❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

BERLIN – Merz & Von der Leyen: BE dhe Kanadaja shtojnĂ« pĂ«rpjekjet pĂ«r paqen nĂ« UkrainĂ«

BERLIN, 30 dhjetor /ATSH-DPA/ – ZyrtarĂ« evropianĂ« dhe kanadezĂ« kanĂ« koordinuar pĂ«rpjekje tĂ« mĂ«tejshme pĂ«r tĂ« çuar pĂ«rpara procesin e paqes nĂ« UkrainĂ«, deklaruan sot kancelari gjerman Friedrich Merz dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

“Po e çojmĂ« pĂ«rpara procesin e paqes. Tani kĂ«rkohen transparencĂ« dhe ndershmĂ«ri nga tĂ« gjithĂ«, pĂ«rfshirĂ« RusinĂ«â€, shkroi Merz nĂ« platformĂ«n X.

Von der Leyen tha se ishte zhvilluar një diskutim i mirë lidhur me mbështetjen për Ukrainën, sigurinë e saj dhe rindërtimin e vendit, i cili po mbrohet nga një pushtim i plotë rus që prej vitit 2022.

“NĂ« fund tĂ« fundit, prosperiteti i njĂ« shteti tĂ« lirĂ« ukrainas qĂ«ndron nĂ« anĂ«tarĂ«simin nĂ« Bashkimin Evropian. Kjo Ă«shtĂ« gjithashtu njĂ« garanci kyçe sigurie nĂ« vetvete”, shkroi presidentja e Komisionit Evropian.

“Zgjerimi nuk pĂ«rfiton vetĂ«m vendet qĂ« anĂ«tarĂ«sohen, por, siç tregojnĂ« valĂ«t e njĂ«pasnjĂ«shme tĂ« zgjerimit, pĂ«rfiton e gjithĂ« Evropa”, shtoi Von der Leyen.

Megjithëse kohët e fundit janë zhvilluar bisedime mes presidentit amerikan Donald Trump, presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe udhëheqësit të Kremlinit Vladimir Putin, përpjekjet për paqe aktualisht janë zbehur nga akuzat ruse se Kievi ka shënjestruar vetë Putinin.

Moska pretendon se Ukraina ka tentuar një sulm me dron te dielen në mbrëmje ndaj rezidencës së Putin, akuzë që Ukraina e ka mohuar, duke deklaruar se një sulm i tillë nuk ka ndodhur. /Ad.Ab./ a.jor.

The post BERLIN – Merz & Von der Leyen: BE dhe Kanadaja shtojnĂ« pĂ«rpjekjet pĂ«r paqen nĂ« UkrainĂ« appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA – Trump mbĂ«shtet sulme tĂ« tjera izraelite, nĂ«se Irani zgjeron programin e raketave

UASHINGTON, 29 dhjetor /ATSH-DPA/ – Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi sot se do tĂ« mbĂ«shteste sulme tĂ« tjera izraelite ndaj Iranit, nĂ«se Teherani refuzonte njĂ« marrĂ«veshje tĂ« re bĂ«rthamore dhe vijon avancimin e programeve tĂ« raketave dhe armĂ«ve bĂ«rthamore.

“Tani dĂ«gjoj se Irani po pĂ«rpiqet tĂ« avancojĂ« programet raketore, dhe nĂ«se po, do tĂ« na duhet t’i godasim sĂ«rish”, tha Trump gjatĂ« njĂ« takimi me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu nĂ« rezidencĂ«n e tij Mar-a-Lago nĂ« Florida.

Trump sugjeroi se ndërhyrja do të ishte edhe më urgjente nëse përpjekjet diplomatike për të ndalur programin bërthamor të Iranit dështojnë.

“Do ta bĂ«jmĂ« menjĂ«herĂ«â€, u shpreh ai, duke iu referuar sulmeve tĂ« mundshme.

Ali Shamkhani, kĂ«shilltar i lartĂ« i udhĂ«heqĂ«sit Suprem tĂ« Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, reagoi nĂ« njĂ« postim nĂ« platformĂ«n X, duke thĂ«nĂ« se aftĂ«sitĂ« raketore dhe mbrojtĂ«se tĂ« Iranit “nuk janĂ« tĂ« kufizueshme dhe nuk varen nga lejet”.

“Çdo agresion do tĂ« pĂ«rballet me njĂ« pĂ«rgjigje tĂ« menjĂ«hershme dhe tĂ« ashpĂ«r, pĂ«rtej imagjinatĂ«s sĂ« planifikuesve tĂ« tij”,  shtoi ai.

Izraeli zhvilloi një lufte 12 ditore kundër Iranit në qershor, duke bombarduar objekte kyçe bërthamore në vend, në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara.

Pavarësisht  armëpushimit, një zgjidhje diplomatike e konfliktit mes dy armiqve të betuar nuk duket në horizont, ndërsa në të dy vendet kanë qarkulluar raportime për një rifillim të mundshëm të luftës.

Sipas burimeve izraelite, Irani po punon intensivisht për të rindërtuar arsenalin e tij të raketave, i cili, së bashku me programin bërthamor, shihet nga Izraeli si një kërcënim madhor./   /Ad.Ab./

The post SHBA – Trump mbĂ«shtet sulme tĂ« tjera izraelite, nĂ«se Irani zgjeron programin e raketave appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

ITALI – Roma konfirmon ndihmĂ«n ushtarake pĂ«r Kievin edhe nĂ« 2026

ROMË, 29 dhjetor /ATSH-DPA/ – Italia do tĂ« vazhdojĂ« tĂ« ofrojĂ« ndihmĂ« ushtarake pĂ«r UkrainĂ«n edhe vitin e ardhshĂ«m, pasi qeveria e djathtĂ« e kryeministres Giorgia Meloni miratoi sot njĂ« dekret qĂ« autorizon dorĂ«zimin e vazhdueshĂ«m tĂ« armĂ«ve dhe pajisjeve ushtarake pĂ«r Kievin.

Italia konsiderohet një nga partneret më të besueshme të Ukrainës brenda NATO-s.

Megjithatë, vendimi për vazhdimin e ndihmës ushtarake në 2026, që ishte parashikuar të miratohej në fillim të dhjetorit, u shty pas kundërshtimeve nga një nga partnerët e koalicionit.

Partia populiste e djathtĂ« “Lega”, e udhĂ«hequr nga zĂ«vendĂ«skryeministri Matteo Salvini, kĂ«rkoi ndryshime nĂ« tekst pĂ«r tĂ« theksuar mĂ« shumĂ« ndihmĂ«n civile dhe qĂ« dorĂ«zimi i armĂ«ve tĂ« shĂ«nohej qartĂ« si pĂ«r qĂ«llime mbrojtjeje.

Më pas qeveria ra dakord për ndryshime të vogla gjuhësore pa ndryshuar në mënyrë të ndjeshme përmbajtjen e dekretit, i cili gjithashtu parashikon zgjatjen e lejeve të qëndrimit për disa ukrainas në Itali.

Salvini është bërë gjithnjë e më kritik ndaj ndihmës ushtarake për Ukrainën.

