Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 26 January 2026Main stream

Vlora mbetet pa Kadastër, strukturat zhvendosen në Tiranë

By: armand
26 January 2026 at 12:04

Miratohet vendimi për zhvendosjen e strukturave të Drejtorisë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës së Vlorës drejt Tiranës. Vendimi është firmosur nga drejtoresha e përgjithshme e Kadastrës, Lorena Goxhobelli, duke i dhënë fund funksionimit të këtij institucioni në qytetin bregdetar. Ky hap shënon largimin e një tjetër institucioni të rëndësishëm nga Vlora, atë të menaxhimit […]

The post Vlora mbetet pa Kadastër, strukturat zhvendosen në Tiranë appeared first on BoldNews.al.

Babai goditi me thikë vajzën dhe kalimtarin, si paraqitet gjendja shëndetësore e të plagosurve

By: armand
26 January 2026 at 11:51

24-vjeçarja Xhensila Ndoj mbeti e plagosur pasi u godit me thikë nga babai i saj, Mikel Ndoj, 56-vjeç, pas një sherri të ndodhur mes tyre pranë ambienteve ku punonte vajza. Nga ngjarja në Durrës, i plagosur mbeti edhe shtetasi Onard Memlika, i cili kishte ndërhyrë për të qetësuar konfliktin, por gjithashtu u godit me thikë […]

The post Babai goditi me thikë vajzën dhe kalimtarin, si paraqitet gjendja shëndetësore e të plagosurve appeared first on BoldNews.al.

Grabiti bankën në Shkodër dy ditë më parë, arrestohet 27-vjeçari (EMRI)

By: armand
26 January 2026 at 11:43

Policia e Shkodrës ka identifikuar dhe arrestuar autorin e grabitjes së ndodhur më 24 janar 2026, në lagjen “Vojo Kushi”. Në pranga ka rënë 27-vjeçari Gjionata Kola, i dyshuar për vjedhjen e një shume parash në një institucion financiar. Sipas njoftimit zyrtar, Kola ka hyrë në ambientet e bankës dhe ka kanosur punonjësit me një […]

The post Grabiti bankën në Shkodër dy ditë më parë, arrestohet 27-vjeçari (EMRI) appeared first on BoldNews.al.

Artan Hoxha shkon në SPAK, dorëzon audio-përgjimin për “21 Janarin”

By: armand
26 January 2026 at 11:29

Gazetari Artan Hoxha është paraqitur pak më parë në Prokurorinë e Posaçme. Mësohet se Hoxha ka dorëzuar në SPAK audiopërgjimin origjinal në lidhje me “21 Janarin”. Ngjarja e 21 janarit 2011 shënon një nga episodet më të rënda të dhunës politike në vend, kur gjatë një proteste të PS-së para godinës së Kryeministrisë, u qëlluan […]

The post Artan Hoxha shkon në SPAK, dorëzon audio-përgjimin për “21 Janarin” appeared first on BoldNews.al.

Berisha në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës: Vijon beteja kundër narkoshtetit

By: armand
26 January 2026 at 11:16

Kryetari i partisë Demokratike, Sali Berisha, ka udhëtuar drejt Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, në një mision që siç e quan ai, është vazhdimi i betejës kundër narkoshtetit të Edi Ramës. Me një postim të shkurtër në rrjetin social Facebook, Berisha ka dhënë mesazhin nga Asambleja e PE-së, ku ndodhet së bashku me deputeten […]

The post Berisha në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës: Vijon beteja kundër narkoshtetit appeared first on BoldNews.al.

Pjesë e grupit “Rraja”/ I akuzuar për trafik droge, arrestohet në Dubai Bujar Sefa

By: armand
26 January 2026 at 09:50

Është arrestuar në Dubai, Bujar Sefa i shpallur në kërkim nga SPAK si pjesë e grupit “Rraja”. Bujar Sefa alias Xaka nga Kruja u shpall në kërkim nga SPAK më 15 dhjetor 2025 si pjesë e një grupi që kishte trafikuar marijuanë dhe kokainë drejt vendeve të BE. Nga dosja hetimore rezulton se Bujar Sefa, […]

The post Pjesë e grupit “Rraja”/ I akuzuar për trafik droge, arrestohet në Dubai Bujar Sefa appeared first on BoldNews.al.

Tragjedi në brigjet e Tunizisë, 50 emigrantë të mbytur nga fundosja e një anijeje!

