Berisha: Projekti për të zhdukur opozitën dështoi, protesta të pandalshme
TIRANĂ, 27 dhjetor/ATSH/ Kryetari i PartisĂ« Demokratike, Sali Berisha, u ndal sot nĂ« Elbasan gjatĂ« rrugĂ«s pĂ«r nĂ« âFoltorenâ e Korçës.
Gjatë ndalesës, ai zhvilloi një takim me strukturat dhe mbështetësit e Partisë Demokratike në Elbasan, në kuadër të festave të fundvitit.
Në fjalën e tij, Berisha vlerësoi qëndresën e demokratëve gjatë 12 viteve të fundit, duke theksuar se përpjekjet për të asgjësuar opozitën kanë dështuar falë përkushtimit dhe sakrificës së qytetarëve.
Ai deklaroi se Partia Demokratike ka mbetur e palëkundur në mbrojtje të vlerave demokratike, të votës së lirë dhe të dinjitetit njerëzor.
Kryetari i PD-së akuzoi qeverinë për kapje të institucioneve, korrupsion dhe shndërrimin e Shqipërisë në një shtet të drejtuar nga krimi i organizuar.
Sipas Berishës, opozita ka arritur të faktojë para opinionit publik vendas dhe ndërkombëtar se proceset zgjedhore në vend janë të manipuluara dhe se pushteti aktual nuk buron nga vullneti i lirë i qytetarëve, shtoi ai.
Berisha theksoi se opozita nuk do të njohë asnjë pushtet të dalë nga manipulimi i votës dhe paralajmëroi intensifikimin e aksionit politik, përfshirë protesta të vazhdueshme qytetare, si mjet demokratik për rikthimin e shtetit ligjor dhe të standardeve demokratike.
Në përmbyllje të fjalës së tij, lideri historik u shpreh se Partia Demokratike do të vijojë betejën politike deri në rikthimin e demokracisë, duke theksuar se qëndresa qytetare është forca më e madhe përballë çdo përpjekjeje për autoritarizëm.
âU thamĂ« shqiptarĂ«ve se, me Edi RamĂ«n nuk ka zgjedhje dhe ia faktuam, jo vetĂ«m shqiptarĂ«ve, por edhe botĂ«s. Por iu thamĂ« shqiptarĂ«ve do mbrojmĂ« votĂ«n dhe njĂ«lloj, tĂ« dashur miq si nĂ« 2001-shin ne damkosĂ«m me fakte qĂ« u mblodhĂ«n, me qendrimet tuaja, i pĂ«rmbasĂ«m ato zgjedhje. TĂ« njĂ«jtĂ«n gjĂ« bĂ«mĂ« tani. Ne ia dolĂ«m tâi faktojmĂ« mbarĂ« botĂ«s se Edi Rama nuk zhvillon zgjedhje, zhvillon farsĂ« elektoraleâ, tha Berisha.
âProjekti ishte qĂ« tĂ« zhdukeshim, dĂ«shtoi ai. Projekti ishte tĂ« na i grabisnin zgjedhjet duke pĂ«rdorur miliarda e miliarda. Ua zumĂ« nĂ« fyt. I kapĂ«m me presh nĂ« dorĂ«. Tani dalin aferat e tyre tĂ« paimagjinueshme dhe thonĂ«: jo, nuk pranojmĂ« heqje imuniteti. Jo, nuk do tĂ« shkojmĂ« para gjykatĂ«sit. AtĂ«herĂ«, ose gjykatĂ«sin e ligjit, ose gjykatĂ«sin popull, njĂ«rin nga tĂ« dy, Edi Rama shpresĂ« nuk ke mĂ«.
âAskush tĂ« mos mendojĂ« se protesta e vazhdueshme nuk do ketĂ« rezultatin e vet. Jo, do ketĂ« rezultat tĂ« shkĂ«lqyer. Dhe ju garantoj unĂ« ju, prova jonĂ«, testi ynĂ« Ă«shtĂ« tĂ« fillojmĂ« kĂ« kohĂ«n e duhur protestĂ«n e pĂ«rnatshme nĂ« sheshin e TiranĂ«s dhe ata do ia mbathin si minj. AsgjĂ« nuk i reziston dot qĂ«ndresĂ«s qytetare, forcĂ«s sĂ« opozitĂ«sâ, pĂ«rfundoi Berisha.
/a.f/
The post Berisha: Projekti për të zhdukur opozitën dështoi, protesta të pandalshme appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.


