Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Festat e fundvitit/ Tiranë, policia me plan masash për garantimin e mbarëvajtjes së festimeve

Policia e Tiranës ka marrë një sërë masash konkrete në të gjithë territorin e kryeqytetit, me objektiv garantimin e mbarëvajtjes së festimeve me rastin e ndërrimit të viteve

Masat konsistojnë në shtimin e prezencës së shërbimeve policore me uniformë dhe atyre të Policisë Kriminale, në të gjitha zonat urbane, me fokus të veçantë në zonat me fluks qytetarësh, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike.

Gjithashtum do të vendosen pika fikse të kontrollit në hyrje dhe dalje të qytetit, si dhe shtimin e patrullimeve të lëvizshme, me qëllim parandalimin e veprimtarive të paligjshme dhe rritjen e sigurisë.

Përmes një njoftimi, policia sqaron se do të intensifikohen masat për monitorimin e qarkullimit rrugor, nëpërmjet kontrolleve të shtuara, përdorimit të mjeteve inteligjente dhe patrullimeve në akset kryesore urbane dhe interurbane, me synim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Ndër të tjera, pritet kryerja e kontrolleve të vazhdueshme ndaj subjekteve dhe individëve që posedojnë/shesin lëndë piroteknike (fishekzjarre dhe/ose kapsolla), për parandalimin e rreziqeve dhe ngjarjeve aksidentale.

Me rastin e festave të fundvitit, do të rritet prezenca e shërbimeve të Policisë, në sheshe publike, shëtitore, pedonale, objekte kulti, në ambiente argëtimi (bare, restorante, lokale nate) dhe në qendra tregtare, me objektiv garantimin e mbarëvajtjes së festimeve si bashkëpunimin dhe shkëmbimin e informacionit në kohë reale, për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim./abcnews.al

Problemi në ujësjellës, banorët pa ujë/ Mbërrijnë nga Turqia pjesët për rregullimin e defektit, nis puna për riparimin e tubacionit në Vlorë

Pas mbërritjes në Rinas materialet për sistemin e transportit të ujit të pijshëm, u transportuan në Vlorë.

Këto materiale do të bëjnë të mundur bashkimin e tubove dhe furnizimin me ujë për banorët e Vlorës. Ndërkohë raportohet se ka nisur menjëherë puna dhe pritet të mbyllet në mesnatë për të rikthyer më pas normalitetin në furnizimin me ujë.

Banorët në Vlorë u përballën me mungesën  e ujit të pijshëm prej ditësh. Këtë të hënë ata protestuan para Bashkisë duke kërkuar edhe zgjidhje për shkak se situatës shqetësuese.

Të gjeneruar policët specialë që “trokasin” në shtëpinë e kryeministrit

Pretendimi: Kjo foto tregon dhjetëra makina policie pranë shtëpisë në Surrel të kryeministrit Edi Rama

Verdikti: E pavërtetë, Gjeneruar me AI

———————————————————-

Një imazh që po qarkullon së fundmi në rrjetet sociale shqipfolëse pretendohet se tregon shtëpinë e kryeministrit Edi Rama në Surrel të rrethuar nga forca të shumta policie.

Imazhi nisi të shpërndahej një ditë pasi një grup nga Partia Demokratike marshuan në fshatin Surrel duke kërkuar dorëheqjen e Ramës. Nga pamjet televizive, duket se në këtë protestë kishte edhe prani policore. Megjithatë, imazhi i mësipërm nuk tregon momente nga kjo protestë, kryesisht për faktin që protesta ndodhi pas perëndimit të diellit, ndërkohë që në imazhin e mësipërm është ditë.

Në fakt, imazhi që po qarkullon në rrjete sociale është gjeneruar me anë të programeve kompjuterike të inteligjencës artificiale (AI).

Origjina e gjeneruar e videos duket në një pjesë të videos ku mbishkrimi i disa makinave të policisë është i deformuar. Programet AI shpesh hasin vështirësi në gjenerimin e tekstit brenda imazheve.

Facebook i detyron përdoruesit të etiketojnë imazhet dhe videot e gjeneruara me AI si të tilla.

The post Të gjeneruar policët specialë që “trokasin” në shtëpinë e kryeministrit appeared first on Faktoje.al.

