Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Ëndrra amerikane pezull/ Mijëra shqiptarë të prekur nga ngrirja e vizave të emigrimit

E hënë, 4 prill 2022. Me valixhe në duar, çantë në krahë dhe shumë ëndrra në mendje e zemër, Artina – emër i vendosur nga redaksia e Radios Evropa e Lirë për ta ruajtur anonimitetin e së intervistuarës – u nis drejt SHBA-së. Në maj të vitit paraprak, ajo ishte përzgjedhur fituese e asaj që […]

The post Ëndrra amerikane pezull/ Mijëra shqiptarë të prekur nga ngrirja e vizave të emigrimit appeared first on BoldNews.al.

Operacioni i SPAK për Call Center-at/ Arrestohen 10 persona, shpallen në kërkim dy të tjerë

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga operacioni i SPAK në Tiranë, për goditjen e Call Centera-ve. Burime për mediat bëjnë me dije se në kuadër të këtij operacioni jane arrestuar 10 persona dhe janë shpallur në kërkim dy të tjerë. Sipas raportimeve, hetimi është kryer në bashkëpunim me autoritetet italiane dhe ka përfshirë […]

The post Operacioni i SPAK për Call Center-at/ Arrestohen 10 persona, shpallen në kërkim dy të tjerë appeared first on BoldNews.al.

Në kërkim nga Britania, arrestohet në Shkodër 33-vjeçari (EMRI)

Një shtetas 33-vjeçar i shpallur në kërkim nga autoritetet britanike është arrestuar nga Policia në Shkodër. Sipas Policisë, bëhet fjalë për shtetasin, Bruno Bushi, banues në fshatin Premal. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, me qëllim ekstradimin në Mbretëria e Bashkuar, […]

The post Në kërkim nga Britania, arrestohet në Shkodër 33-vjeçari (EMRI) appeared first on BoldNews.al.

Kontrollet për Call-Centerat/ Berisha nxjerr denoncimin: Taulant Balla urdhëroi policët të largohen

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar këtë të shtunë një denoncim në lidhje me kontrollet e ushtruara një ditë më parë nga Policia në Tiranë, për goditjen e call-centerave. Sipas denoncimit të publikuar nga Berisha, thuhet se Policia ka zbarkuar dje në një call center në zonën e Astirit, por teksa efektivët po […]

The post Kontrollet për Call-Centerat/ Berisha nxjerr denoncimin: Taulant Balla urdhëroi policët të largohen appeared first on BoldNews.al.

“Antidroga” operacion në Tiranë, arrestohet pranë TEG-ut 45 vjeçari – EMRI

Agjentët e Antidrogës kanë zhvilluar një operacion antidrogë në Tiranë, në kuadër të së cilit është arrestuar një person. Në pranga ka rënë Ervin Kaftiraj, i cili sipas policisë është arrestuar në një parkim, në afërsi të Rrethrrotullimit të Tegut. Gjatë kontrolit fizik atij i i është gjetur mbi 1 kg kokainë që dyshohet se […]

The post “Antidroga” operacion në Tiranë, arrestohet pranë TEG-ut 45 vjeçari – EMRI appeared first on BoldNews.al.

Si u vodhën të dhënat e SPAK-ut për llogari të Edi Ramës!

Nga Elton Qyno Është zbardhur dosja që shpjegon se si u “aksesuan” kompjuterët e tre prokurorëve të SPAK-ut. Sipas akteve hetimore, gjithçka nisi kur u vu re se materiale sekrete hetimore po qarkullonin në format “Word” dhe po përfundonin te persona jashtë institucionit. Ndërkohë, nga verifikimet teknike nuk rezultoi asnjë shenjë se rrjeti ishte çarë […]

The post Si u vodhën të dhënat e SPAK-ut për llogari të Edi Ramës! appeared first on BoldNews.al.

38 mijë dollarë të padeklaruara në kufi, procedohet 67-vjeçari korçar

Një 67-vjeçar është proceduar penalisht nga Policia, pasi është kapur në kufi me 38 mijë dollarë të padeklaruara. Sipas policisë, në afërsi të Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, është ndaluar për kontroll automjeti me drejtues shtetasin Gj. F. Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjetën të fshehura në trup 38 000 dollarë amerikanë të padeklaruara. […]

The post 38 mijë dollarë të padeklaruara në kufi, procedohet 67-vjeçari korçar appeared first on BoldNews.al.

