Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 30 December 2025Main stream

Elbasan, një person gjendet pothuajse i djegur në katin e parë të një pallati

By: Rovena
30 December 2025 at 20:25

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme pranë stadiumit “Elbasan Arena”, ku një person është gjetur pothuajse i djegur plotësisht në një ambient të përshtatur si banesë, në katin e parë të një pallati. Rrethanat e kësaj ngjarjeje mbeten ende të paqarta.

Sipas informacioneve paraprake, ndërhyrja e shërbimeve zjarrfikëse është bërë pasi banorët e pallatit kanë sinjalizuar praninë e erës së djegies dhe tymit. Zjarrfikësit kanë hapur me forcë qepenin e ambientit, ku kanë gjetur Edmond Angjelin në gjendje të rëndë shëndetësore, pothuajse të djegur dhe në koma. Paraprakisht dyshohet se ka ndërruar jetë./abcnews.al

Siria prezanton kartëmonedha të reja, heqin imazhet e al-Assadit

By: Rovena
30 December 2025 at 19:46

Presidenti i përkohshëm i Sirisë, Ahmed al-Sharaa, zbuloi kartëmonedhat e reja të vendit në një ceremoni në Damask të hënën, duke hequr imazhet e udhëheqësit të rrëzuar Bashar al-Assad dhe babait të tij Hafez al-Assad, në një ndarje simbolike me të kaluarën.

Monedha e re, e cila hyn në qarkullim më 1 janar, përmban prerje 10, 25, 50, 100, 200 dhe 500 funte siriane pas heqjes së dy zerove nga kartëmonedhat ekzistuese. Kartmonedhat e ridizajnuara shfaqin simbole bujqësore, duke përfshirë trëndafila, grurë, ullinj, portokallë dhe manash për të cilat njihet Siria, duke zëvendësuar imazhet politike. Al-Shara tha se monedha e re shënon “fundin e një faze të mëparshme, dhe fillimin e një faze të re që populli sirian aspiron”, sipas agjencisë zyrtare të lajmeve të Sirisë, SANA.

“Dizajni i ri i monedhës është një shprehje e identitetit të ri kombëtar dhe një largim nga nderimi i individëve”, shtoi ai.

Guvernatori i Bankës Qendrore, Abdul Qader Hosriya njoftoi se procesi i këmbimit valutor do të përfundojë brenda 90 ditëve, me një zgjatje të mundshme.

Një dekret presidencial i vitit 2025 i jep bankës qendrore autoritetin për të përcaktuar afatet dhe vendet për këmbimin e kartëmonedhave të vjetra.

Al-Sharaa theksoi se heqja e zeros nga kartëmonedhat do të lehtësojë transaksionet ditore, por në vetvete nuk do të thotë rimëkëmbje ekonomike.

“Përmirësimi i ekonomisë varet nga rritja e shkallës së prodhimit dhe ulja e shkallës së papunësisë në Siri, dhe një nga bazat e arritjes së rritjes ekonomike është përmirësimi i situatës bankare sepse bankat janë si arterie për ekonominë”, shtoi ai.

Ai theksoi se faza e tranzicionit është “e ndjeshme” dhe “delikate”, duke i kërkuar publikut të qëndrojë i qetë dhe të shmangë nxitimin për të shkëmbyer kartëmonedha të vjetra.

Aksident në Korçë/ Makina përplas motorin, i lënduari dërgohet me urgjencë në spital

By: Rovena
30 December 2025 at 19:13

Aksident në afërsi të zonës së leshpunueses në Korçë. Mësohet se një mjet është përplasur me një motor.

Drejtuesi i motorit është dërguar në spital ku po merr ndihmë mjekësore dhe raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet policia që po bën zbardhjen e rrethanave.

Kosova ngre aktakuzë ndaj 21 personave për masakrën e Reçakut

By: Rovena
30 December 2025 at 19:00

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj 21 personave për masakrën në Reçak, kur u vranë 45 civilë më 15 janar 1999.

Ndaj O.S.,R. M., K.J., G.R., ZH.T., B.J., M.L., R.M., D.GJ., B.M., D.J., M.SH., D.A., S.V. , B.M., Z.S., M.J., G.P., D.N., Ç.A., u ngrit aktakuzë për veprën penale “krim i luftës kundër popullatës civile”.

Ata akuzohen se gjatë një operacioni të forcave policore serbe, vranë 42 civilë në Reçak të Shtimes. Prokuroria ka propozuar që gjykimi ndaj tyre të zhvillohet në mungesë, meqë ata janë “të paarritshëm për organet e drejtësisë” të Kosovës.

