Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

PS zvarrit pa afat vendimmarrjen për imunitetin e Ballukut

Pas 5 orësh mbledhje, ku mbizotëroi një debat procedural mes opozitës dhe mazhorancës për lejimin apo jo të mediave në sallën e mbledhjes, kryetari i Kuvendit Niko Peleshi njoftoi ndërprerjen e mbledhjes pa caktuar asnjë datë për vijimin e saj. Për të mbrojtur kërkesën e SPAK para Kuvendit, në mbledhje morën pjesë kryetari Klodian Braho, […]

The post PS zvarrit pa afat vendimmarrjen për imunitetin e Ballukut appeared first on Reporter.al.

Reagon Niko Peleshi pas kaosit në Kuvend: Parlamenti jo arena për beteja personale apo partiake

Kreu i Kuvendit, Niko Peleshi, ka reaguar në lidhje me kaosin e krijuar sot në seancë plenare, ku opozita bllokoi punimet. Në një postim në rrjetet sociale, Peleshi shkruan: Kuvendi i Shqipërisë nuk është thjesht një vend debatesh, por institucioni ku fjala dhe sjelljet e deputetëve duhet të mbajnë e dëshmojnë peshën e përgjegjësisë dhe t’u shërbejnë mirëkuptimit, jo përçarjes.

Source

Peleshi: Kuvendi, jo arenë për beteja personale apo partiake

TIRANË, 18 dhjetor /ATSH/ Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, reagoi pas kaosit të shkaktuar sot në Kuvend nga deputetët e opozitës, të cilët penguan zhvillimin e seancës plenare.

Peleshi nënvizoi se “Kuvendi i Shqipërisë nuk është thjesht një vend debatesh, por institucioni ku fjala dhe sjelljet e deputetëve duhet të mbajnë e dëshmojnë peshën e përgjegjësisë dhe t’u shërbejnë mirëkuptimit, jo përçarjes”.

Sipas tij çdo sjellje që shkel etikën, respektin dhe rregullat e funksionimit të Kuvendit dëmton rëndë dinjitetin, cenon përfaqësimin dhe besimin e qytetarëve.

Peleshi nënvizoi se “detyrimi ynë është të bashkëpunojmë për zgjidhje në të mirë të vendit, të zhvillojmë dialog serioz, jo të krijojmë kaos”.

“Mbi interesin politik qëndron interesi i shtetit. Asnjë forcë politike nuk mund të pretendojë se përfaqëson e vetme të vërtetën dhe asnjë ndarje partiake nuk duhet të na bëjë të harrojmë se të gjithë shërbejmë për të njëjtin vend dhe për të njëjtët qytetarë”, shkruan Peleshi.

Kreu i Kuvendit shtoi më tej se “institucionet e Republikës janë vlerë e përbashkët, jo arena për beteja personale apo partiake. Ruajtja, forcimi dhe respektimi i tyre është përgjegjësi që na bashkon përtej ndarjeve tona politike. Vetëm kur e vëmë shtetin mbi partinë, mund të ndërtojmë një Shqipëri më të fortë për brezat që vijnë. Respekti për Kuvendin është respekt për Republikën, respekt për qytetarët”.

Gjithashtu Peleshi shprehur mirënjohjen për punonjësit e Gardës së Republikës dhe të shërbimeve të Kuvendit, për korrektesën dhe përgjegjësinë në kryerjen e detyrës.

/m.q/j.p/

The post Peleshi: Kuvendi, jo arenë për beteja personale apo partiake appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Përplasje dhe përjashtime/ Shabani betohet mes flakadanëve në Kuvend, Peleshi dhe PS miratojnë ligjet

Seanca e sotme parlamentare, e fundit e këtij viti, ishte e mbushur me tensione e kaos për shkak të hetimeve të fundit të SPAK ndaj Belinda Ballukut për të cilën kërkohet heqja e imunitetit që i hap rrugën arrestimit të saj. Në një moment, deputetët e PD-së dogjën foton e Ballukut me Ramën. Përplasje, flakadanë […]

The post Përplasje dhe përjashtime/ Shabani betohet mes flakadanëve në Kuvend, Peleshi dhe PS miratojnë ligjet appeared first on BoldNews.al.

Peleshi: Bullgaria, mbështetëse e rrugëtimit europian të Shqipërisë

TIRANË, 17 dhjetor /ATSH/ Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, zhvilloi sot një takim me ambasadorin e Bullgarisë në Shqipëri, Ivaylo Kirov.