By: armand
26 January 2026 at 09:47

Një emigrant është shpëtuar dhe 50 të tjerë dyshohet se janë mbytur pasi një anije u fundos në Mesdhe, raporton Reuters. Emigranti që u shpëtua pas 24 orëve në det tha se dyshon që të tjerët mund të kenë vdekur. Anija ishte ardhur nga Tunizia, shtoi ajo, një pikë e zakonshme nisjeje për migrantët që […]

The post Tragjedi në brigjet e Tunizisë, 50 emigrantë të mbytur nga fundosja e një anijeje! appeared first on BoldNews.al.

11 viktima dhe miliona njerëz pa energji nga stuhia dimërore në SHBA

By: armand
26 January 2026 at 09:37

Një stuhi e rrezikshme dimërore ka përfshirë SHBA-në duke lënë të paktën 11 persona të vdekur dhe miliona njerëz pa energji elektrike. Mediat amerikane bëjnë të ditur se i ftohti vdekjeprurës do të vazhdojë gjatë gjithë javës. Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit (NËS), shkollat ​​dhe rrugët në të gjithë vendin janë mbyllur dhe fluturimet janë […]

The post 11 viktima dhe miliona njerëz pa energji nga stuhia dimërore në SHBA appeared first on BoldNews.al.

I dyshuar për 7 grabitje me armë dhe djegie makine, arrestohet 30-vjeçari në Lezhë (EMRI)

By: armand
26 January 2026 at 09:24

Policia e Lezhës ka vënë në pranga një 30-vjeçar, i identifikuar si Emiljan Nikolli, alias Emiljan Lleshi nga Mamurrasi. Sipas policisë, gjatë vitit 2025 dhe muajit janar 2026, 30-vjeçari dyshohet se ka kryer 11 vjedhje, prej të cilave 7 nën kërcënimin e armës. Mes rasteve të dokumentuara janë vjedhje në dy karburante, një dyqan dhe […]

The post I dyshuar për 7 grabitje me armë dhe djegie makine, arrestohet 30-vjeçari në Lezhë (EMRI) appeared first on BoldNews.al.

Denoncimi i Tabakut: 500 milionë euro për AKSHI-n, por shërbimet dixhitale nuk funksionojnë!

By: armand
26 January 2026 at 09:15

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka ngritur alarmin mbi atë që e cilëson si një dështim të rëndë të politikave të digjitalizimit nga qeveria, duke theksuar se shpenzimet rekord nuk janë reflektuar në shërbime funksionale për qytetarët. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Tabaku thekson se vetëm brenda një viti buxheti i […]

The post Denoncimi i Tabakut: 500 milionë euro për AKSHI-n, por shërbimet dixhitale nuk funksionojnë! appeared first on BoldNews.al.

Detaje nga vrasja e Jani Aliajt në burgun grek, dyshohet se u ekzekutua nga Xhuliano Halili

By: armand
26 January 2026 at 09:02

Orët e fundit, hetimet për vrasjen e 49-vjeçarit Jani Aliaj në burgun e Koridhalos, kanë marrë kthesë. Policia greke dyshon fort se autor i vrasjes së Aliajt mund të jetë 44-vjeçari nga Tepelena, Xhuliano Halili. Ai ndodhej në të njëjtin sektor me Aliajn, në qeli afër njëri-tjetrit dhe çuditërisht rezulton i plagosur në këtë ngjarje. […]

The post Detaje nga vrasja e Jani Aliajt në burgun grek, dyshohet se u ekzekutua nga Xhuliano Halili appeared first on BoldNews.al.

Shkodër/ Zbulohen ambiente për kultivim kanabisi, 5 të arrestuar, 4 prej tyre punonjës të OSHEE-së

By: armand
26 January 2026 at 08:53

Policia e Shkodrës ka zhvilluar një aksion në fshatin Boriç i Madh, ku u zbuluan ambiente të përshtatura për kultivimin e kanabisit me pajisje elektrike të lidhura në mënyrë të paligjshme. Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi Kol Narkaj, 35 vjeç, banues në fshatin Bratosh, ndërsa u shpall në kërkim shtetasi A. G., 36 […]

The post Shkodër/ Zbulohen ambiente për kultivim kanabisi, 5 të arrestuar, 4 prej tyre punonjës të OSHEE-së appeared first on BoldNews.al.

Trump akuzon demokratët për tensionet në Minneapolis: Refuzojnë bashkëpunimin për dëbimet e emigrantëve

By: armand
26 January 2026 at 08:43

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka reaguar ndaj ngjarjeve të fundit në Minneapolis përmes disa postimeve në rrjetet sociale, ku ka mbrojtur operacionet federale të emigracionit dhe ka akuzuar demokratët për përshkallëzimin e tensioneve. Në postimet e publikuara mbrëmjen e kaluar, Trump deklaroi se republikanët fituan “në masë të madhe” zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 […]

The post Trump akuzon demokratët për tensionet në Minneapolis: Refuzojnë bashkëpunimin për dëbimet e emigrantëve appeared first on BoldNews.al.

