Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Gjykata Administrative rrëzon kërkesën e banorëve për masë sigurimi ndaj HEC “Doma”

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë në Tiranë refuzoi të enjten kërkesën e banorëve të fshatit Kurdari në Klos për vendosjen e masës së sigurimit të padisë, që do të pezullonte përkohësisht punimet e hidrocentralit “Doma” në lumin e Lusës, deri në përfundim të gjykimit për ligjshmërinë e projektit. Vendimi u dha pas një seance […]

The post Gjykata Administrative rrëzon kërkesën e banorëve për masë sigurimi ndaj HEC “Doma” appeared first on Reporter.al.

Kontrabandë në kufi, arrestohet 42-vjeçari dhe një doganier i Bllatës

Policia e Dibrës ka goditur një rast të kontrabandës me mallra të ardhura nga Maqedonia e Veriut. Gjatë aksionit u arrestua në flagrancë një 42-vjeçar nga Maqellarë, i cili transportonte mallra të ndryshme të kontrabanduara, ndërsa në pranga përfundoi edhe një doganier i Degës Doganore Bllatë, i dyshuar për korrupsion dhe shpërdorim detyre. Një tjetër […]

The post Kontrabandë në kufi, arrestohet 42-vjeçari dhe një doganier i Bllatës appeared first on Reporter.al.

Në pritje të gjykatës, banorët kërkojnë pezullimin e punimeve për HEC-in në Klos

Një tjetër përplasje është shënuar të hënën mes banorëve të fshatit Kurdari, në njësinë administrative Suç të Klosit, dhe përfaqësuesve të kompanisë që synon ndërtimin e hidrocentralit “Doma” në lumin e Lusës. Përplasja nisi pasi punonjësit e kompanisë tentuan të futeshin në zonën ku parashikohet ndërtimi i HEC-it, ndërsa banorët i ndaluan. Në vendngjarje ndërhynë […]

The post Në pritje të gjykatës, banorët kërkojnë pezullimin e punimeve për HEC-in në Klos appeared first on Reporter.al.

Punëtori humb krahun në fabrikën e kromit në Krastë, procedohet administratori

Një aksident i rëndë u shënua këtë të enjte në Fabrikën e Pasurimit të Kromit në zonën e re në Krastë, ku punëtori 27-vjeçar, identifikuar si Ismail Kola, humbi krahun gjatë punës. Ai ndodhet në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën. Policia e Dibrës njoftoi se për këtë ngjarje kishte proceduar penalisht administratorin e […]

The post Punëtori humb krahun në fabrikën e kromit në Krastë, procedohet administratori appeared first on Reporter.al.

Letra e BE: Shqetësimet e banorëve të Kurdarisë, pjesë e dialogut me qeverinë

Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë u ka premtuar banorëve të fshatit Kurdari në Klos se do të ngrejë në diskutimet me qeverinë shqiptare shqetësimin e tyre për lejen për ndërtimin e një hidrocentrali në lumin e fshatit, sipas një korrespondence që disponohet nga BIRN. Në përgjigje të një letre nga banorët e zonës, Delegacioni […]

The post Letra e BE: Shqetësimet e banorëve të Kurdarisë, pjesë e dialogut me qeverinë appeared first on Reporter.al.

Nga protestat në gjykatë: Banorët e Kurdarisë kërkojnë anulimin e HEC Doma

Çështja për ndërtimin e hidrocentralit “Doma” në lumin e Lusës ka kaluar tashmë në betejë gjyqësore, ku banorët e fshatit Kurdari në njësinë administrative Suç, kanë paditur Bashkinë Klos, Agjencinë Kombëtare të Zhvillimit të Territorit, AZHT dhe shoqërinë “Global Interprise Group” sh.p.k. Banorët, të përfaqësuar nga avokatët Adriatik Lapaj dhe Dorina Prethi, kërkojnë pavlefshmërinë absolute […]

The post Nga protestat në gjykatë: Banorët e Kurdarisë kërkojnë anulimin e HEC Doma appeared first on Reporter.al.

