akseve rrugore

TIRANË, 22 dhjetor /ATSH/ Partia Demokratike do tĂ« zhvillojĂ« sot nĂ« orĂ«n 18:00 njĂ« protestĂ« para KryeministrisĂ«.

Në kuadër të këtij tubimi, policia e Tiranës njoftoi se ka ndërmarrë të gjitha masat me qëllim garantimin e mbarëvajtjes së tubimit.

Sipas Policisë së Shtetit, në zbatim të këtyre masave, me qëllim garantimin e mbarëvajtjes së tubimit, ditën e sotme do të kufizohet lëvizja në disa akse/segmente rrugore.

Policia cilĂ«son se nga ora 14:00, nuk do tĂ« lejohen tĂ« parkohen automjetet nĂ« bulevardin ”DĂ«shmorĂ«t e Kombit”, nĂ« sheshin “NĂ«nĂ« Tereza, nĂ« rrugĂ«n “Ismail Qemali”, nga kryqĂ«zimi i RrugĂ«s sĂ« Elbasanit me rrugĂ«n “Ibrahim Rrugova”, nĂ« rrugĂ«n “Papa Gjon Pali II”, nĂ« bulevardin ”Zhan D’Ark” dhe bulevardin ”Bajram Curri”, nga kryqĂ«zimi i RrugĂ«s sĂ« Elbasanit me rrugĂ«n “Ibrahim Rugova”.

Nga ora 14:00 deri nĂ« pĂ«rfundim tĂ« tubimit, do tĂ« ketĂ« bllokim tĂ« lĂ«vizjes sĂ« automjeteve nĂ« bulevardin “DĂ«shmorĂ«t e Kombit”, nga kryqĂ«zimi afĂ«r MinistrisĂ« sĂ« Brendshme deri te sheshi “NĂ«nĂ« Tereza”, si dhe nĂ« rrugĂ«t “Ukraina e LirĂ«â€, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

Policia bën të ditur se në varësi të zhvillimit të tubimit, mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve edhe në akse të tjera rrugore. Në rast bllokimi, për të ndihmuar qytetarët që do të qarkullojnë në këto akse, Policia e Tiranës ka marrë masa për të devijuar qarkullimin e automjeteve në rrugë alternative.

Policia e Tiranës apelon për qytetarët që të shmangin lëvizjen me automjete në akset rrugore që do të bllokohen dhe të përdorin rrugë alternative, për të mos penguar lëvizjen e lirë të pjesëmarrësve në tubim.

/e.i/

The post Policia plan masash për protestën e PD-së, bllokim i disa akseve rrugore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash për festat e fundvitit

TIRANË, 22 dhjetor /ATSH/ Policia e Shtetit ka hyrĂ« nĂ« gatishmĂ«ri tĂ« plotĂ« dhe ka pĂ«rforcuar shĂ«rbimet policore nĂ« tĂ« gjithĂ« territorin e vendit, me qĂ«llim garantimin e rendit dhe sigurisĂ« publike gjatĂ« festave tĂ« fundvitit dhe ditĂ«ve tĂ« para tĂ« Vitit tĂ« Ri 2026.

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka hartuar një plan të posaçëm masash, me detyra të qarta për të gjitha strukturat policore vendore dhe qendrore, i cili synon parandalimin e incidenteve, ngjarjeve kriminale dhe rritjen e sigurisë për qytetarët.

Sipas Policisë, masat përfshijnë shtimin e prezencës së shërbimeve policore me uniformë dhe të Policisë Kriminale në terren, për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe parandalimin e veprimtarive kriminale.

Paralelisht, do të forcohet menaxhimi i fluksit në pikat e kalimit kufitar, përmes shtimit të sporteleve dhe burimeve njerëzore, si dhe përmes intensifikimit të bashkëpunimit me autoritetet homologe, me synim shmangien e radhëve dhe lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve.

Policia njofton gjithashtu se do të rriten kontrollet në pikat kufitare dhe patrullimet në kufirin e gjelbër, për të parandaluar dhe goditur krimet kufitare.