Gjatë takimit, Peleshi vlerësoi Bullgarinë si një vend mik dhe partner të besueshëm të Shqipërisë, si dhe një mbështetëse të palëkundur të rrugëtimit europian të vendit.

Në fokus të takimit ishte angazhimi i përbashkët për forcimin e bashkëpunimit parlamentar dhe dypalësh, si dhe thellimin e bashkëpunimit në fushat e zhvillimit rajonal dhe sigurisë.

“Bullgaria mbetet një mik dhe partner i besueshëm, mbështetëse e palëkundur e rrugëtimit europian të Shqipërisë. Angazhim i përbashkët për forcimin e bashkëpunimit parlamentar e dypalësh, zhvillimin rajonal dhe sigurinë”, shkruan Peleshi.

/gj.m/a.f/

The post Peleshi: Bullgaria, mbështetëse e rrugëtimit europian të Shqipërisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kuvendi nuk i dha provat për Ballukun deputetëve, Bardhi: Niko, Korrupsioni nuk mbyllet dot në kasafortë

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar, lidhur me bllokimin që Kuvendi i ka bërë dosjes Balluku, në mënyrë që deputetët të njihen me provat e SPAK deri në mblidhjen e Këshillit të Mandateve të premten e 19 dhjetorit. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Bardhi shkruar se kryetari i Kuvendit, Niko […]

The post Kuvendi nuk i dha provat për Ballukun deputetëve, Bardhi: Niko, Korrupsioni nuk mbyllet dot në kasafortë appeared first on BoldNews.al.

Berisha: Peleshi i ka mbyllur provat e SPAK për Ballukun në kasafortë, nuk ia jep Këshillit të Mandateve

Nga selia blu, në një deklaratë për mediat, kreu i PD Sali Berisha denoncoi skandalin në të cilin sipas tij është përfshirë kreu i Kuvendit, Niko Peleshi. Berisha tha se Peleshi mban në sirtar prova të dokmentuara lidhur me çështjen e Belinda Balluku dhe nuk lejon që anëtarët e Këshillit të Mandateve të kenë akses […]

The post Berisha: Peleshi i ka mbyllur provat e SPAK për Ballukun në kasafortë, nuk ia jep Këshillit të Mandateve appeared first on BoldNews.al.

Lahuta shqiptare jehon në Vatikan në aktivitetin për nder të Shën Terezës

TIRANË, 16 dhjetor /ATSH/ Në kuadër të aktivitetit të zhvilluar për nder të Shën Terezës, ambientet solemne të Vatikanit u mbushën me jehonën e veçantë të Lahutës shqiptare, instrumenti i të cilit konsiderohet si ndër më të vjetrit në Evropë.

Nga malësitë e Shqipërisë, zëri i saj arriti deri në qendrën shpirtërore të Vatikanit, duke shënuar një çast të veçantë krenarie kombëtare dhe afirmimi të trashëgimisë kulturore, ndërsa publiku evropian dëgjoi zemrën e traditës shqiptare.

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi e cilëson momentin si historik, duke theksuar se tingulli epik i lahutës, një nga instrumentet më të lashta të traditës shqiptare, u përcoll përpara publikut europian në zemrën shpirtërore të botës.

“Nga malësitë e Shqipërisë, në zemrën shpirtërore të botës, lahuta dëshmoi se trashëgimia jonë jeton, flet dhe bashkon”, shkruan Peleshi.

Lahuta është shpallur zyrtarisht pasuri e trashëgimisë kulturore jomateriale në listën e UNESCO-s, për mbrojtje urgjente.

Një nga thesaret më të çmuara të identitetit tonë kulturor, arti i të luajturit, të kënduarit dhe bërjes së lahutës, është tashmë pasuri botërore.

Arti i të kënduarit, të luajturit dhe bërja e lahutës përfaqësojnë një element thelbësore të identitetit në hapësirën shqiptare rurale të kultivuar ndër shekuj në krahinat veriore dhe përtej që nga Malësia e Madhe, Dukagjini, Malësia e Gjakovës, Rugova, Drenica, Plava dhe Gucia. Eposi i Kreshnikëve dhe balada të traditës shqiptare veriore, në duart e lahutarit kanë shprehur në shekuj virtytet e trimërisë, qëndresës, nderit, besës dhe mikpritjes.

