Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Rilindja e Ernest Muçit, golat që po trazojnë Superligën turke

By: admin
19 January 2026 at 19:17

Në kampionatin e futbollit turk, Ernest Muçi ka shpërthyer si një bomber i pagabueshëm dhe këtë të dielë i dhuroi një goditje të fortë dopamine tifozëvë të Trabzonspor, kur i shënoi skuadrës kundërshtare në minutën e fundit.

Një top i pasuar jashtë zonës, kontroll i shpejtë, Muçi që afrohet dhe lëshon një goditje të thatë, që depërton mes këmbëve të mbrojtësit për t’u përplasur në rrjetë pa i lënë asnjë shans portierit.

 

Stadiumi shpërthen në anën e vizitorëve, pankina e Trabzonsporit ngrihet në këmbë dhe Ernest Muçi bën një gjest kundër pankinës kundërshtare të Kocaelispor. Gishtin te buzët si për t’i thënë të mbyllin gojën.

Zakonisht lojtari feston ftohtë. Pasi shënon gol, ul kokën dhe pret me qetësi brohorimat e shokëve të skuadrës.

Por kësaj radhe duhej t’i jepte përgjigje trajnerit rival, i cili para ndeshjes kishte deklaruar se Muçi nuk do të ketë hapësira dhe nuk do të shënojë sot”. Muçi jo vetëm që shënoi, por e bëri në fund, vendosi ndeshjen dhe i dha Trabzonspor një trepikësh jetik në garën për kreun.

Golat e Ernest Muçit janë surpriza më e bukur e ndeshjeve të Trabzonspor në javët e fundit. Dhe këto nuk janë pak.

Një Trabzonspor që fiton me firmën Muçi

Goli i sotëm vjen pas një serie ndeshjesh ku Muçi ka qenë vendimtar. Në javët e fundit të Superligës turke, ai ka shënuar në disa ndeshje radhazi, përfshirë dy gola kundër Göztepe, gol vendimtar në fitoren dramatike ndaj Başakşehir në minutën e 101, gol ndaj Besiktas dhe tani, goli i minutës së fundit që po bën xhiron e mediave sportive. Statistikat i japin 8 gola në 6 ndeshjet e fundit.

Forma e tij shpërthyese në fushë ka shkuar përtej emocioneve të ndeshjes. Muajin e kaluar, në dhjetor, presidenti i shoqatës së tifozëve të Trabzonsporit, Hasan Bahadir bëri publikisht një thirrje të drejtpërdrejtë për klubin që të blejë kartonin e Muçit nga Beşiktaş, duke shkuar edhe më tej: sipas tij, shuma prej rreth 8.5 milionë eurosh mund të përballohet nga vetë tifozët.

“Përkatësia nuk lidhet gjithmonë me një firmë në kontratë, por me sjelljen në fushë. Ai festoi golat sepse i ndjeu vërtet, ngriti duart sepse e ndien se kjo tribunë i përket atij”, është shprehur Bahadir, në një deklaratë që pasqyron emocionin e krijuar rreth sulmuesit shqiptar.

 “Le ta bëjmë Muçin një transferim të përbashkët të 8 milionë tifozëve. Le të jetë një ‘transferim tifozësh’. Pjesa tjetër nuk ka rëndësi. Paratë të vijnë nga ne, sepse nga kjo përfiton i gjithë komuniteti”, ka shtuar ai.

Mediat turke e kanë përcjellë me superlativa këtë fazë që po kalon lojtari shqiptar. Fanatik shkruan se “Muçi është lojtari që po mban gjallë shpresat e Trabzonsporit në ndeshjet e vështira”, ndërsa Sabah thekson se “shqiptari po luan me vetëbesim, pa frikë dhe me personalitet sulmuesi lider”.


Video lart, goli i Muçit kundër Kanyaspor

Trajneri i Trabzonsporit, Fatih Tekke, është një nga faktorët kryesorë të fazës pozitive që po përjeton lojtari. Që në javët e para, Tekke i dha Muçit një rol të lirë në ofensivë, duke e çliruar nga skemat e ngurta.

Sipas deklaratave të raportuara nga mediat lokale, Tekke është shprehur qartë në dhomat e zhveshjes: “Kur topi është në këmbët tona, Muçi duhet të ndjehet i lirë, të rrezikojë dhe të godasë”.

Ky mesazh është kthyer në filozofi loje dhe po funksionin. Muçi nuk pyet më, por vetëm godet.

Beşiktaş, pendesa publike dhe presioni nga tifozët

Lojtari duket se ka hedhur pas krahëve dështimin me Beşiktaş, klubi që e bleu për 10 milion dollarë nga Legia, por e huazoi për 1 milion tek Trabzonspor. Trajneri që e huazoi Ernest Muçin tek Trabzonspor është Sergen Yalçın. Ai mori drejtimin e skuadrës në fund të gushtit 2025, pak para se të finalizohej huazimi i Muçit duke mos ia kuptuar potencialin.

