Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 1 January 2026Main stream

Figura e shquar e politikës dhe shkencës - liderët politikë shprehin dhimbjen dhe mirënjohjen për Nexhat Dacin

1 January 2026 at 13:29


Me pikëllim të madh u bë i ditur lajmi për ndarjen nga jeta të ish-Kryetarit të Kuvendit të Kosovës. Nexhat Daci, një figurë e shquar institucionale dhe akademike në vend.

Figura e tij është përkujtuar nga shumë personalitete të jetës politike dhe publike të Kosovës.

Ish-presidentja Atifete Jahjaga ka shkruar se kontributi i Dacit do të kujtohet përherë.

“Lajm i hidhur vdekja e ish-Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, z. Nexhat Daci. Kontributi i tij për institucionet dhe jetën publike në Kosovë do të kujtohet përherë. Në këto momente të rënda, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij. I lehtë i qoftë dheu i Kosovës”, ka shkruar Jahjaga.



Për vdekjen e Nexhat Dacit, ka reaguar edhe kryetari i PDK-së, Bedri Hamza i cili shprehu ngushëllimet e tij duke theksuar rolin e Dacit në zhvillimin institucional.

“Ndarja nga jeta e Nexhat Dacit është një humbje e madhe për Kosovën. Ai ishte institucionalist dhe akademik i përkushtuar, që kontribuoi shumë në jetën publike, duke besuar në rendin kushtetues, dialogun institucional dhe dijen si udhërrëfyes të shoqërisë. Trashëgimia e akademik Nexhat Dacit është pjesë e pandashme e themeleve të shtetndërtimit të Kosovës”, u shpreh Hamza.


Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku i shprehi gjithashtu ngushëllime familjes Daci dhe gjithë miqëve e bashkëpunëtorëve me rastin e ndarjes nga jeta të Akademik Nexhat Daci.

“Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të ish-Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, akademikut dhe profesorit Nexhat Daci.Akademik Daci ishte një figurë e veçantë e jetës sonë publike dhe akademike, që me dije të thellë, integritet dhe përkushtim i shërbeu vendit si Kryetar Kuvendi, deputet, akademik dhe drejtues i institucioneve shkencore. Veprimtaria e tij la gjurmë të pashlyeshme në ndërtimin e institucioneve demokratike dhe në zhvillimin e mendimit shkencor në Kosovë", ka shkruar Abdixhiku.


Reagim ka pasur edhe nga ish-presidenti i Behgjet Pacolli, i cili ndau një kujtim personal me akademikun Nexhat Daci.

“Kur u njoha me të për herë të parë, fjalët e tij, porosia dhe qetësia me të cilën i shprehu, u ngulitën përgjithmonë në kujtesën time dhe u shndërruan në një obligim moral për mua. Ai më tha: ‘Zotni Pacolli, do të doja shumë që kjo ndërtesë të marrë një frymë të re — hapësira moderne, dinjitoze, që të përfaqësojnë të ardhmen e Kosovës.’ Për të kam pasur gjithmonë një respekt të veçantë. U prehtë në paqe”, u shpreh Pacolli.



Edhe kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka reaguar pas vdekjes së akademikut Nexhat Daci.

“Nexhat Daci ishte njeri i dijes dhe i parimit, institucionalist i bindur dhe shërbyes i përgjegjshëm i shtetit. Ai i qëndroi besnik idesë së institucioneve, dialogut dhe rendit kushtetues, duke dhënë një kontribut të çmuar në ndërtimin e demokracisë parlamentare dhe të themeleve të shtetit tonë. Gjurmët e tij në jetën institucionale të Kosovës mbeten të pashlyeshme”, u shpreh Limaj.



Ndër të tjerët, liderët politikë shprehën mirënjohje dhe dhimbje për humbjen e një njeriu që kishte një rol vendimtar në jetën publike dhe institucionale të vendit. /Telegrafi/

Before yesterdayMain stream

Behgjet Pacolli fiton të drejtën mbi VIA-n, miliarderi jep lajmin: Nga sot rikthehet normaliteti në Aeroportin e Vlorës

By: M C
23 December 2025 at 21:20

Pas disa muajsh pezullim me vendim të Prokurisë së Tiranës, miliarderi Behgjet Pacolli deklaron se prej ditës së sotme Aeroporti i Vlorës i është rikthyer normalitetit institucional dhe rendit ligjor.

