Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat e fundit mbi gjendjen në pikat e kalimit kufitar, ku vërehet se pika kufitare e Merdarës paraqet fluksin më të madh në dalje nga Kosova.
Sipas përditësimit të fundit (ora 08:05), në Merdar pritjet në dalje arrijnë deri 30 minuta, ndërsa kolona e automjeteve në dalje shkon deri në 600 metra, duke e bërë këtë pikë kalimi më të ngarkuarën aktualisht.
Në të gjitha pikat e tjera kufitare, si Bërnjaku, Dheu i Bardhë, Glloboçica, Hani i Elezit, Jarinja, Kulla, Muçibaba, Mutivoda, Qafë e Morinës, Qafë e Prushit, Stançiq dhe Vërmica, fluksi në dalje mbetet i ulët.
Në këto pika, pritjet për dalje variojnë nga 3 deri në 5 minuta, pa kolona të theksuara automjetesh.
Sa i përket qarkullimit të kamionëve, nuk raportohet për pritje apo kolona të konsiderueshme në dalje në asnjë pikë kufitare. /Telegrafi/
E plotësuar: Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat mbi fluksin në pikat e kalimit kufitar, ku vërehen pritje të gjata për automjetet në disa prej tyre.
Sipas raportit të orës 08:29: pritjet më të mëdha janë regjistruar në pikën kufitare Merdarku koha e pritjes për dalje arrin deri në 3 orë, ndërsa kolona e automjeteve shkon deri në 3500 metra.
Situatë e ngarkuar paraqitet edhe në Dheun e Bardhë, me pritje deri në 120 minuta dhe kolonë rreth 800 metra në dalje.
Në pikën kufitare Jarinjë, automjetet po përballen me pritje rreth 60 minuta, ndërsa në Mutivodë pritjet arrijnë deri në 40 minuta, me kolona të konsiderueshme në dalje.
Në pikat e tjera kufitare si Bërnjak, Hani i Elezit, Glloboçicë, Qafë e Morinës dhe Qafë e Prushit, qarkullimi po zhvillohet pa vonesa të mëdha dhe pa kolona të gjata.
------
Kolona kilometrike në dalje nga Merdara dhe Dheu i Bardhë, pritjet deri në dy orë
Sipas të dhënave të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, udhëtarët që dalin nga Kosova përballen me vonesa të konsiderueshme në disa pika kufitare.
Më e rënduar situata paraqitet në pikën kufitare të Merdarës, ku pritjet për të dalë nga kjo pikë arrijnë deri në dy orë.
Në këtë pikë, kolona e automjeteve gjatë daljes arrin deri në 1000 metra, duke shkaktuar vonesa të zgjatura për ata që udhëtojnë jashtë vendit.
Edhe në pikën kufitare të Dheu i Bardhë, kolona në dalje arrin rreth 800 metra me pritje deri në dy orë.
Në pjesën tjetër të pikave kufitare, pritjet dhe kolonat në dalje janë më të shkurtra.
Autoritetet apelojnë për durim dhe mirëkuptim nga udhëtarët dhe rekomandojnë planifikimin e kohës për lëvizje për shkak të këtyre pritjeve. /Telegrafi/
Pritje të gjata për të dalë nga Kosova janë shënuar mëngjesin e sotëm në disa prej pikave kufitare.
Sipas përditësimit të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të gjata janë në Merdar.
Bashkatdhetarët po presin mesatarisht rreth 1 orë e 30 minuta deri në 1 orë e 50 minuta për të kaluar kufirin. Kjo është e shoqëruar me një kolonë pritjeje prej rreth 800 metrash, duke treguar një fluks të shtuar të trafikut në këtë pikë.
Ndërkaq për të hyrë në Kosovës përmes kësaj pike, pritjet janë dukshëm më të shkurt prej vetëm 5 deri në 10 minuta, dhe nuk raportohet për kolona të gjata.
Pikat e tjera kufitare në Kosovë, si Dheu i Bardhë gjithashtu pritjet për të dalë janë afro 1 orë me kolonë të automjeteve që arrin 400 metra.