Në nëntor, ai deklaroi se dërgimi i armëve nuk do ta zgjidhte konfliktin./  /Ad.Ab./ a.jor.

The post ITALI – Roma konfirmon ndihmĂ«n ushtarake pĂ«r Kievin edhe nĂ« 2026 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

TEL AVIV – Izraeli planifikon vendosjen e sistemeve me lazer nĂ« avionĂ«

TEL AVIV, 29 dhjetor /ATSH-DPA/ – Izraeli po planifikon tĂ« zhvillojĂ« mĂ« tej sistemin e tij tĂ« ri tĂ« interceptimit me laser me fuqi tĂ« lartĂ«, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« tĂ« mund tĂ« instalohet edhe nĂ« avionĂ«, pĂ«rveç pĂ«rdorimit nĂ« tokĂ«, tha sot njĂ« nga punonjĂ«sit e kĂ«rkimeve.

“Jemi tashmĂ« nĂ« gjeneratĂ«n tjetĂ«r”, tha  pĂ«r transmetuesin “Kan”,  Daniel Gold, kreu i kĂ«rkimeve dhe zhvillimit pĂ«r mbrojtjen.

Forcat izraelite morĂ«n dje sistemin e interceptimit me lazer me fuqi tĂ« lartĂ«, tĂ« njohur si “Iron Beam”, i cili do tĂ« integrohet nĂ« sistemet ekzistuese tĂ« mbrojtjes kundĂ«r raketave me shumĂ« shtresa.

Sistemi i lazerit u zhvillua nga kompanitĂ« izraelite tĂ« mbrojtjes “Elbit Systems “dhe “Rafael”, sipas MinistrisĂ« sĂ« Mbrojtjes.

“Iron Beam” Ă«shtĂ« dizajnuar pĂ«r tĂ« punuar paralel me sistemet ”Iron Dome”, ”David’s Sling” dhe ”Arrow”.

”Testet kanĂ« treguar se sistemi mund tĂ« ndalojĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« besueshme raketat, mortajat, avionĂ«t dhe dronĂ«t”, tha ministria, duke shtuar se funksionimi i tij Ă«shtĂ« dukshĂ«m mĂ« i lirĂ« se sistemet konvencionale me raketa./ /Ad.Ab./  a.jor.

The post TEL AVIV – Izraeli planifikon vendosjen e sistemeve me lazer nĂ« avionĂ« appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

IRAN – ShpĂ«rthejnĂ« protestat pĂ«r krizĂ«n ekonomike nĂ« vend

TEHERAN, 29 dhjetor /ATSH-DPA/ – Protestat nĂ« disa zona tĂ« kryeqytetit iranian vazhduan sot nĂ« ditĂ«n e dytĂ« rresht, ndĂ«rkohĂ« qĂ« zemĂ«rimi pĂ«r pĂ«rkeqĂ«simin e krizĂ«s ekonomike tĂ« vendit nxiti njerĂ«zit tĂ« dilnin nĂ« rrugĂ«.

DĂ«shmitarĂ«t thanĂ« se qindra pronarĂ« dyqanesh mbyllĂ«n bizneset e tyre dhe i ftuan tĂ« tjerĂ«t t’iu bashkohen protestave, tĂ« cilat nisĂ«n pasi valuta kombĂ«tare, monedha vendase, riali, ra nĂ« njĂ« nivel rekord brenda pak orĂ«sh, duke paralizuar tregtinĂ« dhe duke lĂ«nĂ« tregjet dhe tregtarĂ«t nĂ« njĂ« gjendje konfuzioni.

Ajo qĂ« filloi si njĂ« protestĂ« ekonomike shpejt u kthye nĂ« njĂ« manifestim politik, me thirrje si “Vdekje diktatorit” kundĂ«r sistemit islamik.

Sipas dëshmitarëve, policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat.

Demonstratat sot  thuhet se u bënë më të mëdha dhe më sfiduese.

DĂ«shmitarĂ«t raportuan se protestuesit brohorisnin sloganet kundĂ«r sistemit islamik dhe qeverisĂ«, madje duke kĂ«rkuar rikthimin e monarkisĂ« me thirrje “RroftĂ« mbreti”.

Mediet lokale e pranuan me kujdes ekzistencën e protestave në disa pazare dhe qendra tregtare në Teheran, por shmangën raportimin për sloganet e ashpra politike.

Video të shpërndara në rrjetet sociale treguan turma të mëdha, megjithëse nuk mund të verifikoheshin në mënyrë të pavarur.

VĂ«zhguesit thonĂ« se pĂ«rshkallĂ«zimi i papritur mund tĂ« jetĂ« nxitur nga deklaratat e ministrit tĂ« JashtĂ«m, Abbas Araghchi, i cili pĂ«rshkroi sanksionet ndĂ«rkombĂ«tare ndaj Iranit si njĂ« “problem, por edhe njĂ« bekim pĂ«r popullin”.

Inflacioni në Iran ka arritur prej muajsh nivele astronomike që e bëjnë të pamundur blerjen e artikujve bazë.

Qiratë e larta gjithashtu kanë detyruar shumë të rinj iranianë të kthehen në shtëpitë e prindërve të tyre./   /Ad.Ab./ a.jor.

The post IRAN – ShpĂ«rthejnĂ« protestat pĂ«r krizĂ«n ekonomike nĂ« vend appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

RUSI – Putin: Sulmi ukrainas mund tĂ« pĂ«rmbysĂ« negociatat pĂ«r paqe

MOSKË/KIEV, 20 dhjetor /ATSH -DPA/ – Presidenti rus, Vladimir Putin, i deklaroi presidentit amerikan Donald Trump se synon tĂ« rishikojĂ« pozicionin e tij nĂ« negociatat pĂ«r pĂ«rfundimin e luftĂ«s nĂ« UkrainĂ«, pas njĂ« sulmi tĂ« pretenduar nga Kievi ndaj njĂ« prej rezidencave tĂ« tij, sipas Kremlinit.

Yuri Ushakov, këshilltar për politikën e jashtme i Putinit, tha se Trump dhe Putin kanë biseduar përsëri sot, pas takimit dje mes presidentit amerikan dhe presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky në Florida.

Gjatë bisedës telefonike, lideri rus informoi Trumpin se forcat ukrainase supozohet se kanë tentuar të sulmojnë një prej rezidencave të tij presidenciale në rajonin perëndimor të Novgorodit me dhjetëra dronë, një pretendim që u hodh menjëherë poshtë nga Kievi.

Ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov, tha se sulmi dje në mbrëmje nuk shkaktoi dëme apo të lënduar, me mbrojtjen ajrore ruse që shkatërroi të gjithë dronët.

Ai akuzoi udhëheqjen ukrainase për praktikimin e terrorizmit shtetëror dhe tha se objektivat për sulme hakmarrëse në Ukrainë tashmë ishin identifikuar.

Ushakov tha se Trump ishte tronditur nga rrëfimi i Putinit.