Me një status të publikuar në rrjete sociale, pronari i VIA-s thotë se operimi në aeroport do të vijojë tashmë normalisht, duke lënë të kuptohet se drejtësia është shprehur dhe mesa duket nga përplasja me ortakun në dyert e gjykatave, Pacolli ka dalë i fituar.

“Po kthehet normaliteti me aeroportin e Vlorës!

Akti më i lartë i përgjegjësisë qytetare dhe patriotike është kontributi ndaj familjes, shoqërisë dhe shtetit përmes punës së ndershme, profesionale dhe respektimit të parimeve të drejtësisë. Drejtësia, ndonëse shpesh përballet me sfida dhe procese të vështira, ajo mbetet universale dhe e pashmangshme në zbatimin e saj.

Eshtë një ndjenjë krenarie për një qytetar kur drejtësija në vëndin e tij funksionon në mënyrë të pavarur, të pandikuar dhe të qëndrueshme.

Nga sot, në Vlora International Airport, rikthehen normaliteti institucional, rendi ligjor dhe besimi duke i falenderuar drejtesise!” shkruan Pacolli.

Behgjet Pacolli, pronar i “Mabco Construction S.A.” nisi një përplasje në gjykata me ortakun e tij Valon Ademi pronar i 2A Grop dhe shkak ishte ndarja e aksioneve për aeroportin e Vlorës.

Valon Ademi përfaqësues i kompanisë 2A Group, fillimisht ka pasur 2% të aksioneve në Aeroportin e Vlorës. Ndërkohë pas tërheqjes së turqëve, Yda , të cilët i shitën aksionet e tyre për 4200 euro, Ademi ka pretenduar se mes tij dhe Pacollit u firmos një kontratë ku atij i kaluan 47% të aksioneve.

2A Group e Ademit kërkoi të njihet si 47% aksioner duke pasur në dorë kontratën por edhe gjithë dokumentet e investimit gjatë këtyre dy viteve, ndërsa Mabco e Pacollit refuzon dhe ka marrë një vendim si aksioner kryesor që të mos lejohet ndryshimi i aksioneve.

The post Behgjet Pacolli fiton të drejtën mbi VIA-n, miliarderi jep lajmin: Nga sot rikthehet normaliteti në Aeroportin e Vlorës appeared first on Albeu.com.

Konflikti për aeroportin e Vlorës, Behgjet Pacolli fiton gjyqin ndaj Ademit

By: Elva
23 December 2025 at 22:28

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka lënë të kuptohet se ka fituar përballjen ligjore për aeroportin e Vlorës ndaj ish-ortakut të tij Valon Ademi, i cili e kishte paditur në Gjykatën e Tiranës. Në një postim në rrjetet sociale, Pacolli deklaron se nga dita e sotme Vlora International Airport i është rikthyer normalitetit institucional dhe rendit ligjor, […]

The post Konflikti për aeroportin e Vlorës, Behgjet Pacolli fiton gjyqin ndaj Ademit appeared first on BoldNews.al.

“Fluturimet nuk do të nisin me 1 Mars”/ Behgjet Pacolli mohon pagesën e ryshfetit për koncesionin e aeroportit të Vlorës

By: Elva
6 November 2025 at 21:59

Biznesmeni kosovar Behgjet Pacolli ka reaguar mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” në Tv Klan, ku foli për kontratën e koncesionit të aeroportit të Vlorës dhe për përplasjet me ortakun e tij. Pacolli tha se ndjehet jashtëzakonisht i fyer nga akuzat dhe epitetet e fundit që, sipas tij, janë ngritur pa asnjë bazë. Ai mohoi […]

The post “Fluturimet nuk do të nisin me 1 Mars”/ Behgjet Pacolli mohon pagesën e ryshfetit për koncesionin e aeroportit të Vlorës appeared first on BoldNews.al.

Behgjet Pacolli del nga Prokuroria e Tiranës pas 3 orësh

By: Elva
31 October 2025 at 13:46

Biznesmeni kosovar, Behgjet Pacolli, ka dalë pas gati tre orësh nga ambientet e Prokurorisë së Tiranës, ku u mor në pyetje në kuadër të një hetimi që lidhet me ndërtimin e aeroportit të Vlorës. Pacolli deklaroi për mediat: “Besoj shumë në drejtësi dhe vendimet e gjyqësorit, do të veprojë në bazë të vendimit të tij.” […]

The post Behgjet Pacolli del nga Prokuroria e Tiranës pas 3 orësh appeared first on BoldNews.al.

