Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Provat e SkyECC dhe EncroChat përjashtohen nga tre vendime të tjera në Itali dhe Spanjë

By: Ela
24 January 2026 at 21:16

Në një kohë të shkurtër, janë dhënë tre vendime të rëndësishme që mund të kenë implikime të mëdha për të gjitha rastet SkyECC dhe EncroChat në të gjithë Evropën, përfshirë Holandën. 1. Tribunale di Imperia (Itali) – Rasti i madh EncroChat Gjykatësi përjashtoi të gjithë të dhënat e EncroChat si provë. Arsyeja: Franca ruan sekret […]

The post Provat e SkyECC dhe EncroChat përjashtohen nga tre vendime të tjera në Itali dhe Spanjë appeared first on BoldNews.al.

Gonxhja në FITUR 2026, takim me mbretin Felipe VI dhe mbretëreshën Letizia

24 January 2026 at 19:26

TIRANË, 24 janar /ATSH/ Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, zhvilloi një takim përshëndetës me mbretin e Spanjës, Felipe VI, dhe mbretëreshën Letizia, në kuadër të Panairit Ndërkombëtar të Turizmit FITUR 2026, që po mbahet në Madrid.

Gjatë këtij takimi, ministri Gonxhja përcolli ngushëllimet më të thella për viktimat e aksidenteve hekurudhore që tronditën Spanjën javën e kaluar, ku përplasja e dy trenave me shpejtësi të lartë shkaktoi dhjetëra viktima dhe qindra të lënduar.

Ai uroi gjithashtu, në emër të kryeministrit Edi Rama, Qeverisë shqiptare dhe popullit shqiptar, një rikthim sa më të shpejtë në normalitet për Spanjën.

Në kuadër të aktivitetit, ministri Gonxhja, së bashku me ministrat e turizmit të disa prej vendeve pjesëmarrëse në FITUR 2026, mori pjesë në foton familjare me Mbretin dhe Mbretëreshën e Spanjës.

Gjatë këtyre momenteve miqësore u theksua rëndësia e thellimit të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Spanjës, veçanërisht në fushën e promovimit të turizmit të qëndrueshëm, zhvillimit të lidhjeve me tregun spanjishtfolës dhe vendet e Amerikës Latine, si dhe përfitimit nga përvoja e gjerë ndërkombëtare e Spanjës në sektorin e turizmit.

FITUR konsiderohet një nga panairet lider të turizmit në nivel global dhe mbetet një platformë kyçe për dialogun dhe bashkëpunimin ndërkombëtar në këtë sektor.

Në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit në Madrid, stenda shqiptare ka tërhequr interes të jashtëzakonshëm nga vizitorët dhe profesionistët e industrisë. Vizitorët po njihen nga afër me ofertën turistike të vendit përmes prezantimeve inovative që përfshijnë përvoja virtuale (VR), degustime të produkteve tradicionale, performanca artistike live, artizanat dhe elemente të traditës shqiptare të mikpritjes.

Në këtë panair, Shqipëria po promovohet si një destinacion turistik gjithëvjetor, autentik dhe gjithëpërfshirës, duke synuar zgjerimin e pranisë së saj në tregjet ndërkombëtare dhe forcimin e imazhit si një destinacion me potencial të lartë turistik.

1 nga 3

/r.e/

The post Gonxhja në FITUR 2026, takim me mbretin Felipe VI dhe mbretëreshën Letizia appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Përplasja vdekjeprurëse e trenave në Spanjë: Hetimi zbulon defekt në shina

By: Rovena
23 January 2026 at 21:31

Një hetim lidhur me përplasjen e dy trenave të shpejtë në Spanjë, që la të vdekur 45 persona, sugjeron se shina e hekurudhës ishte çarë para aksidentit, sipas një raporti preliminar të publikuar të premten, më 23 janar.

Spanja po kërkon përgjigje për një nga aksidentet më vdekjeprurëse të këtij lloji në Evropë në këtë shekull, që ka ngritur dyshime mbi sigurinë e rrjetit të dytë më të madh në botë të hekurudhave me shpejtësi të lartë.

Aksidenti ndodhi në rajonin jugor të Andaluzisë mbrëmjen e 18 janarit, kur një tren që operohej nga kompania private, Iryo, doli nga shinat dhe kaloi në shinat në anën tjetër, duke u përplasur me një tren që po vinte nga drejtimi i kundërt, tren që operohej nga kompania shtetërore, Renfe.

