❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Vijon monitorimi i situatës së reshjeve në Shkodër, vlerësimi i dëmeve në mënyrë të koordinuar

TIRANËM 8 janar/ATSH/ Ministri i BujqĂ«sisĂ« dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, bĂ«ri tĂ« ditur sot se situata e pĂ«rmbytjeve nĂ« qarkun e ShkodrĂ«s po monitorohet nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« vazhdueshme, ndĂ«rsa strukturat pĂ«rgjegjĂ«se janĂ« angazhuar nĂ« terren pĂ«r menaxhimin e emergjencĂ«s dhe vlerĂ«simin e dĂ«meve tĂ« shkaktuara.

Salla mblodhi Shtabin e Emergjencave Civile në ambientet e Prefekturës së Shkodrës, ku u analizua situata aktuale në zonat e prekura, prurjet ujore dhe ndërhyrjet e kryera deri më tani nga strukturat e emergjencave civile dhe pushteti vendor.

Sipas ministrit, prioritet mbetet mbrojtja e jetës së qytetarëve. Ai theksoi se të gjitha institucionet janë në gatishmëri të plotë për ndërhyrje sipas nevojës dhe se procesi i vlerësimit të dëmeve do të kryhet në mënyrë të koordinuar, për të garantuar mbështetje sa më të shpejtë për familjet dhe subjektet e dëmtuara. /j.p/

 

The post Vijon monitorimi i situatës së reshjeve në Shkodër, vlerësimi i dëmeve në mënyrë të koordinuar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Balluku: Argjinatura e Ferrasit nuk është çarë, përmbytja e banesave si pasojë e nivelit të lartë të ujit


TIRANË, 8 janar/ATSH/ Zv/kryeministrja dhe ministrja e InfrastrukturĂ«s dhe EnergjisĂ«, Belinda Balluku, deklaroi sot se argjinatura e Ferrasit nuk Ă«shtĂ« dĂ«mtuar, dhe pĂ«rmbytja e disa banesave ka ndodhur si pasojĂ« e rritjes sĂ« nivelit tĂ« ujit, jo pĂ«r shkak tĂ« njĂ« çarjeje tĂ« argjinaturĂ«s.

Balluku bëri të ditur se në pikën e matjes që po përdoret aktualisht në Memaliaj niveli i ujit është 5,3 metra nga 8 metra që ishte në mëngjes, çka tregon për një rënie të qëndrueshme.

Balluku informoi edhe se ekipet e Emergjencave kanë ndërhyrë duke evakuuar banorët e rrezikuar, ndërsa po punohet në terren për normalizimin e situatës.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, theksoi se argjinatura është e qëndrueshme dhe me uljen e prurjeve edhe në grykderdhjen e Vjosës situata pritet të shkojë drejt përmirësimit.

Sipas tij, hidrovoret deri në Darëzezë janë në kapacitet të plotë dhe po përdoren për të krijuar rezerve në kanalet kulluese.

Sa i përket evakuimit të banorëve, ministri tha se janë krijuar akomodime edhe në Fier dhe Vlorë, në struktura shtetërore dhe hoteliere.

Sipas Vengut, janë evakuuar 20 persona në Bishan dhe 15 familje në Ferras.
Banorët e evakuuar janë strehuar në konvikte të gatshme.

Ndërkohë, një pjesë e banorëve kanë qëndruar në banesat e papërmbytura të zonës, afër banesave të tyre.

Kryetari i bashkisë Fier, Armando Subashi, bëri të ditur se në orët në vijim pritet përmirësimi i situatës. /j.p/

The post Balluku: Argjinatura e Ferrasit nuk është çarë, përmbytja e banesave si pasojë e nivelit të lartë të ujit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

OSHEE, në gatishmëri për të riparuar çdo defekt nga moti i keq

TIRANËM 8 janar/ATSH/ Operatori i ShpĂ«rndarjes sĂ« EnergjisĂ« Elektrike (OSHEE) ka vendosur tĂ« gjitha strukturat nĂ« gatishmĂ«ri tĂ« plotĂ« pĂ«r riparimin e çdo defekti tĂ« mundshĂ«m nĂ« rrjetin elektrik, si pasojĂ« e stuhisĂ« sĂ« dĂ«borĂ«s qĂ« ka pĂ«rfshirĂ« disa zona tĂ« vendit, nga KukĂ«si nĂ« PĂ«rrenjas dhe nga Librazhdi nĂ« Skrapar.

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se punonjësit e OSHEE po punojnë pa ndërprerje në terren, pavarësisht kushteve të vështira atmosferike, për të garantuar furnizimin normal me energji elektrike për qytetarët.

Ekipet teknike janë të shpërndara në zonat më të prekura nga reshjet e dëborës dhe era e fortë, duke ndërhyrë menjëherë në çdo rast avarie për rikthimin sa më të shpejtë të energjisë.

