❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Inteligjenca evropiane: Putini nuk synon paqe me Ukrainën, tenton të mashtrojë SHBA-në

Presidenti rus, Vladimir Putini, nuk e ka as dĂ«shirĂ«n e as vullnetin ta ndalĂ« luftĂ«n nĂ« UkrainĂ«n fqinje dhe beson se  mund t’i “mashtrojĂ«â€ Shtetet e Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s gjatĂ« bisedimeve nĂ« Washington pĂ«r pĂ«rfundimin e luftĂ«s, ka deklaruar njĂ« zyrtar i InteligjencĂ«s Evropiane.

Kaupo Rosin, drejtor i shĂ«rbimit tĂ« inteligjencĂ«s sĂ« jashtme tĂ« EstonisĂ«, ka thĂ«nĂ« se Moska po pĂ«rpiqet  tĂ« fitojĂ« kohĂ« nĂ« bisedimet  me SHBA-nĂ« dhe se “nuk ka absolutisht asnjĂ« diskutim pĂ«r bashkĂ«punim real apo domethĂ«nĂ«s me Shtetet e Bashkuara”.,

Rosin i ka bërë këto deklarata gjatë një konference online me gazetarë, përpara publikimit të raportit vjetor të sigurisë së Estonisë.

Ai ka thĂ«nĂ« se vlerĂ«simet bazohen nĂ« informacione tĂ« mbledhura nga inteligjenca estoneze nga “diskutime tĂ« brendshme ruse”, pa dhĂ«nĂ« detaje se si janĂ« siguruar kĂ«to tĂ« dhĂ«na.

Raporti estonez vlerëson se Rusia ka pak gjasa të sulmojë NATO-n gjatë këtij viti ose viti e ardhshëm, por paralajmëron se Moska mbetet e rrezikshme, pasi po përpiqet të forcojë kapacitetet e saj ushtarake.

Zyrtarët rusë kanë këmbëngulur publikisht se dëshirojnë një marrëveshje të negociuar, por sipas raportit tregojnë pak gatishmëri për kompromis dhe mbeten të palëkundur në kërkesat e tyre.

Viktor Ferraj, skulptori i dy kohĂ«ve rrĂ«fehet nĂ« ‘Pas Mesnatë’: Dashuria pĂ«r portretin mĂ« çoi drejt skulpturĂ«s

“Dashuria pĂ«r portretin mĂ« çoi drejt skulpturĂ«s” – kĂ«shtu e pĂ«rkufizon Viktor Ferraj, nĂ« njĂ« rrĂ«fim nĂ« Pas MesnatĂ« fillesĂ«n e rrugĂ«timit tĂ« tij artistik, njĂ« udhĂ« qĂ« nis nga vizatimi dhe piktura, pĂ«r t’u mishĂ«ruar mĂ« pas nĂ« vĂ«llim, formĂ« dhe materie. PĂ«r tĂ«, portreti nuk ishte vetĂ«m paraqitje fizike, por njĂ« kĂ«rkim i thellĂ« i njeriut, i karakterit dhe i brendĂ«sisĂ« shpirtĂ«rore.

Liceu Artistik mbetet njĂ« moment i veçantĂ« nĂ« formimin e tij. “Ishim mĂ« tĂ« lirĂ«â€, kujton Ferraj, duke nĂ«nvizuar njĂ« klimĂ« krijuese qĂ«, pavarĂ«sisht kufizimeve tĂ« kohĂ«s, i lejonte eksperimentimin. Ai skiconte nĂ« mĂ«nyrĂ« abstrakte dhe gjeometrike, qasje qĂ« jo gjithmonĂ« u mirĂ«prit dhe shpesh u kritikua nĂ« lice. MegjithatĂ«, kjo frymĂ« kĂ«rkuese do tĂ« bĂ«hej mĂ« vonĂ« pjesĂ« thelbĂ«sore e gjuhĂ«s sĂ« tij artistike.

NjĂ« kapitull mĂ« vete ishte realizimi i nudove, shpesh nĂ« mĂ«nyrĂ« “underground”. “Ishte e vĂ«shtirĂ« tĂ« gjeje modele, por ia dolĂ«m”, thotĂ« ai. VĂ«shtirĂ«sitĂ« nuk kanĂ« ndryshuar shumĂ« as sot: mungesa e modeleve dhe problemi i pagesĂ«s mbeten pengesa serioze. “Modelet mitike janĂ« tĂ« rralla, ndĂ«rsa pagesa e tyre Ă«shtĂ« qesharake”, shprehet Ferraj..

Rruga drejt artit europian nisi si njĂ« Ă«ndĂ«rr e madhe. “U nisĂ«m ta preknim Ă«ndrrĂ«n europiane nga bulevardi pĂ«r nĂ« DurrĂ«s”, rrĂ«fen ai. UdhĂ«timi mĂ« i vĂ«shtirĂ« i jetĂ«s sĂ« tij ishte ai i viteve ’90, njĂ« udhĂ«tim 11-orĂ«sh me anijen, i mbushur me pasiguri, shpresĂ« dhe ankth. KĂ«tĂ« pĂ«rvojĂ« ai e jetĂ«soi mĂ« vonĂ« nĂ« pikturĂ«, duke e kthyer udhĂ«timin fizik nĂ« njĂ« udhĂ«tim simbolik drejt artit europian.

Pavarësisht vështirësive, Ferraj nuk hoqi dorë nga piktura dhe arti. Përkundrazi, këmbëngulja e çoi drejt ekspozimeve edhe në Itali, duke dëshmuar se arti i tij arrin të komunikojë përtej kufijve.

NĂ« krijimtarinĂ« e tij zĂ« vend edhe njĂ« cikĂ«l i veçantĂ«, i ndarĂ« nĂ« 12 pjesĂ«, i lindur nga njĂ« fiksim personal me numerologjinĂ«. “Portretet i kisha tĂ« ndara nĂ« 12 pjesĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme”, shpjegon ai, duke ndĂ«rtuar njĂ« strukturĂ« ku çdo fragment mbart kuptim, ritĂ«m dhe simbolikĂ«.

Qëllimi i Viktor Ferrajit mbetet i qartë: të përcjellë mesazhe filozofike dhe jetësore përmes skulpturës. Vepra e tij nuk synon vetëm syrin, por edhe mendimin, duke e ftuar shikuesin në reflektim mbi njeriun, kohën dhe përvojën njerëzore./abcnews.al

“Dimri i kriptomonedhave”/ Eksperti rendit arsyet qĂ« kanĂ« çuar Bitcoin nĂ« pikiatĂ«: Trump, skandali Epstein


“Dimri i kriptomonedhave” po thellohet, ndĂ«rsa Bitcoin vijon rĂ«nien e ndjeshme nĂ« tregjet globale.

Eksperti i kriptomonedhave, Shahin Dokuzi, i ftuar nĂ« “Money Report” nĂ« ABC News, renditi njĂ« sĂ«rĂ« faktorĂ«sh politikĂ«, ekonomikĂ« dhe psikologjikĂ« qĂ« kanĂ« ndikuar nĂ« humbjen e besueshmĂ«risĂ« dhe luhatjet e forta tĂ« tregut.

Sipas tij, ndërhyrjet politike, spekulimet, normat e interesit, si edhe zhvillimet ndërkombëtare, po e shtyjnë kriptomonedhën më të madhe në një pikiatë që pritet të vijojë edhe në periudhën në vijim.

“VetĂ« presidenti Trump ka bĂ«rĂ« dĂ«min mĂ« tĂ« madh me kriptomonedhĂ«n e tij. Uli besueshmĂ«rinĂ«. QĂ« me ardhjen e pushtetin e tij dhe bleu tĂ« gjithĂ« kriptomonedhat, 80 fishoi pasurinĂ« e tij brenda pak ditĂ«sh dhe dĂ«mtoi qindra qytetarĂ«. Ka qenĂ« njĂ« lojĂ« e Trump pĂ«r zgjedhjet presidenciale. FaktorĂ« tĂ« tjerĂ«, tĂ« gjithĂ« e dimĂ« qĂ« valutat nuk kanĂ« njĂ« treg tĂ« saktĂ«, ecin me spekulime.

Kemi normalisht edhe normat e interesit, duan qĂ« tĂ« investojnĂ« nĂ« normat e interesit dhe jo nĂ« bitcoin. NjĂ« ndikim kanĂ« pasur edhe efektet psikologjike. Dosja “Epstein” Ă«shtĂ« njĂ« tjetĂ«r faktor qĂ« po ndikon nĂ« luhatjen e kriptomonedhave. Kina Ă«shtĂ« pĂ«rgatitur qĂ« tĂ« nxjerrĂ« njĂ« tjetĂ«r monedhĂ«, qĂ« synon tĂ« zĂ«vendĂ«sojĂ« dollarin amerikan.