“Vrasje për së dyti”: Arrestohen dy punonjës për aksidentin në Bulqizë

Sipas policisë, nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se viktima humbi jetën si pasojë e shembjes së një masivi shkëmbor gjatë punës në galeritë e zonës D në Bulqizë. Për këtë ngjarje u arrestuan brigadieri G. K., 47 vjeç, dhe tekniku B. C., 62 vjeç, të dy banues në Bulqizë, ndërsa ndaj drejtuesit teknik R. […]

The post “Vrasje për së dyti”: Arrestohen dy punonjës për aksidentin në Bulqizë appeared first on Reporter.al.

Minatori 38-vjeçar humb jetën në galerinë e kromit në Bulqizë

Një aksident me pasojë vdekjen e një minatori u shënua të mërkurën, rreth orës 11:30, në minierën e Bulqizës. Viktima është identifikuar si Kujtim Dangri, 38 vjeç, i cili ka humbur jetën gjatë punës në galeritë e minierës. Rrethanat e ngjarjes ende nuk janë bërë të qarta. Policia bëri me dije se grupi hetimor ndodhet […]

The post Minatori 38-vjeçar humb jetën në galerinë e kromit në Bulqizë appeared first on Reporter.al.

Aksident në minierën e Bulqizës, plagoset 50-vjeçari

Një minator 50-vjeçar u aksidentua ditën e djeshme gjatë punës në një nga galeritë e kompanisë Albchrome në Bulqizë. Policia e Bulqizës njoftoi se punonjësi, i identifikuar si A.D., u rrëzua aksidentalisht gjatë punës duke pësuar lëndime trupore. Ai u transportua menjëherë në spital dhe, sipas autoriteteve, ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Materialet mbi ngjarjen […]

The post Aksident në minierën e Bulqizës, plagoset 50-vjeçari appeared first on Reporter.al.

‘Uji është jeta’: Banorët e Martaneshit vazhdojnë prej 1 dekade betejën me HEC-in

Banorët e njësisë administrative të Martaneshit në Bulqizë protestuan të dielën kundër punimeve për devijimin e ujërave të Liqenit të Sopeve, që po kryhen nga kompania “Teodori 2003”. Ata paralajmëruan se rreth 1,500 hektarë tokë bujqësore në katër fshatra të zonës rrezikojnë të mbeten pa ujë vaditës, ndërsa pa furnizim me ujë do të mbeten […]

The post ‘Uji është jeta’: Banorët e Martaneshit vazhdojnë prej 1 dekade betejën me HEC-in appeared first on Reporter.al.

Zbulimi i një varri monumental romak hap një perspektivë të re për Bulqizën

Në një ditë të nxehtë në fillim të shtatorit, buldozerët dhe ekskavatorët e një guroreje u fikën mes fushave të Strikçanit në Bulqizë, ndërsa vëmendja u përqendrua te kazmat dhe furçat e arkeologëve. Për shumëkënd, kjo ishte një parcelë e zakonshme bujqësore me pamje mahnitëse nga lugina e Bulqizës nga njëra anë dhe fusha e […]

The post Zbulimi i një varri monumental romak hap një perspektivë të re për Bulqizën appeared first on Reporter.al.

Ortodoksë dhe myslimanë bëhen bashkë për mbrojtjen e kishave në Dibër

Mes një kodre të butë dhe të rrethuar nga pemët në fshatin Herbel të Dibrës shfaqet mes gjelbërimit një ndërtesë e vogël prej guri, e mbuluar dikur me tjegulla. Banorët e njohin si Kisha e Shpërfytyrimit, një monument kulture i kategorisë së parë në Shqipëri, i cili ruhet prej shekujsh jo vetëm si objekt kulti, […]

The post Ortodoksë dhe myslimanë bëhen bashkë për mbrojtjen e kishave në Dibër appeared first on Reporter.al.

Tre aksidente në punë brenda 24 orëve, një i vdekur dhe dy të lënduar

Një aksident me pasojë vdekjen u regjistrua në kantierin e ndërtimit të kanalit për ujëmbledhësin e Bllacës në Bulqizë. Policia njofton se gjatë punës është dëmtuar rëndë mekaniku Azem Picari, 68 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndërroi jetë në spital. Për ngjarjen u procedua penalisht Arjan Hoxha, 70 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë […]

The post Tre aksidente në punë brenda 24 orëve, një i vdekur dhe dy të lënduar appeared first on Reporter.al.