Paralelisht, OSHEE ka vĂ«nĂ« nĂ« funksion tĂ« plotĂ« edhe shĂ«rbimin 24-orĂ«sh tĂ« Call Center-it, ku qytetarĂ«t mund tĂ« kontaktojnĂ« pĂ«rmes numrit 042 274 141, pĂ«r tĂ« raportuar problematika apo pĂ«r t’u informuar mbi situatĂ«n e furnizimit me energji elektrike. /j.p/

The post OSHEE, në gatishmëri për të riparuar çdo defekt nga moti i keq appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Hoxha: Rruga PĂ«rmet-ÇarshovĂ«, e bllokuar pĂ«r shkak tĂ« dĂ«mtimit tĂ« karrexhatĂ«s

TIRANË, 8 janar/ATSH/ Qarkullimi i automjeteve Ă«shtĂ« ndaluar nĂ« rrugĂ«n PĂ«rmet-ÇarshovĂ«, pranĂ« vendit tĂ« quajtur “Ura e Petranit”, pĂ«r shkak tĂ« çarjes sĂ« karrexhatĂ«s si pasojĂ« e reshjeve tĂ« dendura tĂ« shiut.

Kryetarja e Bashkisë Përmet, Alma Hoxha, bëri të ditur për ATSH-në se situata po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme.

“NĂ« terren ndodhen strukturat e PolicisĂ« sĂ« Shtetit, Emergjencave Civile dhe tĂ« Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), tĂ« cilat po punojnĂ« pĂ«r menaxhimin e situatĂ«s dhe ndĂ«rhyrjen pĂ«r rikthimin e normalitetit nĂ« kĂ«tĂ« segment rrugor”, tha ajo.

Hoxha u bëri thirrje drejtuesve të mjeteve që të shmangin kalimin në këtë rrugë deri në njoftim të mëtejshëm dhe të ndjekin informacionet zyrtare për zhvillimet.

Ky aks rrugor lidh dy njĂ«si administrative tĂ« bashkisĂ« PĂ«rmet, Petranin dhe ÇarshovĂ«n, dhe ka rĂ«ndĂ«si tĂ« veçantĂ« pasi siguron lidhjen e PĂ«rmetit me Korçën. /j.p/

The post Hoxha: Rruga PĂ«rmet-ÇarshovĂ«, e bllokuar pĂ«r shkak tĂ« dĂ«mtimit tĂ« karrexhatĂ«s appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Hapet për qarkullim segmenti Shalë-Theth

TIRANË, 8 janar/ATSH/ Pas ndĂ«rhyrjeve intensive tĂ« kryera gjatĂ« ditĂ«s sĂ« djeshme dhe tĂ« sotme, tashmĂ« Ă«shtĂ« i mundur kalimi nga Guri i MashĂ«s, njĂ«sia administrative Pult, deri nĂ« Theth, njĂ«sia administrative ShalĂ«, nĂ« zonĂ«n e Dukagjinit.

Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci informoi se pastrimi i këtij segmenti rrugor është përfunduar, në një gjatësi prej rreth 32 km, ku janë angazhuar dy fadroma, duke rikthyer qarkullimin normal.

Rruga u bë e pakalueshme për shkak të inerteve të sjella nga reshjet intensive të ditëve të fundit.

Kryebashkiaku Beci, gjithashtu, bëri të ditur se nga dita e nesërme do të vijojnë ndërhyrjet edhe në degëzimin e fshatit Marknonaj, me shtimin e mjeteve të rënda në terren, për të garantuar sigurinë dhe funksionimin normal të aksit rrugor.

Punimet do të vazhdojnë deri në stabilizimin e plotë të situatës. /j.p/

The post Hapet për qarkullim segmenti Shalë-Theth appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Balluku nga Gjirokastra: Niveli i ujit në Vjosë ka rënë me 1.5 metër, plan evakuimi funksional për të gjitha bashkitë


TIRANË, 8 janar/ATSH/ ZĂ«vendĂ«skryeministrja dhe ministrja e InfrastrukturĂ«s dhe EnergjisĂ«, Belinda Balluku, deklaroi sot se tĂ« gjitha strukturat e Emergjencave Civile, Forcat e Armatosura, institucionet vendore dhe ato qendrore janĂ« angazhuar nĂ« terren dhe po veprojnĂ« nĂ« koordinim tĂ« plotĂ« pĂ«r pĂ«rballimin e situatĂ«s sĂ« shkaktuar nga kushtet e motit nĂ« qarkun e GjirokastrĂ«s.

Pas mbledhjes së Shtabit të Emergjencave Civile, të zhvilluar në Gjirokastër, Balluku bëri të ditur se niveli i ujit në Vjosë pikën e matjes në Memaliaj ka shënuar rënie me rreth 1,5 metra, nga 8 metra ka zbritur në 6,5 metra, një zhvillim që pritet të reflektohet edhe në zonën e Novoselës dhe në grykëderdhje.

“Kemi komunikuar me popullatĂ«n e zonĂ«s edhe pĂ«r mundĂ«sinĂ« e evakuimit, ndĂ«rkohĂ« qĂ« rĂ«nia e nivelit tĂ« ujit Ă«shtĂ« njĂ« tregues pozitiv pĂ«r ecurinĂ« e situatĂ«s”, u shpreh Balluku.

Ajo theksoi se në qarkun e Gjirokastrës temperaturat kanë rënë dhe kanë nisur reshjet e borës. Sipas saj, rrugët kryesore janë kryesisht të hapura, ndërsa disa rrugë fshatare që lidhin zona të thella mbeten për momentin të bllokuara.

Sipas Ballukut, batalioni i dislokuar në zonë ka vijuar punën në terren me të njëjtin angazhim të treguar gjatë sezonit të zjarreve, duke kontribuar në menaxhimin e situatës së reshjeve intensive. Në fshatin Memaliaj disa banesa do të inspektohen në mbrëmje nga Emergjencat Civile dhe Forcat e Armatosura, ndërsa situata po monitorohet në vazhdimësi.

