Të paktën 85 persona kanë humbur jetën si pasojë stuhisë së dëborës dhe temperaturave të ulëta që prekën SHBA, Teksas dhe New Xhersi. Temperaturat zbritën në -40 gradë njoftuan zyrtarët amerikanë. Gjysma e viktimave u raportuan në Tenesi, Misisipi dhe Luiziana, ndërsa disa vdekje iu atribuan hipotermisë, të tjerat dyshohet se ishin të lidhura me […]
TIRANË, 29 janar/ATSH/ Reshjet e borës të rëna gjatë natës, të shoqëruara me ortekë në Qafë Thore, janë pastruar nga mjetet e mirëmbajtjes duke e bërë të kalueshme drejt Thethit.
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile informoi sot se aktualisht po punohet në terren për zgjerimin e pjesës kaluese të rrugës, me qëllim garantimin e qarkullimit sa më të sigurt.
Sipas qarkullimi është i hapur, por për shkak të punimeve në zhvillim dhe pranisë së ngricave, kërkohet kujdes i shtuar nga drejtuesit e mjeteve.
AKMC tha se “automjetet të jenë të pajisura me goma dimërore dhe zinxhirë”.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak në zonat malore në verilindje mbi 900-1000 metra dhe në juglindje mbi 1000-1100 metra lartësi gjatë ditës së sotme ka reshje dëbore.
Një stuhi e fuqishme dimërore që përfshiu Shtetet e Bashkuara nga Teksasi deri në Maine ka shkaktuar të paktën 38 viktima, përfshirë fëmijë, ka paralizuar transportin ajror dhe ka lënë mbi 400,000 familje dhe biznese pa energji elektrike. Stuhia, e cila goditi SHBA gjatë fundjavës, solli temperatura ekstreme, reshje të dendura bore dhe akull, duke […]
TIRANË, 28 janar/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme dhe lokalisht të vazhdueshme me intensitet të ulët deri mesatar në pjesën më të madhe të territorit. Në zonën e veriperëndimit dhe jugperëndimit në periudha afatshkurtra reshjet në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe intensitet deri dhe të lartë. Në zonën e Alpeve, verilindje mbi 700-800 metra dhe juglindje në lartësitë mbi 800-900 metra reshje dëbore me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar.
Era do të fryjë me drejtim kryesor juglindje-jug me shpejtësi mesatare 10 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 24 m/s, shoqëruar me dallgëzim të forcës 4-6 ballë.
Pretendimi: Kjo video tregon njerëzit në Rusi që rrëshqasin nga kati i katërt pas një stuhie dëbore
Verdikti: E pavërtetë, Gjeneruar me AI
————————————————————
Një video që po qarkullon në rrjete sociale dhe media, përfshi ato shqipfolëse, pretendohet se tregon njerëz në Rusi duke rrëshqitur poshtë nga kati i katërt i një godine pasi një stuhi e kishte çuar nivelin e borës në lartësi ekstreme.
Gadishulli Kamchatka i Rusisë u godit nga stuhi dëbore që nga mesi i janarit, të shkaktuara nga një seri ciklonesh nga deti i Okhotskut. Këto stuhi bllokuan hyrjet e shtëpive, duke bllokuar banorët brenda, duke paralizuar transportin dhe aeroportet, dhe duke detyruar mbylljen e shkollave. Sipas Shërbimit Kombëtar Meteorologjik rus, hera e fundit që kishte rënë një dëborë e tillë ishte para më shumë se 30 vitesh.
Si fillim, që në pamje të parë vërehet që njerëzit në video nuk rrëshqasin nga kati i katërt i godinës, por nga shumë më lart, të paktën nga kati i tetë.
Nëse kjo ju duket e jashtëzakonshme, keni instinkte të mira. Video e mësipërme nuk tregon ngjarje të vërteta. Ajo është krijuar me anë të programeve kompjuterike të inteligjencës artificiale (AI).
Kjo tregohet nga elementë të videos që duken të pamundur ose alogjikë. Me një grumbull bore kaq të pjerrët dhe të lartë, njerëzit që përpiqen të rrëshqasin poshtë tij ka shumë të ngjarë të fundosen në dëborë ose të shkaktojnë shembjen e formacionit të brishtë të dëborës.
