❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

PĂ«rfundon faza e dytĂ« e ndĂ«rtimit tĂ« trotuarit dhe shtegut tĂ« çiklizmit nĂ« rrugĂ«n regjionale “Ahmet Kaçiku”



Komuna e Kaçanikut ka pĂ«rfunduar FazĂ«n II tĂ« projektit “NdĂ«rtimi i trotuarit nĂ« rrugĂ«n regjionale Ahmet Kaçiku”, nĂ« segmentin Restorant Natyra – Fusha e Pajtimit, investim ky i realizuar nga buxheti komunal.

Sipas njoftimit të Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencës, me këtë fazë është kompletuar ndërtimi i trotuarit dhe shtegut të çiklizmit, së bashku me të gjithë infrastrukturën përcjellëse, përfshirë kanalizimin atmosferik për largimin e ujërave dhe ndriçimin publik.

Drejtori i kësaj drejtorie, Arian Teneqja, ka bërë të ditur se projekti shtrihet nga Fusha e Pajtimit deri në fshatin Duraj, në një gjatësi prej rreth 3 mijë metrash, duke përfshirë një nga segmentet më të frekuentuara të kësaj rruge regjionale.

Sipas komunës, ky investim ka qenë tejet i nevojshëm dhe pritet të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e sigurisë në komunikacion, si dhe në përmirësimin e cilësisë së jetës për banorët, nxënësit dhe studentët që e shfrytëzojnë këtë rrugë çdo ditë.

Nga Komuna e Kaçanikut theksohet se investimet në infrastrukturë rrugore dhe siguri publike do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, me qëllim përmirësimin e kushteve për qytetarët. /Telegrafi/


Raportim publik në Shtime, Aliu flet për investimet dhe projekte strategjike



Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, ka mbajtur sot takimin e dytë publik me qytetarë, ku ka prezantuar raportin për punët, projektet dhe investimet e realizuara gjatë gjashtëmujorit të dytë të vitit 2025.

Gjatë adresimit të tij, kryetari Aliu ka paraqitur projektet e përfunduara dhe ato në zhvillim në sektorë të rëndësishëm si infrastruktura, arsimi, shëndetësia, mirëqenia sociale dhe shërbimet publike. Ai theksoi se buxheti i Komunës së Shtimes për vitin 2025 ka qenë mbi 11 milionë euro, duke mundësuar realizimin e projekteve me ndikim të drejtpërdrejtë në përmirësimin e jetës së qytetarëve.

“Kjo ishte njĂ« periudhĂ« e mbushur me angazhim tĂ« vazhdueshĂ«m dhe rezultate konkrete qĂ« kanĂ« zgjidhur probleme dhe kanĂ« lehtĂ«suar jetĂ«n e qytetarĂ«ve tanĂ«. Ky ishte gjashtĂ«mujori i fundit i kapitullit tĂ« punĂ«s nĂ« mandatin e parĂ«, ndĂ«rsa mandati i ri na gjen me pĂ«rgjegjĂ«si edhe mĂ« tĂ« madhe dhe me shumĂ« punĂ« pĂ«rpara”, ka deklaruar kryetari Aliu.

Në fushën e arsimit, ai njoftoi për rritjen e subvencioneve, funksionalizimin e katër çerdheve ku aktualisht përfitojnë rreth 250 fëmijë, si dhe investime pothuajse në të gjitha shkollat e komunës. Po ashtu, gjatë këtij viti janë ndarë 120 bursa për studentët nga Komuna e Shtimes.

Sa i përket infrastrukturës, kryetari Aliu veçoi projektet e kanalizimeve atmosferike, ndriçimit publik, realizimin e projektit të unazës së brendshme, si dhe ndërtimin dhe rivitalizimin e shumë rrugëve lokale, përfshirë rrugët e reja të Malësisë në fshatrat Topillë, Rancë dhe Devetak.

Një nga projektet më të rëndësishme, sipas tij, është rrënimi i objektit përpara ndërtesës së komunës, që do të hapë rrugë për realizimin e projektit të sheshit të qytetit dhe ndërtimin e parkingut nëntokësor.

Kryetari Aliu foli gjithashtu për investimet në shëndetësi dhe mirëqenie sociale, duke përmendur vazhdimin e punimeve për ndërtimin e objektit të ri të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, ndërtimin e entit special, objektit të administratës komunale dhe rregullimin e shtratit të lumit, projekte këto me vlera milionëshe.

NĂ« fushĂ«n e kulturĂ«s, rinisĂ« dhe sportit, ai theksoi investimet nĂ« sallat sportive, subvencionimin e botuesve tĂ« rinj, organizimin e festivalit tradicional “FolkFest”, mbajtjen pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« tĂ« festivalit pĂ«r fĂ«mijĂ« nĂ« Shtime, si dhe themelimin e Korit tĂ« Qytetit, krahas aktiviteteve tĂ« tjera kulturore.

Po ashtu, kryetari njoftoi për fillimin e punimeve për ndërtimin e Varrezave të Dëshmorëve në Shtime, projekt ky me vlerë rreth gjysmë milioni euro.