NjĂ« vĂ«mendje e veçantĂ« do t’i kushtohet edhe sigurisĂ« rrugore, pĂ«rmes monitorimit tĂ« shtuar tĂ« qarkullimit, pĂ«rdorimit tĂ« mjeteve inteligjente shpejtĂ«simatĂ«se, dronĂ«ve, alkooltestuesve dhe shtimit tĂ« patrullave tĂ« PolicisĂ« Rrugore nĂ« tĂ« gjitha akset urbane dhe interurbane, me qĂ«llim parandalimin e aksidenteve.

Në deklaratë, Policia e Shtetit gjithashtu përgënjeshtron kategorikisht pretendimet e bëra nga kreu i Sindikatës së Punonjësve të Policisë, Sadetin Fishta, lidhur me ekzistencën e urdhrave për plotësimin e një numri të caktuar masash administrative.

Sipas Policisë, një urdhër i tillë nuk ekziston dhe masat administrative përdoren vetëm si instrument ligjor për rritjen e sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve.

Gjithashtu, Policia e Shtetit thekson se, do të ketë bashkëpunim të ngushtë me pushtetin vendor, institucionet fetare dhe Policitë Bashkiake për mbarëvajtjen e ceremonive festive të Krishtlindjes dhe Vitit të Ri.

Shërbimet policore do të jenë të shtuara në shëtitore, zona pedonale, sheshe publike, objekte kulti, restorante, lokale dhe qendra tregtare, për të parandaluar konfliktet dhe ngjarjet kriminale.

Policia njofton se do të intensifikohen kontrollet ndaj subjekteve që tregtojnë lëndë piroteknike, në bashkëpunim me strukturat e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, si dhe do të rritet gatishmëria në banka, zyra këmbimi valutor dhe objekte ku administrohen vlera monetare.

Ndërkohë, Forca Kombëtare e Sigurisë, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale dhe Reparti Special RENEA do të jenë në gatishmëri të vazhdueshme për të ndërhyrë në çdo rast nevoje.

Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve të bashkëpunojnë me strukturat policore dhe të denoncojnë çdo rast paligjshmërie apo indicie për konflikte në numrin pa pagesë 112, gjatë gjithë periudhës festive.

/gj.m/a.f/

The post Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash për festat e fundvitit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

EMRI/ Akuzohet për drogë, arrestohet në Tiranë 37-vjeçari, pritet ekstradimi në Spanjë

Finalizohet operacioni i koduar “Operacionalja 76”. NĂ« pranga ka rĂ«nĂ« 37-vjeçari, Gjergji Ceka alias Gjergj Kola.

Ky shtetas akuzohet nga Gjykata e Malagës, për kultivim të bimëve narkotike.

Gjithashtu ky shtetas ishte shpallur nĂ« kĂ«rkim ndĂ«rkombĂ«tar pasi Gjykata e MalagĂ«s, SpanjĂ«, me vendimin e datĂ«s 14.11.2025, i ka caktuar masĂ«n e sigurisĂ« “Arrest nĂ« burg”, pĂ«r veprĂ«n penale “Kultivimi i bimĂ«ve narkotike”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Madridin, do të kryejë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi.

Përplasjet me policinë/ Lapaj publikon lejen për protestën: Shteti po sillet si organizatë bandite

Kreu i Lëvizjes Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka publikuar shkresën që, sipas tij, dëshmon se protesta e organizuar para Kryeministrisë ka qenë e pajisur me leje zyrtare. Lapaj shkruan se Policia e Shtetit se ka ndërhyrë për të penguar zhvillimin normal të protestës, duke i bllokuar [
]

The post Përplasjet me policinë/ Lapaj publikon lejen për protestën: Shteti po sillet si organizatë bandite appeared first on BoldNews.al.

Dyshohet se vrau foshnjen, arrestohet në Tiranë 20-vjeçarja nga Indonezia



Një ngjarje e rëndë raportohet këtë të shtunë, 20 dhjetor.

