Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

VKM/ Qeveria vendos 15 mijë lekë shpërblim fundviti për familjet nga shtresat në nevojë (KATEGORITË) –

✇27.al
By: 27

Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrave ka vendosur të shpërblejë në masën 15 mijë lekë (të reja) me rastin e festave të fundvitit familjet dhe individët që trajtohen me ndihmë ekonomike, personat me aftësi të kufizuara, të verbërit, paraplegjikët dhe tetraplegjikët, si dhe ndihmësit personalë të përfituesve të pagesave të aftësisë së kufizuar.

VKM:

V E N D I M PËR MBËSHTETJEN FINANCIARE TË DISA KATEGORIVE  TË VEÇANTA, PËR VITIN 2025

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 5, të ligjit nr.9936,  datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.115/2024, “Për buxhetin e vitit 2025”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Përfitojnë mbështetje financiare për vitin 2025, në masën 15 000 (pesëmbëdhjetë mijë) lekë, kategoritë e mëposhtme:

a) Familjet dhe individët, që trajtohen me ndihmë ekonomike sipas nenit 7, të ligjit nr.57/2019, “Për asistencën sociale në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, përfshirë edhe ata që përfitojnë nga fondi shtesë mbi fondin e kushtëzuar për ndihmën ekonomike;

b) Fëmijët pa kujdes prindëror, të vendosur në familje kujdestare;

c) Personat me aftësi të kufizuara, sipas shkronjave “b” dhe “c”, të nenit 8, të ligjit nr.57/2019, “Për asistencën sociale në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar;

ç) Individët përfitues të statusit, sipas ligjit nr.8626, datë 22.6.2000, “Statusi i invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik”, të ndryshuar;

d) Individët përfitues të statusit, sipas ligjit nr.8098, datë 28.3.1996, “Për statusin e të verbrit”, të ndryshuar;

dh) Ndihmësit personalë të përfituesve të pagesave të aftësisë së kufizuar,   sipas shkronjave “c”, “ç” dhe “d”, të kësaj pike.

2. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, llogariten në shumën 2 227 500 000 (dy miliardë e dyqind e njëzet e shtatë milionë e pesëqind mijë) lekë dhe përballohen nga buxheti i akorduar për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, për vitin 2025.

3. Mbështetjet financiare të patërhequra parashkruhen pas datës 30.6.2026.

4. Ngarkohet Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale për zbatimin e këtij vendimi.

     Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

gijotina.com/

Arrestohet 67-vjeçari në Pogradec, dyshohet se abuzoi seksualisht me një të mitur

TIRANË, 30 dhjetor /ATSH/ Një ngjarje e rëndë është shënuar në një fshat të Pogradecit. Sipas raportimeve në medie, një 12 vjeçare nga ky fshat dyshohet se është abuzuar seksualisht, para 4 muajsh nga një 67 vjeçar, po nga i njëjti fshat.

Ngjarja ka ndodhur 4 muaj më parë në banesën e 67 vjeçarit, por është zbuluar vetëm tani pasi 12 vjeçarja ka mbetur shtatzënë dhe është 4 muajshe.

E mitura, sipas medieve ka rrëfyer në praninë e psikologut, të gjithë ngjarjen dhe se si autori kishte abuzuar seksualisht me të me forcë duke e lidhur, në banesën e tij.

Kanë qenë prindërit e vajzës të cilët e kanë çuar për vizitë atë pasi ajo po shtonte peshë në mënyrë të pakuptimtë dhe mjekët i kanë informuar se vajza ishte shtatzënë 4 muajshe.

Pas ngjarjes, policia ka arrestuar 67-vjeçarin. Të afërmit e tij, sipas medieve, thonë se 67-vjeçari është baba i katër fëmijëve, dhe është bërë gjysh.

/m.q/a.f/

The post Arrestohet 67-vjeçari në Pogradec, dyshohet se abuzoi seksualisht me një të mitur appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Horoskopi 31 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

✇Albeu
By: M C

Dashi

Sot do ja kaloni aq mire ne krahët e atij qe keni ne krah saqë do ju duket sikur jeni ne ëndërr. Shume gjera kane për te ndryshuar për ju. Edhe beqaret do kenë një dite te veçante dhe te mbushur me surpriza. Shfrytëzoni çdo sekonde. Financat nuk do jene ne gjendjen me te mire kështu qe bëni kujdes me shpenzimet apo me dhëniet e huave.

Demi

Marrëdhënia juaj ne çift do thellohet edhe me tepër gjate kësaj dite. Do iu jepet mundësia për te folur lirshëm me te dhe për te diskutuar gjere e gjate edhe mbi tema delikate. Beqaret do jene te parrezistueshem dhe do e gjejnë sa hap e mbyll sytë princin e tyre te kaltër. Dite goxha delikate kjo e sotmja për financat. Po nuk u treguar te matur do keni goxha vështirësi.

Binjaket

Te dashuruarit duhet te hapin rruge here pas here ne mënyrë qe jeta ne çift te ece me se miri. Beqaret do kenë mundësi pa fund për aventura kalimtare dhe nuk do i lënë këto mundësi te mira, t’iu shpëtojnë nga duart. financat nuk do jene njësoj për te gjithë. Ata qe kane treguar kujdes gjithë këto kohe do ndihen te qete dhe nuk do kenë probleme.

