Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 29 January 2026Main stream

Bizneset nuk gjejnë qetësi, sistemi self-care sërish jashtë shërbimit

By: Brisi
29 January 2026 at 15:06

Ndonëse sistemi i self-care filloi të bëhej funksional për bizneset, që nga pasditja e djeshme dhe sot Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit AKSHI konfirmoi për “Monitor” se është në rregull, sërish subjektet raportojnë probleme. “Nuk shkarkoj dot asnjë faturë, akoma nuk punon tamam”, thotë I.K, një ekonomiste. “Nuk punon ende, duhet ta tentosh 20 […]

The post Bizneset nuk gjejnë qetësi, sistemi self-care sërish jashtë shërbimit appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

Bizneseve u sos durimi, asnjë reagim nga financat dhe AKSHI për bllokimin e SelfCare

By: Brisi
28 January 2026 at 15:10

Prej më shumë se dy javësh bizneset po përballen me probleme të shumta në mbarëvajtjen e aktivitetit të tyre për shkak të mosfunksionimit të sistemit self-care, që menaxhohet nga E-Albania. Edhe gjatë ditës së sotme, ekonomistët e subjekteve raportojnë vështirësi në hyrjen në këtë sistemi, që bie shumë shpesh. Gjatë ditës së djeshme Aleanca e […]

The post Bizneseve u sos durimi, asnjë reagim nga financat dhe AKSHI për bllokimin e SelfCare appeared first on BoldNews.al.

‘Dobësitë teknike’ që shembën e-albania/ Si u paralizuan shërbimet e e-qeverisjes

By: Brisi
27 January 2026 at 13:13

Një kombinim faktorësh problematikë, nga zvarritja e tenderit të fiskalizimit, te përdorimi i zgjidhjeve open-source pa kontroll teknik nga AKSHI dhe dorëheqjet masive të teknikëve pas nisjes së hetimeve të SPAK , ka paralizuar shërbimet e e-qeverisjes, veçanërisht ato që përdorin bizneset. Në mes të dhjetorit të vitit të kaluar tenderi për mirëmbajtjen e sistemit […]

The post ‘Dobësitë teknike’ që shembën e-albania/ Si u paralizuan shërbimet e e-qeverisjes appeared first on BoldNews.al.

Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil nis takimet për unifikimin e shpalljes së vendeve të lira të punës

By: Elva
26 January 2026 at 18:55

Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, Lefterije Lleshi (Luzi), ka nisur takime konsultative me institucionet dhe bashkitë për unifikimin e procedurave të publikimit të vendeve të lira të punës përmes portalit e-Albania. Takimet u zhvilluan në Tiranë dhe në to morën pjesë përfaqësues nga bashki dhe institucione qendrore, si dhe nga institucionet e drejtësisë. Qëllimi […]

The post Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil nis takimet për unifikimin e shpalljes së vendeve të lira të punës appeared first on BoldNews.al.

E-Albania bllokon aktivitetin e bizneseve, prej një jave SelfCare nuk punon, askush nuk përgjigjet

By: Ela
26 January 2026 at 09:56

Ka më shumë se një javë që aktiviteti i bizneseve është i bllokuar, pasi një platformë e rëndësishme, sistemi self-care, që funksionon përmes e-Albania nuk punon. Edhe më parë ky sistem ka pasur probleme, por herë pas here aksesohej. Po ka disa ditë që ai është tërësisht jo funksional dhe ankesat e bizneseve kanë rënë […]

The post E-Albania bllokon aktivitetin e bizneseve, prej një jave SelfCare nuk punon, askush nuk përgjigjet appeared first on BoldNews.al.

670 aplikues për Paketën e Maleve në bashkinë e Shkodrës

22 January 2026 at 14:13

TIRANË, 22 janar /ATSh/ Bashkia Shkodër, informon se janë 670 aplikues në total që kanë shprehur interes për t’u përfshirë në Paketën e Maleve në territorin e kësaj bashkie, një proces që synon nxitjen e investimeve dhe zhvillimin e qëndrueshëm të zonave malore.