NĂ«se tĂ« gjitha monedhat e tjera mund tĂ« zhduken, Bitcoin Ă«shtĂ« shumĂ« e vĂ«shtirĂ« qĂ« tĂ« zhduket, Ă«shtĂ« njĂ« nga monedhat mĂ« tĂ« qĂ«ndrueshme nĂ« treg. Do tĂ« ishte njĂ« kaos shumĂ« i frikshĂ«m qĂ« mund tĂ« shkaktohej nĂ« tregje. Mund tĂ« kemi njĂ« rĂ«nie nĂ« vazhdim”, tha Dokuzi.

Burgjet mes sigurisë formale dhe mungesës së transparencës, Niazi Jaho: Rehabilitimi nuk mund të mbetet vetëm në letër

Problematikat e sigurisë, transparencës dhe rehabilitimit në sistemin penitenciar shqiptar rikthehen vazhdimisht në vëmendjen e opinionit publik, zakonisht përmes ngjarjeve të rënda apo skandaleve që zbulojnë dobësi strukturore.

Në këtë intervistë, juristi Niazi Jaho ndalet te funksionimi i burgjeve, përgjegjësitë e administratës, boshllëqet ligjore dhe mungesa e transparencës institucionale, duke ofruar një lexim kritik të gjendjes aktuale dhe të standardeve që Shqipëria është e detyruar të zbatojë.

– Z. Jaho, herĂ« pas here informohet publiku se nĂ« burgjet tona futen sende tĂ« ndaluara si p.sh. celularĂ«, drogĂ«, etj. A tregon kjo se niveli i sigurisĂ« nuk Ă«shtĂ« ai qĂ« kĂ«rkohet.

– Sigurisht qĂ« po, sidomos kur raste tĂ« tilla ndodhin shpesh. Ligji Ă«shtĂ« i qartĂ«. Shkeljet janĂ« evidente: mungesĂ« kontrolli, kontrolle tĂ« pĂ«rcipta, korrupsion.

– Flagrante ishte ngjarja e DurrĂ«sit qĂ« u aratis i paraburgosuri A.N me rrezikshmĂ«ri tĂ« theksuar shoqĂ«rore. Kjo ngjarje u transmetua nga TV-tĂ«. NjerĂ«zit u shqetĂ«suan jo thjesht pĂ«r rrezikshmĂ«rinĂ« e kĂ«tij personi, por sidomos pĂ«r faktin se mĂ«nyra e arratisjes tregonte haptazi implikimin e vet personelit tĂ« burgjeve me pasoja tĂ« rĂ«nda pĂ«r sigurinĂ«. NĂ« fakt pĂ«r rastin u morĂ«n disa masa tĂ« shpejta. A mendoni se ato do tĂ« jenĂ« tĂ« efektshme?

– NĂ« njĂ« rast tĂ« tillĂ« natyrisht qĂ« duheshin marrĂ« masa tĂ« shpejta: procedime penale, ndĂ«shkime administrative, etj. Hetimi do tĂ« konkretizojĂ« si u organizua kjo arratisje nĂ« mes tĂ« ditĂ«s.

Por unĂ« jam i prirur ta shikoj çështjen nĂ« njĂ« aspekt tjetĂ«r. Konkretisht: mos vallĂ« ka boshllĂ«qe nĂ« ligjin dhe aktet nĂ«nligjore lidhur me rekrutimin (marrjen nĂ« punĂ«) tĂ« personelit tĂ« burgjeve, ose mos vallĂ« testimi nuk Ă«shtĂ« rigoroz, Ă«shtĂ« disi formal me justifikimin se duhet “tĂ« plotĂ«sojmĂ« organikĂ«n”. NĂ«se ka ndodhur kĂ«shtu, pasojat e dĂ«mshme vĂ«rtetohen nĂ« praktikĂ«. PastĂ«rtia e figurĂ«s (integriteti) dhe aftĂ«sia profesionale janĂ« kritere pĂ«rcaktuese nĂ« zbatimin rigoroz tĂ« ligjit.

NĂ« nenin 30 dhe 31 tĂ« ligjit nr. 81/2020 “PĂ«r tĂ« drejtat dhe trajtimin e tĂ« dĂ«nuarve me burgim dhe tĂ« paraburgosurve” bĂ«het fjalĂ« pĂ«r detyrat e personelit tĂ« institucionit (burgut) si dhe pĂ«r pĂ«rgjegjĂ«sitĂ« e PolicisĂ« sĂ« burgjeve. MegjithkĂ«tĂ«, kam mendimin se kĂ«to dispozita ka vend tĂ« rishikohen. Veç kĂ«saj, mendoj se duhet tĂ« rishikohen rregullat (kriteret) pĂ«r rekrutimin nĂ« burgje. Nxitje pĂ«r kĂ«tĂ« sugjerim u bĂ« njohja me masat (normat) minimale qĂ« duhen zbatuar nĂ« burgjet dhe qĂ« janĂ« miratuar nga OKB-ja. KĂ«to norma janĂ« tĂ« detyrueshme pĂ«r zbatim. NĂ« paragrafin 14 tĂ« kĂ«tij dokumenti tĂ« titulluar â€œĂ§Ă«shtje tĂ« kualifikimit” veç tĂ« tjerave, thuhet se kualifikimi duhet tĂ« pĂ«rfshijĂ« tĂ« paktĂ«n kĂ«to fusha: njohuri mbi tĂ« drejtat kushtetuese, tĂ« drejtĂ«n penale, dhe tĂ« procedurĂ«s penale, dispozitat qĂ« zbatohen nĂ« burgje, rregullat standart minimum tĂ« OKB-sĂ«, tĂ« drejtat e njeriut, njohuri mbi kriminologjinĂ«, njohuri pĂ«r parandalimin e vetĂ«vrasjeve, si duhet vepruar pĂ«r tĂ« burgosurit e dhunshĂ«m, kur duhet pĂ«rdorur forcĂ« pĂ«rfshirĂ« vetĂ«mbrojtjen, njohuri nĂ« fushĂ«n e psikologjisĂ«, trajtimin e pĂ«rdoruesve tĂ« drogĂ«s, etj (shih faqen 152-153 tĂ« Librit “Si ti bĂ«jmĂ« normat tĂ« zbatueshme”, botim i vitti 1995).

– TĂ«rheq vĂ«mendjen fakti se opinioni publik informohet kryesisht pĂ«r ngjarje apo incidente tĂ« ndryshme, korrupsionin nĂ« burgje dhe procedimin penal tĂ« disa personave, pĂ«r lĂ«vizjet e shpeshta tĂ« drejtorĂ«ve, etj. Sipas jush pĂ«rse ndodh kjo, pĂ«rse transparenca Ă«shtĂ« relativisht e dobĂ«t?

– Kjo Ă«shtĂ« pyetje e rĂ«ndĂ«sishme dhe aktuale. Do tĂ« shpreh disa mendime edhe pse mund tĂ« jenĂ« tĂ« diskutueshme. SĂ« pari, mendoj se ky Ă«shtĂ« problem qĂ« ka tĂ« bĂ«jĂ« me transparencĂ«n. Publiku i gjerĂ« nuk di çfarĂ« ndodh nĂ« burgje. Drejtoria e PĂ«rgjithshme e Burgjeve nuk zbaton pikĂ«n 7 tĂ« nenit 26 tĂ« ligjit nr. 81/2020 ku thuhet se ajo “duhet tĂ« informojĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« vazhdueshme publikun pĂ«r veprimtarinĂ« e saj, nĂ« mnĂ«yrĂ« qĂ« tĂ« kuptohet mĂ« mirĂ« roli i sistemit tĂ« burgjeve nĂ« trajtimin e tĂ« burgosurve”.

SĂ« dyti: Ekziston koncepti i fshehtĂ«sisĂ«. NĂ« paragrafin 22 tĂ« manualit qĂ« pĂ«rmendĂ«m mĂ« lart thuhet se: “Ka njĂ« prirje qĂ« tĂ« burgosurit tĂ« konceptohen si qĂ«nie qĂ« kanĂ« bĂ«rĂ« mĂ«kate dhe qĂ« duhet tĂ« hidhen nĂ« qeli tĂ« zymtĂ« pĂ«r njĂ« periudhĂ« tĂ« konsiderueshme kohe”.