Sipas aktakuzës, në periudhën 1998-1999, të akuzuarit, si pjesëtarë të ushtrisë së ish-Jugosllavisë, Brigadës “243 të Mekanizuar”, Armatës së III- të, e njohur si “Korpusi i Prishtinës”, si dhe pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, “kanë kryer edhe trajtim çnjerëzor, shkatërrim të pasurisë, dëbim masiv dhe spastrim etnik të popullsisë civile”.

Prokuroria tha se të pandehurit e kishin rrethuar fshatin Reçak nga vendet e quajtura “Pishat”, “Gështenjat” dhe “Çesta”.

Më pas, sipas aktakuzës, ata e kishin granatuar fshatin, kishin kryer kontrolle shtëpi më shtëpi, dhe kishin ndarë burrat nga gratë dhe fëmijët, duke i detyruar që të largoheshin nga fshati, “ndërsa burrat e ndaluar i ekzekutuan”.

“Hetimet kanë vërtetuar se të pandehurit kanë ushtruar dhunë fizike ndaj civilëve, duke i rrahur me kondakë armësh, shqelma, dru, zinxhirë dhe mjete të tjera të forta”, u tha në njoftimin e Prokurorisë.

Atëbotë, si pasojë e këtij operacioni të forcave serbe, afër 20 mijë civilë të fshatrave Reçak, Topill, Petrovë, Kraisht, Mullapolc, Dremjak ishin dëbuar nga shtëpitë e tyre, tha Prokuroria. Gjykimi në mungesë, që Prokuroria Speciale ka kërkuar për këtë rast, mundësohet në Kosovë pas ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale, të bëra më 2022.

Megjithatë, gjykime të tilla mund të bëhen vetëm me kushtin që prokuroria dhe gjykata t’i kenë shteruar të gjitha mjetet për të siguruar praninë e të akuzuarit. Por, ky Kod përcakton se personat që gjykohen në mungesë kanë të drejtë për një rigjykim pa kushte, kur të arrestohen.

Dokumentimin e krimeve të kryera në Reçak e kishte bërë William Walker, i cili më 1999 kishte shërbyer si shef i Misionit Verifikues të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE). Pas masakrës së Reçakut, në mars të vitit 1999, NATO-ja i sulmoi caqet ushtarake policore në ish-Jugosllavi. Pas 78-ditësh të sulmeve, bombardimet u ndëprenë më 10 qershor 1999, me miratimin e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, kishte mundësuar edhe kthimin në shtëpitë e tyre të më shumë se 800.000 refugjatëve, personave të zhvendosur brenda dhe jashtë Kosovës. Në luftën e zhvilluar në Kosovë më 1998/99, janë vrarë mbi 13.000 civilë dhe mijëra të tjerë janë zhdukur. Afër 1.600 persona vazhdojnë të jenë ende të pagjetur, pjesa më e madhe e tyre shqiptarë. Në vitet e fundit, Kosova e ka rritur numrin e aktakuzave në mungesë për krime lufte gjatë luftës së fundit.

Më herët gjatë vitit, Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë në mungesë kundër 21 të dyshuarve për dëbimin me forcë të mbi 800.000 civilëve shqiptarë nga Kosova gjatë luftës./REL

“Bilanci politik i Berishës, katastrofal”/ Bejko: Që pas ’97-ës PD nuk ka qenë kurrë kaq dobët

By: Rovena
30 December 2025 at 18:30

Analisti Roland Bejko ka kritikuar ashpër rolin e Sali Berishës në drejtimin e Partisë Demokratike, gjatë një interviste në emisionin “Tirana Live” në ABC News.

Sipas Bejkos, Berisha ndodhet në një gjendje paranoje politike nga frika se mund të humbasë kontrollin mbi partinë dhe të dalë nga skena politike, ndërsa drejtimi i tij në krye të PD-së është, sipas tij, i paligjshëm dhe në kundërshtim me statutin.

Ai theksoi se Berisha ka shkelur si parimet ligjore ashtu edhe ato morale, nuk ka mbajtur premtimet për forcimin e partisë dhe ka ndëshkuar çdo zë kundërshtues. Bejko vlerësoi se bilanci i drejtimit të Berishës është “katastrofal”, duke e cilësuar situatën aktuale si më të dobëtën për PD-në që nga viti 1997.

“Berishën e ka kapur paranoja sepse mendon se do ia marrin partinë. Futur në një kornizë ka frikë se do i marrin partinë dhe do dalë nga politika. Nëse Rama është legjitim, Berisha nuk është legjitim, sepse është në krye të PD, sepse ka shkelur statutin dhe nenin Basha. Berisha vazhdon të jetë atje dhe ka pushtuar PD.

