Normal view

Për protestën, opozitën, për një pis e për shumë pisa të bërë nga vetë Rama

12 August 2026 at 15:00
Nga Martin Leka Para disa ditësh, në një nga protestat e fundit, dikush nxori në podium një fëmijë të vogël. Një vajzë. Dhe, siç ndodh rëndom në këto lloj “spektaklesh” me keq se amatoreskë, nje nga drejtuesit e protestës, si në një skenar sa grotesk aq dhe mediokër e cinik, iu drejtua me një pyetje […]

15:00 Çmimet e naftës u rritën dhe aksionet botërore patën ndryshime të ndjeshme

By: Anisa
12 August 2026 at 15:00

Çmimi i një fuçie nafte të papërpunuar Brent, çmimi referues ndërkombëtar, u rrit me 0.9% në 89.67 dollarë herët të mërkurën. Çmimi referues i naftës së papërpunuar amerikane u rrit me 0.9% në 83.98 dollarë.

Ndërkaq, çmimi i arit u rrit me 0.8% në 4,400.44 dollarë për ons, ndërsa argjendi u rrit me 1% në 65.30 dollarë për ons.

Irani ka hedhur poshtë një koment të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, i cili sugjeronte se, meqenëse Teherani po kërkon kompensim si pjesë e bisedimeve për t’i dhënë fund luftës, Uashingtoni do të kërkonte të njëjtën gjë.

Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli sulmuan Iranin në fund të shkurtit, një sulm që çoi në mbylljen e Ngushticës së Hormuzit dhe mbajti pjesën më të madhe të naftës botërore të bllokuar në Lindjen e Mesme. Vetëm muajin e kaluar, çmimi i naftës Brent u luhat midis 72 dhe 102 dollarëve për fuçi.

Ndërkohë, një sulm nga rebelët Huthi të mbështetur nga Irani ndaj një anijeje në ngushticën Bab el-Mandeb, në skajin jugor të Jemenit, ka ngritur shqetësime se dhuna mund të rizgjojë luftën civile dhe të kërcënojë më tej rrugët rajonale të transportit detar.

Çmimet më të larta të naftës e kanë përkeqësuar inflacionin dhe e kanë çuar koston mesatare të një galoni benzine të rregullt në SHBA në 4.01 dollarë, sipas AAA – nga më pak se 3.14 dollarë një vit më parë./ad

ITALI – Shpërthen Etna, kaos në aeroportin e Katanias: 700 fluturime të devijuara

12 August 2026 at 15:00
TRAPANI, 12 gusht /ATSH -ANSA/- ktiviteti i vullkanit Etna ka shkaktuar probleme të mëdha në trafikun ajror në Siçili. Në aeroportin e Katanias janë prekur rreth 700 fluturime, përfshirë anulime, nisje dhe mbërritje të ndërprera, si dhe fluturime të devijuara drejt aeroporteve të tjera. Sipas të dhënave të SAC, kompanisë që menaxhon aeroportin e Katanias, […]

E dhimbshme: Ky është personi që u gjet i vdekur në Han të Elezit – varroset sot

12 August 2026 at 15:00

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Han të Elezit, ku një 34-vjeçar është gjetur pa shenja jete në një lumë në vendin e quajtur “Skollovc”, në fshatin Dërmjak.

Personi që u gjet i vdekur është identifikuar si Zelfi Topojani, rreth 34 vjeçar.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot, e mërkurë, në orën 18:00, në varrezat e Elez Hanit.

“Ne jemi të Allahut dhe vetëm tek Ai kthehemi”, thuhet në njoftimin e xhamisë, ku familjes së të ndjerit i është shprehur ngushëllim për humbjen.

Ndërkohë, rrethanat në të cilat ka ndodhur vdekja e Topojanit pritet të sqarohen nga organet kompetente.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post E dhimbshme: Ky është personi që u gjet i vdekur në Han të Elezit – varroset sot appeared first on Sinjali.

Kedhi: Inflacioni në nivelet më të larta, përparësi ulja e kostos së jetesës

12 August 2026 at 15:00

TIRANË, 12 gusht/ATSH/ Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi deklaroi sot se inflacioni në Shqipëri është në nivelet më të larta dhe kosto e jetesës sot është kthyer në një emergjencë reale për familjet shqiptare.

Në një deklaratë për medie, Kedhi u shpreh se inflacioni në korrik arriti nivelin më të lartë në mbi dy vite.

“Rritja vjen pikërisht nga ato gjëra pa të cilat një familje nuk mund të bëjë: ushqimi, shtëpia dhe transporti. Sot ushqimet në Shqipëri kushtojnë më shumë se mesatarja e Bashkimit Europian. Të ardhurat tona janë vetëm 43% e mesatares së BE-së. Ja kemi kaluar Europës me çmimet, por krahasohemi me vendet më të varfra për mirëqenien. Pasojën e shohim te buxheti i familjes”, shtoi ai.

Sipas tij, “familja shqiptare shpenzon rreth 40% të gjithë buxhetit vetëm për t’u ushqyer, ndërkohë që mesatarja e Bashkimit Europian është rreth 13%”.

Kedhi theksoi se çmimet janë të larta dhe pagat të ulëta sepse ekonomia jonë prodhon pak, konkurrenca është deformuar dhe tregjet janë përqendruar në pak duar.