“NĂ« pamje tĂ« terrorizmit shtetĂ«ror tĂ« ushtruar nga Kievi, pala ruse nuk mund tĂ« veprojĂ« ndryshe”, theksoi kĂ«shilltari, duke iu referuar njĂ« ndryshimi tĂ« mundshĂ«m tĂ« pozicionit negociues tĂ« RusisĂ«.

”Putin i theksoi Trumpit se pala ruse dĂ«shiron tĂ« vazhdojĂ« tĂ« punojĂ« ngushtĂ« me partnerĂ«t amerikanĂ« pĂ«r tĂ« gjetur mĂ«nyra pĂ«r tĂ« arritur paqen”, sipas Ushakov.

NdĂ«rkohĂ«, Zelensky hodhi poshtĂ« pretendimet e MoskĂ«s si “gĂ«njeshtra tipike ruse” nĂ« disa postime nĂ« rrjetet sociale.

Ai tha se Kremlini po përdorte sulmin e trilluar si një pretekst për të përgatitur sulme ruse mbi ndërtesat qeveritare në Kiev.

MegjithĂ«se Trump siguroi se njĂ« marrĂ«veshje “mund tĂ« jetĂ« shumĂ« afĂ«r”, takimi i sĂ« dielĂ«s me Zelenskyn pĂ«rfundoi pa asnjĂ« rezultat tĂ« prekshĂ«m.

Sipas Ushakov, Trump gjithashtu informoi Putinin për bisedimet e djeshme me Zelenskyn./ /Ad.Ab./ a.jor.

The post RUSI – Putin: Sulmi ukrainas mund tĂ« pĂ«rmbysĂ« negociatat pĂ«r paqe appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BRUKSEL – BE: Normalizimi i marrĂ«dhĂ«nieve KosovĂ«-Serbi e vetmja mĂ«nyrĂ« qĂ« palĂ«t tĂ« pĂ«rparojnĂ« nĂ« rrugĂ«n evropiane

SHKUP, 29 dhjetor /ATSH-AA/ – Pas zgjedhjeve tĂ« djeshme tĂ« mbajtura nĂ« KosovĂ«, Bashkimi Evropian ka pĂ«rshĂ«ndetur zhvillimin e tyre dhe ka kĂ«rkuar formimin e shpejtĂ« tĂ« institucioneve nĂ« vend dhe pĂ«rshpejtimin e reformave evropiane.

Në një deklarate të përbashkët, shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas dhe komisionerja për zgjerimin, Marta Kos, përshëndetën pjesëmarrjen aktive të të gjitha komuniteteve dhe partive të tyre politike në zgjedhje.

Kallas dhe Kos theksuan se procesi zgjedhor tregoi njĂ« “angazhim tĂ« fortĂ« ndaj parimeve demokratike”.

“Pas ngĂ«rçit politik pas zgjedhjeve tĂ« shkurtit tĂ« vitit 2025, ne presim me padurim formimin e shpejtĂ« tĂ« Kuvendit dhe qeverisĂ« sĂ« re dhe vazhdimin e angazhimit tonĂ« me autoritetet. Qeveria e re duhet tĂ« dyfishojĂ« pĂ«rpjekjet e saj pĂ«r reformat shumĂ« tĂ« nevojshme qĂ« kanĂ« tĂ« bĂ«jnĂ« me BE-nĂ«â€, theksuan pĂ«rfaqĂ«sueset e BE-sĂ«.

Ato gjithashtu i bënë thirrje Kuvendit që sapo të formohet të ratifikojë marrëveshjet që lidhen me Planin e Rritjes, përkatësisht instrumentin e BE-së për Ballkanin Perëndimor me afat të kufizuar, i miratuar për periudhën 2024-2027, në mënyrë që të shfrytëzohen plotësisht të gjitha mundësitë që ofron ky plan, në dobi të popullatës së saj.

“Normalizimi i marrĂ«dhĂ«nieve mes KosovĂ«s dhe SerbisĂ«, i lehtĂ«suar nga Bashkimi Evropian, vazhdon tĂ« mbetet e vetmja mĂ«nyrĂ« qĂ« tĂ« dyja palĂ«t tĂ« arrijnĂ« pĂ«rparim nĂ« rrugĂ«t e tyre evropiane”, theksuan mĂ« tej, duke u shprehur qĂ« tĂ« gjitha obligimet qĂ« rrjedhin nga MarrĂ«veshja pĂ«r RrugĂ«n drejt Normalizimit, si dhe tĂ« gjitha marrĂ«veshjet e mĂ«parshme tĂ« Dialogut, tĂ« zbatohen pa vonesa apo parakushte tĂ« mĂ«tejshme

Po ashtu ato rikujtuan se BE-ja po ecën përpara me heqjen e masave ndaj Kosovës, duke përmendur se 216 milionë euro ndihmë financiare tashmë janë disbursuar pas transferimit të rregullt të qeverisjes lokale pas zgjedhjeve të fundit lokale dhe synimin për të disbursuar edhe 205 milionë euro shtesë në fillim të vitit të ardhshëm./  /Ad.Ab./

The post BRUKSEL – BE: Normalizimi i marrĂ«dhĂ«nieve KosovĂ«-Serbi e vetmja mĂ«nyrĂ« qĂ« palĂ«t tĂ« pĂ«rparojnĂ« nĂ« rrugĂ«n evropiane appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

GREQI – FermerĂ«t bllokojnĂ« sĂ«rish rrugĂ«t, pas pĂ«rshkallĂ«zimit tĂ« protestave

ATHINË, 29 dhjetor /ATSH-ANA/ –  Protestat e fermerĂ«ve nĂ« bllokadĂ«n e Bralos u  pĂ«rshkallĂ«zuan sot, pas njĂ« vendimi unanim tĂ« mbledhjes sĂ« pĂ«rgjithshme qĂ« u zhvillua mbrĂ«mĂ«.

Fermerët vendosën të vazhdojnë me një bllokim dyorësh të rrugëve dytësore dhe hyrjeve në rrjetin kombëtar dhe provincial.

Vendimi u mor në një atmosferë të tensionuar, pasi ishin bërë njoftime në orët e mëparshme sipas të cilave përfaqësuesit e tyre kishin marrë pjesë në takimin e Epanomit dhe kishin nënshkruar tekstin përkatës.

Mbledhja e pĂ«rgjithshme e mohoi kategorikisht kĂ«tĂ«, duke sqaruar se “prania e tyre nĂ« Epanomi ishte vetĂ«m si vĂ«zhgues dhe pa asnjĂ« autorizim apo vendim pĂ«r bllokadĂ«n”.

Njëkohësisht, ata deklaruan se mbështesin plotësisht Komitetin Panhelenik të Bllokadave, në të cilin marrin pjesë, dhe identifikohen plotësisht me vendimet dhe kuadrin që është rënë dakord, duke refuzuar çdo interpretim tjetër.

Në vendimin e tyre, ata përsëritën se, pavarësisht përshkallëzimit të protestave, do të vazhdojnë të tregojnë përgjegjësi shoqërore, duke lehtësuar trafikun në pamje të largimit dhe kthimit të udhëtarëve gjatë festave./   /Ad.Ab./ a.jor.

