Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 31 January 2026Main stream

Virozat gripale/ Mjekja: Ja çfarë u shkakton fëmijëve përdorimi pa kriter i antibiotikëve

By: Ela
31 January 2026 at 18:32

Ngutja e prindërve për të përdorur antibiotikë tek fëmijët, pa u konsultuar më parë me mjekun pediatër, mund të shoqërohet me pasoja afatgjata për shëndetin e tyre. Antibiotikët janë thelbësorë në luftimin e infeksioneve bakteriale dhe kanë shpëtuar miliona jetë, por njëkohësisht dëmtojnë edhe bakteret e mira të organizmit. E ftuar në studion e emisionit […]

The post Virozat gripale/ Mjekja: Ja çfarë u shkakton fëmijëve përdorimi pa kriter i antibiotikëve appeared first on BoldNews.al.

Shqiptari çan postbllokun e karabinierëve, por s’i shpëton arrestimit! Çfarë iu gjet gjatë kontrollit

By: Ela
31 January 2026 at 18:05

Një 26-vjeçar shqiptar tentoi të arratisej nga një postbllok karabinierësh në Itali, teksa ndodhej duke trafikuar lëndë narkotike kokainë me makinën e tij në Perugia. Edhe pse çau postbllokun duke mos ndaluar, nuk i shpëtoi dot ndjekjes dhe prangosjes. Autoritetet raportojnë se i riu është një personazh i njohur dhe i skeduar për forcat e […]

The post Shqiptari çan postbllokun e karabinierëve, por s’i shpëton arrestimit! Çfarë iu gjet gjatë kontrollit appeared first on BoldNews.al.

Martesat e hershme, ende një fenomen i përhapur te vajzat në Shqipëri

By: Ela
31 January 2026 at 17:58

Ndonëse në Shqipëri martesat tek të miturit nën 18 vjeç janë më të ulëta se ato në rang global, sërish fenomeni është prezent dhe më i përhapur te vajzat. “Martesat në moshë të hershme tek vajzat janë më të shpeshta si raste në kulturën tonë, kjo edhe për shkak të një të kaluare ku mendësia […]

The post Martesat e hershme, ende një fenomen i përhapur te vajzat në Shqipëri appeared first on BoldNews.al.

Shtimi i masave të sigurisë për prokurorët e SPAK/ Këlliçi: Alarm! Rama po vepron me metoda mafioze

By: Ela
31 January 2026 at 17:29

Belind Këlliçi, nëpërmjet një reagimi në Facebook, ka deklaruar se kryeministri Edi Rama pas kërcënimeve publike ndaj SPAK ka kaluar në akte mafioze. Ai shprehet se vendimi për shtimin e masave të sigurisë për prokurorët e SPAK tregon se organizata më e madhe kriminale në vend, ajo e rilindjes, po vepron tashmë me metodat e […]

The post Shtimi i masave të sigurisë për prokurorët e SPAK/ Këlliçi: Alarm! Rama po vepron me metoda mafioze appeared first on BoldNews.al.

Forumi i dialogut politik/ ‘Lëvizja Shqipëria Bëhet’: Tryeza të bëhet pa kryetarë në shesh

By: Ela
31 January 2026 at 17:10

Partia ‘Lëvizja Shqipëria Bëhet’ ka vlerësuar angazhimin dhe nismën e ndërmarrë nga një grup intelektualësh dhe qytetarësh të angazhuar për Forumin e Dialogut Politik. Në një postim në Facebook, Partia ‘Lëvizja Shqipëria Bëhet’ tregon se qëndrimi mbi bashkëpunimin e propozuar nga ky forum, është i kushtëzuar me 6 pika. ‘Lëvizja Shqipëria Bëhet’ kërkon ndër të […]

The post Forumi i dialogut politik/ ‘Lëvizja Shqipëria Bëhet’: Tryeza të bëhet pa kryetarë në shesh appeared first on BoldNews.al.

Shuhet në moshën 82-vjeçare aktori Fitim Makashi

31 January 2026 at 18:10

Nga Gazeta ‘SI’ Aktori Fitim Makashi, babai i këngëtarit Redon Makashi ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare.

Aktori ka humbur betejën për jetën këtë pasdite teksa ndodhej në spital.

Për ndarjen nga jeta të Makashit reagoi edhe Teatri Kombëtar, duke theksuar se “puna dhe përkushtimi i tij në skenë dhe jashtë saj lanë gjurmë të rëndësishme në jetën artistike dhe në kujtesën e Teatrit Kombëtar. Ai do të mbahet mend për profesionalizmin, pasionin dhe dashurinë për artin”.

Fitim Makashi lindi më 10 prill 1944 në Gjirokastër. Në vitin 1963 nis studimet në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë për aktor dhe ka mbaruar në 1967. Për një kohë të gjatë punon si pedagog në ILA dhe në të njëjtën kohë pati një angazhim të herë pas herëshme në Teatrin Popullor (sot TK); Zyrtarisht do të jetë viti 1978 kur do të emërohet aktor në këtë Teatër, vendi ku vazhdoj karrierën artistike si aktor për rreth 12 vjet, saktësisht deri nga mesi i viteve 90-të.

Gjatë kësaj kohe realizon një sërë rolesh që lanë gjurmë në skenën e teatrit, nga ku mund të kujtojmë rolin e Pedagogut në “Pas provimit të dytë” , Drejtori i fermës në “Ata që duhen”, roli i Benit tek “Vdekja e një komisioneri”, Bedriu tek “Dritat e skenës”, Telhai tek “Besa”, Filipoviç` tek shfaqja “Inspektori” që mbahet edhe si roli i fundit i tij në Teatër.