SĂ« treti: Megjithse media ka pĂ«r mision tĂ« marrĂ« informacion dhe t’ja transmetojĂ« atĂ« publikut, ajo, kufizohet kryesisht me informacionin pĂ«r incidentet, korrupsionin, futjen e sendeve tĂ« ndaluara, procedimet penale, etj. PĂ«rse media nuk kĂ«rkon informacion si punohet pĂ«r rehabilimtin e tĂ« burgosurve, pĂ«r tĂ« drejtat qĂ« ata kanĂ«, si trajtohen tĂ« miturit, etj?

– A ka mbipopullim nĂ« burgjet tona?

– KĂ«tĂ« nuk e di. Nuk disponoj tĂ« dhĂ«na. Por mund tĂ« them se nuk do tĂ« kishte mbbipopullim nĂ«se do tĂ« siguroheshin standartet e pĂ«rcaktuara nĂ« ligj, qĂ« kubatura e qelisĂ« (dhomĂ«s) tĂ« jetĂ« jo mĂ« pak se 9m3 dhe sipĂ«rfaqja e banimit jo mĂ« pak se 4m2 pĂ«r çdo tĂ« burgosur, dritare qĂ« mundĂ«sojnĂ« ajrim tĂ« mjaftueshĂ«m dhe ndriçim natyral normal pĂ«r tĂ« lexuar dhe punuar, ndĂ«rsa nĂ« regjimin e posaçëm duhet qĂ« ato tĂ« jenĂ« jo mĂ« pak se 6m2 dhe kubatura jo mĂ« pak se 9m3.

Në periudha të caktuara dhe në raste të veçanta, mund të krijohet përkohësisht mbipopullimi. Ai mund të bëhet shqetësues kur është i vazhdueshëm dhe që mund të diskutohet trajtimi çnjerëzor dhe degradues (Neni 3 i KEDNJ). Gjykata e Strasburgut kur ka trajtuar çështje të tilla, nuk i ka justifikuar pretendimet se mbipopullimi është shkaktuar për mungesë fondesh.

– Sipas jush cila Ă«shtĂ« detyra kryesore e administratĂ«s sĂ« burgjeve?

– Rehabilitimi i tĂ« burgosurve, trajtimi me dinjitet i tyre, respektimi i tĂ« drejtave dhe lirive qĂ« u garanton ligji, parandalimi i sjelljeve ose trajtimit mizor, çnjerĂ«zor, poshtĂ«rues apo degradues. TĂ« miturit dhe gratĂ« duhen trajtuar nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« veçantĂ«. TĂ« respektohet e drejta e ankimit dhe mos teprohet me masa ndĂ«shkimore.

Rehabilitimi synon riintegrimin (riasocimin) në shoqëri (mbas lirimit). Pregatitja për integrim, sipas nenit 12 të ligjit fillon me paraburgimin, vazhdon gjatë kryerjes së dënimit si dhe pas lirimit.

– Ç’farĂ« thuhet nĂ« ligje pĂ«r regjimin e posaçëm?

– Ky regjim zbatohet nĂ« institucionet e ekzekutimit tĂ« vendimeve penale tĂ« sigurisĂ« sĂ« lartĂ«. Ai zbatohet ndaj personave me rrezikshmĂ«ri tĂ« theksuar shoqĂ«rore, pjesĂ«marrĂ«s nĂ« grup tĂ« strukturuar kriminal, banda tĂ« armatosura, organizatĂ« terroriste ose pĂ«r vepra me qĂ«llime terroriste. Ata qĂ« vendosen nĂ« kĂ«tĂ« rregjim, kanĂ« disa kufizime nĂ« krahasim me tĂ« tjerĂ«t. E megjithkĂ«tĂ« edhe kĂ«ta kanĂ« tĂ« drejtĂ«n e ankimit.

– Lidhur me takimet me tĂ« burgosur ka patur disa ankesa. Pretendohet se u kufizohet ose u mohoet kjo e drejtĂ«. Ç’thuhet nĂ« ligje pĂ«r kĂ«tĂ«?

– NĂ« nenin 49 tĂ« ligjit pĂ«r takimet, vizitat, korrespondencat dhe informacionet nĂ« rastet e tĂ« paraburgosurve “merret miratimi paraprak me shkrim i prokurorit”. TĂ« paraburgosurit kanĂ« tĂ« drejtĂ« tĂ« komunikojnĂ« me median, me pĂ«rjashtim tĂ« rasteve kur ka shkaqe tĂ« arĂ«syeshme qĂ« pĂ«rligjen dhe qĂ« kanĂ« tĂ« bĂ«jnĂ« “me ruajtjen e sigurisĂ« brenda institucionit
”. PĂ«r hyrjen e mediave nĂ« institucion nĂ« rastin e tĂ« paraburgosurve merret miratimi paraprak me shkrim i prokurorit.

Përsa i përket hyrjes në institucion të disa personave siç janë p.sh. Kryetari i Kuvendit, Kryeministri, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, etj, nuk është e nevojshme marrja e autorizimit.

– Po pĂ«rfaqĂ«suesit e BE-sĂ« a mund tĂ« hyjnĂ« nĂ« kĂ«to institucione pa autorizim?

– NĂ« nenin 51 tĂ« ligjit nr. 81/2020 thuhet: “TĂ« drejtĂ«n tĂ« hyjnĂ« pa autorizim nĂ« institucionet e ekzekutimit tĂ« vendimeve penale, e kanĂ« edhe pĂ«rfaqĂ«suesit e institucioneve ndĂ«rkombĂ«tare, nĂ« kuadĂ«r tĂ« angazhimeve tĂ« marra pĂ«rsipĂ«r nga Republika e ShqipĂ«risĂ« gjatĂ« kryerjes sĂ« vizitave monitoruese”.

– MĂ« sipĂ«r u trajtua çështja e riasocimit qĂ« do tĂ« thotĂ« lirimi i tĂ« burgosurve kur u mbaron koha e vuajtjes sĂ« dĂ«nimit. NĂ« kĂ«to raste administrata e burgjeve a ka ndonjĂ« detyrim ligjor?

– PĂ«r kĂ«tĂ« çështje bĂ«het fjalĂ« nĂ« nenin 59 tĂ« Ligjit. Midis tĂ« tjerave nĂ« pikĂ«n 3 tĂ« kĂ«tij neni thuhet: “PĂ«r tĂ« mbĂ«shtetur procesin e riintegrimit tĂ« tĂ« liruarit, nĂ« rastet kur rezulton se ai do tĂ« pĂ«rballet me vĂ«shtirĂ«si pas daljes nga institucioni, njoftohet njĂ«sia pĂ«rkatĂ«se e vetqeverisjes vendore e vendbanimit tĂ« tij pĂ«r tĂ« mundĂ«suar asistencĂ« tĂ« mĂ«tejshme.” PĂ«r tĂ« miturit dhe gratĂ« pregatitet njĂ« plan i veçantĂ«, ndĂ«rsa nĂ« pikĂ«n 6 tĂ« kĂ«tij neni thuhet: “Gjykata qĂ« ka dhĂ«nĂ« vendimin, prokurori qĂ« ka udhĂ«ruar ekzekutimin e vendimit, ministria pĂ«rgjegjĂ«se pĂ«r rendin dhe sigurinĂ« publike dhe policia e shtetit njoftohen mĂ«njĂ«herĂ« pĂ«r tĂ« dĂ«nuarin e liruar”.

– A Ă«shtĂ« i mjaftueshĂ«m ky detyrim ligjor dhe a ndiqet situata, veprimet qĂ« ndermerren, ndihmesa qĂ« u jepet tĂ« liruarve. KĂ«shtu p.sh. brenda 3 ose 5 vjetĂ«ve mund tĂ« jenĂ« liruar 2000 persona. Ç’farĂ« pune Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« me ta, a janĂ« sistemuar nĂ« punĂ« ose jo, a janĂ« strehuar, etj?

