Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Medalje Ari për 190 nxënës ekselentë, Rama: Në majë arrijnë ata që nuk dorëzohen, gjatë vështirësive

U nderuan me medalje ari 190 nxënës të shkollave të të gjithë vendit që kanë përfunduar me rezultate të shkëlqyera ciklin e arsimit të mesëm të lartë. Në ceremoninë e organizuar në Kryeministri, gjatë së cilës u dhanë medaljet nga Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro.

“Sot kemi numrin më të madh të medaljeve të arta, që kur se kemi krijuar këtë event. Ajo që na kënaq më shumë është që ky numër medaljesh përkon edhe me numrin e rritur të studentëve shqiptarë që arrijnë të hyjnë në universitetet më prestigjoze të botës.

Në fund të ditës asgjë nuk është e vështirë nëse ëndrra që ti sheh me sy hapur e ka forcën që të të tërheqë pas saj. Dhe në majë nuk arrijnë të gjithë arrijë ata arrijnë ata që nuk dorëzohen gjatë gjithë vështirësive.

Dhe nuk dorëzohet kush është gati të paguajë cmim për ëndrrën që ka dhe ëndra sa më e madhe aq më të lartë e ka cmimin.

Cmimin e sakrificës, të shpenzimit të energjisë dhe cmimin e luftës me veten dhe me të tjerët, kur të tjerët bëhen pengesë.

Uroj të arrini gjithcka që doni kudo të jeni dhe shpresoj që disa prej jush të dëshirojnë që cfarë do të mësojnë më tej t’ia vënë në dispozicion vendit ka dolën.” tha Rama./abcnews.al

Flamurtari dënohet 8 ndeshje/ Vlonjatët do t’i luajnë sfidat e radhës pa tifozët në stadium

Flamurtari do të duhet të luajë 8 ndeshje në shtëpi pa tifozë. Ky është vendimi I Komisionit të Disiplinës pas dhunës së publikut në sfidën e Superligës ndaj Teutës.

“Flamurtari FC, për dështim në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, duke lejuar hyrjen e personave të paautorizuar në fushën e lojës dhe duke mos garantuar sigurinë e lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të neneve 6/3/b, 8, 13/2, 17/1, 17/2/a, 17/2/h dhe 77 të KDE, dënohet me zhvillimin 8 (tetë) ndeshjeve pa spektatorë dhe gjobë në masën 500.000 (pesëqind mijë) lekë.

Për shkak të natyrës së rëndë të shkeljeve, cenimit të sigurisë së lojtarëve dhe interesit publik të garës, masa disiplinore e zhvillimit të ndeshjeve pa spektatorë nuk lejohet të konvertohet ne perputhje me nenin 75 te KDE’ thuhet ne vendim.

Muçi mbyll vitin me gol/ Shqiptari shënon rrjetën e shtatë të sezonit në Superligën turke

E mbylli vitin në mënyrën më të mirë të mundshme.

Ernest Muçi mund të jetë i lumtur me veten në Superligën turke, ndonëse skuadra e tij, Trabzonspori pësoi humbje.

Në disfatën e parë të të vetëve që nga mesi i shtatorit, me shifrat 4-3 në Ankara ndaj rivalit Gençlerbirligi, ylli i kombëtares shqiptare shënoi gol dhe shërbeu asist.

Mëkat që kontributi I tij nuk u shpërblye të paktën me një pikë.

Vendasit kryesuan 2-0 dhe pjesa e parë u mbyll 2-1 për ta, ndërsa në 50’, Filip Augusto dërgoi topin në rrjetë pas pasimit të shkëlqyer të lojtarit ofensiv kuqezi.

Për fat të keq, mbrojtja e Trabzonsporit futi ujë ndjeshëm dhe erdhën dy gola të tjerë nga kryeqytetasit.

Këtë rrjetë loje nuk e prishi dot as penalltia e kthyer në gol pikërisht nga Muçi në 67’.

Kohë pati, por fati nuk ishte me miqtë.

E përditshmja “Fanatik” shkruan: Shënuesi më I mirë I kampionatit javët e fundit nuk u ndal! Muçi nuk humbet asnjë minutë!

Futbollisti tiranas ka 7 gola e dy asistë në Superligën turke këtë sezon, madje gjithçka ka ardhur në 5 ndeshjet e fundit.