“Prodhimi vendas është dobësuar, varësia nga importi është rritur dhe taksat e kostot artificiale kalojnë zinxhir në zinxhir deri te konsumatori. Ndërkohë miliarda orientohen drejt ndërtimit dhe pasurive të paluajtshme, ku kanalizohen edhe para të pista, në vend të industrisë, teknologjisë, bujqësisë dhe eksporteve”, theksoi ai.

Ndaj, Kedhi theksoi se për Partinë Demokratike, ulja e kostos së jetesës është një përparësi absolute ekonomike dhe sociale.

“Ne kemi propozuar vazhdimisht në Parlament, me iniciativa konkrete përcaktimin me ligj të minimumit jetik dhe indeksimin e tij sipas kostos reale të jetesës. Kemi propozuar një sistem fiskal më të thjeshtë dhe më të ulët: taksë të sheshtë 10%, mbrojtje të të ardhurave të ulëta nga tatimi, zero tatim për biznesin e vogël dhe profesionet e lira dhe ulje të barrës fiskale mbi karburantin. Kemi propozuar uljen e TVSH-së, incentiva për të inkurajuar prodhimin dhe industrinë, e mekanizma të tjerë për të lehtësuar drejtpërdrejt barrën e produkteve bazë për familjet që kanë më shumë nevojë. Të gjitha janë refuzuar me arrogancë nga mazhoranca”, shtoi ai.

/m.m/a.f/

The post Kedhi: Inflacioni në nivelet më të larta, përparësi ulja e kostos së jetesës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Qytetarët e Tiranës pa ujë/ Flauers Shoshi hap tender 53 mijë euro për dy raporte financiare

By: Brisi
12 August 2026 at 15:00

Ujësjellës Kanalizime Tiranë ka hapur një procedurë prokurimi me fond limit 4.95 milionë lekë, ose rreth 53 mijë euro, për hartimin e vetëm dy raporteve financiare. Bëhet fjalë për Raportin e Raportimit Financiar në datën 31 dhjetor 2025 dhe Raportin e Raportimit Financiar në datën 30 qershor 2026, të cilat kërkohet të përgatiten nga një […]

The post Qytetarët e Tiranës pa ujë/ Flauers Shoshi hap tender 53 mijë euro për dy raporte financiare appeared first on BoldNews.al.

Guggenheim Abu Dhabi hapet më 11 dhjetor, duke shënuar një epokë të re për artin dhe arkitekturën

12 August 2026 at 15:00

Pak projekte arkitekturore dhe kulturore kanë ngjallur aq shumë interes gjatë dy dekadave të fundit sa Guggenheim Abu Dhabi. Pas një pritjeje të gjatë, muzeu do të hapë dyert më 11 dhjetor 2026, duke u bërë muzeu i katërt aktiv i rrjetit Guggenheim, pas institucioneve në Nju Jork, Venecia dhe Bilbao.

I vendosur në ishullin Saadiyat, në një prej zonave kulturore më ambicioze të Lindjes së Mesme, Guggenheim Abu Dhabi synon të jetë më shumë se një degë e muzeut të famshëm. Ai do të jetë muzeu më i madh Guggenheim i ndërtuar deri më tani, me një program që synon të sjellë një perspektivë globale mbi artin modern dhe bashkëkohor.

Frank Gehry dhe një arkitekturë monumentale

Pas projektit qëndron arkitekti i njohur Frank Gehry, autori i Guggenheim Bilbao, një prej ndërtesave që ndryshoi mënyrën se si arkitektura mund të ndikojë në identitetin e një qyteti.

Planet për Guggenheim Abu Dhabi u prezantuan për herë të parë në vitin 2006, ndërsa projekti i Gehryt u bë publik në vitin 2009. Ndërtesa përbëhet nga 30 galeri, të organizuara rreth një atriumi të madh qendror.

Silueta e muzeut formohet nga 10 kulla monumentale me forma skulpturore, të realizuara me materiale si çeliku inox, rrjeta metalike, oniksi dhe xhami. Arkitektura është konceptuar si pjesë e pandashme e përvojës së vizitorit, duke krijuar një lidhje të drejtpërdrejtë mes hapësirës dhe veprave të artit.

Muzeu do të ketë më shumë se 11,600 metra katrorë hapësira të brendshme galerish, ndërsa hapësirat e jashtme për ekspozim do të jenë më shumë se dy herë më të mëdha.

Një histori më globale e artit bashkëkohor

Guggenheim Abu Dhabi do të dallojë edhe për mënyrën se si është konceptuar koleksioni i tij. Në vend që të mbështetet kryesisht në koleksione ekzistuese, muzeu po krijon një koleksion të posaçëm për hapësirën e re.

Fokusi do të jetë te arti nga vitet 1960 deri në ditët e sotme, duke përfshirë pikturën, fotografinë, skulpturën, instalacionet dhe mediat e reja.

Një vëmendje e veçantë do t’u kushtohet artistëve nga Lindja e Mesme, Azia dhe Afrika e Veriut, si dhe nga rajone të tjera që historikisht kanë pasur përfaqësim më të kufizuar në institucionet e mëdha të artit në Perëndim.

Sipas Mariët Westermann, drejtoreshë dhe shefe ekzekutive e Solomon R. Guggenheim Foundation, synimi është jo vetëm prezantimi i veprave të reja, por edhe ofrimi i një këndvështrimi më të gjerë mbi historinë e artit bashkëkohor, duke përfshirë perspektiva dhe zëra nga kontinente të ndryshme.