Misteri i vdekjes së 67-vjeçarit të Shkodër/ Zbardhet historia e gjakmarrjes me fisin Çekorja

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga vdekja e 67-vjeçarit Hysni Ymeri, paraditen e sotme në Shkodër, i cili humbi jetën në hyrje të pallatit pas një shpërthimit në matësin e energjisë elektrike. Deri më tani OSHEE dhe Policia kanë dalë me dy versione të ndryshme lidhur me rastin, ndërsa janë ngritur dyshime për vendosjen […]

The post Misteri i vdekjes së 67-vjeçarit të Shkodër/ Zbardhet historia e gjakmarrjes me fisin Çekorja appeared first on BoldNews.al.

E rëndë në Tiranë/ 51-vjeçarja tenton ti japë fund jetës, hidhet nga lartësia

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Tiranë, ku një 51 vjeçare ka tentuar ti japë fund jetës duke u hedhur nga lartësia e e banesës së saj. Sipas Policisë ngjarja ka ndodhur një ditë më parë, ku shtetasja identiteti i të cilës ende nuk bëhet publik, është hedhur nga lartësia, në kushte […]

The post E rëndë në Tiranë/ 51-vjeçarja tenton ti japë fund jetës, hidhet nga lartësia appeared first on BoldNews.al.

LËVIZJET/ Ndryshime në Policinë e Shtetit, Ilir Proda firmos disa shkarkime

Ndryshime ne Policinë e Shtetit. Pas vlerësimit të performancës, të kryer nga Drejtoria e Standardeve Profesionale në DPPSH, proces i cili do të vazhdojë për të gjitha drejtoritë vendore, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda ka firmosur mesditën e sotme shkarkimin nga detyra të Drejtorit të Drejtorisë Vendore Lezhë, Drejtues Altin Mena, dhe të zv.drejtorit për Rendin, Kryekomisar Taulant Gjoka, me motivacionin për performancë të dobët.

Ndërkohë, Drejtori i Përgjithshëm ka komanduar në detyrën e Drejtorit të DVP Lezhë, zv/drejtorin për Hetimin e Krimit, në DVP drejtues Kujtim Gjoka.

Po me të njëjtin motivacionin janë shkarkuar nga detyra Shefi i Komisariatit të Policisë Dibër Mariglen Duçi dhe shefi i Komisariatit të Policisë Kamëz Besmir Dervishi.

Emërimet në Tiranë e rrethe:

Altin Mena është emëruar zëvendësdrejtor për Sigurinë Publike në DVP Kukës.

Ndërsa Taulant Gjoka është emëruar shef i Sektorit të Sigurisë Publike në DVP Shkodër.

Mariglen Duçi, shef i Sektorit për Hetimin e Krimeve në Kukës.

Besmir Dervishi, shef i Seksionit të Krimeve ndaj Pronës në DVP Tiranë.

Ervis Gjoshi, eshte emëruar shef i komisariatit në Dibër.

Sentilian Ndreu, emërohet përkohësisht, shef i Komisariatit nr. 5.

Protesta e PD, ja rrugët që do të bllokohen në Tiranë

Sot në orën 18:00 do të zhvillohet protesta e radhës e Partisë Demokratike para Kryeministrisë. Opozita kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama pas skandaleve të fundit që kanë përfshirë qeverinë, përfshirë hetimet ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku dhe çështjen e AKSHI-t. Ndërkohë policia njofton se nga ora 15:00 deri në përfundim të protestës, do të ketë […]

The post Protesta e PD, ja rrugët që do të bllokohen në Tiranë appeared first on BoldNews.al.

Mashtrim dhe trafik narkotikësh, ekstradohet nga Spanja 42-vjeçarja/ EMRI

Një 42-vjeçare është ekstraduar nga Spanja drejt Shqipërisë, ndërsa një 26-vjeçar është dorëzuar autoriteteve gjermane. Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, nga Spanja është ekstraduar shtetasja Marjana Gjona, e dënuar në vitin 2019 nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec me 7 vite burg për veprën penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda. Ndërkohë, autoritetet shqiptare kanë […]

The post Mashtrim dhe trafik narkotikësh, ekstradohet nga Spanja 42-vjeçarja/ EMRI appeared first on BoldNews.al.