Ai ishte I mrekullueshëm në triumfin me përmbysje 4-3 në fushën e Bashaksehirsporit, me rrjetën e fitores në minutën e 101-të, ndërsa kishte realizuar edhe më parë.

Kjo, në vetëm 27’.

Pastaj, fitoi penallti dhe shënoi një nga golat më të bukur të sezonit në Turqi dhe në Europë në fitoren 3-1 në shtëpi kundër Konjasporit.

Pasuan dy gola në suksesin 2-1 në Gëztepe, si dhe nuk mungoi rrjeta ndaj ekipit të klubit që I ka kartonin, Beshiktashit, në barazimin 3-3.

 

Samir Mane mbetet në listën e Forbes/ Sipërmarrësi shton pasurinë me 100 milionë dollarë

Biznesmeni i njohur shqiptar Samir Mane është renditur në listën e miliarderëve të Forbs për vitin 2025. Pasuria e tij rezulton sipas revistës Forbes  rreth 1 miliardë e 500 milionë dollarë amerikanë dhe vetëm gjatë këtij viti e ka shtuar pasurinë me 100 milionë dollarë.

Sipërmarrësi  drejton  një sërë kompanish në Shqipëri dhe vende të tjera, zotëron qendra tregtare dhe dyqane me pakicë të pajisjeve elektronike dhe lodrave në Ballkanin Perëndimor si dhe një bankë. Samir Mane është shqiptari i vetëm që është përfshirë në renditjen globale të të pasurve në botë. Sipas Forbes  sipërmarrësi shqiptar emigroi në Austri në vitin 1991 si refugjat nga regjimi komunist duke nisur aktivitetin e tij me tregtimin e pajisjeve shtëpiake drejt Shqipërisë në 1993.

Stafetën e njeriut më të pasur në botë vijon ta mbajë Elon Musk  i cili është bashkëthemelues i shtatë kompanive, duke përfshirë prodhuesin e makinave elektrike Tesla, prodhuesin e raketave SpaceX dhe startup-in e inteligjencës artificiale X AI. Ai zotëron një pasuri prej 342 miliardë dollarë.

Në vend të dytë renditet mark zukenberg me një pasuri prej 216 miliardë dollarësh  ndjekur nga Jef Bezos me 215 milionë dollarë. Lista e këtij viti përbëhet nga 3,028 miliarderë, me një pasuri totale prej 16.1 trilionë dollarësh, dhe ka pasur njw  rritje  me 247 individë krahasuar me vitin e kaluar. SHBA-të kanë një rekord prej 902 miliarderësh, të ndjekura nga Kina  me 516, përfshirë  edhe Hong Kongun si dhe India me  205./abcnews.al

Po ikni me pushime? Ja ç’duhet të hiqni urgjent nga priza. Këshillat praktike të ekspertit

Në studion e Abc së Mëngjesit, inxhinieri elektrik Azmer Dulevic ngriti alarmin për rreziqet elektrike që i kanosen banesave gjatë ditëve të pushimeve, kur shtëpia mbetet bosh. Mbingarkesat dhe shkëndijat elektrike janë ndër shkaqet kryesore të dëmtimeve apo zjarreve, sidomos në impiante të vjetra ose të pa certifikuara.

Sipas tij, nuk është gjithmonë e nevojshme të fiket energjia totale, por patjetër duhet të shkëputen nga priza pajisjet e panevojshme. Pajisje si ngrohëset, bojleri, mikrovala, lavatriçja dhe karikuesit duhen hequr gjithmonë nga rrjeti.

Dulevic paralajmëron se nga ora 18:00 deri në 22:00 është ora e “pikut”, kur nuk rekomandohet vënia në punë e të gjitha pajisjeve njëkohësisht. “Rrezikoni të dëmtoni linjën e furnizimit, sidomos në pallate ku përdoret tel 4 mm, që është shumë i hollë për ngarkesa të mëdha”, shprehet ai. Nëse automati nuk është i duhuri, rreziku i shkëndijave elektrike rritet ndjeshëm. Zgjidhja, sipas inxhinierit, është shpërndarja e ngarkesës dhe kontrolli profesional i impiantit.

Në ditët me shi dhe mot të keq, pajisjet duhet të hiqen menjëherë nga priza nëse vërehen luhatje të energjisë. Vetëm pasi rryma stabilizohet, pajisjet më të nevojshme duhen rikthyer gradualisht në punë.

