Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Vllaznia mundin Flamurtarin mes vuajtjesh, pas 6 ndeshjesh radhazi pa fitore

By: M C
24 December 2025 at 20:50

Vllaznia, më në fund, ka gjetur fitoren mes vuajtjesh, duke u rikthyer më në fund te tre pikët. Kuqeblutë mundën 3-2 në javën e 18-të të Superiores skuadrën vlonjate të Flamurtarit.

Sfida e luajtur në “Loro Boriçi” nisi mjaft mirë për shkodranët, të cilët kaluan në avantazh me Balajn në minutën e 4-të. Pas 20 minutash, ishte sërish kapiteni shkodran që dyfishoi shifrat, ndërsa në të 43-tën, Maksuti rihapi ndeshjen për Flamurtarin.

Një minutë nga starti i pjesës së dytë, Yago shënoi të tretin për ekipin e Edi Martinit, por vlonjatët reaguan sërish duke i shkurtuar shifrat për herë të dytë në këtë ndeshje, me Bangaly në të 56-tën.

Kështu Vllaznia merr fitoren e parë pas 6 ndeshjes radhazi, duke e mbyllur vitin 2025 në vendin e katërt me 30 pikë. Nga ana tjetër, Flamurtari nuk lëviz nga vendi i parafundit, me 14 pikë.

The post Vllaznia mundin Flamurtarin mes vuajtjesh, pas 6 ndeshjesh radhazi pa fitore appeared first on Albeu.com.

Flamurtari dënohet 8 ndeshje/ Vlonjatët do t’i luajnë sfidat e radhës pa tifozët në stadium

By: xhir jeta
23 December 2025 at 12:42

Flamurtari do të duhet të luajë 8 ndeshje në shtëpi pa tifozë. Ky është vendimi I Komisionit të Disiplinës pas dhunës së publikut në sfidën e Superligës ndaj Teutës.

“Flamurtari FC, për dështim në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, duke lejuar hyrjen e personave të paautorizuar në fushën e lojës dhe duke mos garantuar sigurinë e lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të neneve 6/3/b, 8, 13/2, 17/1, 17/2/a, 17/2/h dhe 77 të KDE, dënohet me zhvillimin 8 (tetë) ndeshjeve pa spektatorë dhe gjobë në masën 500.000 (pesëqind mijë) lekë.

Për shkak të natyrës së rëndë të shkeljeve, cenimit të sigurisë së lojtarëve dhe interesit publik të garës, masa disiplinore e zhvillimit të ndeshjeve pa spektatorë nuk lejohet të konvertohet ne perputhje me nenin 75 te KDE’ thuhet ne vendim.

Dhuna në Vlorë në ndeshjen ndaj Teutës, FSHF i mbyll stadiumin Flamurtarit (Vendimet)

By: armand
22 December 2025 at 19:16

Komisioni i Disiplinës në FSHF ka publikuar vendimet lidhur me ngjarjet e fundit në futbollin shqiptar. Në fokus ka qenë ndeshja Flamurtari–Teuta, e ndërprerë pas hyrjes së tifozëve vendas në fushë. Për këtë incident, Flamurtari është dënuar me zhvillimin e tetë ndeshjeve pa spektatorë. Klubi vlonjat është ndëshkuar gjithashtu me gjobë në vlerën 500 mijë […]

The post Dhuna në Vlorë në ndeshjen ndaj Teutës, FSHF i mbyll stadiumin Flamurtarit (Vendimet) appeared first on BoldNews.al.

Si e befasoi njëri nga drejtuesit e klubit Zejnullahun – ia rriti rrogën edhe pse ishin marrë vesh për më pak

20 December 2025 at 20:45


I ftuari i radhës në podcastin “Arena e Yjeve” ishte ish-futbollisti i njohur Faton Zejnullahu. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorëve zyrtarë Golden Eagle , Air Munich dhe Exfis.

Zejnullahu ka folur së fundmi për lidhjen e tij të veçantë me klubin dhe për marrëdhëniet e mira që kishte me drejtuesit e asaj kohe.

Ai theksoi se kurrë nuk ka menduar të largohet nga klubi dhe se ndihej pjesë e një ambienti të ngrohtë dhe korrekt.