“GjatĂ« mbledhjes Ă«shtĂ« diskutuar edhe pĂ«r planin e evakuimit, i cili duhet tĂ« jetĂ« funksional pĂ«r tĂ« gjitha bashkitĂ«. BashkitĂ« qĂ« disponojnĂ« struktura hotelerie apo konvikte e kanĂ« mĂ« tĂ« lehtĂ« zbatimin e kĂ«tij plani, ndĂ«rsa bashkitĂ« e tjera do tĂ« bashkĂ«punojnĂ« me Emergjencat Civile pĂ«r tĂ« siguruar palestra apo ambiente tĂ« tjera pĂ«r strehimin e qytetarĂ«ve, nĂ« rast nevoje”, deklaroi ajo.

Balluku bëri të ditur se moti pritet të ketë një përmirësim të përkohshëm, ndërsa të shtunën parashikohet një tjetër përkeqësim me reshje, çka i jep strukturave rreth 48 orë kohë për menaxhimin e situatës.

Në lidhje me situatën energjetike në qark, ministrja sqaroi se janë regjistruar ndërprerje në linjën e transmetimit të Lunxhërisë, por falë bashkëpunimit mes Forcave të Armatosura, OSHEE-së dhe Emergjencave Civile, energjia elektrike është rikthyer përmes rilidhjes së linjave.

Ajo shtoi se të gjitha njësitë vendore dhe qendrore janë në koordinim të plotë edhe për sa i përket akseve rrugore kombëtare.
Balluku informoi se në aksin Tepelenë-Gjirokastër është evidentuar një rrëshqitje dherash, e cila nuk vjen nga skarpata e rrugës, por nga një nivel më i lartë për shkak të erozionit të zonës.

Zv.kryeministrja Balluku theksoi se qeveria shqiptare ka planifikuar nisjen e një procesi pyllëzimi në të gjitha zonat e prekura nga zjarret gjatë verës, bazuar në një plan të detajuar, me qëllim parandalimin e erozionit, fenomen, pasojat e të cilit po evidentohen edhe gjatë reshjeve të fundit.

Balluku siguroi se pas përmirësimit të situatës strukturat e pushtetit vendor do të nisin identifikimin e dëmeve të shkaktuara, ndërsa fondi rezervë i buxhetit do të përdoret për kompensimin e tyre.

“NesĂ«r do tĂ« mbahet mbledhja e Komitetit tĂ« Emergjencave, ku do tĂ« adresohen qartĂ« masat qĂ« do tĂ« merren gjatĂ« 48 orĂ«ve tĂ« ardhshme, si dhe mĂ«nyra e kompensimit pĂ«r dĂ«met e konstatuara”, tha Balluku.

Nga ana e saj, ministrja e Arsimit dhe njëkohësisht drejtuese politike e qarkut të Gjirokastrës, Mirela Kumbaro, bëri të ditur se procesi mësimor po vijon normalisht në të gjithë qarkun.

Sipas saj, janë paraqitur disa vështirësi për shkak të bllokimit të rrugëve në disa segmente, kryesisht në zonën e Këlcyrës në Përmet, por situata është menaxhuar.

“Jemi nĂ« komunikim tĂ« vazhdueshĂ«m me tĂ« gjitha strukturat arsimore. Siguria e çdo nxĂ«nĂ«si dhe mĂ«suesi mbetet prioriteti ynĂ« kryesor”, tha Kumbaro

/j.p/

The post Balluku nga Gjirokastra: Niveli i ujit në Vjosë ka rënë me 1.5 metër, plan evakuimi funksional për të gjitha bashkitë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Reshjet e borës, vështirësohet qarkullimi në aksin Gjinar-Elbasan

TIRANË, 8 janar/ATSH/ Bashkia Elbasan bĂ«n tĂ« ditur se qarkullimi nĂ« aksin rrugor Gjinar-Elbasan Ă«shtĂ« vĂ«shtirĂ«suar si pasojĂ« e reshjeve tĂ« dĂ«borĂ«s dhe mjeteve qĂ« kanĂ« tentuar tĂ« ngjiten pa qenĂ« tĂ« pajisura me zinxhirĂ«.

Reshjet vijojnë me intensitet, duke krijuar kushte të vështira për lëvizjen e automjeteve, ndërsa në disa segmente janë evidentuar makina që kanë rrëshqitur dhe kanë penguar qarkullimin normal.

Bashkia informoi se në këtë aks ndodhen borëpastrueset dhe fadromat, së bashku me ekipet e punonjësve, të cilët po punojnë për pastrimin e rrugës dhe mbajtjen e saj të kalueshme.

Megjithatë, puna e tyre po has vështirësi për shkak të qindra mjeteve që nuk kanë marrë masat e nevojshme për lëvizje në kushte dimërore.

Bashkia Elbasan njofton se i është kërkuar Policisë Rrugore për ngritjen e një postblloku në këtë aks, me qëllim ndalimin e qarkullimit të çdo mjeti që nuk është i pajisur me zinxhirë.

Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të automjeteve të tregojnë kujdes maksimal dhe të respektojnë udhëzimet e strukturave përgjegjëse për të shmangur bllokimet dhe aksidentet. /j.p/

The post Reshjet e borës, vështirësohet qarkullimi në aksin Gjinar-Elbasan appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Drejt përfundimit vendosja e urës së re të hekurt në Bleran të Shkodrës

TIRANË, 8 janar/ATSH/ Pas njĂ« pune intensive dhe tĂ« pandĂ«rprerĂ«, po shkohet drejt pĂ«rfundimit tĂ« vendosjes sĂ« urĂ«s sĂ« re tĂ« hekurt nĂ« Bleran, nĂ« rrethinat e ShkodrĂ«s, e dĂ«mtuar nga reshjet e shiut tĂ« ditĂ«ve tĂ« fundit.

Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, bëri të ditur se kjo ndërhyrje emergjente do të rikthejë lidhjen për dy lagje me rreth 600 banorë, duke garantuar qarkullimin dhe aksesin normal për komunitetin.

Sipas tij, vendosja e urës së re vjen si zgjidhje e domosdoshme për përmirësimin e infrastrukturës dhe sigurisë rrugore në zonë, pas dëmtimeve që kishin ndërprerë lidhjen mes lagjeve.

“Puna po kryhet me ritme tĂ« shpejta pĂ«r tĂ« minimizuar ndikimin tek banorĂ«t dhe pĂ«r tĂ« rikthyer sa mĂ« parĂ« normalitetin,” u shpreh Beci.

Ndërhyrja emergjente për vendosjen e një ure të re hekuri në Bleran erdhi pas dëmtimit të urës ekzistuese që izoloi rreth 600 banorë, duke shkaktuar vështirësi serioze në lëvizje dhe bllokim të aksesit drejt varrezave. /j.p/

 

The post Drejt përfundimit vendosja e urës së re të hekurt në Bleran të Shkodrës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Skanimi i investimeve të huaja, AmCham kërkon ligj me qartësi për investitorët

TIRANË, 7 janar/ATSH/ Projektvendimi i KĂ«shillit tĂ« Ministrave “PĂ«r miratimin e rregullores mbi procedurat pĂ«r vlerĂ«simin dhe shqyrtimin e investimeve tĂ« huaja direkte qĂ« lidhen me ose ndikojnĂ« nĂ« infrastrukturĂ«n publike kritike, teknologjitĂ« kritike dhe mallrat me pĂ«rdorim tĂ« dyfishtĂ«, furnizimin me inpute kritike, aksesin nĂ« informacion tĂ« ndjeshĂ«m apo lirinĂ« e medias”, i nxjerrĂ« pĂ«r konsultim publik, ka marrĂ« vĂ«mendjen e plotĂ« tĂ« DhomĂ«s Amerikane tĂ« TregtisĂ«.

Sipas një deklarate të Amcham, projektvendimi, i cili synon të skanojë investimet e huaja që targetojnë sektorët strategjikë me qëllim garantimin e sigurisë kombëtare, vlerësohet me rëndësi të veçantë nga Dhoma Amerikane e Tregtisë, duke qenë se misioni i saj kryesor është nxitja e investimeve të huaja, veçanërisht atyre amerikane.

Ndërsa ekziston dakordësi në parim për nevojën urgjente të vendosjes së një mekanizmi filtrimi të kapitalit të huaj, AmCham thekson se Shqipëria duhet ta zhvillojë këtë proces përmes një ligji të qartë dhe gjithëpërfshirës, i cili të mbrojë sigurinë kombëtare dhe njëkohësisht të garantojë qartësi dhe parashikueshmëri për investitorët lidhur me kriteret që duhet të përmbushin.

Sipas Dhomës Amerikane të Tregtisë, miratimi i një ligji të posaçëm, dhe jo vetëm i një akti nënligjor, është i domosdoshëm për të harmonizuar kuadrin ligjor të vendit me legjislacionin e Bashkimit Evropian dhe për të siguruar një zbatim të balancuar dhe proporcional të mekanizmit të skanimit të investimeve.

Duke vendosur në ekuilibër mbrojtjen e sigurisë kombëtare dhe nevojën për të tërhequr kapital të huaj në ekonomi, AmCham vlerëson se siguria mund të garantohet përmes një kuadri ligjor që rrit përgjegjshmërinë e investitorëve për origjinën e fondeve të tyre, ndërkohë që mbështet iniciativat investuese përmes transparencës dhe sigurisë juridike. /j.p/

The post Skanimi i investimeve të huaja, AmCham kërkon ligj me qartësi për investitorët appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kufizime në furnizimin me energji elektrike pas avarisë në linjat 10 kV në Belsh

TIRANË, 7 janar/ATSH/ Operatori i Sistemit tĂ« ShpĂ«rndarjes sĂ« EnergjisĂ« Elektrike (OSSH) bĂ«n tĂ« ditur se, si pasojĂ« e kushteve tĂ« rĂ«nda atmosferike, nĂ«nstacioni Kajan nĂ« Belsh ka pĂ«suar njĂ« avari nĂ« seksionin e linjave 10 kV.

Sipas OSSH-së, avaria ka sjellë kufizim të furnizimit me energji elektrike në disa zona përreth Belshit.

Grupet e Drejtorisë së Tensionit të Lartë pranë OSSH ndodhen në terren dhe kanë nisur menjëherë punën për riparimin e defektit dhe zëvendësimin e pajisjeve të dëmtuara, me qëllim rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit normal me energji elektrike.