Gaforrja

Planetët do ju bëjnë me te kthjellet gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift dhe do e konsolidoni tej mase lidhjen qe keni. Do i shihni gjerat me më tepër optimizëm. Beqaret do takohen me persona te cilët nuk ja vlejnë aq shume sa për te krijuar një lidhje. Mos u nxitoni. Ne planin financiar asgjë nuk do jete ashtu si e kishit menduar. Kujdes me çdo shpenzim.

Luani

Do jeni shume xheloze sot për atë qe keni ne krah dhe do kërkoni gjithë kohës ta kontrolloni. Ndryshoni strategji sepse ne këtë mënyrë do jeni gjithë kohës ne ankth dhe nuk do ndiheni mire. Beqaret realizojnë takimet e ëndrrave dhe do fillojnë një jete te re. Me financat mos u tregoni te paarsyeshëm sepse do keni vështirësi me vone.

Virgjeresha

Nuk do ketë surpriza te mëdha gjate kësaj dite për ju qe jeni ne një lidhje, kështu qe merrini gjerat sa me shtruar qe te mundeni. Dëgjojeni me kujdes njeri-tjetrit. Beqaret do ndihen serish vetëm sepse nuk do mund te realizojnë asnjë lloj takimi. Ne planin financiar tregohuni vigjilente dhe shpenzoni me sa me shume kujdes. Ruajeni qëndrueshmërinë.

Peshorja

Do kërkoni me shume qëndrueshmëri sot ne jetën tuaj ne çift sesa pasion. Me ne fund do gjeni kohen e duhur për te diskutuar gjere e gjate me partnerin për disa tema te veçanta. Beqaret nuk do e gjejnë princin e kaltër, por disa takime do i realizojnë. Financat do varen nga mënyra sesi ju do i menaxhoni. Qëndroni gjithmonë me këmbë ne toke.

Akrepi

Do bashkëpunoni fort me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe se bashku do i kaloni shpejt e shpejt te gjitha sfidat qe do ju dalin para. Beqaret do kalojnë një dite normale dhe pa ndonjë takim interesant. Kjo e sotmja nuk është dita me e përshtatshme për ju. Ne planin financiar duhet te merrni masa strikte ne mënyrë qe gjendja te mos pësojë tronditje te mëdha.

Shigjetari

Duhet t’i kushtoni me shume vëmendje se kurrë partnerit tuaj gjate kësaj dite sepse po e late pas dore do ua rrëmbejnë përgjithmonë. Beqaret do ndihen mire me disa persona qe do takojnë dhe do pranojnë ta vazhdojnë njohjen. Qe te ardhurat mos kenë vështirësi duhet te kufizoni sa te mundni shpenzimet. Po nuk morët masa do keni vështirësi pa fund.

Bricjapi

Dite e këndshme dhe e mbushur me kënaqësi te shumta kjo e sotmja për te dashuruarit. Partneri do ua shprehe ndjenjat me mënyra te ndryshme. Beqaret do jene te zënë me pune dhe nuk do kenë mendje për jetën sentimentale. Me financat do keni shume fat dhe gjendja sa do vije e do përmirësohet. Do kryeni edhe investimet e menduara.

Ujori

Fati do ju buzëqeshë sot juve qe jeni ne një lidhje. Lidhja do marre drejtimin e duhur dhe do ndiheni te sigurte qe doni te vazhdoni me tej. Beqaret nuk do ndihen ende gati te fillojnë një histori dashurie edhe pse mundësitë nuk do mungojnë. Ne planin financiar gjendja nuk do jete aspak e mire. Do ju duhet patjetër ndihma e një specialisti për t’ia dale.

Peshqit

Dite shume e kënaqshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do bëni gjithçka ne bashkëpunim me partnerin tuaj dhe gjerat do ecin për mrekulli. Beqaret do dashurohen koke e këmbë me një person qe sapo është shfaqur. Financat nuk do jene delikate, mirëpo për te bere investime te mëdha do ju duhet ende te prisni edhe pak kohe.

The post Horoskopi 31 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj appeared first on Albeu.com.

Lorna xheloze për marrëdhënien e Mirit me Selin? Çfarë po ndodh mes tyre në “Big Brother VIP”, këngëtari: Më afër konsideroj Selin

✇Albeu
By: M C

Gjatë prime-t të sotëm u diskutua marrëdhënia mes Selin, Mirit dhe Lornës.

Miri dhe Lorna kanë deklaruar se njihen më parë me njëri-tjetrin, por shpjeguan më tej rreth marrëdhënies së tyre.

Lorna: Ne njihemi disi jashtë përpara shumë vitesh në një program në Top Channel, por nuk kemi patur një raport të afërt. Prej vitesh nuk kemi pasur asnjë kontakt ne kemi pasur afrimitet dhe konfuzion.

Ne kemi një raport që plotësojmë njëri tjetrin. Ia thash edhe Kristit që kur nis i flet diçka unë e plotësojmë dhe kemi qenë në një endje. E më pas Mirit i lindi ideja se në një botë tjetër ne mund të kishim qenë bashkë.
Miri: Ka 10 vite, jemi takua në një lokal. Ka qenë një takim jo shumë miqësor. Nuk kam qenë në asnjë moment vetëm për vetëm me Lornën. Ka qenë në një formë batutë ajo që bëra unë.
Unë krevatin që e ndaj me Selin, ishte fati im që e zgjodhi Krisi. Në vazhdim ne vazhduam me atë linjë. Se Lorna mund të ndjehet e xhelozuar ngaqë ndaj shtratin me Selinë, s’di ta them. Më afër konsideroj Selin. Është një marrëdhënie dukshëm më afër. Është më e çiltër më e pastër më e sinqertë.