Një inspektim i trenit Iryo “zbuloi prerje në rrotat anësore në anën e djathtë” të katër vagonëve, u tha në raportin preliminar të komitetit CIAF për hetimin e aksidenteve hekurudhore.

“Këto prerje në rrota dhe deformimi në shina janë të përputhshme me faktin që shina ishte e çarë”, u tha në dokument.

Prerje u gjetën gjithashtu edhe në rrotat anësore në anën e djathtë të tre trenave që kishin kaluar mbi të njëjtat shina disa orë para aksidentit, tha CIAF.

Bazuar në këto informacione, “mund të propozojmë hipotezën se çarja e shinës ka ndodhur para kalimit të trenit Iryo që pësoi aksident, dhe prandaj para devijimit nga shinat”, u tha në raport.

CIAF paralajmëroi se “kjo hipotezë… duhet të verifikohet më pas përmes llogaritjeve dhe analizave të detajuara”.

Ministri i Transportit, Oscar Puente, tha se ishte “qetësuese” që hetuesit kanë këtë hipotezë mbi shkakun e mundshëm të aksidentit.

“Gjetjet nuk janë përfundimtare, por ato hedhin dritë mbi teorinë që ekspertët e komisionit aktualisht e konsiderojnë më të mundshme”, u tha ai gazetarëve në Madrid.

Ai shtoi se çarja e shinës duhej të kishte qenë aq e vogël sa të mos ndërpriste energjinë elektrike që kalonte përmes saj, pasi nëse do të ishte më e thellë automatikisht do të aktivizohej sistemi i alarmit dhe ndalimin i trafikut hekurudhor.

Segmenti i hekurudhës ku ndodhi aksidenti ishte renovuar së voni, ndërkaq treni i Iryos ishte prodhuar në vitin 2022.

Gabimi njerëzor është përjashtuar si shkak i mundshëm i aksidentit, teksa trenat që u përplasën kishin qenë duke udhëtuar brenda kufirit të lejuar të shpejtësisë.

Spanja ka rrjetin më të madh në Evropë për trenat e shpejtë me mbi 3 mijë kilometra hekurudhë që lidhin qytetet e mëdha përfshirë Madridin, Barcelonën, Seviljan, Valencian dhe Malagën.

Gonxhja: Vëmendje në rritje për Shqipërinë në panairin e turizmit në Madrid

TIRANË, 22 janar/ATSH/ Stenda e Shqipërisë në panairin ndërkombëtar të turizmit Fitur në Madrid mirëpriti sot përfaqësues të medieve dhe platformave kryesore spanjolle, si Mallorca Diario, La Razón dhe Forbes Travel Spanjë.

I pranishëm gjatë takimeve me mediet spanjolle ishte edhe ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja dhe Presidenti i Forbes, Clemente Corona.

Gonxhja u shpreh se mediet spanjolle shfaqën interes të jashtëzakonshëm për Shqipërinë.
“Gjatë takimeve u diskutua mbi potencialin e Shqipërisë si destinacion turistik autentik dhe gjithëvjetor, duke vënë në pah diversitetin e ofertës, pasuritë natyrore, trashëgiminë kulturore, gastronominë, si dhe zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit”, shtoi ai.
“Interesi i treguar nga këto medie prestigjioze konfirmon vëmendjen në rritje për Shqipërinë dhe krijon një hapësirë të rëndësishme për promovimin e saj në tregjet ndërkombëtare, duke forcuar më tej imazhin e vendit si një nga destinacionet më premtuese në rajon”, tha Gonxhja.

Pjesëmarrja e Shqipërisë në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit në Spanjë është tashmë një traditë e konsoliduar. Agjencia Kombëtare e Turizmit prezantohet me moton “Albania All Senses”, duke promovuar në stendën shqiptare destinacionet turistike, produktet autentike dhe ofertën e plotë të shërbimeve turistike të vendit.

Ky panair mbledh 161 vende nga e gjithë bota, më shumë se 10,000 kompani dhe mirëpret profesionistë të sektorit të turizmit, autoritete vendimmarrëse, si dhe vizitorë të interesuar për të mësuar më shumë rreth destinacioneve dhe ofertave turistike ndërkombëtare.