OSSH bën me dije se situata po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme dhe se ekipet teknike janë në gatishmëri të plotë deri në normalizimin e plotë të situatës.

/a.f/

The post Kufizime në furnizimin me energji elektrike pas avarisë në linjat 10 kV në Belsh appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Balluku: Gatishmëri e plotë për pastrimin dhe sigurinë e rrugëve pas reshjeve

TIRANË, 7 janar/ATSH/ ZĂ«vendĂ«skryeministrja dhe njĂ«herĂ«sh ministrja e InfrastrukturĂ«s dhe EnergjisĂ«, Belinda Balluku, deklaroi sot se strukturat pĂ«rgjegjĂ«se janĂ« nĂ« gatishmĂ«ri tĂ« plotĂ« dhe se kontraktorĂ«t janĂ« nĂ« terren pa ndĂ«rprerje, pĂ«r tĂ« minimizuar problematikat e shkaktuara nga kushtet atmosferike.

Balluku informoi se gjatë natës kanë vijuar reshjet e shiut në të gjithë territorin e vendit. Sipas saj, është shënuar rritje e intensitetit të reshjeve në zonat juglindore, ndërsa në orët e para të mëngjesit reshjet kanë pushuar në rajonin verior.

Reshje bore janë regjistruar në zonat Bogë-Theth dhe Qafë Mali-Fierzë.

Zëvendëskryeministrja theksoi se, si pasojë e kushteve atmosferike, janë evidentuar probleme me rënie gurësh dhe inertesh në disa akse rrugore.

Në rajonin verior, problematika është shfaqur në akset Bajram Curri-Valbonë, Dushaj-Lekbibaj, Sopot-Kam, Qafë Mali-Fierzë, Ura e Fanit, Rrëshen-Shpal, Shpal-Fushë Arrëz, Hani i Hotit-Dogana, Vermosh, Sevaster-Kalivaç, Kukës-Shishtavec, Shpal-K/Hadroj, Kukës-Krumë, Skuraj-Burrel dhe Peshkopi-Vasije.

Ndërkohë, në rajonin jugor, problematika është konstatuar në akset Lazart, Kardhiq-Delvinë dhe Lekël-Këlcyrë.

Balluku garantoi se kontraktorët, me mjete dhe punëtorë, janë në terren 24 orë në 24, duke kryer pastrimin e akseve rrugore dhe duke garantuar sigurinë e qarkullimit për të gjithë përdoruesit e rrugës.

1 nga 2

/a.f/

The post Balluku: Gatishmëri e plotë për pastrimin dhe sigurinë e rrugëve pas reshjeve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Strukturat e MIE-s në terren për normalizimin e situatës nga reshjet

TIRANË, 6 janar/ATSH/ Reshje intensive shiu dhe dĂ«bore kanĂ« pĂ«rfshirĂ« tĂ« gjithĂ« territorin e vendit prej 24 orĂ«sh, duke shkaktuar problematika tĂ« ndryshme nĂ« akset rrugore, furnizimin me energji elektrike dhe sistemet e ujĂ«sjellĂ«sit.

Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, bëri të ditur sot se të gjitha strukturat nën varësinë e ministrisë dhe kontraktorët e kompanive të mirëmbajtjes janë në terren që nga momenti i parë dhe po ndërhyjnë për normalizimin e situatës.

Në zonën veriore reshjet kanë qenë të intensitetit të lartë, duke sjellë rënie gurësh dhe prurje të mëdha uji. Në aksin Bogë-Theth ka reshje dëbore. Problematika ka pasur edhe në akset Bajram Curri-Valbonë; Ura Bujan-Qafë Morinë; Bajram Curri-Fierzë; Dedaj-Bogë; Kukës-Krumë; Kukës-Shishtavec-Skuraj-Peshkopi; Dushaj-Lekbibaj ku ka rrëshqitje në kilometrin 4, dhe po punohet për largimin e materialit; Vorë-Maminas ku ka prezencë të ujit në kilometrin 2.

Sa i përket furnizimit me energji, aktualisht, në vend janë 22 fidera jashtë funksionit. Më e prekur është zona e Durrësit për shkak të motit të keq dhe prurjes së ujit në kabina.

Zv.kryeministrja Balluku bëri të ditur se të gjitha linjat që furnizojnë hidrovorët janë në funksion, përveç segmentit në Synej të Kavajës, ku po punohet. Linjat 35 kV dhe nënstacionet furnizojnë normalisht.

Nga ana tjetër, të gjitha linjat 400 kV, 220 kV dhe 110 kV janë në operim normal, ndërsa brigadat e linjave dhe nënstacioneve janë në gatishmëri.

Në nënstacionin Rrashbull 220/110 kV ka prani të shtuar uji, dhe ekipet e OST-së, në bashkëpunim me Emergjencat Civile, po marrin masat e nevojshme.

Lidhur me situatën në kaskadën e Drinit, Balluku informoi se prurjet në HEC-in e Komanit dhe HEC-in e Vaut të Dejës janë të larta, pa shfaqur tendencë rënieje.

Të gjitha njësitë prodhuese, 9 agregatët, janë në funksion me kapacitet të plotë, uji përpunohet për funksionimin e njësive dhe pjesa tjetër shkarkohet për sigurinë e veprave prodhuese.