Pikat tjera po përballen gjithashtu me pritje të ndryshme, por nuk janë shumë të gjata.
Në përgjithësi, rekomandohet që udhëtarët të kontrollojnë përditësimet në lidhje me trafikun në pikat kufitare përpara nisjes, dhe të jenë të përgatitur për pritje të mundshme, sidomos në dalje të vendit./Telegrafi/
Pas kalimit të festave të fundvitit në atdhe, mërgimtarët ia kanë mësyrë vendeve ku jetojnë e punojnë.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar në përditësimin e orës 12:23 bën të ditur se pritjet më të gjata për të dalë nga Kosova janë në Merdarë dhe te Dheu i Bardhë.
Pritjet në Merdarë shkojnë nga 120 deri në 150 minuta, gjersa te Dheu i Bardhë pritjet në dalje janë deri në 40 minuta.
Në pikat tjera kufitare nuk ka pritje të gjata për të dalë nga Kosova. /Telegrafi/
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat e përditësuara lidhur me gjendjen dhe pritjet në pikat e kalimit kufitar, sipas përditësimit të bërë më 21 dhjetor 2025, në ora 19:03.
Sipas këtyre të dhënave, në shumicën e pikave kufitare qarkullimi po zhvillohet pa vonesa të theksuara, ndërsa fluks më i madh vërehet në disa kalime, kryesisht në hyrje të territorit të Kosovës.
Në pikën kufitare Dheu i Bardhë, pritjet në hyrje për automjete arrijnë nga 30 deri në 40 minuta, me kolona deri në 150 metra, ndërsa në dalje nuk raportohet pritje.
Edhe në pikën Jarinje ka fluks më të theksuar, ku pritjet në hyrje janë 20–30 minuta, ndërsa në dalje 10–15 minuta, me kolona që shkojnë deri në 200 metra në hyrje dhe 50 metra në dalje.
Në pikën Merdarë, pritjet në hyrje janë 15–20 minuta, ndërsa në dalje nga 3 deri në 5 minuta, pa kolona të evidentuara. Situatë e ngjashme raportohet edhe në Mutivodë, ku pritjet në hyrje janë 15–20 minuta, ndërsa në dalje minimale.
Në pikat e tjera kufitare si Bërnjak, Kullë, Vërmicë, Qafë e Morinës, Qafë e Prushit, Muçibabë, Hani i Elezit, Glloboqicë dhe Stançiq, qarkullimi zhvillohet pothuajse normal, me pritje të shkurtra prej disa minutash dhe pa kolona të konsiderueshme./Telegrafi/
Me afrimin e festave të fundvitit dhe zgjedhjeve që do të mbahen më 28 dhjetor, është rritur ndjeshëm fluksi i qytetarëve në pikat e kalimit kufitar, duke shkaktuar kolona dhe pritje më të gjata në disa prej tyre.
Sipas të dhënave të fundit të përditësuara në orën 08:15 nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të gjata janë regjistruar në pikën kufitare Merdar, ku për hyrje të automjeteve pritjet arrijnë mbi 3 orë, ndërsa në dalje pritjet janë më të shkurtra, rreth 3 deri në 5 minuta.
Në pikën kufitare Dheu i Bardhë, qytetarët po përballen me pritje prej 30 deri në 40 minuta në hyrje, ku është krijuar edhe kolonë automjetesh rreth 150 metra, ndërsa në dalje pritjet janë 3 deri në 5 minuta.
Në pikat tjera kufitare si Bërnjak, Jarinjë, Kullë, Hani i Elezit, Qafë e Morinës dhe Qafë e Prushit, pritjet për automjete janë më të shkurtra, kryesisht nga 1 deri në 10 minuta, pa kolona të theksuara.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që të informohen rregullisht për gjendjen në kufi dhe të planifikojnë udhëtimet për të shmangur pritjet e gjata. /Telegrafi/
VARSHAVË, 4 dhjetor /ATSH-DPA / – Polonia po zgjat zonën e ndalimit përgjatë kufirit të saj lindor me Bjellorusinë, që shtrihet për 400 kilometra për tre muaj, deri më 5 mars të vitit të ardhshëm, njoftoi sot Ministria e Brendshme polake.
