Normal view

Çfarë ju rezervon 16 gushti? Horoskopi për 12 shenjat

By: us er
15 August 2026 at 23:01

DASHI Dita ju kërkon të zgjidhni një përparësi dhe ta ndiqni atë në maksimum, pa humbur energji në shumë drejtime. Në punë, mund të keni mundësinë të pohoni një ide që nuk është dëgjuar mjaftueshëm. Në dashuri, keni nevojë për qartësi: nëse ka diçka për të cilën nuk jeni të bindur, është më mirë të […]

The post Çfarë ju rezervon 16 gushti? Horoskopi për 12 shenjat appeared first on BoldNews.al.

Zjarret vijojnë të shkatërrojnë Evropën, mijëra njerëz detyrohen të braktisin shtëpitë

15 August 2026 at 23:00

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, deklaroi të shtunën pasdite se Evropa ndodhet në “gatishmëri të lartë për zjarret” dhe se presioni mbi vendet e Evropës Lindore po rritet.

Evropa vijon të luftojë me një seri zjarresh shkatërruese, ndërsa kontinenti përballet me temperatura përvëluese dhe thatësirë gjithnjë e më të rëndë. Mijëra njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.

Emergjenca në Francë dhe Gjermani

Në Francë, autoritetet njoftuan se të shtunën u evakuuan edhe 100 banorë dhe pushues nga zona përreth qytetit Luglon, në departamentin Landes, në jugperëndim të vendit. Zjarri, i cili shpërtheu të enjten, vijon të jetë aktiv.

Në një përditësim të publikuar të shtunën në mëngjes, Prefektura e Landes njoftoi se flakët kishin përfshirë deri në atë moment rreth 1.580 hektarë. Zjarri ishte “veçanërisht aktiv” në juglindje të Luglonit, pranë fshatit Garein.

“Gjithsej 550 zjarrfikës janë aktualisht të angazhuar për të luftuar përhapjen e zjarrit. Mjetet ajrore do të rinisin operacionet”, njoftoi prefektura.

Në rajonin Eifel të Gjermanisë, një zjarr i përmasave të mëdha ka shkaktuar evakuimin e të paktën 1.800 personave nga Hürtgenwaldi, ku rreth 1.400 zjarrfikës po luftojnë me flakët.

Ky besohet se është zjarri më i madh pyjor në historinë e landit të Renanisë Veriore-Vestfalisë.

Ndërkohë, përforcime nga shërbimet zjarrfikëse gjermane janë dërguar për të ndihmuar kolegët belgë, të cilët po luftojnë me një tjetër zjarr në parkun natyror Fagnes, pranë kufirit mes dy vendeve.

Autoritetet njoftuan se zjarri shpërtheu të premten dhe ka përfshirë të paktën 16 kilometra katrorë pyje.

Rreth 1.000 persona janë evakuuar edhe në rajonin verilindor të Aragonit, në Spanjë, ku vijon të jetë aktiv një zjarr që ka shkrumbuar më shumë se 15.000 hektarë. Megjithatë, zjarrfikësit deklaruan se e kanë ndalur përhapjen e tij drejt zonave të banuara. Parashikimet meteorologjike tregojnë se temperaturat mund të ulen së shpejti, ndërsa janë të mundshme edhe reshje të lehta shiu.

Edhe Greqia ndodhet në gjendje të lartë gatishmërie, pasi erërat e forta në disa pjesë të vendit kanë shtuar rrezikun e shpërthimit të zjarreve.

Sipas shërbimit zjarrfikës, gjatë 24 orëve të fundit kanë shpërthyer më shumë se 50 zjarre në zona bujqësore dhe pyjore, megjithëse shumica e tyre janë vënë nën kontroll.

Evropa Lindore

Në Kroaci, shërbimet e emergjencës po luftojnë me një zjarr në ishullin Dugi Otok, ku janë angazhuar më shumë se 100 zjarrfikës dhe dy avionë zjarrfikës.

Të premten, 240 zjarrfikës dhe tre avionë arritën të vendosnin nën kontroll një tjetër zjarr në gadishullin Pelješac.

Autoritetet serbe njoftuan të premten në mbrëmje se po luftonin me 25 zjarre pyjore. Njëri prej tyre kishte shkatërruar rreth 25 kilometra katrorë sipërfaqe në Parkun Kombëtar Deliblatska, pranë Beogradit.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, deklaroi të shtunën pasdite se Evropa ndodhej në “gatishmëri të lartë për zjarret” dhe se presioni mbi vendet e Evropës Lindore po shtohej.

Ajo shtoi se satelitët e programit të Bashkimit Evropian për vëzhgimin e Tokës, “Copernicus”, po mbështesin tashmë operacionet e hartëzimit në Spanjë, Shqipëri, Greqi, Francë, Gjermani dhe Serbi. Von der Leyen theksoi gjithashtu se Mekanizmi i Mbrojtjes Civile i Bashkimit Evropian është i gatshëm të ndërhyjë “kur një vend kërkon ndihmë”. Euronews.com

The post Zjarret vijojnë të shkatërrojnë Evropën, mijëra njerëz detyrohen të braktisin shtëpitë appeared first on Euronews Albania.

Apeli vërteton dënimin me 24 vjet burgim për të akuzuarin për vrasjen e dyfishtë në Vushtrri

15 August 2026 at 22:59


Gjykata e Apelit ka vërtetuar vendimin e Themelores me të cilin i akuzuari Jetmir Sinani u dënua me 24 vjet burgim për vrasjen e dyfishtë në Vushtrri, duke refuzuar ankesat e palëve.

Në këtë rast, Jetmir Sinani akuzohej për vrasjen e F.Z. dhe L.M., më 2023 në Vushtrri, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Më datë 1 Dhjetor 2025, Gjykata Themelore në Mitrovicë, edhe në rigjykim e kishte shpallur fajtor të akuzuarin Sinani duke e dënuar me dënim unik 24 vjet burgim.