Duke u ndalur në situatën e furnizimit me ujë, zv.kryeministrja Balluku tha se në rajonin e Durrësit situata paraqitet e rënduar për shkak të reshjeve intensive.

Të gjitha stacionet e pompave janë në funksion, niveli i kanalit të hidrovorit është maksimal, dhe grupet e punës monitorojnë situatën në terren. Në pjesën tjetër të vendit, sistemet e furnizimit me ujë dhe kanalizimet janë nën kontroll dhe funksionojnë normalisht.

Ndërsa porti i Durrësit funksionon normalisht, imbarkimi i pasagjerëve në tragete vijon.

Në portin e Vlorës nisjet e trageteve mbeten të varura nga kushtet e motit dhe kapiteneria ka pezulluar daljen e anijeve të vogla.

Në portin e Sarandës situata paraqitet e qetë dhe linja me Korfuzin operon normalisht.

NĂ« aeroportin “NĂ«nĂ« Tereza” operimet vazhdojnĂ« normalisht, megjithĂ«se kushtet meteorologjike nĂ« zonĂ«n pĂ«rreth mbeten tĂ« ngarkuara.

1 nga 5

/r.e/a.f/

The post Strukturat e MIE-s në terren për normalizimin e situatës nga reshjet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

TIA: Fluturimet mund të ndryshojnë orar për shkak të motit të keq

TIRANË, 6 janar/ATSH/ Tirana International Airport (TIA) njofton se pĂ«r shkak tĂ« kushteve tĂ« pafavorshme tĂ« motit, disa fluturime mund tĂ« pĂ«sojnĂ« ndryshime nĂ« oraret e parashikuara.

Sipas TIA-s, operacionet në aeroport vazhdojnë normalisht, ndërsa stafi është në koordinim të vazhdueshëm për të siguruar mbarëvajtjen e shërbimeve dhe për të garantuar sigurinë e pasagjerëve.

Pasagjerëve u rekomandohet të kontrollojnë statusin e fluturimit të tyre përpara nisjes dhe të qëndrojnë në komunikim të drejtpërdrejtë me linjën ajrore për çdo përditësim të mundshëm.

/a.f/r.e/

The post TIA: Fluturimet mund të ndryshojnë orar për shkak të motit të keq appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tatimpaguesit do të aplikojnë online për shmangien e tatimit të dyfishtë


TIRANË, 5 janar/ATSH/ Administrata Tatimore informon tĂ« gjithĂ« tatimpaguesit se, duke filluar nga 1 janari 2026, procedura pĂ«r zbatimin e marrĂ«veshjes pĂ«r eliminimin e tatimit tĂ« DyfishtĂ« do tĂ« kryhet ekskluzivisht online, pĂ«rmes platformĂ«s digjitale tĂ« AdministratĂ«s Tatimore.

Tatimpaguesit duhet të plotësojnë formularin elektronik përkatës dhe të ngarkojnë dokumentacionin shoqërues, sipas kriterëve, procedurave dhe afateve të përcaktuara në legjislacionin tatimor dhe aktet nënligjore përkatëse. Ngarkimi elektronik i dokumentacionit duhet të bëhet brenda afateve ligjore, për të përfituar lehtësitë tatimore që rrjedhin nga zbatimi i marrëveshjeve për shmangien e tatimit të dyfishtë.

Në rastet kur sistemi digjital nuk mundëson përkohësisht ngarkimin elektronik të dokumentacionit ose paraqiten probleme teknike të verifikuara, tatimpaguesit kanë të drejtë të dorëzojnë dokumentacionin në formë fizike pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, duke shpjeguar arsyen e pamundësisë së dorëzimit elektronik.

Administrata Tatimore fton tatimpaguesit të informohen paraprakisht mbi mënyrën e përdorimit të platformës dhe dokumentacionin e nevojshëm, duke përdorur udhëzuesin zyrtar të publikuar në faqen e YouTube të Administratës Tatimore. /j.p/

The post Tatimpaguesit do të aplikojnë online për shmangien e tatimit të dyfishtë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

INSTAT: 22% e emigrantëve shqiptarë janë rikthyer në vend

TIRANË, 5 janar/ATSH/ ShqipĂ«ria po pĂ«rjeton njĂ« rritje tĂ« dukshme tĂ« rikthimit tĂ« emigrantĂ«ve.

Sipas të dhënave të Anketës Kombëtare të Migracionit 2024, e realizuar nga INSTAT në bashkëpunim me Bankën Botërore, 22% e emigrantëve shqiptarë janë rikthyer në vend.

Të dhënat tregojnë se vetëm gjatë 12 viteve të fundit, 109 mijë shqiptarë janë kthyer në Shqipëri. Nga këta, gati gjysma, ose 45%, janë rikthyer midis viteve 2020 dhe 2024, duke treguar se ritmi i kthimeve është përshpejtuar ndjeshëm në vitet e fundit.

Sa i përket moshës, shumica e personave të rikthyer janë mbi 35 vjeç, ndërsa 29% janë 25-34 vjeç. Vetëm 9% janë të rinj 15-24 vjeç, që tregon se rikthimi i emigrantëve përqendrohet kryesisht tek të rriturit që janë të gatshëm për të punuar.

Shumica e të rikthyerve vijnë nga Italia dhe Greqia, ndërsa emigrantët që jetojnë në vende më të largëta kthehen më rrallë.

