TIRANË, 3 shkurt/ATSH/ Shqipëria turistike vjen sërish në vëmendjen e medias ndërkombëtare, këtë herë përmes artikullit të publikuar nga revista e njohur franceze “GEO Magazine”.
Ndërsa ndau sot artikullin, kryeministri Edi Rama u shpreh se Shqipëria përshkruhet si një destinacion i larmishëm, me plazhe, male, natyrë magjepsëse, me një trashëgimi të pasur kulturore e historike, mbushur me ndikime greke, romake, bizantine, veneciane dhe osmane.
Po ashtu, në artikull përmenden kujtimet e Kanunit, një kod misterioz mesjetar nderi, si dhe ekstravaganca arkitekturore e Tiranës.
Kryeministri theksoi se e gjithë kjo ofertë turistike ka bërë që në pesë vjet, Shqipëria të ketë një rritje prej 80% të numrit të vizitorëve të huaj.
Revista e njohur franceze “GEO Magazine” e cilëson vendin tonë si perla e re e Mesdheut, ndërsa promovon destinacionet kryesore turistike në vend.
Nga Boldnews.al Me syzet skeletkuqe, që vetë ai a ndonjë tjetër ia ka shtënë në mendjen e mbushur plot se i shkojnë dhe ngjan si “akademik politik”, kryeministri Edi Rama nisi një monolog të përhershëm. U ndal në kërkesën e shoqatave të gjyqtarëve që në referencë të ligjeve dhe VKM-së kërkojnë rritje page. “Jemi në […]
Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka replikuar ashpër dhe me ‘kunja’ me Jozefina Topallin. Teksa Topalli po fliste nga vendi, Balla i tha që të mos bëjë “sikur i dhemb shpirti për Saliun”, ndërsa i rikujtoi se në vitin 2021 kanë bashkëpunuar kundër Berishës. Balla tha se “në Shkodër menduam se do […]
Kryedemokrati Sali Berisha kërkoi në Kuvend t’i përgjigjej Toni Gogut, por nuk u lejua, ndërkohë deputetët demokratë bllokuan foltoren duke shkaktuar kaos për pak momente. Për shpërndarjen e tyre ndërhyri garda, më pas kryetarja e Kuvendit i ka dhënë fjalën Berishës për procedurë. Berisha mori fjalën ku iu drejtua deputetëve të mazhorancës duke u shprehur […]
Policia e Shtetit ka proceduar një detektive private dhe një person tjetër, pasi tentuan të heqin përgjuesit në banesën e familjes së Erjon Llapushit në Pogradec. Një dedektive private ka shkuar në banesën e familjes së Erjon Llapushit dhe dyshohet se ka kontrolluar në banesë nëse policia ka vendosur përgjues me qëllim për t’ia hequr. Një person tjetër i […]
Nga Gazeta ‘SI’ – Shqipëria renditet e dyta në Europë për numrin e njerëzve që jetojnë në banesa të “mbipopulluara”. Sipas të dhënave të Eurostat, 57% e popullsisë jeton në banesa me hapësirë të pamjaftueshme për numrin e personave që banojnë aty. Vetëm Mali i Zi ka një normë më të lartë, rreth 62%, ndërsa Holanda regjistron nivelin më të ulët në Europë, vetëm 4.6%.
Më shumë se një fenomen tradicional, ky tregues është pasojë e mungesës së një strehimi të përballueshëm ekonomikisht.
Një tregues tjetër shqetësues është diskriminimi në kërkimin e strehimit. Rreth 3% e personave në rrezik varfërie në Shqipëri, kanë raportuar se kanë përjetuar diskriminim gjatë përpjekjeve për të gjetur një banesë. Edhe pse kjo përqindje mund të duket e ulët, ajo mbetet më e lartë se në disa vende fqinje si Serbia, Kroacia, Turqia, Italia dhe Greqia. Kjo reflekton jo vetëm barrierat ekonomike, por edhe pengesat sociale që përballen individët më të prekshëm në tregun e strehimit.
Norma më e lartë e diskriminimit raportohet në Zvicër, Spanjë e Belgjikë; vende që po përballen me rritje të fortë të kërkesës për strehim, turizmit dhe çmimeve të pronës.
TIRANË, 3 shkurt/ATSH-Maela Marini/ Deputetët e mazhorancës dhe opozitës debatuan sot në Kuvend lidhur me përfshirjen në rendin e ditës të ndryshimit të vendimit “Për ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale”.