Behgjet Pacolli del nga Prokuroria e Tiranës: Aeroporti i Vlorës do të bëhet, do jetë më i bukuri

31 October 2025 at 13:54


Pasa disa orësh i marrë në pyetje si deklarues, biznesmeni Behgjet Pacolli ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Tiranës.

“E kam lënë në dorë të drejtësisë, besoj shumë në drejtësi, do veproj ashtu siç do pasojë vendimet, aeroporti do të bëhet, do jetë aeroporti më i bukur”, tha ai para gazetarëve.

Top Channel njofton se Pacolli u thirr nga prokurori Ndini Tavani dhe oficeri Andri Dervishi, për t’u pyetur si deklarues për 47 për qind të aksioneve të aeroportit dhe mosmarrëveshjen me Valdon Ademin.

Marrja në pyetje e Pacollit u krye si person që ka dijeni për rrethanat e ngjarjes dhe konfliktin me aksionerin Valdon Ademin dhe ish-administratorin e kompanisë “Vlora Internacional Airoport”, Valon Lluka.

Pacolli u pyet jo vetëm për kallëzimin e aksionerit Valdon Ademi por edhe për kallëzimin që ka bërë Emin Pacolli në prokurorinë e Tiranës për tre personat si noteren Valbona Selimi, aksionerin në minorancë Valdon Ademi dhe ish-administratorin Valon Lluka.

Por si ka nisur konflikti?

Aksioneri i minorancës në këtë koncesion, Valon Ademi ka akuzuar publikisht Behgjet Pacollin për mashtrim. Thelbi i konfliktit të dy ortakëve në ndërtimin e aeroportit ka qenë ndarja e aksioneve, ku Ademi zyrtarisht ka 2% të tyre, por pretendon 47%.

Mes palëve ekziston gjithashtu një kontratë noteriale, e firmosur menjëherë pas largimit të grupit turk YDA nga koncesioni i aeroportit. Ky grup kishte në pronësi 40 për qind të aksioneve të aeroportit të Vlorës, të cilat formalisht ia shiti kompanisë Mabco të Behgjet Pacollit për shumën simbolike prej 4200 eurosh. Po atë ditë, Mabco dhe 2A Group nënshkruan një marrëveshje të re për ndarjen e aksioneve, duke përcaktuar që Mabco të zotëronte 53 për qind dhe 2A Group 47 për qind të tyre. Megjithatë, këto kontrata nuk janë regjistruar ende në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB).

Ndërkohë, kompania 2A Group e Ademit kërkon të njihet zyrtarisht si pronare e 47 për qind të aksioneve, duke u mbështetur në kontratën noteriale dhe dokumentacionin e plotë të investimeve të realizuara gjatë dy viteve të fundit. Nga ana tjetër, Mabco e Pacollit kundërshton këtë pretendim dhe, si aksionere kryesore e konsorciumit, ka marrë vendim të mos lejojë ndryshimin e strukturës së aksioneve.

Përplasja mes tyre ka çuar edhe në shkarkimin e administratorit të parë të kompanisë së aeroportit të Vlorës, ndërsa i dyti ka dhënë dorëheqjen pak ditë më parë.

Pas akuzave mes aksionarëve, Valon Ademi ka bërë kallëzim ndaj Pacollit dhe gjykata ka vendosur pak ditë më parë masën e sigurimit të padisë ndaj Shoqërisë “Vlora International Airport – VIA” SH.P.K., duke pezulluar çdo vendim të planifikuar në Asamblenë e Përgjithshme të Ortakëve, e cila ishte caktuar të mbahej më 20 tetor 2025.

Gjithashtu është pezulluar edhe e drejta e votës e ortakut të shumicës, Shoqërisë “Mabco Constructions SA”, e Pacollit deri në regjistrimin e kontratës së shitjes së 49% të kuotave të kapitalit të shoqërisë VIA sh.p.k., të transferuara më 3 prill 2025 tek blerësi “2A Group” sh.p.k.

Prokuroria e Tiranës ndërkohë ka nisur një grup prokurorësh për hetimin e çështjes së aeroportit të Vlorës.