Një 20-vjeçare e ardhur nga Indonezia është ndaluar nga efektivët e komisariatit nr.1 në Tiranë, e akuzuar për vrasjen e foshnjes së saj.

Ajo kishte ardhur shtatzënë për të punuar si sanitare në vendin tonë dhe e lindi fëmijën e saj rreth 2 muaj më parë.

Mësohet se në kushtet e gjendjes së rënduar emocionale, ajo e braktisi foshnjën e porsalindur në ballkon.

Ishin disa shoqe të saj që jetonin me të, në apartamentin e marrë me qira që e çuan foshnjën në spital dhe e denoncuan rastin në polici.

Foshnja ka qenë në gjendje të rëndë për disa ditë e më pas ndërroi jetë në spital. Hetimet për 20-vjeçaren nisën në gjendje të lirë, por me zbardhjen e rastit, ajo u vu në pranga./Tv Klan

Protestat te Kryeministria/ Policia procedon për herë të pestë Adriatik Lapajn

Kreu i LĂ«vizjes ‘ShqipĂ«ria BĂ«het’, Adriatik Lapaj, ka treguar se Ă«shtĂ« proceduar penalisht pĂ«r herĂ« tĂ« pestĂ«, pas protestĂ«s sĂ« organizuar ditĂ«n e sotme para KryeministrisĂ«. NĂ« njĂ« video tĂ« ndarĂ« nĂ« rrjetet sociale, ai shfaqet brenda Komisariatit tĂ« PolicisĂ«, ku shprehet se Ă«shtĂ« proceduar penalisht pĂ«r prishje tĂ« rendit dhe sigurisĂ« publike, ndĂ«rsa paralajmĂ«ron [
]

The post Protestat te Kryeministria/ Policia procedon për herë të pestë Adriatik Lapajn appeared first on BoldNews.al.

Policia e KukĂ«sit u bĂ«n apel drejtuesve tĂ« mjeteve pĂ«r mĂ« shumĂ« kujdes nĂ« segmentin Tuneli i Kalimashit–MorinĂ«.




PĂ«r shkak tĂ« prezencĂ«s sĂ« mjegullĂ«s nĂ« RrugĂ«n e Kombit, segmenti Tuneli i Kalimashit–MorinĂ«, ku shikueshmĂ«ria Ă«shtĂ« e reduktuar, Policia Rrugore apelon pĂ«r tĂ« gjithĂ« drejtuesit e automjeteve qĂ« tĂ« tregojnĂ« kujdes tĂ« shtuar, tĂ« ulin shpejtĂ«sinĂ« dhe tĂ« zbatojnĂ« udhĂ«zimet e punonjĂ«sve tĂ« PolicisĂ«.

ShĂ«rbimet e PolicisĂ« sĂ« NjĂ«sisĂ« pĂ«r SigurisĂ« Rrugore nĂ« bashkĂ«punim me PolicinĂ« Rrugore tĂ« DVP KukĂ«s, ndodhen nĂ« terren pĂ«r monitorimin e qarkullimit dhe pĂ«r t’ju ardhur nĂ« ndihmĂ« drejtuesve tĂ« automjeteve.

Top Channel

Mjegull në Kukës, Policia apel për kujdes në Rrugën e Kombit

TIRANË, 20 dhjetor/ATSH/ Policia e Shtetit u bĂ«ri apel sot drejtuesve tĂ« mjeteve qĂ« tĂ« tregojnĂ« kujdes tĂ« shtuar, pĂ«r shkak tĂ« prezencĂ«s sĂ« mjegullĂ«s nĂ« RrugĂ«n e Kombit.

Policia njoftoi se segmenti Tuneli i Kalimashit–MorinĂ« Ă«shtĂ« me shikueshmĂ«ri tĂ« reduktuar pĂ«r shkak tĂ« mjegullĂ«s, ndaj apelon pĂ«r tĂ« gjithĂ« drejtuesit e automjeteve qĂ« tĂ« tregojnĂ« kujdes tĂ« shtuar, tĂ« ulin shpejtĂ«sinĂ« dhe tĂ« zbatojnĂ« udhĂ«zimet e punonjĂ«sve tĂ« PolicisĂ«.