The post GREQI – FermerĂ«t bllokojnĂ« sĂ«rish rrugĂ«t, pas pĂ«rshkallĂ«zimit tĂ« protestave appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – FIFA: Mbi 150 milionĂ« aplikime pĂ«r biletat e BotĂ«rorit

BERLIN, 29 dhjetor /ATSH-DPA/ – FIFA ka marrĂ« mbi 150 milionĂ« aplikime pĂ«r biletat e BotĂ«rorit tĂ« vitit tĂ« ardhshĂ«m, nĂ« gjysmĂ«n e fazĂ«s sĂ« fundit tĂ« shitjes sĂ« tyre.

Organizata më e lartë e futbollit bëri të ditur sot se aplikimet kanë ardhur nga mbi 200 vende dhe territore.

FIFA njoftoi se turneu në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada është mbi kapacitet me 30 herë më shumë kërkesa sesa vendet e disponueshme dhe se numri i aplikimeve është 3,4 herë më i madh se pjesëmarrja totale në të gjitha botëroret e mëparshme që nga edicioni i parë në 1930-n.

“Kjo pĂ«rgjigje e jashtĂ«zakonshme nga tifozĂ«t pasionantĂ« Ă«shtĂ« njĂ« tregues i vĂ«rtetĂ« i dashurisĂ« globale pĂ«r futbollin tonĂ«â€, tha presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.

Faza e fundit e shitjes filloi më 11 dhjetor dhe do të zgjasë deri më 13 janar, pas së cilës biletat do të vendosen me short.

Kjo është hera e parë që shumica e ndeshjeve të grupeve janë të njohura që nga shorti i 5 dhjetorit.

Ka më shumë bileta në dispozicion se në edicionet e mëparshme, pasi Botërori është zgjeruar nga 32 në 48 ekipe dhe nga 64 në 104 ndeshje.

Procesi i shitjes nuk ka kaluar pa polemika, pasi grupet e tifozëve kritikuan çmimet e larta të biletave.

FIFA më pas prezantoi disa bileta me çmim 60 dollarë për tifozët që aplikojnë për biletat nga kontingjenti i ekipeve pjesëmarrëse./  /Ad.Ab./ a.jor.

The post FOKUS – FIFA: Mbi 150 milionĂ« aplikime pĂ«r biletat e BotĂ«rorit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SPANJË – Tre tĂ« vdekur nga reshjet e dendura nĂ« Andaluzi

MADRID, 29 dhjetor /ATSH/ – Reshjet e dendura tĂ« shiut nĂ« rajonin jugor spanjoll tĂ« AndaluzisĂ« kanĂ« shkaktuar tre  tĂ« vdekur dhe qindra ndĂ«rhyrje tĂ« shĂ«rbimeve emergjente, njoftuan sot  autoritetet rajonale, sipas Euronews.

Viktima e parë u gjet në Alhaurín El Grande, në provincën e Malagës, pasi ishte zhdukur bashkë me një person tjetër kur automjeti  i tyre u mor nga rrjedha e një lumi.

Garda Civile, zjarrfikësit, Mbrojtja Civile dhe shërbime të tjera emergjente zhvilluan operacione kërkim-shpëtimi.

Trupi i personit të dytë u gjet rreth mesditës.

Dy viktimat ishin 53 dhe 54 vjeç.

Ndërkohë, u konfirmua edhe gjetja e trupit të një 18-vjeçari të raportuar të zhdukur në Ilora, në provincën e Granadës.

Malaga regjistroi numrin më të lartë të incidenteve, gjithsej 343, e ndjekur nga Granada me 58 dhe Almería me 48.

Provinca të tjera të Andaluzisë raportuan incidente sporadike.

Rastet më të shpeshta përfshinin përmbytje banesash, garazhesh dhe rrugësh, mbyllje akseve rrugore, automjete të bllokuara nga uji dhe balta, si dhe rrëshqitje gurësh, veçanërisht në zona rurale dhe malore.

Qeveria rajonale aktivizoi Planin e Emergjencës për Rrezikun nga Përmbytjet për të koordinuar burimet dhe për të garantuar sigurinë publike. Gjithsej 36 bashki andaluziane zbatuan plane territoriale të mbrojtjes civile, kryesisht në provincat më të goditura nga reshjet.

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, u bëri thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar. Shërbimet emergjente vijuan të rekomandojnë vigjilencë maksimale, edhe pse kushtet e motit janë përmirësuar dhe shumica e paralajmërimeve janë çaktivizuar.

Autoritetet këshilluan shmangien e udhëtimeve të panevojshme dhe ndaluan kalimin në zona të përmbytura ose pranë rrjedhave aktive të ujit./   /Ad.Ab./  a.jor.

The post SPANJË – Tre tĂ« vdekur nga reshjet e dendura nĂ« Andaluzi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

GAZA – Hamasi konfirmon vrasjen e pesĂ« zyrtarĂ«ve tĂ« lartĂ« nga Izraeli

GAZA/TEL AVIV, 29 dhjetor /ATSH-DPA/ – Grupi ekstremist palestinez Hamas konfirmoi sot  zyrtarisht vdekjen e pesĂ« anĂ«tarĂ«ve tĂ« lartĂ« tĂ« tij gjatĂ« sulmeve izraelite nĂ« Rripin e GazĂ«s, pĂ«rfshirĂ« vĂ«llanĂ« e Yehya al-Sinwarit, i konsideruar gjerĂ«sisht si arkitekti i sulmeve tĂ« 7 tetorit.

Mes tĂ« vrarĂ«ve Ă«shtĂ« Mohammed al-Sinwar, si edhe Abu Obeida, ish-zĂ«dhĂ«nĂ«s i brigadave ”Al-Qassam”, krahu ushtarak i Hamasit, si dhe komandanti i lartĂ« Raed Saad.

Izraeli kishte njoftuar vrasjen e Saadit më 13 dhjetor, ndërsa ushtria izraelite raportoi që në qershor se kishte gjetur eshtrat e al-Sinwarit në një tunel nëntokësor në Gaza.

Raed Saad konsiderohej planifikuesi kryesor i sulmeve të 7 tetorit 2023 në jug të Izraelit, ku u vranë rreth 1 200 persona dhe më shumë se 250 të tjerë u rrëmbyen dhe u dërguan në Rripin e Gazës.

Në kuadër të fushatës ushtarake që pasoi, Izraeli ka vrarë disa drejtues të Hamasit në Gaza, përfshirë Yehya al-Sinwarin dhe komandantin e lartë Mohammed Deif. Shefi politik i grupit, Ismail Haniyeh, u vra vitin e kaluar në një sulm në Teheran.

Ushtria izraelite vazhdon të synojë udhëheqjen e Hamasit në Gaza, pavarësisht armëpushimit që hyri në fuqi më 10 tetor.