Shifrat janë bërë publike nga drejtori i përgjithshëm i Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit në bashkinë Shkodër, Mikel Kopsaj, gjatë një interviste për mediet.

Sipas të dhënave të publikuara, zonat që kanë regjistruar numrin më të lartë të aplikimeve janë Theth-Ndërlysaj me 274 aplikime dhe Rragam-Sheldi me 51 aplikime.

Bashkia Shkodër ka hapur thirrjen publike për aplikuesit e interesuar, të cilët duhet të dorëzojnë dokumentacionin përkatës përmes portalit “e-Albania”, me qëllim nisjen e procedurës së njohjes si posedues jopronar.

Sipas bashkisë Shkodër, Paketa e Maleve do të krijojë mundësi konkrete për investime, duke ndikuar në zhvillimin ekonomik lokal, rritjen e turizmit malor dhe forcimin e qëndrueshmërisë së zonave prioritare.

Bashkia e Shkodrës njofton se duke marrë parasysh potencialin e lartë zhvillimor dhe interesin e shprehur edhe në zona të tjera, është dërguar kërkesë për shpalljen si zona prioritare edhe për fshatra të njësive administrative Shalë, Pult, Shosh dhe Postribë.

/e.i/a.f/r.e/

The post 670 aplikues për Paketën e Maleve në bashkinë e Shkodrës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

500 mln euro për e-qeverisjen, por sistemi nuk punon/ Kush mban përgjegjësi për kostot

By: Brisi
22 January 2026 at 08:04

Numri i punonjësve dhe fondet për administratën publike janë rritur në rekorde historike në 2025. Paralelisht, qeveria po rrit me shpejtësi financimet për qeverisjen digjitale, por nga ana tjetër qytetarët dhe bizneset muajt e fundit po përballen me më vështirësi për të aksesuar shërbimet publike. Në vitin 2014, fondet për paga dhe kontribute për punonjësit […]

The post 500 mln euro për e-qeverisjen, por sistemi nuk punon/ Kush mban përgjegjësi për kostot appeared first on BoldNews.al.

Diella “fiket” sërish, bizneset mbeten pa punë

By: Ela
17 January 2026 at 15:47

Ndërsa në fundjavë e gjithë administrata është pushim, shumë biznese janë në punë, online, apo fizikisht. Por, ekonomistët nuk po arrijnë të kryejnë veprime, teksa e-albania sërish shfaq probleme në funksionim, çka është bërë e zakonshme tashmë prej javësh. “Sistemi vazhdon njësoj”, thanë ekonomistët për “Monitor”, duke çuar dhe fotot ku duket qartë që nuk […]

The post Diella “fiket” sërish, bizneset mbeten pa punë appeared first on BoldNews.al.

E-Albania në kolaps prej javësh/ Bizneset dhe qytetarët vijojnë të mos marrin asnjë shërbim

By: Brisi
29 December 2025 at 19:48

“Provojmë për tu loguar dhe akoma nuk ka ardhur një kod. Kemi rreth 10-15 minuta që tentojmë dhe e pamundur”, është shprehur Etleva Treska. Nga regjistrim i shoqërive të reja në QKB, funksionimi i pjesshëm ose mosfunksionimi fare i sistemit selfcare si dhe një sër sistemesh ndërlidhëse përmes Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit janë […]

The post E-Albania në kolaps prej javësh/ Bizneset dhe qytetarët vijojnë të mos marrin asnjë shërbim appeared first on BoldNews.al.

E-Albania në kolaps total, prej ditësh bizneset dhe individët nuk kanë akses, procedurat u mbeten pa kryer

29 December 2025 at 19:56


“Provojmë për tu loguar dhe akoma nuk ka ardhur një kod. Kemi rreth 10-15 minuta që tentojmë dhe e pamundur”, është shprehur Etleva Treska.

Nga regjistrim i shoqërive të reja në QKB, funksionimi i pjesshëm ose mosfunksionimi fare i sistemit selfcare si dhe një sër sistemesh ndërlidhëse përmes Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit janë këto problemet më të hasura për bizneset të cilat prej ditësh në këto ditë fundviti kanë mbetur me punët pezull. Edhe qytetarët hasin vështirësi në dokumentacione teksa çdo gjë duhet të kryhet online.