ShĂ«rbimet e PolicisĂ« sĂ« NjĂ«sisĂ« pĂ«r SigurisĂ« Rrugore nĂ« bashkĂ«punim me PolicinĂ« Rrugore tĂ« DVP KukĂ«s, ndodhen nĂ« terren pĂ«r monitorimin e qarkullimit dhe pĂ«r t’ju ardhur nĂ« ndihmĂ« drejtuesve tĂ« automjeteve.

Policia cilëson se në rast nevoje për ndihmë, telefononi në numrin 129.

/e.i/a.f/r.e/

The post Mjegull në Kukës, Policia apel për kujdes në Rrugën e Kombit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

42-vjeçari në Lezhë u gjet i pajetë në dyqanin e tij, e ëma i jep fund jetës pasi merr lajmin



Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Lezhë mbrëmjen e së premtes.

Të premten rreth orës 19:30 të mbrëmjes 42-vjeçari A.M është gjetur pa shenja jetë në dyqanin e tij në fshatin Lalm të Lezhës.

Ndërkohë, nëna e tij P. M, 72-vjeç pasi ka marrë lajmin për humbjen e jetës së djalit të saj, dyshohet se ka varur veten, raporton Tch.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 19:30 të mbrëmjes së djeshme, në lagjen Gurra, Lezhë, në dyqanin e tij me vegla pune, është gjetur pa shenja jete shtetasi A. M., 42 vjeç, banues në fshatin Lalm, Lezhë. Nga veprimet e para hetimore nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.

Ndërkohë, dyshohet se nëna e tij, shtetasja P. M., 72 vjeçe, pas marrjes së lajmit për humbjen e jetës së djalit të saj, në gjendje të rënduar psikologjike, dyshohet se ka varur veten e cila u gjet e pajetë nga familjarët në ambientet e banesës në fshatin Lalm i Ri, Lezhë.

Trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë, për kryerjen e ekspertizës mjekoligjore dhe përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës.

“ShqipĂ«ria BĂ«het” dhe e drejta pĂ«r tĂ« protestuar

Prej datĂ«s 8 dhjetor, lĂ«vizja “ShqipĂ«ria BĂ«het” proteston ditĂ«-natĂ« pĂ«rpara KryeministrisĂ«. Ata kĂ«rkojnĂ« dorĂ«heqjen e kryeministrit Edi Rama, pas skandaleve korruptive tĂ« njĂ«pasnjĂ«shme.

E drejta pĂ«r tubime Ă«shtĂ« e garantuar nga Kushtetuta dhe ligji, megjithatĂ«, Policia e Shtetit ka ndĂ«rhyrĂ« disa herĂ« duke hequr çadrat dhe njĂ« gjenerator qĂ« ishte dhuruar pĂ«r t’u ardhur nĂ« ndihmĂ« protestuesve.

Ekspertë ligjorë vlerësojnë se veprimet përbëjnë cenim të së drejtës për protestë.

“Arsyetimi i policisĂ« nuk ishte arsyetim ligjor”

Protesta nisi simbolikisht “me vetĂ«m njĂ« karrige”, sipas kryetarit tĂ« lĂ«vizjes, Adriatik Lapaj.

MĂ« 8 dhjetor, krahas organizimit tĂ« protestĂ«s, partia njoftoi policinĂ« pĂ«r vendosjen edhe tĂ« disa çadrave kampingu, tĂ« cilat do t’i ndihmonin protestuesit gjatĂ« natĂ«s. QĂ«llimi ishte pĂ«rballimi i kushteve tĂ« vĂ«shtira atmosferike.

Por, Drejtoria e PolicisĂ« TiranĂ« e refuzoi kĂ«rkesĂ«n. Sipas pĂ«rgjigjes qĂ« mban firmĂ«n e Drejtorit Elton Alushi, çadrat pengonin qarkullimin e emergjencave dhe transportin, njĂ« pretendim i cili Ă«shtĂ« hedhur poshtĂ« nga LĂ«vizja “ShqipĂ«ria BĂ«het”.

