Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 25 January 2026Main stream

Protesta e PD-së/ Al Jazeera: Përplasje me policinë për korrupsionin e qeverisjes socialiste

By: armand
25 January 2026 at 16:49

Media e njohur ndërkombëtare Al Jazeera, një nga platformat më me ndikim global, i ka kushtuar vëmendje protestës së zhvilluar një ditë më parë nga opozita shqiptare në Tiranë. Në publikimet e saj në rrjetet sociale, Al Jazeera ka shpërndarë imazhe nga protesta masive, duke evidentuar reagimin qytetar kundër asaj që opozita e cilëson si […]

The post Protesta e PD-së/ Al Jazeera: Përplasje me policinë për korrupsionin e qeverisjes socialiste appeared first on BoldNews.al.

Shtim i rasteve me grip dhe virozave në Vlorë, çfarë paralajmërojnë mjekët

By: armand
25 January 2026 at 16:39

Muaji janar ka sjellë një shtim të pacientëve të prekur nga gripi dhe virozat e stinës në Vlorë. Në repartin e pediatrisë nuk përjashtohen rastet me komplikacione, për të cilat nevojitet edhe shtrim në spital. Mjekja pediatre, Rina Llanaj, tregon se cilat janë simptomat kryesore dhe kur duhet që prindërit të kenë kujdes të shtuar. […]

The post Shtim i rasteve me grip dhe virozave në Vlorë, çfarë paralajmërojnë mjekët appeared first on BoldNews.al.

India ul ndjeshëm tarifat për makinat nga BE, drejt marrëveshjes të tregtisë së lirë

By: armand
25 January 2026 at 16:35

India planifikon të ulë tarifat për makinat e importuara nga Bashkimi Europian nga 110% në 40%, sipas burimeve, në hapjen më të madhe të tregut indian deri më tani, ndërsa dy palët po përfundojnë një marrëveshje të tregtisë së lirë që mund të njoftohet që të martën. Qeveria ka rënë dakord të reduktojë menjëherë taksën […]

The post India ul ndjeshëm tarifat për makinat nga BE, drejt marrëveshjes të tregtisë së lirë appeared first on BoldNews.al.

Kremlini: Rusia nuk do të dialogojë kurrë me shefen e diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas!

By: armand
25 January 2026 at 16:23

Rusia nuk ka ndërmend të zhvillojë asnjëherë bisedime me shefen e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, dhe Moska do të presë thjesht largimin e saj nga posti. Kështu është shprehur zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov. “Si mund të diskutosh për çfarëdo gjëje me Kaja Kallas? Ne nuk do të diskutojmë kurrë asgjë […]

The post Kremlini: Rusia nuk do të dialogojë kurrë me shefen e diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas! appeared first on BoldNews.al.

Motori i borës përplaset me shtyllën elektrike, 4 të plagosur në Kosovë

By: armand
25 January 2026 at 16:11

Një aksident ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në fshatin Bogë të Rugovës, ku një motor bore është përplasur me një shtyllë elektrike. Si pasojë e përplasjes, katër persona kanë pësuar lëndime trupore. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka konfirmuar ngjarjen për Telegrafin, duke bërë me dije se policia dhe emergjenca […]

The post Motori i borës përplaset me shtyllën elektrike, 4 të plagosur në Kosovë appeared first on BoldNews.al.

Banorët e Laprakës braktisen nga Bashkia, rrugët në gjendje skandaloze dhe pa kanalizime

By: armand
25 January 2026 at 15:58

Një qytetar nga zona e Laprakës ka ngritur publikisht shqetësimin për gjendjen e rënduar të rrugës “Gani Kryeziu”, pranë njësisë administrative nr. 11 në Tiranë. Sipas denoncimit, rruga ndodhet prej vitesh në kushte të papranueshme, pa ndërhyrje nga institucionet përkatëse, duke sjellë vështirësi të mëdha për banorët e zonës. Banorët theksojnë se situata përkeqësohet ndjeshëm […]

The post Banorët e Laprakës braktisen nga Bashkia, rrugët në gjendje skandaloze dhe pa kanalizime appeared first on BoldNews.al.

Tirana ndez “luftën” për mbijetesë, bardheblutë mposhtin Flamurtarin

By: armand
25 January 2026 at 15:48

Kanë përfunduar një prej dy ndeshjeve të para para të ditës së sotme, të vlefshme për javën e 21-të të Superiores. Tirana ia doli që të triumfonte në shtëpi përballë Flamurtarit me rezultatin 1-0, falë golit të sulmuesit sllovak Myslovic. Kështu, bardheblutë shkojnë në kuotën e 17 pikë në vendin e fundit, me 1 pikë […]

The post Tirana ndez “luftën” për mbijetesë, bardheblutë mposhtin Flamurtarin appeared first on BoldNews.al.