Një episod interesant nga karriera e tij lidhet edhe me pagat në klub, të cilat atëherë ishin shumë të ndryshme nga sot

“Po, se kam menduar asnjëherë të largohem prej Flamurtarit. Bile nuk kisha qejf as të dilja nëpër takime. Kam qenë i lidhur me klubin në atë kohë, edhe me kryesinë e klubit, kanë qenë kryesi shumë korrekte”.

“M’i përmend me emra, ka qenë Ekrem Qerolli, Mujë Dushi, Ekrem Latifi, Ymer Ademi që është tash, Bedri Humolli, me atë kam qenë i lidhur edhe jashtë futbollit”.

“E kujtoj një rast, në atë kohë nuk kanë qenë rrogat si tash, edhe merrem vesh me Ekrem Qerollin 500 euro rroga”.

“Edhe ndërkohë mas dy jave më thirrë në telefon, më thotë e ke rrogën 600 euro, sepse ia kam bërë edhe një lojtari tjetër”, ka deklaruar Zejnullahu.

Episodin e plotë me Faton Zejnullahun mund ta ndiqni edhe në kanalin zyrtar të Telegrafit në Youtube./Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Teuta: Lojtarët tanë u dhunuan nga tifozët dhe lojtarët e Flamurtarit, ndeshja nuk duhej vijuar

20 December 2025 at 13:52

TIRANË, 20 dhjetor/ATSH/ Klubi Sportiv Teuta e konsideron një skandal hyrjen e tifozëve në fushë gjatë sfidës së luajtur mbrëmjen e të premtes mes Flamurtarit dhe skuadrës durrsakë, e cila u ndërpre për rreth 30 minuta.

Gjatë zhvillimit të ndeshjes, që mbylli ditën e parë të javës së 17-të të Superligës, në minutën e 69’, pas një përplasjeje mes një lojtari të Flamurtarit dhe një lojtari të Teutës, në fushë hynë tifozët e tribunës përballë, të cilët goditën lojtarët “miq”.

Gjyqtari ndaloi lojën, duke e rifilluar pas largimit të tifozëve nga stadiumi. Në një reagim për mediat, Teuta publikoi edhe pamje nga incidenti dhe kërkoi masa të ashpra nga FSHF.

“Një ngjarje e paprecedentë dhune u regjistrua në Vlorë, në ndeshjen Flamurtari–Teuta, ku futbollistët e ekipit tonë u dhunuan barbarisht nga lojtarët kundërshtarë dhe tifozët vlonjatë. KF Teuta kërkon të informojë publikun për dhunën që ndodhi në stadiumin e Flamurtarit, ku Muço Boçi dhe Mario Beshiraj u goditën me grusht nga lojtarët e Flamurtarit dhe më pas nga tifozët që mësynë fushën në minutën e 69-të”, thuhet në njoftim.

“Ky episod tronditi lojtarët, të cilët kaluan në një gjendje shoku psikologjik, por çuditërisht delegati i ndeshjes, Armando Mandro, kërkoi që loja të vazhdonte dhe i kërkoi policisë të boshatiste tribunën përballë (C). KF Teuta insistoi se ekipi nuk mund të vazhdonte ndeshjen, pasi ishte në gjendje të rënduar psikologjike, por delegati vendosi që ndeshja duhej të vazhdonte, pa u marrë parasysh dhuna e paprecedentë në fushë”, vijon njoftimi.

KF Teuta nënvizoi se ndeshja u kthye në “ferr” dhe lojtarët nuk ishin të gatshëm për të luajtur futboll.

“KF Teuta disponon edhe një video tjetër ku tifozët e Flamurtarit nuk u larguan nga stadiumi, por shkuan në tribunën pas porte. KF Teuta kërkon nga FSHF-ja që të merren masat për këtë ngjarje të rëndë dhe të zbardhet dinamika e saj. Urojmë që skena të tilla të mos përsëriten, pasi njollosin futbollin shqiptar”, thuhet në njoftim.

Sfida mes Flamurtarit dhe Teutës, që u luajt dje në stadiumin e Vlorës, përfundoi në barazim 2-2. Ndeshja ofroi emocione deri në sekondat e fundit. Ndeshja u ndërpre kur rezultati ishte 1-0 në favor të Teutës, ndërsa pas rifillimit vlonjatët përmbysën rezultatin, por pa arritur të marrin tri pikë, pasi Teuta barazoi gjithçka në sekondat e fundit.