Saadiyat, qendra e re kulturore e Abu Dhabit

Guggenheim Abu Dhabi do të jetë pjesë e Saadiyat Cultural District, një zonë që po shndërrohet me shpejtësi në një prej qendrave kulturore më të rëndësishme në botë.

Në të njëjtën hapësirë ndodhen Louvre Abu Dhabi, teamLab Phenomena Abu Dhabi, Zayed National Museum dhe Natural History Museum Abu Dhabi, ndërsa është në zhvillim edhe një qendër e re për artet e skenës, e projektuar gjithashtu nga Frank Gehry.

Me hapjen e Guggenheim Abu Dhabi, ishulli Saadiyat pritet të konsolidojë edhe më tej rolin e tij si një pikë takimi ndërkombëtare për artin, arkitekturën dhe kulturën./KultPlus.com

"E plagosi në këmbë", një muaj paraburgim për tre të pandehurit në Gjakovë

12 August 2026 at 14:54


Gjykata Themelore në Gjakovë, dje ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i caktuar masën e paraburgimit një muaj të pandehurve H.D, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale vrasja në tentativë dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, ndërsa të pandehurve A.D. dhe E.G., për pjesëmarrje në rrahje.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, ndër të tjera ceket se “më datë 10 gusht 2026, rreth orës 15:50, në Gjakovë, në rrugën 'Dëshmorët e Hereçit', me dashje ka tentuar ta privojë nga jeta të dëmtuarin D. G., në atë mënyrë që, në ditën dhe momentin kritik, i dëmtuari, së bashku me vëllain e tij, E.G., është takuar me të pandehurin dhe dy djemtë e tij, A.D. dhe të miturin E.D. Në atë moment, pas një mosmarrëveshjeje dhe konflikti fizik ndërmjet tyre, i pandehuri, me armën – pistoletën që kishte me vete, me numër serik dhe kalibër ende të paidentifikuar, ka shtënë disa herë në drejtim të të dëmtuarit, duke e goditur në pjesën e sipërme të këmbës së majtë. Si pasojë e lëndimeve të pësuara nga të shtënat me armë, i dëmtuari është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal 'Isa Grezda' në Gjakovë për trajtim mjekësor, ndërsa i pandehuri është larguar nga vendi i ngjarjes”.

Sipas njoftimit thuhet se gjyqtari i procedurës paraprake nga Departamenti i Krimeve të Rënda, Samedin Cena, pas mbajtjes së seancës dëgjimore ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit.

"Me këtë vendim, të pandehurit H.D., A.D., dhe E.G., do të mbahen në paraburgim në kohëzgjatje prej një (1) muaji, periudhë kjo që do të llogaritet nga data e arrestimit me 10 gusht 2026 deri më 10 shtator 2026. Palët kanë të drejtë ankese ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës", thuhet në njoftim. /Telegrafi/

14:54 9 vatra zjarri aktive në vend, mbi 450 forca në terren dhe 5 mjete ajrore në operacione

By: Anisa
12 August 2026 at 14:54

Last Updated on 12/08/2026 by Anisa

Nëntë vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në disa qarqe të vendit, ndërsa strukturat e Mbrojtjes Civile janë në terren për izolimin dhe shuarjen e flakëve. Mbi 450 forca, 3 helikopterë të Forcës Ajrore dhe 2 avionë Air Tractor janë angazhuar në zonat problematike, me fokus kryesor mbrojtjen e banesave dhe jetës së qytetarëve. Vatrat më të rëndësishme vijojnë të jenë në Dajt, Patos, Krujë, Përmet, Dibër dhe Devoll.

Ministria e Mbrojtjes – përditësim i situatës së zjarreve (ora 14:00)

Ministria e Mbrojtjes informon se, deri në orën 14:00 të datës 12 gusht 2026, në territorin e vendit 9 vatra zjarri mbeten aktive, në qarqet Tiranë, Fier, Durrës, Gjirokastër, Dibër dhe Korçë.

Për menaxhimin e situatës vijon angazhimi i koordinuar i strukturave të sistemit të Mbrojtjes Civile, me të paktën 260 forca operacionale dhe 192 efektivë të Forcave të Armatosura të raportuar me numër të përcaktuar, ndërsa nga ajri janë angazhuar 3 helikopterë të Forcës Ajrore dhe 2 avionë Air Tractor.

Vatrat kryesore aktive dhe angazhimi:

* Dajt, Tiranë – Në zonën mbi tunelet e Qafë-Mollës vijon operacioni me 22 forca të MZSH dhe ADZM, të mbështetura nga 2 helikopterë të Forcës Ajrore. Në Priskë të Madhe po operojnë 15 efektivë dhe 4 automjete zjarrfikëse. Në të dyja rastet nuk ka rrezik për zonat e banuara.
* Drenie, Patos – Vijon puna për shuarjen e riaktivizimit të zjarrit. Forcat operacionale po mbështeten sot edhe nga 30 efektivë të FA-së dhe 1 autoambulancë, pas një angazhimi të konsiderueshëm të MZSH-së, Policisë, shërbimit pyjor dhe vullnetarëve.