Ndërkohë, Khalil al-Haya, zyrtari më i lartë i Hamasit jashtë territorit palestinez, kalon pjesën më të madhe të kohës në Katar. Ai vazhdon të kryesojë delegacionin e Hamasit në negociatat indirekte me Izraelin, pasi i mbijetoi një sulmi izraelit ndaj një grupi zyrtarësh të Hamasit në Doha në dhjetor./   /Ad.Ab./ a.jor.

The post GAZA – Hamasi konfirmon vrasjen e pesĂ« zyrtarĂ«ve tĂ« lartĂ« nga Izraeli appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

RUSI – Kremlini: Negociatat pĂ«r paqen nĂ« UkrainĂ« nĂ« fazĂ«n pĂ«rfundimtare

MOSKË, 29 dhjetor /ATSH-DPA/ – Moska beson se paqja nĂ« UkrainĂ« po afrohet dhe pajtohet me vlerĂ«simin e presidentit amerikan, Donald Trump se palĂ«t ndĂ«rluftuese janĂ« pranĂ« njĂ« zgjidhjeje dhe se negociatat kanĂ« hyrĂ« nĂ« fazat e tyre pĂ«rfundimtare, deklaroi sot pĂ«r agjencitĂ« ruse tĂ« lajmeve zĂ«dhĂ«nĂ«si i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Megjithatë, ai nuk specifikoi se cilat opsione të planit të paqes po diskuton aktualisht Moska me Uashingtonin.

Drafti fillestar me 28 pika u reduktua në 20, pas kundërshtimeve nga evropianët dhe ukrainasit.

Trump foli me presidentin rus Vladimir Putin përpara se të takohej dje me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Peskov tha se njĂ« tjetĂ«r telefonatĂ« pritet tĂ« zhvillohet “nĂ« njĂ« tĂ« ardhme shumĂ« tĂ« afĂ«rt”, pa dhĂ«nĂ« detaje tĂ« mĂ«tejshme.

Deklaratat e Peskovit nuk tregojnë ndonjë lëshim nga pala ruse. Moska vazhdon të këmbëngulë në kërkesat e saj maksimale, përfshirë pretendimet territoriale ndaj Ukrainës.

“Rusia po shqyrton pĂ«rfundimin e konfliktit ushtarak me synimin pĂ«r tĂ« arritur objektivat e saj”, tha zĂ«dhĂ«nĂ«si, duke theksuar sĂ«rish se Moska nuk do tĂ« devijojĂ« nga qĂ«llimet e saj.

Peskov iu pĂ«rgjigj kĂ«rkesĂ«s sĂ« Zelenskyt pĂ«r njĂ« “Plan B” rus me njĂ« kĂ«rcĂ«nim, duke vĂ«nĂ« nĂ« dukje se Ă«shtĂ« Ukraina ajo qĂ« vazhdon tĂ« humbasĂ« territor.

“Dhe nesĂ«r, situata do tĂ« jetĂ« ndryshe nga ajo qĂ« mbizotĂ«ron sot”, tha ai, duke lĂ«nĂ« tĂ« kuptohet se Rusia mund t’i ashpĂ«rsojĂ« kĂ«rkesat e saj nĂ«se Ukraina nuk tĂ«rhiqet shpejt.

Pavarësisht deklarimeve për gatishmëri për negociata, Putin vazhdon të pretendojë rajonin lindor të Donbasit në Ukrainë, edhe pse Moska ende nuk ka arritur kontroll të plotë ushtarak mbi këtë zonë industriale./   /Ad.Ab./ a.jor.

The post RUSI – Kremlini: Negociatat pĂ«r paqen nĂ« UkrainĂ« nĂ« fazĂ«n pĂ«rfundimtare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – Greqia, Izraeli dhe Qiproja intensifikojnĂ« manovrat e pĂ«rbashkĂ«ta nĂ« Mesdheun Lindor

ATHINË, 29 dhjetor /ATSH/ – Greqia, Izraeli dhe Qiproja do tĂ« shtojnĂ« manovrat e pĂ«rbashkĂ«ta ajrore dhe detare nĂ« Mesdheun lindor gjatĂ« vitit 2026, duke thelluar bashkĂ«punimin e tyre nĂ« fushĂ«n e mbrojtjes, bĂ«nĂ« tĂ« ditur sot zyrtarĂ« ushtarakĂ« grekĂ«, sipas Reuters.

Tre vendet e Mesdheut lindor janë afruar ndjeshëm gjatë dekadës së fundit përmes stërvitjeve të përbashkëta ushtarake, prokurimeve në mbrojtje dhe bashkëpunimit energjetik, zhvillime që ndiqen nga afër nga rivali rajonal, Turqia.

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Greqisë (GEETHA) njoftoi se javën e kaluar, në Qipro, zyrtarë të lartë ushtarakë nga të tre vendet nënshkruan një plan të përbashkët veprimi për bashkëpunim në mbrojtje, pa dhënë detaje të tjera.

Marrëveshja pason një takim në Jerusalem mes kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis, presidentit qipriot Nikos Christodoulides dhe kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, ku u nënshkrua një marrëveshje për forcimin e sigurisë detare dhe avancimin e projekteve të ndërlidhjes energjetike.

NjĂ« zyrtar i lartĂ« grek, i njohur me çështjen, tha se marrĂ«veshja ushtarake do tĂ« pĂ«rfshijĂ« stĂ«rvitje tĂ« pĂ«rbashkĂ«ta detare dhe ajrore, si edhe transferim tĂ« njohurive nga Izraeli drejt GreqisĂ« dhe Qipros pĂ«r t’u pĂ«rballur me kĂ«rcĂ«nime “asimetrike” dhe “simetrike”.

“Greqia dhe Izraeli do tĂ« intensifikojnĂ« stĂ«rvitjet e pĂ«rbashkĂ«ta pas armĂ«pushimit nĂ« Gaza, me pjesĂ«marrjen e Qipros”, tha zyrtari, duke shtuar se Athina planifikon tĂ« marrĂ« pjesĂ« nĂ« stĂ«rvitjen detare izraelite “Noble Dina” nĂ« muajt nĂ« vijim nĂ« Mesdheun lindor.

Nga qeveria qipriote nuk pati koment të menjëhershëm, por partia kryesore e opozitës, AKEL (Komuniste), shprehu rezerva.

“Christodoulides po thellon bashkĂ«punimin ushtarak-politik me Izraelin pa marrĂ« parasysh rreziqet dhe pasojat e kĂ«saj zgjedhjeje”, thuhet nĂ« deklaratĂ«n e saj.

Greqia dhe Qiproja kanë blerë tashmë sisteme raketore nga Izraeli me vlerë miliarda euro.

Athina po ashtu Ă«shtĂ« nĂ« bisedime pĂ«r tĂ« blerĂ« nga Izraeli sisteme kundĂ«rajrore dhe kundĂ«r-raketore me rreze tĂ« mesme dhe tĂ« gjatĂ« veprimi pĂ«r njĂ« sistem tĂ« planifikuar shumĂ«-shtresor tĂ« mbrojtjes ajrore dhe kundĂ«r dronĂ«ve, tĂ« njohur si “Mburoja e Akilit”, me kosto tĂ« vlerĂ«suar rreth tre miliardĂ« euro (3,5 miliardĂ« dollarĂ«).