Në përmbyllje, kryetari Qemajl Aliu ka ritheksuar përkushtimin e tij dhe të qeverisjes komunale për vazhdimin e punës në shërbim të qytetarëve dhe për përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së jetës në Komunën e Shtimes. /Telegrafi/


Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës - deri në 10 minuta pritje



Janë përditësuar të dhënat nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar lidhur me kolonat në pikat kufitare në Kosovë.

Sipas të dhënave të fundit, pritjet për hyrje dhe dalje nga Kosova janë të shkurta.

Raportohen pritje deri në 10 minuta në hyrje në Merdardë.

Ndërsa, deri 5 minuta raportohen pritje në, Bërnjak, Dheu i Bardhë, Glloboqicë, Stançiq, Mutivodë dhe Vërmicë, Han të Elezit, Jarinje dhe Kullë. /Telegrafi/

Reparti i hemodializës në Spitalin e Gjakovës pajiset me karrige moderne, paralajmërohet edhe renovimi



Spitali i PĂ«rgjithshĂ«m “Isa Grezda” nĂ« GjakovĂ« ka njoftuar se reparti i hemodializĂ«s Ă«shtĂ« furnizuar me karrige moderne pĂ«r pacientĂ«t, investim ky qĂ« synon pĂ«rmirĂ«simin e kushteve tĂ« qĂ«ndrimit dhe rritjen e komoditetit gjatĂ« trajtimit mjekĂ«sor.

Sipas njoftimit, pajisjet e reja do t’u ofrojnĂ« pacientĂ«ve kushte mĂ« tĂ« rehatshme gjatĂ« marrjes sĂ« shĂ«rbimeve tĂ« hemodializĂ«s, duke ndikuar drejtpĂ«rdrejt nĂ« cilĂ«sinĂ« e trajtimit dhe mirĂ«qenien e tyre.

Po ashtu, nga Spitali i PĂ«rgjithshĂ«m “Isa Grezda” Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« e ditur se nĂ« fillim tĂ« vitit 2026 pritet tĂ« nisĂ« renovimi i plotĂ« i repartit tĂ« hemodializĂ«s.

Ky projekt ka për qëllim krijimin e kushteve më të mira infrastrukturore dhe funksionale, si për pacientët ashtu edhe për personelin shëndetësor.

Drejtuesit e spitalit theksojnë se këto investime janë pjesë e angazhimit të vazhdueshëm për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe rritjen e standardeve të trajtimit për pacientët që kanë nevojë për shërbime të rregullta të hemodializës. /Telegrafi/


Kastrati: Malisheva hedh gurthemelin e nënstacionit të ri energjetik, presim përfundim brenda 13 muajsh



Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka bërë të ditur se sot është vënë gurthemeli për ndërtimin e Nënstacionit të ri energjetik 220/35/10(20) kV në Malishevë, projekt ky që synon rritjen e sigurisë dhe përmirësimin e cilësisë së furnizimit me energji elektrike për qytetarët dhe bizneset lokale.

Sipas Kastratit, ky projekt përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt stabilizimit energjetik në komunë, e cila për vite me radhë është përballur me ndërprerje të shpeshta të rrymës.

“Sot shĂ«nojmĂ« njĂ« moment tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m pĂ«r komunĂ«n tonĂ«, vĂ«nien e gurthemelit pĂ«r ndĂ«rtimin e NĂ«nstacionit tĂ« ri 220/35/10(20) kV nĂ« MalishevĂ«, njĂ« projekt i shumĂ«pritur qĂ« ka rĂ«ndĂ«si tĂ« madhe pĂ«r sigurinĂ« dhe cilĂ«sinĂ« e furnizimit me energji elektrike nĂ« komunĂ«n tonĂ« dhe mĂ« gjerĂ«â€, ka shkruar Kastrati nĂ« Facebook.

Ai theksoi se përfitues të drejtpërdrejtë të këtij investimi do të jenë familjet, mërgata dhe sektori privat, të cilët janë prekur rëndë nga problemet energjetike në vitet e fundit.

“Ky Ă«shtĂ« njĂ« lajm i mirĂ« pĂ«r çdo familje tĂ« MalishevĂ«s, pĂ«r mĂ«rgatĂ«n tonĂ« qĂ« na viziton gjatĂ« festave, si dhe pĂ«r bizneset tona lokale, tĂ« cilat pĂ«r vite me radhĂ« janĂ« pĂ«rballur me ndĂ«rprerje tĂ« shpeshta tĂ« energjisĂ« elektrike”, bĂ«ri tĂ« ditur ai.

Megjithatë, kryetari i Malishevës ngriti edhe kritika ndaj institucioneve qendrore për, siç tha ai, trajtim të pabarabartë të komunës ndër vite, përcjell Telegrafi.

“PĂ«r shumĂ« vite me radhĂ«, Malisheva Ă«shtĂ« diskriminuar nga institucionet e nivelit qendror. KatĂ«r dimra radhazi, qytetarĂ«t tanĂ« kanĂ« mbetur pa energji elektrike, me ndĂ«rprerje tĂ« vazhdueshme qĂ« ua kanĂ« prishur festat familjare, kanĂ« dĂ«mtuar bizneset dhe kanĂ« krijuar pasiguri tĂ« vazhdueshme nĂ« jetĂ«n e pĂ«rditshme”, shtoi Kastrati.

Ai theksoi se komuna nuk ka kërkuar privilegje, por vetëm trajtim të barabartë dhe respekt institucional.