Gjithashtu, një sy i vëmendshëm mund të konstatojë se dy personat që qëndrojnë në tarracën e pallatit mbajnë të njëjtat ngjyra veshjesh me ata që duken se rrëshkasin në pjesën e poshtme të borës. Këto gabime logjike janë një tjetër shenjë e përdorimit të inteligjencës artificiale.
Videot AI karakterizohen nga një kinematografi shumë perfekte dhe një metodë dukshëm e panatyrshme e kuadrimit. Ato janë shumë të pastra dhe u mungojnë detajet si elementë të vegjël të qytetit. Detajet e vogla zhduken ose anashkalohen.
Pamjet reale nga gadishulli tregojnë katet përdhese të mbuluara dhe njerëzit që përpiqen të hapin dyert. Në videon e mësipërme, grumbulli i borës shkon deri në lartësinë e një ndërtese nëntëkatëshe, që do ta bënte atë mbi 60 metra të lartë. Megjithatë, sipas autoriteteve vendase, shtresa e dëborës kishte arritur lartësinë maksimale 2,5 metra në pikat më ekstreme.
Më tej, në Kamchatka, nuk ka ndërtesa banimi shumëkatëshe. Për shkak të rreziqeve, përfshirë ato gjeologjike, Kamchatka karakterizohet nga ndërtesa të ulëta deri në rreth 5 kate.
Reshjet e dendura të borës dhe shiut ndërprenë trafikun gjatë orës së pikut në pjesë të mëdha të Gjermanisë.
Aksidentet u bënë më të shpeshta në rrugët në verilindje sipas raporteve nga shtetet përfshirë Saksoninë, Brandenburgun dhe Mecklenburg-Vorpommern.
Operatori hekurudhor Deutsche Bahn tha se vonesat dhe anulimet priten në shërbimet e distancave të gjata.
Kjo vlen për të gjithë Gjermaninë jugore, si dhe për lidhjet për në dhe nga Berlini, Hamburgu dhe Hanoveri.
Në Berlin, shërbimet e tramvajit u anuluan për shkak të ngrirjes së linjave të energjisë elektrike, dhe shërbimet e transportit publik u kufizuan në pjesë të tjera të kryeqytetit.
Bora mbërriti në Gjermaninë jugperëndimore të dielën në mbrëmje, ku në disa zona ra deri në 25 centimetra.
Herët të hënën, pjesë të Mecklenburg-Vorpommern dhe Brandenburg ishin ende nën paralajmërime për mot të ashpër nga Shërbimi Meteorologjik Gjerman për shkak të rrezikut të akullit.
Pjesë të Bavarisë veriore ishin nën paralajmërime për mot të ashpër për shkak të reshjeve të borës.
Pranë Weinsbergut në shtetin jugperëndimor të Baden-Württembergut, 15 deri në 20 vetura dhe kamionë mbetën të bllokuar në borë në një rrugë që lidh dy autostrada.
Ndryshe, moti nuk pritet të përmirësohet për momentin.
Shërbimi meteorologjik pret reshje të mëtejshme bore në shumë pjesë të Gjermanisë, të cilat më pas do të qetësohen gradualisht.
Një stuhi e rrezikshme dimërore ka përfshirë SHBA-në duke lënë të paktën 11 persona të vdekur dhe miliona njerëz pa energji elektrike. Mediat amerikane bëjnë të ditur se i ftohti vdekjeprurës do të vazhdojë gjatë gjithë javës. Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit (NËS), shkollat dhe rrugët në të gjithë vendin janë mbyllur dhe fluturimet janë […]
Këtë të hënë vendiynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet prej orëve të para të 24-orëshit deri në orët e mesditës me vranësira mesatare deri të dendura, ndërsa pas orëve të mesditës mot me vranësira, si dhe intervale të herëpashershme kthjellimesh kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore.
Reshjet e shiut priten të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit deri në orët e mesditës, të herëpashershme me intensitet mesatar në pjesën më të madhe të vendit.
Në periudha afatshkurtra këto reshje në formën e shtrëngatave.
Pas orëve të mesditës priten reshje shiu të dobëta dhe lokale kryesisht përgjatë relieveve malore të vendit.
Në zonën e Alpeve, verilindje mbi 700-800 metër dhe juglindje në lartësitë mbi 800-900 metër, priten reshje dëbore me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar. Shikimi i reduktuar nga prezenca e reshjeve të shiut dhe dëborës.
Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Lindje, me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 14 m/s.
Moti i keq me reshje dëbore, ka shkaktuar problematika në Qarkun e Gjirokastrës, ku disa nga akset rrugore në zonat malore janë bllokuar. Sipas strukturave të emergjencave civile në Bashkinë Libohovë, në Njësinë Administrative Zagori aksi rrugor Çajup – Zhej është i bllokuar për shkak të borës. Në Bashkinë Përmet, në aksin rrugor për në […]
Pretendimi: Kjo video tregon dëborën masive që ra në Kamchatka të Rusisë në janar 2026
Verdikti: E pavërtetë, Gjeneruar me AI
——————————————————————
Një video që duket se tregon një grumbull gjigand bore që mbulon pjesën e poshtme të pallateve të banimit po qarkullon në media dhe rrjete sociale me pretendimin se ajo tregon borën që ka rënë në Kamchatka, Rusi në janar 2026.
Gadishulli Kamchatka i Rusisë u godit nga stuhi dëbore që nga mesi i janarit, të shkaktuara nga një seri ciklonesh nga Deti i Okhotskut. Këto stuhi bllokuan hyrjet e shtëpive, duke bllokuar banorët brenda, duke paralizuar transportin dhe aeroportet, dhe duke detyruar mbylljen e shkollave. Sipas Shërbimit Kombëtar Meteorologjik rus, hera e fundit që kishte rënë një dëborë e tillë ishte para më shumë se 30 vitesh.
Kjo situatë ekstreme e motit është ndarë si lajm në të gjitha mediat botërore dhe më pas edhe në ato shqiptare. Megjithatë, videot e mësipërme që janë publikuar nuk tregojnë rekordet e borës në Kamchatka. Ato janë gjeneruar me programe kompjuterike të inteligjencës artificiale (AI).
Fotot reale nga gadishulli tregojnë katet përdhese të mbuluara dhe njerëzit që përpiqen të hapin dyert. Në videot e inteligjencës artificiale, grumbullimet e borës shpesh shkojnë deri në lartësinë e një ndërtese nëntëkatëshe, që do t’i bënte ato mbi 60 metra të larta. Megjithatë, sipas autoriteteve vendase, shtresa e dëborës kishte arritur 2,5 metra në pikat më ekstreme.
Videot reale tregojnë pajisje të rënda për heqjen e borës, ndërsa videot e inteligjencës artificiale tregojnë pamje të banorëve që rrëshkasin nga dritaret e kateve të larta me slita plastike që fluturojnë vetë tëposhtë shpateve vertikale.
Gjithashtu, në videot e gjeneruara, dritaret dhe muret e ndërtesave “fluturojnë” ose ndryshojnë formë me lëvizjen e kamerës. Në një prej tyre, pjesa e poshtme e një shtylle ndriçimi duket e shkëputur nga pjesa e sipërme. Ndërsa dy makina të mbuluara nga bora duket sikur janë vendosur njëra mbi tjetrën.
Video e mësipërme u postua fillimisht në TikTok, ku ishte etiketuar nga krijuesi si e gjeneruar me AI.
Videot AI karakterizohen nga një kinematografi shumë perfekte dhe një metodë dukshëm e panatyrshme e kuadrimit. Ato janë shumë të pastra dhe u mungojnë detajet si elementë të vegjël të qytetit. Detajet e vogla zhduken ose anashkalohen.
Më tej, në Kamchatka, nuk ka ndërtesa banimi shumëkatëshe. Për shkak të rreziqeve, përfshirë ato gjeologjike, Kamchatka karakterizohet nga ndërtesa të ulëta deri në rreth 5 kate.
Mediat serioze që ranë pre e këtyre imazheve të gjeneruara korigjuan gabimin pas pak kohësh, ndërsa në mediat shqiptare pamjet apokaliptike vijojnë të ngjallin habi mes lexuesve.
TIRANË, 21 janar/ATSh/ Gjatë 24 orëve të fundit qarku i Korçës është përfshirë nga reshje dëbore.
Prefekti Nertil Jole tha se nëpër akse të ndryshme vijon puna për pastrimin dhe kriposjen e rrugëve.
