Gazetarja dhe moderatorja Jonida Shehu i ka dhënë fund përkohësisht angazhimit të saj në televizion pasi është emëruar këshilltare për mediat në Kryeministrinë e Shqipërisë. Emërimi i saj u bë publik këtë të hënë gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partia Socialiste e Shqipërisë, e zhvilluar në kryesinë e Kuvendi i Shqipërisë. Mbledhja nisi në […]
Kryedemokrati Sali Berisha tha para grupit parlamentar se misioni i opozitës me protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e diktaturës së instaluar nga Edi Rama dhe deri në rikthimin e votës së lirë. Ai shtoi se po shkojnë drejt ngujimit në bulevard! Teksa akuzoi mazhorancën dhe qeverinë për skandalet e panumërta, përfshi dy më të […]
Ish-presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka reaguar publikisht pas raportimeve mediatike që e lidhin emrin e saj me dosjen “Epstein”, të publikuar së fundmi nga Departamenti amerikan i Drejtësisë. Në një sqarim zyrtar, Jahjaga i ka cilësuar këto raportime si të pavërteta, të pabaza dhe mashtruese për opinionin publik. “Raportimet mediatike për ‘lidhjen […]
Policia dyshon se objektivi real i atentatorëve që qëlluan me armë zjarri drejt berberhanes në Lezhë një natë më parë ishte Merando Nikulaj, 21 vjeç, nipi i Ardian Nikulajt, i vrarë në prill 2023 në lokalin e tij. Në verën e vitit të kaluar dyshohet se i riu ka qenë i përfshirë në një sherr […]
Projektligji për krijimin e Agjencisë së Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale u diskutua sot në Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, ku mori miratimin paraprak. Duke prezantuar nismën, zëvendësministrja e Brendshme Elona Hoxha vuri në dukje se synimi kryesor është forcimi i kontrollit institucional mbi funksionimin e burgjeve dhe strukturave të lidhura…
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, njoftoi se një raund i ri bisedimesh trepalëshe mes Ukrainës, Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara do të mbahet më 4–5 shkurt në Emiratet e Bashkuara Arabe. Takimi vjen në një moment të tensionuar, pas një vale të re sulmesh ajrore ruse që kanë goditur objektiva civile në Ukrainë. Në fjalimin e tij të përnatshëm, Zelensky deklaroi se është arritur një…
Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka reaguar publikisht ndaj raportimeve që e lidhin emrin e saj me dosjen “Epstein”, duke i cilësuar ato si tërësisht të pabaza dhe të pavërteta.
Në një postim në Facebook, Jahjaga thekson se gjatë ushtrimit të detyrës si Presidente e Republikës së Kosovës nuk ka pasur kurrë njohje, takim apo çfarëdo lloj kontakti me personin në fjalë.
Ajo sqaron se përmendja e emrit të saj në disa media lidhet vetëm me një korrespondencë elektronike mes palëve të treta, e cila, sipas saj, nuk provon dhe nuk dëshmon asnjë takim, njohje apo lidhje personale me të. Jahjaga nënvizon se emri i saj nuk figuron në asnjë dokument zyrtar të publikuar.
Sipas ish-presidentes, në emailin në fjalë përmendet në mënyrë të paqartë “Presidenti i Kosovës”, pa u specifikuar se për cilin president bëhet fjalë dhe pa ndonjë kërkesë për takim në emër të saj.
Jahjaga e cilëson çdo raportim ndryshe si insinuatë dhe mashtrim të opinionit publik, duke kërkuar që ky sqarim të publikohet nga të gjitha mediat që kanë përmendur emrin e saj, veçanërisht duke theksuar se ajo as nuk e ka njohur, as nuk e ka takuar dhe as nuk ka kërkuar ndonjëherë takim me personin në fjalë, në asnjë funksion që ka mbajtur./et
Shqipëria ka përgatitje nën nivelin bazë dhe shumë më pas rajonit në përshtatjen e sistemit të saj arsimor dhe tregut të punës me tranzicionin e gjelbër.
Fondacioni Europian për Trajnimet që kujdeset për kapitalin njerëzor jashtë BE-së e vlerësoi Shqipërinë negativisht në përgatitjen e forcës punëtore për ekonominë e gjelbër.
Tranzicioni me karbon të ulët po riformëson ekonomitë në të gjithë fqinjët e BE-së dhe Azinë Qendrore. Ndërsa sistemet e energjisë ndryshojnë, industritë po përshtaten dhe komunitetet po përjetojnë ndryshime të thella në punë.