Ndaj këtij vendimi kishin parashtruar ankesë Prokuroria Speciale, përfaqësuest e palëve të dëmtuara, si dhe mbrojtësi i të akuzuarit.

Palët i kishin elaboruar ankesat në seancën e kolegjit të Apelit më datë 2 prill 2026.

Gjetjet e Apelit

Sipas Gjykatës së Apelit, aktgjykimi i Gjykatës Themelore nuk përmban shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, duke shtuar se ai është konkret, i qartë dhe e përshkruan në mënyrë të drejtë gjendjen faktike të vërtetuar.

“Kolegji vlerëson se edhe gjendja faktike është vërtetuar drejt dhe në mënyrë të plotë nga ana e gjykatës së shkallës së parë dhe se asnjë fakt nuk ka ngelur pa u vërtetuar”, thuhet në vendimin e Apelit.

Sipas Apelit, Gjykata Themelore ka vërtetuar se në ditën kritike kishte pasur një rrahje mes të akuzuarit, të ndjerëve, të dëmtuarit dhe tre personave të tjerë, ku edhe vetë i akuzuari kishte pësuar lëndime të lehta trupore.

Në vendim theksohet se, përmes dëshmive të dëshmitarëve okularë, si dhe provave materiale, është konstatuar drejt se ka ekzistuar dashja për kryerjen e veprës penale.

Sa i përket pretendimeve të mbrojtjes lidhur me ekzaminimin psikiatrik të të akuzuarit, Apeli i ka gjetur të njëjtat të pabazuara.

Sipas Apelit, përfundimet e ekzaminimit psikiatrik, me të cilat konstatohet se i akuzuari nuk ka ndonjë çrregullim apo sëmundje mendore, janë nxjerrë nga një grup i specializuar ekspertësh dhe janë të qarta, bindëse, të argumentuara dhe të mbështetura në prova shkencore.

Në vendim thuhet se nuk ka ekzistuar gjendja e tronditjes së fortë mendore, pasi në rastin konkret i akuzuari kishte qenë në gjendje të largohej nga vendi i ngjarjes, të merrte armën dhe ta përgatiste atë, më pas të kthehej në vendin e ngjarjes dhe të shtinte në drejtim të viktimave, për t’u kthyer sërish në shtëpinë e tij dhe për ta lënë armën.

Shkalla e dytë e ka vlerësuar si të pabazuar edhe pretendimin për mbrojtje të nevojshme, duke theksuar se rrethanat konkrete nuk i plotësojnë kushtet e këtij instituti, pasi i akuzuari, edhe pse kishte arritur t’i shmangej rrezikut të drejtpërdrejtë, ishte kthyer në vendin e ngjarjes.

Ndërkaq, sa i përket pretendimeve të palëve lidhur me vendimin mbi dënimin, Apeli ka theksuar se Gjykata Themelore i ka vlerësuar drejt të gjitha rrethanat që ndikojnë në caktimin e llojit dhe lartësisë së dënimit.

Në gjykimin e parë më 20 janar 2025, Gjykata Themelore në Mitrovicë, Sinanin e dënoi me dënim unik prej 24 vjet burgim. Por, rasti është kthyer në rigjykim nga Apeli. Dënimin e njëjtë prej 24 vitesh burgim, Themelorja e shqiptoi ndaj Sinanit edhe në rigjykim më 1 dhjetor 2025.

Ndryshe, të akuzuar në këtë rast kanë qenë edhe Edin Beka, Ylli Mustafa, Valdrin Qerimi, Ilmi Shaqiri dhe Mergim Kameri, por ndaj tyre ishte veçuar procedura penale në Departament të Përgjithshëm – Dega në Vushtrri.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë më 27 korrik 2024 ka ngritur aktakuzë kundër të akuzuarve Jetmir Sinani, Edin Beka, Ylli Mustafa, Valdrin Qerimi, Ilmi Shaqiri dhe Mergim Kameri.

Në pikën e parë të aktakuzës, Jetmir Sinani akuzohet se më 29 tetor 2023, rreth orës 15:50 në udhëkryqin e rrugëve “Mehmet Konjuhi”, “Rifat Galiza dhe “Zahir Pajaziti” në Vushtrri, me dashje ka privuar nga jeta viktimat F.Z. dhe L.M./BetimipërDrejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

22:56 Këta sy u duken njerëzve më tërheqës: Studiuesit zbulojnë detajin që bën diferencën

By: EL
15 August 2026 at 22:56

Nuk është ngjyra e syve ajo që tërheq më shumë vëmendjen – një detaj që mezi e vërejmë mund të ndikojë në mënyrën se si e perceptojmë një fytyrë

Ndonjëherë mjafton vetëm një shikim që dikush të na mbetet në mendje, edhe pse nuk mund ta shpjegojmë saktësisht pse. Forma dhe ngjyra e syve, qerpikët dhe vetullat sigurisht që luajnë rol, por një studim i ri ka shqyrtuar edhe një tjetër detaj: sa e bardhë e syrit është e dukshme rreth bebëzës.

Rezultatet tregojnë se njerëzve u duken më tërheqëse fytyrat ku shihet një pjesë më e madhe e të bardhës së syrit. Sytë e tillë mund të duken më të mëdhenj, më të hapur dhe më shprehës.

Më shumë bardhësi e syrit, më shumë tërheqje

Studimi u krye nga studiues të Universitetit të Quebec-ut dhe u publikua në revistën PLOS One. Studiuesit përpunuan fotografitë e 50 fytyrave të burrave dhe grave, duke ndryshuar në mënyrë shumë të lehtë sasinë e të bardhës së dukshme të syrit, pa i bërë sytë të dukeshin artificialë.

Më pas, 162 pjesëmarrës vlerësuan fotografitë sipas tërheqjes.

Në versionet me më pak të bardhë të dukshme, ajo përbënte rreth 31.5 për qind të sipërfaqes së syrit, ndërsa në versionet me më shumë të bardhë arrinte rreth 43.8 për qind.