Për këtë i është dashur të justifikohet disa herë para tifozëve të tij duke thënë: “Nëse një lojtar nuk është i suksesshëm diku, nuk do të thotë se nuk mund të jetë i suksesshëm në një vend tjetër.”

Por momenti më i sikletshëm për Beşiktaş erdhi pikërisht në ndeshjen përballë Trabzonsporit, kur Muçi shënoi një gol spektakolar ndaj ish-skuadrës së tij. Pas asaj ndeshjeje, Yalcin, i bezdisur nga ngulmimi i gazetarëve u shpreh: “Ai është një lojtar që ne nuk e kemi në planet tona. Kjo tregon se ai po jep performancë te Trabzonspor që nuk e dha te ne.”

Përgjigjia gjithsesi nuk i qetësoi tifozët. Muçi vazhdoi të shënonte edhe në ndeshje të tjera. Golat e tij nga larg kthehen gjithnjë në hit në rrjetet sociale. Mediat turke raportuan se tribunat e Besiktas dhe rrjetet sociale shpërthyen kundër drejtuesve, duke i akuzuar se “lanë të ikë një lojtar që sot po bën diferencën”.

Mediat turke, vlerësime pa ekuivok për Muçin

Anadolu Agency e ka quajtur Muçin “golashënuesin e javëve të fundit”, ndërsa Hürriyet shkruan se “shqiptari është kthyer në një nga armët më të rrezikshme të Superligës në momentin vendimtar të sezonit”.

Dhe këtu vjen pyetja që nuk mund të shmanget. Me këtë formë, me këto gola, me këtë personalitet, si mund të mos jetë Ernest Muçi një opsion serioz për Kombëtaren.

Trajneri Sylvinho është përballë një fakti të thjeshtë: Muçi sot po vendos ndeshje në një kampionat të fortë, nën presion, me stadiume të mbushura dhe pritshmëri të larta, me pak fjalë po shënon gola që japin pikë, fitore dhe krijojnë një frymë tjetër në skuadër.

Nëse Kombëtarja kërkon personalitet, guxim dhe lojtarë që nuk fshihen në momentin e fundit, Ernest Muçi sot po e jep përgjigjen e tij çdo javë me golat që shënon.

Dhe goli i sotëm, ai i minutës së fundit, ai që mbylli gojën pankinës kundërshtare, mund të jetë edhe mesazhi më i qartë për Tiranën./Lapsi.al

The post Rilindja e Ernest Muçit, golat që po trazojnë Superligën turke appeared first on Albeu.com.

Muçi, “magjia” e radhës/ Trabzonspor arrin tjetër fitore në Superligën turke në shtesë

By: xhir jeta
19 January 2026 at 12:40

Superlativat kanë mbaruar me kohë. Për Ernest Muçin janë thënë të gjitha, ndërsa ka mbetur që të krahasohet me atë që cilësohej “zjarrfikësi” i Realit të Madridit, Sergio Ramos.

Ylli kuqezi shënoi sërish në sekondat shtesë duke I dhënë ekipit fitoren, pra është “engjëlli” i minutës së fundit për Trabzonsporin, ashtu siç bënte mbrojtësi i famshëm spanjoll.

Suksesi në Koxhaelispor ishte 2-1 dhe skuadra e lojtarit të kombëtares shqiptare forcoi pozitat në vendin e tretë në renditjen e Superligës së Turqisë, duke qenë 5 pikë prapa Gallatasarajit kampion e kryesues, pra ende me shpresë për titullin.

Për më tepër, goli ishte tepër i bukur.

Si “engjëll” i çasteve të fundit, Muçi u shfaq në 24 nëntor të vitit të kaluar, kur realizoi rrjetën e fitores 4-3 në minutën e 10-të shtesë, pra në minutën e 100-të të sfidës.

Edhe ai ishte një realizim i veçantë.

Gjithsesi, talenti shqiptar ka treguar në vetëm dy muaj se çfarë klasi ka në këmbët e tij.

Kush e harron goditjen e dënimit ndaj Konjasporit, gjithnjë në kampionat, në fitoren 3-1 në shtëpi.

Ai u shpall goli I javës, e padyshim që është në garë për të qenë numri 1 i sezonit.

Po ashtu, realizimin e dytë në Gëztepe në fitoren 2-1, kur ia doli ta tundte rrjetën dy herë.

E veçantë edhe goditja në Kupën e Turqisë, vetëm pak ditë më parë në suksesin kundër Istanbulsporit.

Pra, “engjëlli” Arnaut Ernest Muçi po habit vendin e madh edhe me golat e shkëlqyer, edhe me gjakftohtësinë e jashtëzakonshme për të fituar në sirenë.