Raporti i Fondacionit Europian të Trajnimit “Fuqizimi i Tranzicionit të Drejtë në Fqinjët e BE-së dhe Azinë Qendrore” për 25 vende, mes tyre edhe Ballkani Perëndimor, vlerëson se Shqipëria nuk është as në fazat e para të përgatitjes dhe në këtë mënyrë rrezikon t’i lërë punëtorët dhe komunitetet të papërgatitura për tranzicionin.
Shqipëria rezulton pozitivisht vetëm në dy kriteret e para, që lidhen me njohjen e përgjithshme të ndikimeve sociale dhe të punësimit nga ndryshimet klimatike dhe me përmendjen e nevojave të reja apo në ndryshim të fuqisë punëtore për shkak të tranzicionit të gjelbër.
Dokumentet strategjike shqiptare e pranojnë në parim se tranzicioni klimatik ka pasoja sociale dhe kërkon përshtatje të tregut të punës, por nuk ka asnjë planifikim dhe zbatim praktik.
Në pothuajse të gjitha kriteret e tjera, Shqipëria vlerësohet negativisht. Analiza tregon se Shqipëria nuk i referohet nevojës për rikualifikim apo përmirësim aftësish të punëtorëve në sektorët që preken nga tranzicioni i gjelbër, nuk e trajton rolin e arsimit dhe zhvillimit të aftësive si instrument për parashikimin e nevojave të tregut të punës dhe nuk identifikon grupe specifike që kanë nevojë për mbështetje të synuar, si të rinjtë, gratë, migrantët apo personat me aftësi të kufizuara.
Tranzicioni i gjelbër në dokumentet shqiptare konceptohet kryesisht si një proces mjedisor dhe teknik, jo si një transformim socio-ekonomik.
Gjithashtu Shqipëria nuk parashikon as buxhete konkrete apo angazhime financiare për investime në aftësi dhe trajnime në kuadër të tranzicionit të gjelbër, as role të qarta institucionale për ministritë apo agjencitë përgjegjëse. ETF vë në dukje se nuk ka një arkitekturë politike dhe institucionale që ta lidhë tranzicionin klimatik me zhvillimin e kapitalit njerëzor.
Në krahasim me vende si Mali i Zi, Maqedonia e Veriut apo Serbia, që shfaqin më shumë elemente pozitive ose pjesërisht të përfshira, Shqipëria del si një nga vendet më pak të përgatitura në aspektin social të tranzicionit të gjelbër./Monitor
Gazetarja e njohur Jonida Shehu ka vendosur të mbyllë një kapitull të rëndësishëm të karrierës së saj në televizion, për t’u angazhuar në një tjetër rrugëtim profesional, këtë herë në fushën e komunikimit institucional.
Pas një eksperience shumëvjeçare si gazetare dhe moderatore në disa media kombëtare, Shehu është emëruar këshilltare për mediat në Kryeministri, një rol që shënon një kthesë të rëndësishme në profilin e saj profesional.
Emërimi i saj u bë publik këtë të hënë gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste, e cila u zhvillua në ambientet e kryesisë së Kuvendit. Mbledhja nisi rreth orës 11:15, ku kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, informoi deputetët për përforcimin e ekipit të komunikimit në Kryeministri me emrin e Jonida Shehut.
Emërimi është pritur pozitivisht, duke u konsideruar si një zgjedhje që vjen për shkak të eksperiencës së saj të gjatë në media, njohjes së thellë të komunikimit publik dhe aftësisë për të menaxhuar marrëdhëniet me median.
Jonida Shehu ka qenë për vite me radhë një nga figurat më të njohura të ekranit, e angazhuar si në gazetari informative ashtu edhe në moderim emisionesh, duke ndërtuar një profil profesional të konsoliduar.
Deri më tani, vetë Shehu nuk ka reaguar publikisht lidhur me këtë emërim, ndërsa pritet që në ditët në vijim të nisë zyrtarisht detyrën e saj të re pranë Kryeministrisë./et
Vetëm fakti se i është dhënë mundësia për të ofruar diçka në një bashkim, duket qartë si i sjell në mendje gjithë jetën e tij, që nga lindja deri ku ka arritur: “Mendoni, isha askush dhe ju sot po më shtrini dorën për bashkëpunim!” duket se mendojnë menjëherë, ose “Ju më kritikuat, më dëbuat, më shatë dhe tani jua tregoj unë!” Ose nga ana tjetër: “Unë po të shtrij dorën për bashkëpunim, por ti e di që unë e di se je një asgjë…”
Dhe në të vërtetë nuk ndërtohet asgjë kur njerëzit janë ende të mbërthyer brenda vetes pa krijuar jashtë tyre një ideal të mirë për të përbashkëtën. Në të gjitha rastet, sa duken të ftuarit për bashkëpunim, është haptas fare që kanë në qendër të vëmendjes interesin individual dhe kjo nuhatet përtej fjalës. Superegon askush nuk e ka parë, asnjë nuk e ka vizatuar, por breza të tërë filozofësh na e kanë sjellë tashmë të qartë. Pse tek ne jemi të mbërthyer në egon gjigande që na pengon të krijojmë realitete që e kapërcejnë atë?