Revista TIME: Më shumë se 30,000 të vdekur në protestat në Iran

By: armand
25 January 2026 at 15:33

Revista prestigjioze TIME, duke iu referuar dy burimeve nga Ministria e Shëndetësisë së Iranit, raporton se numri i të vdekurve nga protestat masive në vend arrin të paktën 30.000 persona. Këto të dhëna bien në kundërshtim të fortë me versionin zyrtar të Republikës Islamike. Sipas raportimit, vetëm gjatë dy ditëve kulmore të përplasjeve, të paktën […]

The post Revista TIME: Më shumë se 30,000 të vdekur në protestat në Iran appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

SHBA po shqyrton embargon e plotë të energjisë ndaj Kubës për të rrëzuar regjimin

By: armand
23 January 2026 at 22:44

Administrata e Donald Trump po shqyrton mundësinë e vendosjes së një embargoje të plotë ndaj importeve të naftës për Kubën, si pjesë e strategjive të mundshme për të ndryshuar regjimin në vendin e Karaibeve, raporton Politico, duke cituar tre burime të njohura me planet e qeverisë. Edhe pse ende nuk është marrë një vendim për […]

The post SHBA po shqyrton embargon e plotë të energjisë ndaj Kubës për të rrëzuar regjimin appeared first on BoldNews.al.

Zgjedhjet në Kosovë/ Dyshime për manipulim të votave në Prizren, 109 të arrestuar

By: armand
23 January 2026 at 22:24

Të paktën 109 persona janë arrestuar lidhur me dyshimet për manipulim me vota në zgjedhjet në komunën e Prizrenit. Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, tha se 109 persona janë ndaluar lidhur me manipulimin e votave, ndërsa ka sqaruar se katër partitë kryesore në vend “kanë menduar se mund të manipulojnë”. Kryeziu ka […]

The post Zgjedhjet në Kosovë/ Dyshime për manipulim të votave në Prizren, 109 të arrestuar appeared first on BoldNews.al.

Operacion në Burgje, 90 të dënuar me rrezikshmëri të lartë transferohen nga Fushë-Kruja në Peqin

By: armand
23 January 2026 at 21:56

Një operacion i sigurisë së lartë në Burgje po zhvillohet mbrëmjen e sotme. Bëhet me dije se 90 të dënuar me rrezikshmëri të lartë janë transferuar nën masa të rrepta sigurie nga Fushë-Kruja për në Peqin. Ky transferim vjen, pas arratisjes spektakolare të Altin Ndocit nga spitali i Durrësit më 13 janar. Operacioni u zhvillua me përfshirjen e strukturave […]

The post Operacion në Burgje, 90 të dënuar me rrezikshmëri të lartë transferohen nga Fushë-Kruja në Peqin appeared first on BoldNews.al.

Lala: Balluku duhet të ishte dorëhequr, po prish provat!

By: armand
23 January 2026 at 21:38

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku duhet të ishte dorëhequr nga detyra dhe të përballej me drejtësinë pa mbrojtjen e qeverisë dhe mazhorancës, pasi provat e SPAK mund të dëmtohen dhe të rrezikohet hetimi. Kështu u shpreh gazetarja Klodiana Lala sot në “News 24” gjatë emisionit “Kjo Javë”, duke folur për zhvillimet më të fundit të dosjes “Balluku” […]

The post Lala: Balluku duhet të ishte dorëhequr, po prish provat! appeared first on BoldNews.al.

Nga opozita denoncuese te ajo propozuese

By: armand
23 January 2026 at 19:50

Nga Ilir Kalemaj Temperatura politike në vend, njëjtë me atë ndërkombëtare por për shkaqe të ndryshme, nuk po njeh kurbë ulëse. Objektivisht kjo është e kushtëzuar nga një mazhorancë jo legjitime për shkak të procesit të parregullt zgjedhor, që sillet me forcë arrogante deri aty sa të përjashtojë opozitën nga komisionet ad hoc në parlament, si […]

The post Nga opozita denoncuese te ajo propozuese appeared first on BoldNews.al.

Banorët e Maliqit/ S’kemi bukë të hamë, thuajani atij sallatorit të gjatë

By: armand
23 January 2026 at 19:46

Emisioni “Fol” i Erion Skënderajt është ndalur sot në fshatin Orman Pojan të Maliqit.  Dikur hambari i Shqipërisë, sot fusha e Maliqit është e mbuluar nga uji. Përmbytjet e përsëritura kanë shkatërruar mbi 80% të tokave bujqësore, ndërsa institucionet shfajësohen me justifikime për “reshje të jashtëzakonshme”. Fermerët shprehen se jetojnë mes dy ekstremeve: “Në verë […]

The post Banorët e Maliqit/ S’kemi bukë të hamë, thuajani atij sallatorit të gjatë appeared first on BoldNews.al.