Nënkryetarja Dorina Prethi ka replikuar se çadrat do të përdoreshin vetëm natën.

“Duke qenĂ« se natyra e kĂ«saj proteste Ă«shtĂ« pa ndalim dhe kushtet atmosferike janĂ« tĂ« ashpra, veçanĂ«risht natĂ«n, ju informojmĂ« qĂ« do tĂ« pĂ«rdoren çadra kampingu vetĂ«m natĂ«n,” ka qenĂ« replika e Prethit.

Por, Policia e Shtetit duket se nuk e mori në konsideratë këtë replikë dhe njoftim të vazhdueshëm të Lëvizjes. Më 9 dhjetor, ajo ndërhyri duke marrë forcërisht çadrat e hapura nga protestuesit.

I njëjti veprim u përsërit më 12 dhjetor, ku policia ndërhyri sërish me forcë duke hequr çadrat pavarësisht se brenda tyre ndodheshin disa vajza protestuese.

Lexo: PĂ«rditĂ« para KryeministrisĂ«, protesta ndryshe e “ShqipĂ«ria BĂ«het”

Avokati Gentian Sejrani, i cili ka organizuar dhe ndërmjetësuar protesta të ndryshme nga shoqëria civile, e cilëson arsyetimin e policisë jo të argumentuar ligjërisht.

Sipas tij, policia kishte alternativa ligjore për menaxhimin e situatës. Devijimi i përkohshëm i qarkullimit ishte një prej tyre.

“Mund tĂ« vendosnin qoftĂ« dhe njĂ« polic gjatĂ« ditĂ«s, ose natĂ«s pĂ«r tĂ« orientuar kalimin e automjeteve,” komentoi Sejrani.

Protestuesit e LĂ«vizjes “ShqipĂ«ria BĂ«het” janĂ« vendosur nĂ« trotuarin poshtĂ« shkallĂ«ve kryesore tĂ« KryeministrisĂ«. ShkallĂ«t shĂ«rbejnĂ« kryesisht si hyrje e QendrĂ«s pĂ«r Hapje dhe Dialog, teksa Kryeministria organizon dhe kryen aktivitetet e pĂ«rditshme nga hyrja anĂ«sore dhe ajo e pasme e godinĂ«s.

MĂ« 15 dhjetor, gjatĂ« protestĂ«s sĂ« PartisĂ« Demokratike, policia kĂ«rkoi zhvendosjen e protestuesve tĂ« LĂ«vizjes “ShqipĂ«ria BĂ«het”.

Sipas avokatit Sejrani, masa u justifikua pĂ«r shmangien e pĂ«rplasjeve mes dy tubimeve. Ai theksoi si problematike faktin se Bashkia TiranĂ« nuk u Ă«shtĂ« pĂ«rgjigjur kĂ«rkesave pĂ«r t’u mundĂ«suar protestuesve energji elektrike.

Një gjeneratori i sjellë nga një përkrahës i lëvizjes nga Londra u hoq nga policia. Lapaj tha për Citizens.al se ishte e pakuptueshme se pse organizime dhe protesta të tjera furnizohen me energji ndërsa ata jo.

Ai e cilësoi situatën si trajtim të pabarabartë për bindje politike.

“ÇfarĂ« ndryshimi ka nga aparteidi i AfrikĂ«s sĂ« Jugut kjo, ku qytetarĂ«t trajtoheshin nĂ« dy kategori, nĂ« qytetarĂ« tĂ« bardhĂ« dhe me ngjyrĂ«, ndĂ«rkohĂ« ne trajtohemi nĂ« dy kategori pĂ«r shkak tĂ« bindjeve politike,” theksoi ai.

“Koha jote mbaroi!” ka qenĂ« thirrja e vazhdueshme e protestave tĂ« LĂ«vizjes “ShqipĂ«ria BĂ«het” e cila nĂ«nkupton dorĂ«heqjen e Kryeministrit Rama dhe vendosje ne njĂ« qeverie teknike pĂ«r dĂ«rgimin e vendit nĂ« zgjedhje tĂ« parakohshme.