The post Lorna xheloze për marrëdhënien e Mirit me Selin? Çfarë po ndodh mes tyre në “Big Brother VIP”, këngëtari: Më afër konsideroj Selin appeared first on Albeu.com.

Zelensky: Do të ishte e dëshirueshme që Trump të fluturonte për në Ukrainë me aeroplan

✇Albeu
By: M C

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky beson se një vizitë e presidentit të SHBA-së, Donald Trump në Ukrainë do të ishte e dobishme, veçanërisht nëse udhëheqësi i Shtëpisë së Bardhë do të fluturonte direkt për në Ukrainë. Këto komente Zelensky i bëri duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në internet.

Zelensky po komentonte mesazhet e presidentit të SHBA-së se ai do të ishte gati të fliste në parlamentin ukrainas dhe të ishte në Ukrainë.

“Mendoj se kjo do të ishte e dobishme – nëse presidenti Trump është në gjendje të vijë. Ai po flet për avokimin e një plani për t’i dhënë fund luftës. I thashë se do të ishim të lumtur ta mirëprisnim”, tha Zelensky.

Ai shtoi se do të ishte “e dëshirueshme” që presidenti i SHBA-së të mbërrinte me aeroplan jo në Poloni, por direkt në Ukrainë.

“Sepse nëse Presidenti Trump, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, fluturon për në Ukrainë – dhe mundësisht fluturon direkt për në Ukrainë sesa për në Poloni dhe pastaj udhëton me tren – kjo do të sinjalizonte se ne patjetër mund të mbështetemi në një armëpushim. Jemi gati për vizitën e presidentit Trump në çdo moment kur ai të jetë gati, kur të jenë përmbushur të gjitha kushtet e nevojshme, përfshirë kushtet e sigurisë”, tha ai.

The post Zelensky: Do të ishte e dëshirueshme që Trump të fluturonte për në Ukrainë me aeroplan appeared first on Albeu.com.

“Nuk e kam tradhtuar kurrë”, Iliri telefonohet nga bashkëshortja: Ka një problem, na ke lënë pa gjumë

✇Albeu
By: M C

Banori Ilir Vrenozin ka marrë një surprizë natën e sotme ku i është dhënë mundësia të flasë në telefon me bashkëshorten e tij, Gentën.

Gjatë rrëfimit të tij, Ilrii ka treguar sakrificat që ka pasur me bashkëshorten, ku mblesëria u kthye në një dashuri.

Më pas banori i BBV tregoi se nuk e tradhtuar kurrë partneren e tij dhe se ka një dashuri të pakufi për të.

Pas një sfide të vogël ku iu desh të gjende se në cilën pjesë të shtëpisë ishte telefonin ku e priste bashkëshortja në linjë, Vrenozi arriti të fliste me të.

Genta: Ilir i dashur të përshëndetës

Vrenozi: Hë mor bir i nënës

Genta: Dukesh shumë bukur

Vrenozi: Ku je, mos je këtu

Genta: Në shtëpi jam, për kokën tënde. Si po ndihesh

Genta: E di që e ke të vështirë, ne jemi mirë, fëmijët janë mirë

Genta: Ka vetëm një problme, na ke lënë pa gjumë të ndjekim çdo çast. Unë jam e lumtur që ti je aty.

Vrenozi: Mos më thuaj Ilir se më duket si zë ndryshe. Ajo më thërret Lili, jo Ilir.

Genta: Jemi në kushte të pazakonta.

Vrenozi: Ta hënksha zërin, të përqafojë. Një vit të mbarë të keni, është viti i parë që nuk jemi bashkë.

Genta: Je dielli i jetës sonë, të duam shumë

The post “Nuk e kam tradhtuar kurrë”, Iliri telefonohet nga bashkëshortja: Ka një problem, na ke lënë pa gjumë appeared first on Albeu.com.

Gjykata “shpall në kërkim” pronarin e Megatek, Dionis Teqja

Pronari i Megatek, Dionis Teqja, prej më shumë se tre javësh kërkohet nga drejtësia shqiptare përkatësisht Gjykata e Tiranës. Shkak është mosgjetja e tij për të firmosur fletëthirrjen ndaj tij. Një proces civil mes aksionerëve të një prej kompanive ku Teqja është aksioner, ka bërë që ai të njoftohet me një shpallje publike. Sipas argumentimit […]

The post Gjykata “shpall në kërkim” pronarin e Megatek, Dionis Teqja appeared first on BoldNews.al.

Bilanci “tragjik” i PD?!/ Çupi: Berisha ka humbur mbi 200 mijë votues

Analisti Frrok Çupi, i ftuar në “Ora e Fundit” në ABC News, komentoi zhvillimet politike brenda Partisë Demokratike dhe figurën e Sali Berishës, duke u ndalur te bilanci i këtij viti për opozitën.

Sipas Çupit, Berisha duhet të reflektojë mbi humbjen e rreth 200 mijë votuesve nga PD, ndërsa theksoi se ai ka arritur të shmangë përballjen me drejtësinë dhe të konsolidojë pozitat e tij brenda partisë, duke mposhtur kundërshtarët e brendshëm. Analisti ngriti gjithashtu kritika për rolin e SPAK dhe mungesën e përgjegjësisë, sipas tij, për ngjarje të rënda si 21 Janari dhe Gërdeci.

“Berisha duhet të analizonte pse PD këtë vit ka humbur 200 mijë votues, dhe ky është vërtet një bilanc. Ai ia doli për një vit që drejtësia nuk arriti që të merrej me të. SPAK ka qenë në favor të familjes kriminale të Berishës të shpallur non grata.