Besohet se trajneri i Kombëtares, Silvinjo, ika mbajtur shënim të gjitha këto.

Ernest Muçi i pandalshëm, tjetër gol vendimtar për Trabzonspor

TIRANË, 18 janar /ATSH/ Sulmuesi kuqezi Ernest Muçi është i pandalshëm në kampionatin turk, duke shënuar një tjetër gol vendimtar për Trabzonsporin, me vlerën e tri pikëve.

Në ndeshjen e radhës në kampionat në transfertën ndaj Kocaelispor, megjithë masat e marra për të shmangur një gol prej tij, skuadra vendase dështoi në limit të ndeshjes. Trajneri vendas kishte premtuar se do bënte maksimumin që ekipi i tij ta ndalte Muçin. Por sulmuesi gjeti rrjetën në shtesën e takimit (91′) pas një gjuajtjeje të fortë në kufijtë e zonës së rreptësisë, për t’i dhënë suksesin 2-1 ekipit të tij.

Një gol që shërben për të treguar se çfarë forme të shkëlqyer po kalon, pas një serie mbresëlënëse në 10 ndeshjet e fundit që e bëjnë këtë pa dyshim momentin më të mirë të karrierës së tij.

Në 10 ndeshjet e fundit zyrtare të Muçit, mes kampionatit, Kupës dhe Superkupës në Turqi, ai ka koleksionuar plot 10 gola e 2 asiste. Janë 8 gola në kampionat dhe një asist në këtë turne, ndërsa 2 gola dhe një asist janë edhe në Kupën e Turqisë.

Shifra mbresëlënëse në një periudhë kohe thuajse dymujore që do t’i kishte zili cilido sulmues, gjë që e kanë bërë Muçin aktualisht si një nga protagonistët kryesorë të futbollit në Turqi.

The post Ernest Muçi i pandalshëm, tjetër gol vendimtar për Trabzonspor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ernest Muçi “magjik”, sulmuesi kuqezi i jep fitoren Trabzonspor me një supergol (Video)

By: armand
18 January 2026 at 17:27

Ernest Muçi është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Trabzonspor ka fituar në transfertë përballë Kocaelispor. Sfida e vlefshme për javën e 18-të të Superligës turke, përfundoi 1-2. Ishte pikërisht sulmuesi i Kombëtares shqiptare, ai që shënoi golin e dytë për të tijët, që rezultoi të ishte goli i fitores dhe përmbysjes së […]

The post Ernest Muçi “magjik”, sulmuesi kuqezi i jep fitoren Trabzonspor me një supergol (Video) appeared first on BoldNews.al.

Ernest Muçi i pandalshëm në Turqi, shënon supergol për t’ia fituar Trabzonsporit pikët e plota

18 January 2026 at 17:11


Trabzonspor ka shënuar fitore në udhëtim te Kocaelispor, në kuadër të xhiros së 18-të në Superligën e Turqisë.

Ishte sërish ylli shqiptar Ernest Muçi që bëri dallimin, për të shënuar golin e fitores në minutat shtesë (90+1’), ku epilogu përfundimtar doli të jetë 1-2.

Pas asistimit të Zubkov, Muçi me një supergol nga distanca e la në gjumë portierin vendas për ta vulosur fitoren.

ERNEST MUÇI ONCE AGAIN SCORES A GOAL TO GIVE TRABZONSPOR THE ADVANTAGE IN THE END! pic.twitter.com/eCSB7NIv7u
— Kuq e Zi 🇦🇱⚽️ (@KuqeZiFootball) January 18, 2026

Përpos golit, Muçi zhvilloi një paraqitje mahnitëse duke kompletuar 34 pasime nga 35 të tentuar, si dhe kishte katër goditje në portë.

Për shqiptarin, ky është goli i tetë në kampionatin turk, vetëm pesë më pak se top golashënuesi Shomurodov i Basaksehir.

Ndërkohë, Trabzonspor mbetet në garën për titull duke zënë pozitën e tretë me 38 pikë, pesë më pak se lideri Galatasaray./Telegrafi

VIDEO/ Edhe në transfertë dëgjohen thirrjet “Muçi, Muçi!” në tribuna, sulmuesi shqiptar tund rrjetën përsëri në Turqi

By: admin
15 January 2026 at 10:45

Ernest Muçi vazhdon të shënojë gola me rregullsi mbresëlënëse në Turqi, teksa sot ka lënë shenjën e tij edhe në Kupë me fanellën e Trabzonspor.

Në ndeshjen e raundit të dytë, me grup të përbashkët, që luhej në fushën e Istanbulspor, ishte pikërisht sulmuesi shqiptar ai i cili tundi rrjetën me një diagonale të shkëlqyer në minutën e 41-të.