Përtej profesionit, Azmer Dulevic është edhe njeriu pas peticionit që ndryshoi përshkrimin e Skënderbeut në Muzeun e Vjenës. Brenda dy muajsh, një tabelë e re e prezanton qartë heroin si udhëheqës shqiptar, me identitet dhe origjinë të plotë historike. “

Julia Hoxha dhe “Zana” / Shqiptarja në majat e Health Tech Gjermane

Julia Hoxha është një nga emrat më frymëzues të teknologjisë shqiptare në diasporë. Vajza nga Patosi që sot qëndron pas aplikacionit inovativ të shëndetit “ZANA”, ka ndërtuar një rrugëtim të jashtëzakonshëm mes shkencës, inteligjencës artificiale dhe sipërmarrjes, duke e çuar emrin shqiptar në majat e Health Tech gjermane.

“ZANA” është një aplikacion shëndetësor i bazuar në inteligjencë artificiale, i cili analizon zërin e njeriut për të identifikuar shenja të hershme të sëmundjeve. Në kohën kur u krijua “ZANA”, as “Alexa” dhe as ChatGPT nuk ishin ende në treg. Megjithatë, vizioni i Julias dhe ekipit të saj ishte i qartë: të ndërtohej një aplikacion që të ndërvepronte natyrshëm me njerëzit dhe t’u jepte këshilla mjekësore për çdo problem shëndetësor.

“Ne jemi duke e testuar ‘ZANËN’ kryesisht në sëmundjet kardio-respiratore”, shpjegon ajo. Sipas Julias, aplikacioni ndihmon si pacientin, ashtu edhe mjekun, për të kuptuar shkakun e problemit në kohë. Kjo përkthehet në kursim kohe, parash dhe, mbi të gjitha, në shpëtim jete. Pas suksesit të “ZANA”-s qëndron edhe një histori partneriteti të fortë. Julia dhe Armandi janë partnerë në jetë dhe në kompani, një çift suksesi në teknologji.

Julia jeton prej 19 vitesh në Gjermani, por largimi i parë nga Shqipëria ka qenë shumë më herët, kur nisi studimet në Bullgari. Më pas, bashkë me bashkëshortin, u zhvendosën në Gjermani për të ndjekur studimet master. Para këtij rrugëtimi, suksesi i parë i madh kishte ardhur shumë herët. Që në moshën 21-vjeçare, Julia dhe Armandi themeluan kompaninë e parë, “Shqipëria.com”, një platformë që u rrit në mënyrë të vrullshme, madje në atë kohë më shpejt se Facebook./abcnews.al

Futbollisti i vogël, “ylli” i rrjetit/ Intervista e 10 vjeçarit Nico Garrido bën “xhiron e botës”

Mbaheni mend mirë këtë emër. Nico Garrido është vetëm 10 vjeç me ëndrrën e madhe për t’u bërë një futbollist i madh. Për këtë duhet pritur, por që tani duket se ka personalitet për të shitur.

Aktualisht luan për Sant Andreu, skuadrën e qytetit të tij të lindjes, por një ditë do të jetë pjesë e Barcelonës, me të cilën është edhe një tifoz i zjarrtë. Por provimi i parë në “La Masia”, kur ishte vetëm 7 vjeç nuk shkoi mirë siç thotë vetë në intervistën që ka bërë xhiron e botës dhe është ripostuar miliona herë në rrjetet sociale.

“Jam tifoz me Barcelonën, por jam i mërzitur me ta. Sepse më morën në ekip kur isha 7 vjeç dhe pastaj më larguan. Nuk ma shpjeguan pse. Ndoshta do të ma shpjegojnë kur të rritem”, ishin fjalët e para plot personalitet të djaloshit, i cili më pas ka dhënë një verdikt të vërtetë për atë që konsiderohet si talenti më i madh i Barcelonës dhe jo vetëm, Lamine Yamal.

“Mua më pëlqen se si luan. Por është vetëm 18 vjeç dhe kujton se është Messi”, ka thënë 10 vjeçari Nico, që në pritje për të realizuar ëndrrën për t’u bërë një yll I futbollit, mund të shijojë momentin si një yll i rrjetit./abcnews.al

“Kontrata për bujqësinë është më e vështira”, Rama: Kjo sfidë ka anën e saj të errët dhe të ndritur

Pas çeljes së Grupit të Kapitullit 5 në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare, u prezantua këtë të hënë  hapja e një faze të re për bujqësinë shqiptare, me Kapitujt 11, 12 dhe 13 në qendër të reformave drejt Bashkimit Europian.