/gj.m/j.p/

The post Lahuta shqiptare jehon në Vatikan në aktivitetin për nder të Shën Terezës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Endri Shabani u zgjodh Avokat i Popullit/ Bardhi: Peleshi keqpërdori firmat e deputetëve, PD po përgadit ndaj tij një kallëzim penal

✇Albeu
By: M C

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazemend Bardhi ka deklaruar ditën e sotme se Niko Peleshi i paraqiti dje Kuvendit të Shqipërisë për votim si kandidat për Avokat të Popullit, një njeri që nuk kishte mbështetjen me firmë të vlefshme të asnjë deputeti të vetëm. Përmes një deklarate zyrtare, Bardhi u shpreh se duke shpërdoruar detyrën, Kryetari i Kuvendit përmbushi ambicien e sëmurë të Edi Ramës për të kapur çdo pushtet, përfshirë institucionin e fundit kushtetues që nuk ishte nën kontrollin e qeverisë.

Bardhi tha se PD po përgadit një kallëzim penal për “shpërdorim detyre” dhe “falsifikim të dokumenteve” parlamentare në bashkëpunim, për Kryetarin e Kuvendit Niko Peleshi. Deputeti i opozitës deklaroi se do t’i kërkoj grupit parlamentar autorizimin përkatës, për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të verifikuar zgjedhjen e Avokatit të Popullit përmes një procedure parlamentare tërësisht të paligjshme.

Në fund, ai tha se grupi parlamentar i PD ka qenë dhe mbetet i vendosur, që zgjedhja e organeve kushtetuese duhet të bëhet sipas një procedure transparente, gjithëpërfshirëse dhe që garanton pavarësinë e këtyre institucioneve. Kjo, pasi sipas tij vetëm kështu Shqipëria është në rrugën e duhur drejt Bashkimit Europian.

Reagimi i Gazmend Bardhi

Nëpërmjet falsifikimit të akteve parlamentare, Niko Peleshi i paraqiti dje Kuvendit të Shqipërisë për votim si kandidat të rrejshëm për Avokat të Popullit një njeri që nuk kishte mbështetjen me firmë të vlefshme të asnjë deputeti të vetëm, jo më të 28 deputetëve siç ligji kërkon për hedhjen në votim. Pikërisht duke shpërdoruar detyrën, Kryetari i Kuvendit përmbushi ambicien e sëmurë të Edi Ramës për të kapur çdo pushtet, përfshirë institucionin e fundit kushtetues që nuk ishte nën kontrollin e qeverisë.

Mirëpo këtë herë Kryetari i Kuvendit ka tejkaluat çdo limit, duke keqpërdorur firmat e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë që ishin tërhequr nga propozimi i projektvendimit përkatës. Askush nuk mund të përdor jashtë vullnetit të tyre nënshkrimet/propozimet e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë.

Prandaj sot, kam autorizuar menjëherë ekipin ligjor të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike që të përgatisë kallëzim penal për “shpërdorim detyre” dhe “falsifikim të dokumenteve” parlamentare në bashkëpunim për Kryetarin e Kuvendit Niko Peleshin, dhe çdokënd tjetër që ka rol në këtë akt të paprecedent të Kuvendit. Ndërkohë që do të kërkoj nga grupi parlamentar autorizimin përkatës për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të verifikuar zgjedhjen e Avokatit të Popullit përmes një procedure parlamentare tërësisht të paligjshme.

Grupi Parlamentar i PD ka qenë dhe mbetet i vendosur që zgjedhja e organeve kushtetuese duhet të bëhet sipas një procedure transparente, gjithëpërfshirëse dhe që garanton pavarësinë e këtyre institucioneve, sikurse Raport Progresi i Komisionit Europian nënvizon. Vetëm kështu Shqipëria është në rrugën e duhur drejt Bashkimit Europian. Përndryshe provohet se kemi kaluar edhe zyrtarisht në një parti-shtet!

The post Endri Shabani u zgjodh Avokat i Popullit/ Bardhi: Peleshi keqpërdori firmat e deputetëve, PD po përgadit ndaj tij një kallëzim penal appeared first on Albeu.com.

Endri Shabani Avokat i Popullit, Bardhi: Peleshi keqpërdori firmat tona, votimin do ta çojmë në Kushtetuese

Pas zgjedhjes së Endri Shabanit në postin e Avokatit të Popullit, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, akuzoi kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi, për “shpërdorim detyre” dhe “falsifikim dokumentesh”. Sipas Bardhit, Peleshi ka keqpërdorur firmat e deputetëve të opozitës që ishin tërhequr nga procesi i votimit, duke i përdorur ato për të […]

The post Endri Shabani Avokat i Popullit, Bardhi: Peleshi keqpërdori firmat tona, votimin do ta çojmë në Kushtetuese appeared first on BoldNews.al.

