Kabineti i ri qeverisës në Vushtrri, Idrizi emëron 14 drejtorë
Sot u zhvillua mbledhja e parë e qeverisjes komunale në Vushtrri, ku kryetari Ferit Idrizi prezantoi përbërjen e re të kabinetit qeverisës, duke theksuar se ekipi do të punojë me përgjegjësi, transparencë dhe vizion të qartë për realizimin e projekteve dhe premtimeve për qytetarët.
“Jam i lumtur që katër vitet e ardhshme do të punoj bashkë me këtë ekip ekspertësh të përzgjedhur me kujdes, profesionalizëm dhe përkushtim për t’i shërbyer qytetarëve të komunës tonë. Mandati i ri është vazhdimësi e punëve të mira dhe projekteve të mëdha”, ka shkruar Idrizi.
Kabineti i ri qeverisës përbëhet nga:
- Shpëtim Zhegrova – Nënkryetar i Komunës;
- Bujar Shatrolli – Shef i Kabinetit të Kryetarit;
- Hyrie Uka-Hoxha – Drejtoreshë e Administratës;
- Naile Bekteshi – Drejtoreshë e Arsimit;
- Medina Bunjaku – Drejtoreshë për Kulturë, Rini dhe Sport;
- Drilon Jusufi – Drejtor për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit;
- Remzi Ahmeti – Drejtor për Inspektime;
- Lorik Maxhuni – Drejtor për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale;
- Ilmi Azemi – Drejtor i Prokurimit;
- Isuf Jashari – Drejtor për Buxhet, Financa dhe Thesar;
- Benjamin Shala – Drejtor për Shërbime Publike;
- Maliq Ferizi – Drejtor për Zhvillim Ekonomik dhe Investime Kapitale;
- Agron Përçuku – Drejtor për Diasporë;
- Isa Hajrizi – Drejtor për Mbrojtje dhe Shpëtim;
- Bedri Dobra – Drejtor për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë;
- Besim Shyti – Drejtor për Bujqësi dhe Zhvillim Rural.
Kryetari Idrizi u shpreh se ekipi i ri do të punojë me përkushtim për të avancuar projektet e komunës dhe për t’i shërbyer komunitetit me efikasitet.
“Na priftë e mbara!”, përfundoi ai, duke uruar fillimin e mandateve të reja me sukses. /Telegrafi/