Rezultatet treguan se fytyrat me më shumë të bardhë të dukshme merrnin mesatarisht vlerësime më të larta për tërheqjen. Pjesëmarrësit i perceptonin gjithashtu si më sociale dhe më të besueshme, transmeton Telegrafi.

Pse mund të jenë më tërheqës?

Studiuesit sugjerojnë disa shpjegime. Një prej tyre është se më shumë e bardhë e dukshme mund t’i bëjë sytë të duken më të mëdhenj dhe më të hapur, duke i dhënë fytyrës një pamje më të re dhe më të freskët.

Gjithashtu, kur një pjesë më e madhe e të bardhës së syrit është e dukshme, mund të jetë më e lehtë të kuptohet drejtimi i shikimit të një personi. Kjo është e rëndësishme në komunikim, pasi shikimi na ndihmon të kuptojmë se ku është përqendruar vëmendja e tjetrit dhe si mund të ndihet.

“Njerëzit janë jashtëzakonisht të ndjeshëm ndaj syve të të tjerëve”, theksuan autorët e studimit.

Detaji që lidhet edhe me rininë

Dukshmëria e të bardhës së syrit ndryshon gjatë jetës. Sipas studimit, ajo është më e theksuar mes moshës 20 dhe 25 vjeç, pas së cilës mund të ulet gradualisht.

Ndryshimet natyrore që ndodhin me moshën në lëkurë dhe muskujt përreth syve mund të ndikojnë në këtë dukuri. Për këtë arsye, studiuesit mendojnë se më shumë e bardhë e dukshme mund të jetë një prej detajeve që në mënyrë të pavetëdijshme e lidhim me rininë dhe pamjen e shëndetshme.

Sigurisht, kjo nuk do të thotë se sytë me më pak të bardhë të dukshme janë më pak të bukur. Tërheqja varet nga shumë faktorë dhe ndryshon nga një person te tjetri.

Megjithatë, studimi tregon se edhe detajet që mezi i vërejmë mund të ndikojnë në përshtypjen e parë dhe në mënyrën se si e perceptojmë shikimin e dikujt. /\et

DokuFest 2026 shpall fituesit, “Searching for Poetry” triumfon në garën kombëtare

15 August 2026 at 22:56

DokuFest 2026 ka shpallur filmat fitues të edicionit të sivjetmë, duke kurorëzuar një javë të mbushur me dokumentarë, histori njerëzore dhe rrëfime që trajtojnë tema të rëndësishme shoqërore, politike dhe mjedisore.

Në garën kombëtare, çmimi kryesor Best in National Competition iu dha filmit Searching for Poetry, me regji të Lorin Terezit. Çmimi e vendos filmin në qendër të vëmendjes së edicionit të sivjetmë dhe shënon një vlerësim të rëndësishëm për kinemanë dokumentare vendore.

Në kategorinë Best Balkan Feature Dox, fitues u shpall As the Spring Arrives, Water Recalls the Nomads, me regji të Dilşad Aladağ. Ndërsa The Thing to Be Done, nga Srdan Kovačević, mori një Special Mention.

Çmimi për Best Balkan Short Dox shkoi për Towards Where to Breathe, me regji të Stefan Pavlović.

Edhe gara ndërkombëtare solli një listë të larmishme fituesish. From Dawn to Dawn, me regji të Xisi Sofia Ye Chen, u shpall Best International Feature Dox, ndërsa Normal Planet, nga Ekiem Barbier, Guilhem Causse dhe Quentin L’helgoualc, fitoi çmimin Best International Short Dox.

Në kategorinë International Shorts, juria vlerësoi me çmimin kryesor Kleptomania, nga Qu Jingkai. Venezia Diorama, me regji të Nicolas Piret, mori Special Mention.

Kinemaja që trajton çështjet mjedisore u vlerësua përmes kategorisë Best Green Dox, ku çmimi shkoi për Krakatoa, me regji të Carlos Casas.

Në kategorinë Human Rights Dox, çmimi kryesor iu dha The Clearing, nga Sabine Groenewegen, ndërsa A City in the Forest, me regji të Lev Omelchenko dhe Nolan Huber, u nderua me Special Mention.

Publiku i DokuFestit dha gjithashtu verdiktin e tij. Audience Award iu dha filmit The Beauty of the Donkey, me regji të Dea Gjinovcit, ndërsa Distribution Award shkoi për Dance nga Hana Bucalija.

Një nga momentet e rëndësishme të edicionit ishte edhe nominimi për European Film Academy. Si festival partner i akademisë, DokuFest përzgjedh çdo vit një film nga programi i tij për nominim. Për edicionin e vitit 2026, ky vlerësim i është dhënë filmit Tarik, me regji të Adem Tutiq.

Me këta fitues, DokuFest 2026 mbyll një tjetër edicion të rëndësishëm për filmin dokumentar, duke sjellë në Prizren krijues nga Kosova, Ballkani dhe skena ndërkombëtare. Çmimet e këtij viti pasqyrojnë një program ku dokumentari nuk shërben vetëm si mënyrë për të rrëfyer realitetin, por edhe si hapësirë për të ngritur pyetje mbi shoqërinë, identitetin, të drejtat e njeriut dhe marrëdhënien tonë me botën përreth./KultPlus.com

Berati “mbytet” nga trafiku, radhë kilometrike automjetesh

By: us er
15 August 2026 at 22:52

Berati po përballet me një trafik të rënduar, me radhë të gjata automjetesh që janë krijuar në disa prej akseve kryesore të qytetit. Fluksi i madh i makinave ka vështirësuar ndjeshëm lëvizjen, duke shkaktuar vonesa si në hyrje, ashtu edhe në dalje të Beratit. Situata bëhet edhe më problematike për shkak të faktit se qyteti […]

The post Berati “mbytet” nga trafiku, radhë kilometrike automjetesh appeared first on BoldNews.al.

