Legjenda e futbollit holandez, Marco van Basten ka mbushur me lavde yllin e Barcelonës dhe Spanjës, Lamine Yamal duke e cilësuar adoleshentin si lojtarin më të mirë në botë në këtë moment.
Duke folur për ndikimin dhe nivelin e 18-vjeçarit, Van Basten ka qenë i prerë në vlerësimin e tij për statusin e Yamalit në futbollin botëror, pavarësisht moshës së re.
“Pa asnjë dyshim, Lamine Yamal është futbollisti më i mirë në botë aktualisht”.
Ish-sulmuesi legjendar ka theksuar gjithashtu rëndësinë e mbrojtjes dhe menaxhimit të kujdesshëm të një talenti kaq të jashtëzakonshëm, në mënyrë që ai të ketë një karrierë sa më të gjatë në nivelin më të lartë.
“Shpresoj vetëm ta shijojmë në fushë për sa më gjatë të jetë e mundur”.
Këto komente forcojnë edhe më shumë bindjen në rritje në botën e futbollit se Lamine Yamal është një talent i rrallë, i aftë të përcaktojë një epokë të re në futbollin ndërkombëtar.
Yamal përndryshe ishte afër edhe ta fitonte Topin e Artë për vitin 2025, duke u renditur vetëm pas Ousmane Dembele./Telegrafi
Legjenda holandeze e futbollit, Marco van Basten, ka dhënë lavdërime të mëdha për talentin e ri të Barcelonës dhe Spanjës, Lamine Yamal, duke e vendosur atë në majën absolute të futbollit botëror në këtë moment.
Duke folur për ndikimin dhe nivelin e të riut, Van Basten nuk la asnjë dyshim për vlerësimin e tij mbi paraqitjet dhe statusin aktual të sulmuesit të krahut.
“Lamine Yamal, pa asnjë dyshim, është futbollisti më i mirë në botë aktualisht”, deklaroi Van Basten, duke nënvizuar sa shumë e vlerëson paraqitjen dhe ndikimin e 18-vjeçarit në fushë.
Legjenda holandeze gjithashtu theksoi rëndësinë e mbrojtjes dhe vlerësimit të një talenti kaq të rrallë gjatë kohës, për të siguruar që ai të ketë një karrierë të gjatë dhe të suksesshme.
“Gjithçka që shpresoj është që të mund ta shijojmë sa më gjatë duke e parë të luajë”, shtoi Van Basten.
Fjalët e tij pasqyrojnë konsensusin në rritje se Yamal jo vetëm që dominon ndeshjet që në moshë të re, por gjithashtu përfaqëson një talent të jashtëzakonshëm të një gjenerate që tifozët e futbollit duhet ta çmojnë dhe ta ndjekin me pasion. /Telegrafi/
Ylli i ri i Barcelonës, Lamine Yamal, ua zbukuroi pushimet dimërore një grupi fëmijësh në Dubai, duke u bashkuar me ta në një ndeshje të improvizuar futbolli në plazh.
Futbollisti 18-vjeçar ndodhet në Emiratet e Bashkuara Arabe në kuadër të ceremonisë së ndarjes së çmimeve Globe Soccer Awards dhe e pranoi pa hezitim ftesën e fëmijëve për të luajtur, duke treguar anën e tij të relaksuar dhe njerëzore.
Një video e publikuar në rrjetet sociale, e cila u përhap me shpejtësi, e tregon Yamalin duke luajtur zbathur në rërë, mes buzëqeshjeve dhe entuziazmit të fëmijëve që nuk e fshehnin gëzimin.
Për ta, ishte një moment i paharrueshëm – një përballje e papritur me një nga talentet më të mëdha të futbollit botëror, i cili ndau me ta pasionin e pastër për lojën.
Edhe pse vetëm 18 vjeç, Lamine Yamal tashmë ka arritje që shumë futbollistë i ëndërrojnë gjatë gjithë karrierës. Ai ka fituar trofe të rëndësishëm me Barcelonën dhe Spanjën, u shpall kampion i Evropës në vitin 2024.
Aktualisht, Barcelona kryeson La Ligën, katër pikë përpara rivalit të përjetshëm, Real Madridit.
Gjesti i bërë në Dubai e shfaq Yamalin në një dritë tjetër. Ndërsa priste ceremoninë e çmimeve Globe Soccer, ku është nominuar për lojtarin më të mirë në botë, ai tregoi se shpërblimi më i madh shpesh është thjesht kënaqësia e të luajturit futboll.