Në nisje të seancës plenare, deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa u shpreh se në Konferencën e Kryetarëve nuk është marrë një vendim për përfshirjen e këtij vendimi në seancën e sotme plenare.
“Diçka e pavotuar në Konferencën e Kryetarëve nuk mund të futet për votim në seancën plenare”, tha Zhupa.
Zhupa siguroi se PD ka qenë gjithmonë e gatshme për t’i qëndruar vendimit që ka votuar në Kuvend për të bërë bashkërisht reformën territoriale, ndërsa kërkoi edhe nga mazhoranca që t’i qëndrojë këtij vendimi.
“Tërhiqeni atë projektvendim që keni futur sot, sepse fillimisht duhet të kalonte në Konferencën e Kryetarëve. Po ashtu janë dy bashkëkryetarë që duhet të bashkërendojnë mbledhjen. Nuk mundet PS t’i imponohet PD-së. Mos votoni në mënyrë të njëanshme për të dështuar paraprakisht reformën elektorale, siç e bëtë në vitin 2014 dhe sot pasojat i vuajnë qytetarët shqiptarë”, tha Zhupa, duke iu drejtuar deputetëve të opozitës.
Nga ana e saj nënkryetarja e Kuvendit, Klodiana Spahiu bëri të ditur se në Konferencën e Kryetarëve u vendos se nëse opozita do të merrte pjesë në mbledhjen e djeshme të komisionit, ky projektvendim nuk do të kalonte në seancë plenare.
Duke marrë fjalën në seancë, bashkëkryetari demokrat i komisionit të posaçëm të reformës administrativo-territoriale, Luçiano Boçi u shpreh se “nuk ka pasur marrëveshje në Konferencën e Kryetarëve”.
“Është dhënë vetëm një ultimatum për një mbledhje të thirrur nga komisioni i reformës territoriale. Kur ka një kryetar, sipas Rregullores mbledhja thirret përmes dakordësisë së kryesisë së komisionit. Si ndodh që për komisionin e posaçëm, që ka dy bashkëkryetarë, komisioni të mblidhet me urdhrin e njërit prej tyre. Kjo është e turpshme dhe më e turpshme është ultimatumi që u dha në Konferencën e Kryetarëve. Nëse doni që këtë parlament ta ktheni në koloni ndëshkimore për opozitën, bëjeni”, tha Boçi.
Gjatë seancës në Kuvend, Foto: Andrin Hoxha
1 nga 5
Luçiano Boci, bashkëkryetar i Komisionit për Territorialen, foto: Andrin Hoxha
TIRANË, 3 shkurt/ATSH-Maela Marini/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla u shpreh sot në Kuvend se opozita nuk është ende e qartë lidhur me pjesëmarrjen ose jo në komisionin e posaçëm të reformës administrativo-territoriale.
Opozita kundërshtoi përfshirjen në rendin e ditës të seancës së sotme plenare të projektvendimit për ndryshimin e përbërjes së komisionit të posaçëm të reformës territoriale.
Duke iu përgjigjur deputetëve të opozitës, Balla tha se mazhoranca është e gatshme të presë deri në mbrëmje, kur edhe do të votohet, për një vendim nëse do të marrin apo jo pjesë rregullisht në mbledhjet e komisionit.
Balla kërkoi qartësi dhe përgjegjësi institucionale nga opozita, ndërsa u shpreh se shumë vendime të opozitës i kanë mësuar përmes medias.
Sipas tij, opozita ka ndryshuar qëndrim brenda një dite, duke lënë të paqartë nëse është tërhequr apo jo nga bojkoti i komisionit.
“Mbrëmë mësuam nga media se ju jeni tërhequr nga bojkoti i komisionit të posaçëm të reformës administrativo-territoriale. Sot thoni se jeni tërhequr nga ajo që keni vendosur dje, pra se nuk jeni tërhequr nga bojkoti. Jeni aq kakofonistë sa për një çështje çoheni dy veta, ndërkohë që minimalisht duhet të flasë njëri në emër të grupit. Tani jeni shpartalluar”, iu drejtua Balla deputetëve të opozitës. Ai ironizoi komunikimin e brendshëm të PD-së, duke thënë se edhe vetë deputetët socialistë janë detyruar të informohen përmes medieve dhe gazetarëve për vendimet e opozitës.