Ka shkelur nenin si në aspektin ligjor, ashtu edhe në atë moral. Premtoi se do e bënte partinë më të madhe dhe më fituese, nuk mbajti dot asnjë nga këto. Berisha tani ka dalë me tezën që unë jam misionar, ndërkohë që nuk ka lejuar asnjëherë votën e lirë. Kushdo që del në kundërshtim me të, e ndëshkon. Salianji ka dalë dhe ka mbledhur më shumë njerëz se sa vetë Berisha, dhe kjo tregon se Berisha ka rënë.

Dy muaj më parë Salianji ishte heroi i demokracisë dhe i burgosur politik, kurse tani e quan bashkëpunëtor me bandat. Bilanci për Berishën, është vetëm me një fjali, katastrofal. Që pas ’97-ës PD nuk ka qenë kurrë kaq dobët. Të tjera interesa kanë demokratët dhe qytetarët dhe të tjera interesa ka Berisha, të marrë dhe të zaptojë partinë. PD qe e bashkuar, Berisha e ndau”, tha Bejko./abcnews.al

Dorëzohet Vuçiç/ Presidenti serb: Zgjedhje të parakohshme në 2026

By: Rovena
30 December 2025 at 18:10

Serbia do të ketë zgjedhje të parakohshme vitin e ardhshëm. Kështu ka deklaruar presidenti serb Aleksandër Vuçiç, i cili tha se kështu është plotësuar një nga kërkesat kryesore të opozitës dhe studentëve që protestojnë prej muajsh nëpër sheshe.

Kjo deklaratë pasoi nismën e studentëve për mbledhjen e nënshkrimeve anembanë Serbisë, ku kërkohej shpallja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Vuçiç tha se bllokuesit e rrugëve kanë synuar ta fusin vendin në kaos me atë që ai e quajti “pushtimi i ndërtesave të Presidencës dhe Asamblesë Kombëtare”

“E kemi pranuar kërkesën e tyre kryesore. Vitin e ardhshëm do të shkojmë në zgjedhje parlamentare, por vetëm se nuk do të jenë aq të lumtur kur t’i numërojnë votat. Do të shkojmë në zgjedhje që t’i mposhtim kundërshtarët tanë politikë, që janë pa program e pa ide në çdo qytet të Serbisë”, deklaroj Vuçiç.

Vuçiç nuk la pa komentuar edhe zgjedhjet në Kosovë, duke përgëzuar serbët aty për guximin dhe unitetin që, sipas tij, treguan në zgjedhjet e mbajtura të dielën. Ai tha se serbët atje meritojnë ndihmë më të madhe financiare nga shteti serb, ndërsa akuzoj opozitën se nuk kanë as ide politike, as qëndrimin e duhur për Kosovën.

2025 për presidentin Vuçiç dhe qeverinë e tij nuk ishte e lehtë, përpos presionit të brendshëm nga protestuesit, edhe nga qëndrimi i ashpër i BE për rrugën integruese të vendit.

Furnizimi me energji për festa/ OSHEE: 1600 punonjës të terrenit në gadishmëri

By: Rovena
30 December 2025 at 18:07

1 mijë e 600 punonjës do të jenë në gadishmëri për të garantuar furnizim të pandërprerë me energji elektrike për festa.

Drejtori i OSHEE Enea Karakaçi tha se është hartuar një plan masash për të ndërhyrë në kohë në rast të defekteve. konsumi  i energjisë në vend  rezulton se ka arritur pikun ditët e fundit e ndikuar kjo edhe prej uljes së ndjeshme të temperaturave

Kreu i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes  , Blendian Dalipi theksoi se janë kryer një sërë investimesh  në sektorin e energjisë të cilat kanë ndikuar në uljen e energjisë në rrjet

Turqia arreston 357 anëtarë të dyshuar të IS-it

By: Rovena
30 December 2025 at 17:46

Forcat e sigurisë të Turqisë kanë arrestuar 357 persona gjatë operacioneve në mbarë shtetit kundër grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS), bëri të ditur ministri i Brendshëm, Ali Yerlikaya.

“Gjatë operacioneve të zhvilluara këtë mëngjes nga forcat tona të policisë në 21 provinca, kemi arrestuar 357 persona që dyshohet se janë të lidhur me IS-in”, tha Yerlikaya në X.

“Ne asnjëherë nuk u kemi dhënë mundësi atyre që përpiqen ta gjunjëzojnë shtetin përmes terrorizmit”.