Hetimi është regjistruar për 3 individë: biznesmenin Behgjet Pacolli me të vëllanë Emin Pacolli, si dhe shtetasin Nelson Çela, administrator i kompanisë mëmë në Zvicër Mabco Construction S.A. Shtetasi Nelson Çela u thirr në Prokurorinë e Tiranës, i cili dha një deponim, ndërsa fill më pas nënshkroi edhe dorëheqjen si administrator i kompanisë në pronësi të Pacollit. Të tre ata janë zyrtarisht nën hetim për mashtrim me pasoja të rënda, mashtrim kompjuterik, si dhe falsifikim të dokumenteve dhe akteve. /TCH/

Behgjet Pacolli del nga Prokuroria e Tiranës pas 3 orësh

By: V K
31 October 2025 at 14:18

Biznesmeni kosovar, Behgjet Pacolli, ka dalë pas gati tre orësh nga ambientet e Prokurorisë së Tiranës, ku u mor në pyetje në kuadër të një hetimi që lidhet me ndërtimin e aeroportit të Vlorës.

Pacolli deklaroi për mediat: “Besoj shumë në drejtësi dhe vendimet e gjyqësorit, do të veprojë në bazë të vendimit të tij.” Ai shtoi gjithashtu: “Aeroporti do të bëhet, do të jetë më i bukuri.”

Sipas raportime në media biznesmeni është thirrur nga organi i akuzës për të dhënë sqarime rreth projektit të aeroportit, që ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të mosmarrëveshjeve me ortakët e tij, pjesë e koncesionarit që po zhvillon këtë projekt.

Çfarë po ndodh me aeroportin e Vlorës?

Aeroporti i Vlorës është përfshirë në një skemë të errët, me përplasje mes aksionerëve dhe hetime nga organet e drejtësisë. Konflikti mes biznesmenit Behgjet Pacolli dhe Valon Ademit ka marrë përmasa publike dhe ligjore, ndërkohë që SPAK ka nisur hetime për kontratën koncesionare që financon projektin.

Valon Ademi përfaqësues i kompanisë 2A Group, fillimisht ka pasur 2% të aksioneve në Aeroportin e Vlorës. Ndërkohë pas tërheqjes së turqëve, Yda , të cilët i shitën 47% të aksioneve të tyre për 4200 euro, Ademi ka pretenduar se mes tij dhe Pacollit u firmos një kontratë që t’i kalonin atij 47% të aksioneve.

2A Group e Ademit kërkon të njihet si pronare e 49% të aksioneve në total, duke pasur në dorë kontratën por edhe gjithë dokumentet e investimit gjatë këtyre dy viteve, ndërsa Mabco e Pacollit refuzon dhe ka marrë një vendim si aksioner kryesor që të mos lejohet ndryshimi i aksioneve.

Gjithashtu 2A Group ka akuzuar Pacollin se ka bërë marrëveshje financiare, huanë prej 100 milionë eurosh, pa e njoftuar dhe përfshirë në mënyrë të saktë ortakun e vogël, dhe se shumë nga këto fonde nuk kanë ardhur të regjistruara në Shqipëri.

Avokati i Ademit ka deklaruar se kur firma turke që kishte marrë pjesë në projekt (YDA Group) u tërhoq, aksionet e saj kaluan te Mabco, e Behgjet Pacollit, dhe në të njëjtën ditë u nënshkrua marrëveshje mes Pacollit dhe Ademit, me ndarje që sipas tyre duhej të ishte 49–51. Por Mabco kundërshton këtë variant dhe nuk pranon që të bëhet regjistrim zyrtar i pjesëmarrjes sipas kontratës noteriale.

The post Behgjet Pacolli del nga Prokuroria e Tiranës pas 3 orësh appeared first on Albeu.com.

Biznesmeni Behgjet Pacolli paraqitet në Prokurorinë e Tiranës

By: Ela
31 October 2025 at 10:31

Biznesmeni Behgjet Pacolli është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Tiranës. Bëhet me dije se Pacolli po pyetet për një çështje në hetim, lidhur me aeroportin e Vlorës. Së fundmi, një skandal ka përfshirë aeroportin e Vlorës, ku dy aksionerët, miliarderi Behgjet Pacolli me 98% dhe ai minoritar, Valon Ademi me 2%, janë zhytur […]

The post Biznesmeni Behgjet Pacolli paraqitet në Prokurorinë e Tiranës appeared first on BoldNews.al.