Në akset Korçë–Ersekë (kilometri 3) dhe Zëmblak–Goricë–Bilisht–Miras (km 6) rekomandohet qarkullimi me goma dimërore. Në Lotin 7, në akset Libonik–Rëmbec–Plasë dhe Korçë–Voskopojë, gjatë natës ka pasur reshje dëbore deri në 8 cm, të shoqëruara me erë të fortë. Akset janë pastruar dhe kriposur dhe qarkullimi vijon normalisht.
Në segmentin e Dardhës, vende-vende trashësia e borës arrin mbi 50 cm. Po punohet për pastrimin dhe kriposjen e rrugës. Për shkak të temperaturave të ulëta, edhe në këtë segment këshillohet qarkullimi me goma dimërore dhe zinxhirë.
Në segmentet Maliq–Kufi Gramsh dhe Ersekë–Leskovik–Tre Urat, gjatë natës ka pasur reshje dëbore. Aktualisht punohet për pastrimin dhe kriposjen e rrugës.
Ndërkohë, në territorin e bashkisë Korçë, punonjësit e NSHP-së gjenden në terren që prej mbrëmjes së djeshme dhe vijojnë punën për normalizimin e situatës. Ndërhyrjet po kryhen në të gjitha akset kryesore dhe njësitë administrative, me qëllim garantimin e qarkullimit të sigurt për banorët.
Situata paraqitet e qetë dhe pa problematika të evidentuara deri në këto momente.
Ndërsa OSHEE informon se në disa nënstacione të qarkut ka problematika. Numri më i madh i abonentëve të mbetur pa furnizimim me energji elektrike është në Potgozhan-Guri i Kuq, me rreth 500 abonentë ruralë, në zonat Trebinjë dhe Bishnicë. Gjithashtu në Rehovë janë 40 abonentë pa energji elektrike, 50 të tjerë në Mesmal, 140 në Dardhë etj. Ekipet e OSHEE-së janë në terren dhe po punojnë për normalizimin e situatës.
Dëbora ka zbardhur mëngjesin e kësaj të mërkure qarkun e Korçës. Sipas raportimeve, si pasojë e reshjeve, është ndaluar qarkullimi i kamionëve në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës, në segmentin hyrës drejt Maqedonisë së Veriut. Ndërkohë raportohet se akset Korçë-Dardhë, Korçë-Kapshticë, Korçë-Voskopojë dhe Korçë-Ersekë janë të kalueshme ndërsa në disa akse rekomandohen gomat […]
Këtë të mërkurë, dy aksidente janë regjistruar brenda pak minutash në Juglindje të vendit për shkak të dëborës, fatmirësisht të dyja prej tyre me dëme materiale dhe pa lëndime në njerëz.
Ajo ç`ka bën përshtypje është se pavarësisht kushteve meteorologjike të parashikuara nga sinoptikanët, mungesa e borëpastrueseve dhe mungesa e kriposjes së aksit Korçë-Dardhë, ka bërë që ky aks të jenë i papërshkrueshëm nga turistët apo banorët.
Nga konstatimi në rrugë shihet qartë që askush nuk ka bërë hapjen e rrugës, duke rrezikuar edhe jetën e drejtuesve të mjeteve.
TIRANË, 21 janar/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se vendi ynë ditën e mërkurë pritet të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.
Moti parashikohet me vranësira mesatare e të dendura. Parashikohet reshje shiu të herëpashershme me intensitet kryesisht të ulët në pjesën më të madhe të vendit. Lokalisht në jug të vendit në intervale të shkurtra kohore, reshjet e shiut do të jenë në formën e shtrëngatave.
Gjatë ditës reshjet e shiut do të mbeten të pranishme herë pas here në pjesën më të madhe të vendit me intensitet kryesisht të ulët, lokalisht në qendër dhe në jug të vendit hera-herës oarashikohen reshje shiu me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave.
Në zonën e Alpeve, relievet malore në verilindje-lindje në lartësitë mbi 300-400 metër si dhe në juglindje-jug në lartësitë mbi 600-800 metër, parashikohet reshje dëbore me intensitet të ulët, lokalisht reshje bore me intensitet deri mesatar kryesisht në juglindje.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – lindje me shpejtësi mesatare 8m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era fiton shpejtësi deri në 18m/s shoqëruar me valëzim në dete i forcës 3-4 ballë.