Thuhet se në vende të vogla superegoja mund të jetë një pengesë akoma më e madhe, nëse e konsiderojmë edhe në sensin psico-social dhe jo vetëm në atë individual siç e ka konceptuar Frojd. Kjo bën që në vende të vogla si i yni, opozita ekziston, por është e përçarë pasi mbizotërojnë rivalitete personale, zili, sherre të vjetra. Superego kolektive nuk na thotë: “Bashkohemi”, por përshpërit në vesh: “Unë s’jam me atë!”. Në qendër të çdo gjëje është individi me historinë e tij personale… të tjerët…
Veç vendit të vogël, mund të shtojmë edhe pasojat e komunizmit që janë të gjalla ende e kudo: Survejimi reciprok, ndëshkimi ekzemplar, fajësimi pa kryer asnjë krim. Duket haptas vit pas viti se si komunizmi ka shkatërruar besimin mes nesh, ka copëtuar lidhjet duke krijuar një dyshim të përhershëm.
Duhet shkatërruar superegoja në mënyrë që besimi të rifitohet, që të mos ecet me kokën mbrapa se dikush po tradhëton e të mos mbetemi të izoluar në gardhin e egos sonë, ndërkohë që bota është kaq e madhe dhe kaq globale e ne jemi një grimcë që mund të funksionojë vetëm në bashkëpunim me grimca të tjera njerëzore. Tamam si milingonat. Po kush e ndjen në Shqipëri veten milingonë?
Një email i publikuar së fundmi nga dosjet e Jeffrey Epstein ka hedhur dritë mbi një dimension të errët të kontakteve ndërkombëtare me Shqipërinë. Më 25 maj 2012, Thorbjørn Jagland, ish-Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Europës, i dërgoi një mesazh financuesit të ndjerë.
“Kam qenë në Tiranë, vajza të jashtëzakonshme.” Komenti i shkurtër vjen vetëm një ditë pas vizitës zyrtare të Jagland në kryeqytetin shqiptar.
Vizita e Jagland kishte një axhendë institucionale. Takime me kryeministrin Sali Berisha, presidentin Bamir Topi dhe ministrin e Jashtëm të kohës, Edmond Haxhinasto, si pjesë e mbikëqyrjes së demokracisë dhe të drejtave të njeriut nga Këshilli i Europës. Por email-i i publikuar tregon një tjetër prioritet. Interes personal mbi vajzat e reja Tiranës, në vend të çështjeve serioze politike dhe sociale.
Pyetja që lind natyrshëm është se kush i afroi këto vajza zyrtarit të lartë europian? Dhe më e rëndësishmja, përse politika shqiptare duket shpesh e fokusuar tek imazhi i jashtëm dhe miratimi ndërkombëtar, në vend të mbrojtjes së qytetarëve dhe zbatimit të ligjit?
Ky incident rrit shqetësimet për besueshmërinë e ndërkombëtarëve që Shqipëria i sheh si udhëheqës dhe partnerë strategjikë. Nëse një zyrtar i lartë i një institucioni paneuropian ka më shumë interes për vajzat e reja, sesa për problemet reale të vendit si korrupsionin, kapjen e shtetit apo krimin e organizuar, cila është e siguria që politika shqiptare mund t’i besojë kritikave, sugjerimeve dhe mbështetjes së tyre?
Në të njëjtën kohë, publikimi i dosjeve të Epstein ka nxjerrë në pah rrjetet e fshehta dhe lidhjet e dyshimta, që mund të përfshijnë individë të lartë nga politika shqiptare dhe institucione ndërkombëtare, duke vënë në diskutim jo vetëm etikën e individëve, por edhe integritetin e marrëdhënieve diplomatike.