Aeroporti i Vlorës, Behgjet Pacolli paraqitet në Prokurorinë e Tiranës

By: redi
31 October 2025 at 10:43

Këtë të premte biznesmeni dhe ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, është paraqitur në Prokurorinë e Tiranës. Dyshohet se Pacolli do pyetet për një çështje në hetim, atë të Aeroportit të Vlorës. Kujtojmë se javët e fundit Pacolli ka patur përplasje me ortakët e tij, pjesë të koncesionarit që po ndërton aeroportin. Aktualisht kjo prokurori po heton kallëzime të bëra nga biznesmeni Pacolli…

Source

Biznesmeni Behgjet Pacolli paraqitet në Prokurorinë e Tiranës

By: V K
31 October 2025 at 10:43

Këtë të premte, biznesmeni Behgjet Pacolli, është paraqitur sot në Prokurorinë e Tiranës. Nuk dihen arsyet pse Pacolli është paraqitur, por kohet e fundit ka lindur një konflikt në lidhje me aksionet për aeroportin e Vlorës.

Kujtojmë që pak ditë më parë, një kallëzim është bërë nga vëllai i biznesmenit kosovar.

Në kallëzimin penal Emin Pacolli akuzon ish-administratorin Valon Lluka, noteren Valbona Selimi dhe aksionerin në minorancë Valon Ademi, se kanë kryer veprime mashtrimi dhe falsifikim të dokumenteve me qëllim rrëmbimin e 47 për qind të aksioneve.

Pacollët po ashtu, pretendojnë se nuk e njohin dhe nuk janë paraqitur ndonjëherë tek noterja Valbona Selimi, duke e akuzuar këtë të fundit se ka falsifikuar deklaratën noteriale, pasi ka nënshkruar dhe legjitimuar një akt noterial pa qene prezent palët.

The post Biznesmeni Behgjet Pacolli paraqitet në Prokurorinë e Tiranës appeared first on Albeu.com.

Aeroporti i Vlorës/ Tomorri: Asetet strategjike nuk mund t’u jepen biznesmenëve si Pacolli e Ademi

30 October 2025 at 22:41

Gazetari Klodian Tomorri, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, u shpreh se sherri dhe akuzat mes aksionerëve të aeroportit të Vlorës, tregoi se tashmë po mbahet peng një investim strategjik që pritej t’i sillte zhvillim zonës, por tashmë që kjo dosje ka përfunduar në gjykatë, nuk dihet se kur do të përfundojë. Sipas Tomorrit, asetet […]

The post Aeroporti i Vlorës/ Tomorri: Asetet strategjike nuk mund t’u jepen biznesmenëve si Pacolli e Ademi appeared first on BoldNews.al.

“Kallëzim penal për Behgjet Pacollin”, Klodiana Lala sqaron situatën: A do të sekuestrohet Aeroporti i Vlorës?

By: M C
30 October 2025 at 22:31

Gazetarja Klodiana Lala ka komentuar në emisionin “Të Paekspozuarit” “konfliktin” mes aksionerëve të Aeroportit të Vlorës, Behgjet Pacolli dhe Valon Ademi.

Klodiana Lala u shpreh se nëse zbulohen shkelje në procedura, shteti ka të drejtë të sekuestrojë Aeroportin e Vlorës.

“Valon Ademi që është pronar i “2A Group”, i është drejtuar prokurorisë me kallëzim penal për Behgjet Pacollin, vëllain e tij dhe ish-administratorin. Prokuroria ka çelur hetim.

Gjatë kësaj kohe, rreth dy muaj, prokurorët kanë pyetur Valon Ademin, vëllain e Pacollit, Nelson Çelën, ish-admininstratorin edhe Valon Llukën po ashtu ish-administrator.

Prokuroria e Tiranës ka person nën hetim, Nelson Celën, ish-administrator i “Mabco”. Nelson Çela është nën hetim për ndërhyrje të paautorizuar në të dhënat kompjuterike, pasi pretendojnë prokurorët se ka ndryshuar të dhënat jo në favor të 2A Group.

Në momentin që prokurorët e provojnë, se numrat janë ndryshuar mbi bazën e dokumenteve të falsifikuar dhe përplasja e tyre cenon një investim strategjik, bëhet sekuestrimi. Për aeroportin, shteti mund ta marrë dhe sekuestrojë nëse gjenden shkelje të kontratës dhe kushteve të kontratës”- tha Lala.

The post “Kallëzim penal për Behgjet Pacollin”, Klodiana Lala sqaron situatën: A do të sekuestrohet Aeroporti i Vlorës? appeared first on Albeu.com.