Reshjet ekstreme të borës në gadishullin Kamçatka, në lindjen e largët të Rusisë, kanë shkaktuar një situatë emergjente, duke paralizuar qytete të tëra dhe duke vështirësuar ndjeshëm jetën e përditshme të banorëve.
Autoritetet lokale kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme pas stuhive të pandërprera që kanë sjellë grumbuj dëbore me lartësi nga 3 deri në 12 metra, nivele këto që tejkalojnë ndjeshëm mesataret historike të rajonit.
Në qytetin Petropavlovsk-Kamchatsky, qendra administrative e krahinës Kamçatka, rrugët janë bllokuar plotësisht, ndërsa shumë ndërtesa janë pjesërisht të mbuluara nga bora. Raportohet se në disa zona, bora ka arritur deri në katet e sipërme të pallateve, duke krijuar rrezik serioz për shembje çatiash dhe ortekë urbanë. Si pasojë, disa persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur.
Kryetari i bashkisë, Yevgeny Belyayev, ka kritikuar kompanitë e menaxhimit të pronave për mosreagim të shpejtë në pastrimin e çative, duke theksuar se neglizhenca ka përkeqësuar pasojat e stuhisë. Ndërkohë, ndërprerjet e energjisë elektrike, anulimet e fluturimeve dhe mbyllja e shkollave dhe bizneseve kanë thelluar krizën.
Sipas meteorologëve, reshjet e pazakonta të borës janë shkaktuar nga formimi i disa sistemeve me presion të ulët në Detin e Okhotsk, të cilat kanë sjellë erëra të forta dhe stuhi të vazhdueshme dëbore. Banorët lokalë e kanë quajtur situatën një “apokalips dëbore”.
Me rrugët e pakalueshme, furnizimet bazë si buka, qumështi dhe vezët po mungojnë në dyqane, ndërsa autoritetet po punojnë për rikthimin gradual të normalitetit. Ekspertët paralajmërojnë se kushtet ekstreme të motit mund të vazhdojnë edhe ditët në vijim.
Pretendimi: Kjo video tregon rezultatin e një vendimi të marrë së fundmi nga autoritetet gjermane për të ndaluar kripën për shkrirjen e akullit sepse dëmton mjedisin
Verdikti: Mungon konteksti
Një video që po qarkullon në rrjete sociale, përfshi ato shqipfolëse, duket se tregon një sërë njerëzish duke u mbajtur në parmakët e shkallëve të mbuluara me borë, për të mos rrëshkitur. Video shoqërohet me pretendimin se kjo situatë ka ndodhur sepse “autoritetet gjermane tani kanë vendosur të ndalojnë kripën për shkrirjen e akullit sepse “nuk është miqësore me mjedisin’”. Video dhe pretendimi është ndarë më pas në rrjet kryesisht nga kanale ruse duke vënë në lojë fokusin e Gjermanisë tek Agjenda e Gjelbër dhe “sakrificave” që u kërkohen qytetarëve në vendet evropiane ne emër të ndryshimeve klimatike.
Me anë të motorrit të kërkimit pamor Google Lens, Faktoje gjeti se video e mësipërme u filmua nga një gazetar i Morgen Post më 4 janar 2026 dhe tregon tifozë të hokejit në Berlin.
Eshtë e vërtetë se një pjesë e madhe e komunave gjermane e kanë kufizuar përdorimin e kripës për shkrirjen e akullit për arsye mjedisore, tha Ministria gjermane e Mjedisit për kolegët spanjollë të verifikimit të fakteve Maldita.
Kripa shkakton inflamacion në putrat e kafshëve shtëpiake nëse ecin mbi të për periudha të gjata dhe mund të çojë në tharjen e pemëve, ndotjen e depozitave të ujit në tokë dhe dëmtimin e ndërtesave historike, shpjegon Agjencia Federale Gjermane e Mjedisit (UBA).
Megjithatë, ndalimi i përdorimit të kripës nuk është një vendim i marrë së fundmi dhe në nivel federal në Gjermani. Debati rreth kësaj rregulloreje daton që nga vitet 1980, thekson UBA. Gjermania vepron në një mënyrë “mozaike” dhe disa qytete “vazhdojnë ta përdorin atë në rrugët kryesore, por e ndalojnë përdorimin e saj në shtëpi private”. Për më tepër, në raste të jashtëzakonshme, kripa përdoret edhe në shkallë ose në “sipërfaqe të tjera kritike”, si në videon e mësipërme.