/k.s/j.p/

The post Gonxhja: Vëmendje në rritje për Shqipërinë në panairin e turizmit në Madrid appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Aksidenti i tretë hekurudhor në Spanjë brenda javës, treni përplaset me një vinç

By: Rovena
22 January 2026 at 16:38

Tre persona mbetën të lënduar në një aksident hekurudhor në Cartagena, sot me 22 janar, duke shënuar aksidentin e tretë në Spanjë në më pak se një javë.

Treni i pasagjerëve në linjën Cartagena, Los Nietos u përplas me një vinç në Alumbres, Murcia, raportojnë mediat e huaja. Të paktën tre pasagjerë mbetën të lënduar lehtë, por bilanci zyrtar ende nuk është konfirmuar. Aksidenti ndodhi rreth orës 12:00, mes Alumbres dhe La Union.

Të dielën mbrëma, një tren doli nga shinat duke u përplasur me një tjetër, ku humbën jetën 43 pasagjerë. Dy ditë më vonë, një mur mbajtës u shemb mbi një tren rajonal, duke shkaktuar daljen nga shinat dhe vdekjen e makinistit.

Sipas mediave lokale, banorët e zonës kishin paralajmëruar më parë rrezikun në këtë pjesë të linjës, në të cilën ndodhi aksdenti sot, ku njoftimi për mbërritjen e trenave shpesh mungon.

Spanja nuk gjen qetësi, aksidenti i katërt hekurudhor brenda javës

By: redi
22 January 2026 at 16:15

Një tren pasagjeresh u përplas me një vinç në juglindje të Spanjës të enjten, duke shënuar aksidentin e katërt hekurudhor në vend brenda më pak se një jave. Katër persona pësuan lëndime të lehta në aksidentin pranë qytetit port të Kartagjenës, në rajonin e Murcias. Spanja është ende e tronditur nga tragjedia e së dielës, kur dy trena me shpejtësi të lartë u përplasën në rajonin jugor të…

Source

Lajm i keq për Spanjën dhe Marokun: Mega-tuneli që lidh dy vendet nuk do të jetë gati për Kupën e Botës 2030

By: gaze tare
21 January 2026 at 10:01

Mega-tuneli që do të lidhë Spanjën dhe Marokun është një infrastrukturë me vlerë të madhe gjeostrategjike dhe mbrojtëse, e aftë të transformojë marrëdhënien midis Evropës dhe Afrikës. Megjithatë, studimi i Herrenknecht konfirmon se ai nuk do të jetë gati në kohë për Kupën e Botës 2030. Zbatimi i tij është i mundur, por jashtëzakonisht kompleks, dhe ndikimi i tij i vërtetë do të shihet nga viti 2035 deri në vitin 2040.

Projekti për një tunel hekurudhor nën Ngushticën e Gjibraltarit, që synon të bëhet lidhja e parë natyrore midis Evropës dhe Afrikës, po bie ndesh përsëri me realitetin teknik.

Një studim i porositur nga Shoqata Spanjolle për Studime mbi Komunikimin Fiks përmes Ngushticës (SECEGSA) dhe i kryer nga kompania gjermane Herrenknecht, një lider botëror në makinat e shpimit të tuneleve, arrin në përfundimin se infrastruktura nuk do të jetë në gjendje të funksionojë para viteve 2035 ose 2040, duke përjashtuar çdo mundësi që ajo të vihet në funksion për Kupën e Botës 2030.

Kompania konfirmon se tuneli është teknologjikisht i realizueshëm, por paralajmëron se kompleksiteti gjeologjik i Ngushticës kërkon faza eksplorimi dhe shpimi më të gjata se sa ishte parashikuar fillimisht.

Goditje gjeostrategjike

Vonesa ka pasoja që shkojnë përtej inxhinierisë. Tuneli konsiderohet nga Spanja, Maroku dhe Bashkimi Evropian si një infrastrukturë me vlerë të lartë gjeostrategjike, e aftë të transformojë rrjedhën e mallrave midis kontinenteve dhe të forcojë pozicionin e Evropës në një korridor ku bashkohen interesat e fuqive globale.

