Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 15 January 2026Main stream

Digjet banesa në Korçë, ndërron jetë e moshuara – fqinjët: Jetonte e vetme, ishte e paralizuar

15 January 2026 at 11:26


Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Korçë, pasi një banesë ka marrë flakë.

Për pasojë ka ndërruar jetë brenda banesës shtetasja Fluturie Potka, 70 vjeç, si pasojë e tymit.

Top Channel njofton se shërbimet zjarrfikëse dhe Policia ndodhen në vendngjarje.

Një banore e zonës u shpreh “Ajo jetonte vetëm. Ka një djalë këtu, por nuk donte të shkonte të jetonte me të edhe pse ai i thoshte që të jetonin bashkë. Ishte e paralizuar nuk dilte. E ndihmonin gratë e lagjes për t’i bërë pazaret, i nxirrte nga ballkoni me një qese me litar”.

Ndërsa një fqinje tjetër u shpreh “Ka qenë një grua që kujdesej për të e cila ka hapur derën e jashtme dhe ka parë tymin ndërsa ka kërkuar ndihmën e fqinjëve të tjerë të pallatit për të lajmëruar zjarrfikësen. Fqinjët jashtë kamerave thonë se shkak i zjarrit mund të jetë bërë një cigare e ndezur nga e moshuara pasi ajo ishte duhanpirëse”.

E rëndë në Korçë/ Banesa iu përfshi nga flakët, ndërron jetë e moshuara (EMRI)

By: V K
15 January 2026 at 10:33

Ditën e sotme, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë, ku një e moshuar ka ndërruar jetë nga asfiksia.

Mësohet se zjarri ka rënë në një banesë në lagjen nr.13 të qytetit, ku si pasojë e tymit, Fluturie Potka ka ndërruar jetë brenda banesës.

Burime bëjnë me dije se e moshuara jetonte e vetme dhe se ishte e paralizuar. Sipas informacioneve, dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e jorganit me korrent që përdorte e moshuara.

Mësohet se Fluturie Potka ka pësuar edhe djegie.

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 15.01.2026, rreth orës 09.10, në lagjen nr. 13, Korçë, ka rënë zjarr në banesën e shtetases F. P., rreth 73 vjeçe, e cila si pasojë e asfiksisë, ka ndërruar jetë.

Shërbimet e policisë dhe të zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje, për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

The post E rëndë në Korçë/ Banesa iu përfshi nga flakët, ndërron jetë e moshuara (EMRI) appeared first on Albeu.com.

E moshuara u gjet e asfiksuar në banesë/ Korçë, flasin fqinjët: Jetonte vetëm, ishte e paralizuar

By: Rovena
15 January 2026 at 10:38

Një grua e moshuar, rreth moshën 73-vjeçe, Flutura Potka u gjet e asfiksuar në banesën e saj. Shtëpia i ishte përfshirë nga flakët, dyshohet për shkak të një dysheku elektrik.

Fqinjët tregojnë se ajo jetonte e vetme, ndërkohë që kishte kohë që vuante nga probleme shëndetësore, prej disa muajsh ishte paralizuar.

“Ishte një zonjë që punonte për veten e saj. Ndihma nuk kishte. Fëmijët i thoshin hajde me ne, por nuk shkonte. Jetonte vetëm kishte vite. Ishte e sëmurë, nuk hidhte këmbët, pastaj ishte një që i bënte hyzmet”, tha fqinja.

Yesterday — 14 January 2026Main stream

Nis evidentimi i pasojave të përmbytjeve në Maliq, dëme në të mbjellat e drithërave

14 January 2026 at 13:12

TIRANË, 14 janar /ATSh/ Në Bashkinë Maliq ka nisur puna e komisionit për evidentimin e dëmeve të shkaktuara në sektorin e bujqësisë nga reshjet intensive të shiut që përfshinë vendin tonë gjatë ditëve të fundit.