Një sukses tjetër, mposhti armiqtë e brendshëm, Bashën, Salianjin. Më duket se po arrin një fitore të madhe që të mos përgjigjet për ’21 Janarin’ dhe të vdekuri e Gërdecit”, tha Çupi./abcnews.al

Rama: Ndërhyjmë në drejtësi!/ Çupi: Ndalja e vrullit të drejtësisë, risistemim i shtetit! Rama doli nga klishetë

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të martë konferencën e fundit për mediat për vitin 2025, ku për rreth tre orë trajtoi një sërë çështjesh që lidhen me qeverisjen dhe funksionimin e shtetit.

Analisti Frrok Çupi, i ftuar në  “Ora e Fundit” në ABC News, vlerësoi se Rama doli nga klishetë e zakonshme të fundvitit, duke shmangur shifrat formale dhe duke u ndalur te ajo që ai e cilësoi si “qeverisje e shkathët”.

Sipas Çupit, fokusi kryesor i Kryeministrit ishte raporti mes pushteteve dhe veçanërisht roli i drejtësisë, duke ngritur shqetësime për balancën institucionale dhe nevojën për radhitjen e pushteteve në përputhje me parimet e shtetit demokratik.

“Kryeministri doli nga klishetë e përvitshme. Nuk ra në pozitat që të fliste me shifra të mërzitshme, që njerëzit gjatë gjithë vitit i kalojnë nëpër duar dhe i dinë. Rama kaloi tek ajo që quhet qeverisja e shkathët, që aplikohet në vendet më të zhvilluara të botës. Rama solli një problem shumë të madh, problemin e vitit, raportin e trupave të drejtësisë me trupa e tjerë të vendit. Janë thënë disa nga parimet kryesore të shtetit të cilat janë cenuar kohët e fundit. Kryeministri radha një kontribut për radhitjen e pushteteve, e cila është gjëja më e rëndësishme për funksionimin e pushteteve. Burimi i pushteteve është populli, sovrani. Këto vitet e fundit për ne është krijuar një tabu, tabuja e SPAK dhe të prokurorëve.

Mund të kishim një tragjedi, nëse shteti, parlamenti dhe presidenti nuk të kishin vendosur barrikadën ndaj specieve të gjyqtarëve dhe prokurorëve që kukonin të merrnin pushtetin. Ndalja e këtij vrulli do të thotë që të risistemohet shteti, pas një trilli shumë të madh të prokurorëve dhe gjyqtarëve që mendonin se mund të bënin gjithçka me të drejtën e njeriut. Një ditë do e shikonim veten në llumin e varfërisë. Pasi të mbaronin punë me zëvendëskryeministren do merreshin me kryeministrin, pa asnjë provë, dhe më pas do ishte rrënuar qeveria. Ajo që ishte e guximshme ishte fakti që parlamenti kërkon t’i vendosë gjërat në vijë. Këto gabime vijnë nga mazhoranca që u hapi syrin prokurorëve dhe gjyqtarëve”, tha Çupi./abcnews.al

Presidenti ukrainas konfirmon bisedimet me Trump për vendosjen e mundshme të trupave amerikane në Ukrainë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka konfirmuar se po zhvillon bisedime me presidentin e SHBA-së, Donald Trump mbi vendosjen e mundshme të trupave amerikane në Ukrainë, por theksoi se një vendim i tillë do të varet vetëm nga udhëheqësi i SHBA-së.

Kreu i shtetit e tha këtë duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, raporton Ukrinform.

Kur u pyet nëse, si pjesë e garancive të sigurisë, Shtetet e Bashkuara planifikojnë të vendosin trupat e tyre në Ukrainë – përgjatë vijës së demarkacionit apo në kufi – Zelensky tha: “Për të qenë i sinqertë, kjo mund të konfirmohet vetëm nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Këto janë trupa amerikane, dhe për këtë arsye është Amerika që merr vendime të tilla. Sigurisht, ne po e diskutojmë këtë si me presidentin Trump ashtu edhe me përfaqësuesit e Koalicionit të Vullnetit”.

Ai shtoi se Ukraina do të donte të shihte trupat amerikane në territorin e saj si një garanci sigurie. Sipas Zelensky, ky do të ishte një pozicion i fortë për sa i përket garancive të sigurisë, transmeton Telegrafi.

Siç është raportuar, presidenti i SHBA-së, tha se është arritur shumë përparim në bisedimet për t’i dhënë fund luftës pas takimit të tij me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili u zhvillua të dielën, më 29 dhjetor, në rezidencën Mar-a-Lago në shtetin e Floridës.

“Hap krahun”, Arben Malaj ia thotë në sy Lapajt: Nëse nuk arrin dot kompromise dhe të ngresh shpresë, ik!

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, i bëri thirrje Adriatik Lapajt nga studio e “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2 CNN, që të hapë krahun nëse nuk arrin të mobilizojë njerëzit për të rrëzuar qeverinë.

“Në qoftë se nuk e ke aftësinë të ngresh shpresën dhe të arrish kompromiset, është e vështirë të arrish rezultatin që ti dhe shqiptarët dëshirojnë. Atëherë hap krahun”, tha Malaj, duke shkaktuar reagimin e Lapajt. “Po patjetër, të hap unë krahun pa merak. Unë që e kam drejtuar Shqipërinë 35 vite dhe domethënë ja kam drejtuar unë arsimin, shëndetësinë, ekonominë, qeverinë, unë ta hap krahun. Këta që e kanë marrë dhe e kanë vjedhur, këta të rrinë”, tha Lapaj.