Ky moment simbolizon përulësinë dhe dashurinë e vërtetë për sportin, duke dëshmuar se gëzimi i një ndeshjeje spontane me fëmijët në plazh mund të ketë po aq vlerë sa çdo trofe apo çmim individual. Janë pikërisht këto momente që e bëjnë futbollin më shumë se një lojë. /Telegrafi/
Mesfushori i Barcelonës, Pedri, ka përfshirë dy bashkëlojtarë të tij në listën e futbollistëve më të mirë të momentit, teksa entuziazmi për Kupën e Botës që po vjen po rritet.
Në një intervistë për revistën Esquire, të publikuar të martën, 23-vjeçari përmendi Lamine Yamal dhe Raphinha, duke i renditur ata përkrah yjeve botërorë si Kylian Mbappé, Mohamed Salah, Erling Haaland dhe Julián Álvarez, kur foli për lojtarët më të mirë që po shkëlqejnë aktualisht.
Pedri u shpreh i etur për t’u përballur me shumicën e këtyre emrave në arenën ndërkombëtare — me përjashtim të Yamalit, shokut të tij të skuadrës te Barcelona, duke theksuar se veçanërisht pret me padurim duelet ndaj Haalandit dhe Salahut, të cilët ende nuk i ka pasur përballë.
Vlerësimi entuziast i Pedrit nënvizon formën e shkëlqyer që po kalojnë Yamal dhe Raphinha këtë sezon, si dhe fuqinë e repartit ofensiv të Barcelonës, e cila po dominon në garat vendore dhe po avancon me ambicie edhe në skenën evropiane.
Pedri mbetet njëri ndër lojtarët kryesor të Barcelonës dhe Kombëtares së Spanjës. /Telegrafi/
Është finalja e finaleve. Jo më kot quhet “Finalissima”, sfida që vendos përballë kampionët e Amerikës së Jugut me ata të Europës.
FIFA zyrtarizoi agjendën e ndeshjes, ku do të sfidohen Argjentina dhe Spanja, legjenda Lionel Messi dhe talenti i bekuar që bebe nga ai, Lamine Yamal.
Ndeshja do të luhet në datën 27 mars në stadiumin e Lusail në Katar dhe përfaqëson trofeun e parë të rëndësishëm të vitit 2026, në pritje të finaleve të Kupës së Botës.
Argjentina vjen gjithashtu në këtë finale si kampione e botës në fuqi dhe mbajtëse e këtij të trofeu që e fitoi në stadiumin “Ëembley” në vitin 2022 kundër Italisë me rezultatin 3-0.
Por këtë herë, Messi dhe shokët e tij kanë përballë një rival akoma më të fortë. Spanjën e Lamine Yamal, që pasi mori numrin 10 të “Pleshtit” te Barcelona, kërkon t’i rrëmbejë “kumbarit” të tij edhe fronin në “Olimpin” e futbollit.
Po ashtu, kjo “Finalissima” do të jetë një shijim i “Botërorit 2026”, ku si Argjentina ashtu edhe Spanja janë favoritë.
Ky trofe u krija 40 vite më parë, në 1985, por që nga ajo kohë është luajtur vetëm tre herë. Të parin e mori Franca, ndërsa dy të tjerët në vitin 1993 dhe 2022 titulli është bërë pronë e Argjentinës.
Është finalja e finaleve. Jo më kot quhet “Finalissima”, sfida që vendos përballë kampionët e Amerikës së Jugut me ata të Europës. FIFA zyrtarizoi agjendën e ndeshjes, ku do të sfidohen Argjentina dhe Spanja, legjenda Lionel Messi dhe talenti i bekuar që bebe nga ai, Lamine Yamal.
Ndeshja do të luhet në datën 27 mars në stadiumin e Lusail në Katar dhe përfaqëson trofeun e parë të rëndësishëm të vitit 2026, në pritje të finaleve të Kupës së Botës.
Argjentina vjen gjithashtu në këtë finale si kampione e botës në fuqi dhe mbajtëse e këtij të trofeu që e fitoi në stadiumin “Wembley” në vitin 2022 kundër Italisë me rezultatin 3-0.
Por këtë herë, Messi dhe shokët e tij kanë përballë një rival akoma më të fortë. Spanjën e Lamine Yamal, që pasi mori numrin 10 të “Pleshtit” te Barcelona, kërkon t’i rrëmbejë “kumbarit” të tij edhe fronin në “Olimpin” e futbollit.