Një gol fantastik i cili bëri që në tribuna të shpërthenin brohoritjet “Muçi, Muçi” mes tifozëve të skuadrës së Trabzonspor për të cilët sulmues shqiptar është kthyer shumë shpejt një idhull, ndonëse ka pak muaj në radhët e kësaj skuadre.

SHIH VIDEON

Një gol fantastik i cili bëri që në tribuna të shpërthenin brohoritjet “Muçi, Muçi” mes tifozëve të skuadrës së Trabzonspor për të cilët sulmues shqiptar është kthyer shumë shpejt një idhull, ndonëse ka pak muaj në radhët e kësaj skuadre.

The post VIDEO/ Edhe në transfertë dëgjohen thirrjet “Muçi, Muçi!” në tribuna, sulmuesi shqiptar tund rrjetën përsëri në Turqi appeared first on Albeu.com.

Ernest Muçi e nis vitin me dy gola, Trabzonspor mposht Istanbulspor

14 January 2026 at 19:43

TIRANË, 14 janar/ATSh/ Futbollisti i Kombëtares, Ernest Muçi shënoi sot një dygolësh dhe dhuroi një asist në fitoren 6-1 të arritur nga Trabzonspor ndaj Istanbulspor AS.

Muçi ka treguar edhe njëherë se po kalon një formë të mirë këtë sezon, duke nisur vitin sportiv me dy gola, të cilët i hapën rrugën fitores së Trabzonspor në sfidën e javës së 2-të të Kupës së Turqisë, Grupi A.

Muçi gjeti golin në minutën e 41-të për të barazuar rezultatin 1-1. Në pjesën e dytë të sfidës, Muçi dhuroi një asist në minutën e 57-të dhe shënoi sërish në minutën e 61′, duke vendosur rezultatin 3-1 për Trabzonin. Më pas, ekipi shënoi edhe tri gola të tjerë, duke çuar rezultatin përfundimtar në 6-1.

/a.f/r.e/

The post Ernest Muçi e nis vitin me dy gola, Trabzonspor mposht Istanbulspor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ernest Muçi nuk po ndalet - dy gola, një asistim, prej tyre njëri super gol

14 January 2026 at 17:44


Ernest Muçi vazhdon formën e jashtëzakonshme në Turqi, duke qenë protagonisti absolut i Trabzonsporit ndaj Istanbulspor, në ndeshjen e Kupës së Turqisë.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare shënoi dy gola dhe dhuroi një asist, duke udhëhequr një përmbysje spektakolare në transfertë.

Në përballjen e raundit të dytë, të zhvilluar në stadiumin e Istanbulspor, vendasit kaluan të parët në avantazh, por ishte Muçi ai që riktheu Trabzonsporin në lojë.

💥 GOLÜN ADI: MUCI!

🔴🔵 Trabzonspor, Ernest Muçi'nin attığı golle İstanbulspor karşısında skoru 1-1'e getirdi. #ZTK pic.twitter.com/KmlEomqKZK
— A Spor (@aspor) January 14, 2026


Në minutën e 41-të, shqiptari realizoi një gol të mrekullueshëm me një diagonale të saktë, duke mposhtur portierin kundërshtar dhe duke ndezur ndeshjen.

Goli i tij shkaktoi entuziazëm të madh edhe në tribuna, ku tifozët e Trabzonsporit shpërthyen në brohoritje “Muçi, Muçi”, një tregues i qartë se sulmuesi shqiptar është kthyer shumë shpejt në një prej figurave më të dashura të skuadrës, pavarësisht se ka vetëm pak muaj që mban veshur këtë fanellë.

⭐️ BU AKŞAM BÜYÜK OYNADI!

🔴🔵 Ernest Muçi'nin 66 dakikalık futbol resitali. 👇

⚽️ 2 gol
🎯 1 asist#ZTK pic.twitter.com/MNUtKlmT61
— A Spor (@aspor) January 14, 2026


Në pjesën e dytë, Muçi vazhdoi spektaklin. Në minutën e 57-të ai asistoi për golin e përmbysjes, duke treguar jo vetëm instinkt shënues, por edhe vizion loje.

Vetëm tre minuta më vonë, në minutën e 60-të, ai vulosi paraqitjen e tij brilante me një tjetër supergol, duke i dhënë sigurinë fitores së Trabzonsporit.

🚀 MUCI'DEN GÜDÜMLÜ FÜZE!

🔴🔵 Trabzonspor, Ernest Muçi'nin müthiş golüyle İstanbulspor karşısında durumu 3-1'e getirdi. #ZTK pic.twitter.com/8Z6Em3TZYf
— A Spor (@aspor) January 14, 2026


Me këta dy realizime, Ernest Muçi ka shkuar në kuotën e 9 golave me fanellën e Trabzonsporit në të gjitha garat. /Telegrafi/

VIDEO/ Ndërhyrja ndaj Muçit alarmon stafin mjekësor, gjyqtari fal lojtarin e Gallatasarajt

By: admin
6 January 2026 at 10:19

Trabzonspori dhe Gallatasaraj kane zhviluar mbreme ndeshjen e gjysmëfinalens se Superkupës së Turqisë. Ndeshja u mbyll me rezultatin 4-1 në favor të Gallatasarajt.