* Krujë – Në lagjen Abaze operacioni vijon. Aktualisht nuk ka rrezik për zonat e banuara. Në lagjen Bojë, ku janë evidentuar dy vatra, forcat zjarrfikëse janë pozicionuar edhe pranë banesave dhe 1 helikopter i FA-së po operon nga ajri, me fokus mbrojtjen e tyre.

* Përmet – Në malin e Nëmerçkës dhe në Malin Dhëmbel vijon angazhimi. Në të dyja zonat nuk ka rrezik për banesat.

* Gurë-Lurë, Dibër – Një nga operacionet me angazhimin më të madh: mbi 220 forca nga MZSH, bashkia, vullnetarët, Policia, shërbimi pyjor, ADZM, AKMC, strukturat e emergjencave civile dhe FA. Nga ajri po operojnë 2 avionë Air Tractor. Forcat zjarrfikëse janë pozicionuar pranë banesave që mund të ekspozohen ndaj zjarrit.

* Mali i Moravës, Devoll – Vatra është izoluar dhe mbahet nën monitorim nga strukturat operacionale. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Në tërësi, mbi 450 forca rezultojnë të angazhuara vetëm në vatrat ku raporti jep shifra të plota për personelin, ndërsa kapacitetet ajrore të raportuara përfshijnë 3 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor.

Prioritet mbetet mbrojtja e jetës dhe banesave, izolimi i vatrave dhe normalizimi i plotë i situatës./ad

ITALI – Shpërthen Etna, kaos në aeroportin e Katanias: 700 fluturime të devijuara

12 August 2026 at 14:54

TRAPANI, 12 gusht /ATSH -ANSA/- ktiviteti i vullkanit Etna ka shkaktuar probleme të mëdha në trafikun ajror në Siçili.

Në aeroportin e Katanias janë prekur rreth 700 fluturime, përfshirë anulime, nisje dhe mbërritje të ndërprera, si dhe fluturime të devijuara drejt aeroporteve të tjera.

Sipas të dhënave të SAC, kompanisë që menaxhon aeroportin e Katanias, rreth 400 fluturime në nisje janë anuluar, ndërsa 52 fluturime të tjera pritet të anulohen gjatë ditës së sotme.

Për të përballuar situatën e krijuar nga shpërthimi dhe aktiviteti i Etnës, më shumë se 250 fluturime janë riorganizuar dhe devijuar drejt aeroporteve të tjera të Siçilisë.

Më shumë se 100 prej tyre janë devijuar që nga fillimi i emergjencës drejt aeroportit të Komisos.

Vetëm gjatë ditës së djeshme, rreth 50 fluturime janë devijuar drejt Palermos, ndërsa 22 fluturime të tjera kanë përfunduar në aeroportin e Trapanit.

Situata ka shkaktuar vështirësi për shumë udhëtarë, të cilët janë përballur me anulime, ndryshime të orareve dhe devijime të fluturimeve, ndërsa autoritetet po monitorojnë vazhdimisht aktivitetin e Etnës dhe ndikimin e tij në trafikun ajror.  /os/

The post ITALI – Shpërthen Etna, kaos në aeroportin e Katanias: 700 fluturime të devijuara appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

VIDEO/ Zjarr në lagjen Boje të Krujës

By: ela
12 August 2026 at 14:53

Një vatër zjarri ka rënë sot në afërsi të lagjes Boje të Krujës. Era ka favorizuar përhapjen e tij, teksa zjarrfikësit dhe ushtarë po punojnë për shuarjen. Në ndihmë ka shkuar edhe një helikopter. Ndërkohë, banorët janë të frikësuar pasi zjarri rrezikon banesat.

The post VIDEO/ Zjarr në lagjen Boje të Krujës appeared first on BoldNews.al.

14:52 Nxehtësia përvëluese në Tiranë, ja si po përballojnë temperaturat tigrat, arinjtë dhe kafshët e tjera në Kopshtin Zoologjik

By: Anisa
12 August 2026 at 14:52

Last Updated on 12/08/2026 by Anisa

Në kulmin e temperaturave të verës, nuk janë vetëm njerëzit që vuajnë. Në Kopshtin Zoologjik të Tiranës, kafshët i sheh në kërkim të hijeve të pemëve, ose brenda mjediseve të tyre të mbyllura. Për “Report TV”, veterinerët tregojnë se ka një kujdes të shtuar për banorët e këtij kopshti.

Sherkani, Princi dhe Pantera, tre tigrat siberianë në kopshtin zoologjik të Tiranës, mundohen të përballojnë të nxehtin e këtyre ditëve, mes hijeve të pemëve. Ata ecin përtueshëm nën hije, rrëzë pemëve pranë ujit dhe herë pas here zhyten në pishinat e dedikuara për ta.

“Të dy hapësirat e tigrave kanë pishina me të paktën 6 mijë litra ujë. Mund të shihen aktivitetet e tyre, si Sherkani, Princi apo Pantera, duke notuar gjatë gjithë vitit. Këto kafshë kanë ardhur me garancinë e shoqatave të huaja të cilët kanë ardhur, kanë parë hapësirat tona, të cilat plotësojnë të gjitha kushtet.”, thotë veterineri Ariel Vasili.

Temperaturat e larta, kërkojnë një kujdes të shtuar, jo vetëm për ta, por dhe për kafshët e tjera.“Sfida më e madhe për ne është që të kemi mundësi, që në këto periudha të ngrohta me temperatura tepër të larta të kemi mundësi të japim kujdesin adekuat për të gjithë individët që janë pjesë e koleksionit tonë.”