Po ashtu, kjo “Finalissima” do të jetë një shijim i “Botërorit 2026”, ku si Argjentina ashtu edhe Spanja janë favoritë.
Ky trofe u krijua 40 vite më parë, në 1985, por që nga ajo kohë është luajtur vetëm tre herë. Të parin e mori Franca, ndërsa dy të tjerët në vitin 1993 dhe 2022 titulli është bërë pronë e Argjentinës.
Ousmane Dembele ka fituar trofeun ‘FIFA The Best 2025’, duke lënë pas Lamine Yamal dhe Kylian Mbappe.
Ky sukses vjen si vazhdim i fitores së tij me ‘Topin e Artë’ në shtator, duke shpërblyer një sezon të jashtëzakonshëm për sulmuesin e PSG-së, si në nivel individual, ashtu edhe kolektiv.
Ndryshe nga trofeu i organizuar nga France Football, sistemi i votimit i FIFA-s synon të jetë më gjithëpërfshirës, duke u lejuar tifozëve nga e gjithë bota të votojnë në të njëjtin nivel me përzgjedhësit e kombëtareve, kapitenët dhe gazetarët specialistë.
Sipas analizës së Maxime Barbaud nga FootMercato, votimi është ndarë në katër kategori me peshë të barabartë (25% secila), ku pikët janë: 5 për vendin e parë, 3 për të dytin dhe 1 për të tretin.
FIFA ka publikuar votat e dhëna nga 11 finalistët për secilën kategori, duke përfshirë zgjedhjet e përzgjedhësve, kapitenëve dhe mediave.
Zgjedhjet e kapitenëve dhe përzgjedhësve të kombëtareve të njohura:
Didier Deschamps, përzgjedhësi i Francës, ka votuar për dy të preferuarit e tij: Dembele në vendin e parë, Mbappe në vendin e dytë dhe Hakimi në të tretin.
Achraf Hakimi, kapiteni i Marokut, ka zgjedhur Mbappen si numrin një, Dembele në vendin e dytë dhe Raphinha në të tretin.
Marquinhos, kapiteni i Brazilit, ka vendosur Dembele në krye, Raphinha të dytin dhe Hakimi të tretin.
Carlo Ancelotti ka përsëritur të njëjtin podium, por me Mbappen në vendin e tretë.
Në Spanjë, ka pasur mendime të ndryshme rreth Lamine Yamal: kapiteni Unai Simon e ka zgjedhur si të parë, përpara Pedri dhe Nuno Mendes, ndërsa përzgjedhësi Luis de la Fuente ka votuar Pedrin, më pas Lamine Yamal dhe Mbappen.
Në Portugali, kapiteni Bernardo Silva ka votuar për Vitinha, Nuno Mendes dhe Dembele, ndërsa përzgjedhësi Roberto Martinez ka zgjedhur të njëjtët lojtarë, por me Lamine Yamal në vend të tretë.
Votat e yjeve ndërkombëtarë
Lionel Messi ka votuar për Dembelen, Mbappen dhe Lamine Yamal.
Përzgjedhësi i Argjentinës, Scaloni, ka zgjedhur Mbappe, Pedri dhe Lamine Yamal.
Luka Modric ka vlerësuar lojtarë të fushës së tij: Vitinha në vendin e parë, Dembele të dytin dhe Lamine Yamal të tretin, duke lënë jashtë Mbappen.
Kapiteni italian Donnarumma ka votuar për Dembele, Hakimi dhe Lamine Yamal.
Riyad Mahrez ka zgjedhur Dembele, Hakimi dhe Mbappe.
Mohamed Salah, finalist, ka vendosur Hakimi, Dembele dhe Mbappe.
Këto rezultate jo vetëm që reflektojnë performancat individuale, por gjithashtu tregojnë edhe lidhjet dhe preferencat personale midis lojtarëve dhe përzgjedhësve, duke ofruar një panoramë interesante mbi votimin për çmimin 'FIFA The Best 2025'. /Telegrafi/
Sulmuesi francez i Paris Saint-Germain, Ousmane Dembele, u shpall fitues i çmimit prestigjioz “FIFA The Best” si lojtari më i mirë i vitit.