Balla i kërkoi opozitës të japë një përgjigje përfundimtare nëse do të marrë pjesë rregullisht në mbledhjet e komisionit, duke theksuar se pa praninë e nevojshme të anëtarëve, komisioni nuk mund të funksionojë normalisht.
Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Jasmin Kadriu, në një intervistë pët emisionin “Më prit të dielën”, ajo foli hapur për raportin e saj me produksionin. Pas aludimeve për favorizime brenda formatit, Jasmina zbuloi se ka marrë edhe një mesazh privat nga producentja Olsa Muhameti. “Sa e pështirë”, i ka shkruar Olsa Muhameti duke e […]
Pasi fituan kontroll të plotë mbi policinë dhe shërbimet, autoritetet serbe kanë filluar ta nënshtrojnë edhe gjyqësorin. Ndryshimet në disa ligje synojnë të vendosin kontroll të plotë partiak mbi punën e disa prokurorive dhe praktikisht të pamundësojnë luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Prandaj, fokusi i këtyre ndryshimeve është te Prokuroria për Krimin e Organizuar (TOK), e cila, […]
Gjykata e Fierit ka dënuar me 25 vite burg, Laert Hasallën, i cili tre vite më parë dyshohet se porositi vrasjen e të riut, Mariglen Matjani në vitin 2023. Atentati i dështuar në atë kohë çoi në plagosjen e hallës së 31 vjeçarit, shtetases me iniciale B.S, 60 vjeçe. 34-vjeçari Laert Hasalla akuzohet për “Vrasja […]
Në seancën e sotme plenare, në Rendin e Ditës, janë parashikuar 14 pika. Një nga pikat që pritet të nxisin tension dhe debat është diskutimi në lidhje me ndryshimet për Komisionin e Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale. Socialistët kërkojnë ndryshimin e formulës së përbërjes së komisionit, ku nga ndarja 50:50, tashmë anëtarët do të kenë 9 […]
Një 33-vjeçar është vënë në prangat e policisë pasi dyshohet se ka vjedhur shuma parash në dy minimarkete në Vlorë. Në pranga u vu E. K., 33 vjeç, banues në lagjen “Rilindja”, Vlorë. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 33-vjeçari është autor i vjedhjes së dy subjekteve tregtare (minimarketeve) në qytetin e Vlorës, konkretisht: Më […]
Ashtu si çdo fillim muaj, astrologia Meri Shehu, na jep një vlerësim për çdo shenjë zodiake dhe parashikimin për secilën. Duke e nisur me një urim për një shkurt sa më të mbarë, Meri Shehu na lajmëron se kemi të bëjmë me tre lajme shumë të rëndësishme astrologjike për këtë muaj. “Kemi kthimin e Mërkurit […]
Nga Gazeta ‘SI’ – Sigurimi i detyrueshëm për banesat pritet të zgjerohet, duke përfshirë edhe dëmet e shkaktuara nga përmbytjet, përveç atyre nga tërmetet. Qeveria ka ndryshuar skemën e parashikuar, duke shtuar edhe këtë rrezik natyror në projektligj, pak javë pasi dhjetëra qytete të Shqipërisë u gjendën nën ujë.
Sipas nismës ligjore, qëllimi i sigurimit është dëmshpërblimi i qytetarëve për dëmet që këto katastrofa natyrore mund t’u shkaktojnë banesave të tyre. Përfshirja e përmbytjeve në skemë pritet të shoqërohet edhe me rritje të primit të sigurimit, niveli i të cilit do të përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave.
Për administrimin e skemës do të krijohet Fondi Kombëtar për Sigurimin e Detyrueshëm nga Tërmetet dhe Përmbytjet. Ky fond do të ketë në përgjegjësi sigurimin jo vetëm të banesave, por edhe të ambienteve brenda tyre që përdoren si njësi shërbimi, zyra apo për qëllime të tjera të ngjashme.
Edhe pse skema parashikohet të jetë shtetërore, projektligji i lë hapësirë edhe kompanive private të sigurimit. Ato do të veprojnë si ndërmjetës, duke ofruar produktin e sigurimit për qytetarët dhe duke ia transferuar pagesat Fondit Kombëtar, kundrejt një komisioni.
Për shtresat sociale në nevojë, parashikohet që primi i sigurimit të financohet nga shteti. Sigurimi i detyrueshëm do të mbulojë vetëm dëmet në pronë dhe jo dëmet që lidhen me jetën e individëve.