Në aktivitetin “Me fermerët në Shqipërinë 2030” kryeministri Edi Rama u shpreh se kontrata për bujqësinë është kontrata më e vështirë, e cila sipas tij ka dy anë të medaljes, atë të errët dhe të ndritur.

“Një tjetër takim këtë herë për një takim pune organizuar nga Ministria e Bujqësisë për të folur për planin e veprimit dhe domosdoshmërinë e ndërveprimit që bujqësia shqiptare të përballojë sfidën e tregut europian në kontekstin e Shqipërisë, anëtare e BE. Kjo sfidë ka dy anë, ka anën e saj të errët dhe të ndritur. Ana e errët është ajo që pret cdo kënd që nuk është i përgatitur për atë ditë. Negociatat me BE dhe marrëveshja e anëtarësimit nuk janë fjalë dhe as procese të lidhura me cfarë shkruajmë në letër, por janë kontratë shtetërore shumë komplekse. Kontrata për bujqësinë është më e vështira, ashtu sic është edhe më e mirëpritura për ata që janë të përgatitur për t’u përballur me kushtet e kontrollet. Unë besoj shumë te ju dhe te ata që në kushtet të pakrahasueshme me sot, një dekadë më parë ishin te toka dhe përballeshin me një sfidë mbijetese të jashtëzakonshme. Kush e ka kaluar atë sfidë kam besim se do e kalojë edhe këtë. Ka të bëjë me vullnetin për të bërë sukses. Asokohe bujqësia ishte një sektor i braktisur totalisht. Numri I fermerëve që merrnin mbështetje nga shteti ishte 5600 sot është 67 500, dhe është një mbështetje që peshon në portofolin e fermës.”- u shpreh Rama.

Begaj firmos dekretin: Lirohet nga detyra Ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë në NATO

Me propozim të Kryeministrit, Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj liroi sot nga detyra Ambasadorin e Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në NATO, rezident, zotin Ilir Gjoni.

“Zoti Ilir Gjoni lirohet nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në NATO, rezident.” thuhet në dekretin që mban firmën e kreut të Shtetit./abcnews.al

 

Fjalët te protesta, kokën te Kushtetuesja/ Protesta e Berishës kundër Kushtetueses, prej frikës nga SPAK

Sali Berisha thotë që do bëjë protestë kundër qeverisë, por të hënën më shumë do thërrase njerëz që t’i bëjë presion Gjykatës Kushtetuese.

Në mes të një debati të forte politik dhe institucional, për ndarjen e pushteteve, kreu i PD më në fund bëhet me SPAK, kundër Gjykatës Kushtetuese.

Kërcënimi i Berishës, ndonëse është modest për shkak se protestat e tij janë bërë objekt memesh dhe humori, tregon për herë të parë sesi megjithëse në opozitë, ai kurrë nuk e ka shkëputur vëmendjen nga drejtësia, të cilës megjithëse i bën presion çdo ditë, vazhdon t’i ndruhet shumë.

“Keqpërdorin në shkallë ekstreme Gjykatën Kushtetuese për të bllokuar drejtësinë. Bllokimi i drejtësisë është vepër e ngjashme me grushtin e shtetit.
Dhe Edi Ramës do i përgjigjemi si puçist po qe se bllokon drejtësinë. Forcat politike të opozitës, të mbledhura sot, vendosën të mobilizojnë të gjithë potencialet e tyre në një betejë vendimtare, në revolta vendimtare për t’u ndarë nga kjo e keqe e madhe që i ka rënë Shqipërisë mbi krye.

Jemi forcë politike paqësore. Ne diktaturën më të dhunshme të kohërave e kemi përmbysur në mënyrë paqësore. Nuk heqim dorë ne nga parimet tona. Ka revolta paqësore të cilat kanë oshilacionet e tyre dhe grevat, nuk thashë se do hyjnë në grevë deputetët. Jo. Por janë të gjitha opsionet të hapura.

të gjitha pa përjashtim, në një bashkëpunim kriminal të AKSHI-t, që është database i të gjithë të dhënave, janë disponuar nga Ergys Agasi, Fatmir Troplini, Elvis Doçi, Suel Çela, kartelet shqiptare të drogës në Amerikën Latine. Pa përjashtim, të gjitha të dhënat janë eksportuar nga të gjithë sistemet e IT në Shqipëri, nga famëziu Ermal Beqiri, Ergys Agasi, Mirlinda Kaçanaj. Kjo përbën ngjarjen më të rëndë në rrafshin e sigurisë kombëtare.”– tha Berisha.