Dembele ka grumbulluar 50 pikë, 11 më shumë se talenti spanjoll i Barcelonës, Lamine Yamal dhe 15 pikë përpara bashkëkombësit të tij Kylian Mbappe, tashmë pjesë e Real Madridit.
Ky çmim, i ndarë nga FIFA, vlerëson lojtarin më të mirë të sezonit duke marrë në konsideratë performancat individuale, sukseset ekipore dhe ndikimin në lojë, si në nivel klubesh ashtu edhe kombëtaresh.
Në kategorinë e femrave, dominimi spanjoll ishte i plotë. Aitana BonmatO u shpall fituese e çmimit ‘Futbollistja e Vitit’ me 52 pikë, duke lënë pas Mariona Caldentey (40 pikë) dhe Alexia Putellas (33 pikë), të dyja bashkëkombëse të saj dhe lojtare kyçe të Barcelonës dhe përfaqësueses spanjolle.
AITANA BONMATI'S RESUME IS STACKED 🐐
🏆 FIFA Women's Player of the Year 3x 🏆 Ballon d'Or Féminin 3x 🏆 UEFA Women's Champions League Player of the Season 3x 🏆 FIFA Women's World Cup 🏆 Laureus Sportswoman of the Year 🏆 UEFA Women's Nations League MVP 🏆 FIFA Women's World… pic.twitter.com/VUsg29Xkrf — ESPN FC (@ESPNFC) December 16, 2025
Si funksionoi votimi i “The Best”
Fituesit e çmimeve “The Best” u përcaktuan përmes një sistemi votimi të kombinuar, ku morën pjesë:
Trajnerët e kombëtareve
Kapitenët e kombëtareve
Gazetarë sportivë të përzgjedhur nga FIFA
Tifozët, përmes votimit online
Secili grup pati peshë të barabartë në rezultatin përfundimtar.
Paris Saint-Germain ka marr një përfaqësim të fuqishëm në “The Best FIFA Men’s 11 2025”, pasi gjashtë lojtarë që ndihmuan klubin francez të fitojë Ligën e Kampionëve dhe të arrijë në finalen e Kupës së Botës për Klube FIFAjanë përzgjedhur në formacionin më të mirë të vitit.
Në portë është zgjedhur Gianluigi Donnarumma, i cili ndërkohë është transferuar te Manchester City. Atij i bashkohen Achraf Hakimi, Willian Pacho, Nuno Mendes, Vitinha dhe Ousmane Dembélé, duke e bërë PSG-në klubin me numrin më të madh të përfaqësuesve në ekipin ideal.
Në formacion është përfshirë edhe fituesi i Topit të Artë të Kupës së Botës për Klube, Cole Palmer, si dhe talenti i jashtëzakonshëm spanjoll Lamine Yamal, i cili vazhdon të impresionojë në moshë shumë të re.
The Best FIFA Men’s 11 – 2025
Portier: Gianluigi Donnarumma
Mbrojtës: Achraf Hakimi, Willian Pacho, Virgil van Dijk, Nuno Mendes
Çmimet përfshijnë performancat e futbollistëve në periudhën 11 gusht 2024 – 2 gusht 2025. Kandidaturat u përgatitën nga FIFA në bashkëpunim me akterë të futbollit botëror, ndërsa fituesit u përzgjodhën nga një panel ekspertësh dhe tifozë të regjistruar në FIFA.com.
Votat e tifozëve dhe të ekspertëve kishin peshë të barabartë, pavarësisht numrit të votuesve. Lojtarët morën pikë në bazë të votave sipas pozicioneve përkatëse.
Fituesi i çmimit “The Best FIFA Men’s Player” u përfshi automatikisht në formacion, ndërsa portieri fitues i çmimit për portierin më të mirë nisi me nëntë pikë.
Në fund, formacioni u plotësua duke respektuar kufijtë maksimalë për pozicione: katër mbrojtës, katër mesfushorë dhe tre sulmues. /Telegrafi/
Hansi Flick komentoi reagimin e zemëruar të Lamine Yamal pas zëvendësimit të tij gjatë fitores 2-1 të Barcelonës ndaj Eintracht Frankfurt në Ligën e Kampionëve, të martën mbrëma.
Ylli i ri i Barcelonës u zëvendësua nga loja në minutën e 89-të për t’i lënë vend Roony Bardghjit, duke shfaqur hapur irritim teksa largohej nga fusha. Shprehja e tij mbeti e ashpër ndërsa ecte drejt pankinës dhe ai dukej sikur murmuriste i zhgënjyer nën zë.