Fillimet në film i ka që në vitin 1967 me një rol episodik të një marinari në filmin “Dueli i heshtur”, duke vazhduar me filmat e tjerë si “Prita” (1968) “Njësiti gueril” (1969) “Ndërgjegja” (1972) “Rugicat që kërkonin diell” (1975) “Në fillim të verës” (1975) “Ilegalët” (1976) “Nga mesi i errësirës” (1978) “Intendenti” (1980) “Gjurmë në kaltërsi” (1981) “Tre njerëz me guna” (1985) “Shpella e piratëve” (1991) “Vdekja e kalit” (1992).

The post Shuhet në moshën 82-vjeçare aktori Fitim Makashi appeared first on Gazeta Si.

U qëllua me armë zjarri pasi ngacmoi të dashurën e një 38-vjeçari, ndërron jetë në spital Denis Çumani

31 January 2026 at 18:06

Nga Gazeta ‘SI’ 45-vjeçari Denis Çumani ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë, si pasojë e plagëve të marra pasi u qëllua me armë zjarri mbrëmjen e së martës, 27 janar, në derën e banesës së tij, në Shijak.

Sipas burimeve, ai u dhunua fillimisht dhe më pas u qëllua nga kushërinjtë Dorian dhe Indrit Ferra, ku plumbi i përshkoi trupin tejpërtej, duke i shkaktuar plagë fatale. Shkak i konfliktit dyshohet të ketë qenë një vajzë, me të cilën Çumani kishte komunikuar, ndërkohë që ajo ishte në lidhje me Dorian Ferrën.

Dy autorët janë shpallur në kërkim vetëm për plagosje, ndërsa ende nuk ka një reagim zyrtar nga policia për vdekjen e Çumanit.

The post U qëllua me armë zjarri pasi ngacmoi të dashurën e një 38-vjeçari, ndërron jetë në spital Denis Çumani appeared first on Gazeta Si.

Ndërprerje masive të energjisë elektrike në Ukrainë dhe Moldavi

By: Ela
31 January 2026 at 16:44

Të paktën tre rajone dhe Kievi po përballen me ndërprerje emergjente të energjisë elektrike, dhe sistemi energjetik i Moldavisë u prek gjithashtu nga problemet e Ukrainës. Rrjeti elektrik i Ukrainës po përjeton ndërprerje masive të energjisë për shkak të një “defekti teknik” në linjat e energjisë që lidhin Ukrainën, Moldavinë dhe Rumaninë, njoftoi Ministri i Energjisë […]

The post Ndërprerje masive të energjisë elektrike në Ukrainë dhe Moldavi appeared first on BoldNews.al.

Shiste kokainë në qendrat tregtare në Itali, arrestohet shqiptari

By: Ela
31 January 2026 at 16:12

Një shqiptar është arrestuar nga patrullat policore në Itali teksa bënte tregti kokaine në zona të frekuentuara dhe kryesisht në qendrat tregtare. Objektiv i aksionit të fundit ka qenë qendra tregtare “LE BEFANE”, në Rimini, ku i dyshuari shkonte shpesh me makinën e tij. Mjeti u gjet pas kontrolleve në parkingun e një dyqani në […]

The post Shiste kokainë në qendrat tregtare në Itali, arrestohet shqiptari appeared first on BoldNews.al.

Lumir Abdixhiku dorëzon dorëheqjen, i kërkon Kuvendit të LDK-së të shqyrtojë

By: Ela
31 January 2026 at 15:53

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Lumir Abdixhiku ia ka ofruar Kuvendit të partisë dorëheqjen e tij dhe i ka kërkuar ta shqyrtojë atë në punimet që po zhvillon ai të shtunën. “Çfarë dëshironi të bëni me mua si kryetar, dhe të ardhmen e kësaj partie? Çfarëdo vendimi që merrni unë do ta respektoj […]

The post Lumir Abdixhiku dorëzon dorëheqjen, i kërkon Kuvendit të LDK-së të shqyrtojë appeared first on BoldNews.al.

Agresiviteti i gripit/ Mbi 100 raste në ditë në QSUT, bronkopneumonia shqetësim i mjekëve

By: Ela
31 January 2026 at 15:39

Agresiviteti i gripit të këtij sezoni ka rritur urgjencat dhe shtrimet në spitale. Fundi i janarit ka shënuar pikun e qarkullimit të gripit, por dhe infektimeve në popullatë. Mbi 100 raste në ditë i drejtohen shërbimit infektiv në QSUT me komplikacione të shkaktuara kryesisht nga AH3N2i dhe nën tipe të tjera në qarkullim. Mjekët thonë […]

The post Agresiviteti i gripit/ Mbi 100 raste në ditë në QSUT, bronkopneumonia shqetësim i mjekëve appeared first on BoldNews.al.

Pylli i Fazanëve në Maliq, atraksion ekoturistik në juglindje të vendit

31 January 2026 at 14:27


TIRANË, 31 janar/ATSH/ Pylli i Fazanëve në Maliq konsiderohet si një nga destinancionet më tërheqëse në juglindje të vendit për turizëm gjithëstinor.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga ky pyll, të cilin e cilësoi një nga atraksionet më të bukura të juglindjes së vendit.

“Ndërthur një ekosistem të pasur me mundësi të shkëlqyera për ekoturizëm, ky pyll ofron përvoja unike për të shijuar bukuritë e natyrë”, u shpreh Rama.

Ky pyll, me një sipërfaqe prej 50 ha, ndodhet vetëm 10 km larg qytetit të Korçës. Ai ka një peizazh fantastik dhe gëzon njëkohësisht edhe statusin e monumentit natyror.

Interesant është fakti që në këtë pyll gjen jo vetëm fazanët, simbolin e këtij monumenti, por edhe shumë kafshë të tjera.

Larmishmëria e pyllit me plepa, shelgje, blire, pisha dhe bredha bën interesante edhe ecjet në natyrë duke dalë nga rutina e ambienteve urbane.

Pylli i Fazanëve, i rijetësuar nga dora e njeriut, është kthyer në një nga destinacionet e rëndësishme të juglindjes së vendit me organizimet familjare e shoqërore jo vetëm nga banorë të kësaj zone, por tashmë edhe të turistëve vendas dhe të huaj.