Peleshi: Polonia, partner i rëndësishëm në rrugën europiane të Shqipërisë

TIRANË, 12 dhjetor /ATSH/ – Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, priti sot në një takim delegacionin e Grupit të Miqësisë së Parlamentit të Polonisë, duke e cilësuar Varshavën një partner të qëndrueshëm dhe të rëndësishëm në procesin e integrimit europian të Shqipërisë.

“Polonia ka qenë dhe mbetet një mbështetëse e palëkundur e Shqipërisë në rrugëtimin drejt Bashkimit Europian”, u shpreh Peleshi, duke theksuar vlerën e përvojës polake në procesin e negociatave dhe gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin parlamentar dhe dypalësh.

Kreu i Kuvendit nënvizoi se rajoni i Ballkanit Perëndimor “ka nevojë për më shumë zhvillim, siguri dhe paqe, si dhe për integrim të plotë europian”, objektiva që, sipas tij, ndahen plotësisht edhe me Poloninë.

Në qendër të bisedës ishte edhe kontributi i përbashkët i Shqipërisë dhe Polonisë për mbrojtjen e lirisë dhe përpjekjet ndërkombëtare për vendosjen e paqes në Ukrainë.

/gj.m/a.f/r.e/

The post Peleshi: Polonia, partner i rëndësishëm në rrugën europiane të Shqipërisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Konstituohet grupi vullnetar parlamentar “Miqtë e Fëmijëve”

TIRANË, 10 dhjetor /ATSH/ Nën drejtimin e kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, u zhvillua sot mbledhja për konstituimin e Grupit Parlamentar Vullnetar “Miqtë e Fëmijëve”, një nga mekanizmat më aktivë të angazhuar në mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe forcimin e rolit mbikëqyrës të parlamentit në këtë fushë.

Në takim morën pjesë deputetë nga të gjitha grupet parlamentare, përfaqësues të UNICEF-it, të kryesuar nga Murat Sahin, si dhe të rinj nga Bordi Këshillimor i Adoleshentëve të UNICEF Albania.

Kryetari i Kuvendit, në cilësinë e drejtuesit të këtij grupi, theksoi se konstituimi i Grupit “Miqtë e Fëmijëve” nuk është thjesht një procedurë formale, por një angazhim institucional i fortë për ta vendosur mirëqenien e fëmijëve në qendër të ligjbërjes dhe politikëbërjes.
Ai nënvizoi se, çdo vendim që merret në Kuvend ka ndikim të drejtpërdrejtë mbi fëmijët dhe se Kuvendi ka përgjegjësinë të miratojë ligje, të ushtrojë kontroll parlamentar efektiv dhe të sigurojë prioritete buxhetore që mbështesin realisht të drejtat e tyre.

Peleshi u ndal edhe te sfidat e reja me të cilat përballen fëmijët sot, duke përmendur teknologjinë, kanalet e reja të komunikimit dhe rreziqet prej zhvillimeve të shpejta digjitale. Ai theksoi se përballimi i këtyre sfidave kërkon dialog, konsensus dhe standarde të matshme, veçanërisht në fusha si parandalimi i dhunës, aksesi i barabartë në arsim e shërbime si dhe mbrojtje në mjedisin digjital.

Në mbledhje u prezantuan edhe tre nënkryetaret e reja të grupit, Bora Muzhaqi, Ina Zhupa dhe Erisa Xhixho, të cilat do të bashkëdrejtojnë veprimtarinë dhe nismat e grupit.

Pjesëmarrësit vlerësuan bashkëpunimin e ngushtë me UNICEF-in dhe rolin e tij, si partner kyç në mbështetjen e nismave parlamentare për fëmijët.

Kuvendi riafirmoi angazhimin për ta bërë Grupin “Miqtë e Fëmijëve” një instrument të qëndrueshëm, aktiv dhe funksional në mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në Shqipëri, duke u bërë një “sy i kujdesshëm” dhe një zë i vazhdueshëm për brezin e ardhshëm.