Arrestohet shqiptari nga Kosova në Greqi, kapën 324 kg marihuanë

15 August 2026 at 22:51

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës njoftoi se në kuadër të një hetimi disamujor dhe bashkëpunimit ndërkombëtar me autoritetet e Maqedonisë së Veriut dhe të Greqisë, në Selanik, autoritetet e Greqisë, kanë ndërmarrë veprime konkrete që kanë rezultuar me arrestimin e dy personave të dyshuar për trafikim me narkotikë.

“Në mesin e personave të arrestuar ndodhet edhe një shtetas i Republikës së Kosovës, A.G.

Gjatë operacionit, policia greke ka gjetur dhe sekuestruar 324 kg substancë narkotike e llojit kanabis.

Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës kanë kontribuar në këtë proces përmes veprimeve hetimore dhe shkëmbimit të informacionit me autoritetet partnere.

PSRK dhe Policia e Kosovës, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, do të vazhdojnë ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rastit”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale të Kosovës.

The post Arrestohet shqiptari nga Kosova në Greqi, kapën 324 kg marihuanë appeared first on Euronews Albania.

Rita Ora ndez skenën në Poloni, fansat e presin me entuziazëm

15 August 2026 at 22:49

Rita Ora ka dhuruar një performancë të fuqishme në BitterSweet Festival në Poznań të Polonisë, ku është pritur nga mijëra fansa.

Këngëtarja shqiptaro-britanike u ngjit në skenë më 14 gusht, në kuadër të festivalit që po mbahet në Parkun Cytadela.

Pamjet e publikuara pas koncertit tregojnë një atmosferë elektrizuese, me publikun që këndonte dhe vallëzonte nën ritmet e këngëve të saj më të njohura.

Një nga momentet më të veçanta erdhi në fund të performancës, kur Rita zbriti nga skena dhe iu afrua barrierës për të përshëndetur nga afër fansat.

Koncertin ajo e përmbylli me hitin “Anywhere”, duke marrë reagime të shumta nga publiku i pranishëm.

Performanca në Poloni vjen pas një vere të ngarkuar për Ritën, e cila gjatë këtij sezoni ka performuar edhe në Austri, Finlandë dhe Maqedoni të Veriut.

Me paraqitjen në Poznań, Rita Ora ka vazhduar serinë e performancave të saj në festivalet evropiane gjatë këtij sezoni veror.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rita Ora ndez skenën në Poloni, fansat e presin me entuziazëm appeared first on Sinjali.

PSG-ja transferon fenomenin e Ajaxit, Mika Godts firmos kontratë pesëvjeçare

15 August 2026 at 22:46


Paris Saint-Germain ka zyrtarizuar transferimin e Mika Godts nga Ajaxi. Sulmuesi i krahut të majtë ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me kampionët evropianë, e cila do ta mbajë në Paris deri në vitin 2031.

21-vjeçari belg e ka nisur karrierën në akademitë e Anderlechtit dhe Genkut, përpara se t’i bashkohej Ajaxit në dimrin e vitit 2023 për rreth 1 milion euro.

Godts u integrua shpejt në ekipin e parë të Ajaxit dhe gjatë aventurës së tij në Amsterdam regjistroi gjithsej 115 paraqitje, duke shënuar 26 gola dhe duke dhënë 28 asistime.

Sezoni i fundit ishte veçanërisht mbresëlënës për belgun. Ai zhvilloi 44 ndeshje në të gjitha garat, duke shënuar 15 gola dhe duke dhënë 17 asistime.

Bienvenue à Paris ! 👋❤️💙 pic.twitter.com/fRrrYAXoGt
— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) August 15, 2026

Me këtë statistikë, Godts u bë vetëm lojtari i tretë në historinë e Ajaxit që nga sezoni 2010/11 që arrin të regjistrojë të paktën 15 gola dhe 15 asistime brenda një sezoni.

I lindur në Leuven, Godts është pjesë e Kombëtares së Belgjikës që nga grupmosha U15.

Ai debutoi me ekipin e parë në marsin e këtij viti, por nuk arriti ta bindte trajnerin Rudi Garcia për ta përfshirë në listën e Belgjikës për Kupën e Botës në Shtetet e Bashkuara./Telegrafi/

Nxirren nga rrënojat mbetjet e 21 palestinezëve në Gaza, kërkohen edhe 40 të tjerë

15 August 2026 at 22:45

Ekipet e mbrojtjes civile në Gaza kanë nxjerrë të shtunën mbetjet e 21 palestinezëve nga rrënojat e dy shtëpive të shkatërruara gjatë sulmeve izraelite në Rripin e Gazës.

Sipas raportimeve, trupat e 12 palestinezëve u gjetën pranë zonës Asqula, në pjesën lindore të qytetit të Gazës.

Ndërkohë, mbetjet e nëntë personave të tjerë u nxorën nga rrënojat e shtëpisë së familjes Gharbiyah, në zonën Katiba, në pjesën perëndimore të qytetit.

Pas këtyre operacioneve, ekipet e mbrojtjes civile u zhvendosën në lagjen Zeitoun, ku besohet se nën rrënojat e shtëpisë së familjes al-Maghribi ndodhen mbetjet e rreth 40 palestinezëve të tjerë.

Operacionet e kërkim-shpëtimit dhe nxjerrjes së trupave po vazhdojnë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Nxirren nga rrënojat mbetjet e 21 palestinezëve në Gaza, kërkohen edhe 40 të tjerë appeared first on Sinjali.

Pamje, emigrantët përpiqen të hyjnë përsëri në Ceuta - policia ndërhyn me gaz lotsjellës

15 August 2026 at 22:44


Autoritetet marokene ndaluan dhjetëra migrantë që kërkonin të kalonin në enklavën spanjolle të Afrikës së Veriut, Ceuta.

Më shumë se 100 persona u bllokuan teksa përpiqeshin të shkonin drejt kufirit në periferi të qytetit Fnideq, sipas burimeve marokene të sigurisë të cituara nga mediat spanjolle dhe agjencia e lajmeve Reuters.