Lidhja fikse do të lejonte:

-Integrimi i Marokut në rrjetin hekurudhor evropian.
-Krijimi i një korridori të vazhdueshëm logjistik midis Madridit, Rabatit dhe Kazablankës.
-Forcimi i rolit të Spanjës si një platformë midis Evropës dhe Afrikës.

Vonesa deri në mesin e dekadës së ardhshme do të thotë që këto përfitime nuk do të materializohen në një afat të shkurtër, në një kohë kur Maroku po përshpejton modernizimin e sistemit të tij hekurudhor dhe po zgjeron aleancat e tij me vende të tilla si Shtetet e Bashkuara, Franca dhe Izraeli.

The post Lajm i keq për Spanjën dhe Marokun: Mega-tuneli që lidh dy vendet nuk do të jetë gati për Kupën e Botës 2030 appeared first on iconstyle.al.

SPANJË – Tjetër aksident hekurudhor, një i vdekur dhe 37 të plagosur

BARCELONË, 21 janar/ATSH-EFE/- Një tjetër aksident hekurudhor ka ndodhur mbrëmjen e së martës ku humbi jetën shoferi i trenit dhe u plagosën 37 pasagjerë, katër prej të cilëve u plagosën rëndë.

Aksidenti ndodhi në një tren udhëtarësh midis qyteteve Sant Sadurní d’Anoia dhe Gelida, rreth 40 kilometra nga Barcelona ku e gjithë Katalonja është përfshirë nga shira të rrëmbyeshëm.

Aksidenti ndodhi dy ditë pas përplasjes mes dy trenave në Kordoba, në jug të Spanjës, për arsye ende të panjohura, e cila shkaktoi vdekjen e mbi 40 personave.

Claudi Gallardo, kreu i ndërhyrjes së Departamentit të Zjarrfikësve të Generalitat, tha për mediat se muri mbajtës u shemb rreth orës 21:00 ndoshta për shkak të reshjeve të fundit.

Muri ra mbi vagonin e parë të trenit të udhëtarëve, duke e deformuar atë dhe bllokuar brenda shumicën e pasagjerëve.

Shoferi i trenit vdiq në aksident dhe 37 pasagjerë u trajtuan nga ekipet e urgjencës mjekësore.

Sistemi i Emergjencave Mjekësore (SEM) dërgoi 20 ambulanca në zonë për të evakuuar të plagosurit në spitalet Moisès Broggi, Bellvitge dhe Vilafranca./a.g/

The post SPANJË – Tjetër aksident hekurudhor, një i vdekur dhe 37 të plagosur appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

MADRID – Hekurudhat spanjolle kufizojnë shpejtësinë e trenave pas incidentit të fundit

20 January 2026 at 20:34

MADRID, 20 janar /ATSH-ANSA/ –  Adif, kompania që menaxhon rrjetin hekurudhor spanjoll, ka urdhëruar një kufizim shpejtësie për trenat në linjën Madrid-Barcelona pas daljes nga shinat në Adamuz.

Sipas disa raporteve të medias, vetë kompania ua komunikoi këtë makinistëve të trenave, duke specifikuar se një shpejtësi maksimale prej 150-160 kilometrash në orë është vendosur në pika të caktuara përgjatë rrugës.

Kufizimi u dekretua si masë sigurie pasi u raportuan disa probleme kritike në linjë, për shkak të gjendjes së një tuneli dhe pajisjeve të caktuara hekurudhore.

Sindikata e makinistëve të trenave kishte njoftuar dje qëllimin e saj për të kufizuar shpejtësinë e trenave në këtë linjë nga maksimumi i lejuar 300 kilometra në orë në 230 kilometra në orë për një shtrirje prej afërsisht 200 kilometrash, midis Madridit dhe Calatayd, për shkak të problemeve të hasura me infrastrukturën hekurudhore.

Vendimi i Adif u njoftua pas aksidentit në linjën me shpejtësi të lartë Madrid-Andaluzi në qytetin Adamuz (Cordoba), i cili vrau të paktën 41 persona.