Drejtori i Drejtorisë Rajonale për Bujqësinë në qarkun Korçë, Vullnet Gjolla, informoi për ATSH se procesi i vlerësimit po zhvillohet në terren dhe po ndiqet nga afër nga strukturat përkatëse.

Sipas Gjollës, zonat më të prekura në qarkun Korçë janë fusha e Maliqit, e cila paraqet problematika të përsëritura për shkak të strukturës së tokës torfike, e cila mban ujë në sipërfaqe gjatë reshjeve intensive.

Ai sqaroi se dëmet janë evidentuar në disa njësi administrative, përfshirë Pojanin, Pirgun, Vreshtasin dhe bashkinë Maliq.

“Dëmet janë konstatuar kryesisht në të mbjellat bujqësore, veçanërisht në drithërat e mbjella gjatë muajit nëntor, të cilat janë dëmtuar si pasojë e reshjeve të rëna gjatë këtij muaji” bëri të ditur Gjolla.

Sa i përket sektorit të blegtorisë, drejtori i Drejtorisë Rajonale për qarkun Korçë theksoi se nuk janë konstatuar dëme.

Procesi i evidentimit të dëmeve vijon dhe të dhënat përfundimtare do të përpilohen pas përfundimit të verifikimeve në terren, në bashkëpunim me strukturat vendore dhe ato të emergjencave civile. e.xh/j.p/

The post Nis evidentimi i pasojave të përmbytjeve në Maliq, dëme në të mbjellat e drithërave appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Before yesterdayMain stream

Çelet qendra për trajtimin dhe akomodimin e qenve endacakë në Korçë

13 January 2026 at 20:05

TIRANË, 13 janar /ATSh/ Në Bashkinë e Korçës është vënë në funksion qendra e re për trajtimin dhe akomodimin e qenve endacak, një investim i rëndësishëm që synon përmirësimin e mirëqenies së katërputroshve dhe rritjen e sigurisë për komunitetin.

Kryetari i bashkisë Korçë, Sotiraq Filo, ndau në rrjete sociale pamje nga ambientet ku janë akomoduar katërputroshët teksa u shpreh se qendra ka një kapacitet të konsiderueshëm dhe ofron kushte të përshtatshme për trajtimin e qenve endacakë, të cilët kapen dhe menaxhohen sipas standardeve të përcaktuara.

“Qentë vaksinohen, ushqehen rregullisht dhe mbahen në kushte të përshtatshme nga një staf i specializuar, veçanërisht në këto ditë të ftohta, kur kujdesi është edhe më i domosdoshëm”, tha Filo.

Ai theksoi se funksionimi i kësaj qendre kontribuon jo vetëm në përmirësimin e kushteve të jetesës për kafshët, por edhe në garantimin e një mjedisi më të sigurt për qytetarët.

Në këtë kuadër, Bashkia Korçë u bën thirrje banorëve, organizatave të mbrojtjes së kafshëve dhe të gjithë dashamirësve të kafshëve që, nëse dëshirojnë, mund të kontribuojnë në kujdesin për qentë endacakë ose t’i adoptojnë ata, duke u ofruar një familje dhe një ambient të ngrohtë.

“Kujdesi për kafshët është një tregues qytetarie dhe humanizmi. Së bashku mund të bëjmë më shumë për të përmirësuar standardet e jetesës dhe bashkëjetesën në komunitetin tonë”, u shpreh kryebashkiaku Filo.

/e.xh/a.f/r.e/

The post Çelet qendra për trajtimin dhe akomodimin e qenve endacakë në Korçë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Përmbytjet në Korçë/ Disa zona ende pa energji, si paraqitet situata

By: V K
13 January 2026 at 10:55

Prefektura e Korçës, ka ndarë detaje lidhur me situatën aktuale nga reshjet e shiut dhe përmbytjet në këtë qark. Në njoftimin e mëposhtëm, thuhet se temperaturat kanë qenë nën zero dhe është kryer kriposje në zonat problematike.