– Nuk ka ndonjĂ« informacion pĂ«r kĂ«tĂ«. Siç pĂ«rmendĂ«m edhe mĂ« sipĂ«r ngarkohen disa institucione, por nuk Ă«shtĂ« kryer ndonjĂ« monitorim ose tĂ« jetĂ« bĂ«rĂ« ndonjĂ« analizĂ«. Kam pĂ«rshtypjen se pĂ«r kĂ«tĂ« nuk ka patur interes. NĂ« fakt, pĂ«rmbajtja e nenit 59 tĂ« ligjit ka qenĂ« vetĂ«m njĂ« orientim apo “detyrim formal” i disa institucioneve. Prandaj do tĂ« sugjeroja qĂ« ky problem tĂ« shqyrtohet pĂ«r tĂ« realizuar synimin. Ekziston mundĂ«sia (rreziku) qĂ« nĂ«se ato qĂ« pĂ«rmenden nĂ« nenin 59 tĂ« ligjit, nuk shoqĂ«rohen me ndjekjen dhe zbatimin e tyre nĂ« praktikĂ« njĂ« pjesĂ« e tĂ« liruarve mund tĂ« kthehen pĂ«rsĂ«ri nĂ« burg, pĂ«r arsye nga mĂ« tĂ« ndryshmet siç mund tĂ« jenĂ«: kryerja e veprave penale, pĂ«rfshirja nĂ« grupe kriminale, etj.

Lidhur me këtë çështje do të sugjeroja që ky problem të vlerësohej seriozisht, të analizohej gjendja për një periudhë 3 ose 5 vjeçare. Kam parasysh se së shpejti sipas amnistisë penale që do të miratohet mund të lirohen rreth 500 të dënuar.

Intervistoi: Zylyftar Bregu

Përkeqësohet globalisht perceptimi për korrupsionin/ TI: Shqipëria humb tre pikë në vlerësimin për vitin 2025

Perceptimi për nivelin e korrupsionit në botë ka pësuar përkeqësim gjatë vitit 2025. Transparency International ka publikuar raportin për vitin 2025 ku rezulton se edhe Shqipëria ka pësuar përkeqësim dhe vlerësohet me  39 pikë në raportin e vitit 2025 nga 42 që ishte një vit më parë, duke humbur 3 pikë dhe si rezultat ka rënë me 11 vende në renditjen globale

Por Indeksi vjetor tregon se numri i vendeve që marrin mbi 80 pikë është tkurrur nga 12 një dekadë më parë në vetëm pesë këtë vit.

Në raportin e Transparency International  vlerësimi me pikë i një shteti tregon nivelin e korrupsionit të perceptuar në sektorin publik ndërsa renditja e një shteti në indeks tregon pozicionin e tij krahasuar me vendet e tjera.

Kushtetuta nuk lejon pezullimin e qeverisjes

Nga Sokol Berberi*

Kushtetuta, si ligji themelor i shtetit, mishĂ«ron vlerat dhe parimet thelbĂ«sore tĂ« qeverisjes demokratike, tĂ« cilat, nĂ«drejtime tĂ« caktuara, qĂ«ndrojnĂ« nĂ« njĂ« gjendje tensioni dhe konkurrimi midis tyre. KĂ«shtu, pushtetet duhet tĂ« jenĂ« tĂ« ndara,por edhe tĂ« balancuara, sistemi duhet tĂ« krijojĂ« mundĂ«si tĂ« barabarta demokratike pĂ«r pĂ«rfaqĂ«sim politik, por njĂ«kohĂ«sisht duhet tĂ« marrĂ« nĂ« konsideratĂ« qeverisjen efektive, organet kushtetuese kanĂ« pavarĂ«si funksionale, por duhet edhe tĂ« japin llogari dhe tĂ« jenĂ« tĂ« pĂ«rgjegjshme, etj.. Po ashtu, edhe tĂ« drejtat themelore kushtetuese evokojnĂ« pretendime legjitime qĂ« mund tĂ« jenĂ« nĂ« konflikt midis tyre. NjĂ«kohĂ«sisht, vetĂ« Kushtetutaofron standarde dhe rregullime specifike pĂ«r zgjidhjen e kĂ«tyre tensioneve dhe pĂ«r harmonizimin e interesave kushtetuese legjitime. Ka njĂ« qĂ«ndrim tĂ« konsoliduar tĂ« jurisprudencĂ«s kushtetuese, sipas tĂ« cilit çdo dispozitĂ« e KushtetutĂ«s duhet tĂ« interpretohet nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« tĂ« jetĂ« e pajtueshme me parimet themelore kushtetuese, pĂ«r arsye se tĂ« gjitha normat dhe standardet kushtetuese formojnĂ« njĂ« sistem tĂ« vetĂ«m, koherent dhe harmonik. Natyra e KushtetutĂ«s, koncepti i kushtetutshmĂ«risĂ«, nĂ«nkupton qĂ« Kushtetuta nuk mund tĂ« ketĂ« kontradikta tĂ« brendshme. Pohimi se Kushtetuta ka ‘zbrazĂ«ti’apo ‘boshllĂ«qe’nuk Ă«shtĂ« nĂ« pĂ«rputhje me kĂ«tĂ« premisĂ« tĂ«interpretimit kushtetues.

Në vijim, fokusi në këtë shkrim kufizohet vetëm te çështja e garancive funksionale të organeve kushtetuese ndaj përgjegjësisë dhe procedimit penal, në mënyrë të veçantë tekushtet e pezullimit nga detyra në këtë aspekt.

GarancitĂ« ndaj procedimit penal pĂ«r organet kushtetuese kanĂ« dimension kushtetues. KĂ«to garanci synojnĂ« tĂ« harmonizojnĂ« interesin publik pĂ«r pavarĂ«sinĂ« funksionale tĂ« organit me pĂ«rgjegjshmĂ«rinĂ« penale tĂ« subjektit pĂ«rkatĂ«s, nĂ« respekt tĂ«parimit tĂ« barazisĂ« pĂ«rpara ligjit dhe llogaridhĂ«nies. Kushtetuta parashikon rregullime specifike nĂ« varĂ«si tĂ« natyrĂ«s sĂ« organit kushtetues. NĂ« kĂ«tĂ« kuptim, kĂ«to organe mund t’i grupojmĂ« nĂ«dy kategori: a) organet kushtetuese tĂ« pavarura jo-politike, qĂ«nuk e marrin mandatin nga zgjedhjet demokratike; dhe b) organet kushtetuese qĂ« burojnĂ« nga zgjedhjet politike (nĂ« nivel qendror dhe vendor).

Në kategorinë e parë përfshihen, ndër të tjera, Gjykata Kushtetuese (GJK), Gjykata e Lartë (GJL), Prokurori i Përgjithshëm (PP), Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ), Këshilli iLartë i Prokurorisë (KLP), Inspektori i Lartë i Drejtësisë (ILD), si dhe gjyqtarët dhe prokurorët e juridiksionit të posaçëm dhe tëpërgjithshëm. Për të gjitha këto organe Kushtetuta parashikon shprehimisht kushtet e pezullimit nga detyra si rrjedhojë e procedimit penal. Kështu: për anëtarin e GJK-së pezullimi bëhet nga vetë GJK-ja (neni 128, pika 3 e Kushtetutës); për anëtarët e KLGJ-së, të KLP-së, për PP dhe për ILD-në pezullimi nga detyra bëhet me vendim të GJK-së (respektivisht nenet 147/c, pika 3, 149/c, pika 3, 147/e, pika 4 të Kushtetutës). Për gjyqtarët dhe prokurorët pezullimi nga detyra bëhet, respektivisht nga KLGJ-ja dhe KLP-ja (nenet 140/3 dhe 148/d pika 4, tëKushtetutës). Pra, siç vërehet, për të gjitha këto organekushtetuese të pavarura, pezullimi nga detyra si rrjedhojë e procedimit penal, nuk vendoset nga gjyqtari i juridiksionit tëposaçëm apo të zakonshëm.

Për kategorinë e dytë, ku përfshihen organet kushtetuese që burojnë nga zgjedhjet politike (Kuvendi dhe qeveria në nivel qendror, këshillat dhe kryetarët e bashkisë në nivel vendor), ka rregullime specifike lidhur me procedimin penal, që i përgjigjen natyrës së këtyre organeve.

Për deputetë dhe anëtarët e qeverisë ka garanci ndaj procedimit penal, që mbulohen nga imuniteti. Ministri gëzon imunitetin qëKushtetuta i njeh deputetit, sipas neneve 73 dhe 103 të Kushtetutës. Duhet theksuar se imuniteti është garanci institucionale dhe nuk duhet të shihet si privilegj individual. Imuniteti nuk nënkupton shmagie nga përgjegjësia penale e deputetit/ ministrit. Me ndryshimet kushtetuese të vitit 2012, imuniteti është i kufizuar dhe mbulon vetëm ndalimin earrestimit ose të heqjes së lirisë në çfarë do lloj forme tëdeputetit/ ministrit, e ushtrimit të kontrollit personal ose tëbanesës ndaj tyre, pa autorizimin e Kuvendit. Ndërsa për fillimin e procedimit penal, për marrjen e masave procedurale të tjera, për marrjen të pandehur dhe gjykimin, nuk kërkohet paraprakisht autorizimi nga Kuvendi. Mandati ideputetit/ministrit mbaron kur dënohet me vendim gjyqësor tëformës së prerë për kryerjen e një krimi.