Ernest Muçi ka luajtur si titullar, ndërsa në minutën e 27-të alarmoi stafin mjekësor.

Një ndërhyrje e ashpër e Gabriel Sara bëri që Muçi të ndjente dhimbje.

Gjyqtari Cihan Ajdin u mjaftua me një karton të verdhë. Muçi vijoi më pas normalisht ndeshjen.

Ndërhyrja ndaj Muçit: (VIDEO)

The post VIDEO/ Ndërhyrja ndaj Muçit alarmon stafin mjekësor, gjyqtari fal lojtarin e Gallatasarajt appeared first on Albeu.com.

Onana i lumtur te Trabzonspori: Po jetoj periudhën më të mirë të jetës sime

24 December 2025 at 23:02


Kanali zyrtar në YouTube i Trabzonsporit ka publikuar një video me titull 'Një ditë nga jeta e Andre Onana', e dedikuar portierit të huazuar nga Manchester United.

Në një nga deklaratat e tij në video, portieri duket se lë të kuptohet se do të dëshironte të qëndronte te klubi turk edhe përtej këtij sezoni.

“Jam shumë i lumtur, më besoni. Po jetoj periudhën më të mirë të jetës sime. Nuk kam për çfarë të ankohem, jam shumë i lumtur që jam këtu”.

“Ndonjëherë jam duke vozitur dhe një makinë më pret rrugën. ‘Onana, ndalo, dua një foto’. Mendoj me vete: ‘Po, por këtë mund ta bëjmë edhe në një mënyrë tjetër’. Por kur më shohin, ata janë të lumtur, dhe po ashtu edhe unë”.

“Në fillim ishte e vështirë, por tani e kuptoj. Ata janë njerëzit e mi, i dua dhe e dua këtë ndjenjë. Sepse janë shumë pasionantë”.

“Është diçka e mrekullueshme. Është diçka që nuk mund ta përshkruash nëse nuk je këtu”.

“Por koha që kam kaluar këtu ka qenë perfekte për mua. Jam i lumtur që jam këtu. Është një stil jete ndryshe, por është i shkëlqyer. Vërtet i jashtëzakonshëm, i mrekullueshëm”, ka deklaruar ai./Telegrafi/

Shkëlqimi me Alanyasporin, Fidan Aliti po kërkohet nga gjiganti turk

23 December 2025 at 14:16


Fidan Aliti është duke zhvilluar sezonin e tretë te skuadra turke Alanyaspor, ku është bërë një nga futbollistët më të rëndësishëm.

Mbrojtësi kosovar është lider në mbrojtjen e kësaj skuadre, por ai mund të ndryshojë skuadër në afatin kalimtar dimërorë.

Telegrafi merr vesh nga burime të afërta me futbollistin dardan, se Aliti tanimë është në negociata me gjigantin turk Trabzonspor.

Trajneri i Trabzonspor, Fatih Tekke ka punuar më parë me Alitin te Alanyaspor dhe dëshiron të ribashkohet me kosovarin në Trabzon.

Palët janë duke diskutuar për termat e kontratës, derisa dëshira e lojtarit është të bëjë një hap para në karrierë, duke iu bashkuar Trabzonsporit, që po lufton për titullin.

Aliti ka kontratë me Alanyasporin deri në verën e vitit 2028, derisa Trabzon është e gatshme të paguajë 1 milionë euro dëmshpërblim për transferimin e tij.

Javët e ardhshme janë vendimtare për Alitin, i cili sot vlerësohet si një nga mbrojtësit më stabil në elitën e futbollit turk. /Telegrafi/

Ernest Muçi “abonohet” me golin, realizon sërish për Trabzonspor (Video)

By: armand
22 December 2025 at 22:51

Ernest Muçi sërish protagonist. Sulmuesi i kombëtares ka realizuar golin e radhës me fanellën e Trabzonspor. Muçi mori përsipër ekzekutimin e një penalltie në ndeshjen e kampionatit ndaj Genclerbirligi . Pavarësisht se portieri i kuptoi krahun 24-vjeçarit, topi përfundoi në rrjetë. Për Muçin ky ishte goli i shtatë në kampionat me këtë ekip. Kujtojmë që […]

The post Ernest Muçi “abonohet” me golin, realizon sërish për Trabzonspor (Video) appeared first on BoldNews.al.

Ernest Muçi shënon dhe asiston, por Trabzonspori mposhtet

22 December 2025 at 20:38


Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Ernest Muçi, ka konfirmuar edhe një herë formën e shkëlqyer që po kalon në elitën e futbollit turk.