Kjo vjen dy javë pasi afërsisht 78,000 emigrantë mbërritën në enklavë nga deti brenda pak orësh - 100 prej të cilëve vdiqën, sipas kryetarit të bashkisë së qytetit.

Autoritetet spanjolle dhe marokene kishin përforcuar sigurinë në zonë pas fluksit të emigrantëve dhe mes sugjerimeve në rrjete sociale se një përpjekje e dytë për kalim masiv do të ndodhte këtë fundjavë.

Burimet e sigurisë thanë se 111 persona ishin ndaluar në ose përreth Fnideq - i njohur në spanjisht si Castillejos - rreth 3 km nga kufiri, shumica e të cilëve ishin nga Afrika Subsahariane.

Policia marokene - përfshirë disa me pajisje për trazira - thuhet se përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë grupet e migrantëve të mbledhur në kodrat aty pranë.

Më herët këtë javë, Rabat tha se po monitoronte "qarkullimin e postimeve dhe mesazheve në rrjete sociale me origjinë të panjohur" që bënin thirrje për një kalim masiv të shtunën, duke paralajmëruar se do të ndiqte penalisht organizatorët dhe pjesëmarrësit.

Përveç një gardhi metalik dhe një barriere lundruese të instaluar më parë këtë javë, Maroku kishte dërguar oficerë të ushtrisë, motoskafe të marinës dhe dronë në kufi të shtunën.

Ndërkohë, Madridi ka vendosur më shumë se 1,500 oficerë sigurie për të patrulluar zonën.

Kriza është qetësuar që nga shpërthimi në fund të korrikut, por ka shkaktuar tensione midis vendeve të BE-së që ndajnë kufij të hapur, si dhe kritika ndaj qeverisë spanjolle.

Italia pezulloi marrëveshjen e saj të Shengenit me Spanjën, e mbështetur nga Finlanda dhe Danimarka, ndërsa Republika Çeke bëri thirrje që anëtarësimi i Spanjës të pezullohej përkohësisht - pavarësisht se Sánchez vuri në dukje se Ceuta nuk ishte pjesë e zonës Shengen.

22:43 U kapën duke shitur me kokainë, arrestohen dy shqiptarët në Itali! Brenda në apartament iu gjetën mijëra euro

By: EL
15 August 2026 at 22:43

Dy shqiptarë rreth tw 20-vejanë arrestuar nga Policia e Shtetit në Savonë, Itali, të dyshuar për posedim të lëndëve narkotike me qëllim trafikimin. Njëri prej tyre rezulton me precedentë penalë, ndërsa peracioni u zhvillua në kuadër të kontrolleve të intensifikuara kundër trafikut të drogës, veçanërisht në zonat e qytetit të frekuentuara nga persona të varur nga narkotikët.

Sipas autoriteteve italiane, gjatë një vëzhgimi pranë Giardini delle Trincee, efektivët konstatuan një shkëmbim droge mes dy personave. Njëri prej tyre u ndalua menjëherë dhe gjatë kontrollit iu gjetën tre pako të verdha, me rreth 0.40 gramë kokainë secila, si dhe 360 euro në portofol. Në xhepin ku policia e kishte parë të fuste dorën pas shkëmbimit u gjetën edhe 30 euro të tjera, që dyshohet se ishin përfituar nga shitja e drogës.

Kontrolli sipas mediave italiane, u shtri më pas në banesën ku qëndronte i arrestuari, së bashku me shqiptarin tjetër që kishte mbërritur në vendngjarje. Brenda apartamentit, policia gjeti lëndë narkotike të ekspozuar mbi rafte dhe tavolinë, si dhe materiale që dyshohet se përdoreshin për paketimin e dozave. Në total, autoritetet sekuestruan rreth 44 gramë kokainë. Prej tyre, rreth 39 gramë ishin ende në formë të papërpunuar, ndërsa rreth 4 gramë ishin ndarë në 9 doza të gatshme për shitje.

Gjatë operacionit u sekuestruan gjithashtu 1,490 euro, kryesisht në kartëmonedha të prerjeve të vogla, dy peshore precize dhe një sasi e konsiderueshme qesesh celofani të verdha, që dyshohet se do të përdoreshin për paketimin e drogës.

Hetimet vijojnë për të zbardhur aktivitetin e dy të rinjve dhe për të përcaktuar nëse ata janë pjesë e një rrjeti më të gjerë të shpërndarjes së lëndëve narkotike në zonën e Savonës.

/et

Alarm nga OKB: Ebola po vret një person çdo 30 minuta

By: us er
15 August 2026 at 22:42

Epidemia e Ebolës në Republikën Demokratike të Kongos po merr jetën e një personi çdo 30 minuta, njoftoi zyrtari më i lartë humanitar i OKB-së, duke i bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare të “zgjohet” dhe të “mobilizohet”. ”Ebola po fiton në Republikën Demokratike të Kongos. Nuk mund të lejojmë që virusi të mbingarkojë reagimin tonë “, […]

The post Alarm nga OKB: Ebola po vret një person çdo 30 minuta appeared first on BoldNews.al.

​Zjarr në një fabrikë në Gjakovë, ndërhyjnë zjarrfikësit, parandalojnë përhapjen e flakëve

15 August 2026 at 22:41


Një zjarr përfshiu Fabrikën e Dekorimit në Gjakovë këtë të shtunë rreth orës 16:00.

Njësia Profesionale e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Gjakovë njoftoi se kishte ndodhur djegie e mbetjeve të bykut në kazanët e fabrikës.

Kjo njësi ndërhyri dhe lokalizoi situatën, duke parandaluar përhapjen e zjarrit në pjesët e tjera të objektit.


Lufta e zhyt Iranin më thellë në krizë ekonomike

15 August 2026 at 22:40

Çdo javë, listat e blerjeve të iranianëve bëhen më të shkurtra, ndërsa inflacioni rritet dhe fuqia blerëse bie.