Ndërkohë, në segmentet Ersekë–Leskovik dhe Maliq–Kufi Gramsh, qarkullimi vijon normalisht.

Bëhet me dije se ka një numër të kufizuar abonentësh pa energji elektrike.

Konkretisht në zonën e Maliqit janë 14 abonentë ruralë, në zonën e Pogradecit janë 4 abonentë private, ndërsa zonën e Gjançit janë 2 abonentë.

Gjithashtu, njoftohet se vijon puna për mbylljen e çarjes së argjinaturës së lumit Devoll, me angazhimin e mjeteve të Ministrisë së Mbrojtjes, në bashkëpunim me Bashkinë Maliq dhe Drejtorinë e Ujitjes dhe Kullimit.

The post Përmbytjet në Korçë/ Disa zona ende pa energji, si paraqitet situata appeared first on Albeu.com.

Moti i keq në Korçë/ Disa zona ende pa energji, si paraqitet situata

By: armand
13 January 2026 at 09:21

Prefektura e Korçës ka ndarë detaje lidhur me situatën aktuale nga reshjet e shiut dhe përmbytjet në këtë qark. Në njoftimin e mëposhtëm thuhet se temperaturat kanë qenë nën zero dhe është kryer kriposje në zonat problematike. Ndërkohë në segmentet Ersekë–Leskovik dhe Maliq–Kufi Gramsh qarkullimi vijon normalisht. Bëhet me dije se ka një numër të […]

The post Moti i keq në Korçë/ Disa zona ende pa energji, si paraqitet situata appeared first on BoldNews.al.

Qarku i Korçës mbulohet nga dëbora/ Rama: Strukturat bashkiake në terren, qarkullimi rrugor është i hapur

By: Rovena
12 January 2026 at 15:03

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me situatën e krijuar nga reshjet e dëborës në Bashkinë Korçë. Sipas tij, gjatë orëve të fundit reshjet kanë përfshirë të gjithë territorin e bashkisë, të shoqëruara me temperatura të ulëta dhe ngrica.

Rama bën me dije se punonjësit e Bashkisë Korçë kanë qenë në terren që prej orëve të para të mëngjesit, duke kryer kriposjen e të gjitha rrugëve, si në qytet ashtu edhe në njësitë administrative. Ndërhyrje të posaçme janë realizuar edhe në zonat malore, ku janë evidentuar problematikat më të mëdha për shkak të reshjeve të dendura dhe ngricave.

Sipas informacionit të publikuar, qarkullimi rrugor është mbajtur i hapur dhe po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme, me qëllim garantimin e sigurisë për qytetarët.

Në përfundim, Bashkia Korçë u bën thirrje banorëve të tregojnë kujdes gjatë lëvizjes, për shkak të temperaturave të ulëta dhe pranisë së ngricave në akset rrugore.

/abcnews.al

Borë dhe ngrica në Korçë, Rama: Qarkullimi është i hapur dhe nën monitorim të vazhdueshëm

By: redi
12 January 2026 at 15:07

Borë dhe ngrica edhe në qarkun e Korçës dhe sipas kryeministrit Edi Rama, situata është monitoruar në mënyrë të vazhdueshme nga strukturat vendore për të garantuar qarkullimin normal të mjeteve dhe sigurinë e qytetarëve. ”Është ndërhyrë për hapjen e rrugëve në zonat malore, ku janë evidentuar problematika më të mëdha për shkak të reshjeve dhe ngricave. Qarkullimi është mbajtur i hapur dhe nën…

Source

Situatë e vështirë në Qarkun e Korçës/ Rrëshqitje dherash, bllokime rrugore dhe mungesë energjie

By: V K
12 January 2026 at 09:47

Në Qarkun e Korçës vijon situata e vështirë, për shkak të rrëshqitjeve të dherave dhe kushteve të pafavorshme të motit.

Në Bashkinë Pogradec, disa familje u evakuan në fshatrat Cërravë dhe Dardhas, ndërsa rruga Trebinjë–Dunicë dhe rruga Zall–Torra mbeten të bllokuara.