Kushtetuta nuk ka parashikuar mundĂ«sinĂ« e pezullimit nga detyra tĂ« deputetit/ministrit, si rrjedhojĂ« e procedimit penal.MegjithĂ«se kjo masĂ« procedurale bie brenda konceptit tĂ«imunitetit, nĂ« njĂ« kuptim tĂ« gjerĂ«, pĂ«r shkak tĂ« pasojĂ«s qĂ« sjell pĂ«r funksionimin e institucionit, do tĂ« duhej tĂ« kishte parashikim tĂ« veçantĂ«. NĂ«se kushtetutbĂ«rĂ«si do kishte bĂ«rĂ« vlerĂ«sim tĂ«ndryshĂ«m, do e kishte parashikuar edhe kĂ«tĂ« instrument nĂ« kĂ«to dispozita, siç Ă«shtĂ« rregulluar pĂ«r organet e tjera kushtetuese tĂ«pĂ«rmendura mĂ« lart. Nisur nga premisat e interpretimit kushtetues, atĂ« qĂ« nuk ka dashur ta bĂ«jĂ« kushtetutbĂ«rĂ«si nuk mund ta bĂ«jĂ« ligjvĂ«nĂ«si, duke e konsideruar si ‘zbrazĂ«ti ose heshtje tĂ« KushtetutĂ«s’. Mbi kĂ«tĂ« bazĂ« arsyetimi, nĂ« vitin 2012 u ndoq rruga e amendamentit kushtetues pĂ«r ndryshimin e pĂ«rmbajtjes sĂ« imunitetit dhe jo rruga e ligjbĂ«rjes sĂ« zakonshme.

Megjithatë, nuk mendoj se imuniteti kushtetues përbën argumentin kryesor si arsye për ndalimin e pezullimit nga detyra të deputetit/ministrit. Kuvendi dhe qeveria burojnë nga zgjedhjet demokratike dhe, për rrjedhojë, janë organe përfaqësuese tësovranitetit të popullit. Kushtetuta nuk e lejon pezullimin apo bllokimin e qeverisjes. Ky parim është mbizotërues nëKushtetutë. Për këtë qëllim, Kuvendi qëndron në detyrë deri nëmbledhjen e parë të Kuvendit të ri të zgjedhur (neni 65 iKushtetutës) dhe Kryeministri dhe ministrat janë të detyruar tëqëndrojnë në detyrë deri në formimin e Këshillit të Ministrave pasardhës (neni 106 i Kushtetutës).

Ministri, pĂ«rveç cilĂ«sisĂ« si anĂ«tar i organit kolegjial tĂ« KĂ«shillit tĂ« Ministrave, Ă«shtĂ« dhe organ kushtetues monokratik. Aktet kushtetuese, pĂ«r tĂ« cilat ministri ngarkohet nga ligji, nuk mund tĂ« nxirren nga Kryeministri apo KĂ«shilli i Ministrave, apo t’idelegohen nga qeveria njĂ« organi tjetĂ«r. NĂ« ushtrimin e kompetencĂ«s kushtetuese normative, ministri nuk mund tĂ«zĂ«vendĂ«sohet as nga zĂ«vendĂ«sministri. Ministri shkarkohet nga Presidenti i RepublikĂ«s, me propozim tĂ« Kryeministrit dhe ky dekret i dĂ«rgohet Kuvendit pĂ«r miratim (neni 98 i KushtetutĂ«s). Edhe nĂ«se ministri Ă«shtĂ« shkarkuar sipas kĂ«tij parashikimi, ai Ă«shtĂ« i detyruar nga Kushtetuta tĂ« qĂ«ndrojĂ« nĂ« detyrĂ« deri nĂ«konfirmimin e pasardhĂ«sit. Pezullimi nga detyra i ministrit me vendim gjykate, bazuar nĂ« parashikime extra kushtetuese, pĂ«r nga pasojat qĂ« sjell, mund tĂ« barazohet me aktin e shkarkimit. PĂ«r kĂ«to arsye, kjo konsiderohet ndĂ«rhyrje jo kushtetuese nĂ« kompetencat e Kryeministrit, Presdidentit dhe Kuvendit, dhe nĂ« kundĂ«rshtim me ndarjen dhe balancimin e pushteteve.

Prokurori dhe gjyqtari kanë detyrimin për të vlerësuar dhe respektuar standardet kushtetuese dhe konventore që mund të lidhen me çështjet konkrete në praktikën gjyqësore. Kur ligji mbi të cilën bazohet zgjidhja e çështjes së shtruar përpara gjykatës krijon implikime kushtetuese/konventore, gjykata, sipas rastit, përcakton ligjin/standardin e zbatueshëm sipas hierarkisë së burimeve, bën interpretim pajtues të ligjit me Kushtetutën/Konventën ose vë në lëvizje kontrollin kushtetues. Lidhur me parashikimin e nenit 242/2 të KPP, mendoj se gjykata duhet ta interpretojë këtë dispozitë në harmoni me standardet kushtetuese të përmendura më lart duke konkluduar se përjashtimi shtrihet jo vetëm për organet e zgjedhura, por për të gjitha organet kushtetuese, duke përfshirë dhe ministrin.

Ky interpretim nuk cenon kompetencat dhe interesin legjitim të prokurorisë dhe të gjykatës së posaçme për të mbrojtur integritetin e hetimit dhe të procedimit penal. Përkundrazi, zbatimi i një instrumenti procedural penal si masë ndaluese ndaj ministrit, ndërkohë që Kushtetua nuk e lejon, nuk i shërben pavarësisë së tyre. Fuqia e tepërt, siç historia institucionale dëshmon, mund të sjellë vetëdëmtim dhe cenim të legjitimitetit.

*Ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese

Bitcoin në pikiatë/ Zbret poshtë 701 mijë dollar, niveli më i ulët në 16 muaj

Bitcoin ka rënë në nivelin më të ulët në 16 muaj, pavarësisht mbështetjes personale dhe publike të presidentit amerikan Donald Trump. Aktualisht çmimi i bitcoin llogaritet në 69 mijë dollarë, duke rekuperuar lehtë humbjet e ditëve të fundit. Javën e kaluar monedha virtuale ra në 60 mijë dollarë, niveli më i ulët që nga shtatori i vitit 2024. Me rënien e javës së kaluar, çmimet e Bitcoin u tkurrën me 32%.

Rënia erdhi pas disa muajsh rritje të fortë të çmimit të Bitcoin, të cilat e bënë kriptovalutën të arrinte nivelin më të lartë prej 122 mijë dollarë në tetor të vitit të kaluar.

Analistë të Deutche Bank e lidhin rënien drastike të bitcoin me emërimin e Kevin Warsh si kryetari i ri i Rezervës Federale. Investitorët sipas tyre mendojnë se ai mund të ndjekë një qasje të ashpër duke i mbajtur normat e interesit të larta, ndërsa politika monetare lehtësuese mbështet përgjithësisht investimet në asetet virtuale.

Po ashtu, ndikim sipas tyre kanë dhënë edhe humbja e interesit nga investitorët tradicionalë dhe një pesimizëm I përgjithshëm lidhur me asetet virtuale.

Në 2025 investitorët u inkurajuan nga përfshirja e presidentit Trump në sektor, nga mbështetja e tij për monedhat virtuale dhe premtimet për të rregulluar legjislacionin për zhvillimin e tregut.

Një ndër veprimet e para të Trump pas rikthimit në Shtëpinë e Bardhë ishte një urdhër ekzekutiv që synonte ta bënte SHBA kryeqytetin e kriptovalutave. Më pas, ai linçoi edhe kriptomonedhën e tij çka i dha një shtysë edhe më të madhe tregut asokohe, por rritja mesa duket do të ishte e përkohshme.