“Unë si Adriatik po bëj çdo gjë dhe këta që janë këtu dhe po flenë këtu po bëjnë çdo gjë për të drejtën. Po nëse shoqëria mendon që gjërat janë mirë edhe mirë bëjnë që na vjedhin, s’kam çarë bëj dot unë e nuk ka Perëndi që të bën dot gjë në se populli nuk ndërgjegjësohet. Unë po fle këtu për të ndërgjegjësuar njerëzit që ka shpresë dhe ka vend për përballje me hajdutët”.

Lorna xheloze për marrëdhënien e Mirit me Selin?

Gjatë prime-t të sotëm u diskutua marrëdhënia mes Selin, Mirit dhe Lornës. Miri dhe Lorna kanë deklaruar se njihen më parë me njëri-tjetrin, por shpjeguan më tej rreth marrëdhënies së tyre.

Biseda mes tyre; 

Lorna: Ne njihemi disi jashtë përpara shumë vitesh në një program në Top Channel, por nuk kemi patur një raport të afërt. Prej vitesh nuk kemi pasur asnjë kontakt ne kemi pasur afrimitet dhe konfuzion.

Ne kemi një raport që plotësojmë njëri tjetrin. Ia thash edhe Kristit që kur nis i flet diçka unë e plotësojmë dhe kemi qenë në një endje. E më pas Mirit i lindi ideja se në një botë tjetër ne mund të kishim qenë bashkë.

Miri: Ka 10 vite, jemi takua në një lokal. Ka qenë një takim jo shumë miqësor. Nuk kam qenë në asnjë moment vetëm për vetëm me Lornën. Ka qenë në një formë batutë ajo që bëra unë.

Unë krevatin që e ndaj me Selin, ishte fati im që e zgjodhi Krisi. Në vazhdim ne vazhduam me atë linjë. Se Lorna mund të ndjehet e xhelozuar ngaqë ndaj shtratin me Selinë, s’di ta them. Më afër konsideroj Selin. Është një marrëdhënie dukshëm më afër. Është më e çiltër më e pastër më e sinqertë.

The post Lorna xheloze për marrëdhënien e Mirit me Selin? appeared first on iconstyle.al.

Jessie J: Ndihem sikur jam në një pikë shumë të ulët, gjithë trishtimi ka dalë në sipërfaqe

Jessie J ndau ndjenjat e saj për vitin që po largohet, duke e përshkruar atë si një nga më të vështirët dhe magjikët në të njëjtën kohë.

Këngëtarja 37-vjeçare, e cila vazhdon të luftojë kancerin e gjirit, ngarkoi një foto në Instagram ku ishte kapur në lot dhe rrëfeu se kishte ndjerë psikologjinë e saj duke u shembur kohët e fundit.

“Në një botë plot me ‘gjithçka është mirë, jam e lumtur, jam mirë, jeta është perfekte’, në këtë kohë të vitit për shumë prej nesh bashkëjetojmë – përkrah të mirës dhe shumë të mirës ose edhe vetëm – zi, dhembje, dhimbje, trishtim, pikëllim dhe nevojë për të reflektuar dhe përpunuar atë që kemi përjetuar”, shkroi ajo fillimisht.

“Ky vit ka qenë i rëndë dhe i vështirë në shumë mënyra për të gjithë ne. “Për mua personalisht, ishte një nga vitet më të vështira, por edhe më magjike të jetës sime. Personalisht dhe profesionalisht”, shtoi ajo.

Jessie J vuri në dukje se është hera e parë pas disa muajsh që ajo ka ndaluar së punuari dhe tani “i gjithë trishtimi ka dalë jashtë”, duke e bërë këtë javë të ndihet e pakontrollueshme. “Kështu që kam qarë shumë. Kam shkruar… dhe jam ndjerë vërtet shumë keq, për të qenë e sinqertë. Më keq se kaq kam ndjerë prej një kohe të gjatë. Një grumbull gjërash që sapo dalin në sipërfaqe dhe unë po i nxjerr jashtë”, tha ajo.

Në mbyllje, këngëtarja i nxiti njerëzit të ndanin vështirësitë e tyre:

“Mos e mbani brenda, njerëz. Ne nuk jemi mbinjerëz, as nuk jemi të destinuar të jemi të lumtur dhe pozitivë gjatë gjithë kohës. Është e shëndetshme dhe normale të qash, dhe nëse dikush që e do po qan, mos thuaj, ‘Hajde, mos qaj’ – thuaj, ‘Eja këtu’. Po u dërgoj dashuri kujtdo që ndihet kështu tani. Nuk ka ‘mbyllje pozitive’ në këtë. Unë jam thjesht me ju. Është thjesht… ndonjëherë.”

The post Jessie J: Ndihem sikur jam në një pikë shumë të ulët, gjithë trishtimi ka dalë në sipërfaqe appeared first on iconstyle.al.

Vesa Luma hap zemrën për një vendim që e ka ndjekur prej vitesh

Këngëtarja Vesa Luma ka zgjedhur t’u përgjigjet hapur ndjekësve, duke ndarë një moment shumë personal nga jeta e saj familjare. Gjatë një bashkëbisedimi virtual në Instagram, ajo u pyet nëse bashkë me Big Bastën kanë menduar ndonjëherë për ta zgjeruar familjen. Pyetja ishte e drejtpërdrejtë dhe e shoqëruar me urime festive, ndërsa përgjigjja e Vesës […]

Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt!