/m.m/r.e/

The post Pylli i Fazanëve në Maliq, atraksion ekoturistik në juglindje të vendit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Berisha: Krijimi i frontit të gjerë opozitar, interes parësor i çdo force opozitare

31 January 2026 at 13:28

TIRANË, 31 janar/ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha vlerësoi iniciativën e një grupi personalitetesh nga shoqëria civile, për të ndërmjetësuar krijimin e një fronti të gjerë opozitar kundër qeverisë.

Në një komunikim me qytetarët, Berisha informoi mbi takimin e djeshëm, ndërsa u shpreh se “bashkë me partitë e koalicionit parlamentar diskutuam dhe u dhamë mbështetjen”.

“Ata po vazhdojnë përpjekjet e tyre me forcat e tjera politike opozitare. Unë mendoj se në kuadrin e kësaj nisme, çdo njeri që ndjehet opozitar dhe që e nuk lejon veten të tradhtojë elektoratin që ka votuar kundër Edi Ramës, të tradhtojë elektoratin që gjen forca të shkëputet nga lidhje e të tjera, rreshtohet në këtë front”, shtoi Berisha.

Sipas kreut të PD-së, “ky nuk është front për të qeverisur së bashku, por është një front për të larguar së bashku një të keqe të madhe dhe për t’u hapur rrugën shqiptarëve për të votuar të lirë si qytetarë të lirë europianë”.

“Është jashtë çdo lloj logjike që kjo të mos jetë interes parësor i çdo force opozitare.
Por duhet të jesh opozitar që të përqafosh një ide të tillë. Dhe unë kam shpresë se ata që janë ose ndjehen opozitarë të vërtetë, do ta përqafojnë. Qoftë këto forca politike, qofshin këto organizata të shoqërisë civile, individë me peshë apo përfaqësues të grupit të interesit apo kauzave të drejta”, theksoi Berisha.

/m.m/a.f/

The post Berisha: Krijimi i frontit të gjerë opozitar, interes parësor i çdo force opozitare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Spiropali: Viti 2026 vendimtar, avancojmë me fazën e re për mbylljen e negociatave me BE

31 January 2026 at 13:23

TIRANË, 31 janar/ATSH-Maela Marini/ Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali vlerësoi sot se viti 2026 është vendimtar për objektivin strategjik të mbylljes të procesit teknik të negociatave brenda vitit 2027.

Në fjalën e mbajtur në Forumi i Dialogut “Edhe disa hapa drejt BE-së” i organizuar sot në Vlorë, Spiropali vlerësoi se nuk është rastësi që flasim për Europën në në qytetin ku lindi shteti shqiptar.

“Ky është vendi ku historia jonë kombëtare dhe gjeografia jonë europiane takohen natyrshëm. Integrimi nuk është më vetëm një premtim, as një slogan, as vetëm një flamur. Është një proces që po zhvillohet me rezultate të prekshme dhe me përgjegjësi të përbashkëta”, tha Spiropali.

Kryediplomatja shqiptare theksoi se për një kohë të gjatë Shqipëria është parë si një vend që kërkon me ngulm të hyjë në BE.

“Sot Shqipëria është një vend që po përgatitet seriozisht për të qenë pjesë e tij dhe kjo është një diferencë thelbësore. Në vetëm 13 muaj, nga tetori 2024 deri në nëntor 2025, falë një vizioni të qartë pune të përditshme, përpjekjesh të përbashkëta dhe një koordinimi të vendosmërisë politike me aftësinë institucionale, kemi hapur së bashku me KE-në dhe vendet anëtare 33 kapitujt e negocimit”, shtoi Spiropali.

Gjatë muajve të fundit, Spiropali theksoi se është punuar më me ngulm për të arritur sa më parë piketat e ndërmjetve për themeloret.

“Pak ditë më parë, në parlamentin e Shqipërisë u miratua paketa e fundit legjislative duke i dhënë procesit peshën dhe seriozitetin që kërkon e meriton për avancimin sa më parë të fazës vijuese edhe më kërkuese edhe më sfiduese, atë të fillimit të mbylljes së kapitujve”, theksoi Spiropali.

Ministrja theksoi se Shqipëria ka ndërtuar kapacitetin për të ecur me ritmin e BE-së dhe besimin për ta merituar bashkimin me familjen tonë natyrale me Europën.

Reformat që janë ndërmarrë, sipas saj, “nuk janë të lehta, por janë reforma që prekin drejtësinë, administratën, luftën kundër korrupsionit, ekonominë dhe standardet”.

“Por këto reforma nuk janë bërë për të kaluar një provim europian, por sepse Shqipëria e ka nevojën dhe po ndërton jo pa sfida një shtet më të drejtë, ekonomi më të hapur e konkurruese”, tha Spiropali ndërsa shprehu bindjen se “sot mund të themi se integrimi nuk është vetëm aspiratë”.

1 nga 5

/a.f/

The post Spiropali: Viti 2026 vendimtar, avancojmë me fazën e re për mbylljen e negociatave me BE appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Berisha: Më 10 shkurt, të gjitha format e mosbindjes civile

31 January 2026 at 13:14

TIRANË, 31 janar/ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot se Partia Demokratike ka në plan dhe projekt të gjitha format e mosbindjes civile dhe është në zbatimin e tyre.

Në një komunikim në rrjetet sociale, Berisha iu përgjigj një qytetari i cili e pyet nëse PD ka në në plan një grevë urie për një qasje më agresive se protestat.

“Kërkojmë nga qytetarët të bëjnë gjithçka për fitoren e kësaj beteje. Por kjo kërkon para së gjithash qartësi. Kërkon që çdo qytetar të kuptojë se kemi të bëjmë me një diktaturë autokratike, në të cilën të gjitha pushtetet janë të përqendruara në një dorë dhe institucionet përdoren për të shtypur pluralizmin”, tha ai.