Kreditë me probleme, niveli më i ulët historik/ BSH: Në dhjetor zbritën në 3.8%

Kreditë që nuk shlyhen në kohe ose  huatë e këqija kanë arritur në nivelin më të ulët të regjistruar ndonjëherë. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë gjatë  dhjetorit niveli i kredive të këqija rezultoi  3.8% nga  4.2% që u regjistrua një vit më parë në të njëjtën periudhë. Por përmirësimi duket edhe në raportin e kredive me probleme me bazë vjetore. Ndërkohë që në vlerë huatë me probleme rezultojnë se janë  358 milionë euro kredi me probleme.

Nëse vërejmë të njëjtën periudhë të disa viteve më parë përmirësimi  i huave me probleme është i ndjeshëm.

Ky është një tregues mjaft optimist i cili konfirmon se aftësia paguese e qytetareve dhe e bizneseve është përmirësuar në vend. Po ashtu ndikim në këtë drejtim ka pasur edhe rritja e nivelit të punësimit por edhe e pagave.

Qëndrueshmëria e  nivelit të kredive e me probleme është një sinjal pozitiv për sistemin bankar dhe përmirësimin e  gjendjes financiare të huamarrësve.

Tashmë norma e interesit  në lekë është pozicionuar në nivelin 2.50% si një masë për të stabilizuar çmimet e konsumit por njëkohësisht  kjo ka  ulur  edhe kostot për qytetarët dhe bizneset që kanë një kredi në monedhën kombëtare. Kjo nënkupton që këstet e kredive të reja do të jenë më të lira se ato që janë aprovuar aktualisht.

Ndikim në përmirësimin e bilancit të bankave ka dhënë edhe rritja e ndjeshme e kredidhënies. sipas të dhënave të bankës së Shqipërisë vërehet se portofoli total i kredive në fund të vitit 2025 ka arritur rekord duke tejkaluar të gjitha periudhat e njëjta përgjatë viteve të kaluara. Në total  portofoli i kredisë rezultoi se ishte  943.4 miliardë lekë.

Zjarret, nisin dëmshpërblimet/ Gramsh, shpërndahet gjysma e fondit prej 86.6 milionë lekësh

Pasi qeveria alokoi fondin e dëmshpërblimeve për banesat dhe objektet që u prekën nga zjarret e verës, bashkia e Gramshit ka nisur me shpërndarjen e dëmshpërblimeve.

Skëndërbegasi ishte njësia administrative më e goditur nga flakët, ndërsa aktualisht banorët kanë përfituar gjysmën e shumës së alokuar. Nga 86.6 milionë lekë që përfiton bashkia, dëri më tani është shpërndarë 50 përqind e saj, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Gjatë zjarreve të verës, bashkia e këtij qyteti ofroi strehim të përkohshëm për familjet e prekura dhe masa të tjera emergjence.

Nga fondi i qeverisë shqiptare prej 345 milionë lekësh, përfituesja më e madhe është Kruja, pasuar nga Gramshi e Finiqi.

“DĂ«shtimi i reformĂ«s bashkon shqiptarĂ«t”/ Nura: ËshtĂ« kuptuar mosfunksionimi i drejtĂ«sisĂ«. SPAK nuk mund tĂ« jetĂ« partiak

Analisti politik Artur Nura, i ftuar nĂ« emisionin “News Line” nĂ« ABC News, ka komentuar zhvillimet e fundit nĂ« sistemin e drejtĂ«sisĂ« dhe ndikimin e tyre nĂ« skenĂ«n politike shqiptare. Sipas NurĂ«s, rezultatet dhe vendimet e fundit tregojnĂ« se opinioni publik ka nisur tĂ« kuptojĂ« mosfunksionimin e institucionit mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m tĂ« drejtĂ«sisĂ« nĂ« vend, i cili, sipas tij, ka marrĂ« njĂ« rol politik duke cenuar parimin e ndarjes sĂ« pushteteve.

Ai theksoi se kjo situatë ka ndikuar më shumë në opozitë dhe partitë e reja, ndërsa ngriti shqetësime për rolin e SPAK, përgjegjësinë e shumicës dhe të ndërkombëtarëve në fuqizimin e tepruar të prokurorisë, si edhe për perceptimin në rritje të dështimit të reformës në drejtësi dhe të Gjykatës Kushtetuese.

“Rezultatet tregojnĂ« qĂ« opinioni e ka kuptuar mos funksionimin e institucionit mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m tĂ« drejtĂ«sisĂ« nĂ« ShqipĂ«ri. E cila duhet tĂ« ndante shapin nga sheqeri, sepse diskutohet demokracia. Ky ishte edhe qĂ«llimi kryesor i kryeministrit, qĂ« ishte ndarja e pushteteve. E kemi bĂ«rĂ« ShqipĂ«rinĂ« si njĂ« RepublikĂ« prokurorĂ«sh dhe kjo Ă«shtĂ« shumĂ« e rĂ«ndĂ«sishme. Kjo nuk e ka penalizuar mazhorancĂ«n, por mĂ« shumĂ« pĂ«r opozitĂ«n dhe partitĂ« e reja. SPAK Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« “partia” mĂ« e votuar qĂ« ka pasur mbĂ«shtetjen mĂ« tĂ« madhe dhe kjo ka filluar tĂ« marrĂ« njĂ« rrjedhĂ« tjetĂ«r, ka filluar tĂ« marrĂ« njĂ« rol politik dhe kjo Ă«shtĂ« papĂ«rgjegjshmĂ«ri.

SPAK nuk mund tĂ« jetĂ« partiak, duhet tĂ« jetĂ« i besueshĂ«m. Berisha ka shantazhuar Kushtetuesen drejtpĂ«rdrejt. TĂ« gjitha kĂ«to entuziazmi tĂ« pakontrolluara ka dhĂ«nĂ« njĂ« lloj kolori partiak. Vendimi ka vĂ«nĂ« kapakun kĂ«saj situate, por perceptimi pĂ«r sistemin e drejtĂ«sisĂ« ka filluar qĂ« tĂ« kthjellohet. Kushtetuesja ka dĂ«shtuar, reformat nuk janĂ« bĂ«rĂ« ashtu siç duhet. E dyta Ă«shtĂ« edhe pĂ«rgjegjĂ«si e ndĂ«rkombĂ«tare, sepse me mbĂ«shtetjen e ndĂ«rkombĂ«tare njĂ« prokuror i zakonshĂ«m merr njĂ« tĂ« tillĂ« fuqi, saqĂ« pezullon njĂ« anĂ«tarĂ« tĂ« kabinetit. KĂ«rkojnĂ« rritje pagash qĂ« janĂ« ekstravagante. Kjo Ă«shtĂ« njĂ« pĂ«rgjegjĂ«si qĂ« edhe ndĂ«rkombĂ«tarĂ«t duhet qĂ« ta marrin pĂ«rsipĂ«r. PĂ«rgjegjĂ«sia e parĂ« Ă«shtĂ« e shumicĂ«s edhe tĂ« kĂ«tyre financimeve tĂ« tepĂ«rta. Strategjia e BerishĂ«s Ă«shtĂ« e mbĂ«shtetur tek puna e SPAK”, tha Nura.

Gjermania do të porosisë dronë sulmues me vlerë mbi 500 milionë euro

Qeveria gjermane planifikon të porosisë dronë sulmues me vlerë 536 milionë euro (638 milionë dollarë) nga startup-et gjermane Helsing dhe Stark Defense.

Dhe këto porosi, thuhet se janë pjesë e një shtytjeje për riarmatim pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës.

Kontratat pĂ«r municione – dronĂ« qĂ« qĂ«ndrojnĂ« pezull mbi njĂ« zonĂ« tĂ« mundshme sulmi pĂ«rpara se tĂ« fluturojnĂ« drejt objektivave – janĂ« pjesĂ« e njĂ« marrĂ«veshjeje mĂ« tĂ« madhe kornizĂ« me vlerĂ« 4.3 miliardĂ« euro.

Kontratat, pritet gjerësisht të miratohen nga komiteti i buxhetit të dhomës së ulët të parlamentit.

Ato u raportuan për herë të parë nga revista Spiegel.

Dronët fillimisht synojnë të mbështesin Brigadën e 45-të të Tankeve të Gjermanisë, e cila është e vendosur në Lituani.

Sipas dokumenteve, kontratat me dy kompanitë do të kenë një afat prej shtatë vjetësh dhe grupi fillestar është planifikuar të dorëzohet deri në fillim të vitit 2027.

Erblira Bici, numri 3 në Itali/ Volejbollistja shqiptare vazhdon të shkëlqejë në Apenine

Edhe një herë tjetër u shpall më e mira.