“Malisheva nuk ka kĂ«rkuar asgjĂ« mĂ« shumĂ« se trajtim tĂ« barabartĂ« dhe respekt institucional. Kjo situatĂ« nuk ka qenĂ« e drejtĂ« dhe nuk duhet tĂ« pĂ«rsĂ«ritet mĂ«â€, thuhet nĂ« postimin e tij.

Në fund, Kastrati kërkoi që projekti të përfundojë brenda afatit të paralajmëruar prej 13 muajsh, duke paralajmëruar se do të kërkojë llogaridhënie për realizimin e tij të plotë.

“Pres dhe uroj qĂ« ky projekt tĂ« pĂ«rfundojĂ« brenda afatit prej 13 muajsh dhe tĂ« mos mbetet njĂ« tjetĂ«r projekt i nisur e i lĂ«nĂ« pĂ«rgjysmĂ«. Si kryetar i komunĂ«s, do tĂ« jem zĂ« i fuqishĂ«m i qytetarĂ«ve dhe do tĂ« kĂ«rkoj llogaridhĂ«nie qĂ« ky projekt tĂ« realizohet plotĂ«sisht dhe nĂ« kohĂ«â€, pĂ«rfundoi Kastrati.

Në vënien e gurthemelit ishte edhe Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ku në fjalën e saj theksoi se, sot po fillojnë punimet në nënstacionin e ri në Malishevë në vlerë prej 6.8 milionë euro, investim ky që lidhë për herë të parë Malishevën në rrjetin 220 kV, që është ndryshim i kategorisë, jo vetëm për kapacitet më të larta, por edhe për punime të qëndrueshme dhe më të besueshme krahas rrjetit i cili gjithashtu është 35 kV.

"Unë e di që Malisheva ka pasur nevojë për këtë investim qysh moti. Problemet i keni që nga viti 2007, pra, kjo që po bëjmë sot, që po nisim sot, është përmirësim i një padrejtësie të gjatë për Malishevën.

"Qysh në vitin 2021, kur e kemi marrë mandatin, e kemi ditur që Malisheva e ka këtë problem jashtëzakonisht të madh, dhe e kemi ngritur këtë çështje menjëherë, ku në vitin 2022 KOSTT-i e ka vendosur në plan pesëvjeçar të investimeve. Më pas në vitin 2023, KOSTT-i e ka tenderuar dhe kontraktuar dizajnin e projektit. Pastaj në 2024-tën, e gjatë këtij viti është marrë leja ndërtimore e procedurat e tjera të nevojshme, dhe jam e lumtur që më në fund, kontrata është nënshkruar, para disa javësh, e sot po fillojnë punimet", ka thënë Rizvanolli. /Telegrafi/


​KĂ«rkohet plan pĂ«r zgjedhjet, Malisheva zona mĂ« e rrezikuar nga ndĂ«rprerjet e rrymĂ«s



Në mbledhjen e sotme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është kërkuar harmonizim me institucionet ditën e zgjedhjeve, në rast se mund të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Arianit Elshani ka thënë se nevojitet planifikim i detajuar të dielën me 28 dhjetor, në rast se mund të paraqiten sfida të tilla.

“Duke parĂ« qĂ« gjatĂ« kĂ«saj periudhe tĂ« fushatĂ«s zgjedhore ka ndĂ«rprerje tĂ« energjisĂ« anĂ« e kĂ«nd vendit, konsideroj qĂ« prej KQZ-sĂ« nevojitet njĂ« komunikim i drejtĂ« me ministrinĂ« por edhe me institucionet dhe organet tjera, nĂ« kĂ«tĂ« rast me KEDS-in edhe me KESCO-n dhe KOSST dhe kushdo qĂ« Ă«shtĂ« i nevojshĂ«m pĂ«r tĂ« harmonizuar edhe pĂ«r tĂ« parĂ« se ku mund tĂ« kemi sfida pĂ«r ditĂ«n e zgjedhjeve. Pra po flasim pĂ«r procesin e numĂ«rimit qĂ« bĂ«het pas orĂ«s 19:00 por edhe qĂ« ka tĂ« bĂ«jĂ« edhe me funksionalitetin edhe tĂ« kamerave nĂ« çdo vendvotim por edhe me kapacitetet ekzistuese tĂ« qendrave tĂ« votimit, shkollave nĂ« kĂ«tĂ« rast me gjeneratorĂ«t nĂ« qoftĂ« se janĂ« tĂ« pajisur, konsideroj qĂ« nevojitet njĂ« planifikim i detajuar i sekretariatit nĂ« raport me secilĂ«n qendĂ«r tĂ« votimit por edhe nĂ« anĂ«n tjetĂ«r tĂ« shpalosim edhe sfidat tona qĂ« mund t’i kemi me qendrat komunale tĂ« numĂ«rimit, sepse i gjithĂ« procesi i numĂ«rimit tashmĂ« Ă«shtĂ« i varur prej teknologjisĂ«, nuk janĂ« gjĂ«ra qĂ« bĂ«hen manualisht”, theksoi ai.

Drejtori i Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike, Besnik Buzhala tha se kjo çështje është diskutuar nga sekretariati por që do të diskutohet në mbledhjen e ardhshme.