Berisha theksoi se kemi vetëm një rrugë dhe kjo rrugë është protesta deri në përmbysjen e qeverisë.

Sipas tij, në 10 shkurt PD do të tregojë fuqinë dhe vendosmërinë e saj.

“Gjithçka varet nga kryengritja paqësore që nuk duhet të ndalet kurrë gjer në përmbysjen e Edi Ramës. Pikërisht në këtë kuadër, ne thirrëm protestën tjetër me datën 10 shkurt, ditën e martë, në mënyrë që të marrim dhe njëherë paralajmërimin më serioz për largimin e tyre nga pushteti”, tha Berisha.

Berisha foli po ashtu edhe mbi kërkesën e mbështetësve të PD-së që protesta të vijojë dhe të mos largohen nga sheshi pa realizimin e qëllimit.

“Kjo është një kërkesë jashtëzakonisht e drejtë dhe është rruga e vetme efikase për të larguar këtë regjim nga pushteti. Por kjo kërkon nga secili nga ne që të bindim gjithnjë e më shumë qytetarë se qëndrimi në shesh për aq kohë sa ta largojmë regjimin është rruga më e sigurt e fitores tonë. U garantoj se drejt asaj në mënyrë të pandalshme do të shkojmë”, tha ai.

Ai ftoi qytetarët që të shumëfishojnë forcat dhe të bashkohen në protestën e ardhshme.

Pyetjes së një qytetari se përse nuk organizohen protesta në të njëjtën kohë në 4-5 qytete të ndryshme, Berisha u shpreh se “ne do të përqendrohemi tërësisht në Tiranë”.

“Pasardhësit direkt të bllokmenëve nuk pyesin për Shqipërinë tjetër, përveç Tiranën e karrigeve. Më kujtohet si sot, kur Ramiz Aliaj thoshte se, Kavajën nuk e qeverisim ne, por ai gjithnjë kishte hallin e Tiranës. Ndaj dhe ne duhet të ua bëjmë ferr kësaj organizate kriminale, Tiranën. Kjo është arsyeja se pse ne përqendrohemi tërësisht në Tiranë”, tha Berisha.

Berisha theksoi se protesta e 24 janarit dha një mësim dhe protestat e fundit nuk kanë qenë pa rezultat.

“Kanë qenë më shumë rezultat. Imagjinoni një Shqipëri që nuk do protestonte përpara këtyre superskandaleve se si do turpërohej para botës, se çfarë mesazhi i trishtë, çfarë ofendimi do të ishte për shqiptarët. Kurse zëri i fuqishëm që u ngrit në bulevard dhe nuk ishte vetëm shëtitje, por dha mesazhin e duhur për shqiptarët dhe botën. Por, beteja me diktaturën nuk është një ndeshje futbolli. Kërkohet që secili opozitar të përgatitet për protestë të qëndrueshme. Të përgatitet për një kryengritje të pandërprerë paqësore për të realizuar qëllimin e vet”, tha Berisha.

/m.m/

The post Berisha: Më 10 shkurt, të gjitha format e mosbindjes civile appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

U vidhnin qytetarëve shuma të mëdha parash me blerje fiktive apartamentesh, arrestohet çifti në Tiranë

31 January 2026 at 13:43

Nga Gazeta ‘SI’ Pas kallëzimeve të disa qytetarëve se iu kishin dhënë shuma parash, 2 shtetasve, të cilët i kishin mashtruar dhe nuk kishin blerë apartamentet e kërkuara në këmbim, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme Operacionale dhe me shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, finalizuan operacionin e koduar “Agjentët e rremë”.

Gjatë operacionit u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit Elvis Ramca, 39 vjeç dhe Veriana Ziu, 34 vjeçe, bashkëjetues.

Nga hetimet e kryera dyshohet se 2 shtetasit iu kanë marrë shuma të konsiderueshme parash, qytetarëve, duke iu premtuar se do t’iu blinin apartamente.

Pasi përvetësonin paratë, 2 shtetasit falsifikonin mandate banke, për të mashtruar qytetarët se paratë ishin depozituar.

Më pas, dokumentet false i paraqitnin dhe te përfaqësues të shoqërive në fushën ndërtimit, me qëllim lidhjen e kontratave fiktive, për shitblerje apartamentesh.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme

The post U vidhnin qytetarëve shuma të mëdha parash me blerje fiktive apartamentesh, arrestohet çifti në Tiranë appeared first on Gazeta Si.

Inteligjenca Artificiale po merr në kontroll të gjitha mediat!

31 January 2026 at 13:35

Jo vetëm që inteligjenca artificiale po përmbys tashmë industrinë e filmit, por Hollivudi është vetëm një shembull se si kjo teknologji do të shkaktojë dhimbje të mëdha shoqërore dhe ekonomike, nëse nuk menaxhohet me humanizëm dhe kujdes. Shkrimi artistik, fotografia komerciale, radioja, muzika dhe më e kërcënueshme se të gjitha – gazetaria dhe mediat tradicionale.

Inteligjenca artificiale po vjen për “përmbajtjen”, që do të thotë gjithçka, nga reklamat dhe romanet te filmat dhe gazetaria. Rezultati, që do të nisë shumë shpejt, ka gjasa të jetë njëkohësisht i tmerrshëm, i mrekullueshëm, dëshpërues dhe emocionues. Nuk do të ketë vetëm shkatërrim krijues, por edhe shumë shkatërrim të thjeshtë dhe të pastër.

Duke qenë se pjesën më të madhe të jetës sime të rritur e kam kaluar duke prodhuar kërkime, gazetari dhe dokumentarë, si edhe duke konsumuar romane dhe filma argëtues, kam shumë empati për krijuesit. Por tre vitet e fundit kam qenë investitor dhe sipërmarrës në fushën e inteligjencës artificiale, dhe kjo përvojë ka formësuar mesazhin që do t’u jepja të gjithëve në gazetari, botim, muzikë, reklamë dhe Hollivud: nëse e injoroni potencialin e kësaj teknologjie, e bëni këtë në rrezikun tuaj.