Erblira Bici fitoi çmimin individual tĂ« lojtares mĂ« tĂ« mirĂ« tĂ« ndeshjes, ndĂ«rsa skuadra e saj, Valefolia, la pas dy humbje radhazi nĂ« SerinĂ« A italiane pĂ«r t’u kthyer tek fitorja.

Ishte një derbi në fushën e Maçeratës dhe ylli I kombëtares shqiptare doli shënuesja më e mirë me 23 pikë, me tri pikë direkt nga shërbimi, dhe me 54 për qind sukses në gjuajtje.

Statistika që nuk kanë nevojë për komnent ndërsa Valefolia ia doli 3-1.

Ish-volejbollistja e Barleti Volej në kampionatin shqiptar, u ngjit në vendin e tretë në renditjen e shënueseve më të mira të ligës.

Me 410 pikë, lihet prapa vetëm nga gjigande të tilla si Paola Egonu apo Jekaterina Antropova.

Kjo e fundit është 39 pikë larg, pra Bici mund të luftojë për vendin e dytë.

Falë kontributit të saj të madh, me diçka më pak se një të tretën e totalit të pikëve të skuadrës, Valefolia është e sigurt në vendin e gjashtë në Serinë A, duke qenë më e mira pas pesë ekipeve tepër të forta si Koneliano, Skandiçi, Milano, Kieri e Novara.

NdĂ«rkaq, Bici me shoqet e saj, tĂ« mbiquajtura nĂ« Itali “tigreshat”, kanĂ« arritur gjysmĂ«finalen e ÇellĂ«nxh Kap (Challenge Cup), dhe pĂ«rballĂ« do tĂ« kenĂ« ekipin hungarez, Kaposhvari.  / abcnews.al /

“LuftĂ« diplomatike” nĂ« OlimpiadĂ«/  Komiteti Olimpik NdĂ«rkombĂ«tar ndalon helmetĂ«n e atletit ukrainas

Vladyslav Heraskevych, atleti ukrainas i skeleton dhe flamur mbajtĂ«si i vendit tĂ« tij nĂ« “Milano-Cortina 2026”, e gjen veten nĂ« qendĂ«r tĂ« njĂ« polemike tĂ« nxehtĂ« diplomatike dhe sportive. Kjo pasi Komiteti Olimpik NdĂ«rkombĂ«tar i mohoi lejen pĂ«r tĂ« garuar me njĂ« helmetĂ« tĂ« veçantĂ«. Atleti, I cili nĂ« Kampionatin BotĂ«ror 2025 mori vendin e katĂ«rt, fillimisht e kishte pĂ«rdorur pajisjen gjatĂ« seancave stĂ«rvitore nĂ« pistĂ«n olimpike, por mori njĂ« ndalim zyrtar kategorik tĂ« hĂ«nĂ«n nĂ« mbrĂ«mje. Helmeta nĂ« fjalĂ« nuk Ă«shtĂ« thjesht njĂ« pajisje mbrojtĂ«se, por njĂ« homazh vizual pĂ«r kolegĂ«t dhe anĂ«tarĂ«t e familjes olimpike ukrainase qĂ« humbĂ«n jetĂ«n gjatĂ« pushtimit rus. NdĂ«r fytyrat e portretizuara nĂ« serigrafinĂ« gri janĂ« figura tĂ« tilla si patinatori artistik Dmytro Sharpar, i cili vdiq pranĂ« Bakhmutit, dhe biatleti i ri 19-vjeçar Yevhen Malyshev, i vrarĂ« pranĂ« Kharkiv, si dhe boksieri Pavlo Ishchenko.

Sipas Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, helmeta e Heraskevych shkel nenin 50 që ndalon çdo lloj demonstrimi ose propagande politike, fetare ose racore brenda ambienteve olimpike. Sipas Komitetit, helmeta e shkel këtë rregull, pavarësisht se Heraskevych këmbëngul me bindje se ky nuk është një mesazh politik, por më tepër një akt nderi ndaj atletëve që nuk do të shkelin më kurrë në një arenë sportive.

Atleti shprehu trishtim tĂ« thellĂ«, duke e quajtur vendimin zemĂ«rthyes dhe duke akuzuar IOC-nĂ« pĂ«r tradhti tĂ« anĂ«tarĂ«ve tĂ« lĂ«vizjes Olimpike duke penguar nderimin e kujtimit tĂ« tyre. Çështja u pĂ«rhap shpejt nĂ« radhĂ«t politike, duke arritur deri te Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili e mbrojti flamurtarin e tij, duke lavdĂ«ruar iniciativĂ«n e tij. Zelensky pĂ«rsĂ«riti se shfaqja e portreteve tĂ« atletĂ«ve tĂ« vrarĂ« nuk duhet tĂ« konsiderohet e turpshme ose e papĂ«rshtatshme, pasi pĂ«rfaqĂ«son tĂ« vĂ«rtetĂ«n rreth çmimit qĂ« po paguan Ukraina pĂ«r lirinĂ« e saj. Sipas presidentit, kujtimi i kĂ«tyre sakrificave Ă«shtĂ« nĂ« pĂ«rputhje me misionin historik tĂ« lĂ«vizjes olimpike, e cila duhet tĂ« orientohet drejt paqes.

“ÇfarĂ« idioti ndĂ«rkombĂ«tar”, Rama reagon ndaj prokurorit tĂ« ish-krerĂ«ve tĂ« UÇK nĂ« HagĂ«

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pĂ«rmes njĂ« postimi nĂ« rrjetet sociale lidhur me procesin nĂ« HagĂ«, ndaj krerĂ«ve tĂ« UCK. NdĂ«rsa ka postuar njĂ« video tĂ« prokurorit Matthew Howling nĂ« kĂ«tĂ« proces, Rama shkruan: ÇfarĂ« idioti ndĂ«rkombĂ«tar tĂ« shoqĂ«ruar me nje figurĂ« kllouni.

Mbrojtja e Hashim Thaçit duket se e ka shqetësuar thellësisht prokurorinë, madje ata deklarojnë se ish presidenti i Kosovës, gjatë luftës i ka gënjyer disa herë ndërkombëtarët.

Në vijimin e fjalës së saj në ditën e dytë të seancave përfundimtare, prokuroria pretendon se Thaçi i ka manipuluar diplomatët që kanë dëshmuar pro tij, duke vënë në diskutim dëshminë e figurave të larta politike, mes të cilave edhe atë të James Rubin, ndihmesi i sekretarit amerikan të shtetit.

“Ajo qĂ« nuk kuptojnĂ« James Rubin dhe Wesli Clark dhe tĂ« tjerĂ« Ă«shtĂ« qĂ« Thaci ishte i aftĂ« tĂ« maskonte atĂ« cka po ndodhte nĂ« realitet dhe kjo ndikoi nĂ« botĂ«kuptimin e tyre pĂ«r tĂ« kuptuar vĂ«rtet se si funksiononte UCK-ja. VecanĂ«risht Rubin dhe Clark treguan qĂ« nuk kishin kurrĂ« farĂ« interesi pĂ«r tĂ« kuptuar cfarĂ« ndodhte nĂ« realitet dhe besonin se puna e tyre ishte nĂ« anĂ«n e duhur tĂ« historisĂ« dhe nuk u pĂ«rballĂ«n me atĂ« cka po dĂ«gjon tashmĂ« ky trup gjykues dhe pĂ«r tĂ« cilĂ«n do tĂ« marrĂ« vendimet pĂ«rkatĂ«se.

Vendimet e tyre nuk ishin as nĂ« pĂ«rputhje me standardet ligjore ndĂ«rkomĂ«tare, sa I takon kontrollit efektiv, kryekomandanti i UCK mund tĂ« mos ketĂ« qenĂ« nĂ« gjendje tĂ« ushtrojĂ« komandĂ«n sikurse ushtritĂ« e SHBA apo NATO-s, po as nuk kishte nevojĂ« ta bĂ«nte kĂ«tĂ« gjĂ«. Paragrafi 613 I dosjes flet pĂ«r shumĂ«llojshmĂ«rinĂ« e hierarkive qĂ« janĂ« tĂ« mjaftueshme pĂ«r tĂ« konstatuar pĂ«rgjegjĂ«sinĂ« eprore sipas tĂ« drejtĂ«s ndĂ«rkombĂ«tare humanitare,” thotĂ« prokurori nĂ« videon e shkwputur nga kryeministri Rama.