“Duhet ta shikojmë në dy këndvështrime ajo përdoret kryesisht dhe nga individët. Dhe aplikimi i emigrantëve për rinovim dokumentesh është i pamundur. Me bizneset ka shumë probleme. Sapo e kisha një klient nuk u loguam dot. Siç e shikojmë faqja s’po reagon fare. Dhe nisur nga kjo më duhet të bëj mbylljen e vitit deri në 31. Bizneset në momentin që hyn janari duhet të paguajë taks bashkie, të bëj deklarimet në tatime për vitin dhe e ngarkon bizneset pa të drejtë. Jemi gjithë ditën duke punuar dhe s’kemi asnjë rezultat për punën tonë”, tha Treska.

Jo vetëm kontabilistët, ky problem prek edhe profesione të tjera, si ekonomistët, noterët, juristët, avokatet etj.

“Edhe ne si avokat ngremë shqetësimin në lidhje me e-Albania. Konkretisht unë kam pasur kontakte me biznese të huaja dhe një rast të fundit kam pamundur ta regjistroj. 4-5 ditët e fundit e pamundur të logohemi apo kryejmë procedura”, është shprehur avokati Franc Nuri.

Përballë një situate të tillë kolapsi bizneset kërkojnë të merren masa. Por zgjidhja e vetme që arrijnë të marrin është kjo në e-Albania.

“Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile do të realizojë operacione mirëmbajtjeje dhe përmirësimi të sistemit elektronik të saj.

Ju informojmë se gjatë këtyre proceseve mund të ketë ndërprerje të përkohshme apo ngadalësime në marrjen e të dhënave përmes ndërveprimit me Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile. Kërkojmë mirëkuptimin tuaj për çdo vështirësi të mundshme që mund të haset në përdorimin e shërbimeve publike online” thuhet në deklaratën e e-Albania.

Profesionistët e lirë paralajmërojë protesta nëse portali qeveritar e-Albania nuk bëhet funksional para vitit 2026.

“Nuk kam gjetur zgjidhje dhe që kam shkuar në zyrat fizike të QKB. Ajo që duhet bërë duhet të ketë alternativë”, tregon Treska.

AKSHI dje, sot e nesër si dhe shteti i sigurt

By: Ela
29 December 2025 at 10:48

Nga Genc Pollo, ish-ministër dhe deputet Në vitet 2009-2013, si ministër për Teknologjinë e Informacionit, kam patur në varësi AKShI-n (Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit). Synimi kryesor i yni ishte kompjuterizimi i të gjitha sistemeve shtetërore nga Shëndetësia tek Transporti dhe ofrimin online (në internet) të shërbimeve ekzistuese për përdoruesit. Detyrë funksionale e AKShI-t […]

The post AKSHI dje, sot e nesër si dhe shteti i sigurt appeared first on BoldNews.al.

E-Albania disa javë jashtë funksionit/ Qytetarët dhe bizneset vijojnë të mos marrin shërbim

By: Brisi
28 December 2025 at 13:55

Portali qeveritar e-Albania, vijon të jetë jashtë funksionit, duke mos ofruar asnjë shërbim për qytetarët dhe bizneset. Edhe këtë të diel, qytetarët kanë hasur vështirësi për të aksesuar platformën, e cila prej disa javësh tashmë nuk punon. Edi Rama emëroi ministren “Diella” për të asistuar në këtë portal, por kjo e fundit vijon të jetë […]

The post E-Albania disa javë jashtë funksionit/ Qytetarët dhe bizneset vijojnë të mos marrin shërbim appeared first on BoldNews.al.

Sëmuret Diella e Ramës, nuk ofron më shërbime!

By: Elva
27 December 2025 at 16:40

Nga Boldnews.al Diella, e njohur si krijesa e Ramës, nuk është në gjendje të mirë. Prej tre javësh ajo nuk po ofron shërbimet e kërkuara, pavarësisht numrit të madh të aplikimeve. Bëhet fjalë për platformën “e-Albania”, e cila rezulton e bllokuar për një numër shumë të lartë shërbimesh. Aplikimet për rinovim ose pajisje për herë […]

The post Sëmuret Diella e Ramës, nuk ofron më shërbime! appeared first on BoldNews.al.