“Para 10 dite kemi pasur njĂ« takim me KEDS-in nĂ« kĂ«tĂ« sallĂ«. Ajo çka i ka interesuar KEDS ka qenĂ« çështja e gjeneratorĂ«ve qĂ« janĂ« nĂ« dispozicion nĂ« qendra tĂ« votimit. NĂ« kĂ«to tĂ« dhĂ«na i kemi marr prej krejt Komisioneve komunale zgjedhore edhe ka prej qendrave tĂ« votimit qĂ« nuk ka fare gjenerator, ka edhe qendra tĂ« votimit qĂ« kanĂ« gjenerator ose gjeneratori Ă«shtĂ« i lidhur vetĂ«m pĂ«r ngrohje por jo ndriçim. Bazuar nĂ« zgjedhjet e kaluara KEDS nĂ« zona me problematike i ka ofruar vetĂ« llampat nĂ« vend votime. KĂ«saj radhe kanĂ« dashur qĂ« tĂ« shohin gjendjen e gjeneratorĂ«ve nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« pĂ«rmes ekipeve tĂ« tyre nĂ« terren t’i aktivizojnĂ«. ËshtĂ« e vĂ«rtetĂ« qĂ« zona mĂ« e rrezikuar Ă«shtĂ« Malisheva, Ă«shtĂ« pĂ«r shkak tĂ« transmisionit”, tha ai.

Në mbledhjen e sotme është diskutuar edhe çështja e orarit për numërimin e votave, ku anëtari Muharrem Nitaj ka ngritur çështjen që të ketë pushim me datën 1 janar.

“Ne nĂ« mbledhjen e KĂ«shillit tĂ« Operacioneve kemi vendosur qĂ« dita e punĂ«s nĂ« raport me procesin zgjedhor tĂ« vazhdojĂ« edhe me datĂ«n 1 janar pas orĂ«s 16:00, ndĂ«rkaq me datĂ«n 31 dhjetor tĂ« vazhdojĂ« deri nĂ« orĂ«n 12:00, nuk e di nĂ«se Ă«shtĂ« vendimi mĂ« i mirĂ« i mundshĂ«m, nĂ«se ja vlen tĂ« angazhojmĂ« ekipet e ndryshme me datĂ«n 1 janar nĂ« kohĂ«n kur 31 dhjetori Ă«shtĂ« festĂ« edhe eventualisht njerĂ«zit mund tĂ« kenĂ« telashe qĂ« tĂ« jenĂ« plotĂ«sisht tĂ« angazhuar nĂ« ditĂ«n e nesĂ«rme. Po e hapi si dilemĂ« nĂ«se Ă«shtĂ« mirĂ« qĂ« me datĂ«n 1 janar tĂ« mos punohet, ndĂ«rkaq tĂ« vazhdojĂ« numĂ«rimi me datĂ«n 2 janar prej orĂ«s 10:00”, ka thĂ«nĂ« Nitaj.

Ndërkaq, Alban Krasniqi nga Lëvizja Vetëvendosje tha se për shkak të integritetit të procesit nuk duhet të ndalet aktiviteti i punës.

“Duhet ta kuptojmĂ« qĂ« jemi nĂ« proces zgjedhor dhe pjesĂ« e pĂ«rgjegjĂ«sive tona Ă«shtĂ« qĂ« puna jonĂ« tĂ« mos ndalet nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« ne njĂ« kohĂ« sa mĂ« tĂ« shkurtĂ«r t’i bĂ«jmĂ« publike rezultatet e procesit zgjedhor edhe pĂ«r kandidatĂ«t gjithashtu por pastaj edhe faza tjera tĂ« ankimimimit e deri te certifikimi i rezultatit tĂ« zgjedhjeve kĂ«rkon nga gjitha subjektet, nga gjithĂ« akterĂ«t tĂ« pĂ«rfshirĂ« nĂ« proces zgjedhor qĂ« ta kryejnĂ« punĂ«n e tyre me pĂ«rkushtim.. Ne nuk guxojmĂ« qĂ« tĂ« ndalim aktivitetin tonĂ« qĂ« tĂ« ju nĂ«nshtrohemi festave, sepse Ă«shtĂ« njĂ« proces i cili nuk guxon me pas ndĂ«rprerje pĂ«r shkak edhe tĂ« aspektit sensitiv por edhe integritetit tĂ« vet procesit”, shtoi ai.

Drejtori i Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike, Besnik Buzhala tha se komunat janë njoftuar për oraret e punës.

â€œĂ‡Ă«shtja e orarit Ă«shtĂ« diskutuar edhe nĂ« KĂ«shillin pĂ«r Operacione Zgjedhore dhe Ă«shtĂ« nĂ« pajtim qĂ« orari me 31 dhjetor tĂ« jetĂ« deri nĂ« orĂ«n 12 edhe me 1 janar 2026 tĂ« vazhdojĂ« prej orĂ«s 16:00. Lidhur me kĂ«tĂ« dakordim, kĂ«tĂ« pajtim tĂ« KĂ«shillit tĂ« Operacioneve Zgjedhore, Sekretariati i KQZ-sĂ« i ka njoftuar tĂ« gjitha komisionet komunale zgjedhore, i kemi njoftuar pĂ«rmes email-it, i kemi njoftuar edhe pĂ«rmes platformĂ«s Ă«hatssup me datat 31 dhjetor dhe 1 janar. Njoftimin vetĂ«m e kanĂ« pranuar”, ka njoftuar ai. /KP/

Prattipati: Qeverisje transparente dhe shërbime të barabarta janë pritshmëri e SHBA-së në veri të Kosovës



E ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, ka zhvilluar sot një takim me katër kryetarët e sapoinauguruar të komunave veriore: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, si dhe me përfaqësues të shoqërisë civile serbe në veri të Kosovës.