Disa ndërtojnë ura të gurta, e disa ura shpirti. Këto të fundit janë më të forta, më të veçanta, më të paqta dhe më të përjetshme. Këtë bën dhe Neraida juriste në profesion, por me dashurinë më të madhe të të ndërtuarit të urave mes grave shqiptare në të gjithë botën. “Global Woman Club Diaspora” […]

Gjermani/ Vidhen mbi 30 milionë euro në bankën e kursimeve

Një grabitje që duket si skenar filmi ka tronditur Gjermaninë në ditët e fundit të vitit 2025. Autorë ende të paidentifikuar kanë hyrë në një degë të bankës së kursimeve Sparkasse në Gelsenkirchen, pranë Frankfurtit dhe kanë bastisur me forcë mbi 3.200 kasaforta sigurie.

Paratë, ari dhe sendet me vlerë janë zhdukur pa lënë gjurmë. Dëmi vlerësohet paraprakisht nga 30 milionë euro, por hetuesit paralajmërojnë se shifra mund të jetë edhe më e lartë, ndërsa shumë media raportojnë se vlera mund të arrijë deri në 90 milionë euro. Më shumë se 2.500 klientë janë prekur nga ajo që tashmë konsiderohet një nga grabitjet më të mëdha në historinë kriminale gjermane.

Gjithçka u zbulua të hënën në mëngjes, kur një alarm zjarri çoi policinë dhe zjarrfikësit në bankë. Ajo që gjetën i la pa fjalë: një vrimë e madhe e shpuar në mur, dyer të hapura me forcë dhe një kasafortë e shkatërruar pothuajse plotësisht.

Sipas policisë, autorët kanë përdorur pajisje industriale profesionale, duke hyrë nga një garazh parkimi dhe duke vepruar pa u vënë re për ditë të tëra.

Dëshmitarë raportojnë se që të shtunën në mbrëmje kishin parë burra me çanta të mëdha në shkallët e një garazhi pranë bankës.

Kamerat e sigurisë e përforcojnë dyshimin: të hënën herët në mëngjes, një Audi RS6 i zi me targa të vjedhura u filmua duke dalë nga garazhi, me persona të maskuar brenda.

Hetuesit dyshojnë se grabitësit janë larguar qetësisht, duke marrë me vete pasurinë e mijëra klientëve.

Pas lajmit, situata përpara bankës u përshkallëzua. Për dy ditë rresht, rreth 200 klientë të zemëruar u mblodhën përpara degës së mbyllur, duke kërkuar përgjigje.

“Duam të hyjmë! Duam të hyjmë!” – brohoriste turma, ndërsa disa tentuan të kalonin rojet e sigurisë. Policia ndërhyri për të shmangur përplasjet.

Banka pranoi se më shumë se 95% e kasafortave janë thyer, por nwnvizoi se nuk mund të japë ende një pasqyrë të saktë të dëmit, pasi çdo kasafortë është e siguruar veçmas.

Pyetja që ngrihet: a mund të ishte ndalur më herët?  Një detaj i errët po hetohet paralelisht: një alarm zjarri ishte aktivizuar edhe të shtunën në mëngjes, por atëherë autoritetet nuk kishin konstatuar asnjë dëmtim.

EMRAT/ Qeveria jep pensione speciale për artistë e sportistë të njohur

Këshilli i Ministrave ka miratuar këtë të martë, në prag të natës së ndërrimit të viteve, një vendim për dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror për 13 qytetarë, në shenjë vlerësimi dhe mbështetjeje nga shteti.

Sipas vendimit, përfituesit do të marrin një shtesë në masën e dhjetëfishit të pensionit social, e cila u akordohet Agim Nuri Bajko, Agustin Pjetër Kola, Aishe Daut Stari, Edera Kabil Alibegaj,  Kostandin Aleko Kamberi, Kostandin Llazar Shkurti, Kujtim Rexhep Vorpsi, Leonard Sifi Toska, Nikolin Luigj Gurakuqi, Rapo Selman Tao, Shegushe Hysni Bebeti, Vasillaq Thoma Ruci dhe  Virxhil Athanas Karaja.

Dhënia e shtesës së pensionit të posaçëm

Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror z. Agim Nuri Bajko, në masën e dhjetëfishit të pensionit social.

Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror z. Agustin Pjetër Kola, në masën e dhjetëfishit të pensionit social

Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror znj. Aishe Daut Stari, në masën e dhjetëfishit të pensionit social

Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror znj. Edera Kabil Alibegaj, në masën e dhjetëfishit të pensionit social

Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror z. Kostandin Aleko Kamberi, në masën e dhjetëfishit të pensionit social

Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror z. Kostandin Llazar Shkurti, në masën e dhjetëfishit të pensionit social

Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror z. Kujtim Rexhep Vorpsi, në masën e dhjetëfishit të pensionit social

Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror z. Leonard Sifi Toska, në masën e dhjetëfishit të pensionit social

Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror z. Nikolin Luigj Gurakuqi, në masën e dhjetëfishit të pensionit social

Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror z. Rapo Selman Tao, në masën e dhjetëfishit të pensionit social

Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror znj. Shegushe Hysni Bebeti, në masën e dhjetëfishit të pensionit social

Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror z. Vasillaq Thoma Ruci, në masën e dhjetëfishit të pensionit social

Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror z. Virxhil Athanas Karaja, në masën e dhjetëfishit të pensionit social

  • Miratimin, në parim, të protokollit, për ndryshimin e marrëveshjes së 6 prillit 2010, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Federale të Gjermanisë, për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe evazionit fiskal për taksat mbi të ardhurat dhe kapitalin
  • Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Azerbajxhanit, për bashkëpunimin në fushën e luftës kundër krimit
  • Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunimin teknik 2024 për projektin “Green Vjosa (Vjosa e Gjelbër) – zhvillim rajonal i gjelbër dhe gjithëpërfshirës në zonën e ujëmbledhësit të Parkut Kombëtar të Vjosës”
  • Krijimin e bazës së të dhënave shtetërore të Sistemit të Menaxhimit të Informacionit të Arsimit të Lartë (në vijim SMIAL).