Më 29 dhjetor, tre zyrtarë policorë u vranë gjatë një operacioni kundër grupit në Yalova, në veriperëndim të Turqisë.Përplasja, e cila zgjati disa orë, la të vdekur edhe gjashtë anëtarë të dyshuar të IS-it, të gjithë shtetas të Turqisë.

Javën e kaluar, Prokuroria e Stambollit urdhëroi arrestimin e 137 personave, nën dyshimet se ishin anëtarë të IS-it, pasi tha se “informacionet e inteligjencës treguan se organizata terroriste, Shteti Islamik, po planifikonte sulme gjatë Krishtlindjes dhe Vitit të Ri. Turqia ndan një kufi prej 900 kilometrash me Sirinë, ku ky grup mbetet aktiv./REL

Tensione në Mukalla, sulmi i fundit thellon përplasjen Riad-Abu Dhabi

By: Rovena
30 December 2025 at 17:25

Arabia Saudite ka kryer sulme ajrore në qytetin portual Mukalla në Jemen për të goditur një dërgesë armësh që thuhet se erdhi nga Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) dhe ishte përforcim për forcat separatiste të Këshillit Kalimtar të Jugut.

Sulmi shënon një përshkallëzim të tensioneve mes Arabisë Saudite dhe forcave separatiste të mbështetura nga EBA. Ai gjithashtu rrit tensionet mes Riadit dhe Abu Dhabit, të cilat mbështesin palë konkurruese në luftën 10-vjeçare kundër rebelëve Houthi të mbështetur nga Irani.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve të Arabisë Saudite, anijet e përfshira kishin çaktivizuar pajisjet e gjurmimit dhe kishin shkarkuar armë dhe mjete ushtarake për Këshillin Kalimtar të Jugut. Arabia Saudite tha se sulmi ishte i kufizuar dhe u krye gjatë natës për të shmangur dëme të panevojshme.

Nuk dihet nëse ka pasur viktima nga sulmi ose nëse pjesëmarrës ishin forca të tjera ushtarake. Këshilli i Jugut konfirmoi sulmet pa dhënë detaje të mëtejshme.

Analistët thonë se sulmi mund të synonte një anije të identifikuar si Greenland, e cila kishte mbërritur në Mukalla nga Fujairah në EBA.

Sulmi ndodh pas një goditjeje të mëparshme të Arabisë Saudite ndaj Këshillit Kalimtar të Jugut, që kishte përparuar duke kontrolluar pjesë të provincave Hadramout dhe Mahra. Separatistët kanë ngritur flamurin e Jemenit të Jugut dhe po mbajnë protesta për të mbështetur ndarjen e jugut nga Jemenit i Veriut.

Veprimet e separatistëve kanë shtuar presion mbi marrëdhëniet mes Arabisë Saudite dhe EBA, të cilat janë aleate në OPEC, por konkurrojnë për ndikim politik dhe ekonomik në rajon.

Yesterday — 29 December 2025Main stream

Media izraelite “Ynet news” rekomandon Shqipërinë për pushime autentike kundrejt destinacioneve tradicionale

By: Rovena
29 December 2025 at 15:44

Ndërsa vendet e njohura turistike bëhen më të shtrenjta, alternativa të reja po hyjnë në lojë! Në konsultim me ekspertët e turizmit, ju sugjerojmë disa nga destinacionet më të mira për të udhëtuar në vitin 2026 – të ngjashme me vendpushimet e njohura tradiconale, shkruan Iris Lifshitz-Klieger në një artikull të botuar në revistën izraelite “Ynet news”.

Sipas ekspertëve, ekzistojnë vende të krahasueshme me pikat e njohura turistike – ku mund të shijoni një përvojë të ngjashme por me një kosto shumë më të ulët.

Viti 2026 mund të jetë viti i zgjedhjeve më të zgjuara për udhëtime – me më pak preferencë për destinacionet klasike dhe më shumë kërkime për alternativa që ofrojnë një përvojë të ngjashme dhe me një çmim dukshëm më të ulët.

Pas një periudhe, gjatë të cilës izraelitët u dyndën drejt destinacioneve të njohura – kryesisht për shkak të pasigurisë – një gamë më e gjerë fluturimesh, falë konkurrencës në rritje të linjave ajrore – po rihap hartën drejt destinacioneve të reja dhe të pazbuluara.

Këto vende ofrojnë pushime evropiane ekzotike me një buxhet të përballueshëm.

Në vend të Budapestit – zgjidhni Tiranën, në Shqipëri:

Tirana mund të jetë më pak e njohur, por ofron një ndërthurje të mahnitshme të një qyteti të ri evropian, kafeneve në modë, çmimeve të ulëta dhe aksesit të lehtë në natyrë dhe plazheve aty pranë.