“Ndërsa gjërat zhduken nga tryeza e ngrënies, fillimisht ikin frutat, pastaj produktet e qumështit dhe më pas çdo gjë që konsiderohet jo e domosdoshme”, tha një grua në kryeqytetin iranian, Teheran, në një mesazh zanor dërguar Radios Farda, shërbimit në gjuhën persiane të Radios Evropa e Lirë.

“Në fund, gjithçka që blejmë janë vetëm gjërat e domosdoshme, por edhe ato nuk janë të përballueshme”, shtoi gruaja, e cila foli në kushte anonimiteti për arsye sigurie.

Ajo është një prej miliona iranianëve që po përballen me pasojat ekonomike të luftës pesëmujore të Iranit me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin.
Vite të tëra sanksionesh ndërkombëtare dhe keqmenaxhimi nga qeveria e kishin paralizuar tashmë ekonominë e Iranit. Por, lufta e ka çuar vendin me rreth 90 milionë banorë në prag të kolapsit ekonomik.

Kriza kishte nisur të ziente që para sulmeve të para ajrore.

Inflacioni në rritje të shpejtë, rënia e valutës dhe përkeqësimi i kushteve të jetesës shkaktuan protesta në fund të dhjetorit – dy muaj para nisjes së luftës – duke rezultuar në atë që shumë analistë e cilësuan si kërcënimin më të madh ndaj regjimit islamik që nga revolucioni që e solli atë në pushtet në vitin 1979.

Nga pronarët e dyqaneve dhe të moshuarit, deri te studentët, qindra mijëra iranianë dolën në rrugë në të gjitha 31 provincat për të shprehur zemërimin ndaj udhëheqësve, të cilët i akuzonin se po e çonin vendin drejt rrënimit.

Protestuesit sfiduan hapur udhëheqësin suprem, ajatollahun Khamenei – i cili u vra gjatë ditës së parë të luftës nga sulmet ajrore amerikane dhe izraelite – me thirrje “Vdekje Khameneit”, ndërsa shfrynë zemërimin për vështirësitë e përditshme ekonomike me të cilat përballeshin.

Kërcënimi ndaj autoriteteve çoi në një shtypje të përgjakshme nga forcat e sigurisë. Organizatat për të drejtat e njeriut kanë dokumentuar më shumë se 6.000 të vrarë gjatë shtypjes së protestave, por shumë thonë se shifra reale është shumë më e lartë. Disa vlerësime e vendosin numrin në dhjetëra mijëra.

Që atëherë, lufta i ka rënduar edhe më shumë këto presione ekonomike. Fushata e bombardimeve nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli ka lënë infrastrukturën dhe industritë e Iranit në rrënoja, duke nxitur inflacionin e lartë dhe papunësinë. Ndërsa papunësia është rritur, çmimet e ushqimeve bazë, ilaçeve dhe shërbimeve komunale janë rritur ndjeshëm.

Një tjetër grua në Teheran tha se çmimet e produkteve bazë po rriten pothuajse çdo ditë.

Një kilogram patate kushtonte 540.000 rialë (0.39 dollarë) javën e kaluar, tha ajo, ndërsa sot kushton 720.000 rialë (0.52 dollarë). Çmimi i një pakoje me 30 vezë, tha ajo, u rrit nga 4.000.000 rialë (2.90 dollarë) në 5.700.000 rialë (4.15 dollarë) brenda vetëm një jave. Ndërkohë, çmimet e bukës në Teheran janë dyfishuar krahasuar me një vit më parë.

“Mos më pyetni as për frutat – janë jashtëzakonisht të shtrenjta”, tha gruaja në një mesazh zanor dërguar Radios Farda. “Thjesht nuk mund t’i përballojmë. Na mbarojnë paratë para fundit të muajit”.

Në Iran, paga minimale mujore është rreth 100 dollarë. Sipas mediave iraniane, një familje mesatare prej katër anëtarësh tani shpenzon rreth 70 për qind të të ardhurave të saj për ushqimet bazë.

Gruaja 48-vjeçare, e cila foli në kushte anonimiteti për arsye sigurie, tha se shumë iranianë “po shkojnë ngadalë drejt vdekjes, në heshtje”.

“Kam hequr dorë nga vetja”, shtoi ajo. “Gjithçka për të cilën shqetësohem është e ardhmja e fëmijës tim, sepse ai nuk ka të ardhme”.

Presioni ekonomik

Përtej dëmit të shkaktuar nga fushata e bombardimeve, Uashingtoni është përpjekur të rrisë presionin ekonomik ndaj Teheranit duke goditur burimet e tij më të rëndësishme të të ardhurave.

Për të penguar eksportet e naftës iraniane, shtylla kryesore e ekonomisë së vendit, Shtetet e Bashkuara kanë vendosur një bllokadë detare ndaj porteve dhe anijeve iraniane. Embargoja u hoq si pjesë e një marrëveshjeje të përkohshme paqeje të nënshkruar nga Teherani dhe Uashingtoni në qershor. Por, ajo u rikthye pasi marrëveshja u prish brenda pak javësh.

Thesari i SHBA-së ka vendosur gjithashtu sanksione të reja ndaj Iranit, për të kufizuar më tej qasjen e Teheranit në valutë të huaj dhe në tregjet financiare ndërkombëtare.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, duket se po llogarit që barra e sanksioneve dhe bllokadës detare do ta detyrojë Iranin të nënshkruajë një marrëveshje paqeje sipas kushteve amerikane, thanë vëzhguesit.

“Po e mbajmë me tone të ulëta”, i tha Trump medias amerikane Axios më 9 gusht, duke sugjeruar se ishte i gatshëm të lejonte përshkallëzimin e presionit ekonomik ndaj Iranit, në vend që të niste një tjetër ofensivë ushtarake.

“Ne vetëm po negociojmë pjesërisht me ta. Thjesht po e vëzhgojmë Iranin me inflacionin e tij të madh dhe faktin që nuk kanë para”, tha ai.