Benet Beci në SPAK/ Kryebashkiaku i Shkodrës u thirr për t’iu komunikuar mbyllja e hetimeve

Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci është paraqitur këtë të premte në ambjentet e Prokurorisë së Posacme.

ABC News mëson se Beci është thirrur nga SPAK për t’iu komunikuar mbyllja e hetimeve.

Ai është marrë nën hetim nga SPAK për shkeljen e barazisë në tenderë apo ankande publike bashkë me 7 të tjerë, për tenderin “Zhvillimi strategjik i sektorit energjetik”.

Ndaj tij u regjistrua procedim penal për shkelje e barazisë në tendera apo ankande publike, kryer në bashkëpunim, më 23 tetor 2024. Ndërkohë, më 23 prill të 2025, prokurori Dritan Prençi e mori të pandehur kryebashkiakun socialist.

Bashkë me Benet Becin, nën hetim për këtë tender abuziv janë marrë edhe disa zyrtarë të tjerë, me rol në Komisionin e Vlerësimit të Ofertave./abcnews.al

SPAK shtyn sërish afatet hetimore për ish zëvëndës kryeministrin, Arben Ahmetaj

Për të gjashtën herë Prokuroria e Posaccme ka komunikuar zgjatjen e afateve hetimore për ish zëvëndës kryministrin Arben Ahmetaj, i cili po hetohet për dosjen e inceneratorëve, në një fraksion të ndarë për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Veprimet komplekse që po kryen prokuroria e posaccme janë bërë shkak për të shtyrë sërish hetimet deri në datën 22 mars 2026.

Përmes mbrojtësit ligjorë Henrik Ligori, Ahmetaj i ka pritur me indiferentizëm shtyrjet e herë pas hershme të afateve, teksa interesi i tij që në krye të herës vijon të jete zbardhja e të vërtetës dhe që organi i akuzës të marrë të gjithë kohën e nevojshme.

Në bazë të dispozitave ligjore, kjo është e fundit që SPAK ka mundësi të shtyjë hetimet, më pas duhet të vendosë për dergimin ose jo për gjykim të çështje.

Për të njëjtën ccështje po hetohet edhe bashkëjetuesja e Arben Ahmetajt si dhe ish bashkëjetuesja e tij Albina Mançka dhe Erjola Hoxha. Të dyja këto hetohen për veprën penale “fshehje dhe mos deklarim pasurie” si dhe “pastrim parash”.

Arben Ahmetaj është shpallur në kërkim më 10 korrik të vitit 2023 me urdhër të Prokurorisë së Posaccme Antikorrupsion nën dyshimin për kryerjen e veprat penale “korrupsion”, “pastrim parash” dhe “fshehje pasurie”./abcnews.al

Lakers “frikësojnë” me Donçiç/ Basketbollisti slloven bën ndeshjen e “jetës” kundër Utah

Los Angeles Lakers dhe tifozët e tyre ëndërrojnë të kthehen te titulli kampion në NBA dhe me Luka Donçiç në një formë spektakolare si ajo në ndeshjen e fundit, ky objektiv duket më shumë se i arritshëm.

Basketbollisti slloven bëri një paraqitje nga ato historike, duke ndihmuar kalifornianët në fitoren 143-135 kundër Utah Jazz. Tre shifra dopjo për Donçiç me 45 pikë, 11 topa të kapur në tabelë dhe 14 asist.

Po ashtu, ai bëri edhe 5 vjedhje topi, duke afruar me hyrjen në klubin e legjendave të basketbollit amerikan, që kishin arritur të mbyllnin një ndeshje me katër shifra dopjo.

Këtë mund ta bëjë në të ardhmen, por deri atëherë Luka mund të krenohet me rekordet e tjerë. Ai barazoi Elgin Baylor, si lojtari i dytë I Lakers që arrin të shënojë një “triple double” me të paktën 45 pikë.