Behgjet Pacolli jep dorëheqjen nga drejtimi i Aleancës Kosova e Re, emërohet pasuesi i përkohshëm

By: Elva
23 October 2025 at 22:05

Presidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i partisë që e themeloi në vitin 2006. Lajmi është konfirmuar për Klan Kosova nga ish-sekretari i përgjithshëm i partisë, Vesel Makolli, i cili është caktuar si ushtrues detyre i kryetarit të AKR-së. Makolli bëri të ditur se dorëheqja e Pacollit […]

The post Behgjet Pacolli jep dorëheqjen nga drejtimi i Aleancës Kosova e Re, emërohet pasuesi i përkohshëm appeared first on BoldNews.al.

Çështja e Aeroportit të Vlorës, reagon Pacolli: Situata ka ardhur nga veprimet e paligjshme të noteres Vjollca Selimi

23 October 2025 at 19:24


Biznesmeni Behgjet Pacolli ka reaguar lidhur me zhvillimet dhe përfoljet e fundit për shoqërinë VIA, duke i cilësuar ato si pasojë e veprimeve të papërgjegjshme dhe të dyshuara të kundërligjshme të noteres Vjollca Selimi.

Në një deklaratë publike, Pacolli thekson se veprimet e noteres janë kryer “në mënyrë të fshehtë dhe në mungesë të plotë të palës së ligjshme”, duke shtuar se pretendimet për nënshkrimin e aktit të transferimit të aksioneve nuk janë të vërteta.

“Sipas njoftimeve të publikuara sot në media, noterja në Tiranë, znj. Valbona Selimi, ka pretenduar se palët kanë qenë të pranishme gjatë nënshkrimit të aktit të transferimit të aksioneve nga MABCO Construction SA në shoqërinë ‘2A’.
Me këtë rast, sqaroj publikisht se as unë dhe as ndonjë person i autorizuar nga MABCO Construction SA, me seli në Lugano, nuk kemi qenë ndonjëherë në zyrën e saj, nuk e kemi takuar, nuk kemi pasur komunikim me të dhe nuk kemi nënshkruar asnjë dokument apo prokurë në praninë e saj,” deklaron Pacolli.

Ai thekson se në një akt noterial të vitit 2023, të cilin noterja Selimi e ka përdorur në mënyrë joligjore si pjesë të dokumentacionit për transfer të pronës, janë përfshirë deklarime të pavërteta.

“Noterja ka pretenduar me shkrim se unë paskam qenë fizikisht i pranishëm në zyrën e saj, ajo paskësh kryer identifikimin tim dhe më paskësh lexuar aktin me praninë e një përkthyeseje. Këto pretendime janë plotësisht të rreme,” ka shtuar Pacolli.

Ai nënvizon se nuk e njeh noteren Selimi, nuk ka qenë asnjëherë në zyrën e saj, nuk ka nënshkruar ndonjë dokument në prezencën e saj dhe nuk ka dijeni për ekzistencën e një përkthyeseje të tillë.

Pacolli thekson se ky akt noterial përbën elementin themelor të veprimeve të dyshuara të paligjshme të ndërmarra nga Valon Lluka dhe bashkëpunëtorët e tij, të cilët, sipas tij, në prill të këtij viti kishin tentuar të realizonin transferimin e 47% të aksioneve të shoqërisë, duke e mbajtur të fshehur këtë veprim deri më 18 gusht 2025, kur rasti u zbulua rastësisht në dokumentacionin e ish-administratorit të shoqërisë VIA.

“Ky akt i kryer në mënyrë të fshehtë përbën burimin dhe shkakun fillestar të kësaj situate me të cilën po përballemi sot,” përfundon deklarata e Pacollit.

Presidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli jep dorëheqjen nga drejtimi i partisë

By: M C
23 October 2025 at 20:55

Presidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i partisë që e themeloi në vitin 2006. Lajmi është konfirmuar për Klan Kosova nga ish-sekretari i përgjithshëm i partisë, Vesel Makolli, i cili është caktuar si ushtrues detyre i kryetarit të AKR-së.

Makolli bëri të ditur se dorëheqja e Pacollit është dorëzuar rreth një muaj më parë, dhe se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është njoftuar zyrtarisht për ndryshimin në drejtimin e partisë.

““Zoti Pacolli ka dhanë dorëheqje para afro një muaji dhe ne bazë te Statutit të partisë, më ka caktuar Ushtrues Detyre i Presidentit te AKR-së. Në KQZ janë të njoftum me ketë ndryshim,” tha Makolli.