/e.i/a.f/r.e/

The post Teuta: Lojtarët tanë u dhunuan nga tifozët dhe lojtarët e Flamurtarit, ndeshja nuk duhej vijuar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Incidenti në Vlorë/ Dhuna në stadiumin “Flamurtari” (VIDEO)

By: V K
20 December 2025 at 10:48

Skandal në Vlorë. Ndeshja mes Flamurtarit dhe Teutës, është ndërprerë pas tensioneve dhe përplasjeve të ndodhura në fushën e lojës.

Një konflikt mes lojtarëve eskaloi shpejt, duke u shoqëruar edhe me përfshirjen e tifozëve duke krijuar një përleshje të pakuptimtë me lojtarët kundërshtarë, çka e bëri situatën të pakontrollueshme.

 

 

Pas incidenteve, skuadra e Teutës u largua nga fusha e lojës. Gjyqtari i takimit, Eldorjan Hamiti, u detyrua gjithashtu të largohej nga fusha pas hyrjes së tifozëve gjatë momentit të përplasjes.

Për shkak të situatës së krijuar, ndeshja u ndërpre për disa minuta, por si përfundim u mor vendimi që sfida të vazhdonte pa tifozë.

Episodi ndodhi në minutën e 67-të, teksa ishte Teuta ajo që po fitonte me shifrat 0-1.

The post Incidenti në Vlorë/ Dhuna në stadiumin “Flamurtari” (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Skandal në Flamurtari-Teuta, tifozët vlonjatë hyjnë në fushë dhe ndërpresin ndeshjen (Video)

By: armand
19 December 2025 at 21:43

Ndeshja mes Flamurtarit dhe Teutës është ndërprerë pas tensioneve dhe përplasjeve të ndodhura në fushën e lojës. Një konflikt mes lojtarëve eskaloi shpejt, duke u shoqëruar edhe me përfshirjen e tifozëve duke krijuar një përleshje të pakuptimtë me lojtarët kundërshtarë, çka e bëri situatën të pakontrollueshme. Pas incidenteve, skuadra e Teutës u largua nga fusha […]

The post Skandal në Flamurtari-Teuta, tifozët vlonjatë hyjnë në fushë dhe ndërpresin ndeshjen (Video) appeared first on BoldNews.al.

ZYRTARE/ Përleshje fizike në stërvitje, klubi i Flamurtarit, përjashton përfundimisht kapitenin

By: M C
17 December 2025 at 20:05

Përpos formës së dobët dhe mungesës së rezultateve në Superiore, te ekipi i Flamurtarit ka ndodhur një ngjarje e paprecedentë.

Në stërvitjen e sotme, futbollistët Idriz Batha dhe Cristian Nunez kanë debatuar me tone të ashpëra dhe më pas situata ka degraduar në konflikt fizik.

Nuk ka vonuar reagimi i Flamurtarit. Klubi vlonjat ka marrë vendimin ekstrem përmes njoftimit në rrjetet sociale, ndërprerjen e kontratës me Idriz Bathën, të cilit i ishte besuar edhe shirit i kapitenit. Ja njoftimi i plotë:

“Deklaratë zyrtare: Për shkak të ngjarjes së paprecedentë të ndodhur gjatë seancës stërvitore të datës 17.12.2025, Flamurtari Football Club ndërpret në mënyrë të menjëhershme bashkëpunimin me lojtarin Idriz Batha. Për Klubin tonë fanella, respekti dhe disiplina janë mbi të gjitha!”

The post ZYRTARE/ Përleshje fizike në stërvitje, klubi i Flamurtarit, përjashton përfundimisht kapitenin appeared first on Albeu.com.

Elbasani mposht Vllazninë dhe kap kreun, Dinamo fiton në Vlorë

8 December 2025 at 21:12

TIRANË, 8 dhjetor /ATSH/ Këtë të hënë u luajtën ndeshjet e fundit të javës së 15-të të Superiores.

Elbasani fitoi 1-0 ndaj Vllaznisë, në një ndeshje mjaft të bukur. Loja për shkodranët u komplikua në minutën e 26-të, pas daljes me karton të kuq të Gjinit, pas dy të verdhave.

Skuadra nga Elbasani mori 3 pikët falë golit të Tsague, për të shkuar kështu në kuotën e 29 të tillave, në krye të klasifikimit. Vllaznia është e katërta me 25 pikë.