Po ashtu, bëhet lojtari i katërt në historinë e skuadrës kaliforniane, që e bën këtë me më shumë se 40 pikë, pas Elgin Baylor, Magic Johnson dhe Jerry Ëest.

Ishte pikërisht kjo paraqitje e Donçiç që vendosi fitoren kundër Ytah, ndërsa nuk qëndroi në hije as LeBron James. “The King” e mbylli sfidën e tij me dy shifra dopjo, 28 pikë, 10 asiste dhe 7 topa të kapur në tabelë.

Me këtë sukses, Los Angeles Lakers mbeten në vendin e katërt në rendijen e përgjithshme të Konferencës së Perëndimit me një seri me 19 fitore dhe vetëm shtatë humbje në këtë sezon të rregullt të NBA. Në këtë mënyrë, tifozët e Lakers mund të ëndërrojnë, ndërsa të gjithë rivalët janë të paralajmëruar./abcnews.al

Lamine, fanela më e shitur/ Ylli i ri i Barçës lë pas legjendat Lionel Messi dhe CR7

Nuk është e lehtë të lesh pas një dominim 20 vjeçar. Për dy dekada me radhë futbollin e kanë dominuar një Lionel Mesi dhe një Kristiano Ronaldo, ndërsa në epokën kur është shfaqur Kilian Mbape, ka dalë një sundues I ri.

Ky është Lamin Jamal, talenti I jashtëzakonshëm i Barcelonës dhe i Spanjës, i cili ka dalë në krye të renditjes së fanelave të shitura në 2025. Në moshën vetëm 18-vjeçare, numri 10 katalanas pati një nivel prej mbi 1.3 milionë bluzash të shitura ndërsa ky vit po i afrohet fundit.

Saktësisht, janë 1.32 milionë fanela, duke lënë pas Mesin me 40 000 copë. Magjistari i topit mbetet ende në modë, ndërsa shkëlqen në Shtetet e Bashkuara.

Jamal ka lënë shumë prapa Ronaldon, pasi portugezi është vetëm në vend të shtatë në këtë klasifikim. Tifozët po bëjnë çmenduri për yllin blaugrana, edhe pse ai nuk e ka fituar ende Topin e Artë, ndërsa u eliminua në gjysmëfinale të Championsit sezonin e kaluar. Gjithsesi, nuk është pak fitorja e Kampionatit Europian me Spanjën si dhe titulli kampion në La Liga me Barcelonën./abcnews.al

 

Finalja e finaleve, Messi kundër Yamal/ FIFA zyrtarizon agjendën e “Finalissima”, Argjentinë-Spanjë

Është finalja e finaleve. Jo më kot quhet “Finalissima”, sfida që vendos përballë kampionët e Amerikës së Jugut me ata të Europës.

FIFA zyrtarizoi agjendën e ndeshjes, ku do të sfidohen Argjentina dhe Spanja, legjenda Lionel Messi dhe talenti i bekuar që bebe nga ai, Lamine Yamal.

Ndeshja do të luhet në datën 27 mars në stadiumin e Lusail në Katar dhe përfaqëson trofeun e parë të rëndësishëm të vitit 2026, në pritje të finaleve të Kupës së Botës.

Argjentina vjen gjithashtu në këtë finale si kampione e botës në fuqi dhe mbajtëse e këtij të trofeu që e fitoi në stadiumin “Ëembley” në vitin 2022 kundër Italisë me rezultatin 3-0.

Por këtë herë, Messi dhe shokët e tij kanë përballë një rival akoma më të fortë. Spanjën e Lamine Yamal, që pasi mori numrin 10 të “Pleshtit” te Barcelona, kërkon t’i rrëmbejë “kumbarit” të tij edhe fronin në “Olimpin” e futbollit.

Po ashtu, kjo “Finalissima” do të jetë një shijim i “Botërorit 2026”, ku si Argjentina ashtu edhe Spanja janë favoritë.

Ky trofe u krija 40 vite më parë, në 1985, por që nga ajo kohë është luajtur vetëm tre herë. Të parin e mori Franca, ndërsa dy të tjerët në vitin 1993 dhe 2022 titulli është bërë pronë e Argjentinës.

 

Dritë dhe Shkëndijë në Europë/ Dy skuadrat e shqiptarëve kalojnë në play off e Conference League

Drita dhe Shkëndija mbyllën me humbje fazën e ligës në Konference League, por asnjë dramë. Madje, dy skuadrat e shqiptarëve mund të festojnë, pasi me pikët e grumbulluara më parë, siguruan kualifikimin në fazën e play off të turneut, një arritje kjo historike.