Flick adresoi irritimin e Yamal për zëvendësimin e vonshëm në deklaratat pas ndeshjes, duke dhënë një shpjegim të qetë.
Ai konfirmoi se vendimi për të larguar nga loja anësorin ishte masë paraprake, jo taktike.
“E zëvendësuam Lamine pak para fundit sepse kishte një karton të verdhë dhe ishte vonë. Nëse u mërzit pak, e kuptoj plotësisht dhe më pëlqen. Edhe unë kam qenë lojtar. Është plotësisht e pranueshme, nuk është problem”.
Megjithëse trajneri mund ta vlerësojë intensitetin e Yamal, Barcelona do të duhet të përballojë mungesën e tij në ndeshjen e radhës të Ligës së Kampionëve.
Kartoni i tij i verdhë ndaj Frankfurt ishte i treti këtë sezon, duke shkaktuar automatikisht një pezullim prej një ndeshjeje. Për rrjedhojë, ai do të mungojë në përballjen e janarit kundër Slavia Pragës.
Flick theksoi gjithashtu rëndësinë e rikthimeve të shpeshta të Barcelonës, ndonëse pranoi se skuadra nuk mund ta lejojë vetes të nisë ndeshjet dobët.
“Jam shumë i lumtur që arrijmë të kthehemi, por ndonjëherë do të ishte mirë të nisnim mirë dhe të shënonim golin e parë. Është kështu siç është”, përfundoi ai./Telegrafi/
Në moshën vetëm 18 vjeç, Lamine Yamal ka bërë histori në Ligën e Kampionëve, duke u bërë lojtari më i ri ndonjëherë që arrin 14 gola të drejtpërdrejtë (7 gola + 7 asistime) në këtë kompeticion.
Ai theu rekordin e mëparshëm të Kylian Mbappe, i cili kishte 13 të tilla në vitin 2017.
Talenti spanjoll shtoi edhe një asistim tjetër mbrëmjen e së martës, duke shërbyer golin e dytë të Jules Koundes në ndeshjen mes Barcelonës dhe Eintracht Frankfurt në Camp Nou.
Kontributi i fundit i Yamal ndihmoi Barcelonën të siguronte tre pikë tejet të rëndësishme dhe ta mbante ekipin në garën për zonën “top-eight”, duke forcuar më tej statusin e tij si një nga adoleshentët më të rrezikshëm që ka parë ndonjëherë Liga e Kampionëve.
Në këtë moshë dhe me këtë ritëm, Yamal po vazhdon të shkruajë një kapitull të ri në historinë e futbollit. /Telegrafi/
Lamine Yamal nuk e fshehu fare zhgënjimin e tij në momentin kur u zëvendësua ndaj Frankfurtit, pavarësisht se Barcelona po e kontrollonte ndeshjen dhe rezultati ishte i sigurt.
Trajneri Hansi Flick konfirmoi pas ndeshjes se i riu 18-vjeçar ishte dukshëm i mërzitur me vendimin.
“Lamine ishte pak i zhgënjyer me zëvendësimin e tij, por ai mori një karton të verdhë dhe ne kishim nevojë për lojtarë të freskët", shpjegoi ai, duke theksuar se gjithçka ishte thjesht një vendim taktik dhe parandalues.
“Lamine është i tillë. Është i ri dhe mendoj se sjellja e tij është e mirë, është mirë që reagon kështu kur largohesh. Nuk është problem".
Yamal, i cili asistoi për golin vendimtar të Jules Kounde, reagoi me nervozizëm teksa u largua nga fusha për t’i lënë vendin Roony Bardghjit.
Megjithatë, Flick insistoi se zëvendësimi ishte i duhuri për të ruajtur rezultatin dhe për të mbrojtur talentin e tij më të ndritshëm nga rreziku i një kartoni të dytë./Telegrafi/
Lamine Yamal dha një intervistë për CBS në emisionin 60 Minutes dhe bëri një rrëfim të thellë për herë të parë, duke folur për origjinën e tij dhe hapat e tij të parë për t’u bërë një fenomen global i futbollit. Superylli i Barcelonës iu referua fëmijërisë së tij në lagjen e varfër të Rocafondës, ku luajti në fusha të improvizuara, por edhe mbështetjes së familjes së tij atëherë dhe tani.
