❌

Reading view

Rahoveci organizon Forumin Ekonomik 2026, në fokus zhvillimet demografike dhe socio-ekonomik



Komuna e Rahovecit do tĂ« organizojĂ« Forumin Ekonomik Rahovec 2026, me temĂ«n “Rezultatet Demografike dhe Socio-Ekonomike tĂ« Regjistrimit tĂ« PopullsisĂ« 2024 nĂ« KomunĂ«n e Rahovecit”.

Forumi do të mbahet më 3 gusht 2026, në orën 15:00, në Sallën e Kuvendit Komunal në Rahovec, ku do të prezantohen dhe diskutohen zhvillimet kryesore demografike, ekonomike dhe sociale që ndikojnë në të ardhmen e komunës.

Panelistë të këtij forumi do të jenë Sami Behrami, si dhe përfaqësuesit e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Ilir Berisha dhe Idriz Shala.

Gjatë diskutimit pritet të trajtohen tema si depopullimi, migrimi, tregu i punës, kapitali njerëzor dhe perspektivat e zhvillimit ekonomik të Rahovecit.

Komuna e Rahovecit dhe Forumi Anadrini kanë ftuar mediat dhe publikun e interesuar që të marrin pjesë në këtë aktivitet. /Telegrafi/



  •  

Zendaya i kushton homazh Spider-Man me çdo veshje të turneut promovues, ndërsa forcon statusin si ikonë e modës



Pas shtatĂ« ndalesave ndĂ«rkombĂ«tare, turneu promovues i filmit “Spider-Man: A Brand New Day” pĂ«rfundoi nĂ« LondĂ«r, ku Zendaya edhe njĂ« herĂ« dĂ«shmoi pse konsiderohet njĂ« nga figurat mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme tĂ« modĂ«s nĂ« Hollywood.

Aktorja 29-vjeçare ka përdorur garderobën e saj për të reflektuar universin e Spider-Man, duke përfshirë ngjyrat, format dhe detajet që lidhen me filmin.

Nën drejtimin e stilistit dhe mikut të saj të ngushtë Law Roach, Zendaya ka sjellë një seri paraqitjesh të kuruara nga stilistë të njohur si Ashi Studio, Louis Vuitton dhe John Galliano, shkruan DailyMail.

Në Madrid, ku nisi turneu, ajo tërhoqi vëmendjen me një fustan të zi pa rripa nga Christian Cowan, ndërsa më pas solli ngjyrën ikonike të Spider-Man me një krijim të kuq me jakë të lartë nga Ernesto Naranjo.

Çdo veshje dukej e menduar me kujdes pĂ«r tĂ« krijuar njĂ« lidhje mes modĂ«s dhe personazhit tĂ« saj nĂ« film.

Në Amsterdam, Zendaya vazhdoi të luante me elemente të frymëzuara nga filmi, duke veshur një kostum nga koleksioni Cruise 2027 i Nicolas GhesquiÚre, me një xhaketë të zezë me detaje të bardha dhe pantallona të shkurtra të kuqe.

Një tjetër paraqitje e saj përfshinte një fustan transparent nga McQueen me aplikacione lulesh dhe një pallto të zezë elegante.

Gjatë gjithë turneut, aktorja ka treguar se moda mund të jetë një mënyrë për të rrëfyer historinë e një filmi edhe jashtë ekranit.

Së bashku me partnerin e saj në film dhe bashkëshortin Tom Holland, Zendaya ka vazhduar të konsolidojë imazhin e saj si një nga ikonat më të mëdha të stilit të brezit të saj. /Telegrafi/

  •  

32 vjet burgim pĂ«r katĂ«r tĂ« akuzuarit nĂ« rastin “Toka 2”, konfiskohen 45 ngastra kadastrale



Gjykata Themelore nĂ« PrishtinĂ« ka shpallur aktgjykim dĂ«nues ndaj katĂ«r tĂ« akuzuarve nĂ« rastin “Toka 2” – Mehmet PrishtinĂ«s, Dukagjin EmĂ«rllahut, Avni Maxhunit dhe Nexharije Hotit. TĂ« akuzuarit janĂ« dĂ«nuar me gjithsej 32 vjet burgim dhe 230 mijĂ« euro gjoba pĂ«r veprĂ«n penale “Krim i organizuar”.

Aktgjykimi Ă«shtĂ« shpallur nga trupi gjykues nĂ« pĂ«rbĂ«rje tĂ« Vesel Ismailit, kryetar i trupit gjykues, si dhe gjyqtarĂ«ve Kushtrim Shyti dhe Rrahman Beqiri, raporton “Betimi pĂ«r DrejtĂ«si”. Mehmet Prishtina Ă«shtĂ« dĂ«nuar me 10 vjet burgim dhe 100 mijĂ« euro gjobĂ« pĂ«r veprĂ«n penale “Krim i organizuar”.

Dukagjin EmĂ«rllahu dhe Nexharije Hoti janĂ« dĂ«nuar me nga 8 vjet burgim pĂ«r tĂ« njĂ«jtĂ«n vepĂ«r penale. EmĂ«rllahu Ă«shtĂ« dĂ«nuar edhe me 80 mijĂ« euro gjobĂ«, ndĂ«rsa Hoti me 20 mijĂ« euro gjobĂ«. NdĂ«rkaq, Avni Maxhuni Ă«shtĂ« dĂ«nuar me 6 vjet burgim dhe 30 mijĂ« euro gjobĂ«. Gjykata i ka liruar tĂ« akuzuarit nga akuza pĂ«r veprĂ«n penale “ShpĂ«larje e parave”.

Ndërkaq, gjykata ka urdhëruar konfiskimin e 45 ngastrave kadastrale, si dhe të mjeteve financiare që gjenden në llogaritë bankare në emër të të akuzuarve Mehmet Prishtina dhe Dukagjin Emërllahu.

Shpallja e aktgjykimit ishte paraparë fillimisht për 28 korrik 2026, por u shty për 31 korrik, pasi trupi gjykues vlerësoi se për shkak të dosjes voluminoze, numrit të madh të provave, kompleksitetit të çështjes dhe angazhimeve të gjyqtarëve në seanca të tjera nuk kishte arritur ta përfundonte vendimmarrjen.

Rasti “Toka 2” lidhet me dyshimet pĂ«r pĂ«rvetĂ«simin e kundĂ«rligjshĂ«m tĂ« rreth 36 hektarĂ«ve tokĂ« nĂ« territorin e PrishtinĂ«s dhe GraçanicĂ«s, pĂ«rmes njĂ« skeme qĂ« sipas ProkurorisĂ« ishte organizuar nga viti 2009 deri nĂ« vitin 2014.