/m.q/j.p/

The post Konstituohet grupi vullnetar parlamentar “Miqtë e Fëmijëve” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Peleshi: 109-vjetori i Republikës Autonome të Korçës, një faqe e artë e historisë sonë

TIRANË, 10 dhjetor /ATSH/ Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi ka përkujtuar sot 109-vjetorin e shpalljes së Republikës Autonome të Korçës, një nga ngjarjet më domethënëse të historisë shqiptare gjatë viteve të trazuara të Luftës së Parë Botërore.

Në një postim në rrjetet sociale, Peleshi theksoi se më 10 dhjetor 1916, patriotët korçarë morën një vendim që ndryshoi rrjedhën e historisë së vendit, duke udhëhequr me guxim dhe mençuri përpjekjet për të ndalur pushtuesit dhe për të mbrojtur integritetin territorial të Shqipërisë në një kohë kur vendi rrezikohej nga synimet aneksuese të fqinjëve.

“Sot nderojmë atë brez që dha një shembull heroizmi dhe mësimin e madh se besnikëria ndaj atdheut nuk ka çmim”, u shpreh Peleshi.

Ai shtoi se sa më shumë vite kalojnë, aq më qartë kuptohet rëndësia e kësaj ngjarjeje, e cila kontribuoi për unitetin, tokën dhe dinjitetin kombëtar.

Sipas tij, Korça dhe bijtë e saj të atyre ditëve “shkruan një faqe të artë të Shqipërisë”, duke lënë një trashëgimi që vijon të frymëzojë brezat e sotëm.

/gj.m/a.f/r.e/

The post Peleshi: 109-vjetori i Republikës Autonome të Korçës, një faqe e artë e historisë sonë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nallbati – Peleshit: Dola para pasqyrës siç më the, por s’pashë ndonjë batakçi, hajdut dhe mashtrues si ty…

Deputeti demokrat Bledion Nallbani nuk ka kursyer kryeparlamentarin Niko Peleshi, njëkohësisht deputet i qarkut të Korçës ku shërbejnë të dy, duke e etiketuar atë si “batakçi dhe hajdut”. Peleshi nuk ishte prezent në sallë, teksa nënkryetarja Klodiana Spahiu i tërhoqi vëmendjen për fjalorin fyes ndaj kreut të Kuvendit. Duke iu referuar fjalës së kolegëve të […]

The post Nallbati – Peleshit: Dola para pasqyrës siç më the, por s’pashë ndonjë batakçi, hajdut dhe mashtrues si ty… appeared first on BoldNews.al.

Mazhoranca refuzon interpelancën me Ramën për Ballukun

Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi u justifikua se interpelanca nuk mund të bëhej për shkak se çështja po shqyrtohej në Gjykatën Kushtetuese. “Është ky organ që do të japë një interpretim përfundimtar mbi kompetencat dhe ndarjen e pushteteve mes institucioneve. Çdo përpjekje për të nxjerrë një vendim politik para se të përfundojë shqyrtimi kushtetues mund të cënojë […]

The post Mazhoranca refuzon interpelancën me Ramën për Ballukun appeared first on Reporter.al.

Peleshi: Çështja e pezullimit të Ballukut, në shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese

TIRANË, 4 dhjetor /ATSH/ Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, nuk pranoi sot në seancën plenare të Kuvendit kërkesën e kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, për interpelancë urgjente me Kryeministrin Edi Rama.

Në kërkesën e tij, Bardhi pretendon se kërkesa e Kryeministrit ndaj Gjykatës Kushtetuese është e pabazuar në Kushtetutë dhe se Kryeministri duhej të kishte marrë masën e shkarkimit të zv/kryeministres Belinda Balluku, në vend që ta drejtonte çështjen në Gjykatën Kushtetuese.

Peleshi u shpreh se, objekti i kërkesës për interpelancë është aktualisht në shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese, e cila po vlerëson nëse kërkesa është e pranueshme për shqyrtim në seancë plenare.

Kërkesa për interpelancë urgjente, nënvizoi Peleshi, “nuk duhet pranuar sepse çështja është aktualisht në shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese dhe është ky organ që do të japë një interpretim përfundimtar mbi kompetencat dhe ndarjen e pushtetit ndërmjet institucioneve të ndryshme”.

“Çdo përpjekje për ta nxjerrë një vendim politik, para se të përfundojë shqyrtimi kushtetues, mund të cenojë parimet e pavarësisë së institucioneve dhe të sundimit të ligjit”, tha kryetari i Kuvendit.