Shteti fizik dhe virtual ikin me pushime, por penalizon bizneset, Diella as punon, as përgjigjet

By: Ela
27 December 2025 at 11:34

Është bërë e zakonshme që sa herë ka ndonjë ditë feste që bie afër fundit apo fillimit të javës edhe dita më e afërt bëhet me vendim qeverie pushim zyrtar. Por, vendimi është i vlefshëm vetëm për administratën publike. Bizneset, shpesh nuk e kanë luksin që të pushojnë kaq gjatë, pasi në fund të fundit […]

The post Shteti fizik dhe virtual ikin me pushime, por penalizon bizneset, Diella as punon, as përgjigjet appeared first on BoldNews.al.

Sulmet digjitale në 2025: Më të sofistikuara dhe më të organizuara

27 December 2025 at 07:54

Sulmet digjitale në Shqipëri kanë ardhur duke u sofistikuar përgjatë 12 muajve të fundit. Shpeshherë ato ndodhin në forma të fshehta, por pasojat në integritetin e të dhënave apo sigurinë e qytetarëve janë të dukshme dhe problematike. Një monitorim i BIRN për hapësirën digjitale në Shqipëri për periudhën kohore shtator 2024-gusht 2025 identifikoi 115 shkelje […]

The post Sulmet digjitale në 2025: Më të sofistikuara dhe më të organizuara appeared first on Reporter.al.

Çfarë po ndodh me e-Albania?/ DW: I gjithë shteti online është i bllokuar

By: Elva
26 December 2025 at 17:05

Pas skandalit të AKSHI-t platforma e-Albania është bllokuar dhe qytetarët nuk mund të kryejnë asnjë shërbim. Prej disa ditësh platforma e-Albania po përballet me një bllokim teknik serioz, që ka sjellë pasoja për të gjithë: qytetarë brenda dhe jashtë Shqipërisë, por edhe biznese. Në sistem nuk shfaqen data të lira për rezervime, për shërbime si […]

The post Çfarë po ndodh me e-Albania?/ DW: I gjithë shteti online është i bllokuar appeared first on BoldNews.al.

‘Shteti online’ i bllokuar prej disa ditësh/ Çfarë po ndodh me e-Albania?

By: Brisi
26 December 2025 at 08:13

Prej disa ditësh platforma e-Albania po përballet me një bllokim teknik serioz, që ka sjellë pasoja për të gjithë: qytetarë brenda dhe jashtë Shqipërisë, por edhe biznese. Në sistem nuk shfaqen data të lira për rezervime, për shërbime si aplikime për pasaportë, shërbime konsullore, dhe procedura të lidhura me Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB), si regjistrime, […]

The post ‘Shteti online’ i bllokuar prej disa ditësh/ Çfarë po ndodh me e-Albania? appeared first on BoldNews.al.

Arrestimet e SPAK te AKSHI, e-albania del jashtë funksionit, nuk aksesohet

By: V K
26 December 2025 at 08:50

Faqja e portalit qeveritar e-albania, ka dalë jashtë funksionit vetëm pak ditë pas operacionit të SPAK për arrestimin e drejtoreshës së AKSHI-t Mirlinda Karçanaj dhe personave të tjerë të akuzuar për skandalin e tenderave në këtë sektor.

Çdo qytetar që tenton të lgoohet në e-albania, merr një mesazh gabimi nga platforma dhe nuk arrin ta përdorë atë.

“e premte, 26 dhjetor 2025
Ju lutemi mbyllni shfletuesin dhe provoni përsëri.
Ju lutemi mbyllni shfletuesin dhe provoni përsëri.
2025-12-26 07:12:21Z
Telemetry operation ID: 430a95f8890a8a7b-44cf533d4814fd56”, eshte mesazhi qe shfaqet.

Platforma të fton që të mbyllësh programin për ta hapur sërish, por edhe nëse e bën, serish shfaqet i njëjti mesazh dhe përsëritet i njëjti cikël me një përfundim: pamundësi për aksesimin e platformës.