Dhunë ndaj vajzave protestuese

Protestuesit e LĂ«vizjes “ShqipĂ«ria BĂ«het” raportojnĂ« katĂ«r pĂ«rplasje me policinĂ« nĂ« rreth dhjetĂ« ditĂ« protesta. Dy pĂ«r çadrat, njĂ« pĂ«r gjeneratorin dhe njĂ« gjatĂ« protestĂ«s sĂ« PD-sĂ«.

Edona Haklaj thotë se çadra u tërhoq pa u kontrolluar nëse kishte persona brenda. Ajo tregon për përdorim force edhe pas ndërhyrjes së kamerave të mediave.

“Edhe kur e morĂ«n vesh se ishim brenda, na dhunuan,” thotĂ« Haklaj.

“Kur tĂ« çlirohet politikisht ShqipĂ«ria, policinĂ« do ta ndajmĂ« nga pushteti dhe do ta kthejmĂ« vĂ«rtetĂ« siç ka emrin, tĂ« shtetit,” komentoi Lapaj rreth dhunĂ«s policore.

Sipas EdonĂ«s, me qasjen qĂ« Ă«shtĂ« parĂ« nga policia, nĂ« trotuarin e protestave tĂ« “ShqipĂ«ria BĂ«het”, lejohen vetĂ«m karrige dhe mjete tĂ« improvizuara mbrojtjeje nga i ftohti si pĂ«r shembull njĂ« rrethim prej kartoni qĂ« pengon erĂ«n. PĂ«rkundĂ«r kĂ«saj gjendjeje, ajo thekson se çadrat pĂ«rdoren gjerĂ«sisht si simbol proteste nĂ« botĂ«.

“Kemi pafund raste nĂ« botĂ« ku çadrat pĂ«rdoren edhe si simbolika! ËshtĂ« mjet qĂ« nuk ‘procedohet penalisht’ nĂ« asnjĂ« vend tĂ« botĂ«s,” theksoi ajo.

Sajmira Hoda, një tjetër protestuese e lëvizjes, ka zgjedhur të qëndrojë pavarësisht presioneve.

Ajo tregoi për Citizens.al se familja e saj jeton jashtë, por vetë ka zgjedhur të qëndroj për të dhënë një kontribut politik, për ndryshimin e situatës ku ndodhet vendi.

“Kishte policĂ« qĂ« tentuan tĂ« na preknin, por pĂ«r shkak tĂ« kamerave tĂ« shumta stepĂ«n, u thoja ‘Hiqni duart!” tregoi ajo.

Hoda thotë se familja e saj nuk është plotësisht dakord me qëndrimin gjatë natës jashtë, por ajo ka vendosur të qëndroj deri në fund.

“FrikĂ« nuk kam, pĂ«r shkak se po ushtroj tĂ« drejtĂ«n time. Kam marrĂ« parasysh çdo gjĂ«, qĂ« kur kam ardhur kĂ«tu,” theksoi ajo.

The post “ShqipĂ«ria BĂ«het” dhe e drejta pĂ«r tĂ« protestuar appeared first on Citizens.al.

U tha se SPAK i sekuestroi telefonin kryepolicit Proda, reagon Policia e Shtetit

✇Albeu
By: M C

Mesditën e kësaj të enjteje qarkulloi lajmi se agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, me urdhër të SPAK kanë sekuestruar telefonin e kreut të Policisë së Shtetit, Ilir Proda.

Lidhur me këtë zhvillim të fundit, Newsbomb i është drejtuar Policisë së Shtetit e cila ka mohuar këtë lajm. Zëdhënësi i Policisë, Genti Mullai, ka hedhur poshtë duke theksuar se lajmi i shpërndarë është bërë me qëllim dezinformimin e qytetarëve.

“Lajmi Ă«shtĂ« tĂ«rĂ«sisht i pavĂ«rtetĂ« dhe dashakeqĂ«s.”-tha ai shkurtimisht.