Ministria theksoi si arsye “rrezikun e vazhdueshëm nga presioni i migracionit nga Bjellorusia”.
Polonia dhe Bashkimi Evropian akuzojnë liderin bjellorus, Aleksandër Lukashenko se po dërgon qëllimisht migrantë nga rajone në krizë drejt kufirit për të ushtruar presion mbi Poloninë dhe BE-në.
Shumë prej këtyre migrantëve synojnë të udhëtojnë më tej nga Polonia drejt Gjermanisë dhe vendeve të tjera të BE-së.
]Në verën e vitit 2022, Polonia forcoi kufirin me një gardh 5,5 metra të lartë dhe sensorë elektronikë, por kjo nuk ka ndaluar tentativat e migrantëve për të kaluar kufirin e jashtëm të BE-së.
Që nga fillimi i shtatorit, Ministria e Brendshme ka regjistruar më shumë se 4 600 tentativa kalimi të paligjshme.
Zona e përjashtimit u krijua në qershor 2024 për të kufizuar migracionin e parregullt dhe për të përmirësuar kushtet për rojet kufitare, policinë dhe ushtrinë.
Ajo ka një thellësi prej 200 metrash, por në disa vende shtrihet deri në katër kilometra./ /Ad.Ab./
TIRANË, 4 dhjetor /ATSH/ Policia Kufitare Kakavijë njoftoi sërish sot se autoritetet greke kanë paralajmëruar bllokimin e përkohshëm të aksit rrugor Kakavijë-Janinë nga ora 19:00 deri në 22:00 (me orën greke, 18:00-21:00 me orën tonë).
Policia Kufitare Kakavijë njoftoi sot qytetarët mbi këtë bllokim, ndërsa bëri të ditur se do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.
“Nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, nga ora 19:00 deri në orën 22:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në fshatin Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët”, njoftoi policia.
Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës.
TIRANË, 29 nëntor /ATSH/ Policia Kufitare Kakavijë njoftoi sot se autoritetet greke kanë paralajmëruar bllokimin e përkohshëm të aksit rrugor Kakavijë-Janinë nesër, datë 30 nëntor, nga ora 18:00 deri në 22:00 (me orën greke, 17:00-21:00 me orën tonë).
Ky bllokim vjen si pasojë e një proteste të fermerëve në zonë.
Gjatë këtij intervali kohor qarkullimi do të jetë i ndaluar për të gjitha automjetet, përveç atyre që paraqesin emergjenca shëndetësore.
Policia Kufitare Kakavijë u bën thirrje qytetarëve të tregojnë mirëkuptim dhe t’i planifikojnë udhëtimet në orare të tjera, për të shmangur pritjet dhe vështirësitë në kalimin e kufirit.
Autoritetet do të vijojnë të informojnë publikun në kohë reale për çdo zhvillim të mëtejshëm.
KFOR-i ka reaguar pas njoftimit të Policisë së Kosovës se një shtetas serb i Kosovës dyshohet të jetë plagosur dhe rrëmbyer nga xhandarmëria serbe brenda territorit të Kosovës.
Në përgjigjen e dhënë të hënën, KFOR-i ka bërë të ditur se është në dijeni për rastin, ndërsa ka theksuar se situata e sigurisë përgjatë vijës kufitare administrative mbetet e qetë.
“Policia e Kosovës ka nisur hetime dhe vazhdon të jetë në kontakt të ngushtë me disa entitete, përfshirë KFOR-in. Policia e Kosovës e ka koordinuar aktivitetin e vet në anën kosovare të vijës kufitare administrative me KFOR-in”, thuhet në reagimin e misionit të NATO-s.