Në këtë kuadër, vijoi Peleshi, “është e domosdoshme që të pritet vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese dhe të respektohen proceset ligjore dhe kushtetuese që kanë për qëllim garantimin e drejtësisë dhe funksionimin e duhur të institucioneve shtetërore”.

Sipas rregullores, pasi Kryetari i Kuvendit nuk pranon kërkesën shprehen deputetët me votë, të cilët votuan me 74 vota kundër dhe 17 pro për rrëzimin e kërkesës së Gazment Bardhit për interpelancë urgjente me Kryeministrin Edi Rama.

/gj.m/j.p/

The post Peleshi: Çështja e pezullimit të Ballukut, në shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Votimi për Avokatin e Popullit, PD tërheq firmat për kandidatët: Nevojitet proces i ri transparent

Partia Demokratike sqaroi sot se nënshkrimet e deputetëve të opozitës për kandidatët për Avokat të Popullit janë dhënë para se Komisioni i Ligjeve të bënte kualifikimin e tyre. Sipas PD-së, disa kandidatë i kanë përdorur këto nënshkrime sikur të ishin propozim zyrtar për votim, gjë që partia e konsideron “të pavërtetë” dhe në kundërshtim me […]

The post Votimi për Avokatin e Popullit, PD tërheq firmat për kandidatët: Nevojitet proces i ri transparent appeared first on BoldNews.al.

Përkujtohet 81-vjetori i Çlirimit - të pranishëm në homazhe Begaj, Rama dhe Peleshi



Një ditë pas festimeve të Pavarësisë, Shqipëria shënon sot 81-vjetorin e Çlirimit nga pushtuesit nazistë.

Udhëheqësit më të lartë të shtetit po zhvillojnë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit, duke nderuar sakrificën e atyre që luftuan për lirinë e vendit. Mes të pranishmëve janë presidenti Bajram Begaj, kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi.Kryeministri Rama përcolli urimin e tij përmes një postimi në rrjetet sociale, ku duke ndarë një foto nga Memoriali “Nëna Shqipëri”.

“Me urimin për festën kombëtare të çlirimit, ju uroj të gjithëve një fundjavë të paqtë”, shkruan Rama.

Shqipëria u çlirua më 28 nëntor 1944, pas pesë vitesh pushtimi që nisi me agresionin italian të 7 prillit 1939 dhe vijoi me kontrollin gjerman pas kapitullimit të Italisë në vitin 1943. /euronewsalbania/

Peleshi: Trashëgimia e themeluesve, udhërrëfyes për të ardhmen

TIRANË, 28 nëntor /ATSH/ Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi ka uruar sot të gjithë shqiptarët në Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.

Ai thekson se, kjo ditë është një mundësi për të reflektuar mbi trashëgiminë e themeluesve dhe për të riafirmuar angazhimin tonë për një Shqipëri të përparuar dhe europiane.

“Nga faqet që shkruajnë historinë, te dita që na bashkon të gjithëve! Dokumentet themeluese të shtetit shqiptar mbeten busulla jonë historike, duke na kujtuar se liria dhe shtetësia jonë nisën pikërisht nga këto faqe që i dhanë formë Shqipërisë. Ato shënojnë momentet tona më të rëndësishme identitare dhe ambicien për një Shqipëri të lirë, sovrane dhe europiane. Nderim për themeluesit tanë dhe rrugën shtetformuese që ata shtruan me vizion e guxim”, shkruan Peleshi.

Për të shënuar këtë ditë, Kryetari i Kuvendit ka publikuar edhe një video simbolike, ku shfaqet libri me Aktet Themeluese të Shtetit Shqiptar 1912-1922, duke rikujtuar momentet kyçe të shtetformimit dhe rëndësinë e dokumenteve historike si udhërrëfyes për brezat e rinj.

/a.f/

The post Peleshi: Trashëgimia e themeluesve, udhërrëfyes për të ardhmen appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Peleshi në Vjenë: Projekte të reja bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Austrisë

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, në kuadër të vizitës zyrtare në Austri, zhvilloi një takim me presidentin e Landit të Vjenës, Christian Meidlinger, ku në fokus ishte forcimi i bashkëpunimit institucional mes Shqipërisë dhe kryeqytetit austriak. Gjatë takimit, palët ndanë vlerësimin për marrëdhëniet e konsoliduara ndërmjet dy vendeve dhe diskutuan mbi zgjerimin e projekteve të përbashkëta…

Source

❌