Ai kujtoi momentin kur u fotografua me Lionel Messin kur ishte foshnjë dhe komentoi krahasimin me të, duke mos harruar të fliste se si do të donte të ndërtonte rrugën e tij dhe të mbetej i përulur pavarësisht faktit se jeta e tij nuk është më “normale”. Ai gjithashtu analizoi arsyet pse zgjodhi ekipin kombëtar spanjoll mbi Marokun.
Në detaje çfarë tha ai për lagjen ku u rrit dhe pasigurinë në fëmijërinë e tij: “Ishte një lagje ku askush nuk e dinte se çfarë do t’i ndodhte në jetë. E vërteta është se askush nuk e dinte nëse ai do të bëhej futbollist, arkitekt, piktor apo nëse do të gjente një punë. I sheh prindërit e tu duke punuar, ata nuk mund të jenë gjithmonë me ty dhe nuk ndjen ankth, por pasiguri për atë që do të të ndodhë.”
Për Messin dhe krahasimet: “Ai është më i miri në histori. Ne të dy e dimë se unë nuk dua të jem Messi, dhe Messi e di se unë nuk dua të jem ai. Dua të ndjek rrugën time, dhe kaq.”
Për ndjesinë kur njerëzit ngrihen në këmbë dhe e duartrokasin në fushë: “Atje ku u rrita, fushat ku luanim kishin, le të themi, mure ku uleshin njerëzit, dhe mendoj se nuk kishte ndjesi më të mirë sesa t’i bëje të ngriheshin në këmbë, duke qeshur me kundërshtarët. Mendoj se është ndjesia më e mirë në botë, dhe është diçka që më kujton shumë kur luaj në fushë dhe tifozët ngrihen në këmbë sepse habiten nga një veprim që bëra.”
Për arsyet pse vendosi të përfaqësonte Spanjën dhe jo Marokun: “Po mendoja të luaja me Marokun. Në atë kohë, Maroku kishte arritur në gjysmëfinalet e Kupës së Botës, por në momentin e krizës, nuk e vura kurrë në dyshim. Me gjithë dashurinë dhe respektin që kam për Marokun, gjithmonë kam dashur të luaj në EURO dhe në Evropë. Mendoj se futbolli evropian shikohet më shumë dhe mendoj se është më afër nivelit më të lartë ndërkombëtar. Dhe falë Zotit, ia dola. Kjo më afron edhe me Kupën e Botës, me mundësinë për ta fituar atë. Kam një dashuri të madhe për Marokun, sepse është edhe vendi im. Por unë u rrita në Spanjë, të cilën gjithashtu e ndiej si vendin tim.”
Për atë që ai dëshiron t’u ofrojë tifozëve: “Ata më kanë thënë se kanë filluar të shikojnë futboll përsëri për shkakun tim. Nëna ime tani i shikon të gjitha ndeshjet e mia. Njerëzit këtu kishin ndaluar së veshuri fanella futbolli në shkollë, dhe tani ky trend është rikthyer. Edhe turistët, këtu në Barcelonë, blejnë fanellën e Barcelonës me numrin 10 në shpinë. Kjo më bëri të kuptoj shumë për atë që kam arritur.”
Për faktin që ai nuk jeton si një 18-vjeçar normal: “Një fëmijë 18-vjeçar mbaron shkollën dhe shkon në shtëpi. Unë shkoj në stërvitje dhe katër paparacë janë në shtëpinë time duke më pyetur për jetën time. Ndez televizorin dhe jam në televizor. Po ecja në rrugë dhe pashë një fëmijë që mbante veshur fanellën time. Dua të dal për një pije dhe nuk mundem sepse njerëzit do të më ndalojnë.”
Për faktin nëse është lodhur duke qenë yll: “Jo, sinqerisht nuk më shqetëson. Në fakt, më pëlqen.”
Në një intervistë të fundit për CBS News, talenti i Barcelonës, Lamine Yamal, u shpreh me respekt, por edhe me vendosmëri, ndaj krahasimeve të vazhdueshme me Lionel Messin që e kanë shoqëruar prej ditës së parë në skenën e madhe.
“Është më i miri në histori”, ka thënë 18-vjeçari.
“Ne të dy e dimë se unë nuk dua të jem Messi, dhe Messi e di që unë nuk dua të jem ai. Dua të ndjek rrugën time, kaq”, përfundoi Yamal.