Ndërkohë, autoritetet e Kosovës kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e incidentit dhe për të verifikuar nëse rrëmbimi ka ndodhur vërtet brenda territorit të Kosovës./Telegrafi/
Në pikat kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës është rikthyer regjimi i lëvizjes pa kontrolle për mjetet me targa shqiptare dhe kosovare. Ky regjim ka hyrë në fuqi më 1 nëntor dhe do të mbetet në zbatim deri në fund të muajit shkurt të vitit të ardhshëm.
Gjatë kësaj periudhe, kontrollet kufitare do të aplikohen vetëm për mjetet me targa të huaja, por me një procedurë të përshpejtuar, për të shmangur radhet dhe pritjet e gjata në pikat e përbashkëta, veçanërisht në Morinë dhe Vermicë.
Regjimi pa kontrolle u rikthye pas një pezullimi njëmujor gjatë tetorit, periudhë gjatë së cilës u krye regjistrimi dhe kontrolli i mjeteve e udhëtarëve. Edhe në atë periudhë, në fundjavë dhe gjatë festave zyrtare, nuk janë aplikuar kontrolle për qytetarët dhe automjetet me targa të Shqipërisë dhe Kosovës.
Marrëveshja për lëvizje të lirë mes dy shteteve synon të lehtësojë qarkullimin dhe të shmangë trafikun e rënduar në kufi. Ajo ka dhënë rezultate të dukshme, sidomos gjatë sezonit veror, kur fluksi i udhëtimeve rritet ndjeshëm.
Sipas marrëveshjes, periudhat e lëvizjes pa kontrolle ose me kontrolle të reduktuara janë.Nga 1 maj deri më 30 shtator, dhe nga 1 nëntor deri më 28 shkurt.
Në total, qytetarët e Shqipërisë dhe Kosovës përfitojnë nga 9 muaj në vit me regjim të lehtësuar kalimi kufitar, ndërsa për 3 muajt e mbetur (mars, prill dhe tetor) zbatohen kontrolle të rregullta me përjashtim të fundjavave dhe festave zyrtare të të dy vendeve.
TIRANË, 25 tetor/ATSH/- Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se më datë 27.10.2025, nga ora 06:00 deri në orën 10:00 (me orën shqiptare), në këtë pikë kufitare nuk do të lejohet lëvizja e mjeteve, për shkak të grevës së doganierëve.
Policia bën të ditur se do të lejohen të qarkullojnë vetëm këmbësorët pa bagazhe dhe automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.
Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete në orare të tjera të ditës.
Shtatë persona u raportua mëngjesin e sotëm se janë ndaluar në kufirin Serbi-Kroaci, përfshirë dy shoferë të kompanisë “Maxhari Tours” dhe pesë pasagjerë.
Nga kompania kanë konfirmuar për portalin Telegrafi se janë të vërteta raportimet.
“Po e vërtet janë ndalu shoferët edhe disa pasagjer në Kroaci, tu hy në Kroaci”, kanë deklaruar nga kompania.
Tutje u tha se rasti ka ndodhur të shtunën në mbrëmje.
“Rasti ka ndodhur dje në mbrëmje. Disa prej pasagjerëve kanë pas ndalës edhe kanë kaluar 3 mujorshin e qëndrimit ne BE”, kanë thënë tutje nga kompania “Maxhari Tours” për Telegrafin.
Nga kompania kanë theksuar se të njëjtit ka mundësi që lirohen sot ose nesër.
"Po besoj sot eventualisht nesër vetëm se i lirojnë i kthejnë mbrama ne Serbi edhe vazhdojnë mbrapa për Kosovë", ka shtuar tutje.
Sipas raportimeve, autobusi i kompanisë “Maxhari Tours” u bllokua për më shumë se nëntë orë në kufi, ndërsa policia kroate arrestoi dy shoferë dhe pesë pasagjerë. /Telegrafi/
Shtatë shtetas kosovarë raportohet se janë ndaluar në kufirin Serbi-Kroaci, nën dyshimin për trafikim me njerëz dhe pastrim parash.