Institucioni administrues i bazës së të dhënave shtetërore SMIAL është Qendra e Shërbimeve Arsimore.

  • Fondi i rindërtimit

Përdorimin e fondit të rindërtimit, në masën 37 228 725 (tridhjetë e shtatë milionë e dyqind e njëzet e tetë mijë e shtatëqind e njëzet e pesë) lekë pa TVSH, për financimin e rindërtimit të banesave individuale për ata individë, të cilët përfitojnë nga grantet e rindërtimit, banesat e të cilëve janë klasifikuar si objekte që duhen rindërtuar nga e para, në bazë të aktekspertizave të thelluara, në Bashkinë Shijak.

Përdorimin e fondit të rindërtimit, në masën 315 401 450,36 (treqind e pesëmbëdhjetë milionë e katërqind e një mijë e katërqind e pesëdhjetë presje tridhjetë e gjashtë) lekë pa TVSH, për financimin e rindërtimit të shkollës së mesme të bashkuar “Ramazan Karaj”, Bashkia Krujë.

22:59 Ushqimet që sjellin ters në tavolinën e Vitit të Ri! (Lifestyle)

Kur vjen puna në shtrimin e tavolinës së Vitit të Ri, të gjithë ata persona të cilët besojnë shumë nëpër supersticione sikur nuk u shkon ndërmend se cilat janë ato ushqime të cilat sjellin ters nëse shtrohen në tavolinën e vitit të ri ama kjo nuk do të thotë se këto bestytni nuk ekzistojnë pasi kanë vite që ekzistojnë nëpër kultura të ndryshme rreth e rrotull botës. Nëse edhe ju jeni një person që besoni në bestytni atëherë këtoi gjëra të listuara më poshtë nuk duhet ti konsumoni nëse dëshironi që 2019-ta të jetë një vit i mbarë për ju.

Mos konsumoni ushqim që përmban krahë si pula pasi besohet se fati i mirë do të floturojë nga shtëpia juaj. Edhe pse mund të duket e çuditshme mos dhuroni majdanoz pasi do t’ju ndjekë fati i keq gjatë gjithë vitit. Pjatën e vitit të ri mos e përfundoni të gjithë pasi nëse pjata është e mbushur edhe vitin tjetër do të keni bollëk.

Bananen mos e prisni në feta pasi sjell fat të keq. Guackat e vezëve duhet ti shkatërroni pasi përndryshe një magjistare do ti mbledhë dhe do tju sjellë vetëm fatkeqësi sipas kulturës britanike./mxh

22:47 Jonathan Anderson, ylli i Christian Dior-it!

Në “Hôtel National des Invalides” në Paris, rreth gjashtëqind njerëz presin me padurim fillimin e sfilatës së modës për meshkuj të Dior-it. Personazhet e famshëm dhe figura të modës janë ulur krah për krah. Ngjarja që ka rrëmbyer vëmendjen e Javës së Modës në Paris, është shënuar me të kuqe në kalendarin e Jonathan Anderson, dita kur stilisti 41-vjeçar merr drejtimin e Christian Dior, duke e shkundur markën e modës nga plogështia e dy viteve, rënia e shitjeve dhe koleksionet aspak frymëzuese.

Herët atë mëngjes, Anderson fërkon sytë teksa përshëndet gazetarët në pas skenë. Duket si një student kolegji në sezonin e provimeve: i lodhur, por i emocionuar, me flokë të çrregullt dhe sy blu të ndritshëm, ai thuajse nuk ka fjetur fare.

Ndryshe nga shumë stilistë, ai nuk fshihet pas një atmosfere misteri apo ekscentriciteti. Dior gjithnjë ka tërhequr stilistë të destinuar të bëhen legjendarë, si: Yves Saint Laurent, John Galliano dhe Hedi Slimane. Si një nga stilistët më kreativë dhe më me ndikim në botë, ai është ngarkuar të rigjallërojë një prej shtëpive më të rëndësishme të modës. Paraardhësit e tij, nuk kishte arritur të ngrinin imazhin e Dior-it, përkundrazi pësuan një rënie. Por Dior nuk është një markë e zakonshme, është kryesorja e portofolit LVMH, një simbol botëror i modës franceze. Asnjë stilist, që nga patriarku monsieur Dior, nuk e ka mbikëqyrur brand-in me aq vëmendje sa Anderson, ndaj nën drejtimin e tij pritet një epokë e re.

Anderson vjen pas një dekade te Loewe, ku krijoi copa joshëse dhe një stil jokonvencional, duke fituar reputacionin e një talenti unik. Por rrugëtimi me Dior, mahnit me dizajne të përmbajtura, me një manifest radikal dhe një ide të re veshjesh për meshkuj, me një estetikë e zbutur, që mishëron dëshirën se si burrat duan të vishen. Spikatin këmishat prej puplini, kravatat e mëndafshit me vija, pulovrat e thurura me ngjyra të ndezura, si dhe xhaketat e leshit. Xhinset evokojnë estetikën e stilit Slimane, por te jelekët dhe palltot me ngjyra të forta dallon eleganca aristokratike franceze e shekullit të 18-të, me modele nga arkivi i shtëpisë së modës, të punuara nga vetë monsieur Dior. Çantat kanë kopertina librash si “Drakula” dhe “In Cold Blood”.