Në sfidën e gjashtë, Drita u dorëzua pa kushte në transfertën spanjolle kundër Rayo Vallecano. Spanjollët dominuan, ndërsa pjesën e parë e mbyllën me epërsinë minimale pas golit të Lejun në minutën e 33-të.

Pas pushimit të zotët e shtëpisë vulosën fitoren me dy gola të tjerë. Gumbau dhe Pacha shuan shpresat e skuadrës nga Gjilani, që me 8 pikë e mbylli fazën e ligës në vendin e 20 në zonën e play off.

Në raundin tjetër do të luajë edhe Shkëndija që mori vendin e 22-të me shtatë pikë gjithsej. Në ndeshjen e fundit, skuadra nga Tetova u mund 1-0 në fushën e AEK Larnaka.

Kartoni i kuq i Latifit në pjesën e dytë prishi planet e tetovarëve, që shtatë minuta nga fundi i kohës së rregullt u ndëshkuan nga vendasit. Por kjo ishte një humbje e ëmbël, ndërsa si Shkëndija ashtu edhe Drita duhet të përgatiten tani për raundin tjetër të turneut./abcnews.al

Shpërthimi në Selitë/ Pronari i mjetit i afërm i ish prokurorit, ja çfarë deklaroi në polici

Dritan Jano, ka deklaruar se nuk ka konflikte dhe se nuk di kush mund të ketë vendosur lëndën plasëse. Ai ka thënë se ka qenë në banesë bashkë me familjen kur ka ndodhur shpërthimi. Ndërkohë në kamerat e sigurisë të marra nga policia, rezultojnë se autorë të kësaj ngjarje kanë qenë dy persona të maskuar që kanë hedhur lëndën plasëse.

Gazetari Ervin Leka tha për ABC News se në skedarët e policisë Dritan Jano rezulton i pastër dhe i pa skeduar, pa precedent penal të mëparshëm. Pista kryesore po hetohen konflikte të fundit që ka pasur Dritan Jano pavarësisht se ai nuk ka deklaruar të ketë konflikte.

Ndërkohë policia po heton edhe ndonjë konflikt për shkak të detyrës së bashkëshortes së Dritan Janos, e cila rezulton të jetë një prej administratorëve të Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, në Ministrinë e Brendshme. Dritan Jano është nipi i Prokurorit të dalë në pension Thoma Jano./abcnews.al

Historike, për herë të parë fluturime direkte Shqipëri–Kanada nga TIA përmes Air Transat

Tiranë, 18.12.2025 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) dhe Air Transat kanë kënaqësinë të njoftojnë hapjen e linjës së parë direkte pa ndalesë midis Tiranës dhe Torontos, duke shënuar një moment historik për aviacionin shqiptar. Ky shërbim shënon fluturimin e parë transoqeanik nga TIA dhe lidhjen e parë ajrore direkte midis Shqipërisë dhe rajonit të Atlantikut të Veriut.

Fluturimi inaugurues nga TIA do të realizohet më 19 qershor 2026, në orën 15:00, ndërkohë që fluturimi i parë nga Toronto është parashikuar në 18 qershor 2026, në orën 22:00. Avioni që do të operojë këtë linjë do të jetë një Airbus A330-200, me një kapacitet prej rreth 350 vendesh. Fluturimet do të vijojnë gjatë sezonit veror deri më 9 tetor 2026, me një frekuencë javore.

Linja e re ajrore i përgjigjet kërkesave në rritje për fluturime direkte jo vetëm mes Shqipërisë, por edhe vendeve të rajonit dhe Kanadasë. Vlerësohet se rreth 60 mijë pasagjerë në vit lëvizin në këtë drejtim, kryesisht për turizëm, vizita familjare dhe për nevojat e komuniteteve të diasporës.

Në Kanada jeton një komunitet i gjerë i diasporës shqiptare dhe asaj rajonale, të cilët prej vitesh kanë pasur nevojë për një lidhje ajrore direkte me Shqipërinë. Fluturimi Tiranë–Toronto e thjeshton ndjeshëm udhëtimin, duke e bërë atë më të shpejtë dhe më praktik për pasagjerët.