Sprucatorët e ujit në këtë periudhë nuk shërbejnë vetëm për mjediset e gjelbërta, por dhe për të freskuar mjedisin brenda kopshtit. Uji që shpërndahet në ajër dhe mbi bar u vjen në ndihmë në këto temperatura të larta.

Pjesë e kafshëve të Kopshtit Zoologjik dhe tre arinj, mbi 20 vjeç. Mes tyre edhe Xhina, që ka qenë dikur ariu i cirkut të Tiranës dhe që në dhjetor bën 30 vjeç.

Edhe këta arinj kanë mundësinë të zgjedhin vetë nëse duan të qëndrojnë jashtë apo në ambientet e brendshme. Kur temperaturat kalojnë 25 gradë, dhomat e tyre të brendshme qëndrojnë të hapura.

“Një pjesë e ankesave që ne marrim nga vizitorët është fakti që ku janë arinjtë gjatë orarit të drekës dhe ata janë gjithmonë brenda, kuptohet. Ne kemi zgjedhur midis kërkesave të vizitorëve dhe mirëqenies së arinjtë, t’ia lmë arinjve që të qëndrojnë atje ku kanë dëshirë. Pra, në qoftë se një ari është në diell është sepse ka zgjedhur vetë, jo se s’e ka opsionin e hijes.”, thotë veterineri Bland Mustafai.

Në kërkim të çdo mundësie për pak më shumë freski, pjesa dërrmuese e kafshëve shihet e grumbulluar poshtë hijeve. Ato çlodhen, flenë ose hanë ushqimin e përgatitur.

Dietat ushqimore po ashtu janë të ndryshme në këtë periudhë të vitit

“Shumë shpesh bëjmë torta të ftohta me fruta të ftohta të ngrira.”, tregon veterineri Vasili.

Rreth 280 kafshë janë pjesë e koleksionit të Kopshtit Zoologjik të Tiranës. Përtej asaj që shohin vizitorët, sfida e përditshme mbetet e njëjtë: të krijohen kushte sa më të përshtatshme dhe t’u garantohet kafshëve kujdesi që u nevojitet.

“Nuk jemi perfekt. Asnjë kopsht nuk është perfekt. Për këtë arsye dhe puna nuk është e lehtë. Të punosh me shtatë felinë të mëdhenj, me tre arinj, me gjashtë lemurë, do një përgatitje të përditshme të etapave të punës.”, përfundon Vasili./ad

Kasami-Mexhiti: Marrëveshja e Ohrit, bazë për më shumë decentralizim, zhvillim dhe kohezion shoqëror

12 August 2026 at 14:52


Bashkëkryetari i VLEN-it dhe kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, në panelin kushtuar 25-vjetorit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, tha se decentralizimi mbetet një nga proceset që ende nuk e ka arritur plotësisht qëllimin e paraparë.

Duke folur për decentralizimin dhe zhvillimin lokal si shtylla të demokracisë dhe kohezionit shoqëror, Kasami tha se 25-vjetori i Marrëveshjes së Ohrit duhet të shërbejë për një vlerësim të sinqertë të asaj që është realizuar, asaj ku ka ngecje dhe hapave që duhet të ndërmerren. “Gjatë këtyre 25 viteve është bërë përparim. Komunat kanë marrë më shumë përgjegjësi dhe qytetarët kanë fituar mundësi më të madhe për të ndikuar në çështjet që lidhen drejtpërdrejt me jetën e tyre. Por duhet ta themi hapur se decentralizimi nuk e ka arritur ende plotësisht qëllimin për të cilin ishte paraparë”, deklaroi Kasami.

Sipas tij, një nga problemet kryesore është mospërputhja mes kompetencave që u janë transferuar komunave dhe mjeteve financiare në dispozicion.

“Në shumë raste kemi pasur transferim të kompetencave, por jo edhe transferim të mjeteve të mjaftueshme financiare. Komunave u kërkohet të mirëmbajnë shkolla, infrastrukturë dhe shërbime publike, ndërsa financimi shpesh nuk përputhet me përgjegjësitë që u janë dhënë”, tha Kasami. Ai vlerësoi se decentralizimi fiskal ka mbetur pas decentralizimit administrativ, duke theksuar se varësia e madhe nga transfertat e pushtetit qendror kufizon autonominë e komunave dhe krijon pabarazi mes tyre.

Kasami foli edhe për zhvillimin e balancuar rajonal, duke thënë se dallimet mes rajoneve vazhdojnë të jenë të mëdha dhe se shpërndarja e investimeve nuk është gjithmonë e bazuar në nevojat reale dhe kritere të qarta.

Kryetari i Tetovës kërkoi që faza e ardhshme e decentralizimit të përfshijë më shumë të hyra vetanake për komunat, shpërndarje më të drejtë të mjeteve, rritje të kapaciteteve profesionale dhe kompetenca reale.Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e forcimit të demokracisë lokale, transparencës dhe pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimmarrje.