Shpërthimi me një të vdekur në Shkodër, OSHEE përplaset me Policinë. Kush gënjen?

Një 55-vjeçar, i identifikuar si Hysni Ymeri, ka humbur jetën mëngjesin e sotëm si pasojë e një shpërthimi në qytetin e Shkodrës, në lagjen “Manush Alimani”. Ngjarja e rëndë fillimisht u raportua si shpërthim i një boksi elektrik, por më pas OSHEE e përgënjeshtroi këtë version, duke deklaruar se shpërthimi nuk kishte lidhje me matësit […]

The post Shpërthimi me një të vdekur në Shkodër, OSHEE përplaset me Policinë. Kush gënjen? appeared first on BoldNews.al.

Shpërthen boksi elektrik në Shkodër, një i plagosur

Një shpërthim ka ndodhur paraditen e sotme në një boks elektrik në lagjen “Perash” të Shkodrës, ku për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë një person. Sipas informacioneve paraprake, i lënduari është transportuar menjëherë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Raportohet ai ka pësuar dëmtime të shumta si pasojë e shpërthimit. Shpërthen […]

The post Shpërthen boksi elektrik në Shkodër, një i plagosur appeared first on BoldNews.al.

Zgjedhjet në veri pa incidente, Policia ndalon hyrjet ilegale nga Serbia

PRISHTINË, 28 dhjetor /ATSH/ Procesi i votimit në komunat veriore deri në këto momente ka kaluar pa incidente, derisa janë ndaluar hyrjet ilegale nga Serbia për të votuar.

Veton Elshani, zëvendësdrejtor i rajonit të veriut i ka thënë KosovaPress-it, se që nga orët e hershme të mëngjesit, kur është bërë hapja e vendvotimeve në veri të vendit, nuk kemi iniciuar asnjë rast për hetim deri në këtë moment.

“Më herët, gjatë zgjedhjeve të kaluara, kemi pasur informacione se njerëzit po vinin përmes rrugëve ilegale, konkretisht nga ura e Bërnjakut, kalonin tek ne dhe më pas vazhdonin në veri të vendit. Këtë e kemi ndaluar edhe atëherë, por e kemi ndaluar edhe tani paraprakisht. Kjo ka qenë arsyeja pse janë marrë këto masa. Po ashtu, kemi pasur koordinim me Policinë Kufitare, pasi aty janë edhe barkat, si dhe me KFOR-in. Nuk kemi pasur raste për të ndaluar dikë, pasi ata persona janë kthyer nga ajo rrugë”, tha ai.

Elshani komentoi edhe votimin e organizuar të Listës Serbe.

“Në orët e mëngjesit kemi pasur edhe një votim të organizuar, të ashtuquajtur, nga sheshi “Car Lazari” e më pas drejt qendrave të votimit. Kjo ka ndodhur edhe në komunat e tjera të veriut të vendit dhe ka qenë një praktikë e përsëritur edhe herëve të kaluara. Për këtë e kemi njoftuar KQZ-në dhe Prokurorinë e Shtetit, por nuk kemi pasur rast për të hapur”, tha ai.

Ai shtoi se ekziston një plan i përgjithshëm në nivel të Kosovës lidhur me zgjedhjet që po mbahen sot dhe se ata janë pjesë e atij plani, por me disa specifika për shkak se janë zonë kufitare me Serbinë.

Ai shtoi se në veri ka shumë rrugë ilegale dhe të gjitha janë të mbuluara nga ana e Policisë Kufitare, ndërsa dje edhe nga njësitë e KFOR-it, në kuadër të bashkëpunimit të përbashkët që kemi.

Sipas tij, deri tani nuk ka ndodhur asnjë incident në veri. /KosovaPress/

The post Zgjedhjet në veri pa incidente, Policia ndalon hyrjet ilegale nga Serbia appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Plas sherri në familjen në Korçë/ Dy vëllezër përleshen me njëri tjetrin

Një sherr që ka degraduar në përplasje fizike raportohet të ketë ndodhur në një familje në Korçë. Sipas policisë, dy shtetas, S. Z., 58 vjeç dhe V. Z., 65 vjeç (vëllezër) janë konfliktuar me njëri tjetrin për arsye ende të paqarta, dhe kanë ushtruar dhunë fizike mes tyre. Gjithashtu raportohet se në sherr është përfshirë […]

The post Plas sherri në familjen në Korçë/ Dy vëllezër përleshen me njëri tjetrin appeared first on BoldNews.al.