Sipas njoftimit të Ambasadës së SHBA-së, gjatë takimit u theksuan pritshmëritë amerikane për qeverisje transparente dhe efektive, si dhe për ofrimin e shërbimeve të barabarta për të gjitha komunitetet.

“Anu Prattipati nĂ«nvizoi pritshmĂ«ritĂ« e Shteteve tĂ« Bashkuara pĂ«r qeverisje transparente dhe efektive, si dhe pĂ«r ofrimin e shĂ«rbimeve tĂ« drejta dhe tĂ« barabarta pĂ«r tĂ« gjithĂ« qytetarĂ«t”, thuhet nĂ« postimin e AmbasadĂ«s amerikane.

Po ashtu, nĂ« takim u theksua rĂ«ndĂ«sia e bashkĂ«punimit tĂ« autoriteteve lokale me institucionet e sigurisĂ« publike, tĂ« cilat janĂ« tĂ« pĂ«rkushtuara pĂ«r t’u shĂ«rbyer tĂ« gjitha komuniteteve pa dallim.

“Ajo theksoi rĂ«ndĂ«sinĂ« e angazhimit me institucionet e sigurisĂ« publike, tĂ« pĂ«rkushtuara pĂ«r t’u shĂ«rbyer tĂ« gjitha komuniteteve”, thuhet mĂ« tej nĂ« njoftim.

Ambasada e SHBA-së ka ritheksuar se mbetet e përkushtuar në mbështetjen e qeverisjes demokratike, sundimit të ligjit dhe përfshirjes së qytetarëve në proceset vendimmarrëse, veçanërisht në komunat me ndjeshmëri politike dhe institucionale. /Telegrafi/


Kurti: 1 miliard euro investime kapitale çdo vit



Kryeminstri Albin Kurti ishte dje në Gadime dhe Sllovi të Lipjanit, ku u prit me entuziazëm nga dy fshatrat më të mëdha të kësaj komune.

Me banorët dhe mërgimtarët e pranishëm, ai ndau zotimet e tij qeverisëse për mandatin e ardhshëm, të cilat garantojnë shtrirje të mirëqenies përmes rritjes së ekonomisë.

Kryeministri tha se gjatë mandatit të tij, do të ndajë 1 miliard euro çdo vit për investime kapitale.

Me buxhetin më të lartë ndonjëherë, prej 4 miliard eurosh, nuk do të mungojë as përkrahja për prodhuesit.

1 miliard euro për prodhimtari, përfshirë ata që riinvestojnë fitimin.

Kurti tha se mbështetja për të rinjtë dhe studentët po zgjerohet përmes programit të mobilitetit.


KRU Mitrovica u bën thirrje konsumatorëve për shlyerjen e obligimeve financiare



Kompania Rajonale e UjĂ«sjellĂ«sit “Mitrovica” u ka bĂ«rĂ« thirrje konsumatorĂ«ve qĂ«, para pĂ«rfundimit tĂ« vitit, tĂ« shlyejnĂ« obligimet e tyre financiare pĂ«r shĂ«rbimet e furnizimit me ujĂ« dhe kanalizim.

Sipas njoftimit të KRU Mitrovica, kjo thirrje bëhet me qëllim të mbylljes së vitit financiar dhe garantimit të vazhdimësisë së shërbimeve cilësore për të gjithë konsumatorët.

Kompania thekson se pagesa me kohë e faturave është thelbësore për mirëmbajtjen e rrjetit të ujësjellësit, realizimin e investimeve të nevojshme dhe sigurimin e shërbimeve të qëndrueshme.

“Shlyerja me kohĂ« e obligimeve financiare kontribuon drejtpĂ«rdrejt nĂ« funksionimin normal tĂ« sistemit tĂ« furnizimit me ujĂ« dhe kanalizim”, thuhet nĂ« njoftim.

Po ashtu, KRU Mitrovica i ka ftuar qytetarĂ«t qĂ« pagesat t’i kryejnĂ« sa mĂ« parĂ«, me qĂ«llim tĂ« shmangies sĂ« masave administrative qĂ« mund tĂ« ndĂ«rmerren nĂ« rast tĂ« mosshlyerjes sĂ« obligimeve financiare.

Në fund, kompania ka falënderuar konsumatorët për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e treguar ndaj institucionit. /Telegrafi/


Komuna e Junikut reagon ndaj reduktimeve të energjisë elektrike



Komuna e Junikut ka shprehur shqetësim të thellë lidhur me reduktimet e shpeshta të energjisë elektrike që, sipas saj, po aplikohen nga KEDS në këtë komunë, duke theksuar se këto ndërprerje po shkaktojnë vështirësi serioze për qytetarët, bizneset dhe institucionet publike.