Gjithashtu edhe Dinamo nuk fali dhe triumfoi 3-0 ndaj Flamurtarit në Vlorë.

Golat për të besuarit e Ilir Dajës u shënuan nga Vila në minutën e 29-të, Qefalija në të 77-ën dhe James 87-ën. Me këtë fitore Dinamo renditet e treta me 26 pikë, ndërsa Flamurtari renditet i parafundit me 13 pikë.

Spueriore, java 15
1 nga 2

 

/gj.m/r.e/

The post Elbasani mposht Vllazninë dhe kap kreun, Dinamo fiton në Vlorë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mbyllen ndeshjet e Kupës së Kosovës, favoritët kalojnë në fazën e 1/8-tës

4 December 2025 at 15:18


Kanë përfunduar gjashtë ndeshjet e ditës së sotme (e enjte) të Kupës së Kosovës, të vlefshme për fazën e 1/16-tës, ku tutje kanë kaluar skuadrat favorite.

Pas ditës së djeshme (e mërkurë), ku fitore morën të gjitha ekipet e Superligës së Kosovës dhe siguruan kualifikimin, edhe gjatë ditës së sotme kanë fituar favoritët.

Fituesi i Kupës së fuqi, Prishtina fitoi në udhëtim te Top Football me rezultat 0-2, duke siguruar kalimin në fazën e 1/8-tës.

Në anën tjetër, Dinamo e Ferizajt mposhti 2 Korrikun në Prishtinë me rezultat 0-3, ndërsa Vushtrria fitoi gjithashtu në udhëtim te Flamurtari me rezultat 0-2.

Me rezultat të njëjtë 0-2 dhe si mysafir fitoi edhe Feronikeli ’74 ndaj Istogut ’03, si dhe Vëllaznimi ndaj KEK-ut.

E vetmja ndeshje e cila nuk u mbyll pas 90 minutave lojë ishte ajo në mes të Lirisë dhe Suharekës, e cila përfundoi me rezultat 1-1 dhe pas vazhdimeve ishin prizrenasit që kaluan tutje pas fitores 2-1.

Gjatë ditës së nesërme (e premte) zhvillohet vetëm ndeshja e fundit e kësaj faze në mes të Kika –Trepça ’89. /Telegrafi/

Kupa e Kosovës: Sot zhvillohen gjashtë ndeshje interesante

4 December 2025 at 08:23


Sot (e enjte) janë në program për t’u zhvilluar gjashtë ndeshje të fazës së 1/16-tës në Kupën e Kosovës në futboll.

Faza e 1/16-tës në Kupën e Kosovës nisi të mërkurën me nëntë ndeshje, ku nuk pati ndonjë befasi dhe favoritët avancuan tutje.

Klubet e Superligës si Drita, Ballkani, Gjilani, Llapi, Dukagjini, Malisheva, Prishtina e Re, Drenica dhe Ferizaj kaluan në fazën e 1/8-tës duke eliminuar kundërshtarët e tyre që ishin të gjithë nga Liga e Parë.

Në anën tjetër, ndeshjet janë më të kombinuara, me Prishtinën që pret TOP Futbollin nga Liga e Dytë, ndërsa çiftet tjera janë nga Liga e Parë.

Liria-Suhareka, Flamurtari-Vushtrria, 2 Korriku-Dinamo, KEK-u-Vëllaznimi dhe Istogu-Feronikeli ’74 do të luajnë sot për një vend në 1/8-tën.

Të gjitha ndeshjet e ditës së sotme janë programuar të fillojnë nga ora 12:30, teksa gjatë ditës së nesërme (e premte) zhvillohet vetëm ndeshja e fundit Kika –Trepça ’89.

Çiftet e sotme në Kupën e Kosovës

2 Korriku –Dinamo

Flamurtari –Vushtrria

Istogu 03 –Feronikeli ‘74

Top Football –Prishtina

KEK-u –Vëllaznimi

Liria –Suhareka

/Telegrafi/

Flamurtari dhe Vora ndahen në barazim

By: redi
29 November 2025 at 19:12

Flamurtari dhe Vora barazuan 1-1 mes tyre, në duelin e fundit për javën e 13-të të Superiores. Vlonjatët e nisën mirë ndeshjen, duke kaluar të parët në avantazh me golin e shënuar nga Todoroski në minutën e 34-t. Reagimi i miqve ishte i shpejtë, me Kasallën që vendosi baraspeshën në minutën e 40-të. Në fraksionin e dytë, Flamurtari ishte më kërkues për golin e fitores, por dështoi në tentativat…

Source

“Paqe” në Vlorë, Flamurtari-Vora shtrëngojnë duart për një pikë që nuk i shërben askujt!