Së pari, shikoni perspektivën e Hollivudit. Industria e filmit dhe televizionit është tkurrur prej vitesh, për shkak të formave të reja të shpërndarjes së medias, si platformat e transmetimit online, të mundësuara nga interneti, laptopët, tabletët dhe telefonat celularë. Rënia e televizionit kabllor dhe e DVD-ve reflekton një sërë faktorësh, përfshirë transmetimin online, rritjen e përmbajtjes së krijuar nga përdoruesit, demokratizimin e krijimit përmes kamerave dhe programeve të lira, si dhe konkurrencën për vëmendjen e publikut nga YouTube, Facebook dhe TikTok.

Gjatë gjithë kësaj dekade tkurrjeje të dhimbshme, teknikat bazë të prodhimit video nuk ndryshuan shumë. Ende përdoreshin kamera reale për të filmuar njerëz dhe objekte reale. Së shpejti, megjithatë, të gjitha këto inpute të botës reale do të vjetërohen dhe do të zëvendësohen nga inteligjenca artificiale.

Pionierët e këtij realiteti të ri do të jenë, pa përjashtim, startup-et, disa prej tyre më pak se një vit të vjetra. Asnjë studio tradicionale, producent apo distributor nuk është në ballë të kinemasë apo shpërndarjes së bazuar në inteligjencë artificiale. Startup-i i parë i tillë, Runway, u themelua tetë vite më parë dhe më pas iu bashkuan Arcana, Flick, Koyal, Zingroll dhe të tjerë.

Kam folur muajt e fundit me themelues dhe drejtues të lartë të secilës prej këtyre kompanive dhe u kam bërë të gjithëve të njëjtën pyetje: sa kohë do të duhet që një person pa njohuri teknike të mund të krijojë një film artistik të plotë me inteligjencë artificiale, me personazhe dhe vlera prodhimi po aq të mira sa një film tipik hollivudian? Përgjigjet e tyre bien në një interval të ngushtë: nga një deri në tre vjet, me një mesatare rreth dy vjet. Për filma të shkurtër dhe reklama, tashmë kemi arritur aty.

HOLYWATER, një startup ukrainas i themeluar në vitin 2020, u mundëson kujtdo të krijojë filma të shkurtër “vertikalë”, të dizajnuar për telefonat, duke përdorur inteligjencën artificiale për të gjeneruar një numër të madh tregimesh me tekst, popullariteti i të cilave udhëheq më pas prodhimin filmik. Të ardhurat e HOLYWATER tashmë tejkalojnë 100 milionë dollarë dhe po dyfishohen çdo vit. Po ashtu, Ëide Ëorlds, i themeluar në vitin 2024, u lejon fansave të krijojnë filma të shkurtër duke u bazuar në universet e tyre të preferuara të fan-fiction.

Industria globale e reklamave digjitale, me vlerë 600 miliardë dollarë, është e radhës. Startup-i kryesor në reklamat me inteligjencë artificiale, Higgsfield, u themelua vetëm në vitin 2023, por biznesi i tij ka shpërthyer, me të ardhura që dyfishohen çdo muaj dhe me projeksion për të kaluar 1 miliard dollarë këtë vit.

Për seri dhe filma më të gjatë e më kompleksë, teknologjia ende nuk është plotësisht gati, por po përparon me shpejtësi. Brenda një dekade, aktorët njerëzorë do të bëhen artefakte historike, po ashtu edhe operatorët e kamerave, kaskaderët, drejtorët artistikë, dizajnerët e kostumeve, producentët e linjës dhe skautët e lokacioneve. Ndërkohë që disa studio po përdorin në heshtje shumë inteligjencë artificiale, shumica e Hollivudit po përgatitet për këtë cunam duke bërë… pothuajse asgjë.

Nga ana tjetër, sindikatat që përfaqësojnë aktorët, skenaristët dhe profesionet e tjera janë të tmerruara dhe kanë reaguar duke kundërshtuar verbërisht çdo përdorim të inteligjencës artificiale, gjë që në rastin më të mirë është e kotë. Megjithatë, frika e tyre është e justifikuar. Teknologjia po avancon aq shpejt, sa kalimi nga prodhimi fizik në atë të bazuar në inteligjencë artificiale ka gjasa të jetë brutal dhe i shkurtër, duke shkatërruar mijëra karriera dhe kompani pothuajse brenda natës.

Hollivudi është vetëm një shembull i mënyrës se si revolucioni i inteligjencës artificiale do të shkaktojë dhimbje të mëdha shoqërore, nëse nuk menaxhohet me kujdes dhe humanizëm. Të njëjtat gjëra mund të thuhen për letërsinë artistike, fotografinë komerciale, radion dhe, mbi të gjitha, muzikën, ku shumë startup-e të reja po u mundësojnë njerëzve pa njohuri muzikore të krijojnë këngë.

Megjithëse disa prej këtyre kompanive janë paditur për shkelje të pronësisë intelektuale dhe kanë arritur marrëveshje me shtëpitë e mëdha diskografike, asnjë kompani tradicionale e muzikës nuk është në ballë të inteligjencës artificiale, përveçse nëpërmjet padive gjyqësore.

Dita pas së nesërmes

Pra, revolucioni i inteligjencës artificiale po vjen në art, dhe shkatërrimi i industrive tradicionale do të jetë i tmerrshëm. Ajo që do të vijë më pas, megjithatë, është një pyetje shumë më e ndërlikuar.