Kurse, më 11 tetor 2021, kjo lëndë ka kaluar në Departamentin Special tek gjykatësja Shadije Gërguri, sipas vendimit të marrë nga kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë për ngarkimin e këtij departamenti edhe me lëndë të Krimeve të Rënda.

Fillimisht nĂ« kĂ«tĂ« rast ishin tĂ« akuzuar 24 persona, por gjatĂ« procedurĂ«s numri i tĂ« akuzuarve u zvogĂ«lua pas vendimeve tĂ« GjykatĂ«s Themelore dhe GjykatĂ«s sĂ« Apelit. NĂ« fund tĂ« procesit gjyqĂ«sor, para trupit gjykues mbetĂ«n katĂ«r tĂ« akuzuar – Mehmet Prishtina, Dukagjin EmĂ«rllahu, Avni Maxhuni dhe Nexharije Hoti – tĂ« cilĂ«t ngarkohen me vepra qĂ« lidhen me krimin e organizuar dhe vepra tĂ« tjera penale.

Aktakuza ishte ngritur në mars të vitit 2017 nga një prokuror i EULEX-it, ndërsa më pas lënda ishte bartur në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës./BetimipërDrejtësi/.

  •  

Shqetësimet për publikimin e të dhënave nga ARBK-ja, deklarohet MINTI



Ditë më parë biznese të ndryshme kanë shprehur shqetësimin e tyre lidhur me publikimin e të dhënave nga Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve.

E lidhur me këtë, sot Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka dalë me një deklaratë, ku thuhet se qëllimi i publikimit të të dhënave është të rritet transparenca dhe besueshmëria e të bërit biznes, ndërkaq thekson se ARBK i publikon vetëm ato të dhëna të cilat legjislacioni i përcakton si të dhëna publike.

Deklarata e publikuar nga MINTI:

Lidhur me publikimin e të dhënave nga Regjistri i Bizneseve i Republikës së Kosovës

Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës (ARBK), në kuadër të mandatit të saj ligjor dhe përgjegjësive për administrimin e Regjistrit të Bizneseve të Republikës së Kosovës, njofton qytetarët, bizneset, institucionet dhe të gjitha palët e interesuara se publikimi i të dhënave nga Regjistri i Bizneseve bëhet në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi të Republikës së Kosovës.

Regjistri i Bizneseve është regjistër publik, i krijuar dhe i administruar për të garantuar transparencën e veprimtarisë ekonomike, sigurinë juridike në qarkullimin tregtar dhe për të mundësuar qasjen në informacionet që, sipas ligjit, kanë karakter publik.

Publikimi i të dhënave mbështetet në dispozitat e Ligjit Nr. 06/L-016 për Shoqëritë Tregtare, konkretisht ne nenin 22 të këtij Ligji . Përpunimi dhe publikimi i të dhënave bëhet në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, duke respektuar parimet e ligjshmërisë, proporcionalitetit, transparencës dhe minimizimit të të dhënave.

ARBK thekson se publikon vetëm ato të dhëna të cilat legjislacioni i përcakton si të dhëna publike. Të dhënat personale ose informacionet e tjera që nuk janë të destinuara për publikim mbrohen dhe trajtohen në përputhje me kërkesat e legjislacionit për mbrojtjen e të dhënave personale dhe nuk bëhen pjesë e qasjes publike.

Qëllimi i publikimit të të dhënave është të rritet transparenca dhe besueshmëria e të bërit biznes, të lehtësohet verifikimi i statusit juridik të subjekteve afariste, të forcohet siguria juridike në marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare dhe të përmbushen detyrimet ligjore të ARBK-së për administrimin e një regjistri publik të saktë, të përditësuar dhe të qasshëm.

ARBK mbetet e përkushtuar për administrimin profesional dhe transparent të Regjistrit të Bizneseve, duke siguruar balancën ndërmjet interesit publik për qasje në informata dhe mbrojtjes së të drejtave të subjekteve të regjistruara, në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi të Republikës së Kosovës.

Agjencia fton tĂ« gjitha institucionet, bizneset dhe qytetarĂ«t qĂ«, gjatĂ« pĂ«rdorimit tĂ« tĂ« dhĂ«nave publike tĂ« Regjistrit tĂ« Bizneseve, t’i pĂ«rdorin ato nĂ« pĂ«rputhje me legjislacionin nĂ« fuqi dhe vetĂ«m pĂ«r qĂ«llime tĂ« ligjshme, duke respektuar tĂ« drejtat dhe liritĂ« themelore tĂ« personave fizikĂ« dhe juridikĂ«.

ARBK mbetet e përkushtuar që të zbatojë me përpikëri obligimet ligjore, të rrisë transparencën dhe llogaridhënien ndaj publikut, si dhe të garantojë që çdo proces të zhvillohet në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi, duke respektuar në përpikëri të drejtën legjitime të qytetareve dhe obligimet ligjore institucionale për mbrojtjen e të dhënave personale.

Të gjitha palët e interesuara për informacione shtesë mund të drejtojnë pyetjet e tyre në Divizionin për Komunikim Publik në MINTI. Email: zkp.minti@rks-gov.net ./Telegrafi/

  •  

Latifi kërkon ndërhyrje urgjente në rrugët rajonale Kramovik-Xërxë dhe Rahovec-Krushë e Madhe



Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka kërkuar ndërhyrje urgjente për rregullimin e rrugëve rajonale Kramovik-Xërxë dhe Rahovec-Krushë e Madhe, duke i cilësuar këto segmente si të domosdoshme për sigurinë e qytetarëve.

Latifi ka bërë të ditur se gjendja e këtyre rrugëve është rënduar, me dëmtime dhe gropa të shumta që, sipas tij, po e bëjnë qarkullimin më të pasigurt.

“KĂ«to rrugĂ« janĂ« ndĂ«r akset mĂ« tĂ« frekuentuara nĂ« komunĂ«n tonĂ« dhe gjendja e tyre e rĂ«nduar po rrezikon çdo ditĂ« sigurinĂ« e qytetarĂ«ve”, ka shkruar Latifi.

Ai ka njoftuar se i është drejtuar zyrtarisht Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit me kërkesë për ndërhyrje urgjente në rehabilitimin e këtyre segmenteve rrugore.

Kryetari i Rahovecit ka theksuar se rregullimi i këtyre rrugëve ka qenë një kërkesë e vazhdueshme e Komunës, duke shtuar se qytetarët meritojnë rrugë më të sigurta.