Në të njëjtin projektligj, qeveria thekson se qytetarët që refuzojnë të lidhin kontratën e sigurimit të detyrueshëm do të penalizohen me kufizim të aksesit në shërbime publike, përfshirë shërbimet kadastrale, shërbimet elektronike përmes portalit e-Albania, si dhe shërbimet e ofruara nga Qendra Kombëtare e Biznesit.
Në vitin 2025 rezulton se ka pasur rritje të ndjeshme të numrit të shtetasve të huaj me leje qëndrimi që jetojnë e punojnë në Shqipëri. Deri në fund të vitit 2025, numri i të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri arriti në 27,514 banorë sipas të dhënave të Regjistrit Elektronik për të Huajt (FER) dhënë […]
Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime vranësirash mesatare deri të dendura si dhe intervale të herëpashershme me kthjellime kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore e në jug të vendit. Nga orët e para të 24 orëshit deri gjatë orëve të mëngjesit reshje të dobëta shiu të karakterit […]
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.3 lekë dhe do shitet me 82.3 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 96.3 lekë dhe do shitet me 97 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 104.4 lekë dhe do shitet me 105.5 lekë. Ndërsa […]
TIRANË, 2 shkurt/ATSH-Maela Marini/ Mazhoranca do t’i drejtohet nesër Kuvendit me një kërkesë për ndryshimin e formulës së përfaqësimit në komisionin e posaçëm për reformën administrativo-territoriale me synimin për të garantuar një mekanizëm zhbllokues, në kushtet kur opozita nuk merr pjesë në punimet e komisionit.
Dita e sotme ishte afati i fundit që i ishte vendosur opozitës nga anëtarët e mazhorancës në këtë komision, për t’u bërë pjesë e mbledhjeve të këtij komisioni.
Në nisje të mbledhjes së sotme ku mungonin përfaqësuesit e opozitës në komision, bashkëkryetari i komisionit, Arbjan Mazniku bëri të ditur se mazhoranca do t’i kërkojë Kuvendit shtimin e një anëtari të PS-së në komision, si dhe kalimin e pozicionit të bashkëkryetarit që i përket PD-së në statusin e nënkryetarit të komisionit.
“I kemi kërkuar parlamentit javën që kaloi që të ndryshojmë formulën e komisionit, për të shtuar një anëtar në anën e mazhorancës që të kemi mekanizëm zhbllokues. Opozita do të ketë vendin e saj me 8 anëtarë në komision. Po ashtu kemi kërkuar që nga bashkëkryesi komisioni të ketë nënkryetar, që të fillojmë të punojmë për këtë proces”, tha Mazniku.
Mazniku kujtoi se kur komisioni u krijua me kërkesë të opozitës, pavarësisht përbërjes së parlamentit, u ra dakord duke pasur parasysh edhe rëndësinë e komisionit të kishte elementë bashkëkryesie dhe përfaqësim të barabartë në komision.
“Nisur nga fakti se kjo reformë ka rëndësi të madhe ne donim t’i jepnim gjithë mundësitë opozitës për të pasur pjesëmarrje dhe për t’i dhënë asaj garanci speciale edhe përtej praktikës më të mirë parlamentare europiane”, tha Mazniku.
Por aktualisht, sipas tij, mungesa e opozitës ka sjellë humbjen e dy muajve kohë për një reformë që është me ngut.
Duke sqaruar hapat e mëtejshëm që do të ndjekë komisioni, Mazniku theksoi se komisioni do të ndahet në tre grupe të mëdha dhe secili grup do të mbulojë katër qarqe.
Gjatë muajit shkurt, ai theksoi se anëtarët e komisionit bashkë me ekspertët do të dalin në terren për të zhvilluar konsultim publik.
Ndërsa në mars, sipas tij, do të zhvillohet faza e dytë e konsultimeve tematike. “Të gjitha këto diskutime do të mblidhen së bashku dhe në muajin prill-maj fillojmë procesin e hartimit formal të ligjit”, tha ai.
Duke folur për rëndësinë dhe nxitimin që ka ky proces, Manziku theksoi se kjo reformë duhet të përfshijë një diskutim tërësor, për të qenë më efikase dhe për t’i shërbyer më mirë shqiptarëve.
Një tjetër element me rëndësi, sipas tij, është edhe përgatitja e bashkive për të tërhequr fonde nga Bashkimi Europian dhe për t’i vendosur ato në shërbim të komunitetit.