Një pasagjere që ishte në autobusin e kompanisë “Maxhari Tours”, për “Jepi zë” ka rrëfyer ngjarjen.
Ajo tregon se autobusi i kompanisë në fjalë u bllokua për më shumë se nëntë orë në kufirin ndërmjet Serbisë dhe Kroacisë, ku Policia kufitare kroate arrestoi dy shoferët dhe pesë pasagjerët.
Ajo tha se “Ne kemi qëndruar në kufi për nëntë orë. Shoferët u kapën duke trafikuar njerëz, ndërsa policia arrestoi edhe disa pasagjerë.”
Autoritetet përkatëse deri më tani nuk kanë dhënë një deklaratë zyrtare lidhur me këtë rast.
Telegrafi ka provuar të kontaktoi me kompaninë “Maxhari Tours” por të njëjtit nuk kanë qenë të qasshëm. /Telegrafi/
Pika e vetme kufitare mes Gazës dhe Egjiptit pritet të hapet për të lejuar qindra kamionë që mbajnë ndihma urgjentisht të nevojshme të hyjnë në territorin palestinez të shkatërruar. Agjencitë e ndihmës thanë të mërkurën, 15 tetor, se po shpresonin për një rritje të asistencës humanitare, veçanërisht në veri të Gazës, ku më shumë se […]
Policia e Dibrës ka goditur një rast të kontrabandës me mallra të ardhura nga Maqedonia e Veriut. Gjatë aksionit u arrestua në flagrancë një 42-vjeçar nga Maqellarë, i cili transportonte mallra të ndryshme të kontrabanduara, ndërsa në pranga përfundoi edhe një doganier i Degës Doganore Bllatë, i dyshuar për korrupsion dhe shpërdorim detyre. Një tjetër […]
TIRANË, 8 tetor /ATSH/ Shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit kanë goditur 6 raste të paligjshmërive, si rezultat i kontrolleve të imtësishme të ushtruara në dalje të Republikës së Shqipërisë.
Gjatë operacionit u sekuestruan 22 805 euro, 2600 dinarë maqedonas dhe 6 dokumente të dyshuara si të falsifikuara, ndërsa autorët e rasteve u proceduan penalisht.
Sipas njoftimit të Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës, janë evidentuar 2 raste të mosdeklarimit të të hollave në kufi dhe 4 raste të tentativës për të udhëtuar me dokumente të falsifikuara.
Në përfundim të veprimeve procedurale, materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme në ngarkim të:
– shtetasit A. J., 33 vjeç, nga Maqedonia e Veriut, i cili do të udhëtonte drejt Norvegjisë dhe u kap me 11 800 euro dhe 2600 dinarë maqedonas të padeklaruar;
– shtetasit B. I., 43 vjeç, nga Maqedonia e Veriut, me 11 005 euro të padeklaruara;
– shtetasit A. R., 30 vjeç, banues në Kamzë, me 1 kartë identiteti dhe 1 leje drejtimi polake të dyshuara si false;
– shtetasit K. S., 20 vjeç, banues në Shkodër, me 1 kartë identiteti dhe 1 pasaportë polake të dyshuara si false;
– shtetasit A. K., 36 vjeç, banues në Fier, me 1 leje drejtimi braziliane të dyshuar si false;
– shtetases L. M., 33 vjeçe, me shtetësi braziliane, me 1 leje drejtimi italiane të dyshuar si false.
Policia Kufitare e Rinasit njofton se kontrollet dhe verifikimet do të vijojnë, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi.
Një 51-vjeçar është proceduar penalisht pasi u kap në Pikën Kufitare të Kakavijës duke tentuar të nxirrte jashtë Shqipërisë një shumë të konsiderueshme parash pa e deklaruar konform ligjit. Gjatë një procedure rutinë shërbimet e Policisë Kufitare kanë ushtruar kontroll në çantën e shtetasit të identifikuar me inicialet F. S., banues në Greqi, ku kanë […]