“Pres qĂ« kjo kĂ«rkesĂ« tĂ« trajtohet me prioritet dhe tĂ« pasohet me veprime konkrete”, ka deklaruar Latifi. /Telegrafi/




  •  

MSH: Ulet numri i kontrolleve në Gostivar, përforcohen masat kundër etheve të Nilit Perëndimor



Ministria e Shëndetësisë njofton se situata epidemiologjike në Gostivar shënon përmirësim të dukshëm dhe rënie të vazhdueshme të numrit të pacientëve që kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

"Gjatë ditës së djeshme, në Spitalin e Përgjithshëm dhe në Shtëpinë e Shëndetit në Gostivar janë realizuar gjithsej 36 kontrolle, përkatësisht 37 më pak krahasuar me ditën paraprake, kur ishin regjistruar 73 kontrolle. Aktualisht, në spital janë të hospitalizuar katër pacientë.

Që nga fillimi i monitorimit, në të dy institucionet shëndetësore janë kryer gjithsej 4.483 kontrolle të para. Deri te institucionet kompetente janë dorëzuar 1.014 raportime zyrtare për sëmundje ngjitëse, ndërsa janë përpunuar 706 anketa të reja epidemiologjike, duke arritur mbulim prej 70 për qind.

Institucionet kompetente shëndetësore vazhdojnë me mbikëqyrjen e përforcuar epidemiologjike, grumbullimin dhe përpunimin e të dhënave, anketimin e pacientëve dhe zbatimin e koordinuar të të gjitha masave të nevojshme për mbrojtjen e popullatës. Ulja e numrit të kontrolleve është tregues inkurajues, por situata vazhdon të monitorohet me kujdes", thuhet në njoftimin e MSH-së./Telegrafi/

  •  

Katër trupa të gjetur pasi 10 alpinistë u zhdukën në malin pakistanez

Trupat e katër alpinistëve u gjetën nga ekipet e kërkimit pakistaneze të premten, pasi të paktën 10 alpinistë u zhdukën në një ortek të dyshuar në Broad Peak një ditë më parë, thanë burime pakistaneze.

Midis të zhdukurve është alpinisti nepalez Nirmal Purja, 43 vjeç, i cili mban rekordin për ngjitjen më të shpejtë të 14 maleve më të larta në botë, tha Klubi Alpin i Pakistanit, shkruan Reuters.

Alpinistët besohet se janë rrëmbyer nga një ortek në majën 8,051 metra (26,414 këmbë), mali i 12-të më i lartë në botë, rreth mesditës së të enjtes, Sinjali.

Operacionet e kĂ«rkim-shpĂ«timit vazhduan tĂ« premten, tha pĂ«r Reuters Sajid Hussain, zĂ«vendĂ«sdrejtor i departamentit tĂ« turizmit nĂ« rajonin Gilgit-Baltistan tĂ« Pakistanit. KĂ«rkimi po pĂ«rqendrohej nĂ« njĂ« “zonĂ« tĂ« largĂ«t dhe tĂ« vĂ«shtirĂ«â€, tha Hussain. KatĂ«r trupat e gjetur nuk ishin gjetur ende, sipas burimeve tĂ« sigurisĂ« pakistaneze, tĂ« cilat nuk dhanĂ« detaje se ku u gjetĂ«n.

Dy helikopterĂ« shpĂ«timi tĂ« Aviacionit tĂ« UshtrisĂ« Pakistaneze janĂ« dĂ«rguar, tha ACP.”Mbetemi shpresĂ«plotĂ« pĂ«r rikuperimin e sigurt tĂ« alpinistĂ«ve tĂ« zhdukur“, tha klubi. “Thuhet se i gjithĂ« ekipi ka qenĂ« jashtĂ« komunikimit qĂ« nga orteku.”

Ekspedita pĂ«rfshinte Purjan dhe nĂ«ntĂ« alpinistĂ« tĂ« tjerĂ« nga Nepali, Pakistani, Omani, SHBA-ja dhe Kina, tha ACP.ZĂ«dhĂ«nĂ«si i ministrisĂ« sĂ« jashtme kineze, Mao Ning, tha nĂ« njĂ« konferencĂ« pĂ«r shtyp tĂ« premten se autoritetet kineze po “verifikonin urgjentisht situatĂ«n dhe po mblidhnin informacione” dhe “janĂ« tĂ« gatshme tĂ« ofrojnĂ« ndihmĂ« bazuar nĂ« kĂ«rkesat e palĂ«s pakistaneze“.

Kompania e ecjeve malore Seven Summit Treks kishte tre udhĂ«rrĂ«fyes sherpa midis alpinistĂ«ve tĂ« zhdukur, tha pĂ«r Reuters Chhang Dawa Sherpa, njĂ« drejtor i bordit.Chhang tha se vendndodhja e fundit e ndjekur nga anĂ«tarĂ«t e ekipit nĂ« kohĂ«n e ortekut tĂ« dyshuar ishte nĂ« 6,600 metra (21,653 ft) dhe “ra poshtĂ« direkt nga atje“.

Maja e GjerĂ«, e vendosur nĂ« rajonin Gilgit-Baltistan, konsiderohet si njĂ« nga ngjitjet mĂ« sfiduese tĂ« Pakistanit.Purja u ngjit pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« nĂ« Annapurna, malin e 10-tĂ« mĂ« tĂ« lartĂ« nĂ« botĂ«, mĂ« 23 prill 2019, dhe mĂ« pas filloi tĂ« pĂ«rballet me “8,000-vjeçarĂ«â€ tĂ« tjerĂ«.

Ai u bë më i njohur ndërkombëtarisht pasi një dokumentar i Netflix që kronikonte udhëtimin e tij u publikua dy vjet më vonë.Nga 14 majat më të larta në botë, tetë janë në Nepal, pesë në Pakistan dhe një në Tibet.Ekspertët e ngjitjes thonë se mezi më shumë se tre duzina alpinistë i kanë ngjitur të 14 majat deri më sot.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Katër trupa të gjetur pasi 10 alpinistë u zhdukën në malin pakistanez appeared first on Sinjali.

  •  

Rritet fronti kundër FIFA-s, edhe Azia kundërshton projektin e Infantinos

KundĂ«rshtimet ndaj planit tĂ« FIFA-s pĂ«r t’u shitur investitorĂ«ve privatĂ« 20 pĂ«r qind tĂ« aksioneve tĂ« njĂ« kompanie qĂ« do tĂ« menaxhonte garat kryesore tĂ« futbollit botĂ«ror po shtohen.

Pas UEFA-s dhe Concacaf-it, edhe Konfederata Aziatike e Futbollit ka dalë kundër projektit të presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino.

