Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Letër nga Uashingtoni: SHBA-ja sapo kritikoi autoritarët e Ballaknit, apo jo?

Përshëndetje nga Uashingtoni, ku gjithçka sillet rreth historive të mëdha: një luftë e mundshme me Venezuelën, një paqe e mundshme në Ukrainë, kush ishte mik me Jeffrey Epstein dhe kush mori pjesë në shfrytëzimin seksual të të miturve. Këtë muaj, Ballkani u shfaq gjithashtu në axhendën tonë politike tashmë të mbingarkuar, dhe u morën disa […]

The post Letër nga Uashingtoni: SHBA-ja sapo kritikoi autoritarët e Ballaknit, apo jo? appeared first on Reporter.al.

Vullneti politik i mazhorancës diktoi jetën parlamentare në vitin 2025

Në fund të sesionit parlamentar, me orientimin politik të kryeministrit, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi refuzoi të mblidhte Këshillin e Mandateve për të vendosur mbi kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për heqjen e imunitetit të deputetit zv.kryeministes Belinda Balluku, pavarësisht se kjo bie ndesh me Rregulloren e Kuvendit dhe praktikën parlamentare. Ky ishte akti i […]

The post Vullneti politik i mazhorancës diktoi jetën parlamentare në vitin 2025 appeared first on Reporter.al.

Nga bllokimi në drejtim: Çfarë treguan votimet në Kosovë

Ndërsa pluhuri po bie pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të Kosovës të dielën, rezultati nuk duket si një ngjarje politike rutinë, por si një gjykim kolektiv. Elektorati nuk ishte delikat. Ai i dërgoi një mesazh të qartë dhe të fuqishëm klasës politike në vend dhe vëzhguesve jashtë Kosovës: paraliza 1-vjeçare institucionale solli kosto dhe kishte […]

The post Nga bllokimi në drejtim: Çfarë treguan votimet në Kosovë appeared first on Reporter.al.

Kryetari i Gjykatës së Lartë, kritika ndaj ekzekutivit dhe këshillave gjyqësorë

Në konferencën e mbajtur të hënën më 29 dhjetor nga kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, ai paraqiti bilancin e vitit që po lëmë pas, si dhe ngriti si shqetësim mungesën e burimeve njerëzore, duke e cilësuar këtë si një realitet që nuk mund të quhet normalitet institucional. Ai iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, […]

The post Kryetari i Gjykatës së Lartë, kritika ndaj ekzekutivit dhe këshillave gjyqësorë appeared first on Reporter.al.

Jo më ‘të paprekshëm’

Data 10 shkurt e këtij viti nisi si një ditë e zakonshme, me socialistët që përgatiteshin për fushatën zgjedhore të 11 majit dhe opozitën që prezantonte zbulimin e saj të ri, Chris LaCivita, këshilltar i presidentit amerikan, Donald Trump, si kartë suksesi për zgjedhjet. Politikani Erion Veliaj, i cili gjerësisht konceptohej si një trashëgimtar potencial […]

The post Jo më ‘të paprekshëm’ appeared first on Reporter.al.

Korrupsioni gjuhësor si efekt anësor i korrupsionit politik

Kryeministri Edi Rama përdori termin “të hatashme” për të përshkruar akuzat që rëndojnë mbi drejtoreshën jetëgjatë të AKSHI, Mirlinda Karçanaj, si dhe termin “destabilizim” për procesin elementar demokratik të kërkesës së llogarisë ndaj një qeverie që, siç po del, është përgjegjëse për vjedhjen dhe grabitjen sistemike të çdo leku nga taksat e qytetarëve që patën […]

The post Korrupsioni gjuhësor si efekt anësor i korrupsionit politik appeared first on Reporter.al.

Viti 2025: Shqipëria në foto

Fotot e vitit 2025 përmes objektivit të Nensi Bogdanit përshkojnë një Shqipëri të vendosur në kryqëzimin mes krizave globale, tranzicioneve politike dhe betejave sociale të brendshme: nga refugjatët afganë dhe emigrantët e Lindjes së Mesme të strehuar përkohësisht në Shëngjin si pasojë e marrëveshjeve me SHBA-në dhe Italinë, te ceremonitë mortore për Kryepeshkopin Anastasios Janulatos […]

The post Viti 2025: Shqipëria në foto appeared first on Reporter.al.