“Kjo është sot mbledhja e katërt në të cilën opozita nuk vjen. Kemi humbur thuajse dy muaj kohë në një reformë shumë të rëndësishme, në një reform që është në ngut kohe. Siç e kemi shpjeguar, duke qenë se zgjedhjet e ardhshme vendore ndodhin në prill apo maj të vitit 2027 është shumë e rëndësishme që reforma territoriale të përmbyllet, siç janë dhe praktikat më të mira europiane rreth një vit para zgjedhjeve. Synimi ynë është që t’i qëndrojmë besnik këtij parimi; duhet të përmbyllim reformën territoriale deri në korrik të këtij viti”, tha Mazniku.
Mazniku tha se “hapat e punës do të jenë të ndarë në tre kapituj të mëdhenj. Kapitulli i parë që do të ndodhë që tashmë qysh në muajin shkurt, komisioni do të jetë i ndarë në 3 grupe të mëdha ku secili grup do të mbuloj katër qarqe. Do të synohet që gjatë muajit shkurt ky grup, me 1/4 e komisionit do të shkojnë bashkë me ekspertët që do t’i bashkohen grupit, bashkë me deputetët e zonës, të takojnë kryetarët e bashkive, anëtarët e këshillit bashkiak, bizneset, shoqërinë civile, ekspertët lokalë, për të diskutuar në të gjithë territorin në lidhje me problematikat, sfidat dhe nevojat që pushteti vendor ka përpara.
Kjo do të jetë faza e parë e konsultimit publik. Në muajin mars do të kemi fazën e dytë të konsultimeve, e cila do të jetë faza e konsultimeve tematike. Sërish, komisioni do të jetë i ndarë në tre grupime, njëri grup do të merret me territorin dhe qeverisjen, grupi i dytë do të merret me funksionet e pushtetit vendor dhe grupi i tretë do të merret me financimin e pushtetit vendor dhe secilin prej këtyre 3 grupeve do të ketë konsultime tematike në fushën e vet. Në muajin prill-maj do të fillojmë hartimin e procesit formal të ligjit dhe opsioneve specifike për reformën. Kur shprehem për rëndësinë dhe nxitimin që ky proces ka, është e rëndësishme që t’i shpjegojmë edhe publikut që një reformë e tillë, e cila ka nevojë për një konsultim shumë të madh publik, në të gjithë territorin nuk është një reformë që bëhet në zyrë, nuk është një reformë që bëhet vetëm nga anëtarët e komisionit, por është një reformë e cila duhet të përfshijë të gjitha institucionet lokale vendore dhe qendrore, një diskutim tërësor për mënyrën më të mirë sesi mund të suportohet pushteti vendor për të qenë më efikas, më efiçentë dhe për ti shërbyer më mirë qytetarëve”, tha ai.
Mazhoranca i ka kërkuar parlamentit që të ndryshojë mënyrën si është formuar komisioni, duke shtuar një anëtar dhe duke kaluar nga komision me bashkëkryesi në një komision standard parlamentar me kryetar dhe nënkryetar.
“Kjo nuk do të thotë që opozita nuk është pjesë e komisionit. Opozita do të jetë gjithmonë e mirëpritur në komision, në të gjitha proceset, në të gjitha hapat, në të gjitha diskutimet. Do të ketë vendin e saj sistematik, 8 anëtarët e komisionit janë ata që janë. Kemi kërkuar gjithashtu që të ndryshojmë një element të dytë që nga bashkëkryesi, të kalojmë në një proces kryetar/ nënkryetar, siç janë komisionet standarde në mënyrë që të krijojmë një element të parlamentarizmit normal në këtë komision, por ndërkohë të fillojmë të punojmë për këtë proces”, theksoi Mazniku.
Komisioni i Posaçëm për Reformën Territoriale, foto: Andrin Hoxha
1 nga 5
Arbjan Mazniku, bashkëkryetar i Komisonit për Territorialen, foto; Andrin Hoxha
Një 25-vjeçar nga Saranda, i akuzuar për vjedhje në seri në Kavajë, është arrestuar ditën e sotme. Policia e Kavajës njoftoi operacionin e koduar “Houses”, në kuadër të hetimeve për vjedhje në banesa. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë kanë finalizuar operacionin e koduar “Houses”, në kuadër të hetimeve për vjedhje në banesa. Shtetasi G. […]