Në një deklaratë zyrtare, AFC ka bërë të ditur se mbështet qëndrimin e dy konfederatave të tjera, duke shprehur shqetësime serioze për përfshirjen e kapitalit privat në garat më të rëndësishme të FIFA-s.

“AFC qĂ«ndron nĂ« solidaritet me UEFA-n dhe Concacaf-in nĂ« shprehjen e shqetĂ«simeve serioze lidhur me propozimin e FIFA-s pĂ«r tĂ« futur investime private nĂ« garat e saj kryesore dhe procesin vendimmarrĂ«s rreth FIFA Forward Enterprise”, thuhet nĂ« deklaratĂ«.

Plani parashikon krijimin e kompanisĂ« “FIFA Forward Enterprise”, e cila do tĂ« administronte aktivitetet kryesore tĂ« organizatĂ«s, pĂ«rfshirĂ« KupĂ«n e BotĂ«s. InvestitorĂ«ve privatĂ« do t’u jepej mundĂ«sia tĂ« blinin njĂ« pjesĂ« tĂ« aksioneve, ndĂ«rsa FIFA pretendon se projekti do tĂ« siguronte mĂ« shumĂ« tĂ« ardhura pĂ«r zhvillimin e futbollit.

Megjithatë, konfederatat kontinentale e konsiderojnë të papranueshme përfshirjen e kapitalit privat në garën më prestigjioze të futbollit botëror.

UEFA ka paralajmĂ«ruar se federatat evropiane mund t’i bojkotojnĂ« KupĂ«n e BotĂ«s dhe garat e tjera tĂ« FIFA-s, nĂ«se Infantino nuk tĂ«rhiqet nga projekti.

Me bashkimin e AFC-së në frontin kundërshtues, presioni ndaj drejtuesit të FIFA-s është rritur ndjeshëm, ndërsa përplasja mes palëve pritet të vazhdojë gjatë javëve të ardhshme.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rritet fronti kundër FIFA-s, edhe Azia kundërshton projektin e Infantinos appeared first on Sinjali.

  •  

Arsenali pret përgjigje nga Newcastle pas ofertës së madhe zyrtare për Bruno Guimaraes



Kampioni aktual i Anglisë, Arsenali, bëri një hap konkret dhe jashtëzakonisht të vështirë financiarisht duke dërguar një ofertë zyrtare prej 90 milionë eurosh për mesfushorin e Newcastle United, Bruno Guimaraes.

Duke pasur parasysh që braziliani 28-vjeçar thuhet se ka rënë dakord për kushtet personale dhe një kontratë afatgjatë deri në vitin 2031, dëshira e tij për t'u transferuar në Emirates është e qartë.

Tek drejtuesit e Topçinjve ekziston një optimizëm i madh se do të jenë në gjendje ta thyejnë rezistencën e Newcastle dhe ta përfundojnë zyrtarisht këtë marrëveshje spektakolare në ditët në vijim.

“Arsenali po pret pĂ«rgjigjen e Newcastle pĂ«r ofertĂ«n e tyre (90 milionĂ« euro) pĂ«r Bruno Guimaraes, i cili ka njĂ« marrĂ«veshje tĂ« plotĂ« me Arsenalin pĂ«r njĂ« kontratĂ« deri nĂ« vitin 2031”.

“TopçinjtĂ« janĂ« tĂ« bindur se do tĂ« arrijnĂ« njĂ« marrĂ«veshje me Newcastle United FC pĂ«r tĂ« finalizuar marrĂ«veshjen nĂ« ditĂ«t nĂ« vijim”, ka shkruar gazetari i njohur Nicolo Schira.

#Arsenal are waiting for #Newcastle’s answer to their bid (€90M) for #BrunoGuimaraes, who has a total agreement with #AFC for a contract until 2031. #Gunners are confident to reach an agreement with #NUFC to finalize the deal in the next days. #transfers https://t.co/yLNy9VHaRf
— NicolĂČ Schira (@NicoSchira) July 31, 2026

Me mbërritjen e Guimaraes, Arsenali do të fitonte një forcë të shkëlqyer dhe të provuar në mesfushë, gjë që do t'i forconte më tej ambiciet e tyre për kampionat dhe Ligën e Kampionëve.

Si kujtesë, Guimaraes mbërriti te Newcastle United më 30 janar 2022 në afatin kalimtar të dimrit nga Lyoni i Francës për një shifër të raportuar prej 50 milionë eurosh. /Telegrafi/

  •  

Sveçla reagon pas deklaratës së Komunës së Prishtinës: Kryetari nuk mund të fshihet prapa të emëruarve të tij



Shefi i Grupit të Asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Gëzim Sveçla ka reaguar pas zhvillimeve lidhur me pretendimet për parregullsi në Komunën e Prishtinës, duke drejtuar kritika ndaj kryetarit të kryeqytetit, Përparim Rama.

Sveçla ka deklaruar se kryetari i Komunës nuk mund të shmangë përgjegjësinë duke u distancuar nga personat e emëruar prej tij.

“Kryetari nuk mund tĂ« fshihet prapa tĂ« emĂ«ruarve tĂ« tij. Ata janĂ« vartĂ«s qĂ« punojnĂ« pĂ«r tĂ«. PĂ«rparim Rama Ă«shtĂ« pĂ«rgjegjĂ«si kryesor”, ka shkruar Sveçla.

Ai ka kërkuar që Prokuroria të veprojë sa më shpejt lidhur me rastin.

“KĂ«rkojmĂ« e urojmĂ« veprim sa mĂ« tĂ« shpejt tĂ« ProkurorisĂ«â€, ka shkruar Sveçla.

Reagimi i tij vjen pas kallëzimit penal të paralajmëruar nga këshilltarët komunalë të Lëvizjes Vetëvendosje ndaj kryetarit të Prishtinës dhe zyrtarëve të kabinetit të tij, lidhur me pretendime për parregullsi të mundshme në proceset e legalizimit të objekteve në kryeqytet. /Telegrafi/



  •  

​Nis takimi i Haxhiut me pĂ«rfaqĂ«suesit e partive politike pĂ«r seancĂ«n konstituive



Ka nisur takimi i kryetares së Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, me kryetarët dhe përfaqësuesit e subjekteve politike, në kuadër të përgatitjeve për seancën konstituive të Legjislaturës së XI-të të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Takimi po zhvillohet në ambientet e Kuvendit të Kosovës dhe ka filluar në orën 11:00.

Takimi synon koordinimin ndërmjet subjekteve politike për vazhdimin e procesit të konstituimit të legjislaturës së re.