Yamal është bërë shpesh subjekt i paraleleve me yllin argjentinas, sidomos pasi u bë debutuesi më i ri në historinë e Barcelonës dhe mahniti botën e futbollit me talentin e tij të jashtëzakonshëm.
Megjithëse e pranon madhështinë e pakrahasueshme të Messit, Yamal thekson se synimi i tij nuk është të ecë në hijen e legjendës së Camp Nou-së, por të ndërtojë historinë e tij në futboll. /Telegrafi/
John Terry ka vlerësuar Marc Cucurellën si një nga mbrojtësit e majtë më të mirë në botë, pas fitores bindëse 3-0 të Chelseat ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve.
Ish-kapiteni i "Blutë" u shpreh se e admiroi agresivitetin, aftësinë në duelet një-kundër-një dhe rrezikun ofensiv të spanjollit, duke thënë:
“Ai është një nga mbrojtësit e majtë më të mirë në futbollin botëror aktualisht. Ka gjithçka që dua të shoh te një lojtar i Chelseat”.
Cucurella shkëlqeu duke neutralizuar plotësisht talentin e ri të Barcelonës, Lamine Yamal, ndërsa edhe Wayne Rooney e përgëzoi për një nga paraqitjet më mbresëlënëse të një mbrojtësi të majtë vitet e fundit.
Portieri Robert Sanchez shtoi se bashkëkombësi i tij e kishte Yamalin “në xhep” gjatë gjithë ndeshjes.
Mbrojtësi spanjoll ka kaluar një transformim të madh pas fillimit të vështirë te Chelsea, duke impresionuar në mënyrë të vazhdueshme gjatë dy viteve të fundit. /Telegrafi/
Sulmuesi anësor i Barcelonës, Lamine Yamal nuk e ka pritur mirë zëvendësimin e tij në humbjen ndaj Chelseat të martën mbrëma në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Barcelona e pati një mbrëmje të keqe të martën pasi u mposht nga Chelsea me rezultat të thellë 3-0, por edhe u dominua gjatë gjithë ndeshjes.
Humbjen e bëri edhe më të lehtë largimi i Ronald Araujos me karton të kuq në fund të pjesës së parë kur rezultati ishte 1-0.
Ky largim i kapitenit bëri që ekipi të fokusohet në mbrojtje dhe të gjitha zëvendësimet e Hansi Flick u bënë për të krijuar balanca mes reparteve.
Njëri nga të larguarit ishte talenti i madh spanjoll, Lamine Yamal, i cili u largua në minutën e 79-të me rezultatin 3-0 në favor të Chelseat.
Chelsea arriti një nga fitoret më mbresëlënëse të sezonit duke mposhtur Barcelonën 3:0 në “Stamford Bridge”, ndërkohë që portieri Robert Sanchez u bë protagonist edhe pas ndeshjes me një deklaratë të fortë ndaj talentit katalanas, Lamine Yamal.
Barcelona nuk arriti të shënojë asnjë gol, ndërsa Chelsea dominoi plotësisht, madje rezultati mund të kishte qenë edhe më i thellë po të ishte treguar më konkret në fazën ofensive.
Një nga figurat kyçe të ndeshjes ishte mbrojtësi spanjoll Marco Cucurella, i rritur në akademinë e Barcelonës, i cili neutralizoi plotësisht Yamalin dhe krahun e majtë të sulmit katalanas.
Mbrojtësi i Chelseat u shpall lojtar i ndeshjes për paraqitjen e tij të jashtëzakonshme, ndërsa shoku i tij i skuadrës, Robert Sanchez, e “vulosoi” performancën me një koment që bëri bujë në rrjetet sociale dhe mediat angleze.
“Ku është Yamal? Ai është në xhepin e Cucurellës. Të gjithë duken shumë mirë derisa të arrijnë në Ligën Premier dhe të provojnë veten në atë nivel. Barcelona favorite? Jo, ne jemi favoritë”, deklaroi portieri pas ndeshjes.
Deklarata e Sanchez përmbledh në mënyrën më të mirë atë që ndodhi në fushë: një Barcelonë e pafuqishme, një Yamal i izoluar dhe një Chelsea i disiplinuar që kontrolloi plotësisht lojën.
Fitorja 3:0 mund të ketë pasoja të rëndësishme për vazhdimin e sezonit, duke rikthyer besimin te Blutë dhe duke vënë në presion skuadrën katalanase pas një nate zhgënjyese në Londër. /Telegrafi/
Sulmuesi anësor i Barcelonës, Lamine Yamal, ka shprehur besimin dhe dëshirën e tij për të fituar çdo trofe të mundshëm këtë sezon me ekipin dhe kombëtaren.