Në kërkim për kultivim kanabisi, arrestohet në Malësi të Madhe 57 vjeçari (EMRI)

Një 57 vjeçar, i identifikuar si Aleksandër Malaj, është arrestuar nga Policia në Malësi të Madhe, pasi akuzohet për kultivim të lëndëve narkotike. Sipas Policisë, ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. […]

The post Në kërkim për kultivim kanabisi, arrestohet në Malësi të Madhe 57 vjeçari (EMRI) appeared first on BoldNews.al.

E rëndë në Durrës/ 15 vjeçarit i plas fishekzjarri në fytyrë, përfundon te Trauma

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në qytetin e Durrësit, një ditë më parë. Një i mitur rreth 15 vjeç ka marrë dëmtime në fytyrë si pasojë e shpërthimit të një fishekzjarri. Sipas policisë, i mituri është paraqitur rreth orës 21:45 në urgjencën e Spitalit të Durrësit, ndërsa më vonë është dërguar në […]

The post E rëndë në Durrës/ 15 vjeçarit i plas fishekzjarri në fytyrë, përfundon te Trauma appeared first on BoldNews.al.

Aksidenti në Elbasan/ Ndërron jetë 37-vjeçari që u përplas nga kamioni

Ka ndërruar jetë në spital, 37-vjeçari i cili u përfshi në aksident, një ditë më parë në Elbasan. Ngjarja ndodhi në aksin rrugor “Çepe–Belsh”, ku një kamion me drejtues 48 vjeçarin, F.P përplasi 37-vjeçarin i cili ishte duke udhëtuar me motor. Si pasojë e plagëve të marra 37-vjeçari ka ndërruar jetë në spital, ndërsa shoferi […]

The post Aksidenti në Elbasan/ Ndërron jetë 37-vjeçari që u përplas nga kamioni appeared first on BoldNews.al.

“Do i rrëmbente vajzën”/ Si përfundoi në vrasje lidhja intime mes Pavlin Prekës dhe një minorene

Nga Elton Qyno Rrëmbimi i një vajze të mitur dyshohet se është bërë shkak për vrasjen e të riut, Pavlin Prekës, në fshatin Guci e Re në Shkodër. Sipas hetimeve të kryera nga Policia dhe Prokuroria e Shkodrës, viktima Pavlin Preka ka shfaqur dëshirën për të rrëmbyer vajzën e njërit prej autorëve të krimit, 43-vjeçarit […]

The post “Do i rrëmbente vajzën”/ Si përfundoi në vrasje lidhja intime mes Pavlin Prekës dhe një minorene appeared first on BoldNews.al.

Do blinte cigare për vëllanë/ DETAJE nga aksidenti në Levan-Tepelenë, si humbi jetën 16-vjeçari

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksidenti i regjistruar pak ditë më parë në aksin Levan – Tepelenë, ku humbi jetën Oktavio Merdanaj, 16-vjeç. Burime për mediat bëjnë me dije se 16-vjeçari ndodhej së bashku me vëllain e tij në një berberhane në Cakran. Teksa priste radhën për t’u qethur, vëllait i kishin mbaruar […]

The post Do blinte cigare për vëllanë/ DETAJE nga aksidenti në Levan-Tepelenë, si humbi jetën 16-vjeçari appeared first on BoldNews.al.

Policia e Sarandës sekuestron fishekzjarret e Vitit të Ri – VIDEO

Policia e Sarandës sekuestron fishekzjarret e Vitit të Ri   Policia e Sarandës njofton se, në kuadër të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e tregtimit të kundërligjshëm të lëndëve piroteknike, në prag të festave të fundvitit, kanë vijuar kontrollet në subjekte tregtare në qytetin e Sarandës.     Gjatë kontrolleve të ushtruara në […]

The post Policia e Sarandës sekuestron fishekzjarret e Vitit të Ri – VIDEO appeared first on Saranda Web.

❌