“Qytetari e ndien shtetin fillimisht në sportelin e komunës, në shkollën e fëmijës dhe në rrugën para shtëpisë së tij. Kur vendimmarrja është më afër qytetarit, rritet mundësia për mbikëqyrje, llogaridhënie dhe pjesëmarrje”, tha Kasami./Telegrafi/

​Deliu-Kodra: PDK-ja do të jetë përditë në Kuvend, s’do t’i ndalim edhe veprimet tjera

12 August 2026 at 14:51
Deliu-Kodra në sallën e Kuvendit të Kosovës tha se nuk mund të ketë normalitet në shtetin e Kosovës nga ata të cilët, siç u shpreh ajo, ndonëse i obligon rregullorja, Kushtetuta dhe aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, nuk e bëjnë atë që sot është domosdoshmëri, konstituimi i kuvendit. “Po e them, PDK-ja do të jetë përditë […]

“Thirre seancën, mos ik”, Haxhiu anulon konferencën pasi u afruan deputetët e PDK-së

12 August 2026 at 14:51
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu ka vendosur të mos mbajë konferencën për media në momentin kur ka parë se deputetët e PDK-së ishin afruar pranë saj. Haxhiu, e cila pritej të deklarohej para mediave, ka aluduar se deputetët e PDK-së kishin planifikuar të mbanin konferencë dhe ka thënë se do të dalë para […]

Lens zyrtarizon Ivanovic me një video tallëse për Lazio-n, 3 vjet më parë ironizonte Napoli-n

12 August 2026 at 14:51
Klubi italian kishte mbyllur gjithçka për sulmuesin kroat të Benfika-s, i cili në fund preferoi francezët dhe Champions-in. Lens godet sërish. Tre vjet më parë u tall me Napoli-n, tani me Lazio-n. Përsëri për një çështje merkatoje. Atëherë ishte “faji” i Kevin Danso, mbrojtësit austriak (tani te Tottenham) që kërkohej nga Napoli dhe në fund […]

Pas deputetëve, edhe mërgimtarët “përplasen” mes vete në Kuvend

12 August 2026 at 14:51

Situata është tensionuar edhe pas përplasjeve mes deputetëve të Kosovës, ku tensionet janë bartur edhe te qytetarët e pranishëm në sallë gjatë aktivitetit për mërgimtarët.

Gjatë aktivitetit, njëri prej pjesëmarrësve ka shfaqur një pankartë me mbishkrimin “Kurti n’burg”, çka ka nxitur reagime nga pjesëmarrësit e tjerë.

Pas kësaj, mes qytetarëve ka pasur përplasje verbale, duke tensionuar edhe më tej atmosferën në sallën e Kuvendit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Pas deputetëve, edhe mërgimtarët “përplasen” mes vete në Kuvend appeared first on Sinjali.

24 milionë euro borxhe dhe në prag të kolapsit – Ronaldinho kërkon të blejë klubin e basketbollit

12 August 2026 at 14:50


Ish-ylli i futbollit brazilian, Ronaldinho, dhe fondi i tij i investimeve janë të interesuar të marrin në pronësi klubin e basketbollit të Monakos, i cili po përballet me vështirësi serioze financiare.

Informacioni është publikuar nga gazeta franceze L’Equipe dhe vjen në një kohë kur e ardhmja e klubit nga Principata është e pasigurt.

Monako po kalon një nga krizat më të rënda financiare në historinë e tij. Në qershor, borxhet e klubit vlerësoheshin në 24 milionë euro, ndërsa gjatë sezonit të kaluar ai ishte përballur me pasoja për shkak të mospagimit të agjentëve dhe bashkëpunëtorëve. Si rezultat, ndaj klubit u vendosën edhe sanksione sportive.

Situata kulmoi këtë verë, kur Monako u përjashtua nga të gjitha garat profesionale franceze për sezonin 2026/27, pasi nuk arriti të ofrojë garancitë e nevojshme financiare për të vijuar aktivitetin.

Në kërkim të kapitalit të ri për ta shpëtuar klubin, në skenë ka dalë edhe Ronaldinho. Sipas informacioneve të publikuara, fondi i tij i investimeve thuhet se i ka siguruar tashmë mjetet financiare për blerjen dhe ka marrëdhënie të mira me autoritetet në Monako.

Legendary Brazilian footballer Ronaldinho Gaucho has reportedly entered the race to TAKE OVER AS Monaco Basket 🤔🔥 pic.twitter.com/gnauMavUni
— Eurohoops (@Eurohoopsnet) August 11, 2026


Nëse operacioni realizohet, do të ishte një nga hyrjet më të pazakonta të një ish-ylli të madh të futbollit në botën e basketbollit. Megjithatë, deri më tani nuk ka konfirmim zyrtar dhe pritet që vendimi përfundimtar të merret së shpejti.

Ronaldinho nuk është i vetmi investitor potencial. Për klubin janë të interesuar edhe disa investitorë të tjerë, ndërsa koha në dispozicion është e kufizuar.

Konkretisht, procedura e marrjes në pronësi duhet të përfundojë para Komitetit Olimpik Francez (CNOSF) më së largu deri më 19 gusht.

Pavarësisht se vitet e fundit Monako është konsoliduar si një nga klubet më të forta të basketbollit në Francë dhe një pjesëmarrës i rregullt në Euroligë, problemet financiare jashtë parketit kanë krijuar një situatë alarmante për të ardhmen e klubit./Telegrafi/

Situata e zjarreve, Ministria e Mbrojtjes: 9 vatra aktive, mbi 450 forca dhe 5 mjete ajrore në terren për shuarjen e flakëve

By: Evi
12 August 2026 at 14:50

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se deri në orën 14:00 të ditës së sotme në territorin e vendit mbeten aktive 9 vatra zjarri, të shtrira në qarqet Tiranë, Fier, Durrës, Gjirokastër, Dibër dhe Korçë.