  •  

Hykmete Bajrami pas Kuvendit të LDK-së: Ishim 152 që kërkuam ndryshim, por vendosi shumica

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar pas përfundimit të Kuvendit të partisë, duke thënë se ishte në mesin e 152 delegatëve që besuan se LDK-së i duhet ndryshimi.

Bajrami tha se 170 delegatë të tjerë kishin një qëndrim ndryshe, ndërsa theksoi se vendimi i shumicës duhet respektuar.

“Po, unĂ« isha nĂ« mesin e 152 delegatĂ«ve qĂ« besuam se LDK-sĂ« i duhet ndryshimi, por ishin 170 tĂ« tjerĂ«, tĂ« cilĂ«t mbrĂ«mĂ« patĂ«n mendim ndryshe”, ka shkruar Bajrami.

Ajo shtoi se demokracia është ajo që përcakton vendimet në parti.

“NĂ« shtĂ«pinĂ« e demokracisĂ«, gjithmonĂ« fiton demokracia. Urime, LDK!”, ka pĂ«rfunduar reagimin e saj.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Hykmete Bajrami pas Kuvendit të LDK-së: Ishim 152 që kërkuam ndryshim, por vendosi shumica appeared first on Sinjali.

  •  

Audi Q9 udhëheq garën e rehatisë tek veturat premium



Drejtori ekzekutiv i Audi, Gernot Döllner: „Audi Q9 Ă«shtĂ« flagship-i i ri i gamĂ«s sĂ« Audi. Me SUV-in tonĂ« tĂ« parĂ« tĂ« madh tĂ« segmentit full-size, ne forcojmĂ« mĂ« tej pozicionimin premium tĂ« brandit tonĂ«.“

SUV-i i ri full-size impresionon me një ndjesi të pashoq hapësire; materialet premium, sediljet individuale të rregullueshme me energji elektrike në rreshtin e dytë dhe dyert automatike theksojnë atmosferën e klasit të biznesit.

Flagship-i i ri mes modeleve SUV përfaqëson ekselencë teknike me sisteme të gjithanshme të asistencës për shoferin, çatinë panoramike më të madhe të Audi dhe dritat e pasme OLED digjitale të kaarkuara.

Me SUV-in e tij më të madh të realizuar deri më tani, Audi vendos për herë të parë emërtimin 9 dhe me hapa strategjikë e zgjeron majën e gamës së modeleve të veta. Audi Q9 i ri bashkon hapësirën, dinamikën precize dhe inovacionet teknologjike në një automjet të vetëm.

Ndër karakteristikat kryesore renditen:

  • Dritat e pasme digjitale OLED tĂ« gjeneratĂ«s sĂ« tretĂ« me dizajn tĂ« kaarkuar
  • Sediljet individuale tĂ« rregullueshme me energji elektrike nĂ« rreshtin e dytĂ«
  • Dyert automatike
  • Sistemi adaptiv i asistencĂ«s gjatĂ« ngasjes plus, me mundĂ«si ngasjeje pa duar
  • Çatia panoramike mĂ« e madhe e instaluar ndonjĂ«herĂ« nĂ« njĂ« model Audi

Suspensioni i sofistikuar dhe terhiqja në të gjitha rrotat quattro, në kombinim me njësitë motorike me efikasitet të lartë, sigurojnë performancë të jashtëzakonshme dhe stabilitet në gati çdo sipërfaqe.

„NĂ« tĂ« ardhmen, ‘Vorsprung durch Technik’ gjithnjĂ« e mĂ« shumĂ« do tĂ« definohet pĂ«rmes pĂ«rvojĂ«s brenda nĂ« automjet – sepse makinat janĂ« shumĂ« mĂ« tepĂ«r se thjesht njĂ« mjet transporti. PĂ«r shumĂ« nga klientĂ«t tanĂ«, ato po shndĂ«rrohen nĂ« hapĂ«sira jetese me lĂ«vizshmĂ«ri,“ deklaroi drejtori ekzekutiv i Audi, Gernot Döllner.


„PikĂ«risht kĂ«tĂ« pĂ«rfaqĂ«son Audi Q9 si flagship-i i ri i gamĂ«s sonĂ«. Materialet premium, sediljet individuale tĂ« rregullueshme me energji elektrike nĂ« rreshtin e dytĂ« dhe dyert automatike theksojnĂ« pĂ«rkushtimin tonĂ« ndaj cilĂ«sisĂ« nĂ« interier. NĂ« kombinim me sistemet mĂ« tĂ« reja tĂ« asistencĂ«s pĂ«r shoferin dhe pĂ«rvojĂ«n e plotĂ« tĂ« pĂ«rdoruesit, Ă«shtĂ« e qartĂ« se nĂ« çfarĂ« drejtimi po e zhvillojmĂ« brandin Audi.“

Interieri dhe Komoditeti

Interieri i Q9 të ri, i punuar me materiale premium dhe i pajisur me karakteristika mbresëlënëse, konfirmon förkushtimin e Audi ndaj cilësisë. Dy variante të interierit me paketa të ndryshme pajisjesh u ofrojnë klientëve mundësi të shumta personalizimi.

  • Kapaciteti: Q9 i ri prihĂ«t si standard me shtatĂ« sedilje. Familjet e mĂ«dha do ta vlerĂ«sojnĂ« mundĂ«sinĂ« qĂ« tĂ« gjitha tri sediljet nĂ« rreshtin e dytĂ« tĂ« jenĂ« tĂ« pajisura me pika ankorimi pĂ«r karriget e fĂ«mijĂ«ve.
  • Opsioni Business Class: Si opsion, Q9 ofrohet edhe me gjashtĂ« sedilje, gjĂ« qĂ« mundĂ«son mĂ« shumĂ« hapĂ«sirĂ« dhe atmosferĂ« biznesi. TĂ« gjashta sediljet janĂ« pjesĂ«risht tĂ« rregullueshme me energji elektrike dhe mund tĂ« pajisen me funksion ngrohjeje.
  • Aksenti i veçantĂ«: Dy sediljet individuale tĂ« rregullueshme me energji elektrike nĂ« rreshtin e dytĂ«. NĂ« rreshtin e tretĂ«, secili mbĂ«shtetĂ«s mund tĂ« paloset veçmas me shtypjen e njĂ« pogoni/butoni. NĂ« rreshtin e parĂ«, sediljet sportive plus ofrojnĂ« addicionalisht funksione ventilimi dhe masazhi.