Midis 12 dhe 15 korrikut, akomodimi në “Hotel Albanopolis” ka një kosto duke filluar nga 499 dollarë për person.

“Eshet Tours” gjithashtu ofron një paketë pushimi ku përfshihen katër netë qëndrimi në Shqipëri, në korrik në një hotel me katër yje për 492 dollarë për person.

Përveç kësaj, “Eshet Tours” ofron një paketë për pesë netë në Tiranë nga 23 deri në 28 korrik, duke mbuluar fluturimin dhe akomodimin në “Hotel Boutique Arbnor” me katër yje, me mëngjesin e përfshirë, duke filluar nga 490 dollarë për person.

Revista izraelite ka sugjeruar disa destinacione të reja – të cilësuara si më të mirat për të udhëtuar në vitin 2026 – që mund të zëvendësojnë vendpushimet e njohura tradicionale:

•Në vend të Budapestit – Tirana, Shqipëri
•Në vend të Pragës – Bukureshti, Rumani
•Në vend të Mikonos – Batumi, Gjeorgji
•Në vend të Berlinit – Varshava, Poloni
•Në vend të Budapestit ose Romës – Sofje, Bullgari
•Në vend të Tajlandës – Sri Lanka
•Në vend të Amsterdamit – Sllovaki ose Slloveni
•Në vend të Romës ose Selanikut – Baku, Azerbajxhan

Çfarë thotë industria e turizmit?

“TAL Aviation” – kompania lidere e linjave ajrore, udhëtimeve dhe turizmit – tha për “Ynet news” se është shfaqur një trend i ri përpara verës së vitit 2026: Turistët po kërkojnë gjithnjë e më shumë alternativa të reja kundrejt destinacioneve tradicionale verore, të nxitur kryesisht nga kostoja e lartë e jetesës dhe rritja e çmimeve në destinacionet e njohura.

Sipas kompanisë, një numër në rritje izraelitësh po zgjedhin destinacione që ofrojnë një përvojë të ngjashme me pikat e njohura turistike por, me një çmim dukshëm më të ulët.

Tali Noy, nënkryetar i strategjisë dhe marketingut në “Issta” tha: “Në epokën aktuale, familjet po kërkojnë përvoja unike përtej destinacioneve tradicionale si Greqia dhe Qiproja. Po shohim një kërkesë në rritje për udhëtime verore në vende të tilla si, Shqipëria, Uzbekistani, Rumania, Lituania dhe Mali i Zi. Ky trend pasqyron një dëshirë për pushime autentike që kombinojnë natyrën, kulturën dhe historinë, së bashku me çmime të arsyeshme”.

Shirly Cohen Urkabi, nënkryetare në “Eshet Tours” tha se destinacionet që pritet të kryesojnë në vitin e ardhshëm përfshijnë Greqinë, Ballkanin, Malin e Zi, Shqipërinë, Bullgarinë dhe Evropën Lindore, si dhe Azinë Qendrore, Marokun dhe Kaukazin: Azerbajxhanin, Kirgistanin, Uzbekistanin, Armeninë dhe Gjeorgjinë, së bashku me Lindjen e Largët.

Boksieri britanik, aksident në Nigeri/ Plagoset Anthony Joshua, dy të vdekur nga përplasja e mjeteve

By: Rovena
29 December 2025 at 15:25

Boksieri britanik i peshave të rënda Anthony Joshua ka mbetur i plagosur në një aksident me makinë në Nigeri, teksa dy të tjerë mbetën të vrarë.

Aksidenti ndodhi në shtetin Ogun dhe Joshua, 36 vjeç, pësoi lëndime të lehta kur automjeti i tij u përplas me një makinë tjetër.

Dëshmitarët okularë thanë për mediat lokale se Joshua pasagjer në makinën që u aksidentua me një kamion që nuk ishte në lëvizje.

Në pamjet e publikuara duket 36-vjeçari në makinën e aksidentuar, i cili ka pësuar lëndime dhe del nga automjeti për t’u dërguar në spital.

Aksidenti ndodhi 10 ditë pasi Joshua shënoi një fitore në raundin e gjashtë ndaj YouTuber Jake Paul në Miami, duke e lënë amerikanin me një nofull të thyer në dy vende.