Pas një përfolje të gjatë mediatike dhe me denoncime për fondet e shumta të dhëna nga buxheti i shtetit në këtë sektor, pas sulmeve kibernetike të përsëritura që dëshmuan mungesën totale të sigurisë së platformave qeveritare, ky është një tjetër rast i papërgjegjshmërisë në këtë sektor.

Hetimi i SPAK, konfirmoi denoncimet për rrjedhjen e miliona eurove nga buxheti i shtetit në xhepat e zyrtarëve dhe biznesmenëve abuzues në një kohë që qytetarët shqiptarë nuk marrin shërbimin minimal nga platforma në fjalë.

The post Arrestimet e SPAK te AKSHI, e-albania del jashtë funksionit, nuk aksesohet appeared first on Albeu.com.

Mbi 16 mijë aplikime për vërtetime elektronike tatimore përmes e-Albania

18 December 2025 at 11:48

TIRANË, 18 dhjetor /ATSH/ Qytetarët dhe bizneset shqiptare po shfrytëzojnë gjithnjë e më shumë mundësitë e dixhitalizimit të shërbimeve publike përmes platformës e-Albania, duke aplikuar për vërtetimin elektronik të përgjegjësive tatimore, i pajisur me vulë elektronike. Dokumenti gjenerohet në kohë reale dhe ofron një zgjidhje të thjeshtë dhe të shpejtë për çdo subjekt tatimpagues, duke lehtësuar procedurat administrative dhe garantuar besueshmëri ligjore.

Sipas të dhënave zyrtare, nga janari deri në nëntor 2025 janë regjistruar 16,487 aplikime, duke reflektuar një trend të qartë rritjeje të përdorimit të shërbimeve dixhitale në sektorin fiskal. Ky rritje tregon gjithashtu besimin në sistemin elektronik dhe rëndësinë e tij në përshpejtimin e proceseve për qytetarët dhe bizneset.

Vërtetimi elektronik i përgjegjësive tatimore mund të përdoret për çdo qëllim ligjor, duke përfshirë procedurat për tendera, aplikimet për financime, ose për realizimin e detyrimeve administrative ndaj institucioneve publike. Dokumenti është i pajisur me vulë elektronike, që garanton autenticitetin dhe vlefshmërinë ligjore në çdo rast.

Shërbimi i ofruar nga e-Albania është pjesë e strategjisë për modernizimin e administratës publike dhe dixhitalizimin e shërbimeve, duke synuar lehtësimin e qasjes në dokumente zyrtare, reduktimin e kohës dhe kostove për qytetarët, si dhe rritjen e efikasitetit të institucioneve shtetërore.

Ky trend tregon se dixhitalizimi i shërbimeve publike po merr një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në përmirësimin e ndërveprimit midis qytetarëve, biznesit dhe administratës.

e.xh/j.p/

The post Mbi 16 mijë aplikime për vërtetime elektronike tatimore përmes e-Albania appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Regjistrimi i gradave shkencore dhe titujve akademikë në e-Albania

17 December 2025 at 13:45

TIRANË, 17 dhjetor /ATSH/ Aplikimi për regjistrimin e gradave shkencore dhe titujve akademikë tashmë mundësohet online përmes portalit “e-Albania”.

Ky shërbim ofrohet për subjektet që veprojnë në fushën e arsimit të lartë dhe synon të lehtësojë dhe përshpejtojë procesin e regjistrimit të dokumentacionit akademik.

Për të përfituar nga shërbimi, aplikantët duhet të zgjedhin në portal shërbimin “Regjistrimi i gradave shkencore dhe titujve akademikë”. Regjistrimi i gradave apo titujve akademikë është i vlefshëm për një afat të pacaktuar.

Koha e marrjes së shërbimit është 15 ditë nga momenti i aplikimit.

Shërbimi online përmes e-Albania synon të rrisë transparencën, efikasitetin dhe aksesin e subjekteve të arsimit të lartë në shërbimet administrative.

/r.e/j.p/

The post Regjistrimi i gradave shkencore dhe titujve akademikë në e-Albania appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