Inovacionet Teknologjike

PĂ«r herĂ« tĂ« parĂ«, dyert automatike mundĂ«sojnĂ« komoditet edhe mĂ« tĂ« madh gjatĂ« hyrjes dhe daljes nga automjeti. SensorĂ«t e avancuar rreth makinĂ«s sigurojnĂ« mbrojtje nga pĂ«rplasjet – sistemi i detektimit tĂ« pengesave e ndalon hapjen nĂ«se dera nuk mund tĂ« hapet plotĂ«sisht. Mekanizmi elektrik soft-close siguron mbyllje tĂ« qetĂ« dhe tĂ« butĂ« tĂ« dyerve. Dyert automatike mund tĂ« hapen e mbyllen praktikisht nga disa pika kontrolli, si dhe nga largĂ«sia pĂ«rmes aplikacionit myAudi.

Një tjetër veçori mbresëlënëse është çatia panoramike më e madhe e instaluar ndonjëherë në një model Audi, e cila vjen si pajisje standarde:

  • SipĂ«rfaqe xhami prej mĂ« shumĂ« se 1,5 metra katrorĂ« (mund tĂ« hapet gjerĂ«sisht ose tĂ« pjerrĂ«sohet).
  • Si opsion ofrohet transparencĂ« e ndryshueshme e xhamit.
  • PĂ«r herĂ« tĂ« parĂ«, ofrohet ndriçim i çatisĂ« prej xhami, ngjyra e tĂ« cilit pĂ«rshtatet me ndriçimin ambiental tĂ« personalizuar.

Përmasat dhe Dizajni i Jashtëm

Audi Q9 përfaqëson pa kompromis klasën më të lartë. Me përmasa prej:

  • GjatĂ«sia: 5,31 metra
  • GjerĂ«sia: 2,21 metra
  • LartĂ«sia: 1,81 metra
  • HapĂ«sira midis akseve (pjesa e ndĂ«rmjetme e rrotave): 3,14 metra

Pjesa e pĂ«rparme e ngritur i jep kĂ«tij SUV-i full-size njĂ« qĂ«ndrim tĂ« fuqishĂ«m dhe karakter tĂ« dallueshĂ«m. Dy linjat e pajisjeve – advanced (standarde) dhe S line (opsionale) – dallohen qartĂ«. Linja advanced ofron njĂ« pamje prestigjioze me elemente vertikale nĂ« maskĂ«n Singleframe, ndĂ«rsa S line sjell njĂ« karakter mĂ« tĂ« theksuar sportiv.

Rrotat prej alumini me madhësi deri në 23 inç theksojnë më tej pamjen e fuqishme, ndërsa elementet e dizajnit si mbajtëset e çatisë, pjesa e pasme e theksuar dhe kabina e ngritur nxjerrin në pah prakticitetin dhe proporcionet e mëdha të modelit.

Teknologjia e Ndriçimit

Teknologjia e avancuar e dritave përforcon praninë imponuese të Q9. Dritat e pasme digjitale OLED të gjeneratës së tretë vendosin standarde të reja:

  1. Përmasa 3D e kaarkuar: Panelet e jashtme digjitale OLED (një risi botërore) falë xhamit ultra të hollë janë të kaarkuara në tre dimenzione. Kjo jo vetëm që hap mundësi të reja dizajni, por edhe përmirëson dukshmërinë nga kënde më të gjera.
  2. Treguesit e avancuar të drejtimit: Natën, ky funksion projekton një simbol të stilizuar të xiropotamit/sinjalizuesit në sipërfaqen e rrugës, i sinkronizuar me sinjalizuesit dinamikë përpara dhe prapa.
  3. Digital Matrix LED: Dritat e përparme me modul micro-LED sigurojnë arritje të largët, ndriçim preciz dhe kontrast të lartë.

Motori dhe Performanca

Q9 do të jetë i disponueshëm me motor nafte 3.0 litra V6 i cili zhvillon 220 kW (299 KF) dhe 630 Nm torque (përdredhje). Në tregje të caktuara evropiane, Audi do të ofrojë edhe një variant me 180 kW (245 KF) dhe 500 Nm.

  • Teknologjia MHEV plus pĂ«rdor njĂ« kompresor tĂ« lĂ«vizur me energji elektrike pĂ«r reagim tĂ« menjĂ«hershĂ«m nĂ« pedalin e gazit.
  • Gjeneratori i gjeneratĂ«s sĂ« re i siguron sistemit edhe 18 kW (24 KF) shtesĂ«.
  • I pajisur standardisht me ndĂ«rrues automatik 8-shpejtĂ«sh tiptronic dhe tĂ«rheqje tĂ« pĂ«rhershme nĂ« tĂ« gjitha rrotat quattro.

  •  

Pamjet ngrenë dyshime, Maroku 'shkaktoi' krizën e migrantëve në Spanjë



Një video e publikuar në rrjetet sociale pretendohet se tregon pjesëtarë të Xhandarmërisë Mbretërore të Marokut duke qëndruar pranë, ndërsa kamionë me të rinj zbarkojnë afër kufirit me enklavën spanjolle Ceuta, gjatë valës së fundit të kalimeve masive të migrantëve.

Pamjet, të cilat ende nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur, kanë nxitur reagime dhe pyetje lidhur me mënyrën se si u menaxhua situata në anën marokene të kufirit.

Kriza në Ceuta ka shkaktuar alarm në Spanjë, pasi mijëra persona tentuan të hynin në territorin spanjoll duke kaluar barrierat kufitare ose duke notuar drejt brigjeve të enklavës.

Për shkak të fluksit të madh, Madridi mobilizoi forcat e armatosura për të ndihmuar policinë dhe autoritetet lokale në kontrollin e situatës. Në zonë u vendosën njësi ushtarake, patrulla detare dhe mbështetje ajrore.

Autoritetet spanjolle kanë raportuar viktima gjatë përpjekjeve për kalimin e kufirit, ndërsa qendrat e pritjes për migrantët janë përballur me mbingarkesë.

Incidenti ka rritur tensionet politike në Spanjë, ku opozita ka kërkuar shpjegime nga qeveria për menaxhimin e krizës. Ndërkohë, analistët kanë ngritur mundësinë që lehtësimi i kontrolleve nga ana e Marokut të ketë lidhje me mosmarrëveshje dhe zhvillime diplomatike mes dy vendeve.

Qeveria spanjolle ka deklaruar se vazhdon bashkëpunimin me autoritetet marokene për kontrollin e kufirit dhe frenimin e migracionit të paligjshëm. /Telegrafi/

  •  

Nis takimi i përfaqësuesve të partive për përgatitjen e seancës konstituive

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka mbledhur në takim përfaqësuesit e partive politike për të diskutuar rreth përgatitjeve për seancën konstituive të Kuvendit, e cila është caktuar të mbahet më 7 gusht.