Behgjet Pacolli ka qenë në krye të AKR-së që nga themelimi i saj në vitin 2006, duke e udhëhequr partinë në disa zgjedhje parlamentare dhe lokale në Kosovë.

The post Presidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli jep dorëheqjen nga drejtimi i partisë appeared first on Albeu.com.

Behgjet Pacolli jep dorëheqje nga posti i kryetarit të AKR-së

23 October 2025 at 12:30


Behgjet Pacolli ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të Aleancës Kosova e Re.

Këtë për Telegrafin e ka konfirmuar edhe ish-sekretari i partisë, Vesel Makolli.

Ai ka thënë se për shkak të angazhimeve të Pacollit, ai ka ofruar dorëheqjen, madje e kishte kërkuar qysh nga viti 2022.

“Qysh në kuvendin e fundit kur e kemi pasur në vitin 2022, presidenti Behgjet Pacolli ka kërkuar me u tërheq”, ka thënë Makolli.

“Kjo ka të bëjë me punët e tij, pasi ai nuk qëndron shumë në Kosovë, po ashtu edhe aspekti shëndetësor, pasi nuk ka arritur të marrë pjesë edhe në mbledhjet e fundit”.

Makolli shtoi po ashtu se ai do të jetë si ushtrues-detyre në krye të AKR-së.

“Dokumenti i dorëheqjes tashmë është dërguar në Komisionin Qendror Zgjedhor, ndërsa unë do të jem ushtrues-detyre i presidentit, pasi ne kryetarit i themi president”, përfundoi Makolli. /Telegrafi/

Ironia tragjike e aeroportit të Vlorës

By: Ela
22 October 2025 at 09:39

Nga Klodian Tomorri Verën e vitit të kaluar mediat amerikane transmetuan gjerësisht një video vireale. Pamjet e marra nga kamera e një banese tregonin dy hajdutë duke u përleshur fizikisht për të grabitur pakon e sapodorëzuar në oborrin e një familje. Ajo që po ndodh në aeroportin e Vlorës është praktikisht e njëjta gjë, vetëm […]

The post Ironia tragjike e aeroportit të Vlorës appeared first on BoldNews.al.

Kronologjia/ Kush fshihet pas sherrit Pacolli – Ademi për aeroportin e Vlorës

By: Ela
21 October 2025 at 14:51

Një pjesë e madhe e emisioneve televizive të së hënës në mbrëmje ia kushtuan hapsirën e tyre skandalit që ka përfshirë aeroportin e Vlorës, ku dy aksionerët, miliarderi Behgjet Pacolli me 98% dhe ai minoritar, Valon Ademi me 2%, janë zhytur në një konflikt mes tyre duke lënë pas afatet e dorëzimit të këtij koncesioni. […]

The post Kronologjia/ Kush fshihet pas sherrit Pacolli – Ademi për aeroportin e Vlorës appeared first on BoldNews.al.

Përplasjet për aeroportin/ Gazetari: Pacolli mendon se po e godet Balluku dhe se i ka bërë presion

20 October 2025 at 22:52

Gazetari Berat Buzhala ka qenë i ftuar në emisionin “Opinion” ku ka folur për konfliktin që ka lindur mes ortakëve të aeroportit të Vlorës,, konkretisht Behgjet Pacollit dhe administratori i “2A Group”, Valon Ademi, teksa aeroporti është dhënë me koncesion për 35 vite nga Qeveria. I pyetur nëse kjo përplasje ka prapavijë politike, Buzhala tha se […]

The post Përplasjet për aeroportin/ Gazetari: Pacolli mendon se po e godet Balluku dhe se i ka bërë presion appeared first on BoldNews.al.

Gjykata e Tiranës pezullon Pacollin për aksionet në aeroportin e Vlorës, reagon biznesmeni: Komplot kundër meje

19 October 2025 at 14:49


Një përplasje mes dy aksionarëve që kanë në pronësi aeroportin e Vlorës, ka përfunduar tashmë në dyert e gjykatave, e cila nga ana e saj ka bllokuar çdo lëvizje me aksionet e kompanisë.

Aksioneri i minorancës në këtë koncesion, Valon Ademi ka akuzuar publikisht Behgjet Pacollin për mashtrim. Thelbi i konfliktit të dy ortakëve në ndërtimin e aeroportit ka qenë ndarja e aksioneve, ku Ademi zyrtarisht ka 2% të tyre, por pretendon 47%.