Personalisht, si një ish dhe i ardhshëm kineast, jam i emocionuar nga kinemaja me inteligjencë artificiale. Do të doja të shkruaja trajtime dhe skenarë, t’ia jepja ato “studios” sime me inteligjencë artificiale, të merrja një version fillestar të mirë dhe pastaj ta përpunoja vazhdimisht me ndihmën e inteligjencës artificiale derisa të arrija saktësisht filmin që dua të realizoj, me çdo personazh, ambient, lëvizje, rresht dialogu dhe kënd kamere perfekt. Nuk do të kishte nevojë të lypja financime, të punësoja të dashurën e producentit, të duroja një yll filmi me ego të shfrenuar apo të shqetësohesha nëse dikush në sheshxhirim kishte futur municione të vërteta.

Megjithatë, ekziston një nevojë urgjente për ligje, sisteme dhe institucione të reja për të mbrojtur pronën intelektuale dhe krijuesit e saj. Çështja më e diskutuar është nevoja shumë reale për të kompensuar krijuesit tradicionalë, puna e mëparshme e të cilëve përdoret për të trajnuar modelet e inteligjencës artificiale. Por ekziston gjithashtu nevoja për të mbrojtur krijuesit dhe krijimet e bazuara në inteligjencë artificiale.

Ideja se arti i krijuar nga inteligjenca artificiale nuk mund ose nuk duhet të mbrohet është e gabuar. Kur artistët njerëzorë përdorin inteligjencën artificiale për të krijuar vepra të reja, ata meritojnë mbrojtje po aq sa artistët që përdorin mjete tradicionale.

Në fakt, pres që inteligjenca artificiale të krijojë kushtet për zhanre të reja madhore dhe artistë gjenialë. Për një shembull të asaj që dua të them, shikoni Festivalin e Filmit me Inteligjencë Artificiale Runway, veçanërisht fituesin e çmimit të madh, Total Pixel Space. Punë të tilla tregojnë pse e mirëpres epokën e inteligjencës artificiale në krijimin artistik, edhe pse e pranoj se ky revolucion do të ketë pasoja të rënda.

Shumë njerëz të mirë, qindra mijëra, ndoshta miliona, do të mbeten pa punë pa paralajmërim. Do të ketë gjithashtu oqeane përmbajtjeje të dobët të krijuar nga inteligjenca artificiale – fjalë për fjalë miliona romane, këngë dhe filma të rinj çdo vit – duke e bërë të vështirë që artistët e rinj të talentuar të bien në sy. Dhe, sigurisht, do të ketë më shumë të dashura artificiale dhe pornografi artificiale, si dhe krijime të tmerrshme që variojnë nga ringjallja e nazistëve deri te përshkrime të abuzimit me fëmijë.

Jeta e një iluzioni

Më frikësuese për mua, megjithatë, është ajo që po ndodh me botën e jofiksionit, lajmet, burimet e informacionit dhe shërbimet referuese. Këtu tashmë po shohim fshirjen e kufijve, deri në pikën e padallueshmërisë, midis faktit dhe trillimit. Ndërsa epoka e inteligjencës artificiale në art më emocionon më shumë sesa më shqetëson, balanca është e ndryshme në fushën e së vërtetës dhe realitetit. Sa ka për të festuar, po aq jam i tmerruar nga ajo që inteligjenca artificiale mund të sjellë.

Gazetaria, ashtu si Hollivudi, tashmë është tkurrur. Interneti i detyroi gazetat e përditshme, revistat javore, radion dhe televizionin informativ të futeshin të gjitha në të njëjtin treg; shkatërroi të ardhurat nga reklamat e vogla, nga të cilat gazetat vareshin; dhe nxiti mijëra hyrje të reja me cilësi të ulët. Burimet e lajmit mbi të cilat shumica e njerëzve mbështeteshin më parë, revista si Time dhe Newsweek, si dhe lajmet televizive të rrjeteve, u shkatërruan, ndërsa mediat sociale, YouTube dhe agregatorët morën kontrollin, duke ofruar përmbledhje që ishin pak më pak se shkelje e të drejtës së autorit,  kur ishin të vërteta. Mashtrimi dhe gënjeshtra u përhapën dhe cilësia e informacionit të konsumuar nga publiku i gjerë ra ndjeshëm.

Pas disa përvojave pranë vdekjes, një numër i vogël organizatash të lajmit me cilësi të lartë në gjuhën angleze dolën edhe më të forta dhe me audienca globale më të mëdha se më parë: New York Times, Financial Times, Guardian, Bloomberg News, Economist, Politico, si dhe agjencitë Reuters dhe AP. Por këto media arrijnë vetëm një pakicë të vogël të popullsisë. Ato janë gjithashtu të shtrenjta për t’u prodhuar dhe financat e tyre janë të brishta. Inteligjenca artificiale kërcënon jo vetëm institucionet e mbetura të gazetarisë cilësore, por më thellë akoma, vetë aftësinë e kujtdo për të ofruar informacion të vërtetë dhe për të mbajtur një publik të informuar të aftë për gjykim racional.

Çështja më e dukshme dhe më e diskutuar është ajo e deepfake-ve. Këto janë vërtet një problem i madh, duke pasur parasysh se YouTube, Facebook, Snap, X dhe TikTok kanë pak ose aspak detyrime në lidhje me të vërtetën ose saktësinë. Për gjithë dëmin që teoricienë konspiracioni si Alex Jones kanë shkaktuar, të paktën e dinim se po dëgjonim Alex Jones-in e vërtetë. Së shpejti, do të jetë e mundur të sintetizohen versione pothuajse të padallueshme të kujtdo dhe të pothuajse çdo ngjarjeje.

Edhe modelet më të trajnuara me kujdes të inteligjencës artificiale mund të keqpërdoren, dhe disa modele open-source nuk kanë asnjë kontroll. Të disponueshme për këdo, ato mund të “trajtohen” për të prodhuar pothuajse çdo lloj teksti apo videoje, nga cilësi e lartë dhe e verifikuar deri te shtrembërime të çmendura.