By: M C
29 November 2025 at 19:31

Sfida e fundit të javës së 13-të të Abissnet Superiores e luajtur në Vlorë ndërmjet Flamurtari dhe Vorës prodhoi vetëm dy gola në pjesën e parë të takimit dhe më pas asgjë përveç se kartonëve.

Në minutën e 34-të, ishte Todoroski që kaloi në avantazh kuqezinjtë, por pas gjashtë minutash, Kasalla barazoi shifrat për vorakët.

Me këtë barazim 1-1, Flamurtari vijon të qëndrojë në vendin e parafundit me 10 pikë, ndërsa Vora ngjitet në vendin e 6-të me 15 pikë, një më shumë se Partizani dhe dy më shumë se Bylisi i zonës “play-out”.

The post “Paqe” në Vlorë, Flamurtari-Vora shtrëngojnë duart për një pikë që nuk i shërben askujt! appeared first on Albeu.com.

Flamurtari dhe Vora ndahen në barazim 1-1

29 November 2025 at 18:43

TIRANË, 29 nëntor /ATSH/ Flamurtari dhe Vora barazuan 1-1 mes tyre, në duelin e fundit për javën e 13-të të Superiores.

Vlonjatët e nisën mirë ndeshjen, duke kaluar të parët në avantazh me golin e shënuar nga Todoroski në minutën e 34-t.

Megjithatë, reagimi i miqve ishte i shpejtë, me Kasallën që vendosi baraspeshën në minutën e 40-të.

Në fraksionin e dytë, Flamurtari ishte më kërkues për golin e fitores, por dështoi në tentativat drejt portës.

Në fund, dy ekipet u detyruan të ndajnë nga një pikë. Me këtë barazim, Flamurtari mban vendin e parafundit me 10 pikë, ndërsa Vora renditet në vendin e gjashtë me 5 pikë më shumë.

/gj.m/r.e/

The post Flamurtari dhe Vora ndahen në barazim 1-1 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tirana merr një pikë në Vlorë, Vllaznia ndalet 1-1 nga Partizani në kryeqytet

23 November 2025 at 19:07

TIRANË, 23 nëntor /ATSH/ Flamurtari dhe Tirana barazuan 1-1 në ndeshjen e javës së 12-të të Kategorisë Superiore.

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 39’, kur Maksuti realizoi për vendasit, duke i dhënë avantazh Flamurtarit.

Tirana barazoi në minutën e 75’ përmes Eliton Junior, duke i dhënë Tiranës skuadrës së tij një pikë të vlefshme.

Pas këtij barazim, Flamurtari renditet në vendin e parafundit me 9 pikë, ndërsa Tirana nuk largohet nga fundi me 7 pikë.

Gjithashtu edhe ndeshja Partizani-Vllaznia barazuan 1-1, në sfidën që u zhvillua në “Arenën e Demave”.

Golin e parë e shënoi Toma për Partizanin në fundin e pjesës së parë, ndërsa në minutën e 59’ Mala barazoi rezultatin për Vllazninë. Ndeshja nuk prodhoi më gola deri në përfundim.

Me këtë rezultat, Vllaznia ruan vendin e parë në tabelë me 24 pikë, po aq sa AF Elbasani, ndërsa Partizani largohet nga zona e “play out”, duke u ngjitur në vendin e 7-të me 13 pikë.

/m.q/a.f/

The post Tirana merr një pikë në Vlorë, Vllaznia ndalet 1-1 nga Partizani në kryeqytet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Superliga/ Tirana shmang humbjen në Vlorë, “paqe” mes Partizanit dhe Vllaznisë

By: armand
23 November 2025 at 18:30

Ditën e sotme janë zhvilluar dy ndeshjet e fundit të vlefshme për javën e 12-të të Superiores. Këto sfida nisën prej orës 16:30. Në “Arenën e Demave”, Partizani ia doli që të merrte pikë përballë Vllaznisë kryesuese. Sfida përfundoi me shifrat 1-1. Golin për të kuqtë e shënoi Rrok Toma, ndërsa për skuadrën shkodrane shënoi […]

The post Superliga/ Tirana shmang humbjen në Vlorë, “paqe” mes Partizanit dhe Vllaznisë appeared first on BoldNews.al.