Sa i përket punësimit, meshkujt e rikthyer punësohen në masën 67%, krahasuar me shkallën prej 59% për meshkujt jomigrantë.

Ndërsa femrat e rikthyera kanë një performancë të ngjashme me femrat jomigrante (34% krahasuar me 36%).

Shkalla e vetëpunësimit te të rikthyerit është rritur me kalimin e kohës. Nga 7% për ata që u kthyen midis viteve 2000-2004 në 29% për ata që u kthyen gjatë viteve 2015-2024, duke arritur kulmin, 34% për ata që u kthyen në periudhën 2010-2014.

Gratë që kthehen herët kanë një shkallë më të lartë të vetëpunësimit (41%) krahasuar me meshkujt (25%).

Shumica e vetëpunësimeve janë punë individuale (91-93%), por të rikthyerit janë më të prirur të bëhen punëdhënës me punonjës të paguar, veçanërisht ata që kanë kaluar më shumë se gjashtë vjet jashtë vendit.

1 nga 3

/r.e/a.f/

The post INSTAT: 22% e emigrantëve shqiptarë janë rikthyer në vend appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Doganat arkëtuan 240 miliardë lekë në 2025-ën, rritje e të ardhurave nga karburantet dhe akcizat

TIRANË, 5 janar/ATSH/ Administrata Doganore ka mbyllur vitin 2025 me tĂ« ardhura nĂ« vlerĂ«n 240 miliardĂ« lekĂ«, ose rreth 2,5 miliardĂ« euro. Krahasuar me njĂ« vit mĂ« parĂ«, janĂ« mbledhur rreth 10 miliardĂ« lekĂ« mĂ« shumĂ«, duke shĂ«nuar njĂ« rritje prej 4,3%.

Gjatë vitit 2025, sipas raportit të publikuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, forcimi i lekut ndaj valutave të huaja ka ndikuar negativisht në të ardhurat, duke sjellë një humbje prej rreth 9,5 miliardë lekësh. Nëse ky efekt nuk do të kishte ndodhur, rritja reale e të ardhurave do të ishte rreth 19,5 miliardë lekë, ose 10% më shumë se një vit më parë.

Në raport me planin vjetor, të ardhurat u realizuan në masën 98%. Por duke marrë parasysh ndikimin e kursit të këmbimit, rezulton se realisht janë mbledhur rreth 5 miliardë lekë më shumë se plani, ose 103,3% e tij.

Sipas Administratës Doganore, këto rezultate janë arritur falë menaxhimit më të mirë, kontrolleve më të forta në dogana dhe masave për të luftuar evazionin fiskal, të cilat kanë ndihmuar në rritjen e mbledhjes së të ardhurave.

Viti 2025 solli gjithashtu rritje të ndjeshme të të ardhurave nga mallrat e akcizës. zhdoganimi i karburanteve arriti në rreth 760 mijë tonë, ose 75 mijë tonë më shumë se një vit më parë. Zhdoganimi i cigareve arriti në 3450 tonë, duke kaluar planin dhe duke u rritur me 250 tonë krahasuar me vitin 2024.

Po ashtu, u shënua rritje edhe në zhdoganimin e kafesë me rreth 500 tonë dhe të birrës me rreth 1 mijë tonë më shumë se një vit më parë.

/a.f/r.e/

The post Doganat arkëtuan 240 miliardë lekë në 2025-ën, rritje e të ardhurave nga karburantet dhe akcizat appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Universitetet, përfituesit kryesorë të fondeve për kërkimin shkencor

TIRANË, 4 janar/ATSH/ Instituti i Statistikave (INSTAT) publikoi pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« tĂ« dhĂ«na mbi fondet e alokuara nga buxheti i shtetit pĂ«r aktivitetet e KĂ«rkimit Shkencor dhe Zhvillimit (GBARD) nĂ« ShqipĂ«ri.

Sipas statistikave, në vitin 2024, shpenzimet e buxhetit të shtetit për kërkimin shkencor dhe zhvillimin përbënin 0,3% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB).

Institucionet e Arsimit të Lartë (IAL) kanë përfituar pjesën më të madhe të financimit, duke marrë 54,7% të totalit të fondeve, ndërsa sektori qeveritar ka përfituar 43,8% dhe sektori privat jofitimprurës 1,5%.

Sipas klasifikimit të objektivave socio-ekonomike (NABS), rreth 52,6% e fondeve janë vënë në funksion të përmirësimit të njohurive të përgjithshme, kryesisht përmes kërkimit dhe zhvillimit të financuar nga universitetet.

/j.p/r.e/

The post Universitetet, përfituesit kryesorë të fondeve për kërkimin shkencor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

ARRSH: Qarkullimi rrugor normal në të gjitha akset


TIRANË, 3 janar/ATSH/ Autoriteti Rrugor Shqiptar bĂ«ri tĂ« ditur sot se qarkullimi i mjeteve vijon normalisht nĂ« tĂ« gjitha akset rrugore tĂ« vendit, ndĂ«rsa gjatĂ« natĂ«s reshjet e dĂ«borĂ«s kanĂ« pushuar.

Aktualisht territori i vendit është përfshirë nga reshje shiu me intensitet të ulët deri në mesatar, ndërsa temperaturat kanë pësuar rritje.

Grupet e punës me mjetet borëpastruese kanë qenë në terren gjatë gjithë natës për pastrimin e rrugëve nga rënia e gurëve dhe inerteve, si dhe për shpërndarjen e kripës në segmentet ku ka pasur nevojë, me qëllim parandalimin e ngricave.