Këtë muaj, parlamenti grek miratoi blerjen e 36 sistemeve të artilerisë raketore PULS nga Izraeli, për të forcuar mbrojtjen përgjatë kufirit verilindor të Greqisë me Turqinë dhe në ishujt grekë të detit Egje./   /Ad.Ab./

The post FOKUS – Greqia, Izraeli dhe Qiproja intensifikojnĂ« manovrat e pĂ«rbashkĂ«ta nĂ« Mesdheun Lindor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – Tajlanda dhe Kamboxhia bisedime paqeje nĂ« KinĂ«

PEKIN, 28 dhjetor /ATSH -DPA/ Ministrat e jashtëm të Tajlandës dhe Kamboxhias kanë mbërritur në Kinë për bisedime diplomatike, pasi dy vendet fqinje ranë dakord për një armëpushim pas disa javësh përplasjesh kufitare, njoftuan sot zyrtarët.

Takimet mbahen sot dhe nesĂ«r nĂ« provincĂ«n jugperĂ«ndimore kineze Yunnan, nĂ«n drejtimin e ministrit tĂ« JashtĂ«m tĂ« KinĂ«s, Wang Yi, raportoi agjencia shtetĂ«rore e lajmeve “Xinhua” duke cituar MinistrinĂ« e Jashtme kineze.

Në bisedimet dypalëshe me homologun kamboxhian, Prak Sokhonn, Wang Yi u bëri thirrje palëve të punojnë për një armëpushim gjithëpërfshirës dhe afatgjatë, si dhe për rindërtimin e besimit të ndërsjellë.

Nga ana e tij, Sokhonn shprehu shpresën se bisedimet trepalëshe do të kontribuojnë në arritjen e një paqeje të përhershme mes dy vendeve.

Në konsultime pritet të marrin pjesë edhe përfaqësues të forcave të armatosura të Kinës, Tajlandës dhe Kamboxhias, me synimin për të forcuar zbatimin e armëpushimit, për të rifilluar shkëmbimet dhe për të ndërtuar besim politik mes vendeve fqinje.

Ministria e Jashtme kineze theksoi se Pekini synon të ofrojë një platformë dialogu dhe të luajë një rol konstruktiv në stabilizimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Ftesa e Kinës vjen një ditë pasi Tajlanda dhe Kamboxhia ranë dakord për një armëpushim të menjëhershëm, i cili u formalizua me nënshkrimin e një deklarate të përbashkët nga ministrat e mbrojtjes të të dyja vendeve.

Sipas MinistrisĂ« sĂ« Jashtme tĂ« TajlandĂ«s, marrĂ«veshja parashikon qĂ« armĂ«pushimi tĂ« monitorohet pĂ«r 72 orĂ« pĂ«r tĂ« garantuar zbatimin e tij, ndĂ«rsa raportimet e sotme tregojnĂ« se ai po respektohet. ShumĂ« banorĂ« tĂ« zhvendosur nga dhuna tashmĂ« janĂ« kthyer nĂ« fshatrat e tyre pĂ«rgjatĂ« kufirit, raportoi gazeta “Bangkok Post”. /Ad.Ab./

The post FOKUS – Tajlanda dhe Kamboxhia bisedime paqeje nĂ« KinĂ« appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

MOSKË – Trump dhe Putin: ArmĂ«pushimi vetĂ«m do tĂ« zgjaste luftĂ«n nĂ« UkrainĂ«

MOSKË, 28 dhjetor /ATSH – DPA/-Rusia deklaroi se presidenti amerikan Donald Trump ka rĂ«nĂ« dakord me presidentin Vladimir Putin se njĂ« armĂ«pushim i pĂ«rkohshĂ«m nĂ« UkrainĂ« vetĂ«m “do tĂ« zgjaste” konfliktin dhe “rrezikonte njĂ« rinisje tĂ« luftimeve”, gjatĂ« njĂ« bisedĂ« telefonike midis dy liderĂ«ve tĂ« zhvilluar sot.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili po zhvillon aktualisht bisedime me Trump nĂ« resortin e tij Mar-a-Lago nĂ« Florida, kishte propozuar mĂ« parĂ« njĂ« armĂ«pushim 60-ditor pĂ«r t’u dhĂ«nĂ« ukrainasve mundĂ«sinĂ« tĂ« votonin pĂ«r njĂ« plan paqeje tĂ« mundshĂ«m nĂ« njĂ« referendum.

Moska ka deklaruar prej kohësh se dëshiron të shkojë direkt te një marrëveshje përfundimtare pa kaluar përmes një armëpushimi paraprak.

Ndërkohë, Putin ka pranuar të vazhdojë bisedimet për gjetjen e një zgjidhjeje për konfliktin si pjesë e grupeve të punës të krijuara për këtë qëllim, sipas këshilltarit të tij për politikën e jashtme, Yuri Ushakov, raporton agjencia shtetërore ruse TASS. /Ad.Ab./

The post MOSKË – Trump dhe Putin: ArmĂ«pushimi vetĂ«m do tĂ« zgjaste luftĂ«n nĂ« UkrainĂ« appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA – Trump dhe Zelensky takohen pĂ«r bisedime rreth paqes nĂ« UkrainĂ«


FLORIDA, 28 dhjetor /ATSH/ – Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ndodhet nĂ« Florida pĂ«r bisedime me presidentin Donald Trump nĂ« rezidencĂ«n e tij Mar-a-Lago, sipas BBC.

Dy liderët po diskutojnë një version të përditësuar të planit të paqes, të ndërmjetësuar nga SHBA-ja, i cili ende nuk është mbështetur nga Moska.

“ShumĂ« gjĂ«ra mund tĂ« vendosen para Vitit tĂ« Ri”, tha Zelensky, duke shtuar se Rusia ka kryer mijĂ«ra sulme gjatĂ« kĂ«saj jave.

PĂ«rpara takimit, Trump ka zhvilluar njĂ« bisedĂ« telefonike me presidentin rus Vladimir Putin, tĂ« cilĂ«n e pĂ«rshkroi si “shumĂ« produktive”.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky falĂ«nderoi Donald Trump pĂ«r pritjen nĂ« Florida, duke thĂ«nĂ« se shpreson qĂ« bisedimet tĂ« “sjellin paqen sa mĂ« shpejt tĂ« jetĂ« e mundur”.

Duke shpjeguar arsyen e takimit në Florida, Zelensky tha se ekipet e tyre kanë punuar prej kohësh mbi një plan paqeje me 20 pika dhe se takimi i sotëm është i përqendruar te diskutimi i strategjive për ta çuar këtë plan përpara.

I pyetur nëse beson se do të ketë lëshime territoriale në kuadër të një marrëveshjeje të mundshme, presidenti ukrainas u tregua i rezervuar, duke theksuar se kjo çështje do të diskutohet gjatë bisedimeve të sotme.

Ndër zyrtarët ukrainas që shoqërojnë Zelenskyn në takimin me Trump ështe edhe ministri i Ekonomisë, Oleksii Sobolev, çka sugjeron se bisedimet do të përqendrohen pjesërisht te rindërtimi i Ukrainës pas luftës.