VIDEO / Plasin gurët dhe ndërhyn policia, përplasje mes tifozëve të Flamurtarit dhe Elbasanit! Në skenë shfaqet edhe Idrizi

By: admin
3 November 2025 at 22:25

“Luftë” në Vlorë pas ndeshjes që Elbasani fitoi me rezultatin 0-1 ndaj Flamurtarit.

Mësohet se tifozët e Elbasanit kanë reaguar ndaj provokimeve verbale të tifozëve vendas dhe gurëve, duke thyer stolat e stadiumit dhe duke i hedhur drejt tifozëve kuqezi. Kanë ndërhyrë forcat e policisë për qetësimin e situatës që ka qenë e tensionuar për disa minuta.

Po ashtu edhe presidenti i Flamurtarit, Sinan Idrizi, u shfaq në skenë. Kreu i vlonjatëve shkoi pranë tifozëve verdheblu për të qetësuar situatën.

Përplasja mes tifozëve: (VIDEO /Panorama Sport

The post VIDEO / Plasin gurët dhe ndërhyn policia, përplasje mes tifozëve të Flamurtarit dhe Elbasanit! Në skenë shfaqet edhe Idrizi appeared first on Albeu.com.

Superliga/ Dinamo dhe Teuta ndajnë nga një pikë, Elbasani feston kreun në Vlorë

By: armand
3 November 2025 at 20:14

Këtë të hënë u luajtën disa nga ndeshjet e javës së 10-të të Superiores. Elbasani feston në Vlorë, teksa ka triumfuar 0-1 ndaj Flamurtarit. Goli i vetëm i sfidës erdhi nga Lajthia, çerek ore pas fillimit të pjesës së dytë. Elbasani kryeson tabelën, ndërsa Flamurtari mbyll klasifikimin. Në Elbasan Arena, barazim pa gola mes Dinamos […]

The post Superliga/ Dinamo dhe Teuta ndajnë nga një pikë, Elbasani feston kreun në Vlorë appeared first on BoldNews.al.

Vendi i fundit mund kryesuesin, Flamurtari arrin fitoren e parë këtë sezon kundër Vllaznisë

By: M C
29 October 2025 at 19:11

Një surprizë e madhe ka ndodhur në javën e 9-të të Superiores, me Vllazninë kryesuese që u mposht nga vendi i fundit, Flamurtari.

Takimi i luajtur në Vlorë ishte i luftuar, por goli i vetëm i sfidës u shënua në minutën e 73’ nga Marku me penallti, e cila erdhi në mënyrë të çuditshme pas një goli të anuluar vetëm pak momente më parë.

Shkodranët tentuan të dilnin me pikë nga ky takim, por në fund, ata që festuan ishin vlonjatët.

Kjo ishte fitorja e parë e këtij sezoni për Flamurtarin, që tashmë e sheh si një pikë kthese për të dalë nga fundi, ndërsa Vllaznia vijon të jetë në vendin e parë, me rivalët që i afrohen.

REZULTATI:

FLAMURTARI 1-0 VLLAZNIA

Marku (P) 73’

The post Vendi i fundit mund kryesuesin, Flamurtari arrin fitoren e parë këtë sezon kundër Vllaznisë appeared first on Albeu.com.

Superliga/ Partizani rikthehet te fitorja, mund Flamurtarin në Vlorë

By: armand
19 October 2025 at 19:14

Partizani triumfoi minimalisht ndaj Flamurtarit në transfertë, në ndeshjen e vlefshme për javën e shtatë në Superiore. Të kuqtë iu falën një autogoli, në debutimin e trajnerit Oltion Kërnaja. Ndeshja nisi me Partizanin më kërkues në fillim. Pas vetëm 5 minutave lojë, arbitri akordoi 11 metërsh për të kuqtë e kryeqytetit, për faull në zonë. […]

The post Superliga/ Partizani rikthehet te fitorja, mund Flamurtarin në Vlorë appeared first on BoldNews.al.

❌
❌