Njësitë administrative dhe specialistët e Shërbimit Gjeologjik, po monitorojnë situatën dhe po hartojnë hapat e mëtejshëm të ndërhyrjes.

Në rrjetin rrugor, disa akse po pastrohen dhe kriposen pas reshjeve të borës, ndërsa qarkullimi në shumë zona kryhet normalisht me goma dimërore.

Problem mbeten aluvionet në Lozhan dhe reshjet e vazhdueshme në Libonik–Rëmbec–Plasë.

Në sektorin e energjisë elektrike, disa fiderë ruralë vijojnë të jenë pjesërisht pa energji, por të gjitha zonat me rëndësi kritike janë funksionale. Ekipet operative të OSSHEE janë në terren për riparime dhe monitorim të situatës.

The post Situatë e vështirë në Qarkun e Korçës/ Rrëshqitje dherash, bllokime rrugore dhe mungesë energjie appeared first on Albeu.com.

Situata nga moti i keq në qarkun Korçë, probleme me energjinë dhe rrugë ende të bllokuara

By: armand
11 January 2026 at 18:48

Situata pas motit të keq në qarkun e Korçës po shkon drejt përmirësimit, megjithëse vijojnë ende disa problematika të lokalizuara. Sipas raportimeve nga strukturat përgjegjëse, nga 600 abonentë të raportuar pa energji elektrike në orët e mëngjesit, aktualisht rezulton se janë 4 fiderë pjesërisht të stakuar, duke lënë pa energji rreth 80 abonentë në zonat […]

The post Situata nga moti i keq në qarkun Korçë, probleme me energjinë dhe rrugë ende të bllokuara appeared first on BoldNews.al.

Dëbora në Korçë bashkon fëmijë e të rritur në lojë

11 January 2026 at 13:18

TIRANË, 11 janar /ATSH/ Reshjet e dëborës kanë mbuluar qytetin e Korçës, duke krijuar një pamje piktoreske. Rrugët, sheshet dhe ndërtesat e qytetit juglindor duken si një tablo e bardhë dimërore, ndërsa qytetarët shijojnë bukurinë natyrore.

Kryeministri Edi Rama, ndau foto nga të rritur e fëmijë të cilët luajnë më dëborë dhe shijojnë bardhësinë e saj.

Dëbora i ka dhënë qytetit që tërheq mijëra turistë në të katër stinët e vitit, një bukuri për t’u admiruar.

Të rinjtë e apasionuar pas sportit të skive mund të shijojnë edhe Dardhën. Vetëm 18 km në juglindje të Korçës, pista e skive në Dardhë vizitohet në këto ditë të ftohta nga qindra turistë vendas e të huaj. Fshati turistik është një nga atraksionet turistike kryesore gjatë dimrit.

/m.q/j.p/

The post Dëbora në Korçë bashkon fëmijë e të rritur në lojë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Autor i disa grabitjeve në Korçë, arrestohet 38-vjeçari

By: Brisi
11 January 2026 at 12:33

Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia në Korçë, pasi akuzohet si autor i një sërë grabitjesh. Sipas policisë, bëhet fjalë për shtetasin me iniciale, E.B, i cili dyshohet se është autori i vjedhjes së banesës së shtetasit Gj. M., rezident në Greqi, ngjarje e ndodhur më datë 10 janar të këtij viti, në lagjen nr. […]

The post Autor i disa grabitjeve në Korçë, arrestohet 38-vjeçari appeared first on BoldNews.al.