Muçi ishte protagonist për Trabzonsporin, duke realizuar një gol dhe duke dhuruar një asistim, megjithatë kontributi i tij nuk mjaftoi për të shmangur humbjen 4-3 ndaj Gençlerbirligi, në ndeshjen e zhvilluar të hënën mbrëma dhe që i takoi xhiros së 17-të të kampionatit.

Fillimisht, në minutën e 50-të, 24-vjeçari asistoi për golin e dytë të Trabzonsporit, të shënuar nga Felipe Augusto.

Më pas, në minutën e 67-të, Muçi u tregua i saktë nga pika e bardhë, duke realizuar golin e tretë për ekipin e tij. Ai e përfundoi ndeshjen si titullar dhe ishte ndër më të dalluarit në fushë.

pic.twitter.com/eEtmotbuRP
— ▶️ Follow:@CenterOfGoals (@KandaceKit76525) December 22, 2025


Në këtë edicion, Muçi ka regjistruar shtatë gola dhe dy asistime në 14 paraqitje në kampionat, duke u shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Trabzonsporit.

Pas kësaj xhiroje, Trabzonspori renditet në vendin e tretë me 35 pikë, katër më pak se Fenerbahçe që mban pozitën e dytë, ndërsa kryesimin e tabelës e ka Galatasaray me 42 pikë. Në anën tjetër, Gençlerbirligi ndodhet në vendin e 11-të me 18 pikë. /Telegrafi/

Rivali i Besiktasit shpreh interesim për Milot Rashicën – synojnë një lëvizje gjatë janarit

20 December 2025 at 19:55


Milot Rashica mund të jetë një nga emrat që pritet të lëvizë në Superligën e Turqisë gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sipas raportimeve të mediave turke, Trabzonspori ka shfaqur interes konkret për sulmuesin e krahut të djathtë të Besiktasit.

Klubi nga Trabzoni po kërkon përforcime në repartin ofensiv, me theks të veçantë në krahun e djathtë, dhe profili i Rashicës shihet si një zgjidhje e përshtatshme për nevojat e skuadrës.

Nëse ky transferim realizohet, Rashica do të kishte mundësinë të ribashkohej me Ernest Muçin, me të cilin ka ndarë fushën më parë te Besiktasi.

Muçi, reprezentues i Shqipërisë, është aktualisht pjesë e Trabzonsporit në formë huazimi, me marrëveshje të vlefshme deri në fund të sezonit 2025/26.

Sulmuesi kosovar, i cili është 29 vjeç, ka kontratë me Besiktasin deri në verën e vitit 2027, ndërsa në klubin nga Stambolli u transferua në vitin 2023 nga Norëich City për shumën prej 5 milionë eurosh.

Gjatë periudhës së tij te Besiktashi, Rashica ka qenë pjesë e rëndësishme e skuadrës, duke regjistruar 98 paraqitje në të gjitha garat, me 11 gola dhe 21 asistime.

Ai ka kontribuar gjithashtu në fitimin e dy trofeve me fanellën bardhezi./Telegrafi/

Renditja e golashënuesve më të mirë në Evropë deri më tani

16 December 2025 at 09:04


Sezoni 2025/2026 ka nisur me ritëm të lartë në kampionatet kryesore evropiane dhe sulmuesit më të mirë po tregojnë menjëherë formën e tyre përpara portës.

Disa nga emrat më të njohur të futbollit botëror po kryesojnë listën e golashënuesve.

Harry Kane po shkëlqen me fanellën e Bayern Munich.

Sulmuesi anglez ka shënuar 18 gola në 14 ndeshje, duke qenë aktualisht më i miri në Evropë për nga numri i golave.

Pas tij renditet Erling Haaland, i cili vazhdon të jetë vendimtar për Manchester City, me 17 gola në 16 ndeshje.

Ndërkohë, Kylian Mbappe ka nisur shumë mirë aventurën e tij me Real Madridin, duke u bërë një nga pikat kryesore të sulmit.

Në listën e golashënuesve më të spikatur janë edhe Ayase Ueda, Vangelis Pavlidis, Luis Suarez dhe Ferran Torres, të cilët po japin kontribut të rëndësishëm për skuadrat e tyre.

Sezoni sapo ka filluar, por gara për golashënuesin më të mirë të Evropës pritet të jetë shumë interesante.