Ish-drejtori i Mjedisit dhe 6 vartës nën akuzë për abuzime me lejet mjedisore

Prokuroria e Fierit njoftoi të dielën më 28 dhjetor përfundimin e hetimeve dhe dërgimin për gjykim të çështjes penale në ngarkim ish-drejtorit dhe gjashtë specialistëve të Agjencisë Rajonale Mjedisore Fier, Vlorë e Gjirokastër, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi akuzohen se kishin miratuar dhe refuzuar leje mjedisore në kundërshtim me ligjin dhe duke neglizhuar […]

The post Ish-drejtori i Mjedisit dhe 6 vartës nën akuzë për abuzime me lejet mjedisore appeared first on Reporter.al.

Albanity, surrogat i kulturës

Pyetjes “çfarë ke parë apo lexuar gjë të mirë këto kohë?”, i përgjigjem sipas interesave të personit, nëse është më afër librit apo arteve. Kur nuk ka lidhje dhe pyet për aperitiv apo për respekt të ndërsjelltë profesional, i përshkruaj diçka jo larg përditshmërisë për të nënkuptuar se e bukura megjithatë ekziston dhe një nga […]

The post Albanity, surrogat i kulturës appeared first on Reporter.al.

Lejuan ndërtim pa leje në parkun e Butrintit, dërgohen për gjykim

Kryeinspektori i Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit (IVMT) Sarandë dhe tre vartës të tij janë dërguar për gjykim, të akuzuar se lejuan ndërtime pa leje në zonën e mbrojtur të Parkut Kombëtar të Butrintit. Prokuroria e Sarandës njoftoi të shtunën, më 27 dhjetor, përfundimin e hetimeve dhe dërgimin për gjykim të çështjes penale ndaj […]

The post Lejuan ndërtim pa leje në parkun e Butrintit, dërgohen për gjykim appeared first on Reporter.al.

Sulmet digjitale në 2025: Më të sofistikuara dhe më të organizuara

Sulmet digjitale në Shqipëri kanë ardhur duke u sofistikuar përgjatë 12 muajve të fundit. Shpeshherë ato ndodhin në forma të fshehta, por pasojat në integritetin e të dhënave apo sigurinë e qytetarëve janë të dukshme dhe problematike. Një monitorim i BIRN për hapësirën digjitale në Shqipëri për periudhën kohore shtator 2024-gusht 2025 identifikoi 115 shkelje […]

The post Sulmet digjitale në 2025: Më të sofistikuara dhe më të organizuara appeared first on Reporter.al.

Si u zhduk koleksioni i shtrenjtë i verërave të Ergys Agasit

Mes kodrave të gjelbëruara të Mulletit, rreth 13 kilometra larg qendrës së Tiranës, “Equos Resort” reklamon shërbime luksi, mes të cilave një klub hipizmi, xhiro me kuaj apo sporte ujore për stinët e nxehta të vitit. Por koleksioni më i vlefshëm fshihej në një qilar brenda resortit. Pas shpalljes në kërkim të Ergys Agasit për […]

The post Si u zhduk koleksioni i shtrenjtë i verërave të Ergys Agasit appeared first on Reporter.al.

Krishtlindjet në një vend ku Zoti ishte i ndaluar

Në oborrin e Katedrales së Shën Palit në Tiranë, mbrëmjen e së hënës në prag të Krishtlindjes, pak besimtarë katolikë mblidhen për meshën e pasdites. Pranë hyrjes, një instalacion i thjeshtë me dru dhe kashtë rikrijon në miniaturë skenën e lindjes së Krishtit, një kujtesë e qetë e një historie të përsëritur brez pas brezi. […]

The post Krishtlindjet në një vend ku Zoti ishte i ndaluar appeared first on Reporter.al.