Dhe pas muajsh paralajmërimesh dhe kërkesash për këtë qëllim nga sindikata Semaf, e cila përfaqëson numrin më të madh të makinistëve të hekurudhave.   /os/

 

The post MADRID – Hekurudhat spanjolle kufizojnë shpejtësinë e trenave pas incidentit të fundit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Përplasja tragjike e dy trenave në Spanjë, shkon në 42 numri i viktimave

By: armand
20 January 2026 at 20:02

Një tjetër person u gjet i pajetë këtë pasdite nga ekipet e shpëtimit në rrënojat e trenave që u përplasën në jug të Spanjës, duke e çuar numrin e viktimave në 42. Autoritetet paralajmërojnë se bilanci nuk është ende përfundimtar, gati 48 orë pas aksidentit tragjik. Operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë mes rrënojave dhe ekziston mundësia […]

The post Përplasja tragjike e dy trenave në Spanjë, shkon në 42 numri i viktimave appeared first on BoldNews.al.

Tragjedia hekurudhore në Spanjë, rëndohet bilanci i viktimave nga përplasja e trenave

By: M C
20 January 2026 at 20:52

Një tjetër person u gjet i vdekur këtë pasdite nga ekipet e shpëtimit, në rrënojat e trenave që u përplasën në Andaluzi të Spanjës jugore dy ditë më parë.

Kjo ka rënduar bilancin, duke e çuar numrin e viktimave në 42, ndërsa shumë pyetje mbeten pa përgjigje rreth asaj që çoi në këtë katastrofë.

Numri i viktimave nuk është ende përfundimtar, pothuajse 48 orë pas aksidentit. Kërkimet në rrënojat vazhdojnë dhe është e hapur mundësia që të gjenden të tjerë të vdekur. Autoritetet thonë se numri mund të rritet, teksa janë shënuar edhe mbi 150 të plagosur.

“Një tjetër viktimë u gjet në një nga vagonët e Alvia-s (një tren i Renfe) këtë pasdite”, thanë autoritetet lokale në një deklaratë.

Sipas mediave spanjolle, hetimi për shkakun e aksidentit është përqendruar në një lidhje hekurudhore të prishur, këputja prej 30 centimetrash e shinave në zonën ku ndodhi aksidenti hekurudhor.

The post Tragjedia hekurudhore në Spanjë, rëndohet bilanci i viktimave nga përplasja e trenave appeared first on Albeu.com.

Rritet numri i viktimave në Spanjë/ Të paktën 41 të vdekur nga përplasja e trenave, dëshmia tronditëse e së mbijetuarës

20 January 2026 at 12:29

Numri i viktimave nga përplasja e trenave në Spanjë ka shkuar të paktën 41.

Një tjetër trup u gjend brenda rrënojave të trenit të parë të dalë nga shinat ndërsa trupa të tjerë janë ende të bllokuar.

Megjithatë numri përfundimtar nuk mund të konfirmohet derisa ekipet e shpëtimit të heqin vagonët nga shinat.

Përplasja ndodhi në një fshat kodrinor me ullinj, në rrëzë të një vargmali në Adamuz të Andaluzisë. Vendi është i arritshëm vetëm nga një rrugë me një korsi, duke e bërë të vështirë për ekipet e shpëtimit të hyjnë me makineri të rënda.

Ekspertët thonë se një defekt në nyjen hekurudhore mund të jetë çelësi për të përcaktuar shkakun e daljes nga shinat që çoi në përplasjen midis dy trenave.

Vagonët e Trenit që shkonte në Madrid dyshohet se kanë dalë nga Shinat pikërisht nga kjo nyje e thyer duke u përplasur me trenin që vinte përballe në Aamuz, pranë qytetit të Kordobes.

Ndërkohë rrëfimet e të mbijetuarve të tragjedisë janë tronditëse. Një prej tyre tha për televizionin shtetëror të Spanjës se ishte ulur në një nga vagonët që pësoi goditjen më të rëndë.

Bashkë me një koleg, asaj iu desh të thyente xhamat për të dalë jashtë, ku u përballën me skena kaosi dhe britmash.

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez vizitoi vendin e tragjedisë, ndërsa tre ditë zie kombëtare janë shpallur në kujtim të personave që humbën jetën.

Rritet numri i viktimave nga përplasja e trenave në Spanjë, shpallen tre ditë zie

By: Brisi
20 January 2026 at 09:21

Nga e marta, për tri ditë rresht në Spanjë është shpallur ditë zie, në nderim të 40 personave që u vranë pasi dy trena të shpejtë u përplasën gjatë fundjavës. Përplasja e trenave, që ndodhi të dielën mbrëma, është aksidenti më vdekjeprurës në Spanjë që nga viti 2013, kur 80 persona vdiqën pasi një tren […]

The post Rritet numri i viktimave nga përplasja e trenave në Spanjë, shpallen tre ditë zie appeared first on BoldNews.al.

