âAxhenda integruese nĂ« Bashkimin Europian, qĂ« do tĂ« jetĂ« kryefjala edhe nĂ« kĂ«tĂ« sesion tĂ« riâ, kĂ«shtu u shpreh kryeparlamentari Niko Peleshi, nĂ« nisje tĂ« seancĂ«s plenare, e para pĂ«r kĂ«tĂ«.
Fjala e Kreut tĂ« Kuvendit, Niko Peleshi:Â
âNĂ« kĂ«tĂ« Kuvend na ka sjellĂ« besimi i qytetarĂ«ve nga tĂ« gjitha anĂ«t e vendit.
Ata presin që ne të mbajmë parasysh interesat e tyre dhe interesat e vendit, kur propozojmë apo miratojmë ligje.
Të rinjtë duan të binden se e nesërmja për ta është më e mirë këtu sesa çdo opsion tjetër.
Të moshuarit duan të sigurohen se mundi i viteve të punës do të shpërblehet me ditë të bardha.
Qytetarët, në qytet apo në fshat, kërkojnë siguri dhe standarde gjithnjë e më të mira të shërbimeve publike dhe të infrastrukturës.
Axhenda integruese nĂ« Bashkimin Europian, qĂ« do tĂ« jetĂ« kryefjala edhe nĂ« kĂ«tĂ« sesion tĂ« ri, ka potencial tĂ« jashtĂ«zakonshĂ«m pĂ«r tĂ« dhĂ«nĂ« pĂ«rgjigje ndaj sfidave tĂ« shoqĂ«risĂ« shqiptare dhe pĂ«r tâu kthyer nĂ« njĂ« narrativĂ« kombĂ«tare entuziaste.
Ky sesion nuk është thjesht vazhdim i një kalendari.
ĂshtĂ« njĂ« provĂ« e dytĂ« â provĂ« e pjekurisĂ« sonĂ« parlamentare, e standardeve qĂ« pret shoqĂ«ria prej nesh dhe e aftĂ«sisĂ« pĂ«r ta kthyer momentin europian tĂ« ShqipĂ«risĂ« nĂ« ligje tĂ« mira, institucione mĂ« tĂ« forta dhe njĂ« dialog politik mĂ« dinjitoz.
Gjatë sesionit të parë u përballëm me një ngarkesë të konsiderueshme pune dhe një axhendë të ngjeshur ligjvënëse e mbikëqyrëse.
Por, le ta pranojmë me sinqeritet, krahas volumit të punës, kemi pasur shpesh edhe një ngarkesë të tepruar politike, larg funksionit tonë dhe larg nevojave reale të qytetarëve.
Kjo është arsyeja pse sesioni që çelim sot kërkon një kthesë të vogël në stil dhe një kthesë të madhe në rezultate.
Në vitin që vjen do të ketë më shumë ligje për të shqyrtuar, më shumë detyra për komisionet, më shumë raporte dhe kontroll, më shumë monitorim të reformave dhe më shumë pritshmëri nga publiku. Do të ketë edhe më shumë sfida politike, por detyra jonë është ta mbajmë Kuvendin në rolin e vet: një institucion që prodhon zgjidhje dhe standarde, jo zhurmë.
Gjatë sesionit të kaluar zhvilluam 18 seanca plenare, miratuam 41 ligje dhe 59 vendime. U zhvilluan 2 interpelanca dhe 2 mocione me debat. Deputetët e shumicës mbajtën 229 diskutime me kohëzgjatje rreth 40 orë, ndërsa deputetët e opozitës 330 diskutime me kohëzgjatje rreth 48 orë.
Falënderoj të gjithë kolegët deputetë, administratën parlamentare dhe strukturat mbështetëse, sepse, pavarësisht tensioneve, ky Kuvend ka vijuar të funksionojë, të vendosë dhe të prodhojë.
Por këtë vit na duhet diçka më shumë: më shumë fokus dhe më shumë disiplinë ndaj axhendës europiane.
Një parlament europian nuk matet vetëm me numrin e ligjeve që miraton, por edhe me kulturën që përçon.
Ne nuk mund të kërkojmë standarde europiane nga shoqëria, nëse brenda kësaj salle nuk vendosim standarde të reja të sjelljes dhe të respektit institucional.
PĂ«r kĂ«tĂ« arsye, dua ta ritheksoj qartĂ«: gjuha e urrejtjes, fyerjet, personalizimi i debatit, nĂ«nçmimi dhe pĂ«rbaltja nuk mund tĂ« normalizohen dhe nuk mund tĂ« shiten si âpolitikĂ« e fortĂ«â.
Nuk janë forcë. Janë dobësi. Një dobësi që parlamentet e vendeve të Bashkimit Europian e kanë lënë pas prej dekadash.
Si Kryetar i Kuvendit, do të vazhdoj ta ushtroj detyrën me përkushtim dhe paanësi, me bindjen se shumica dhe pakica dallojnë nga fuqia vendimmarrëse, por jo nga të drejtat, jo nga mundësitë për të folur, jo nga qasja në proces dhe jo nga respekti institucional që meriton secili deputet.