Ndryshime në radhët e Policisë, drejtori i Durrësit pritet të kalojë në Korçë

By: Brisi
11 January 2026 at 11:38

Drejtori i Policisë së Durrësit, Vilson Bala, pritet të transferohet në qytetin e Korçës. Sipas BW, është bërë propozimi zyrtar për transferimin e Balës, ndërsa pritet firmosja e urdhrit përkatës nga autoritetet kompetente. Vilson Bala aktualisht mban postin e drejtuesit të Policisë së Durrësit, ndërsa më herët, ai ka mbajtur edhe detyrën e shefit të […]

The post Ndryshime në radhët e Policisë, drejtori i Durrësit pritet të kalojë në Korçë appeared first on BoldNews.al.

Reshjet e dëborës në Korçë/ 600 familje pa drita, si paraqitet situata në akset rrugore

By: Brisi
11 January 2026 at 09:15

Moti i keq ka shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të qarkut të Korçës. Sipas raportimeve, rreth 600 abonentë ruralë në qark aktualisht janë pa energji elektrike pasi 6 fidera janë të stakuar, ndërsa në zonat urbane nuk ka mungesë energjie.  Konkretisht janë stakuar fidera në:  -Korçë: 1 fidera -Maliq: 2 fidera -Pogradec: […]

The post Reshjet e dëborës në Korçë/ 600 familje pa drita, si paraqitet situata në akset rrugore appeared first on BoldNews.al.

Prishet ura e Prodanit në Kolonjë, aksi Boboshticë – Dardhë pëson dëmtime

By: Ela
10 January 2026 at 21:39

Për shkak të motit të keq, disa akse rrugore dhe ura në qarkun e Korçës dhe Kolonjës janë dëmtuar, duke krijuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve dhe rrezik për banorët. Bashkia Kolonjë Si pasojë e prishjes së urës së Prodanit, rritjes së nivelit të ujit dhe prezencës së inerteve, rrezikohet lidhja midis fshatrave Gjonc – […]

The post Prishet ura e Prodanit në Kolonjë, aksi Boboshticë – Dardhë pëson dëmtime appeared first on BoldNews.al.

Moti i keq në Korçë/ Borëpastrueset në gatishmëri në Qafë Thanë, zonat problematike nën monitorim

10 January 2026 at 21:51

Reshjet me intensitet të lartë të dëborës kanë rinisur në zonën e Qafë Thanës, në territorin e Pogradecit. Për garantimin e qarkullimit pa problem në këtë aks rrugor janë vënë në shërbim disa mjete borepastruese.

Autoritetet u kanë bërë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes.

Aktualisht, lëvizja e mjeteve kryhet pa përdorimin e zinxhirëve, ndërsa kontraktorët janë në terren duke kryer kriposjen dhe pastrimin e vazhdueshëm të aksit rrugor.

Pas bllokimit të aksit Qukës–Qafë Plloçë katër ditë më parë si pasojë e rrëshqitjeve të inerteve, Qafë Thana mbetet aktualisht i vetmi aks i hapur që lidh juglindjen e vendit me Shqipërinë e mesme. Ky segment është jetik për qarkullimin.

Në Kolonjë, si pasojë e prishjes së urës së Prodanit, rritjes së nivelit të ujit dhe prezencës së inerteve, rrezikohet lidhja midis fshatrave Gjonc – Prodan, si dhe aksi nacional Ersekë–Leskovik, duke prekur zonat Tac dhe Ersekë. Po punohet për pastrimin e shtratit.

Në Borovë, rruga nacionale ka pësuar çedim në një pike te segmentit po punohet nga subjekti kontraktor për hapjen e një korsie shtesë. Qarkullimi kryhet me një korsi.

Në km 7 të aksit Korçë–Voskopojë u krye pastrim dhe kriposje dhe qarkullimi vijon normal. Në aksin Boboshticë–Dardhë ka çedim të rrugës dhe po vijohet qarkullimi me nje korsi.

Aktualisht, në aksin Boboshticë–Dardhë qarkullimi lejohet vetëm me goma dimërore.

Në Pogradec janë evakuuar 1 familje në fshatin Çërravë, 3 familje në fshatin Dardhas si pasoje e shkarjeve te dherit dhe 1 familje në fshatin Verdovë, si pasojë e gërryerjes se bazamentit nga prurjet e lumit te Verdovës. Familjet do trajtohen me bonus qiraje nga ana e bashkisë.