Në reagimin e saj, komuna vlerëson se mungesa e vazhdueshme e energjisë elektrike po ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e jetës së banorëve dhe po pengon zhvillimin ekonomik lokal.

Veçanërisht shqetësuese, sipas komunës, është koha kur po ndodhin reduktimet, përkatësisht gjatë periudhës së festave dhe pushimeve, kur bashkatdhetarë të shumtë po qëndrojnë pranë familjeve të tyre në Junik.

“NĂ« vend qĂ« tĂ« kalojnĂ« kohĂ« tĂ« qetĂ« dhe tĂ« sigurt me tĂ« afĂ«rmit, bashkatdhetarĂ«t po pĂ«rballen me mungesĂ« tĂ« energjisĂ« elektrike, gjĂ« qĂ« ndikon negativisht nĂ« rehatinĂ« dhe cilĂ«sinĂ« e jetĂ«s”, thuhet nĂ« reagim.

Komuna e Junikut thekson gjithashtu se kjo komunë renditet ndër komunat me nivelin më të lartë të parapagimit të faturave të energjisë elektrike, duke dëshmuar përkushtimin e qytetarëve për përmbushjen e obligimeve ndaj furnizuesit. Sipas komunës, aplikimi i reduktimeve në një komunë me këtë nivel kontributi financiar konsiderohet i padrejtë dhe i papranueshëm.

Në këtë drejtim, Komuna e Junikut ka adresuar disa kërkesa ndaj KEDS-it, duke kërkuar ndërprerjen e menjëhershme të reduktimeve të paarsyeshme, sigurimin e furnizimit të pandërprerë me energji elektrike, veçanërisht gjatë periudhave festive, si dhe rritjen e transparencës dhe respektimin e dinjitetit të qytetarëve në menaxhimin e energjisë elektrike. /Telegrafi/


Inspektohen punimet nĂ« rrugĂ«n “Dardania” nĂ« FushĂ« KosovĂ«



Drejtoria e InfrastrukturĂ«s e KomunĂ«s sĂ« FushĂ« KosovĂ«s ka realizuar inspektim nĂ« terren nĂ« kuadĂ«r tĂ« kontratĂ«s pĂ«r projektin dyvjeçar “Rregullimi i RrugĂ«s Dardania nĂ« FushĂ« KosovĂ«â€.

Gjatë inspektimit, Autoriteti Kontraktues ka kryer hapje kontrolluese për të verifikuar pozicionin, nivelin dhe përputhshmërinë teknike të instalimeve nëntokësore, në përputhje me projektin ekzekutiv, paramasat dhe paralogaritë përkatëse.

Këto ndërhyrje janë pjesë e procedurave të rregullta të kontrollit teknik të punimeve në terren.

Nga komuna bëhet e ditur se, për shkak të kushteve sezonale dhe periudhës së festave, është paraparë nivelizimi i përkohshëm i sipërfaqes së punuar, me qëllim të sigurimit të qasjes funksionale për bizneset dhe krijimit të kushteve të përshtatshme për vazhdimin e punimeve në fazat e ardhshme të projektit. /Telegrafi/


Shkyçje emergjente e transformatorit në Prizren, qytetarët paralajmërohen për ndërprerje të energjisë



KOSTT ka njoftuar qytetarët që furnizohen nga transformatori energjetik TR3 në Nënstacionin Prizren 1 për një shkyçje emergjente, e cila është e nevojshme për të kryer punimet dhe eliminuar problemet e paraqitura në transformatorin e fuqisë T3 (110 kV/10 kV).

Gjatë kryerjes së punimeve, të cilat pritet të zgjasin rreth 4 orë, një pjesë e qytetarëve dhe institucioneve që furnizohen nga NS Prizren 1 do të mbeten pa energji elektrike, me një reduktim të parashikuar rreth 30 MW.

KOSTT kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe falënderon për durimin gjatë kryerjes së punimeve, duke theksuar se ndërhyrja është e domosdoshme për sigurimin e furnizimit të vazhdueshëm dhe stabil të energjisë elektrike. /Telegrafi/


Ambasadori britanik, Hargreaves: Stafi i KQZ-së i përkushtuar për zgjedhje të ligjshme dhe transparente



Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, vizitoi sot Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, duke shprehur vlerësimin për profesionalizmin dhe përkushtimin e stafit gjatë përgatitjeve për zgjedhjet e përgjithshme që priten të mbahen së shpejti.

Gjatë vizitës, ambasadori Hargreaves falënderoi Kreshnik Radoniqin dhe ekipin e tij për përpjekjet e palodhshme që të sigurohet një proces zgjedhor i rregullt dhe në përputhje me ligjet dhe procedurat e Kosovës.

“Si gjithmonĂ«, jam impresionuar nga profesionalizmi i qetĂ« i stafit tĂ« Komisionit Qendror tĂ« Zgjedhjeve gjatĂ« vizitĂ«s sĂ« sotme. Faleminderit Kreshnik Radoniqi dhe ekipit tĂ« tij pĂ«r pĂ«rkushtimin e tyre tĂ« vazhdueshĂ«m pĂ«r tĂ« siguruar qĂ« zgjedhjet e ardhshme tĂ« kryhen nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« qetĂ« dhe ligjore”, ka shkruar ambasadori.