Tragjedia në Spanjë, shpallen tri ditë zie kombëtare! Rritet numri i viktimave nga përplasja e trenave

By: Fax Web
20 January 2026 at 09:52

Nga e marta, për tri ditë rresht në Spanjë është shpallur ditë zie, në nderim të 40 personave që u vranë pasi dy trena të shpejtë u përplasën gjatë fundjavës.

Përplasja e trenave, që ndodhi të dielën mbrëma, është aksidenti më vdekjeprurës në Spanjë që nga viti 2013, kur 80 persona vdiqën pasi një tren doli nga shinat në qytetin Santiago de Kompostela.

Aksidenti i fundit ndodhi kur një tren që po operohej nga kompania Iryo, që po udhëtonte nga Malaga për në Madrid, doli nga shinat afër Adamuzit në rajonin jugor të Andaluzisë. Treni doli në anën tjetër të shinave dhe u përplas me një tren që po vinte nga drejtimi i kundërt.

“Kjo është një ditë e dhimbjes për gjithë Spanjën, për gjithë kombin”, tha kryeministri Petro Sanchez, gjatë një adresimi për gazetarë kur qëndroi në Adamuz të hënën dhe njoftoi për shpalljen e tri ditëve të zisë.

“Ne do të marrim përgjigje dhe sapo të kuptohet shkaku i tragjedisë dhe ne do të njoftojmë për të me transparencë absolute”.

Dyzet persona janë konfirmuar se kanë vdekur si pasojë e përplasjes, tha kreu i qeverisë rajonale në Andaluzi, Juan Manuel Moreno. Shifrat paraprake të paraqitura nga autoritetet spanjolle thoshin se 39 persona kishin humbur jetën në aksident.

Moreno shtoi se do të duhen 24-48 orë “për të ditur me siguri se sa vdekje u shkaktuan nga ky aksident i tmerrshëm”.

Makineri të rënda u dislokuan në vendngjarje të hënë për të larguar vagonët e dëmtuar të trenave dhe për t’iu mundësuar qasje ekipeve të shpëtimit.

Më shumë se 120 persona janë plagosur si pasojë e aksidentit dhe 41 janë ende në spitalet në qytetin Kordoba, tha Moreno.

Familjarët dhe miqtë e pasagjerëve të zhdukur kanë përdorur rrjetet sociale për të publikuar fotografitë e më të dashurve të tyre në përpjekje për t’i gjetur.

Përplasja e trenave ndodhi në një segment të drejtë të hekurudhës, kur të dy trenat po udhëtonin brenda limitit të shpejtësisë, thanë zyrtarët spanjollë.

Ministri i Transportit, Oscar Puente, tha se treni i parë që devijoi rrugën ishte “praktikisht i ri” dhe segmenti hekurudhor ku ndodhi fatkeqësia ishte renovuar së voni, duke e bërë aksidentin “shumë të çuditshëm”.

Operatori i trenit, Iryo tha se lokomotiva u ndërtua më 2022 dhe inspektimin e fundit e pati vetëm tri ditë para aksidentit. Sipas kompanisë, është e paqartë pse treni doli nga shinat.

Iryo tha se afër 300 persona po udhëtonin me këtë tren kur ndodhi aksidenti.

Renfe, operatori i trenit të dytë që u përfshi në aksident tha se po transportonte 184 pasagjerë.

“Gabimi njerëzor praktikisht është përjashtuar”, tha presidenti i Renfesë, Alvaro Fernandez Heredia, për radion publike spanjolle RNE.

Heredia po ashtu përjashtoi mundësinë që aksidenti të jetë shkaktuar për shkak të shpejtësisë. Sipas tij, të dy trenat po udhëtonin me një shpejtësi që ishte pak mbi 200 kilometra në orë, pra nën 250 kilometra në orë sa ishte limiti për atë segment të hekurudhës.