Në Maliq, si pasojë e reshjeve dhe rritjes së prurjeve të Lumit të Mesmalit, është konstatuar gërryerje serioze e argjinaturës pranë trupit të rrugës, në afërsi të urës në vendin e quajtur “Miniera e Selcës”, Njësia Administrative Gorë. Në rrugën Kakaç – Vërçun vijon puna për pastrimin e masivit të dherave nga shtrati i rrugës.

Në Devoll, situata paraqitet e qete e nuk ka problematika te raportuara.

Reshje dëbore ka pasur në zonat Dardhë, Voskopojë dhe Zemblak, me ndikim në qarkullimin rrugor po punohet nga kontraktoret për pastrim dhe kriposje.

Autoritetet raportojnë rrëshqitje rruge në aksin Barmash – Ersekë dhe dalje e përroit nga shtrati në zonën Udenisht – Pogradec.

Situata po ndiqet dhe po ndërhyhet nga subjektet e mirëmbajtjes.

Nga OSHEE vijohet puna ne teren me grupet operative për rregullimin e defekteve dhe rikthimin e furnizimit me energji elektrike për te gjithë konsumatorët. Situata po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme nga strukturat përgjegjëse.

Berisha në bulevard…pas shiut/ Doktori me grip, thërret protestë në 24 janar

10 January 2026 at 19:29

Pas shiut, në Shqipëri priten rënie temperaturash, kurse ngrica në PD sapo ka filluar. Në Tiranë, Berisha mblodhi kryesinë, me zë të ngjirur e golf të zi, njoftoi protestën e parë për këtë vit.

“Në datë 24, protestë, Rama duhet të bjerë 1 minutë e më parë”, tha Berisha.

Minutat, u bënë orë, u bënë ditë. Rënia e Ramës shtyhet me 2 javë. Protesta pa doktorin me grip s’ka kuptim. 24-a bie pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për padinë e Ramës dhe mbledhjes së Këshillit të Mandateve për imunitetin e Ballukut, por doktorin e shqetëson vetëm një datë e afërt.

“21 janari ishte akt prej burracaku i Edi Ramës. Jo. Sali Berisha nuk vjen në pushtet me dhunë”, pohoi ai.

Berisha thotë se shtyrjen e protestës nuk e solli ai, e solli Rama, se po lë shqiptarët edhe pa veshur në të ftohtë.

“Digjen 2 mijë biznese në mes të Tiranës. Po qindra mijëra shqiptarë, që visheshin nga ai treg, për të mos thënë gjysma e shqiptarëve ose më shumë që visheshin nga ai treg, tani ai nk kanë mundësi të vishen, nuk kanë mundësi të blejnë rroba ashtu siç ishin”, pohoi Berisha.

Por 2 javë, i japin Berishës kohë të shpresojë se të rinjtë më nuk do e refuzojnë.

“Mungoi Lapaj, i cili, të cilin unë e kam përgëzuar dhe e përgëzoj për protestën e tij të vazhdueshme para Këshillit të Ministrave. Për të tjerët, në qoftë se janë të vendosur të ose duan të luftojnë të keqen Rama, vendin e kanë të hapur. Pastaj vendimet i marrin vetë.”, theksoi Berisha.

Në mbledhjen e Kryesisë i vetëpërjashtuari Salianji Mungoi. Ai shkoi në Korçën me dëborë, për të mbajtur foltoren e parë për këtë vit. Në sallën plot, Salianjit i munguan vetëm deputetët, por jo struktura dhe të rinjtë.

“Ja që nuk e pengon as bora, as ngrica, që Korça të jetë vullkan. Që kemi njerëz dhe jashtë, më falni që nuk e përllogarita ta bënim takimin në pallat sporti, apo në shesh. Kjo ngroh shpirtin e çdo demokrati. Gjithë PD e Korçës është këtu”, u shpreh Salianji.