U arrestuan pas arratisjes së Altin Ndocit, dalin para gjykatës 9 zyrtarët e burgut të Durrësit

Tetë personat e arrestuar në lidhje me arratisjen e Altin Ndocit nga spitali i Durrësit, do të dalin sot (e shtunë, 17 janar), para Gjykatës së Durrësit, ku do të njihen me masën e sigurisë. Mes të arrestuarve janë kryeinfermieri Aulon Çuko, zëvendësshefi i komanduar i policisë së burgut, Desdemon Pazaj, si dhe pesë efektivë […]

The post U arrestuan pas arratisjes së Altin Ndocit, dalin para gjykatës 9 zyrtarët e burgut të Durrësit appeared first on BoldNews.al.

Kartelet e Meksikës dhe Shqipërisë shtrijnë ‘tentakulat’/ Ekuadori 10 mijë ushtarë në gatishmëri

Autoritetet ekuadoriane njoftuan se kanë vendosur 10,000 ushtarë kundër bandave të drogës të fajësuara për rritjen e aktivitetit kriminal në vendin e Amerikës Latine, raportojnë mediat e huaja. I vendosur midis dy eksportuesve më të mëdhenj të kokainës në botë, Kolumbisë dhe Perusë, Ekuadori është bërë një qendër tranziti për drogën dhe po përjeton një […]

The post Kartelet e Meksikës dhe Shqipërisë shtrijnë ‘tentakulat’/ Ekuadori 10 mijë ushtarë në gatishmëri appeared first on BoldNews.al.

Keqmenaxhim i territorit dhe infrastrukturës/ Përmbytjet nxjerrin në pah dështimin e shtetit

Përmbytjet prekën disa qarqe të Shqipërisë në jabën e dytë të Janarit, duke shkaktuar bllokime rrugësh, dëme materiale dhe ndërprerje të përkohshme të aktiviteteve në zona urbane dhe rurale, si pasojë e reshjeve të dendura dhe vërshimeve të ujërave. Sipas autoriteteve, moti i keq ka shkaktuar një të vdekur, përmbytjen e gati 1600 banesave dhe […]

The post Keqmenaxhim i territorit dhe infrastrukturës/ Përmbytjet nxjerrin në pah dështimin e shtetit appeared first on BoldNews.al.

I zhdukur prej 9 ditësh/ Ende asnjë gjurmë nga Jurgen Karaj, familja apel shtetit

Jurgen Karaj, 30-vjeçari i cili dyshohet se u mor nga rrjedha e përroit në fshatin Dars të Klosit, ende nuk është gjetur nga autoritetet. Edhe pse Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu deklaronte pak ditë më parë se vijojnë kërkimet ‘intensive’, fati i të riu vijon të jetë mister edhe pse kanë kaluar 9 ditë nga […]

The post I zhdukur prej 9 ditësh/ Ende asnjë gjurmë nga Jurgen Karaj, familja apel shtetit appeared first on BoldNews.al.

Luftë, diplomaci apo rebelim/ Tre skenarët për të ardhmen e Iranit pas kërcënimeve të Trump

Pas një jave protestash më të mëdha mbarëkombëtare në vitet e fundit, rrugët e Iranit kanë rënë në heshtje. Jo nga zemërimi i ngulitur i popullit iranian, por nga represioni. Duke folur për një media perëndimore, një banor i Teheranit e krahasoi atmosferën me ditët e Novruzit – Vitit të Ri Iranian – kur qyteti zbrazet dhe dyqanet mbyllen herët. Përveçse […]

The post Luftë, diplomaci apo rebelim/ Tre skenarët për të ardhmen e Iranit pas kërcënimeve të Trump appeared first on BoldNews.al.

Çfarë ndodhi mbrëmë në Vlorë, Policia e Shtetit ‘alarmon’ të riun

Një situatë e paprecedentë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e kaluar, në qytetin e Vlorës. Një djalë i ri ka telefonuar Policinë, duke pretenduar se po ndiqej nga një automjet me xhama të zinj, teksa ishte duke ecur në zonën e Lungomares. Sipas raportimeve në media, i riu ka deklaruar se një automjet i dyshimtë […]

The post Çfarë ndodhi mbrëmë në Vlorë, Policia e Shtetit ‘alarmon’ të riun appeared first on BoldNews.al.