Ndonëse në njoftimin e Kuvendit ishte bërë e ditur se në takim ishin ftuar liderët e partive, nga subjektet më të mëdha politike morën pjesë nënkryetarët e tyre.

PartinĂ« Demokratike tĂ« KosovĂ«s e pĂ«rfaqĂ«soi ArbĂ«rie Vlora Çitaku, Lidhjen Demokratike tĂ« KosovĂ«s Jehona Lushaku, ndĂ«rsa AleancĂ«n pĂ«r ArdhmĂ«rinĂ« e KosovĂ«s Besnik Tahiri.

Në takim pritet të diskutohen çështjet organizative dhe hapat që duhet të ndërmerren para mbajtjes së seancës konstituive.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Nis takimi i përfaqësuesve të partive për përgatitjen e seancës konstituive appeared first on Sinjali.

  •  

GUIDEKS akreditohet si institucioni i vetëm në Kosovë për kualifikimin e udhërrëfyesve turistikë



GUIDEKS ka njoftuar se është akredituar si institucioni i vetëm në Kosovë për ofrimin e kualifikimeve profesionale për Udhërrëfyes Turistik Kombëtar dhe Udhërrëfyes Turistik Lokal.

Sipas njoftimit të GUIDEKS, akreditimi është rezultat i viteve të punës, përkushtimit dhe bashkëpunimit me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë, trajnerë, ligjërues dhe institucione që kanë mbështetur profesionalizimin e këtij profesioni.

“Ky Ă«shtĂ« rezultat i viteve tĂ« punĂ«s, pĂ«rkushtimit dhe bashkĂ«punimit tĂ« ekipit tĂ« GUIDEKS me ekspertĂ« lokal e ndĂ«rkombĂ«tar, trajnerĂ« e ligjĂ«rues tĂ« angazhuar dhe institucioneve qĂ« besuan nĂ« rĂ«ndĂ«sinĂ« e profesionalizimit tĂ« kĂ«tij profesioni”, thuhet nĂ« njoftim.

Tutje, GUIDEKS vlerëson se ky akreditim nuk përfaqëson vetëm një sukses për organizatën, por edhe një arritje për sektorin e turizmit në Kosovë, pasi krijon bazë për përgatitjen profesionale të udhërrëfyesve sipas standardeve vendore dhe ndërkombëtare.

Po ashtu, është bërë e ditur se së shpejti do të publikohen njoftimet për ciklet e reja të trajnimeve që do të ofrojë GUIDEKS. /Telegrafi/




  •  

40 mjetet e para taktike të prodhuara në Shqipëri, Rama: Ditë historike për industrinë ushtarake



Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka quajtur 31 korrikun ditë historike për 'rilindjen' e industrisë ushtarake, gjersa njoftoi prodhimin e 40 mjeteve të para taktike të prodhuara në Shqipëri me standardet e NATO-s.

Rama nĂ« njĂ« postim nĂ« Facebook shkruan se kompania “Timak Defence” nisi si njĂ« Start Up shqiptar dhe tanimĂ« Ă«shtĂ« kthyer nĂ« njĂ« fuqi prodhuese pĂ«r ushtrinĂ«, ku shteti shqiptar ka aksionet e veta.

Lexoni të plotë postimin:

NJË DITË HISTORIKE PËR RILINDJEN E INDUSTRISË USHTARAKE me marrjen nĂ« dorĂ«zim nga Forcat e Armatosura, tĂ« 40 mjeteve tĂ« para taktike tĂ« prodhuara nĂ« ShqipĂ«ri me standardet e NATO-s

Kompania “Timak Defence” nisi si njĂ« Start Up shqiptar dhe tanimĂ« Ă«shtĂ« kthyer nĂ« njĂ« fuqi prodhuese pĂ«r ushtrinĂ«, ku shteti shqiptar ka aksionet e veta falĂ« partneritetit Timak&KAYO (kompania shtetĂ«rore e krijuar enkas pĂ«r partneritetet nĂ« fushĂ«n e mbrojtjes)

Ambicia me “Timak Defence” Ă«shtĂ« krijimi i realiteti sipĂ«rmarrĂ«s Made in Albania qĂ« do tĂ« garantojĂ« sasitĂ« e nevojshme dhe cilĂ«si tĂ« lartĂ« pĂ«r nevojat e shtetit shqiptar, po edhe do tĂ« eksportojĂ« prodhimet e veta nĂ« vende mike e aleate - ky Ă«shtĂ« vetĂ«m fillimi i njĂ« tjetĂ«r historie tĂ« re pĂ«r ShqipĂ«rinĂ«, qĂ« deri dje askush nuk e parafytyronte. /Telegrafi/


  •  

Policia dhe Dogana parandalojnë dy raste të kontrabandës në kufi me Serbinë

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, ka parandaluar dy raste të dyshuara të kontrabandimit me mallra në zonën e fshatit Korminjan.

Sipas njoftimit të Policisë, më 30 korrik 2026, gjatë zbatimit të një plani taktik operacional në rrugët malore të këtij fshati, janë identifikuar dy automjete që dyshohet se kishin hyrë në territorin e Kosovës përmes rrugëve ilegale malore nga Serbia.

Gjatë kontrollit të automjeteve janë gjetur mallra të ndryshme pa dokumentacion përcjellës, të cilat dyshohet se ishin futur në mënyrë të kundërligjshme në vend.

Nga verifikimet ka rezultuar se mallrat nuk kishin dokumente që dëshmonin prejardhjen apo kryerjen e procedurave doganore, ndërsa sipas mbishkrimeve dyshohet se ishin prodhim i Serbisë.

Me autorizim të prokurorit kujdestar në Gjilan, automjetet dhe mallrat janë sekuestruar dhe janë dërguar në terminalin doganor për vlerësim dhe ruajtje të mëtejme.

Policia ka bërë të ditur se lidhur me rastin janë iniciuar procedurat ligjore, ndërsa hetimet do të vazhdojnë nga njësia kompetente në bashkëpunim me Doganën e Kosovës.

Policia e Kosovës ka theksuar se mbetet e përkushtuar në luftimin e kontrabandës dhe veprimtarive të tjera të kundërligjshme në zonat kufitare.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Policia dhe Dogana parandalojnë dy raste të kontrabandës në kufi me Serbinë appeared first on Sinjali.

  •  

Mucunski: Fetai ka një rrjet kontaktesh që mund të na shërbejnë, i di të gjitha gjuhët zyrtare të Belgjikës



Ministri i Jashtëm i RMV-së, Timço Mucunsk, për emërimin e i Arben Fetait si i dërguar special në BE, thotë se është një pyetje legjitime dhe ai beson se publiku meriton përgjigje për faktin se ish-zëvendëskryeministri, siç u pretendua, nuk shkoi në punë për një periudhë të caktuar gjatë kohës që ishte në detyrë, por mori një pagë.