Spanja ka rrjetin më të madh në Evropë për trenat e shpejtë me mbi 3 mijë kilometra hekurudhë që lidhin qytetet e mëdha përfshirë Madridin, Barcelonën, Seviljan, Valencian dhe Malagën./rel

Aksidenti hekurudhor në Spanjë, gjendet shina e thyer që shkaktoi tragjedinë! Shkon në 40 numri i të vdekurve

By: armand
19 January 2026 at 22:39

Ekspertët që po hetojnë shkaqet e daljes nga shinat të një treni me shpejtësi të lartë në Spanjë të dielën, më 18 janar, i cili mori jetën e të paktën 40 personave, kanë identifikuar një lidhje të prishur në shina, sipas një burimi të informuar mbi rezultatet e hetimeve fillestare. Vagonët e dalë nga shinat […]

The post Aksidenti hekurudhor në Spanjë, gjendet shina e thyer që shkaktoi tragjedinë! Shkon në 40 numri i të vdekurve appeared first on BoldNews.al.

Tre ditë zie kombëtare shpallen në Spanjë për aksidentin hekurudhor, Sanchez: Do ta zbulojmë të vërtetën

By: gaze tare
19 January 2026 at 15:47

Pedro Sanchez shpalli sot tre ditë zie kombëtare për aksidentin hekurudhor që ndodhi dje në Spanjën jugore, me kryeministrin e vendit që premtoi një hetim “të plotë dhe plotësisht transparent” për shkaqet e aksidentit hekurudhor që vrau të paktën 39 persona.

“Do ta zbulojmë të vërtetën”, tha kryeministri spanjoll, duke premtuar “transparencë dhe qartësi absolute”.

Zia kombëtare tre-ditore “do të fillojë sonte në mesnatë dhe do të zgjasë deri të enjten”, tha ai gjatë një fjalimi të shkurtër në Adamuth, qytetin andaluzian ku ndodhi tragjedia.

Të paktën 39 persona kanë vdekur në një përplasje trenash në Spanjën jugore dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në aksidentin më të keq hekurudhor në vend në më shumë se një dekadë, tha Garda Civile e Spanjës. Vagonët e një treni që shkonte në Madrid dolën nga shinat dhe kaluan në shinat e kundërta, duke u përplasur me një tren që po vinte përballë në Adamuz të dielën në mbrëmje.

400 pasagjerë dhe stafi ishin në të dy trenat, thanë rrjetet hekurudhore. Shërbimet e urgjencës trajtuan 122 persona, 43 prej të cilëve, përfshirë katër fëmijë, janë ende në spital. Nga këta, 12 të rritur dhe një fëmijë janë në kujdes intensiv.

Ministri spanjoll i Transportit, Óscar Puente, tha se numri i të vdekurve “nuk është ende përfundimtar”, ndërsa zyrtarët nisën një hetim.

The post Tre ditë zie kombëtare shpallen në Spanjë për aksidentin hekurudhor, Sanchez: Do ta zbulojmë të vërtetën appeared first on iconstyle.al.

Aksidenti tragjik hekurudhor në Spanjë, qeveria shpall tre ditë zie për viktimat

By: M C
19 January 2026 at 16:10

Qeveria spanjolle ka konfirmuar zyrtarisht sot tre ditë zie kombëtare, pas aksidentit tragjik hekurudhor që ndodhi të dielën në Adamuz, Kordoba, nga i cili ngelën qindra viktima.

Ky vendim u njoftua nga Kryeministri Pedro Sánchez, i cili do të mbetet në fuqi nga mesnata e sotme deri të enjten.

Ndërkohë gjatë këtyre ditëve flamujt në ndërtesat publike do të ulen në gjysmështizë në shenjë zie, dhe qytetarëve u është bërë thirrje të ruajnë një atmosferë respekti dhe solidariteti ndaj atyre që janë prekur nga tragjedia.

Kujtojmë se aksidenti tragjik ndodhi mbrëmjen e së dielës, kur dy trena u përplasën në rajonin e Andaluzisë, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 39 personave dhe plagosjen e më shumë se 150 të tjerëve.

The post Aksidenti tragjik hekurudhor në Spanjë, qeveria shpall tre ditë zie për viktimat appeared first on Albeu.com.