Në qytete si Berlin dhe Bonn, rregulloret kanë qenë në fuqi të paktën që nga viti 2013, ndërsa marrëveshja ndërkombëtare të cilës i referohen rregulloret u nënshkrua në vitin 2015. Autoritetet gjermane këshillojnë trajtimin e akullit me materiale të tjera, të tilla si zhavorri, granulat ose rëra, të cilat, megjithëse nuk e shkrijnë akullin, zvogëlojnë rrezikun e rrëshqitjes.
Megjithatë, në situata të motit ekstrem, qeveritë komunale mund ta heqin kufizimin. Kjo ka ndodhur në Hamburg, ku është autorizuar përdorimi i kripës deri më 21 janar 2026, për shkak të një rreziku që “nuk mund të adresohet në mënyrë adekuate me pajisje mekanike të mirëmbajtjes dimërore”.
Gjobat për shkeljen e ndalimit të përhapjes së kripës ndryshojnë sipas vendndodhjes dhe mund të variojnë nga 500 deri në 50,000 euro në raste si Berlini.
Meteorologu i njohur Hakil Osmani, në një lidhje live për Euronews Albanian, u shpreh se moti deri ditën e martë, në orët e mesditës, do të jetë nën mbizotërimin e motit të qëndrueshëm, ku do të kemi intervale të gjata me kthjellime dhe kalime të shpeshta të vranësirave.
Sipas tij, gjatë orëve të vona të ditës së martë do të kemi prezencë të lartë të vranësirave, duke bërë që në zonat jugore kryesisht të ketë reshje shiu në disa qytete.
“Jo vetëm orët e vona të mbrëmjes, por edhe dita e mërkurë dhe pjesërisht dita e enjte do të sjellin prezencën e reshjeve, kryesisht në zonat jugore. Do të kemi gjithashtu prezencë dhe të reshjeve të dëborës në zonat e thella malore.
Nuk do të jenë reshje problematike, por me intensitet mesatar. Sinjalet tregojnë për përmirësim të kushteve të motit në zonat jugore, ndërsa zonat e tjera mbeten nën mbizotërimin e motit të qëndrueshëm. Dita e premte dhe dita e shtunë sjellin një përmirësim të përkohshëm, ndërsa ka sinjale që gjatë ditës së dielë reshjet të kthehen në vendin tonë.
Përsa i përket temperaturave, relativisht do të jenë të larta, por do të vijojnë me rënie në fillim të javës. Duke qenë se do të kemi masa ajrore të lagështa, temperaturat e ajrit do të rriten, por duke filluar nga mesjava deri në fundjavë do të rikthehen përsëri, rreth -1 dhe -2 gradë Celsius, kryesisht në orët e para të mëngjesit. Sinjalet për reshje në vendin tonë priten gjatë javës së fundit të këtij muaji”, u shpreh meteorologu.
TIRANË, 17 janar /ATSh/ Qyteti i Pukës i mbuluar nga dëbora e ditëve të fundit ofron pamje magjepsëse për syrin e vizitorit. Dëbora ka zbardhur gjithçka, duke krijuar pamje mbresëlënëse ku liqeni dhe malet ndërthuren në harmoni të plotë.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga peizazhet e bukura të qytetit verior, nën bardhësinë e dëborës.
Liqeni i qytetit është sistemuar me vende pushimi mes bredhave të lartë, prej nga mund të ngjitesh në Kodrën e Hanit për të eksploruar pistën natyrore të skive apo livadhet dhe kodrat që nuk ndodhen larg qytetit.
Puka, në veri të Shqipërisë, 145 km nga Tirana, mbetet e preferuara e adhuruesve të malit, ajrit të pastër, qetësisë dhe frymëzimit nga natyra. Kjo qytezë alpine bart në vetvete të gjitha opsionet turistike, për të mirëpritur pranë saj vizitorë vendas dhe të huaj.