Një ditë para protestës, Berisha thirrje të rinjve: Riktheni lirinë dhe të drejtat tuaja

By: armand
23 January 2026 at 19:25

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka bërë thirrje të gjithë të rinjve të ngrenë zërin për të drejtat e tyre. Gjatë fjalës së tij me të rinjtë një ditë para protestës kombëtare para Kryeministrisë, ai është shprehur se ashtu siç ka ndodhur në Beograd dhe në Bangladesh, ku gjenerata Z ka përmbysur regjimin, […]

The post Një ditë para protestës, Berisha thirrje të rinjve: Riktheni lirinë dhe të drejtat tuaja appeared first on BoldNews.al.

Bloomberg zbulon planin për Groenlandën: Trump kërkon ‘çek të bardhë’ për praninë ushtarake

By: armand
23 January 2026 at 19:16

Shtetet e Bashkuara po kërkojnë një rishikim rrënjësor të marrëveshjes së mbrojtjes me Danimarkën, me synimin për të hequr të gjitha kufizimet ligjore dhe politike mbi praninë e saj ushtarake në Groenlandë. Sipas Bloomberg, Uashingtoni dëshiron të rishkruajë pikat kyçe të marrëveshjes, duke i dhënë vetes liri të plotë veprimi ushtarak në ishullin strategjik të […]

The post Bloomberg zbulon planin për Groenlandën: Trump kërkon ‘çek të bardhë’ për praninë ushtarake appeared first on BoldNews.al.

Berisha: Në Kushtetuese u cënua ndarja e pushteteve, dje ishte një ditë e errët për shtetin

By: armand
23 January 2026 at 18:53

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ndal sot në zhvillimet e fundit në drejtësi, duke deklaruar se në Gjykatën Kushtetuese është cenuar rëndë parimi i ndarjes së pushteteve. Gjatë një takimi me të rinjtë e FRPD-së, Berisha e cilësoi seancën e djeshme për pezullimin e Ballukut si një nga më të errëtat në historinë […]

The post Berisha: Në Kushtetuese u cënua ndarja e pushteteve, dje ishte një ditë e errët për shtetin appeared first on BoldNews.al.

Zyrtare/ Ka luajtur me Atalantën, Tirana firmos me 29-vjeçarin kroat

By: armand
23 January 2026 at 18:44

Tirana është pa rival në merkaton e janarit të Superiores. Klubi ka prezantuar Anton Kresiç, i cili iu bashkua menjëherë pjesës tjetër për përgatitjet anti-Flamurtari. 29-vjeçari është produkt i Atalantës ndërsa ka qenë pjesë e klubit në vitin 2022. Kulmin e pati në vitin 2024 ku kartoni i tij vlerësohej 1.3 milionë euro në tregun […]

The post Zyrtare/ Ka luajtur me Atalantën, Tirana firmos me 29-vjeçarin kroat appeared first on BoldNews.al.

Trafik droge me vezë “Kinder”/ Shqiptari kapet me 2,5 kg kokainë në Itali, banesa e kthyer në laborator

By: armand
23 January 2026 at 18:30

Një 35-vjeçar shqiptar është arrestuar për trafik droge në Itali, pasi dyshohet si pjesë e një rrjeti të organizuar të transportit dhe shpërndarjes në sasi të konsiderueshme. Operacioni u krye në Breshia, pak pasi shqiptari furnizoi një prej klientëve në rrugë, kurse gjatë kontrollit fizik dhe në banesë u sekuestruan të paktën 2,5 kg kokainë […]

The post Trafik droge me vezë “Kinder”/ Shqiptari kapet me 2,5 kg kokainë në Itali, banesa e kthyer në laborator appeared first on BoldNews.al.

Dokumentet/ Si u la pa mirëmbajtje sistemi i fiskalizimit për shkak të korrupsionit

By: armand
23 January 2026 at 18:08

Në 29 prill të vitit të kaluar, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit hapi një tender me vlerë 7.7 milionë euro me objekt “Mirëmbajtje e Modulit të Menaxhimit të Kontrollit të Faturimit për Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.” E thënë thjesht kjo është mirëmbajtja e sistemit dhe serverit të fiskalizimit që bën të mundur lëshimin […]

The post Dokumentet/ Si u la pa mirëmbajtje sistemi i fiskalizimit për shkak të korrupsionit appeared first on BoldNews.al.

❌
❌