Yamal është njëri nga emrat më të përfolur në botë viteve të fundit dhe ishte shumë afër të fitonte Topin e Artë 2025, por u mposht në fund nga Ousmane Dembele.
Megjithatë, 18-vjeçari spanjoll nuk është dorëzuar dhe synon të fitojë çmimin e madh individual, por edhe çdo trofe tjetër ekipor me Barcelonën dhe Kombëtaren e Spanjës.
“La Liga, Liga e Kampionëve, Kupa e Botës apo Topi i Artë? Dua gjithçka. Shpresoj t’i arrij të gjitha dhe për sa kohë që mund të luajmë, është e mundur”, tha 18-vjeçari pasi fitoi çmimin Di Stefano, i cili u dha nga Marca lojtarit më të mirë të sezonit 2024/25.
“Të gjithë trofetë individualë tregojnë se ka qenë një sezon i shkëlqyer për ekipin. Për mua, kjo sjell lumturi dhe krenari”.
“Grumbullimi i çmimeve në moshën time është shumë pozitiv. Do të vazhdoj të punoj dhe të luftoj për të arritur gjëra të tilla", përfundoi sulmuesi i Barcelonës. /Telegrafi/
Sezoni sensacional i Barcelonës për sezonin 2024/25 nën drejtimin e Hansi Flick dhe Lamine Yamal është vlerësuar edhe më tej, pasi të dy fituan çmimet prestigjioze nga gazeta Marca.
Flick mori trofeun Miguel Munoz për trajnerin më të mirë të La Ligas, pasi udhëhoqi ekipin drejt titullit të ligës, Copa del Rey dhe Supercopa, si dhe arriti deri në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve.
Lamine Yamal, sulmuesi i ri dinamik, mori çmimin Alfredo Di Stefano si ‘Lojtari i Sezonit’ i La Ligas, duke u bërë fituesi më i ri i këtij çmimi, pasi regjistroi nëntë gola dhe 15 asistime në 35 ndeshje gjatë serisë së Barcelonës drejt fitores së titullit.
Më të mirët e vitit nga gazeta Marca
Stili dhe kreativiteti i shkëlqyer i sulmuesit anësor spanjoll ishin thelbësorë për shkëlqimin e sulmit të ekipit blaugrana.
Flick mbërriti në Barcelonë në maj të 2024 pasi u bë trajneri i parë i Gjermanisë që u shkarkua në historinë e këtij roli në shtator 2023. /Telegrafi/
Sulmuesi anësor i Barcelonës, Lamine Yamal thuhet se po ndjek një plan të rreptë për të kaluar problemet shëndetësore, të cilat e kanë shqetësuar tash e sa kohë.
Sipas gazetës Mundo Deportivo, ylli i Barcelonës, Yamal, po punon në një program të strukturuar rikuperimi për të kapërcyer problemet e tij kronike në zonën pubike.
18-vjeçari iu nënshtrua një trajtimi invaziv gjatë pushimit ndërkombëtar, i cili bëri që ai të humbiste ndeshjet kualifikuese të Spanjës për Kupën e Botës kundër Gjeorgjisë dhe Turqisë.
Ai gjithashtu ka filluar të punojë me fizioterapeutët e klubit, Dr. Ernest Schilders dhe Dr. Pruna, për të përshpejtuar shërimin e tij.
Yamal mori pjesë në stërvitjen në grup dje dhe do të jetë i disponueshëm për ndeshjen e së shtunës në La Liga kundër Athletic Bilbao në Spotify Camp Nou.
Megjithatë, koha e tij e lojës do të menaxhohet në mënyrë që ai të jetë plotësisht i gatshëm për ndeshjen e javës së ardhshme në Ligën e Kampionëve kundër Chelseat.
Edhe pse planet për operacion janë hedhur poshtë, anësori i jashtëzakonshëm po ndjek një rrugë të rreptë rikuperimi për të shmangur një rikthim të lëndimit të tij.
Duket se Yamal i ka kapërcyer problemet me formën fizike dhe ka gjetur formën e tij më të mirë, duke shënuar tre gola dhe duke dhënë një asistim në tre ndeshjet e fundit. /Telegrafi/