Golashënuesit më të mirë në Evropë

1. Harry Kane (32 vjeç / Bayern Munich / Angli) - 18 gola në 14 ndeshje (1,087 minuta)

2. Ayase Ueda (27 vjeç / Feyenoord / Japoni) - 18 gola në 16 ndeshje (1,315 minuta)

3. Erling Haaland (25 vjeç / Manchester City / Norvegji) - 17 gola në 16 ndeshje (1,377 minuta)

4. Kylian Mbappe (26 vjeç / Real Madrid / Francë) - 17 gola në 17 ndeshje (1,488 minuta)

5. Vangelis Pavlidis (27 vjeç / Benfica / Greqi) - 13 gola në 14 ndeshje (1,164 minuta)

6. Ayoub El Kaabi (32 vjeç / Olympiakos / Marok) - 12 gola në 14 ndeshje (1,148 minuta)

7. Luis Suarez (28 vjeç / Sporting Lisbon / Kolumbi) - 11 gola në 14 ndeshje (1,156 minuta)

8. Mason Greenwood (24 vjeç / Olympique de Marseille / Angli) - 11 gola në 15 ndeshje (1,224 minuta)

9. Paul Onuachu (31 vjeç / Trabzonspor / Nigeri) - 11 gola në 15 ndeshje (1,304 minuta)

10. Ferran Torres (25 vjeç / FC Barcelona / Spanjë) - 11 gola në 16 ndeshje (1,023 minuta) /Telegrafi/

Muçi nuk i ndal golat, shkëlqen edhe ndaj Besiktas, lë pas yje si Osimhen (Video)

By: Brisi
15 December 2025 at 09:45

Ernest Muçi po kalon një formë të shkëlqyer, i kthyer në lojtarin e momentin në Turqi. Mbëmë, ndaj ish ekipit të tij Besiktas sulmuesi shqiptar la gjurmë sërish, teksa realizoi një tjetër kryevepër, goli i tij i 6-të në pak ditë, shifra të denja për një top-player. Në minutën e 25-të, gjatë kohës kur Besiktas […]

The post Muçi nuk i ndal golat, shkëlqen edhe ndaj Besiktas, lë pas yje si Osimhen (Video) appeared first on BoldNews.al.

Muçi gol, Rashica asistim - dyshja shqiptare shkëlqejnë në derbin turk

14 December 2025 at 20:42


Ernest Muçi dhe Milot Rashica shkëlqyen sonte në ndeshjen e Trabzonsporit ndaj Besiktasit, e cila përfundoi me barazimin 3-3.

Ernest Muçi vazhdon formën fantastike në elitën turke, duke shënuar golin e tij të gjashtë për këtë sezon në minutën e 25’.

Për Muçin, ky ishte goli i katërt në katër ndeshjet e fundit, duke treguar një ritëm të jashtëzakonshëm dhe një kontribut të madh për skuadrën e tij.

❤️🇦🇱 Ernest Muci with another wonderful goal

6 goals in last 4 games is CRAZY!! pic.twitter.com/NFLUEw1SJV
— Epirote Report 🌕 (@EpiroteReport) December 14, 2025


Performanca e tij u vlerësua nga ekspertët e SofaScore me notën 7.5, duke reflektuar ndikimin e tij në lojë.

Milot Rashica luajti titullar për Besiktasin dhe qëndroi në fushë për 76 minuta, duke dhënë një asist të rëndësishëm për golin e tretë të skuadrës së tij.

İNANILMAZ BİR MAÇ

Trabzonspor - Beşiktaş maçında durum 1 3 oldu mk Cerny ve Rashica ts defansinı hamsi buğulama yapıp çatır çutur yiyorlar.

Cerny inanılmaz bir topçu Kırmızı kart görmesi gereken Orkun Kökçü muthis oynuyor.#TSvBJK

pic.twitter.com/0hvtTeOJBE
— SPARTAKÜS (@Hasan20597455) December 14, 2025


Për 29-vjeçarin ky ishte asistimi i dytë për sezonin, dhe ai u vlerësua me notën 7.1 nga SofaScore, duke treguar cilësinë e tij dhe ndikimin në skuadër.


Dyshja shqiptare tregoi se vazhdon të ketë rol kyç në ekipet e tyre përkatëse, duke dhënë kontribut të drejtpërdrejtë në rezultatet e ndeshjeve dhe duke treguar formë të shkëlqyer personale. /Telegrafi/

Nga hije te hero - si Ernest Muçi po transformon Trabzonsporin në një forcë të pamposhtur në Turqi

7 December 2025 at 21:25


Kur trajneri dhe klubi të beson, majat bëhen më të lehta për t’u arritur. Kjo është historia e Ernest Muçit, i cili pas largimit nga Besiktas, ku nuk u përfill nga trajneri i ri Sergen Yalçin, tani po shkëlqen te Trabzonspor dhe po bëhet një nga figurat më të ndritura të Superligës turke.

Transferimi te Trabzonspor erdhi me kërkesë të trajnerit Fatih Tekke, i cili i dha besim të plotë dhe liri për të shprehur potencialin e tij. Në një mbledhje të ekipit, Tekke i tha me një tone të thjeshtë, por vendimtare: "Muçi, ndjehu i lirë kur kemi topin".