Më parë këtë vit, Joshua zbuloi planet e tij për të investuar në të ardhmen e boksit në vendin e tij të origjinës. Ai ndau ambicien e tij për të krijuar një akademi boksi në Nigeri për të ndihmuar talentet lokale dhe për t’u ofruar boksierëve të rinj burimet për t’u bërë profesionistë./abcnews.al

Zi për sportin shqiptar/ Ndahet nga jeta Kristaq Eksarko dhe Enea Andrea

By: Rovena
29 December 2025 at 15:22

Kjo e hënë është kthyer në një ditë zie për sportin shqiptar, pasi futbolli dhe basketbolli në vend kanë humbur dy njerëz të shquar si Kristaq Eksarko dhe Enea Andrea.

Ish-mbrojtësi i Partizani është ndarë nga jeta në moshën 66-vjeçare, pasi prej vitesh vuante nga probleme të rënda shëndetësore.

Ai ishte një nga lojtarët më të mirë të Partizanit në vitet 80, ndërsa fitoi edhe titullin kampion. Eksarko do të mbahet mend në përballjet historike me të kuqtë në Kupat e Europës kundër Austrisë së Vienës apo Malmo. Po ashtu mbrojtësi ishte edhe pjesë e kombëtares së Shqipëisë në ato vite.

Një tjetër humbje tragjike për sportin shqiptar ishte edhe ajo e Enea Andrea. Ish basketbollisti i Dinamos dhe kombëtares shqiptare u nda nga jeta në moshën 55 vjeçare si pasojë e një ataku kardiak, teksa po stërvitej si zakonisht në palestër.

Pasi u tërhoq nga basketbolli i luajtur ai nuk u nda nga sporti, teksa prej vitesh vijonte karrierën si gazetar dhe komentator i ndeshjeve të NBA dhe Euroleague./abcnews.al

Festa e ndërrimit të viteve/ Shqiptarët festojnë brenda dhe jashtë vendit, bashkohen edhe emigrantët

By: Rovena
29 December 2025 at 15:16

Tryeza familjare do të mbledhë shumë shqiptarë në ndërrim të viteve. Tradita e kahershme do të ruhet nga pjesa më e madhe e qytetarëve dhe këtë festë.

Në Shqipëri apo jashtë vendit, atje ku të afërmit e tyre jetojnë dhe punojnë, por viti i ri do ti gjej bashkë.

“Edhe trendi që ne shikojmë është ose familjet ikin i bashkohen familjeve jashtë ose familjet që janë jashtë në emigrim vijnë e i bashkohen familjeve në Shqipëri.  Ky është trendi masiv.  Ne e vëmë re nga fluturimet që janë plotë në të dyja drejtimet”, tha operatori turistik, Aneo Hila.

Më të pakët sipas turoperatorëve janë ata që kanë zgjedhur të festojnë jashtë shtëpisë.

“Kemi një pjesë të shqiptarëve që shkojnë në mënyrë të organizuar në destinacione të afërta dhe brenda vendit, por nuk është një format masiv. Në Korçë kemi ture të organizuara ku kalohet darka e vitit të ri dhe 1 janari, edhe pjesa në Kosovë është në rritje, kemi Brezovicën, Prizrenin që kanë ture të organizuar për festat e fundvitit.  Edhe Mali i Zi, Budva dhe Kolashina tërheqin një sasi të caktuar ngelen popullore për familje, shumica e udhëtarëve janë individual jo të organizuar me grupe”, shtoi Aneo Hila.

Të tjerë   pëlqejnë ta presin vitin e ri jashtë kufijve. Sipas turoperatorëve  destinacionet  kryesore janë kryeqytetet europiane.

“Vendet më të kërkuara janë vendet e Europës si Parisi, Amsterdami, Vjena, Praga, Budapesti, Colmar, Strasburg, ku janë fshatrat turistike.  Kemi Stambollin që gjithmonë ka disa grupe që organizohen. Jane dy lloje destinacionesh të largëta, me diell ose me borë, këtë vit me diell kemi Sharm el Sheik, dhe ne veri.   Mbetën gjithmonë vende më të preferuara dhe më të kapshme vende si Roma, Parisi, Vjena  sepse në këtë periudhë nuk është se i kanë çmimet ekstremisht të shtrenjta se viti I ri për ata nuk është si e kemi ne vitin e ri”, u shpreh më tej Hila.

Sipas turoperatorëve përgjatë gjithë dhjetorit udhëtimet jashtë vendit kanë pësuar rritje. Lëvizjet e shqiptarëve vitet e fundit janë shtuar dhe për  shkak të linjave ajrore me tarifa më të ulëta./abcnews.al

Vodhi targat e 5 automjeteve/ Korçë, arrestohet 23-vjeçari

By: Rovena
29 December 2025 at 14:47

Një 23-vjeçar është arrestuar nga Policia e Korçës pasi vodhi pesë targa të automjeteve.

Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, u gjetën 5 targat e vjedhura, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

“Brenda ditës nga Turqia vijnë pjesët e reja hidraulike”/ Vlora 4 ditë pa ujë, reagon Rama: Vlonjatëve të mi u them ndjesë për tërë këtë peripeci

By: Rovena
29 December 2025 at 14:40

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në llogarinë e tij në “X” lidhur me defektin në ujësjellësin e Vlorës, ku ka ndërprerë prej katër ditësh furnizimin me ujë të pijshëm. Çka ka sjellë reagime dhe revoltë nga qytetarët.

Rama ka shkruar që sot brenda ditës vijnë pjesët e reja hidraulike nga Stambolli, ku shton se po bëhet e pamundura që të mbyllet një plagë e vjetër e lënë hapur, pasi në vitin 2009-2010 janë instaluar pjesë  hidraulike.

“Drejt aeroportit të Stambollit për të ardhur sot brenda ditës, pjesët e reja hidraulike për riparimin e difektit të rëndë në ujësjellësin e Vlorës, ku në vitin 2009-2010 janë instaluar pjesë  hidraulike jashtë standarteve, që nuk e kanë mbajtur dot më presionin e ujit dhe për pasojë tubacioni ka shpërthyer…

Respekt për punën e palodhur të punëtorëve të ujësjellësit Vlorë, që nën drejtimin e drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve,  inxhinierit të njohur Flauers Shoshi, i cili prej disa ditësh e netësh gjendet në krye të operacionit të vështirë, po bëjnë të pamundurën për ta mbyllur këtë plagë të hapur në trupin e Vlorës prej një mine të vjetër nga një kohë e zezë për Vlorën.

Vlonjatëve të mi u them ndjesë për tërë këtë peripeci të pamerituar dhe siç thoshin gjyshet tona plasi më në fund edhe syri i keq pas tërë këtyre viteve të mira për Vlorën, e ja që kush i do të keqen Vlorës, veç të keqen do i marrë”, ka shkruar kryeministri Rama./abcnews.al

Presidenti Begaj uron efektivët e rinj: Forcat e Armatosura janë shpresa dhe forca e mbrojtjes së vendit

By: Rovena
29 December 2025 at 14:25

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, i uroi sot suksese efektivë të rinj të Forcave të Armatosura në këtë rrugëtim fisnik, siç e quajti ai, për të qenë ushtarakë të denjë të Republikës së Shqipërisë.

Gjatë ceremonisë së betimit të studentëve në Akademinë e Forcave të Armatosura, Presidenti Begaj deklaroi, ndër të tjera, se efektivët e rinj përfaqësojnë shpresën, vazhdimësinë dhe forcën morale të institucionit të mbrojtjes.

Dukë sjellë në vëmendje strategun e ushtrisë amerikane, ish-Sekretarin e Shtetit, Colin Pawell, Presidenti Begaj i këshilloi të rinjtë se suksesi arrihet gradualisht dhe për këtë u shpreh se ata duhet të studiojnë dhe punojnë fort, të bëjnë më të mirën e mundshme dhe të mos reshtin se punuari, duke u treguar të tjerëve që e bëjnë mirë punën e tyre.

“Uniforma që vishni sot është simbol nderi, përgjegjësie dhe dinjiteti. Ajo qëndron denjësisht përkrah uniformave të tjera të vendeve aleate në NATO dhe përfaqëson Shqipërinë në çdo mision, brenda dhe jashtë vendit. Shpreh bindjen se kjo uniformë do të shërbejë si busulla juaj morale dhe profesionale, në shërbim të paqes, sigurisë dhe lirisë”, – deklaroi Presidenti i Republikës.

Si Komandat i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, Presidenti Begaj theksoi gjatë fjalës përshëndetëse të efektivëve të rinj se misioni i tyre shkon përtej profesionit, pasi është nder,  krenari dhe shërbim ndaj mbrojtjes së atdheut, garantimit të paqes dhe sigurisë.

Duke iu referuar situatave të ndërlikuara të sigurisë, Presidenti Begaj theksoi se paqja dhe siguria nuk mund të merren si të mirëqena dhe se ato janë vlera që duhen mbrojtur çdo ditë dhe kërkojnë përkushtim, vigjilencë e sakrificë.

Në këtë kontekst, Presidenti i Republikës vlerësoi se Forcat të Armatosura kanë dëshmuar profesionalizëm, besueshmëri dhe përkushtim ndaj NATO-s dhe paqes ndërkombëtare dhe Shqipëria ka kontribut aktiv në misione dhe operacione të NATO-s, Bashkimit Evropian dhe Kombeve të Bashkuara.