Në të njëjtën kohë, inteligjenca artificiale ka përmirësuar ndjeshëm cilësinë e lajmeve dhe informacionit të disponueshëm për publikun, të paktën për këdo që është mjaftueshëm i interesuar për t’i kërkuar. Modelet kryesore janë tashmë jashtëzakonisht të mira. Halucinacionet mbeten një problem, por shumë më pak se edhe një vit më parë.

Modelet kanë lidhur gjithashtu marrëveshje, kryesisht sekrete, por disa publike,  me disa nga ofruesit seriozë të lajmeve. Financial Times ka një marrëveshje me OpenAI, Neë York Times ka një me Amazon, dhe AP ka marrëveshje me OpenAI dhe Google.

Tashmë, modelet e inteligjencës artificiale ofrojnë një portal të mrekullueshëm drejt dijes për më shumë se një miliard përdorues. Unë përdor Perplexity të paktën dhjetë herë në ditë dhe e kam përdorur vazhdimisht edhe për të shkruar këtë ese.

Por ekziston një anë e errët. Modelet e inteligjencës artificiale nuk krijojnë dije. Ato e mbledhin dhe e shpërndajnë dijen në mënyrë të shkëlqyer, por janë plotësisht të varura nga informacioni i krijuar nga të tjerët. Ne ende kemi nevojë për gazetari reale.

Dhe ndërsa varen prej saj, inteligjenca artificiale rrezikon ta shkatërrojë atë. Kjo është arsyeja pse ekziston rreziku real që, nëse gazetaria nuk mbrohet dhe nuk kompensohet, industria e inteligjencës artificiale do të vrasë burimin nga i cili ushqehet.

Mund të shpresojmë se kjo nuk do të ndodhë. Por ka gjithashtu arsye të forta për t’u shqetësuar se mund të ndodhë.

Shkruar nga Charles Ferguson, investitor dhe producent, për Project Syndicate

The post Inteligjenca Artificiale po merr në kontroll të gjitha mediat! appeared first on Gazeta Si.

Dalin fotot e princit Andrew nga takimet në ishullin Epstein

31 January 2026 at 13:05

Fotografi që duket se tregojnë Andrew Mountbatten-Windsor, ish-princin e kurorës britanike, duke u ulur në të katër anët mbi një grua që shtrihet në tokë janë përfshirë në grupin e fundit të dosjeve të Epstein që u publikuan nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së.

Në dy nga imazhet, ai shihet duke prekur vajzën e paidentifikuar dhe të veshur, në barkun e saj. Një tjetër imazh e tregon atë duke parë drejtpërdrejt në kamerë.

Nuk jepet asnjë kontekst për fotot dhe nuk është e qartë kur dhe ku janë bërë ato.

Imazhet pritet të rrisin presionin mbi Mountbatten-Windsor, i cili ka përballuar vite me vëzhgim për shkak të miqësisë së tij të kaluar me Epstein.

Mountbatten-Windsor iu hoqën titujt mbretërorë në tetor pas vëmendjes së shtuar mbi lidhjet e tij me pedofilin Epstein.

Email-e të ndara të premten sugjerojnë gjithashtu se i ndjeri, abuzuesi seksual, Jeffrey Epstein e kishte ftuar Mountbatten-Ëindsor për të darkuar me një grua ruse 26-vjeçare. Mesazhet u shkëmbyen në gusht 2010, dy vite pas kur miliarderi Epstein pranoi fajin për kërkimin e një të miture për prostitucion.

Shkëmbimet e reja të email-eve dhe fotot përbëjnë pjesë të më shumë se tre milion faqe dokumentesh dhe 180.000 imazhe të publikuara të premten. Foto të tjera të publikuara tregojnë imazhe të rregulluara të grave të paidentifikuara, dhe ato që duken si apartamente luksoze, dhoma hoteli dhe një vilë me pishinë.

Më shumë se 2.000 video dhe 180.000 foto janë përfshirë në grupin e fundit. Nxjerrja e tyre vjen gjashtë javë pas një afati të detyruar nga një ligj i nënshkruar nga Presidenti Donald Trump.

Shumë dokumente janë redaktuar shumë, me disa faqe që janë tërësisht të zezë, për të ruajtuar konfidencialitetin e personave dhe dëshmisë së tyre./bbc

The post Dalin fotot e princit Andrew nga takimet në ishullin Epstein appeared first on Gazeta Si.

100 mijë mjete të reja u regjistruan në Shqipëri, vetëm 6% elektrike

31 January 2026 at 12:27

Nga Gazeta ‘SI’ Në fund të vitit 2025, Shqipëria ka pasur mbi një milion mjete në qarkullim, konkretisht 1.048.092, ku shumica, 81%, janë autovetura personale. Gjatë vitit u regjistruan 98.900 mjete për herë të parë, me 34% prej tyre të regjistruara në kryeqytet.

Nga të dhënat e Drejtorisë së Transportit, 82.143 nga këto mjete të reja janë të përdorura, kryesisht të importuara, duke treguar se tregu i makinave të dorës së dytë mbetet i fortë. Koreja e Jugut është vendi kryesor i origjinës së këtyre mjeteve me 21.200 makina, e ndjekur nga Gjermania me 15.500 dhe Italia me 15.000. Kina po rrit gjithashtu prezencën e saj me rreth 10.000 mjete.

Edhe pse ka rritje të regjistrimeve të mjeteve të reja, vetëm 15% janë prodhime të katër viteve të fundit, ndërsa 55% e mjeteve të regjistruara janë makina 8-15 vjeçare. Ky trend tregon që pjesa më e madhe e përdoruesve preferon të blejë makina më të vjetra, të cilat janë zakonisht më të përballueshme ekonomikisht.

Nga rreth 100.000 makina të reja të regjistruara, vetëm 6.187 janë elektrike, rreth 6% e totalit. Nafta mbetet lënda djegëse më e përdorur me 58.000 mjete, ndërsa benzina zë vendin e dytë me 25.000 makina. Kjo tregon se trendi i automjeteve elektrike është ende në fillimet e tij, por po rritet gradualisht.