SPANJË – Tri ditë zi kombëtare pas aksidentit vdekjeprurës hekurudhor

19 January 2026 at 14:49

MADRID, 19 janar /ATSH-AFP-EFE/ – Spanja shpalli tri ditë zi kombëtare, njoftoi sot kryeministri Pedro Sanchez, i cili shtoi edhe se do të kishte një ”transparencë absolute” për shkakun e aksidentit që shkaktoi 39 viktima dhe 170 të plagosur.

Një tren, i cili ishte nisur dje nga Malaga në orën 18:40 me destinacion stacionin Puerta de Atocha të Madridit, me 317 pasagjerë, nxori nga shinat tre vagonët e tij të fundit duke u përplasur me një tjetër tren Renfe që shkonte në Huelva, i cili gjithashtu doli nga shinat.

Përplasje fatale e trenave të shpejtësisë së lartë në Spanjë ka shkaktuar sipas raportimeve 39 viktima dhe 170 të plagosur, ku 24 prej tyre janë në gjendje të rëndë, nga të cilët katër janë të mitur.

Një numër i madh forcash shpëtimi mbërritën në vendngjarje duke u përpjekur të nxjerrin  njerëzit e bllokuar nga rrënojat.

Sipas ministrit spanjoll të Transportit, Oscar Puente, linja ku ndodhi tragjedia ishte modernizuar së fundmi.

Ndërkaq më shumë se 200 trena janë prekur nga pezullimi i trafikut hekurudhor në linjat me shpejtësi të lartë midis Madridit dhe qyteteve andaluziane të Seviljes, Kordobës, Malagës dhe Huelvës./  a.jor.

The post SPANJË – Tri ditë zi kombëtare pas aksidentit vdekjeprurës hekurudhor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tragjedia në Spanjë, Vjosa Osmani: Kosova qëndron në solidaritet me popullin e Spanjës

19 January 2026 at 14:25

Ngushëllime për tragjedinë e Spanjës kanë dërguar edhe liderët politik në Kosovë. Presidentja, Vjosa Osmani ka shprehur keqardhjen e saj për humbjen e të paktën 39 viktimave nga aksidenti hekurudhor.

“Shpreh ngushëllimet tona më të sinqerta për familjet që kanë humbur më të dashurit e tyre dhe u urojmë shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve. Kosova qëndron në solidaritet me popullin e Spanjës në këtë kohë të vështirë”, ka shkruar ajo në platformën “X”.

Edhe Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti, ka reaguar pas aksidentit tragjik.

Përmes një shkrimi në X, Kurti shprehu tronditjen për ngjarjen.

“Jemi thellësisht të pikëlluar nga lajmet që vijnë nga Spanja për aksidentin tragjik të trenit që mori shumë jetë. Mendimet tona janë me viktimat dhe familjet e tyre, ndërsa ekipeve të shpëtimit u urojmë forcë në përpjekjet e tyre,” shkruan Kurti

Ngjarja ka tronditur opinionin publik në Spanjë dhe më gjerë, ndërsa autoritetet përkatëse po vazhdojnë operacionet e shpëtimit dhe hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Aksidenti hekurudhor, Rama: Solidaritet me popullin e Spanjës në këtë moment dhimbjeje

By: Fax Web
19 January 2026 at 10:57

Kryeministri Edi Rama shprehu sot ngushëllimet për familjet e viktimave të aksidentit tragjik hekurudhor në Spanjë.

Në një mesazh drejtuar homologut spanjoll, Pedro Sanchez, kryeministri Rama shprehu  solidaritetin me popullin dhe qeverinë e Spanjës në këtë moment dhimbjeje.

“Me trishtim të thellë kam marrë lajmin për aksidentin tragjik hekurudhor të ndodhur në Adamuz. Në emër të popullit të Shqipërisë dhe në emrin tim personal, dëshiroj të shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjet e viktimave dhe solidaritetin tim me popullin dhe Qeverinë e Spanjës në këtë moment dhimbjeje”, u shpreh Rama.

Në mesazhin e tij, kryeministri theksoi se “mendimet tona janë me ata që kanë humbur të dashurit e tyre dhe me të gjitha ekipet që po punojnë pa u lodhur në përballimin e kësaj tragjedie”.

Përplasje fatale e dy trenave të shpejtësisë së lartë në Spanjë ka shkaktuar, sipas raportimeve, 39 viktima dhe 73 të plagosur, 24 prej tyre janë në gjendje të rëndë, nga të cilët katër janë të mitur.

❌
❌