Gjithashtu bëhet e ditur se për menaxhimin e situatës janë angazhuar mbi 450 forca operacionale, përfshirë efektivë të Forcave të Armatosura, zjarrfikës, shërbimin pyjor dhe vullnetarë, ndërsa nga ajri ndërhyrja po mbështetet nga tre helikopterë të Forcës Ajrore dhe dy avionë “Air Tractor”.

Njoftimi i plotë:

Ministria e Mbrojtjes informon se, deri në orën 14:00 të datës 12 gusht 2026, në territorin e vendit 9 vatra zjarri mbeten aktive, në qarqet Tiranë, Fier, Durrës, Gjirokastër, Dibër dhe Korçë.

Për menaxhimin e situatës vijon angazhimi i koordinuar i strukturave të sistemit të Mbrojtjes Civile, me të paktën 260 forca operacionale dhe 192 efektivë të Forcave të Armatosura të raportuar me numër të përcaktuar, ndërsa nga ajri janë angazhuar 3 helikopterë të Forcës Ajrore dhe 2 avionë Air Tractor.

Vatrat kryesore aktive dhe angazhimi:

Dajt, Tiranë – Në zonën mbi tunelet e Qafë-Mollës vijon operacioni me 22 forca të MZSH dhe ADZM, të mbështetura nga 2 helikopterë të Forcës Ajrore. Në Priskë të Madhe po operojnë 15 efektivë dhe 4 automjete zjarrfikëse. Në të dyja rastet nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Drenie, Patos – Vijon puna për shuarjen e riaktivizimit të zjarrit. Forcat operacionale po mbështeten sot edhe nga 30 efektivë të FA-së dhe 1 autoambulancë, pas një angazhimi të konsiderueshëm të MZSH-së, Policisë, shërbimit pyjor dhe vullnetarëve.

Krujë – Në lagjen Abaze operacioni vijon. Aktualisht nuk ka rrezik për zonat e banuara. Në lagjen Bojë, ku janë evidentuar dy vatra, forcat zjarrfikëse janë pozicionuar edhe pranë banesave dhe 1 helikopter i FA-së po operon nga ajri, me fokus mbrojtjen e tyre.

Përmet – Në malin e Nëmerçkës dhe në Malin Dhëmbel vijon angazhimi. Në të dyja zonat nuk ka rrezik për banesat.

Gurë-Lurë, Dibër – Një nga operacionet me angazhimin më të madh: mbi 220 forca nga MZSH, bashkia, vullnetarët, Policia, shërbimi pyjor, ADZM, AKMC, strukturat e emergjencave civile dhe FA. Nga ajri po operojnë 2 avionë Air Tractor. Forcat zjarrfikëse janë pozicionuar pranë banesave që mund të ekspozohen ndaj zjarrit.

Mali i Moravës, Devoll – Vatra është izoluar dhe mbahet nën monitorim nga strukturat operacionale. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Në tërësi, mbi 450 forca rezultojnë të angazhuara vetëm në vatrat ku raporti jep shifra të plota për personelin, ndërsa kapacitetet ajrore të raportuara përfshijnë 3 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor.

Prioritet mbetet mbrojtja e jetës dhe banesave, izolimi i vatrave dhe normalizimi i plotë i situatës.

The post Situata e zjarreve, Ministria e Mbrojtjes: 9 vatra aktive, mbi 450 forca dhe 5 mjete ajrore në terren për shuarjen e flakëve appeared first on Euronews Albania.

14:50 Tajlanda pezullon licencat e armëve pas të shtënave nga një adoleshent ndaj gjyshërve të tij

By: Anisa
12 August 2026 at 14:50

Kryeministri Anutin Charnvirakul kërkon kontrolle më të rrepta të armëve dhe “dënime të vendosura”, pasi në të shtënat në shkollë humbën jetën nëntë persona.

Tajlanda ka pezulluar licencat për armët e zjarrit pas të shtënave vdekjeprurëse në një shkollë në Nonthaburi, ndërsa trupat e adoleshentit autor i sulmit dhe gjyshërve të tij, të cilët ai vrau, janë djegur në krematorium.

Kryeministri Anutin Charnvirakul tha se kishte urdhëruar Ministrinë e Brendshme dhe policinë të ndalonin lëshimin e licencave për posedimin, blerjen dhe mbajtjen e armëve të zjarrit, si dhe bëri thirrje për “kontrolle më të rrepta dhe dënime të vendosura”.

Anutin ishte zotuar të zbatonte ndryshimet të premten, pasi më herët gjatë asaj dite një 14-vjeçar qëlloi për vdekje gjyshërit që e kishin rritur, në shtëpinë e tyre në Nonthaburi, në veri të Bangkokut. Më pas, ai vrau gjashtë persona të tjerë në shkollën e tij dhe në fund qëlloi veten.