The post U tha se SPAK i sekuestroi telefonin kryepolicit Proda, reagon Policia e Shtetit appeared first on Albeu.com.

"Pse të kalosh ti i pari dhe jo unë?" Si nisi sherri mes nxënësve të shkollës 9-vjeçare në Sarandë



Zbardhen detaje nga sherri mes nxënësve të një shkolle 9-vjeçare në Sarandë.

NĂ« orĂ«t e para tĂ« mĂ«ngjesit tĂ« sotĂ«m, 13-vjeçari, S.G dhe 15-vjeçari R.H (i lĂ«nduari) janĂ« konfliktuar nĂ« ambientet e brendshme tĂ« shkollĂ«s nĂ« oborrin e shkollĂ«s jopublike ‘Dea’.

Fillimisht sherri ka nisur me fjalĂ« ‘pse tĂ« kalosh ti i pari dhe jo unë’. Pas kĂ«saj 13-vjeçari ka nxjerrĂ« thikĂ«n dhe ka qĂ«lluar 15-vjeçarin nĂ« pjesĂ«n e qafĂ«s.

Gazetarja e Top Channel, raporton se i lënduari ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Sakaq mësohet se 13-vjeçari nuk është kapur ende nga policia. /Euronews.al/

Pranga shqiptarit në Serbi/ I riu nga Dibra ishte në kërkim për dhunë ndaj gruas shtatzënë

Në janar të vitit 2025, dhunoi rëndë bashkëjetuesen e tij shtatzënë, lokalizohet dhe kapet në Serbi, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, 24-vjeçari.

NĂ« vijim tĂ« bashkĂ«punimit ndĂ«rmjet specialistĂ«ve tĂ« Interpol TiranĂ«s dhe specialistĂ«ve tĂ« Interpol Beogradit, u arrestua provizorisht nĂ« Serbi, nĂ« vijim tĂ« operacionit “The Wanted”, shtetasi shqiptar, K. M., 24 vjeç.

Ai ishte shpallur nĂ« kĂ«rkim ndĂ«rkombĂ«tar, pasi nĂ« muajin mars 2025, Gjykata e DibrĂ«s i caktoi masĂ«n e sigurisĂ« “Arrest nĂ« burg”, pĂ«r veprĂ«n penale “Plagosja e rĂ«ndĂ« me dashje”.

24-vjeçari akuzohet se në muajin janar 2025, dhunoi rëndë bashkëjetuesen e tij shtatzënë.

Vijon bashkëpunimi ndërmjet strukturave policore, me qëllim ekstradimin e 24-vjeçarit, në Shqipëri./abcnews.al

Dhunoi rëndë bashkëjetuesen e tij shtatzënë, 24-vjeçari shqiptar arrestohet në Serbi



Një shtetas shqiptar me inicialet K.M është arrestuar në Serbi, për llogari të drejtësisë shqiptare, pasi në janar të vitit 2025, dhunoi rëndë bashkëjetuesen e tij shtatzënë.

“NĂ« vijim tĂ« bashkĂ«punimit ndĂ«rmjet specialistĂ«ve tĂ« Interpol TiranĂ«s dhe specialistĂ«ve tĂ« Interpol Beogradit, u arrestua provizorisht nĂ« Serbi, nĂ« vijim tĂ« operacionit “The Wanted”, shtetasi shqiptar, K. M., 24 vjeç”, tha policia.

K.M ishte shpallur nĂ« kĂ«rkim ndĂ«rkombĂ«tar, pasi nĂ« muajin mars 2025, Gjykata e DibrĂ«s i caktoi masĂ«n e sigurisĂ« “Arrest nĂ« burg”, pĂ«r veprĂ«n penale “Plagosja e rĂ«ndĂ« me dashje”.