Anderson është mjeshtër në transformimin e konceptit në reklamë dhe të reklamës në koncept, por jo të gjithë mund ta bëjnë një veshje klasike për meshkuj kaq të freskët dhe emocionues. Veshjet kanë një liri krijuese, pothuajse anarkike, që pasqyron dashurinë për interpretim dhe rishpikje, një koleksion qëllimisht të çrregullt dhe provokues, si për shembull: një xhaketë me sandale peshkatari, apo një kravatë mbrapsht me etiketën e ekspozuar. “Qëllimi, ishte të sjell stilin personal përsëri në markë”, – thotë ai.

Christian Dior la një gjurmë në historinë e modës me koleksionin e parë në vitin 1947, i lançuar 18 muaj pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, duke kthyer feminitetin, romantizmin dhe kënaqësinë e të veshurit, ndaj edhe Anderson nuk e harron kurrë këtë mësim.

Një vit më parë, ishte me pushime kur mori një telefonatë nga Delphine Arnault, CEO e Dior, e cila i propozoi për të marrë drejtimin e markës. E pranon se kishte arritur në fund të një cikli krijues te Loewe, duke rritur të ardhurat nga 230 milionë dollarë në 2 miliardë, por nuk e kishte imagjinuar kurrë të punonte për Dior. Kjo e kishte bërë propozimin më intrigues. “Doja të kuptoja çfarë ishte e re për mua, përtej prestigjit të markës. Kur të pëlqen diçka shumë, bëhet e rrezikshme. Ka marka që i admiroj se nuk dua t’i revolucionarizoj; ato thjesht kanë nevojë për rifreskim. Ndaj i thashë vetes: “Pse jo?”.

Anderson mbërriti te Dior në një moment vendimtar në historinë e shtëpisë së modës dhe të modës në tërësi.

Sot ka një krizë në modën e luksit, një ndryshim kulturor që lidhet me aurën dhe ekskluzivitetin që përcakton elitën për dekada. Klientët kanë zbuluar se cilësia është gërryer ngadalë dhe çmimet janë rritur. Ndaj ata kërkojnë një stil autentik, që i frymëzon dhe i fton të jenë pjesë e saj. Duke qenë se Dior është ikona e luksit francez, Anderson tani ka përballë një sfidë të madhe. “Po hyjmë në një periudhë unike për modën, sepse po vëmë në dyshim konceptin e një marke, pa u përpjekur të kuptojmë vlerën dhe historinë e saj”, – thotë ai.

Beson se pandemia vonoi një ndërrim brezash në botën e modës që do të kishte sjellë perspektiva të reja, ndaj edhe një duzinë markash ndryshuan drejtorët krijues në kërkim të energjisë së re.

Biznesi kryesor i Dior-it është moda e grave, por Anderson e nisi me meshkujt, sepse shumë stilistë kanë arketipe specifike të maskulinitetit. Ai është pionier i veshjeve për meshkuj me rrjedhshmëri gjinore, duke prezantuar pantallona të shkurtra lëkure dhe funde me rrudha, që përmbysin stereotipet mashkullore. Imagjinata e tij është ai i djemve që provojnë rrobat e vëllezërve më të mëdhenj, duke eksperimentuar me identitete të ndryshme, ndërsa përpiqen të kuptojnë kush janë. Nga ana tjetër, duke eksploruar kufijtë e dekonstruksionit gjinor, ai propozon një imazh klasik dhe aristokratik të maskulinitetit. Por tani, sfida e vërtetë nuk është rishpikja e kostumit, por gjetja e diçkaje krejt të re, sepse ‘ndryshimi’ është fjala kyçe te Dior. Epoka e ardhshme për meshkujt mund të ngjajë me koleksionin e tij të parë, por duke e njohur atë, ka të ngjarë të evoluojë në drejtime të papritura. “Stili i hipive të viteve ’70 më magjeps. Nuk e di ku është moderniteti sot, por intrigohem nga sfida e të kuptuarit se ku do të shkojmë”, – përfundon stilisti i Dior-it./mxh

22:36 Aktorja e famshme turke dëgjon muzikë shqip dhe zgjedh hitin e këtij këngëtari

Aktorja e njohur turke Suburcu Yazgi Coskun ka befasuar ndjekësit e saj në rrjetet sociale duke publikuar një story ku dëgjon këngën “Lej kto rrena” të artistit shqiptar Butrint Imeri. Ky veprim ka ndezur menjëherë komentet dhe reagimet e fansave, të cilët u surprizuan kur panë një yll turk duke dëgjuar muzikë shqip.

Por surpriza nuk mbaron këtu, Butrint Imeri e ka ripostuar story-n, duke e bërë momentin edhe më viral dhe duke shtuar dyshimet e ndjekësve për një afërsi apo vëmendje të ndërsjellë mes tyre. A është thjesht pëlqim për muzikën apo diçka më shumë? Fansat tashmë po aludojnë.

Një gjë është e sigurt: muzika shqiptare po depërton fuqishëm edhe në Turqi, dhe emri i Butrint Imerit vazhdon të jetë ndër më të përfolurit përtej kufijve./mxh

❌