Trump la tĂ« kuptohet se ky proces mund tĂ« sjellĂ« pĂ«rfitime tĂ« mĂ«dha ekonomike.“Ka  potencial pĂ«r fitime tĂ« mĂ«dha,” u shpreh Trump.

Vëzhguesit vunë re se një skenar i ngjashëm ishte ndjekur edhe në tetor, gjatë vizitës së fundit të Zelenskyt në SHBA, kur Trump foli fillimisht me Putinin përpara takimit me liderin ukrainas. Pas atij takimi, Trump hezitoi të furnizonte Ukrainën me raketa me rreze të gjatë veprimi dhe shtyu Kievin drejt një marrëveshjeje paqeje.

Këtë herë, Zelensky ka ardhur me një propozim konkret paqeje, që përfshin ide të debatueshme si krijimi i një zone të çmilitarizuar në rajonin e Donetskut dhe ndarja e operimit të centralit bërthamor të Zaporizhas, i cili aktualisht ndodhet nën kontrollin rus, me Shtetet e Bashkuara.

Pas bisedimeve të Trump me Putinin para dhe pas negociatave të sotme, pritet të shihet reagimi i presidentit amerikan ndaj këtyre propozimeve.

Duke iu pĂ«rgjigjur pyetjeve tĂ« gazetarĂ«ve pĂ«rpara takimit, Trump u pĂ«rpoq tĂ« ulĂ« pritshmĂ«ritĂ«, duke thĂ«nĂ« se lufta ose do tĂ« “pĂ«rfundojĂ«â€, ose do tĂ« “vazhdojĂ« pĂ«r njĂ« kohĂ« shumĂ« tĂ« gjatĂ«â€ me shumĂ« viktima. Ai e quajti “tĂ« pamend” njĂ« pyetje mbi garancitĂ« e sigurisĂ« pĂ«r UkrainĂ«n, por mĂ« pas shtoi se do tĂ« ketĂ« njĂ« marrĂ«veshje tĂ« fortĂ« sigurie, me pĂ«rfshirjen aktive tĂ« vendeve evropiane.

Trump tha gjithashtu se nuk ka vendosur asnjĂ« afat pĂ«r arritjen e njĂ« marrĂ«veshjeje paqeje dhe shprehu bindjen se si presidenti rus, ashtu edhe ai ukrainas “duan tĂ« bĂ«jnĂ« njĂ« marrĂ«veshje”. Zelensky nuk reagoi publikisht ndaj kĂ«saj deklarate. /Ad.Ab./

The post SHBA – Trump dhe Zelensky takohen pĂ«r bisedime rreth paqes nĂ« UkrainĂ« appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

DAMASK – Disa tĂ« vrarĂ« dhe dhjetĂ«ra tĂ« plagosur gjatĂ« pĂ«rleshjeve nĂ« Siri

DAMASK, 28 dhjetor /ATSH-DPA/ – Dhuna shpĂ«rtheu sot midis mbĂ«shtetĂ«sve dhe kundĂ«rshtarĂ«ve tĂ« qeverisĂ« siriane, duke lĂ«nĂ« disa tĂ« vrarĂ« dhe dhjetĂ«ra tĂ« plagosur, sipas aktivistĂ«ve dhe mediave shtetĂ«rore.

Dy protestues kundër qeverisë u vranë në provincën bregdetare Latakia, pasi besnikët e qeverisë dhe forcat e sigurisë sulmuan demonstruesit, njoftoi Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut.

Protestat shpërthyen në disa provinca, përfshirë Latakian, e cila kryesisht banohet nga pakica fetare alavite, sipas grupit britanik që monitoron ngjarjet, duke cituar rrjetin e tij të aktivistëve brenda Sirisë.

Demonstrata të ngjashme u raportuan edhe në Tartus, Homs dhe Hama. Dhjetëra protestues antiqeveritarë u plagosën pasi u sulmuan me armë zjarri dhe thika, shtoi grupi.

Sipas aghjencisë shtetërore SANA, autoritetet siriane fajësuan mbështetësit e ish-udhëheqësit të rrëzuar Bashar al-Assad për sulmet ndaj forcave të sigurisë dhe civilëve gjatë trazirave në Latakia, duke shkaktuar tre të vdekur.

Të paktën 60 të tjerë u plagosën në Latakia, sipas raportimeve të autoriteteve shëndetësore. Ministria e Brendshme tha se një anëtar i forcave të sigurisë u vra dhe të tjerë u plagosën gjatë përleshjeve.

Protestat masive u nxitën nga thirrja e udhëheqësit të njohur alavite, Ghazal Ghazal, për të kërkuar të drejtën për vetëvendosje. Që nga rrëzimi i al-Assad vitin e kaluar, Siria është përballur me dhunë sektariane, pavarësisht premtimeve të presidentit të përkohshëm Ahmed al-Sharaa për të mbrojtur pakicat. /Ad.Ab./

The post DAMASK – Disa tĂ« vrarĂ« dhe dhjetĂ«ra tĂ« plagosur gjatĂ« pĂ«rleshjeve nĂ« Siri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA – Trump: BisedĂ« produktive me Putinin para takimit me Zelenskyn

UASHINGON, 28 dhjetor /ATSH-DPA/ – Presidenti amerikan Donald Trump tha sot se kishte pasur njĂ« bisedĂ« telefonike “shumĂ« produktive” me presidentin rus Vladimir Putin, pak para se tĂ« priste presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky nĂ« Florida.

“Sapo kam pasur njĂ« bisedĂ« tĂ« mirĂ« dhe shumĂ« produktive me presidentin Putin”, shkroi Trump nĂ« platformĂ«n e tij Truth Social, pa dhĂ«nĂ« detaje tĂ« mĂ«tejshme.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, konfirmoi bisedën telefonike kur u pyet nga agjencitë ruse të lajmeve, por refuzoi të tregojë se çfarë u diskutua.

Ky zhvillim vjen ndërsa presidenti amerikan ka planifikuar të zhvillojë takimin me Zelenskyn në resortin e tij Mar-a-Lago në Palm Beach, si pjesë e përpjekjeve të fundit për të përfunduar luftën që nisi Rusia në shkurt 2022.

Administrata Trump në fund të nëntorit paraqiti një plan paqeje me 28 pika, i cili shqetësoi Kievin dhe aleatët e tij duke reflektuar disa pozicione të Kremlinit.