Leerdam, fitore dhe dashuri/ Skiatorja holandeze, sukses në 1000 metra në Lojërat Olimpike

Ishte e qartë se emocionet po I ndjente pak si shumë. Juta Lerdam nuk ishte favorite në pistën e akullit në Stadiumin e Patinazhit në Milano, ndonëse ëndrra e saj ishte që të fitonte medaljen e artë olimpike në Lojrat Dimërore që po zhvillohen në Itali.

Holandezja 29-vjeçare kishte si mbështetje në tribunë familjen, miq e shokë, por edhe të dashurin, që është Xhek Pol, një personazh i jutjubit dhe një boksier amator.

Ajo ia dha një shenjë amerikanit, përpara nisjes së garës, ndërsa rivalet kryesore ishin patriotja e saj, Femke Kok, lidere e Kupës së Botës, dhe japonezja Takagi, rekordmenia olimpike deri në këtë garë.

Ajo që ndodhi padyshim që ishte realizim i ëndrrës, përveçse edhe rekord olimpik.

Lerdam fitoi me kohĂ«n 1’12”31, ndĂ«rsa gara ishte e shkĂ«lqyer pasi edhe Femke Kok e theu pĂ«rpara saj rekordin olimpik.

Rekordi botĂ«ror i amerikanes Britani Boui mbeti pĂ«r t’u thyer ndonjĂ«herĂ« tjetĂ«r, dhe Ă«shtĂ« 70 tĂ« qindat mĂ« i shpejtĂ«.

Lerdam festoi medaljen e saj, ndërsa i dashuri Xhek Pol lumturohej në tribunë, ndërsa Kok mbeti 28 të qindat prapa. Japonezja Takagi, ish-kampionia olimpike në Pekin katër vjet më parë doli e treta.

Në Kinë kishte mundur pikërisht holandezen Lerdam, e cila e mori revanshin e saj.

Macron: Europa të zgjohet! Presidenti francez: Trump do shpërbërjen e BE

Europa duhet të përgatitet për momente të tjera armiqësore me Shtetet e Bashkuara, të cilat janë hapur antieuropiane.

Kjo ishte deklarata e presidentit francez Emmanuel Macron për disa media europiane, i cili theksoi se administrata e Donald Trump kërkon shpërbërjen e Bashkimit europian.

“Administrata Trump Ă«shtĂ« hapur anti-evropiane dhe po kĂ«rkon shpĂ«rbĂ«rjen e Bashkimit Europian. ËshtĂ« koha pĂ«r t’u zgjuar, Ă«shtĂ« koha pĂ«r tĂ« dalĂ« nga njĂ« gjendje papjekurie.” tha Macron.

Macron parashikoi tensione të mëtejshme në një kohë kur marrëdhëniet mes bllokut dhe aleatit përtej oqeanit, kanë rënë në një moment qetësie.

Lideri francez theksoi se Bashkimi Europian nuk duhet ta ngatërrojë këtë qetësi, me një ndryshim të qëndrueshëm pavarësisht një pauze në kërcënimet e amerikane ndaj Groenlandës, tregtisë dhe teknologjisë.

Macron theksoi se kërcënimet ndaj ishullit gjysmë autonom danez duhet të shërbejnë si një thirrje zgjimi për të çuar përpara reformat e vonuara prej kohësh për të forcuar fuqinë globale të bllokut.

“Kur ka njĂ« akt tĂ« qartĂ« agresioni, mendoj se ajo qĂ« duhet tĂ« bĂ«jmĂ« Ă«shtĂ« tĂ« mos pĂ«rulemi ose tĂ« pĂ«rpiqemi tĂ« arrijmĂ« njĂ« zgjidhje. E kemi provuar kĂ«tĂ« strategji pĂ«r muaj tĂ« tĂ«rĂ«. Nuk po funksionon.”tha Macron.

Macron u kĂ«rkoi udhĂ«heqĂ«sve tĂ« unionit tĂ« pĂ«rdorin njĂ« samit nĂ« njĂ« kĂ«shtjellĂ« belge kĂ«tĂ« javĂ« pĂ«r tĂ« injektuar energji tĂ« re nĂ« reformat ekonomike pĂ«r tĂ« forcuar aftĂ«sinĂ« e bllokut pĂ«r t’u pĂ«rballur me KinĂ«n dhe Shtetet e Bashkuara nĂ« skenĂ«n botĂ«rore.

Japonia ngjitet në podium/ Aziatikët kanë më shumë medalje përveç Italisë vendase

Kush nuk e di sesa vend krenar ka qenë gjatë historisë.

Japonia sot mund të jetë disi e heshtur, ndryshe nga periudhat e kaluara, por kjo nuk do të thotë që nuk mund të arrijë suksese të mëdha në sport.

Skuadra kombĂ«tare japoneze po bĂ«n njĂ« figurĂ« shumĂ« tĂ« mirĂ« nĂ« Lojrat Olimpike tĂ« Dimrit nĂ« Milano e Kortina d’Ampeco, dhe ka njĂ« numĂ«r kaq tĂ« madh medaljesh saqĂ« ua kalon tĂ« gjithĂ«ve, me pĂ«rjashtim tĂ« ItalisĂ« vendase.

Yje të tillë si Kokomo Murase dhe Kira Kimura janë shpallur kampionë olimpikë, dhe të dy në të njëjtën disiplinë, në snoubordin.

Murase ishte e fundit që ia doli duke lënë pas neozelandezen Sadovski-Sajnot dhe koreanojugoren Ju Seung-Eun.

Japonezja, kampione e botës në fuqi, dhe medaliste e bronzit në Olimpiadën e kaluar, nuk doli e para në kualifikuese, por gjatë garës finale e parakaloi dhe e la shumë prapa rivalen neozelandeze.

Kimura fitoi gjithashtu në snoubordin, veçse për meshkuj, duke ia dalë ndaj patriotit të tij, Rioma Kimata dhe kinezit Su Jiming.

Në moshën 21-vjeçare ai sapo e ka nisur rrugën e suksesit.

Argjendi tjetër japonez, përveç Kimatës, u fitua nga skuadra e baletit artistik në akull në garën ekipore.

Ishin 7 sportistë që u paraqitën në mënyrë të shkëlqyer, dhe u lanë prapa vetëm nga skuadra shumë e fortë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që kishte në përbërje yllin Ilija Malinjin.

Në vend të tretë doli Italia, ekipi vendas.

Japonia mori medalje bronzi me Nozomi Marujamën në kërcim me ski nga trampolina për vajza, me Miho Takagin në 1000 metra rrëshqitje në akull dhe nga Ren Nikaido në kërcim me ski nga trampolina për djem.

MbrojtĂ«si i viktimave: Lufta e UÇK-sĂ« do tĂ« çonte nĂ« humbje jetĂ«sh, ishte e pashmangshme

NĂ« fjalĂ«t pĂ«rfundimtare nĂ« gjyqin e madh ndaj sish-krerĂ«ve tĂ« UÇK-sĂ«, deklaratat pĂ«rmbyllĂ«se Ă«shtĂ« duke i dhĂ«nĂ« edhe mbrojtĂ«s i viktimave, Sajmon Loz.

Ai tha se lufta e UshtrisĂ« Çlirimtare tĂ« KosovĂ«s pashmangshĂ«m do tĂ« çonte nĂ« humbje jetĂ«sh, transmeton Klankosova.tv.

Ndërsa ai, po ashtu shtroi një sërë pyetjesh, që sipas tij, duhet të iu bëhen viktimave.

“Ka njerĂ«z qĂ« zgjohen sot me dhimbje nĂ« trupin e tyre, dhe nĂ« mungesĂ« tĂ« njerĂ«zve. Nuk Ă«shtĂ« ekzagjerim kur thuhet se kĂ«to krime kanĂ« lĂ«nĂ« plagĂ« tĂ« pashĂ«rueshme. Lufta e UÇK-sĂ« do tĂ« çonte nĂ« humbje jetĂ«sh. ShumĂ« prej viktimave kanĂ« mbĂ«shtetur UÇK-nĂ«. Ishte e pashmangshme qĂ« do humbnin jetĂ« njerĂ«zisht, por a ishte e pashmangshme qĂ« kjo luftĂ« qĂ« tĂ« çonte nĂ« mizori?

A ishte e pashmangshme qĂ« njĂ« luftĂ« çlirimtare tĂ« çonte nĂ« humbjen e lirisĂ« pĂ«r njĂ« numĂ«r kaq tĂ« madh njerĂ«zish? KĂ«to ngjarje a e kanĂ« pasur burimin nĂ« trurin qĂ« donin ta merrnin pushtetin, apo thjesht spontante? “, ishin pyetjet dhe deklarimi i Loz.

❌