Klodjan Braho, kreu i ri i SPAK-ut, zotohet për “qasje të ashpër”

Klodjan Braho u përzgjodh këtë muaj si drejtuesi i ri i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar – një institucion i ngarkuar me detyrën e vështirë për të hetuar korrupsionin në nivele të larta – në një moment kur ky institucion është në qendër të vëmendjes së fortë publike dhe presionit politik. […]

The post Klodjan Braho, kreu i ri i SPAK-ut, zotohet për “qasje të ashpër” appeared first on Reporter.al.

Gjykata e Posaçme kalon në gjykim çështjen ndaj kirurgut Edvin Prifti

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi të mërkurën më 24 dhjetor të pranojë kërkesën e SPAK për kalimin për gjykim të çështjes penale ndaj ish-shefit të Shërbimit të Kardiokirurgjisë pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, mjekut Edvin Prifti. Ai akuzohet për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave […]

The post Gjykata e Posaçme kalon në gjykim çështjen ndaj kirurgut Edvin Prifti appeared first on Reporter.al.

Ngjyrat, dritat dhe atmosfera e festave në Tiranë

Në ditët e fundit të dhjetorit, Tirana hyn në ritmin e fundvitit mes dritave shumëngjyrëshe, trafikut të rënduar dhe fluksit të vizitorëve që mbushin qendrën e qytetit. Sheshi Skënderbej dhe bulevardi kryesor shndërrohen në pika takimi për familje, fëmijë, turistë dhe tregtarë të vegjël, teksa dekorimet festive, lojërat argëtuese dhe vitrinat e ndriçuara krijojnë një […]

The post Ngjyrat, dritat dhe atmosfera e festave në Tiranë appeared first on Reporter.al.

Dosja e SPAK: Fitimet marramendëse të kontraktorëve të AKSHI

Në 15 shtator 2023, Ergys Agasi, 36 vjeç, themeloi një kompani me kapital 1 mijë lek (10 euro) me aktivitet në fushën e teknologjisë së informacionit. Nën emrin EA Solutions, kompania pati një aktivitet të vrullshëm. Në bilancin e depozituar në Qendrën Kombëtare të Biznesit, kompania në fjalë deklaroi të ardhura në masën 242.4 milionë […]

The post Dosja e SPAK: Fitimet marramendëse të kontraktorëve të AKSHI appeared first on Reporter.al.

‘Për z. Shkëlzen Berisha’: SPAK paraqet provat në çështjen “Gërdeci” ndaj Fatmir Mediut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar paraqiti të martën, më 23 dhjetor, prova në funksion të gjykimit të çështjes penale ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, që lidhet me shkaqet që çuan në shpërthimin në Gërdec në vitin 2008. Prokurori i çështjes, Arben Kraja, konstatoi se në maj të vitit 2008 janë […]

The post ‘Për z. Shkëlzen Berisha’: SPAK paraqet provat në çështjen “Gërdeci” ndaj Fatmir Mediut appeared first on Reporter.al.

Ligji antimafia, konfiskohen 3 milionë euro pasuri të Drini Alikos

Një portofol i gjerë pasurish të paluajtshme, përfshirë një pikë karburanti, magazina, troje dhe një njësi betoni, me vlerë totale rreth 3 milionë euro, u konfiskua me vendimin e Gjykatës së Gjirokastrës, pasi dyshohet se rrjedh nga burime të paligjshme. Prokuroria e Gjirokastrës njoftoi se konfiskimi u vendos me kërkesë të saj për pasuritë që […]

The post Ligji antimafia, konfiskohen 3 milionë euro pasuri të Drini Alikos appeared first on Reporter.al.

Stani i drogës, gjykata dënon vëllain e ish-deputetit të PS-së

Gjykata e Lezhës ka dënuar me gjithsej 17 vite e 8 muaj burg tre persona të marrë të pandehur në lidhje me kultivimin e bimëve narkotike në zonën e Kashnjetit, mes të cilëve edhe vëllai i ish-deputetit të Partisë Socialiste, Eduard Ndreca. Armando Ndreca u gjet fajtor për kryerjen e veprave penale “Kultivimi i bimëve […]

The post Stani i drogës, gjykata dënon vëllain e ish-deputetit të PS-së appeared first on Reporter.al.

❌