Anutin kishte synuar të ndërmerrte reforma edhe në pozicionet e mëparshme si ministër i Brendshëm dhe ministër i Shëndetësisë, pas rasteve të dhunës me armë në vitet 2022 dhe 2023. Në vitin 2023, një 14-vjeçar vrau dy persona në një qendër tregtare në Bangkok, duke përdorur një pistoletë të modifikuar, e cila ishte projektuar për të qëlluar fishekë bosh dhe që, sipas policisë, besohej se ishte porositur online. Anutin urdhëroi një sërë masash për kontrollin e armëve, përfshirë një ndalim të përkohshëm të lëshimit të licencave të reja, kufizime për importin dhe ndalimin e personave nën moshën 20 vjeç për të përdorur poligonet e qitjes.

Megjithatë, premtimet e mëparshme për forcimin e ligjeve për armët nuk kanë parandaluar të shtënat e fundit.

Ndërsa ligjet e Tajlandës për licencimin e armëve duken të rrepta në letër, në realitet vendi ka miliona armë të paregjistruara.

Të dhënat më të fundit treguan se Tajlanda kishte mbi 10 milionë armë në pronësi të civilëve, numri më i lartë në Azinë Juglindore, më shumë se një armë për çdo shtatë persona. Mbi 4 milionë prej tyre ishin të paregjistruara.

Qeveria planifikon të përcaktojë një periudhë të posaçme gjatë së cilës qytetarët mund të dorëzojnë armët e paligjshme ose armët e trashëguara që nuk mund të transferohen ligjërisht, duke u përjashtuar nga ndëshkimet.

Komisioneri i Përgjithshëm i Policisë Mbretërore Tajlandeze, Kitrat Phanphet, ka urdhëruar gjithashtu mbikëqyrje më të rreptë të armëve të zjarrit të lëshuara nga shteti për policinë.

Skema e shumëkritikuar e “armëve të mirëqenies” u mundëson zyrtarëve publikë që plotësojnë kushtet të blejnë armë me zbritje të mëdha, por shumë prej këtyre armëve përfundojnë duke u rishitur.

Zëvendëskomisioneri i Përgjithshëm i Policisë, Thana Chuwong, do të jetë përgjegjës për luftën kundër posedimit dhe trafikimit të paligjshëm të armëve, përfshirë shitjen e armëve përmes rrjeteve sociale dhe platformave të tjera online.

Ministria e Arsimit ka prezantuar gjithashtu një plan të ri për sigurinë në shkolla, që përfshin kontrolle më të rrepta në hyrje, me roje që do të kontrollojnë për armë përpara se dikush të hyjë në ambientet e shkollës, si dhe rritjen e këshillimit për shëndetin mendor.

Reformat u njoftuan ndërsa vazhdonin ceremonitë shumëditore budiste të varrimit për viktimat.

Arkivolet e bardha të viktimave të para, gjyshërve të autorit, u vendosën të martën në tempullin budist Tem Rak Samakkhi, së bashku me portretet e tyre, përpara ceremonisë së djegies, e cila përmbylli një ceremoni mortore që zgjati disa ditë.

Arkivoli më i vogël i djalit u vendos në një pjesë tjetër të të njëjtit tempull, i rrethuar me lule të bardha.

Mes personave që morën pjesë në ceremoninë mortore ishte Tawee Piewphong, i cili nderoi kunatin e tij, gjyshin e adoleshentit, duke e përshkruar si “një njeri me pak fjalë, por shumë i sjellshëm”.

Tawee shprehu tronditjen e tij për vrasjet, duke thënë se nuk kishte asnjë ide se çfarë e kishte shtyrë adoleshentin të kryente krimin, por njëkohësisht shprehu edhe dhembshuri për të.

“Dua t’i them se të jesh 14 vjeç është vetëm një pjesë e vogël e gjithë jetës tënde dhe çdo problem ka një zgjidhje. Jo gjithçka është fundi i botës”, tha 70-vjeçari.

Hetuesit vijonin të kërkonin motivin e sulmit, por policia tha të dielën se djali kishte parë video me përmbajtje të dhunshme në internet dhe një herë kishte marrë me vete në shkollë një armë të ftohtë. Zyrtarët kishin thënë më herët se ai përballej me stres të lidhur me rezultatet në shkollë, ndërsa një shok klase tha se ai ishte bullizuar.

“Sigurisht që ndihem keq për njerëzit e pafajshëm që u vranë, nipërit dhe mbesat e të cilit ndjekin shkollën ku ndodhi sulmi. Por mendoj se ekziston një problem i shëndetit mendor që duhet ta trajtojmë, në mënyrë që të parandalojmë që incidente të tilla të ndodhin sërish”, tha Somjai Poosod.

Të shtënat kanë shkaktuar tronditje në të gjithë vendin, ndërsa mbreti dhe Anutin kanë udhëhequr reagimet e shumta të dhimbjes dhe solidaritetit.

Të hënën, babai i autorit të sulmit tha se ende nuk e kuptonte pse djali i tij e kishte bërë këtë, por tashmë duhej të përballej me dhunën e kryer nga vetë djali i tij.

“Po përjetoj kaq shumë emocione njëherësh. Ndihem fajtor dhe zemërthyer, sepse edhe unë kam pësuar një humbje. Kam humbur fëmijën tim, si dhe prindërit e mi”, tha ai.

Adoleshenti përdori armën e gjyshit të tij për të vrarë gjyshërit, përpara se të shkonte në shkollë.

Atje, ai qëlloi për vdekje pesë mësues dhe pjesëtarë të stafit, si dhe plagosi një vajzë 12-vjeçare, e cila ndërroi jetë në spital të shtunën./ad

❌