Kjo linjë gjithashtu pritet të ndikojë pozitivisht për zhvillimin e turizmit, aktivitetin e biznesit dhe në shkëmbimet kulturore, ndërsa Tirana forcon më tej rolin e saj si një pikë lidhëse ajrore për rajonin.

Hapja e këtij destinacioni është rezultat i bashkëpunimit të ngushtë dhe efektiv ndërmjet Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës dhe Air Transat, duke reflektuar një angazhim të përbashkët për zgjerimin e lidhjeve ajrore dhe përgjigjen ndaj kërkesës së tregut me shërbime ajrore cilësore dhe të besueshme. Angazhimi i Qeverisë Shqiptare dhe koordinimi i ngushtë i autoriteteve shtetërore ishte vendimtar në finalizimin e marrëveshjes së lidhjes ajrore ndërmjet Shqipërisë dhe Kanadasë në një kohë rekord.

Hapja e linjës Tiranë–Toronto është bërë e mundur edhe falë investimeve të vazhdueshme të Grupit Kastrati në modernizimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, të cilat kanë siguruar kapacitetet infrastrukturore dhe operacionale të nevojshme për këtë destinacion ndërkontinental.

Drejtori i Operacioneve i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, z. Piervittorio Farabbi, u shpreh:

“Hapja e linjës Tiranë–Toronto me Air Transat është një arritje madhore për TIA-n dhe për Shqipërinë. Ky është shërbimi ynë i parë transoqeanik dhe lidhja jonë e parë direkte me Atlantikun e Veriut. Ne përgëzojmë Air Transat për besimin dhe falënderojmë të gjitha ekipet dhe palët e përfshira për bashkëpunimin e shkëlqyer. Së bashku, po hapim horizonte të reja për pasagjerët, turizmin dhe lidhjet ekonomike ndërmjet Shqipërisë, rajonit dhe Kanadasë.”

“Jemi krenarë që bëhemi linja ajrore e parë që ofron shërbim direkt pa ndalesë midis Amerikës së Veriut dhe Shqipërisë,” tha Sebastian Ponce, Drejtor i të Ardhurave në Transat. “Kjo linjë do të mbështesë rritjen e turizmit në Shqipëri dhe Ballkan, ndërsa do t’u ofrojë pasagjerëve në rajon akses të lehtë drejt Kanadasë dhe lidhje të mëtejshme në të gjithë Amerikën e Veriut përmes rrjetit tonë dhe partneritetit me Porter Airlines.”

Linja Tiranë–Toronto forcon më tej rrjetin në zgjerim të TIA-s dhe nënvizon fokusin strategjik të aeroportit në rritjen afatgjatë, përmirësimin e lidhshmërisë dhe zhvillimin e Tiranës si një nyje kyçe e aviacionit për rajonin.

Rreth Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës (TIA)

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës është porta kryesore ajrore e Shqipërisë, duke shërbyer si një motor kyç për turizmin, zhvillimin ekonomik dhe lidhjen ndërkombëtare. I vlerësuar si aeroporti me rritjen më të shpejtë në Evropë, aeroporti mban lidershipin në rajonin e Ballkanit Perëndimor për nga lidhshmëria, numri i pasagjerëve dhe investimet.

Rreth Air Transat

E themeluar në Montreal në vitin 1987, Air Transat është një kompani ajrore lider, e votuar nga pasagjerët si Linja Ajrore më e Mirë për Udhëtime Rekreative në Botë 2025 në Skytrax World Airline Awards. Programi i saj ofron akses në destinacione ndërkombëtare, kryesisht në Evropë, Karaibe, bregun lindor të Shteteve të Bashkuara, Amerikën e Jugut dhe Afrikën e Veriut. Air Transat njihet për shërbimin e shkëlqyer ndaj klientit dhe operon me një flotë që përfshin disa nga avionët më efikasë për nga konsumi i energjisë në kategorinë e tyre. Me seli në Montreal dhe baza kryesore në Aeroportin Ndërkombëtar Montréal–Trudeau (YUL) dhe Aeroportin Pearson të Torontos (YYZ), kompania ka rreth 5,000 punonjës me një qëllim të përbashkët: të afrojë njerëzit me njëri-tjetrin. Air Transat është një njësi biznesi e Transat A.T. Inc. (TSX: TRZ).

www.airtransat.comA.T. Inc. (TSX: TRZ). www.airtransat.com

❌