Mes palëve ekziston gjithashtu një kontratë noteriale, e firmosur menjëherë pas largimit të grupit turk YDA nga koncesioni i aeroportit. Ky grup kishte në pronësi 40 për qind të aksioneve të aeroportit të Vlorës, të cilat formalisht ia shiti kompanisë Mabco të Behgjet Pacollit për shumën simbolike prej 4200 eurosh. Po atë ditë, Mabco dhe 2A Group nënshkruan një marrëveshje të re për ndarjen e aksioneve, duke përcaktuar që Mabco të zotëronte 53 për qind dhe 2A Group 47 për qind të tyre. Megjithatë, këto kontrata nuk janë regjistruar ende në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB).

Ndërkohë, kompania 2A Group e Ademit kërkon të njihet zyrtarisht si pronare e 47 për qind të aksioneve, duke u mbështetur në kontratën noteriale dhe dokumentacionin e plotë të investimeve të realizuara gjatë dy viteve të fundit. Nga ana tjetër, Mabco e Pacollit kundërshton këtë pretendim dhe, si aksionere kryesore e konsorciumit, ka marrë vendim të mos lejojë ndryshimin e strukturës së aksioneve.

Përplasja mes tyre ka ccuar edhe në shkarkimin e administratorit të parë të kompanisë së aeroportit të Vlorës, ndërsa i dyti ka dhënë dorëheqjen pak ditë më parë.

Pas akuzave mes aksionarëve, Valon Ademi ka bërë kallëzim ndaj Pacollit dhe gjykata ka vendosur pak ditë më parë masën e sigurimit të padisë ndaj Shoqërisë “Vlora International Airport – VIA” SH.P.K., duke pezulluar çdo vendim të planifikuar në Asamblenë e Përgjithshme të Ortakëve, e cila ishte caktuar të mbahej më 20 tetor 2025.

Gjithashtu është pezulluar edhe e drejta e votës e ortakut të shumicës, Shoqërisë “Mabco Constructions SA”, e Pacollit deri në regjistrimin e kontratës së shitjes së 49% të kuotave të kapitalit të shoqërisë VIA sh.p.k., të transferuara më 3 prill 2025 tek blerësi “2A Group” sh.p.k.

Prokuroria e Tiranës ndërkohë ka nisur një grup prokurorësh për hetimin e çështjes së aeroportit të Vlorës.

Hetimi është regjistruar për 3 individë: biznesmenin Behgjet Pacolli me të vëllanë Emin Pacolli, si dhe shtetasin Nelson Çela, administrator i kompanisë mëmë në Zvicër Mabco Construction S.A. Shtetasi Nelson Çela u thirr në Prokurorinë e Tiranës, i cili dha një deponim, ndërsa fill më pas nënshkroi edhe dorëheqjen si administrator i kompanisë në pronësi të Pacollit. Të tre ata janë zyrtarisht nën hetim për mashtrim me pasoja të rënda, mashtrim kompjuterik, si dhe falsifikim të dokumenteve dhe akteve.

Pas këtyre zhvillimeve ka reaguar ditën e djeshme Behgjet Pacolli, i cili thotë se në Shqipëri ka nisur një fushatë kundër tij.

“Çfarë është ky komplot i koordinuar në Shqipëri kundër emrit tim? Pikërisht tani që ndërtimit të aeroportit po i vjen fundi?! Çfarë janë këto ofendime? Kush po e orkestron këtë fushatë shpifjesh dhe pse? Nuk jam më gati për lëshime për atë që është e imja, por nuk do të pranoj kurrë asgjë që nuk më takon. Kam dhënë kontributin tim të ndershëm, me qindra miliona euro investime, që vijnë 100% nga asetet e mia personale, të dokumentuara dhe të garantuara me fondet dhe kolateralet e mia private. Asnjë qindarkë publike — çdo gjë ka ardhur nga puna, besimi dhe sakrifica ime”, shkruan Pacolli.

Sipas tij “Dua të lë në Vlorë një trashëgimi duke e ditur mirë që ky investim me vështirësi do të rikthehet. Por një gjë është e sigurt: Nuk mund të duroj më këtë padrejtësi, ku përbaltet emri, dinjiteti dhe investimi im! Këto sulme të organizuara do t’i përballoj me të vërtetën dhe me faktet në dorë”. /TCH/


❌
❌