Ekspertët thonë se është e paqartë nëse kjo strategji do të funksionojë. Republika Islamike ka refuzuar të tërhiqet nga kërkesat e saj kryesore dhe ka treguar se është e gatshme të përballojë kosto të larta – ekonomikisht dhe ushtarakisht – për të siguruar mbijetesën e saj.

Irani gjithashtu ka qenë në gjendje t’u shkaktojë kosto Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tyre. Duke mbyllur efektivisht Ngushticën e Hormuzit, një arterie kyç për furnizimin global me naftë dhe gaz, Teherani ka tronditur tregjet ndërkombëtare të energjisë dhe ka përmbysur ekonominë botërore.

Marrëveshja e përkohshme e paqes e nënshkruar në qershor synonte t’i jepte fund programit bërthamor të Iranit në këmbim të lehtësimit ekonomik. Por kushtet e paqarta të saj shkaktuan shpejt mosmarrëveshje mbi kontrollin e ngushticës. Teherani këmbëngul se e kontrollon këtë rrugë ujore, burimin e tij kryesor të ndikimit në luftë, dhe ka paraqitur kërkesa të gjera për rihapjen e saj ndaj transportit ndërkombëtar.

“Thembra e Akilit” e Iranit

Ajo që është e qartë është se masat amerikane po e thellojnë krizën ekonomike në Iran.

Importet e naftës në Iran janë ndalur pothuajse tërësisht. Autoritetet po racionojnë karburantin dhe energjinë elektrike, si dhe po kufizojnë qasjen në valutë të huaj. Sipas parashikimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar, inflacioni i përgjithshëm do të arrijë gati 69 për qind këtë vit, niveli më i lartë që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979.

“‘Thembra e Akilit’ e Iranit është ekonomia”, tha Masoumeh Taherkhani, analiste ekonomike me bazë në Londër. “Edhe para luftës, ekonomia e Iranit ishte tashmë në telashe serioze, duke shkuar drejt një periudhe stagflacioni të rëndë dhe ndoshta edhe hiperinflacioni”.
Tani, tha ajo, lufta dhe bllokada detare e kanë zhytur vendin e Lindjes së Mesme në një krizë edhe më të thellë.

“Brenda më pak se një viti, ekonomia mund t’i afrohet një kolapsi të rëndë, i cili mund të shënojë një pikë kthese të madhe”, tha Taherkhani për Radion Farda.

Në fund të fundit, ajo tha se çmimin do ta paguajnë iranianët e zakonshëm, ndërsa mungesat e mallrave të domosdoshme përkeqësohen dhe qeveria shkurton subvencionet.

“Planifikimi për të nesërmen nuk duket më i mundur”, tha gruaja e parë në Teheran. “Të kursesh para është si të përpiqesh të mbash ujë në një sitë: vlera e tyre vazhdon të rrëshqasë”.

“Njerëzit janë të përqendruar te mbijetesa e ditës së sotme, sepse askush nuk e di se sa më e shtrenjtë do të jetë e nesërmja”.

Fundi i një kapitulli, Bora Zemani largohet nga Top Channel

15 August 2026 at 22:39


Bora Zemani nuk do të jetë pjesë e ekranit të Top Channel në sezonin e ri televiziv.

Sipas burimeve të Prive By Liberta Spahiu, kapitulli mes moderatores dhe televizionit është mbyllur pa shumë bujë, pas disa vitesh gjatë të cilave Bora ishte një prej figurave kryesore të programeve argëtuese të këtij ekrani.

Një prej pikave më të rëndësishme në karrierën televizive të Zemanit ishte “Për’puthen”. Ajo mori drejtimin e formatit në vitin 2020 dhe sezoni i parë nën moderimin e saj u shndërrua në një fenomen të madh televiziv, veçanërisht në platformat digjitale.

Pas suksesit të “Për’puthen”, Bora vazhdoi me projekte të tjera të rëndësishme të Top Channel. Në vitin 2022, ajo u bë prezantuese e “Dancing With The Stars”, duke rikthyer sërish në drejtimin e spektaklit edhe në sezonin pasues.

Më vonë, Zemanit iu besua edhe drejtimi i “Piramida”, një tjetër format i transmetuar në prime time, duke e konsoliduar edhe më tej si një prej moderatoreve kryesore të televizionit.

Në vitin 2025, Bora iu bashkua edhe programit humanitar “Për Shqiptarët”, të cilin e drejtoi së bashku me Elvis Naçin. Top Channel e prezantoi atë si një prej risive të sezonit të dytë, ndërsa moderatorja vazhdoi të ishte pjesë e programit edhe në sezonin pasues.

Tashmë, sipas burimeve të Prive, ky bashkëpunim nuk do të vazhdojë në sezonin e ri televiziv.

Largimi i saj nga Top Channel hap edhe një kapitull të ri në karrierën e moderatores. Mbetet për t’u parë nëse Bora do t'i kushtojë më shumë kohë aktiviteteve të saj sipërmarrëse dhe brandit “Zeman”, apo nëse së shpejti do ta shohim sërish në ekran, këtë herë nën një tjetër logo televizive.

Për momentin, e ardhmja televizive e Bora Zemanit mbetet një prej pikëpyetjeve interesante të sezonit të ri. /Telegrafi/

Sekuestrohen 325 kg marihuanë, Policia jep detaje për arrestimin e një kosovari

15 August 2026 at 22:38

Rreth 325 kilogramë marihuanë janë sekuestruar gjatë një operacioni ndërkombëtar kundër trafikimit të narkotikëve, ndërsa droga dyshohet se kishte destinacion Turqinë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë operacionit është arrestuar edhe një shtetas i Kosovës.

Sipas njoftimit, operacioni është zhvilluar në bashkëpunim mes Policisë së Kosovës, Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës dhe autoriteteve të Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë.

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit të Narkotikëve ka kontribuar në shkëmbimin e informacioneve dhe koordinimin e veprimeve operative mes institucioneve të përfshira.