Çfarë mësojmë nga ky email? Qytetarët shqiptarë dhe institucionet duhet të jenë skeptikë ndaj deklaratave ndërkombëtare që duket se vendosin interesin e tyre mbi prioritetet reale të vendit. Interesi i publikut dhe siguria e qytetarëve nuk duhet të zëvendësohet nga komente personale të zyrtarëve të lartë, edhe kur vijnë nga institucionet më të rëndësishme të Europës.
Ky rast është një thirrje alarmante për politikën shqiptare. Të mos u japë besim të verbër ndërkombëtarëve, por të kërkojë transparencë, llogaridhënie dhe respekt për qytetarët.
Ish presidentja e vendit, Atifete Jahjaga ka reaguar pasi në mesazhet e publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, dosja Jeffrey Epstein, përmendet emri i saj.
Përmes një postimi në rrjetin social në Facebook Jahjaga ka shkruar: “Raportimet mediatike për 'lidhjen time' me dosjen 'Epstein' janë tërësisht të pabaza dhe të pavërteta. Si Presidente e Republikës së Kosovës nuk kam pasur asnjëherë njohje, takim apo çfarëdo lloj kontakti me personin në fjalë”.
Tutje Jahjaga ka shkruar se përmendja e emrit të saj nga mediat me rastin e dokumenteve të publikuara së fundmi lidhet vetëm me një korrespondencë elektronike të palëve të treta, e cila nuk përbën dhe nuk dëshmon asnjë takim, njohje apo lidhje personale me të.
“Emri im askund nuk përmendet në asnjë lloj dokumenti të publikuar. Në këtë email te palëve të treta permendet Presidenti i Kosovës, por nuk është e qartë cili, dhe nuk permendet kerkesa per takim në emër të tij apo të saj. Çdo raportim ndryshe është insinuate dhe mashtrim i opinionit, siç mund te verehet lehtë nga dokumentet”, ka shkruar Jahjaga.
Tutje ajo ka shkruar se: "Kërkoj që ky sqarim të jepet në mediat të cilat e kanë lakuar emrin tim, sidomos meqenëse as nuk e kam njohur, as takuar dhe as nuk kam kërkuar takim me personin në fjalë në asnjë pozitë që kam mbajtur deri më tani". /Telegrafi/
Sëmundjet e zemrës nuk janë më vetëm problem i moshës së shtyrë. Infarktet dhe problemet serioze kardiovaskulare po shfaqen gjithnjë e më shpesh edhe te personat e rinj, madje në të 30-tat dhe të 40-tat e tyre.
Kështu tha në episodin e 61-të të podcastit “Shëndeti në rend të parë”, e mbështetur nga United Hospital, Fjolla Zhubi Bakija, specialiste e Mjekësisë Interne dhe Kardiologjisë.
Në këtë episod, doktoresha Zhubi Bakija thekson se rritja e rasteve të infarktit në moshë të re nuk lidhet me ndryshime gjenetike, por kryesisht me stilin e jetesës moderne.
Jeta sedentare, mungesa e aktivitetit fizik, ushqimi i përpunuar me shumë kripë, sheqer dhe yndyra të dëmshme, pirja e duhanit, konsumimi i alkoolit dhe stresi kronik janë faktorët kryesorë që po e përshpejtojnë shfaqjen e sëmundjeve të zemrës.
Një pjesë e rëndësishme e diskutimit iu kushtua kontrolleve preventive, të cilat shpesh neglizhohen, sidomos nga të rinjtë që ndihen “mirë” dhe nuk kanë simptoma të dukshme.
Sipas doktoreshës, matja e tensionit të gjakut, analizat e kolesterolit dhe sheqerit në gjak, si dhe një EKG e thjeshtë, mund të japin informacione jetike dhe të parandalojnë pasoja serioze në të ardhmen.
Ajo foli edhe për simptomat e infarktit, duke sqaruar se ato nuk paraqiten gjithmonë me dhimbje të forta në gjoks.
“Te gratë dhe personat me diabet, infarkti mund të shfaqet me lodhje ekstreme, djersitje të ftohta, vështirësi në frymëmarrje apo thjesht me ndjesinë se ‘diçka nuk shkon’. Këto simptoma nuk duhet të injorohen dhe kërkojnë vlerësim të menjëhershëm mjekësor”, ka sqaruar Zhubi-Bakija.
Zhubi Bakija thekson se shëndeti i zemrës ndërtohet që në fëmijëri dhe se parandalimi është gjithmonë më i fuqishëm se trajtimi.
Për më shumë shikoni të plotë podcastin “Shëndeti në rend të parë” e mbështetur nga United Hospital. /Telegrafi/
Lëvizja Vetëvendosje (LVV) të dielën ka mbajt mbledhjen e përbashkët me drejtuesit e qendrave të kësaj partie.
Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook bëhet e ditur se kjo ishte mbledhja e parë me qendrat pas zgjedhjeve të përgjithshme dhe përmbylljes së cikleve zgjedhore lokale, si vazhdim i organizimit dhe angazhimit të tyre në terren.
“Në mbledhje ishin të pranishëm kryeministri, njëherazi kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, sekretari organizativ, Alim Rama, si dhe koordinatori i qendrave, Salih Zyba. Gjatë takimit u diskutua gjerësisht për situatën aktuale politike në vend dhe për fushatën tonë zgjedhore të suksesshme, e cila u kurorëzua me mbështetje qytetare prej 51.10% dhe 57 ulëse në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Po ashtu, u trajtuan çështje që lidhen me procesin e certifikimit të rezultatit zgjedhor dhe konstituimin e institucioneve të reja”, thuhet në postim.
Tutje bëhet e ditur se një vëmendje e veçantë iu kushtua edhe aspektit organizativ të Lëvizjes, funksionimit dhe organizimit nëpër qendra, si dhe çështjeve të tjera të rëndësishme për forcimin e mëtejmë të strukturave tona. /Telegrafi/
Ndërmarrja “Trepça” ka bërë të ditur se ka vënë në funksion kanalit zyrtar për sinjalizim, me qëllim të parandalimit dhe luftimit të korrupsionit.
Vendimi është marrë nga kryeshefi ekzekutiv i ndërmarrjes, në përputhje me legjislacionin në fuqi të Republikës së Kosovës.
Sipas njoftimit, përmes adresës elektronike sinjalizuesi@trepcasha.com, qytetarët dhe punonjësit mund të raportojnë dyshime për korrupsion, keqpërdorim të pozitës zyrtare, shkelje ligjore dhe etike, si dhe veprime apo mosveprime që dëmtojnë interesin publik dhe integritetin institucional.
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj, së bashku me dy drejtues të lartë të sistemit prokurorial, Sami Istrefi dhe Naim Abazi, kanë nisur një vizitë zyrtare në Washington me ftesë të institucioneve amerikane.
Gjatë qëndrimit në SHBA, ata do të marrin pjesë në ceremoninë e Lutjeve të Mëngjesit dhe do të zhvillojnë takime me zyrtarë të lartë amerikanë, me synim forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe sundimit të ligjit në Kosovë.
Snapchat ka pezulluar më shumë se 400 mijë llogari që u përkisnin përdoruesve nën moshën 16 vjeç në Australi, vetëm dy muaj pas hyrjes në fuqi të ndalimit ligjor për të miturit.
Kompania ka pranuar se sistemet aktuale të verifikimit të moshës kanë kufizime dhe diferencë gabimi, duke propozuar që verifikimi të bëhet nga dyqanet e aplikacioneve para shkarkimit.
Ligji australian po shërben si model edhe për vende të tjera, përfshirë Indinë dhe Francën.
Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar Muhamet Alidemajn me 13 vjet burg për krime lufte kundër njerëzimit, lidhur me vrasjen e 130 civilëve shqiptarë në masakrën e Izbicës në mars 1999.
Alidemaj ishte shpallur fajtor pas rigjykimit nga Gjykata e Apelit, ndërsa më parë ishte deklaruar i pafajshëm gjatë seancave të mëparshme.
Mbi tre milionë dokumente që lidhen me Jeffrey Epstein përmendin emrin e presidentit rus Vladimir Putin 1.056 herë, ndërsa Moska citohet 9.629 herë, duke ngritur dyshime serioze tek hetuesit amerikanë.
Edhe pse nuk ka prova për lidhje direkte me Kremlinin, raportimet sugjerojnë se Epstein mund të ketë qenë i përfshirë në rrjete shantazhi seksual (“kompromat”) me lidhje ruse, përmes kontakteve me Robert Maxwell dhe bashkëpunëtorë të tjerë.
Dokumentet përfshijnë email-e për takime të mundshme me Putinin dhe pretendime për informacione komprometuese ndaj figurave me ndikim, ndërsa vdekja e Epstein në vitin 2019 vijon të mbetet e diskutueshme.
Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, po konsideron largimin nga Juventusi në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit.
Sipas gazetarit Nicolo Schira, dy klube nga Premier League janë të interesuara për shërbimet e tij, përfshirë Evertonin, por “Zonja e Vjetër” preferon ta mbajë edhe pse trajneri Spalletti nuk po i jep minuta.