Në tregun e markave, Volkswagen është më e preferuara me 18.700 regjistrime, ndjekur nga Mercedes-Benz me 13.900, Audi me 10.000 dhe Hyundai me 6.000.

The post 100 mijë mjete të reja u regjistruan në Shqipëri, vetëm 6% elektrike appeared first on Gazeta Si.

Shpallen rezultatet përfundimtare në Kosovë, nuk miratohet përbërja e Listës Serbe

31 January 2026 at 12:19

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka shpallur sot, 31 janar, rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë.

Anëtarët e KQZ-së i kanë miratuar listat e kandidatëve të të gjitha partive, përveç asaj të Listës Serbe.

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniçi, deklaroi se palët kanë të drejtë ankese ndaj rezultatit për 48 orë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Sipas të dhënave të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje i ka fituar 51.10% të votave ose 57 ulëse në Kuvendin e Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës, 20.19% të votave ose 22 ulëse, Lidhja Demokratike e Kosovës, 13.24% të votave ose 15 ulëse, dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, 5.50% të votave ose 6 ulëse.

Nga vendet në Kuvend për minoritetin serb, 9 i ka fituar Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve të Kosovës, dhe një, Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë.

Emrat e deputetëve

Deputetët e ardhshëm të Lëvizjes Vetëvendosje:

  • Albin Kurti, Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Hekuran Murati, Donika Gërvalla – Scharz, Xhelal Sveçla, Hajrullah Çeko, Avni Dehari, Mimoza Kusari – Lila, Ejup Maqedonci, Shqipe Mehmeti – Selimi, Andin Hoti, Arben Vitia, Saranda Bogujevci, Edona Llalloshi, Alban Bajrami, Mefail Bajqinovci, Nezir Kraki, Armend Muja, Adriana Matoshi, Rufki Suma, Jeta Statovci, Ardian Gola, Haxhi Avdyli, Blerim Gashi, Adelina Grainca, Albena Reshitaj, Fatos Geci, Agim Bahtiri, Fitore Pacolli – Dalipi, Artane Rizvanolli – Berisha, Taulant Kelmendi, Dimal Basha, Labinotë Demi – Murtezi, Arbëreshë Kryeziu – Hyseni, Arbër Rexhaj, Arjeta Fejzaj, Hysen Durmishi, Artan Abrashi, Arbërie Nagavci, Enver Haliti, Liza Gashi, Adnan Rrustemi, Valon Ramadani, Jeton Raka, Drita Pajaziti, Fatmire Kollqaku, Rozeta Hajdari, Arsim Ademi, Salih Zyba, Fitim Haziri, Fjolla Ujkani, Ilir Kërçeli, Sylejmani Meholli, Vigan Qorolli, Naim Bardiqi dhe Valon Hoti.

Deputetët e ardhshëm të Partisë Demokratike të Kosovës:

  • Bedri Hamza, Arian Tahiri, Përparim Gruda, Uran Ismaili, Sala Jashari, Vlora Çitaku, Arben Mustafa, Enver Hoxhaj, Rrahman Rama, Nait Hasani, Eman Rrahmani, Ganimete Musliu, Elmi Reçica, Artan Behrami, Kujtim Gashi, Xhavit Haliti, Besa Kabashi – Ramaj, Mërgim Lushtaku, Ferat Shala, Arbnore Salihu, Blerta Deliu – Kodra, Ariana Musliu- Shoshi.

Deputetët e ardhshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës:

  • Lumir Abdixhiku, Hykmete Bajrami, Ukë Rugova, Avdullah Hoti, Doarsa Kica- Xhelili, Kujtim Shala, Anton Quni, Armend Zemaj, Lutfi Haziri, Jehona Lushaku- Sadriu, Janina Ymeri, Besian Mustafa, Adelina Thaçi – Meta, Fadil Hadërgjonaj dhe Ermal Sadiku.

Deputetët e ardhshëm të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës:

  • Ramush Haradinaj, Daut Haradinaj, Besnik Tahiri, Bekë Berisha, Albana Bytyçi dhe Time Kadrijaj

Deputetët e Listës Serbe:

  • Sllavko Simiq, Igor Simiq, Liljana Stefanoviç, Millan Kostiç, Nemanja Bishevac, Zllatan Ellek, Milljana Nikolliç, Serxhan Popoviç dhe Verica Çernaniç.

Deputeti nga Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë:

  • Nenad Rashiç

Deputetët nga komunitetet tjera joserbe:

Ergyl Mazrek, Fatma Taçi, Rasim Demiri, Emilja Rexhepi, Elbert Krasniqi, Duda Balje, Veton Berisha, Artan Asllani, Adem Hoxha dhe Erxhan Galushi.

10 ulëse për minoritetin serb dhe 10 tjera për minoritetin joserb janë të rezervuara me Kushtetutë në Kuvendin me 120 ulëse në total.

KQZ ka publikuar këto rezultate pasi e ka përfunduar të premten në mbrëmje, 30 janar, procesin e rinumërimit të votave.

Rinumërimi është kryer pas dyshimeve për manipulime me votat e kandidatëve për deputetë.

Përgjatë procesit, votat për disa kandidatë ndryshuan, me raste deri në 6 mijë për një individ, ndërsa ato për partitë nuk u cenuan.

Autoritetet e zbatimit të ligjit kanë intervistuar qindra njerëz, kanë ndaluar dhjetëra dhe po i vazhdojnë hetimet.

Për disa zyrtarë shtetërorë, ky ka qenë “procesi më i komprometuar zgjedhor” në Kosovë, pasi vendi është lavdëruar shpesh nga organizata vendore dhe ndërkombëtare për organizim të proceseve zgjedhore të drejta dhe transparente./Marrë nga REL

The post Shpallen rezultatet përfundimtare në Kosovë, nuk miratohet përbërja e Listës Serbe appeared first on Gazeta Si.

❌
❌