“Shqipëria do të vijojë rritjen e buxhetit të mbrojtjes jo vetëm për të përmbushur angazhimet ndaj Aleancës, por për të garantuar rritjen cilësore dhe të qëndrueshme të Forcave të Armatosura, sepse fuqia e një ushtrie nuk matet vetëm me pajisje apo numra, por, mbi të gjitha, me njerëzit që e përbëjnë, me brezat e rinj që i bashkohen asaj. Matet me ju.” – deklaroi Presidenti Begaj gjatë kësaj ceremonie. Ai theksoi se  “Akademia e Forcave të Armatosura ka një rol dhe përgjegjësi të madhe: përgatitjen e liderëve të rinj ushtarakë, të aftë për të përballuar mjedisin bashkëkohor të sigurisë dhe standardet e ndërveprueshmërisë me NATO-n”.

“Sistemi ynë arsimor ushtarak ka shënuar rritje të dukshme cilësore me rikthimin e Akademisë së mirëfilltë Ushtarake”, – theksoi Presidenti i Republikës, i cili, në fund të fjalës së tij, shprehu mirënjohje të veçantë për familjarët e ushtarakëve për sakrificën dhe dashurinë me të cilën i kanë brumosur të rinjtë dhe të rejat që bëjnë krenarë çdo shqiptar.

Tajlanda akuzon Kamboxhian për shkelje të armëpushimit

By: Rovena
29 December 2025 at 14:13

Ushtria e Tajlandës ka akuzuar Kamboxhian për shkelje të një marrëveshjeje armëpushimi të nënshkruar rishtazi, të arritur pas javësh përleshjesh vdekjeprurëse që detyruan gati një milion njerëz të largoheshin nga shtëpitë e tyre.

Në një deklaratë, ushtria tajlandeze ka thënë se më shumë se 250 mjete ajrore pa pilot (UAV) u zbuluan duke fluturuar nga ana kamboxhiane të dielën në mbrëmje.

Armëpushimi ka hyrë në fuqi në mesditë sipas kohës lokale të shtunën. Të dyja palët kanë rënë dakord të ngrinin vijat e frontit aty ku janë tani, të ndalonin përforcimet dhe të lejonin civilët që jetonin në zonat kufitare të ktheheshin sa më shpejt të ishte e mundur.

Vendimi është parë si një përparim, i cili erdhi pas ditësh bisedimesh midis të dy vendeve, me inkurajim diplomatik nga Kina dhe SHBA-ja.

Në një deklaratë të hënën, Ushtria Mbretërore Tajlandeze ka thënë se veprimet e Kamboxhias “përbëjnë provokim dhe shkelje të masave që synojnë uljen e tensioneve”, duke shtuar se ato ishin “në kundërshtim” me kushtet e armëpushimit.

Gjithashtu ka shtuar se “mund të duhet të rishqyrtojë” lirimin e 18 ushtarëve kamboxhianë të mbajtur në Tajlandë që nga korriku. Kamboxhia nuk ka komentuar ende. Reagimi vjen vetëm disa orë pasi ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi, vlerësoi armëpushimin “e fituar me vështirësi”, dhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump, vlerësoi “përfundimin e shpejtë dhe të drejtë”.

Të dënuar me burg për mashtrim e trafikim të lëndëve narkotike/ Ekstradohen nga Spanja e Gjermania dy shqiptarë

By: Rovena
29 December 2025 at 13:54

Interpol ka ekstraduar nga Spanja, një shtetase e dënuar me 7 vjet burgim, për mashtrim me pasoja të rënda. Ekstradohet në Gjermani, një shtetas i dënuar me 6 vjet e gjysmë burgim, për trafik të lëndëve narkotike.

Në vijim të bashkëpunimit të konsoliduar ndërmjet specialistëve të Drejtorisë së Interpolit dhe homologëve të tyre në Spanjë dhe në Gjermani, u finalizuan në kuadër të operacionit “The Ëanted”, procedurat për ekstradimin:

-nga Spanja, në Shqipëri, të shtetases Marjana Gjona, 42 vjeçe, e cila është dënuar në vitin 2019, nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec, me 7 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda;

-nga Shqipëria, në Gjermani, të shtetasit Metehan Tutuncu, 26 vjeç, i cili është dënuar nga Gjykata e Aschaffenburg, Gjermani, në vitin 2023, me 6 vjet e 6 muaj burgim, për trafikim të lëndëve narkotike.

❌
❌