Përmban substancë të rrezikshme/ AKU tërheq nga tregu qumështin për fëmijë “BEBA”

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka njoftuar bllokimin dhe tërheqjen nga tregu të disa produkteve të formulës për fëmijë, pas një alarmi të ardhur nga Sistemi Evropian i Njoftimit të Shpejtë për Ushqimin dhe Ushqimin për Kafshët (RASFF). Sipas njoftimit, Shqipëria është informuar nga RASFF se pas kontrolleve të kryera nga autoritetet italiane, është konstatuar […]

The post Përmban substancë të rrezikshme/ AKU tërheq nga tregu qumështin për fëmijë “BEBA” appeared first on BoldNews.al.

Mbi 130 mln lekë për dy projekte/ Inkubatorët fantazëm gllabërojnë fondet publike në Korçë

Mbi 130 milionë lekë janë shpenzuar në Korçë për projekte të quajtura “Inkubatorë Biznesi”, por sot asnjë inkubator funksional nuk ekziston. Investimet u prezantuan si nisma për mbështetjen e të rinjve, zhvillimin e startup-eve dhe krijimin e vendeve të reja të punës, por në praktikë një objekt është i mbyllur dhe i kthyer në magazinë, […]

The post Mbi 130 mln lekë për dy projekte/ Inkubatorët fantazëm gllabërojnë fondet publike në Korçë appeared first on BoldNews.al.

Këmbimi valutor 17 janar, me sa shiten e blihen sot monedhat e huaja

Në tregun e këmbimit valutor sot (e diel, 17 janar 202), monedha evropiane euro do blihet me 96.1 lekë dhe do shitet me 96.9 lekë. Një dollar amerikan do të blihet sot me 82.6 lekë dhe do shitet me 83.6 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 102.8 lekë dhe do shitet […]

The post Këmbimi valutor 17 janar, me sa shiten e blihen sot monedhat e huaja appeared first on BoldNews.al.

Rriten temperatura, si parashikohet moti për ditën e sotme

Këtë të diel (17 janar 2026) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme . Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit ndërsa në relievet malore në lindje mot me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale të herëpashershme me diell. Mjegull /mjegullinë përgjatë zonave luginore në orët […]

The post Rriten temperatura, si parashikohet moti për ditën e sotme appeared first on BoldNews.al.

Horoskopi për ditën e shtunë, 17 janar 2026

Dashi Nesër do të duhet të merrni vendime të rëndësishme, por Branko këshillon të mos veproni nxituar. Mendoni gjatë për çdo zgjedhje, sidomos në punë, ku veprimet e menduara sjellin rezultate më të sigurta. Në dashuri, komunikimi dhe disponimi për t’u kuptuar me partnerin janë thelbësore. Një bisedë e qetë mund të shuajë tensione të […]

The post Horoskopi për ditën e shtunë, 17 janar 2026 appeared first on BoldNews.al.

Presioni i Trump për Groenlandën/ Ministrja e Jashtme shpërthen në lot live

Ministrja e Jashtme e Groenlandës, Vivian Motzfeldt, ka shpërthyer në lot gjatë një interviste live televizive, duke folur hapur për presionin e madh politik me të cilin po përballet vendi i saj pas deklaratave kërcënuese të presidentit amerikan Donald Trump. Gjatë një interviste për rrjetin kombëtar KNR, Motzfeldt u shpreh se qeveria e Groenlandës po […]

The post Presioni i Trump për Groenlandën/ Ministrja e Jashtme shpërthen në lot live appeared first on BoldNews.al.

“Je fiks si babai im”, Miri pyet Selinën: A do ta takoj ndonjëherë?

Në shtëpinë e Big Brother VIP 5, mes Mirit dhe Selin u zhvillua një bisedë që tërhoqi vëmendjen e banorëve dhe publikut, ku u përmend edhe babai i banores. Teksa Miri po i përsëriste një qëndrim të tij, Selin reagoi duke i thënë se i ngjan shumë babait të saj. “Më duket sikur e kam […]

The post “Je fiks si babai im”, Miri pyet Selinën: A do ta takoj ndonjëherë? appeared first on BoldNews.al.

❌