"Le të flasim hapur së pari se kush është Arben Fetai. Ai është një person që ka marrë arsimimin në Belgjikë, i njeh të gjitha gjuhët zyrtare të Belgjikës.

Arben Fetai jo vetëm që i njeh të gjitha gjuhët zyrtare të Belgjikës, por gjithashtu ka punuar dhe është angazhuar nga organizata të ndryshme qeveritare dhe joqeveritare në Bruksel. Ai ka një rrjet kontaktesh që mund t'u shërbejnë interesave të shtetit.

Objektivisht, Arben Fetai ka shtetĂ«si tĂ« dyfishtĂ«, tĂ« RMV-sĂ« dhe belge. NĂ«se nuk do tĂ« kishte shtetĂ«si tĂ« dyfishtĂ«, ndoshta do tĂ« ishte njĂ« kandidat ideal pĂ«r ambasadorin tonĂ« nĂ« BE. PĂ«r mua, ai ishte gjithashtu njĂ« bashkĂ«punĂ«tor i shkĂ«lqyer nĂ« Qeveri. ËshtĂ« e lehtĂ« tĂ« kritikosh, por Ă«shtĂ« mirĂ« tĂ« flasĂ«sh pĂ«r faktet.

Na duhet një person atje për shkak të dinamikës së aktiviteteve. Ai do t'i shërbejë shtetit në këtë periudhë specifike. Në biografinë e tij, ai përmbush profilin e personit që na duhet atje", tha Mucunski./Telegrafi/

  •  

AMC zgjeron edukimin dhe shërbimet mbështetëse për gjidhënien në mbarë Kosovën



Organizata Action for Mothers and Children shënon Javën Botërore të Gjidhënies, nga 1 deri më 7 gusht, duke zgjeruar qasjen në edukim praktik për ushqyerjen me gji dhe në mbështetje profesionale për gratë shtatzëna dhe nënat e reja.

Nismat e reja përfshijnë zgjerimin e edukimit për gjidhënien përmes programit të AMC-së Klasat për Nëna, një seri edukative me shtatë video, si dhe hapjen e hapësirave të reja të dedikuara për mbështetjen e nënave dhe familjeve në Fushë Kosovë dhe në Klinikën e Neonatologjisë në Prishtinë.

“GjidhĂ«nia ekskluzive Ă«shtĂ« njĂ« nga investimet mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme qĂ« mund tĂ« bĂ«jmĂ« gjatĂ« muajve tĂ« parĂ« tĂ« jetĂ«s sĂ« njĂ« fĂ«mije”, tha Drejtorja Ekzekutive e AMC-sĂ«, Rina Demiri Spahija. “GjidhĂ«nia Ă«shtĂ« e natyrshme, por jo gjithmonĂ« vjen natyrshĂ«m. ShumĂ« nĂ«na kanĂ« nevojĂ« pĂ«r udhĂ«zime profesionale dhe mbĂ«shtetje qĂ« nga shtatzĂ«nia, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« ta fillojnĂ« gjidhĂ«nien me vetĂ«besim dhe ta vazhdojnĂ« pĂ«r aq kohĂ« sa dĂ«shirojnĂ«.”

Gjidhënia ekskluzive gjatë gjashtë muajve të parë mbështet rritjen dhe zhvillimin e shëndetshëm të foshnjës, ndihmon në mbrojtjen e saj nga sëmundjet e zakonshme dhe forcon lidhjen ndërmjet nënës dhe fëmijës.

GjatĂ« JavĂ«s BotĂ«rore tĂ« GjidhĂ«nies, AMC do tĂ« publikojĂ« çdo ditĂ« video edukative. Seria prej shtatĂ« videosh do t’u pĂ«rgjigjet pyetjeve mĂ« tĂ« shpeshta dhe do tĂ« ofrojĂ« informata praktike pĂ«r tema tĂ« tilla si pozicionimi, kapja e gjirit dhe mĂ«nyra se si mund tĂ« kuptohet nĂ«se foshnja po merr mjaftueshĂ«m qumĂ«sht.

Ushqyerja me gji do të jetë gjithashtu tema kryesore e sesioneve të programit Klasat për Nëna gjatë Javës Botërore të Gjidhënies. Përmes këtij programi të AMC-së, gratë shtatzëna, nënat e reja, baballarët dhe anëtarët e tjerë të familjes marrin falas informata të bazuara në dëshmi për shtatzëninë, lindjen, gjidhënien dhe prindërimin e hershëm, në një mjedis të sigurt dhe mbështetës.

Lokacion i ri i programit Klasat për Nëna dhe mural kushtuar gjidhënies

Më 7 gusht, AMC do ta zgjerojë programin Klasat për Nëna në një lokacion të dytë në Fushë Kosovë, i cili do të jetë lokacioni i 20-të i programit në mbarë Kosovën. Ky zgjerim u mundësua përmes bujarisë së mbështetësve të AMC-së në Zvicër.

AMC gjithashtu do të inagurojë një mural të ri nga artistja Orange Girl, i cili promovon gjidhënien dhe rëndësinë e krijimit të mjediseve mbështetëse për nënat dhe foshnjat.

Përurimi i lokacionit dhe zbulimi i muralit do të zhvillohen gjatë një konference për media më 7 gusht. Ora, lokacioni dhe informatat shtesë për mediat do të bëhen të ditura përmes një njoftimi të veçantë.

Hapësirë e re mbështetëse në Klinikën e Neonatologjisë

Gjatë Javës Botërore të Gjidhënies, AMC do të hapë gjithashtu një dhomë të re të programit Klasat për Nëna brenda Klinikës së Neonatologjisë në Prishtinë me financim nga Bambo Nature Kosova për mobilimin dhe dekorimin e hapësirës.

Kjo hapĂ«sirĂ« do tĂ« ofrojĂ« edukim dhe mbĂ«shtetje pĂ«r gjidhĂ«nien pĂ«r nĂ«nat, foshnjat e tĂ« cilave po marrin kujdes neonatal, njĂ« periudhĂ« qĂ« mund tĂ« jetĂ« veçanĂ«risht e vĂ«shtirĂ« dhe stresuese pĂ«r familjet. Nisma synon t’i ndihmojĂ« nĂ«nat ta fillojnĂ« dhe ta vazhdojnĂ« gjidhĂ«nien, duke marrĂ« udhĂ«zime tĂ« pĂ«rshtatura me rrethanat e tyre.

  •  
❌