Në kuadër të hetimeve janë ndërmarrë veprime edhe në territorin e Kosovës, ndërsa rasti vazhdon të jetë nën hetim.

Autoritetet kanë theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në luftimin e rrjeteve të trafikimit ndërkufitar të narkotikëve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Sekuestrohen 325 kg marihuanë, Policia jep detaje për arrestimin e një kosovari appeared first on Sinjali.

“Besa e Diasporës”, protestuesit i lënë mesazhin Ramës në Bulevard

By: us er
15 August 2026 at 22:34

Në ditën e 77-të të protestës kundër qeverisë së Edi Ramës, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është mbushur me qytetarë, mes të cilëve edhe një numër i konsiderueshëm shqiptarësh të ardhur nga Diaspora. Pas përfundimit të fjalimeve nga qytetarët dhe aktivistët, protestuesit kanë nisur marshimin nëpër rrugët e kryeqytetit, duke vijuar tubimin me thirrje kundër qeverisë. […]

The post “Besa e Diasporës”, protestuesit i lënë mesazhin Ramës në Bulevard appeared first on BoldNews.al.

22:33 Erdogan: Egjipti mund t’i bashkohet paktit të mbrojtjes Turqi-Arabi Saudite-Pakistan! Mbyllja e Hormuzit nuk i shërben interesave të askujt

By: EL
15 August 2026 at 22:33

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar se Egjipti mund t’i bashkohet marrëveshjes së përbashkët të mbrojtjes të nënshkruar së fundmi mes Turqisë, Arabisë Saudite dhe Pakistanit. Në një intervistë për Al Jazeera-n, Erdogan e cilësoi anëtarësimin e Kajros si një mundësi dhe theksoi se marrëveshja është e hapur edhe për vende të tjera.

Marrëveshja, e njohur si Pakti i Mekës, u nënshkrua në qytetin e shenjtë nga Erdogan, Princi i Kurorës së Arabisë Saudite Mohammed bin Salman dhe kryeministri pakistanez Shehbaz Sharif. Sipas saj, një sulm i armatosur ndaj njërit prej vendeve nënshkruese do të konsiderohet si sulm ndaj të trejave.

Erdogan tha se marrëveshja i ka dërguar një mesazh të rëndësishëm botës dhe se zgjerimi i saj me vende të tjera, përfshirë Egjiptin, është një nga mundësitë që po shqyrtohen. Megjithatë, zyrtarët pakistanezë kanë paralajmëruar se pakti nuk duhet të shihet si një kopje e NATO-s apo si një aleancë e drejtuar kundër një shteti të caktuar.

Gjatë intervistës, Erdogan foli edhe për tensionet në rajon dhe për rëndësinë e rihapjes së Ngushticës së Hormuzit. Sipas tij, vazhdimi i mbylljes së Ngushticës nuk i shërben interesave të askujt. Ai vlerësoi gjithashtu rolin e Katarit në përpjekjet diplomatike për ndalimin e luftimeve.

Për Sirinë, Erdogan tha se Turqia do të vazhdojë të mbështesë stabilitetin e vendit dhe la të kuptohet se planifikon një vizitë atje. Ai deklaroi gjithashtu se kurdët e Sirisë kanë të drejtë të jetojnë në paqee në stabilitet dhe se Ankaraja do të vazhdojë të mbështesë të drejtat e komuniteteve kurde në rajon.

Sa i përket Gazës, presidenti turk tha se Turqia nuk mund ta lërë Gazën vetëm dhe se do të bëjë gjithçka që është e nevojshme për ta mbështetur. Erdogan deklaroi se Hamasi po i përmbush angazhimet e tij me mirëbesim, ndërsa kritikoi vazhdimin e luftës nga Izraeli.

Për Libanin, Erdogan shprehu shqetësim të madh për sulmet e vazhdueshme izraelite. Ai tha se gjatë takimeve me presidentin amerikan Donald Trump kishte ngritur nevojën për përfundimin e luftës në Liban dhe nënvizoi rolin e Uashingtonit në ndalimin e konfliktit.

Erdogan foli edhe për Sudanin dhe Libinë, duke deklaruar se Turqia do të vazhdojë t’i mbështesë të dyja vendet. Ai tha se marrëdhëniet me kreun e Këshillit Sovran të Sudanit, Abdel Fattah al-Burhan, janë të mira, ndërsa për Libinë deklaroi se marrëdhëniet me Ankaranë mbeten të qëndrueshme.

Në lidhje me Bashkimin Evropian, Erdogan tha se BE-ja nuk duket e gatshme ta pranojë Turqinë si anëtare. Sipas tij, anëtarësimi në BE nuk është më një prioritet për Ankaranë dhe se në këtë situate, Europa do të jetë ajo që do të humbasë.

Një tjetër çështje e rëndësishme ishte programi i avionëve luftarakë F-35. Erdogan tha se ka marrë një premtim nga Donald Trump për avionët dhe se tani pret që ai premtim të zbatohet. Turqia u përjashtua nga programi shumëkombësh F-35 në vitin 2019, pasi bleu sistemin rus të mbrojtjes ajrore S-400. Shtetet e Bashkuara argumentuan se sistemi rus mund të rrezikonte teknologjinë e avionëve amerikanë. Uashingtoni vendosi më pas sanksione ndaj Ankarasë në kuadër të ligjit CAATSA.

Trump ka deklaruar se administrata e tij do të shqyrtojë mundësinë e rikthimit të Turqisë në programin F-35. Megjithatë, çështja përballet ende me pengesa në Kongresin amerikan dhe me kufizime ligjore që lidhen me mbajtjen nga Turqia të sistemit S-400.

Deklaratat e Erdogan tregojnë se Ankaraja po synon të forcojë bashkëpunimin strategjik me vendet kryesore të Lindjes së Mesme dhe Azisë, ndërsa një zgjerim i Paktit të Mekës me Egjiptin do t’i jepte marrëveshjes një peshë edhe më të madhe politike dhe ushtarake në rajon./et

❌