Deklarata e tij vjen në një kohë kur institucionet zgjedhore po përgatiten intensivisht për të garantuar transparencë dhe rregullsi në procesin zgjedhor. /Telegrafi/


Kastrati dhe stafi i komunës sjellin gëzim për fëmijët në prag të Vitit të Ri



Me rastin e festave të fundvitit 2025, kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, së bashku me mësimdhënësit dhe prindërit, organizuan një aktivitet të veçantë për fëmijët e komunës, duke sjellë buzëqeshje dhe atmosferë festive në prag të Vitit të Ri.

Gjatë aktivitetit, fëmijët u pritën me dhurata simbolike, argëtim dhe programe artistike të përgatitura posaçërisht për ta. Kryetari Kastrati uroi të gjithë fëmijët dhe familjet e tyre për shëndet dhe suksese në vitin e ardhshëm, duke theksuar rëndësinë e kujdesit dhe investimit në mirëqenien e brezit të ri.

“FĂ«mijĂ«t janĂ« e ardhmja e komunitetit tonĂ«, dhe institucioni do tĂ« vazhdojĂ« tĂ« mbĂ«shtesĂ« iniciativa qĂ« synojnĂ« edukimin, argĂ«timin dhe zhvillimin e tyre”, tha Kastrati.

Prindërit dhe të pranishmit vlerësuan nismën si një gjest domethënës që forcon frymën e solidaritetit dhe festës në komunitet. Aktiviteti u mbyll me duartrokitje dhe urime për festa të mbara. /Telegrafi/


Konjufca: Rinia, shtylla e fitores sonë



Glauk Konjufca ishte dje në Mitrovicë, ku takoi qytetarë dhe aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai tha se tashmĂ« po ndihet energjia e fitores, prapa sĂ« cilĂ«s qĂ«ndrojnĂ« tĂ« bashkuar populli pĂ«r t’i mbĂ«shtetur, pĂ«rmes votĂ«s mĂ« 28 dhjetor.

Nga aty, vazhdoi në Vushtrri, ku së bashku me kandidatët për deputetë të kësaj komune, takoi vullnetarët dhe të rinjtë nga Vushtrria.

Konjufca tha se rinia është shtyllë kyçe e arritjeve dhe fitoreve të përbashkëta.

Bashkë me kryetarin e Fushë Kosovës, Valon Prebreza, si dhe qytetarët e kësaj komune, Glauk Konjufca bisedoi për të arriturat e Qeverisë Kurti.

Qytetarët e kanë ndjerë këtë qeverisje, prandaj vullneti dhe mbështetja e tyre është garantues për fitoren e numrit 116 dhe Lëvizjes Vetëvendosje.


Bllokada rrugore në Kurshumli të Serbisë, QKMK këshillon mërgimtarët t'i përdorin rrugët alternative



Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK) ka njoftuar se më 24 Dhjetor 2025, banorët lokalë në fshatin Kastrat të Kurshumlisë (Serbi) do të zhvillojnë një bllokadë të rrugës, nga ora 11:50 deri në 15:50.

Sipas deklaratave të këshilltarëve të opozitës, bllokada është paralajmëruar për shkak të kërkesave të paplotësuara, që përfshijnë: sigurimin e tekstesh shkollore falas për nxënësit e shkollave fillore, një rritje të fondeve për zhvillimin ekonomik lokal, dhe shkarkimin e disa zyrtarëve komunalë.

Bllokada do të zhvillohet në një pjesë të autostradë në Nish, pranë kryqëzimit në fshatin Kastrat, raporton Telegrafi.

Autoritetet e QKMK-së u bëjnë thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë rrugë alternative për të evituar pengesat në trafikun rrugor gjatë periudhës së paralajmëruar.

Për informacion shtesë, QKMK ka vënë në dispozicion numrat e kontaktit: +383 45 198 000, +383 45 198 606 dhe 0800 500 95.

Ky njoftim vjen si pjesë e përpjekjeve të autoriteteve për informim të drejtpërdrejtë të mërgimtarëve, që tashmë janë nisur nga venet e ndryshme drejtë Kosovës. /Telegrafi/


Ditë e pestë e grevës, Sindikata e KRU Hidrodrinit paralajmëron vazhdim deri në adresimin e kërkesave



PunĂ«torĂ«t e KRU “Hidrodrini” po vazhdojnĂ« grevĂ«n paralajmĂ«ruese, e cila sot hyri nĂ« ditĂ«n e pestĂ«, si pjesĂ« e ushtrimit tĂ« sĂ« drejtĂ«s pĂ«r grevĂ« nĂ« pĂ«rputhje me ligjin.

NĂ« njĂ« njoftim pĂ«r media, Shoqata Sindikale e PunĂ«torĂ«ve tĂ« KRU “Hidrodrini” theksoi: "Greva gĂ«zon pĂ«rkrahje tĂ« gjerĂ« nga punĂ«torĂ«t, por rrugĂ«t e dialogut dhe negociatave mbeten tĂ« hapura pĂ«r adresimin e kĂ«rkesave tĂ« punĂ«torĂ«ve, nĂ« kuadĂ«r tĂ« kompetencave tĂ« palĂ«ve pĂ«rgjegjĂ«se".