Autoriteti Rrugor u bën thirrje drejtuesve të mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë, veçanërisht gjatë udhëtimeve drejt zonave malore ku ka ende prezencë dëbore.

/a.f/

The post ARRSH: Qarkullimi rrugor normal në të gjitha akset appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nga janari, 144 mijë punonjës të administratës publike përfitojnë rritje page

TIRANË, 3 janar/ATSH/ Me buxhetin e vitit 2026 nis zbatimi i masave financiare qĂ« synojnĂ« rritjen e tĂ« ardhurave dhe pĂ«rmirĂ«simin e fuqisĂ« blerĂ«se pĂ«r punonjĂ«sit nĂ« sektorin publik dhe privat.

Ministri i Financave, Petrit Malaj, bëri të ditur sot se paga minimale në shkallë vendi do të rritet në 500 euro, masë nga e cila pritet të përfitojnë rreth 308 mijë punonjës në sektorin publik dhe privat që aktualisht paguhen nën këtë nivel.

“Po kĂ«shtu, nga muaji janar nis edhe rritja e pagave pĂ«r rreth 144 mijĂ« punonjĂ«s tĂ« administratĂ«s publike”, deklaroi Malaj.

Rritja e pagave do të përfshijë, përveç administratës publike, edhe sektorë të rëndësishëm për shërbimet ndaj qytetarëve, si arsimi, shëndetësia dhe strukturat e rendit, përfshirë uniformat blu.

1 nga 2

/a.f/

The post Nga janari, 144 mijë punonjës të administratës publike përfitojnë rritje page appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kufizohet përdorimi i cash-it, bizneset detyrim për pajisjen me POS

TIRANË, 3 janar/ATSH/ Ndryshimet e miratuara nĂ« ligjin “PĂ«r procedurat tatimore nĂ« RepublikĂ«n e ShqipĂ«risĂ«â€ sjellin masa tĂ« reja pĂ«r uljen e pĂ«rdorimit tĂ« parasĂ« nĂ« dorĂ«, formalizimin e ekonomisĂ« dhe rritjen e transparencĂ«s nĂ« transaksionet ekonomike, duke pĂ«rfshirĂ« detyrimin e bizneseve pĂ«r pajisjen me terminale “POS” dhe shtrĂ«ngimin e rregullave pĂ«r pagesat cash.

Ligji parashikon uljen e kufirit të lejuar për pagesat me para në dorë ndërmjet bizneseve nga 150 mijë lekë në 100 mijë lekë, me qëllim rritjen e gjurmueshmërisë së transaksioneve dhe reduktimin e evazionit fiskal përmes nxitjes së përdorimit të pagesave bankare.

Njëkohësisht, vendoset kufi edhe për transaksionet cash që personat fizikë, individët e vetëpunësuar dhe tregtarët apo entitetet kryejnë me individë, kur vlera e transaksionit tejkalon 500 mijë lekë, si pjesë e përpjekjeve për të kufizuar qarkullimin e parasë jashtë sistemit financiar formal.

NĂ« kuadĂ«r tĂ« politikave pĂ«r nxitjen e pagesave elektronike, ndryshimet ligjore parashikojnĂ« edhe detyrimin pĂ«r pajisjen me terminale “POS” nĂ« pikat e shitjes pĂ«r tatimpaguesit qĂ« kryejnĂ« veprimtari ekonomike me pagesa nĂ« para nĂ« dorĂ«, sipas afateve tĂ« pĂ«rcaktuara.

Sipas Ministrisë së Financave, ky detyrim duhet të përmbushet deri më 30 maj 2026 nga bizneset që operojnë në sektorin e turizmit dhe transportit, ndërsa për të gjitha bizneset e tjera afati përfundimtar është 31 dhjetori 2026.

Ndryshimet në ligj përfshijnë edhe përjashtimin nga kamatëvonesat për institucionet publike, në rastet kur mosrespektimi i afateve të deklarimit apo pagesës së detyrimeve vjen si rezultat i zbatimit të akteve ligjore ose nënligjore me efekte prapavepruese, apo i vendimeve gjyqësore të formës së prerë, duke synuar shmangien e penaliteteve që burojnë nga faktorë të pavarur nga vullneti i institucioneve.

Po ashtu, parashikohen sanksione administrative ndaj prodhuesve ose mirëmbajtësve të softuerëve të pajisjeve fiskale, në rastet e refuzimit të bashkëpunimit me administratën tatimore, me qëllim sigurimin e bashkëpunimit të plotë gjatë proceseve të verifikimit dhe kontrollit të pajisjeve fiskale të konfiskuara dhe forcimin e funksionimit të sistemit të fiskalizimit.

Ligji u njeh gjithashtu tatimpaguesve individë të drejtën për të korrigjuar deklaratën vjetore të të ardhurave personale brenda gjashtë muajve nga data e dorëzimit, me mundësinë për të kryer jo më shumë se dy korrigjime, ndërsa afati për dorëzimin e deklaratave të ndryshuara reduktohet nga 36 muaj në 24 muaj, në funksion të rritjes së korrektësisë dhe vetëdeklarimit të të ardhurave.

/a.f/

The post Kufizohet përdorimi i cash-it, bizneset detyrim për pajisjen me POS appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