Që atëherë, Zelensky dhe partnerët e tij kanë punuar mbi një kornizë të rishikuar me 20 pika, përfshirë gjatë takimeve të fundit në Berlin dhe Majemi me zyrtarë të lartë të administratës Trump, ndërsa SHBA-ja ka zhvilluar gjithashtu bisedime të veçanta me Moskën. /Ad.Ab./

The post SHBA – Trump: BisedĂ« produktive me Putinin para takimit me Zelenskyn appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

MJEKËSI -Studim: Kanabisi mjekĂ«sor nuk funksionon pĂ«r shumicĂ«n e sĂ«mundjeve

LONDËR, 28 dhjetor /ATSH/-  NjĂ« rishikim i gjerĂ« shkencor sugjeron se, pavarĂ«sisht pĂ«rdorimit gjithnjĂ« e mĂ« tĂ« madh, ka prova tĂ« pamjaftueshme shkencore qĂ« kanabisi mjekĂ«sor tĂ« jetĂ« efektiv pĂ«r shumicĂ«n e gjendjeve pĂ«r tĂ« cilat promovohet. MegjithatĂ«, disa shkencĂ«tarĂ« kanĂ« vĂ«nĂ« nĂ« pikĂ«pyetje cilĂ«sinĂ« e gjetjeve tĂ« studimit, sipas “ScienceAlert”.

Studiues në SHBA analizuan 124 studime, të përzgjedhura nga mbi 2 500 punime të publikuara mes janarit 2010 dhe dhjetorit 2025.

Rishikimi konfirmoi se kanabisi mjekësor duket se është efektiv për disa pak gjendje, për të cilat Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) e ka miratuar tashmë përdorimin.

Këto përfshijnë uljen e të përzierave dhe të vjellave nga kimioterapia, përmirësimin e oreksit te pacientët me HIV, si dhe trajtimin e disa çrregullimeve të rënda të krizave epileptike te fëmijët.

Por, sipas studimit, këto raste janë përjashtim, jo rregull.

“Provat nga provat klinike tĂ« randomizuara nuk e mbĂ«shtesin pĂ«rdorimin e kanabisit apo kanabinoidĂ«ve pĂ«r shumicĂ«n e gjendjeve, pĂ«r tĂ« cilat promovohet, si dhimbja akute dhe pagjumĂ«sia, shkruajnĂ« autorĂ«t.

Rishikimi thekson gjithashtu rreziqe të mundshme shëndetësore nga përdorimi i shpeshtë i kanabisit të thithur ose me potencë të lartë, përfshirë rritjen e rrezikut për simptoma psikotike, çrregullim të përgjithësuar ankthi dhe sëmundje kardiovaskulare.

“NdĂ«rsa shumĂ« njerĂ«z i drejtohen kanabisit duke kĂ«rkuar lehtĂ«sim, rishikimi ynĂ« nxjerr nĂ« pah hendekĂ« tĂ« mĂ«dhenj mes perceptimit publik dhe provave shkencore pĂ«r efektivitetin e tij nĂ« shumicĂ«n e gjendjeve mjekĂ«sore”, tha autori kryesor Michael Hsu, studiues klinik nĂ« Universitetin e KalifornisĂ«, Los Anxhelos (UCLA).

“Nevojiten kĂ«rkime tĂ« mĂ«tejshme pĂ«r tĂ« kuptuar mĂ« mirĂ« pĂ«rfitimet dhe rreziqet e kanabisit mjekĂ«sor”, theksoi  Hsu.

“Duke mbĂ«shtetur studime mĂ« rigoroze, mund tĂ« ofrojmĂ« udhĂ«zime mĂ« tĂ« qarta dhe tĂ« pĂ«rmirĂ«sojmĂ« kujdesin klinik pĂ«r pacientĂ«t”, pĂ«rfundoi ai. /Ad.Ab./

 

The post MJEKËSI -Studim: Kanabisi mjekĂ«sor nuk funksionon pĂ«r shumicĂ«n e sĂ«mundjeve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

GJERMANI – Berlini dhe Londra forcojnĂ« bashkĂ«punimin ushtarak

BERLIN, 28 dhjetor /ATSH/ – Gjermania dhe Britania e Madhe kanĂ« intensifikuar bashkĂ«punimin ushtarak pĂ«rmes njĂ« kontrate tĂ« pĂ«rbashkĂ«t prokurimi me vlerĂ« rreth 72 milionĂ« dollarĂ« (afĂ«rsisht 61 milionĂ« euro) pĂ«r blerjen e sistemeve moderne tĂ« artilerisĂ«, raportuan sot mediat, sipas “Euronews”.

MarrĂ«veshja parashikon blerjen e sistemeve tĂ« artilerisĂ« “RCH 155”, tĂ« montuara mbi mjete tĂ« blinduara, tĂ« afta tĂ« qĂ«llojnĂ« edhe gjatĂ« lĂ«vizjes dhe tĂ« godasin objektiva nĂ« njĂ« distancĂ« mbi 70 kilometra.

Sipas MinistrisĂ« britanike tĂ« Mbrojtjes, kontrata do t’i sigurojĂ« fillimisht UshtrisĂ« Britanike njĂ« njĂ«si demonstrimi tĂ« sistemit “RCH 155”. NdĂ«rkohĂ«, dy njĂ«si tĂ« tjera janĂ« planifikuar pĂ«r GjermaninĂ«, ku do tĂ« pĂ«rdoren pĂ«r testime.

Sistemi “RCH 155” do tĂ« prodhohet nga kompania franko-gjermane e mbrojtjes “KNDS”, nĂ« bashkĂ«punim me “Rheinmetall”. Ministria britanike thekson se ky sistem mund tĂ« qĂ«llojĂ« deri nĂ« tetĂ« predha nĂ« minutĂ« dhe operohet nga vetĂ«m dy ushtarĂ«.

Gjithashtu, artileria e re ka një autonomi të konsiderueshme, duke qenë në gjendje të përshkojë deri në 700 kilometra pa nevojë për furnizim me karburant.

Berlini dhe Londra kishin rënë dakord që në muajin maj për një projekt të përbashkët armatimi, duke vendosur të avancojnë zhvillimin e një arme precize me rreze të gjatë veprimi. Ky projekt shihet si një bazë strategjike për bashkëpunimin e mëtejshëm në fushën e armëve moderne.

Qëllimi kryesor është zhvillimi i kapaciteteve për të ashtuquajturat goditje precize në thellësi, të cilat mund të përdoren për të goditur objektiva thellë në territorin e kundërshtarit.

PĂ«rveç projektit tĂ« armĂ«ve me rreze tĂ« gjatĂ«, tĂ« dy vendet kanĂ« rĂ«nĂ« dakord edhe pĂ«r bashkĂ«punim mĂ« tĂ« ngushtĂ« nĂ« fushĂ«n e luftĂ«s kundĂ«r nĂ«ndetĂ«seve, bazuar nĂ« marrĂ«veshjen dypalĂ«she tĂ« njohur si “Trinity House Agreement”.

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, e përshkroi këtë projekt si një përgjigje ndaj situatës së ndryshuar të sigurisë, gjatë një takimi në Berlin me homologun e tij britanik, John Healey.

Nga ana e tij, Healey theksoi se partneriteti i sigurisë mes dy vendeve është më i ngushtë se kurrë, duke shtuar se bashkëpunimi jo vetëm forcon mbrojtjen, por mund të sjellë edhe nxitje ekonomike, investime dhe vende të reja pune në të dy vendet. /Ad.Ab./

The post GJERMANI – Berlini dhe Londra forcojnĂ« bashkĂ«punimin ushtarak appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