Greva zhvillohet çdo ditë nga ora 09:00 deri në 10:00 dhe do të vazhdojë deri në ndërmarrjen e hapave konkretë për zgjidhjen e kërkesave ose deri në një njoftim tjetër zyrtar nga Këshilli i Grevës.

Në njoftim bëhet e ditur se greva po zhvillohet në qytete të ndryshme, përfshirë Pejë, Deçan, Klinë dhe Istog, ndërsa Shoqata Sindikale ka publikuar edhe fotografi nga aktiviteti.

Këshilli i Grevës njofton se qëllimi i grevës është të sigurojë respektimin e të drejtave të punëtorëve dhe adresimin e kërkesave të tyre në mënyrë ligjore dhe transparente. /Telegrafi/

Anulohen dy konkurse publike në Fushë Kosovë, nga komuna thonë se ka shkelje ligjore



Komuna e Fushë Kosovës ka njoftuar se gjatë procedurave për dy konkurset publike të shpallura më 8 gusht 2025, janë konstatuar shkelje të dispozitave ligjore, çka ka sjellë vendimin për anulimin e tyre në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe procedurat administrative.

Konkursi i parë, me Nr. 849, ishte shpallur për pozitat në sektorin shëndetësor dhe administrativ, duke përfshirë: mjekë të përgjithshëm (6 pozita), mjek stomatolog (1 pozicion), infermier/e (18 pozita), teknik/e stomatologjie (4 pozita), teknik/e laborant (4 pozita), teknik/e i farmacisë (1 pozicion), administrator i sistemit informativ shëndetësor (1 pozicion) dhe jurist/e (1 pozicion).

Konkursi i dytë, me Nr. 850, përfshinte pozitat e vozitësve (2 pozita), higjienistëve (3 pozita), mirëmbajtës/punëtor teknik (1 pozicion) dhe punëtor sigurimi (1 pozicion).

Komuna ka bërë të ditur se për çdo konkurs të ri eventual, qytetarët do të njoftohen me kohë përmes faqes zyrtare të internetit dhe rrjeteve sociale. /Telegrafi/


Abdixhiku: Prishtina kërkon zhvillim dhe projekte konkrete, LDK premton 1.5 miliard euro investime



Kryetari i Lidhjes Demokratike tĂ« KosovĂ«s, Lumir Abdixhiku, ka mbajtur njĂ« tubim zgjedhor nĂ« shkollĂ«n “Ismail Qemali” nĂ« Bregun e Diellit, organizuar nga Dega e TretĂ« e LDK-sĂ«.

Gjatë tubimit, Abdixhiku theksoi se Prishtina kërkon zhvillim dhe projekte konkrete, duke prezantuar një plan investimesh me vlerë 1.5 miliardë euro, që përfshin Unazën e Jashtme, Qendrën Sportive, teatrot dhe parkun teknologjik.

Ai shtoi se qytetarët e kryeqytetit kanë zgjedhur ndryshimin e parë, duke theksuar se LDK-ja, si në nivelin qendror ashtu edhe në atë lokal, synon të sjellë normalitet dhe projekte konkrete për qytetarët.

Abdixhiku prezantoi gjithashtu kandidatët e Degës së Tretë për zgjedhjet e ardhshme, të cilët përfaqësojnë një ekip me përvojë institucionale, energji qytetare dhe përkushtim ndaj vlerave rugoviane dhe shërbimit publik.

Kandidatët përfshijnë: Alban Zogaj (22), Ukë Rugova (10), Adelina Thaqi Meta (12), Doruntinë Maloku (21), Elmire Nikçi Rexha (42), Myzejene Selmani (48), Sokol Havolli (49), Arta Metaj Govori (53), Lumbardh Salihu (77), Bejtush Gashi (83) dhe Nazmije Krasniqi Jusufi (84). /Telegrafi/


Ndërprerje e përkohshme e furnizimit me ujë në disa zona të Pejës



KRU “Hidrodrini” ka njoftuar se pĂ«r shkak tĂ« rjedhjeve tĂ« mĂ«dha tĂ« ujit nĂ« gypin kryesor, sot do tĂ« ketĂ« ndĂ«rprerje tĂ« pĂ«rkohshme tĂ« furnizimit me ujĂ« tĂ« pijshĂ«m nĂ« disa zona tĂ« qytetit tĂ« PejĂ«s.

Sipas njoftimit zyrtar, ndĂ«rprerja do tĂ« zgjasĂ« nga ora 10:00 deri nĂ« ora 14:00 dhe do tĂ« prekĂ« lagjen B.T. “Fidanishte”, si dhe rrugĂ«t “Agim Qelaj”, “Konferenca e Bujanit”, “Myrvete Maksutaj”, “Hasan Riza” dhe disa rrugĂ« dytĂ«sore pĂ«rreth.

Nga KRU “Hidrodrini” bĂ«het e ditur se ekipet teknike janĂ« nĂ« terren dhe po punojnĂ« pĂ«r sanimin e defektit, me qĂ«llim rikthimin e furnizimit me ujĂ« sa mĂ« shpejt qĂ« tĂ« jetĂ« e mundur.

Ndërmarrja u ka kërkuar mirëkuptim qytetarëve të zonave të prekura për shqetësimet e shkaktuara gjatë kësaj periudhe. /Telegrafi/


❌