1.4 mld € nga emigrantët, Italia kryeson remitancat drejt Shqipërisë

By: armand
26 January 2026 at 08:36

Në vitin 2024, emigrantët dërguan në Shqipëri 1.4 miliardë euro, sipas të dhënave që janë publikuar nga Eurostat, i cili mat Transfertat personale janë kryesisht paratë që emigrantët dërgojnë te familjet e tyre, zakonisht pa kundërshpërblim. Shuma e deklaruar nga Eurostat është më e lartë se ajo që raportohet nga Banka e Shqipërisë, sipas të […]

The post 1.4 mld € nga emigrantët, Italia kryeson remitancat drejt Shqipërisë appeared first on BoldNews.al.

Shifrat e KE: Borxhi publik i Shqipërisë ndër më të lartët në rajon, pengesë për integrimin europian

By: armand
26 January 2026 at 08:16

Shqipëria pozicionohet ndër vendet me nivelin më të lartë të borxhit publik në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) në rajonin e Ballkanit Perëndimor, sipas të dhënave më të fundit tremujore të Komisionit Europian. Në të dhënat e tremujorit të tretë të vitit 2025, borxhi publik i Shqipërisë arriti në 53.5% të PBB-së, duke […]

The post Shifrat e KE: Borxhi publik i Shqipërisë ndër më të lartët në rajon, pengesë për integrimin europian appeared first on BoldNews.al.

Këmbimi valutor 26 janar/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

By: armand
26 January 2026 at 08:07

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81 lekë dhe do shitet me 82.2 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 96.2 lekë dhe do shitet me 96.8 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 103.9 lekë dhe do shitet me 105 lekë. Ndërsa […]

The post Këmbimi valutor 26 janar/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja appeared first on BoldNews.al.

Reshje shiu gjatë të gjithë ditës, parashikimi i motit për sot

By: armand
26 January 2026 at 08:04

Për ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet prej orëve të para të 24-orëshit deri në orët e mesditës me vranësira mesatare deri të dendura ndërsa pas orëve të mesditës mot me vranësira si dhe intervale të herëpashershme kthjellimesh kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore. Reshjet e shiut […]

The post Reshje shiu gjatë të gjithë ditës, parashikimi i motit për sot appeared first on BoldNews.al.

Yesterday — 25 January 2026Main stream

Horoskopi ditor, e Hënë 26 Janar 2026

By: armand
25 January 2026 at 22:59

Dashi Jeta sentimentale e çifteve do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Nuk do linde asnjë mosmarrëveshje ndërmjet jush dhe atij qe keni ne krah kështu qe mos kini merak. Beqaret do realizojnë disa takime shume te bukura te cilat do ua shtojnë dëshirën për te jetuar. Financat do i menaxhoni me përkujdes dhe […]

The post Horoskopi ditor, e Hënë 26 Janar 2026 appeared first on BoldNews.al.

Wall Street Journal: Gjenerali kinez Youxia nën hetim për rrjedhje të sekreteve bërthamore drejt SHBA-së

By: armand
25 January 2026 at 22:50

Zhvillime tronditëse dalin në dritë për Zhang Youxia, një nga gjeneralët më të lartë të Kinës dhe bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit Xi Jinping. Sipas një raportimi ekskluziv të Wall Street Journal, ai akuzohet për rrjedhje të të dhënave sekrete mbi armët bërthamore të Kinës drejt Shteteve të Bashkuara, si edhe për marrje ryshfeti në […]

The post Wall Street Journal: Gjenerali kinez Youxia nën hetim për rrjedhje të sekreteve bërthamore drejt SHBA-së appeared first on BoldNews.al.

Berdenesh Hills/ Mond Bega dhe Artur Çaushaj ndërtojnë lagje-kështjellë në Sarandë

By: armand
25 January 2026 at 22:39

Në zonën e Berdeneshit në Sarandë do të ndërtohet një lagje në formën e citadelave antike. I pagëzuar me emrin Berdenesh Hills, projekti është dizenjuar nga studio italiane NOA dhe parashikon ndërtimin e 8 pallateve ngjitur me detin. “Edhe pse tipologjia arkitekturore mbizotëruese në qytetin bregdetar të Sarandës sot është kulla, për këtë projekt ne […]

The post Berdenesh Hills/ Mond Bega dhe Artur Çaushaj ndërtojnë lagje-kështjellë në Sarandë appeared first on BoldNews.al.

❌
❌