Shoqërimi i përsëritur i banorëve që kundërshtojnë HEC-in në Kurdari zhvendosi përplasjen në komisariatin e Matit

Shoqërimi i dy banorëve të fshatit Kurdari nga Policia e Matit të hënën riktheu përplasjet mes banorëve dhe kompanisë që po kërkon të ndërtojë hidrocentralin “Doma” në lumin Lusë. Banorët akuzohen nga kompania “Global Enterprise Group” se kanë penguar nisjen e punimeve për gjurmën e projektit. Banorët deklarojnë se i kanë kundërshtuar paqësisht punëtorët e […]

The post Shoqërimi i përsëritur i banorëve që kundërshtojnë HEC-in në Kurdari zhvendosi përplasjen në komisariatin e Matit appeared first on Reporter.al.

Gjykata e Dibrës liroi të arrestuarit pas aksidentit fatal në minierën e Bulqizës

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër vendosi këtë të shtunë lirimin e katër prej pesë punonjësve të stafit teknik të kompanisë minerare “GERTI Sh.p.k.”, të arrestuar pas aksidentit tragjik që i mori jetën minatorit 66-vjeçar, Fari Veliu. Njëri prej të shoqëruarve pas aksidentit, Nj. P., me detyrë armator ishte lënë i […]

The post Gjykata e Dibrës liroi të arrestuarit pas aksidentit fatal në minierën e Bulqizës appeared first on Reporter.al.

Rinisja e punimeve për HEC-in “Doma” sjell përplasje, policia shoqëron 4 banorë

Katër banorë të fshatit Kurdari në bashkinë e Klosit u shoqëruan të mërkurën nga Policia e Matit, pas një përplasjeje me administratorin e kompanisë që po ndërton hidrocentralin “Doma” mbi lumin e Lusës. Banorët, të cilët kundërshtojnë ndërtimin e HEC-it, u ndaluan nga policia pas pretendimeve të administratorit të kompanisë “Global Interprise Group” dhe një […]

The post Rinisja e punimeve për HEC-in “Doma” sjell përplasje, policia shoqëron 4 banorë appeared first on Reporter.al.

Minatori 66-vjeçar humb jetën në galerinë e kromit në Bulqizë

Një aksident me pasojë vdekjen e një punëtori është shënuar këtë të mërkurë, rreth orës 11:00, në minierën e Bulqizës. Viktima është identifikuar si Fari Veliu, 66 vjeç, i cili ka humbur jetën gjatë punës në galeritë e minierës. Rrethanat e ngjarjes ende nuk janë bërë të qarta. Policia bëri me dije se grupi hetimor […]

The post Minatori 66-vjeçar humb jetën në galerinë e kromit në Bulqizë appeared first on Reporter.al.

“Bukë për kryeministrin Rama”: Banorët e Suçit protestojnë në Klos kundër ndërtimit të HEC-it

Protesta kundër ndërtimit të hidrocentralit “Doma” mbi lumin e Lusës në njësinë administrative Suç vijoi këtë të premte para Bashkisë Klos, me pjesëmarrjen e dhjetëra banorëve të fshatrave që preken nga investimi. Banorët kërkojnë pezullimin përfundimtar të punimeve dhe largimin e kompanisë ndërtuese nga terreni. Këtë të premte, kishte një prani të shtuar policore, ndërsa […]

The post “Bukë për kryeministrin Rama”: Banorët e Suçit protestojnë në Klos kundër ndërtimit të HEC-it appeared first on Reporter.al.

Shkarkimi nga puna i minatorit pas protestës, Albchrome akuzohet për hakmarrje

Altin Kola, një prej minatorëve të Minierës së Kromit në Bulqizë dhe pjesë e grupit përfaqësues të punëtorëve në bisedimet me kompaninë Albchrome, është pushuar nga puna me një vendim të menjëhershëm. “Më hoqën nga puna, më kanë hequr bukën e fëmijëve. Jam vetë i katërti në familje dhe e ardhura e vetme ishte rroga […]

The post Shkarkimi nga puna i minatorit pas protestës, Albchrome akuzohet për hakmarrje appeared first on Reporter.al.

❌