Kjo është baza e një Kuvendi që fiton autoritet. Europa ka qenë fokusi kryesor i veprimtarisë sonë dhe do të mbetet i tillë.
ShqipĂ«ria sot Ă«shtĂ« nĂ« njĂ« fazĂ« tĂ« re: faza ku nuk flasim mĂ« vetĂ«m pĂ«r ârrugĂ«timâ, por pĂ«r âhyrjeâ. Nga proces integrimi, nĂ« proces anĂ«tarĂ«simi.
Ky ndryshim kërkon më shumë përgjegjësi, më shumë koordinim institucional dhe një konsensus politik më të gjerë për çështjet strategjike.
Objektivi ynë është i qartë: mbyllja e negociatave teknike brenda vitit 2027 dhe anëtarësimi brenda kësaj dekade.
Në këtë kuadër, Kuvendi duhet të bëjë dy gjëra njëkohësisht:
â tĂ« pĂ«rshpejtojĂ« pĂ«rafrimin ligjor, pa komprometuar cilĂ«sinĂ« e ligjit;
â tĂ« rrisĂ« kontrollin mbi zbatimin, sepse nĂ« Bashkimin Europian nuk mjafton tĂ« miratosh, duhet tĂ« provosh se ligji funksionon.
Kjo do tĂ« thotĂ« qĂ« sesioni i ri duhet tĂ« jetĂ« sesioni ku kontrolli post-legjislativ bĂ«het praktikĂ« e qĂ«ndrueshme: ligjet tĂ« maten jo vetĂ«m nĂ« sallĂ«, por nĂ« terren â te qytetari, te biznesi, te shĂ«rbimi publik.
Gjatë sesionit të kaluar vijoi bashkëpunimi funksional me institucionet e pavarura dhe u përmbyll raportimi i 27 institucioneve.
Â
Kjo nuk Ă«shtĂ« njĂ« rutinĂ« proceduriale. ĂshtĂ« mĂ«nyra se si Kuvendi mban gjallĂ« ekuilibrat kushtetues dhe garanton qĂ« institucionet tĂ« funksionojnĂ« si mbrojtĂ«s tĂ« interesit publik.
Mbështetja ndaj institucioneve të drejtësisë mbetet e palëkundur.
Sot kemi një drejtësi të re, të pangjashme me atë të trashëguar.
Kuvendi ka një rol kyç në sfidën për ruajtjen e pavarësisë së institucioneve dhe forcimin e mekanizmave të llogaridhënies.
Sesioni që nisim sot do të udhëhiqet nga disa drejtime të qarta pune:
- Axhenda e integrimit europian si prioritet i padiskutueshëm
Projektligjet e përafrimit, reformat për shtetin e së drejtës, antikorrupsionin, të drejtat themelore, lirinë e medias, transparencën dhe mirëqeverisjen do të kenë trajtim të përshpejtuar, por edhe filtrin e cilësisë.
- Diplomacia parlamentare si rrjet besimi për anëtarësiminDiplomacia parlamentare do të jetë më aktive, më e koordinuar dhe më e pranishme, sepse procesi i anëtarësimit është edhe proces besimi, ku sfida më e madhe nuk është vetëm përafrimi teknik, por ratifikimi final nga të gjitha shtetet anëtare.
- Mbikëqyrje më e fortë, më e dobishme, më pak formale
Kuvendi do të rrisë kërkesën për llogaridhënie, me më shumë mekanizma kontrolli dhe me më shumë vlerësim të ndikimit real të ligjeve dhe politikave publike.
- Modernizimi dhe transparenca-Kuvendi i hapur 24/7
Teknologjia nuk është luks, por mjet për ta sjellë Kuvendin më pranë qytetarëve: arkivim, indeksim dhe transmetim më të mirë e më të kuptueshëm të punimeve parlamentare, konsultim publik më të aksesueshëm, gjurmim të akteve dhe një kulturë të re transparence që e bën Kuvendin të lexueshëm për publikun.
Të gjitha këto sot i bën të mundura teknologjia, me më shumë lehtësi dhe cilësi.
Të nderuar kolegë deputetë,
Na pret një volum i madh pune. Por ky volum është privilegj dhe përgjegjësi, sepse kemi në dorë një kapitull historik: ta afrojnë Shqipërinë me Europën jo vetëm si aspiratë, por si standard.
Në fund të kësaj legjislature, Kuvendi duhet të jetë më i respektuar, më funksional, më i hapur dhe më europian në etikë, në procedurë, në cilësinë e debatit dhe në shërbimin ndaj qytetarëve.
Përballë sfidave të mëdha kombëtare nuk jemi thjesht shumicë apo opozitë. Jemi bij e bija të së njëjtës Shqipëri, që duhet të ecë me dinjitet drejt të njëjtit destinacion: Shqipërisë anëtare të Bashkimit Europian.
Ju uroj punë të mbarë dhe suksese në këtë sesion parlamentar.