Po ashtu Puka njihet për masivin e madh pyjor të pishave, me një sipërfaqe prej 400 hektarësh. Vetitë kurative të pishës janë të shumta. Puka shërben edhe si bazë për ushtrimin e alpinizmit, në malin e Munellës, Bjeshkët e Tërbunit dhe malin e Krrabit.
Banorët në një qytet të Afrikës së Veriut kanë përjetuar reshje të konsiderueshme bore për herë të parë në afërsisht 25 vjet, ndërsa pamjet tregojnë vendasit me veshje të trasha të jashtme duke u argëtuar në rrugët e mbuluara me borë.
Sipas mediave të huaja, më 7 janar 2026, qyteti maroken verilindor i Oujdas regjistroi dy centimetra borë në qendër të qytetit, ndërsa fshatrat përreth panë deri në 10 centimetra.
Thuhet se reshjet e borës kanë ndodhur gjatë një valë të ftohti që solli një rënie të ndjeshme të temperaturave në pjesë të Afrikës së Veriut, të nxitura nga një sistem i fuqishëm me presion të ulët dhe masa e ajrit të ftohtë.
Rare snowfall blanketed Oujda in eastern Morocco on Tuesday evening, marking the city’s first significant snow event since 2012.
With its semi-arid climate, snow is highly unusual here, making the scenes exceptional for locals. pic.twitter.com/rs98tG9qKV
Dhe fenomeni i rrallë natyror erdhi si surprizë për banorët në rajonin gjysmë të thatë, ku temperaturat e dimrit zakonisht janë midis 4C dhe 10C.
Ndërsa dëbora është një dukuri normale në disa vargmale të Marokut, ku ndodhen vendpushime skijimi si Ifrane dhe Oukaimeden, është e pazakontë për Oujda, e cila ndodhet pranë kufirit me Algjerinë.
Edhe pse disa raporte lokale pohojnë se Oujda përjetoi për herë të fundit borë të konsiderueshme rreth 14 vjet më parë, shumë burime si Arabia Weather përmendin gjerësisht një periudhë më të gjatë prej rreth 25 vjetësh.
TIRANË, 12 janar/ATSH/ Dëbora ka zbardhur zonat malore të Elbasanit, si Funari, Gjinari dhe Labinot-Mal duke i shndërruar ato në një kartolinë dimërore.
Fundjava solli një atmosferë magjike në këto zona, të cilat u vizituan nga shumë qytetarë duke u kthyer në destinacionet më të preferuara këtë muaj të parë të vitit.
Male, pyje dhe liqene të rrethuar nga bora krijojnë një panoramë magjepsëse, ku natyra shfaqet në formën e saj më të bukur dhe më të qetë.
Edhe pse temperaturat kanë rënë dhe reshjet e dëborës kanë qenë të dendura, rrugët drejt Funarit, Gjinarit dhe Labinot-Malit janë të hapura dhe të kalueshme.
Qarkullimi i mjeteve bëhet me zinxhirë dhe goma dimërore, ndërsa autoritetet lokale kanë qenë në terren për të garantuar sigurinë e udhëtarëve dhe mirëmbajtjen e akseve rrugore.
Më të lumturit nga kjo tablo dimërore janë fëmijët, të cilët shijojnë borën me lojërat me topa dëbore.
Familje të shumta kanë zgjedhur këto zona malore për të kaluar fundjavën, larg zhurmës së qytetit, pranë natyrës dhe ajrit të pastër.
Këto zona vijojnë të jenë ndër destinacionet më të frekuentuara turistike të qarkut të Elbasanit, edhe në ditët e ftohta të dimrit.
Investimet e kryera ndër vite nga bashkia Elbasan në infrastrukturë, shërbime dhe promovimin e zonës kanë dhënë rezultatet e tyre, duke i bërë destinacione të aksesueshme dhe të preferuar për vizitorët.
Pavarësisht kushteve të vështira atmosferike, turistë nga qytete të ndryshme kanë mbërritur për të parë nga afër Funarin e mbuluar nga dëbora, liqenet e ngrira pjesërisht dhe qetësinë që vetëm dimri di të sjellë.
Edhe Gjinari, 22 km larg Elbasanit ishte këtë fundjavë i mbushur me turistë.
Zonat malore nën dëborë, mbeten një thesar i Elbasanit, një destinacion që fton vizitorët t’i zbulojnë në çdo stinë, duke ofruar pamje që lënë gjurmë.