Ky besim është reflektuar në paraqitjet e tij të fundit, të cilat kanë qenë vendimtare për suksesin e ekipit.

Trabzonspor teknik direktörü Fatih Tekke'den Ernest Muci'ye: "Muci, top bizdeyken kendini serbest hisset."pic.twitter.com/TJ8oIB0Wkg
— Deportes Reports (@DeportesReports) December 1, 2025


Në tri ndeshjet e fundit, Muçi ka dhuruar spektakël dhe ka ndikuar drejtpërdrejt në rezultatet e Trabzonspor: Në sfidën ndaj Başakşehir, ai hyri si zëvendësues në minutën e 63-të dhe shënoi 2 gola, përfshirë golin vendimtar të fitores në minutën e 90+11, duke i dhënë ekipit një fitore dramatike 3-2.

𝑡ℎ𝑒𝑟𝑎𝑝𝑦 🫠

Ernest Muçi | #10 pic.twitter.com/jAneez3Vfh
— Trabzonspor (@Trabzonspor) November 29, 2025


Në ndeshjen ndaj Konyaspor, Muçi ishte përsëri vendimtar: fitoi një penallti dhe realizoi një goditje dënimi, duke ndihmuar ekipin të triumfonte 3-1.

Ndërsa në sfidën më të fundit kundër Göztepe, ai shënoi të dy golat e ekipit për të siguruar fitoren 2-1. Këto paraqitje i kanë dhënë Muçit serinë më të gjatë të golave në karrierën e tij në Turqi, duke dëshmuar se talenti i tij është tashmë i konsoliduar dhe i pashmangshëm.

🔴🔵 Trabzonspor'da galibiyet üçlüsü Ozan Tufan ve Ernest Muçi'den!#GÖZvTS #beINSPORTS pic.twitter.com/XBPscL15c8
— beIN SPORTS Türkiye (@beINSPORTS_TR) December 7, 2025


Për këtë performancë të jashtëzakonshme dhe ndikimin e tij të drejtpërdrejtë, renditja e tabelës ka ndryshuar ndjeshëm. Pas fitoreve të Trabzonspor dhe barazimit të Fenerbahçes ndaj Istanbul Başakşehir, Trabzonspor tani ndodhet i dyti, vetëm dy pikë pas kampionit aktual, Galatasaray, duke treguar se ky ekip po lufton fuqishëm për titullin.

ERNEST. MUÇİ. ♥️ pic.twitter.com/a6P6UHBPzC
— Trabzonspor (@Trabzonspor) November 24, 2025


Ernest Muci është shembulli më i mirë se si besimi i trajnerit dhe mundësia për të shprehur aftësitë mund të kthejnë karrierën e një futbollisti. Ai është sot një yll i Superligës turke dhe një nga lojtarët më të rrezikshëm për çdo ekip kundërshtar. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Shkëlqen Ernest Muçi, dy gola dhe tre pikë për Trabzonsporin

7 December 2025 at 20:22


Ylli shqiptar Ernest Muçi ka shënuar dy gola për t’ia sjellë tre pikë Trabzonsporit ndaj Goztepe.

Trabzonspor fitoi me rezultat të ngushtë 1-2, ku të dy golat u shënuan nga ish lojtari i Besiktasit.

Fillimisht e mposhti portierin për ta kaluar Trabzonsporin në epërsi (46’), ndërsa më vonë me një vollej fantastike e vulosi fitoren (76’).

“SofaScore” kësisoj e vlerësoi Muçin me notën 8.7, ku ndër të tjera kishte edhe 88 për qind saktësi në pasime (29 nga 33 të tentuara) si dhe kompletoi dy pasime të gjata.

Muçi kësisoj shkon në kuotën e pesë golave në Turqi, ndërsa Trabzonspor zë pozitën e dytë në tabelë me 34 pikë, dy më pak se lideri Galatasaray./Telegrafi/

S’ndalet Ernest Muçi, shënon golin e radhës në Turqi

7 December 2025 at 19:33


Sulmuesi Ernest Muçi ka shënuar edhe golin e radhës në Superligën Turke, këtë herë ndaj Goztepe.

Ylli shqiptar po kalon një formë të shkëlqyer të Trabzonspor, ndërsa zhbllokoi rezultatin pas një aksioni të shpejtë.

Pasi mori një pasim të bukur, Muçi arriti ta mposhtë portierin vendas pavarësisht që ky i fundit ia ndali goditjen e parë (46’).

Për më shumë shikoni golin: VIDEO

Ndërkohë, për Muçin ky është goli i katërt në Superligën Turke, derisa Trabzonspor synon ta ruajë rezultatin për ta marrë pozitën e dytë në tabelë, me 34 pikë, dy më pak se lideri Galatasaray./Telegrafi/

❌
❌