Salianji tha se si Berisha dhe Rama janë shqetësuar për takimet e tij me demokratët. Ftesat dhe vetëpërjashtimet e doktorit, i sheh si paqartësi, por vetë është shumë i qartë.

”Mir votat na i vjedh, po sheshet kush na i vjedh që ska njerëz. Lidershipi është i paqartë, paradite ofrojnë bashkim, pasdite përjashtim. Paradite mbështesin spak, pasdite e shajnë me libër shpie.  As nuk kam plan të ndaloj në takimet me demokratët. Rrugën pa kthim për ripërtëritjen e ringritjen e PD. Unë kam bërë burg për këtë parti”, tha Salianji.

Si Berisha, si Salianji u munduan të merrnin vëmendjen e shqiptarëve me serinë e parë të telenovelës së tyre blu në këtë vit të ri, por sërish si ditë e shtunë, primen nuk e kapin dot. Atë e kap një demokrat tjetër, Ilir Vrenozi në mbrëmjen e kësaj fundjave në Big Brother.

Vetëm se Vrenozi, në izolim, nuk po merret as me Berishën e as me Salianjin, mesa duket ka kuptuar se gara për të qenë i dyti, nuk të bën fitues të çmimit të parë./abcnews.al

Moti i keq në Korçë, përmbyten rreth 4 mijë hektarë tokë bujqësore

By: Elva
10 January 2026 at 15:37

Rajoni i Korçës ka regjistruar sasitë më të larta të reshjeve në vend gjatë muajve të fundit. Sipas Shërbimit Meteorologjik të Ushtrisë, dy episode reshjesh të dendura përkatësisht në nëntor dhe më 7 janar – kanë sjellë një total prej 494 mm shi në zonë. Për shkak të prurjeve të larta, në Fushën e Maliqit […]

The post Moti i keq në Korçë, përmbyten rreth 4 mijë hektarë tokë bujqësore appeared first on BoldNews.al.

Rreth 1800 familje pa energji në Korçë, rrugë të dëmtuara dhe argjinatura të çara nga shirat

By: V K
10 January 2026 at 12:39

Shirat e dendur dhe moti i keq, vijojnë të shkaktojnë probleme serioze në qarkun e Korçës. Rreth 1800 abonentë kanë mbetur pa energji elektrike në disa zona të bashkive Korçë, Maliq, Pogradec dhe Kolonjë, ndërsa defektet po ndikojnë si në zonat urbane, ashtu edhe në ato rurale.

Në Maliq, situata paraqitet më e rënduar për shkak të çarjeve në argjinaturën e Lumit Devoll. Nivel i lartë ujërash vijon të rrezikojë zonat përreth, ndërsa ndërhyrja për riparim për momentin konsiderohet e vështirë.

Në Pogradec, Lumi i Verdovës, ka shembur një pjesë të karrexhatës, duke kufizuar qarkullimin vetëm në një korsi.

Rrëshqitje dhe çarje terreni janë raportuar edhe në zonën e Çërravës, ku një banesë ndodhet në rrezik nga zhvendosja e dherave.

Në bashkinë Devoll, reshjet kanë sjellë dëmtime në argjinaturat përreth lumit Oshticë dhe luginave të vogla të fshatrave, ndërsa fshati Përparimaj ka kërkuar ndërhyrje për të shmangur përmbytjet e tokave dhe rrugëve lokale.

Në Kolonjë janë pastruar disa nga rrugët rurale të bllokuara, ndërsa ngricat kanë kërkuar kriposje të akseve në Ersekë.

Në disa zona si Shemetirë, Gjonç dhe Kakaç, lëvizja mbetet e vështirësuar për shkak të prishjeve në rrugë dhe tyre.

The post Rreth 1800 familje pa energji në Korçë, rrugë të dëmtuara dhe argjinatura të çara nga shirat appeared first on Albeu.com.

❌
❌