24-vjeçari akuzohet se nĂ« muajin janar 2025, dhunoi rĂ«ndĂ« bashkĂ«jetuesen e tij shtatzĂ«nĂ«. “Vijon bashkĂ«punimi ndĂ«rmjet strukturave policore, me qĂ«llim ekstradimin e 24-vjeçarit, nĂ« ShqipĂ«ri”, shtoi policia. /Telegrafi/


Përfundon punimet Asambleja e Dytë e SEPCA-s, nën presidencën e Policisë së Shtetit shqiptar

Gjatë Asamblesë së Dytë, mbajtur në Vlorë, me prezencën e drejtorëve të policive të Europës Juglindore, u diskutuan çështje të rëndësishme si: gjendja aktuale, drejtimet e së ardhmes dhe roli i SEPCA-s në lidhje me situatën e migracionit të parregullt; lufta kundër krimit të organizuar dhe forcimi i bashkëpunimit rajonal; lufta kundër trafikimit të drogave të forta;

synimi i SEPCA-s që të shërbejë si një sistem paralajmërimi i hershëm për flukse të mundshme të larta të migracionit të parregullt;

përfitimet nga informacioni i ndërsjellë dhe analizat e përbashkëta. Krerët e policive të Europës Juglindore u dakordësuan mbi rolin dhe rëndësinë e konsoliduar që tashmë SEPCA ka kundër krimit të organizuar me shtrirje ndërkombëtare. Ata shprehën angazhimin e tyre maksimal për të kontribuar që ky rol të rritet dhe SEPCA të arrijë rezultate edhe më impaktuese në betejat kundër trafikimit të lëndëve narkotike dhe emigrimit të kundërligjshëm.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen dhe kontributin e tyre gjatë këtij viti të presidencës së Policisë së Shtetit shqiptar.

Ai theksoi se angazhimi i të gjitha strukturave të Policisë së Shtetit, në funksion të misionit të SEPCA-s, nuk mbyllet me mbarimin e detyrës honorifike; përkundrazi, do të përforcohet, për të garantuar një partneritet të barabartë dhe profesional.

Ndërkaq, Drejtori i Policisë së Kosovës, Kolonel Gazmend Hoxha, i cili ishte i pranishëm për të dytën herë, me rolin e vëzhguesit, garantoi se Policia e Kosovës i ka të gjitha kapacitetet operacionale dhe organizative për të qenë tashmë pjesë integrale dhe e barabartë e SEPCA-s.

Gjithashtu, Drejtori Proda, gjatë momentit ceremonial të dorëzimit të presidencës së SEPCA-s Federatës së Bosnjë-Hercegovinës, theksoi nevojën reale që SEPCA ka për të pranuar Policinë e Kosovës si anëtare të saj me të drejta të plota.

Më tej, Drejtori u shpreh se vetëm duke funksionuar si një organizëm i vetëm, pa barriera dhe pa ndasi, mund të fitohen betejat kundër krimit rajonal dhe, më gjerë, kundër atij ndërkombëtar.

Zbardhen detajet, u gjet i djegur brenda mjetit të tij në Llogara, viktima një ish-efektiv policie



Detaje të tjera kanë dalë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Llogara në Vlorë, ku një person, i dyshuar si Artjol Xhelo, u gjet i vdekur brenda një makine që ishte përfshirë nga flakët.

Siç mësohet brenda automjetit nuk janë gjetur as armë dhe as gëzhoja, që mund të vërtetonin kryerjen e një vrasje.

Mësohet se pista e cila qëndron më tepër është vetëvrasja. Dyshohet se personi që humbi jetën ka qenë ish-efektiv policie.

Ndërkohë që dyshohet të ketë kryer aktin e vetëvrasjes në kushtet e depresionit, ndërsa origjina e tij është nga Berati.

Janë verifikuar kamerat e sigurisë në bizneset aty pranë dhe është parë se ka qenë i vetëm kur ka hyrë në Llogora.

Dyshimet janë se ka spërkatur mjetin me benzinë dhe është futur brenda tij, teksa është shkrumbuar nga flakët.

Ndërkohë Policia në vendngjarje pritet të konfirmojë nëse është kjo pista.

Po ashtu po hetohet dhe për ndonjë vrasje, dhe me pas e kane djegur personin. Ndërkohë qe po verifikohet shasia e mjetit tip BMW sepse targat janë shkrire nga zjarri.

❌