❌

Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 27 February 2026Main stream

Mes renderëve dhe realitetit, në kërkim të Parkut të Besimit në Petrelë

27 February 2026 at 20:06

Ditëve të javës, kodrat e Petrelës vijojnë një përgjumje të gjatë e të heshtur, kryesisht për shkak të mungesës së vizitorëve. Kjo heshtje nis nga ullishtat, vazhdon mbi muret e kalasë dhe humbet në kthesat e rrugicave që lidhin qendrën e fshatit me rrugën kryesore drejt Tiranës.

Në një ditë të kthjellët, kryeqyteti duket pranë. Zhurmat e makinave në rrugën për në Elbasan dëgjohen deri lart. Një horizont vilash, pallatesh dhe kullash gri të kujton se metropoli është vetëm 15 minuta larg. Por në shtigjet e këtyre kodrave, ndjesia e afërsisë humbet shpejt.

Petrela mbetet një vend që duket sikur është gjithmonë pranë diçkaje, një zhvillimi të madh që mbetet në pritje prej kohësh, por që nuk ka ardhur kurrë.

NĂ« hyrje tĂ« fshatit, pak pasi kalon restorantet e para, njĂ« tabelĂ« e gjelbĂ«r e rrĂ«zuar pĂ«rtokĂ« bĂ«n me shenjĂ« pĂ«r te “Faith Park” (Parku i Besimit). SipĂ«r saj, njĂ« tabelĂ« tjetĂ«r drejton pĂ«r te “Kengo Art Park”. MĂ« tutje, dy tabela tĂ« tjera tĂ« bĂ«jnĂ« konfuz (foto; foto).

Tabelat e rrugës për në Petrelë/Citizens.al

Ato duket se ngatĂ«rrojnĂ« edhe vetĂ« banorĂ«t, tĂ« cilĂ«t nuk dinĂ« tĂ« thonĂ« me siguri se cila Ă«shtĂ« e saktĂ«, ku Ă«shtĂ« “Parku i Besimit” dhe ku “Kengo Art Park”.

NĂ« fakt, “Parku i Besimit” nuk ekziston, sĂ« paku pĂ«r momentin. NdĂ«rsa “Kengo Art Park” Ă«shtĂ« duke u ndĂ«rtuar. Por ka qenĂ« njĂ« ditĂ« kur tĂ« dy kĂ«to emra parqesh ishin i njĂ«jti vend.

Ngjan si lojë fjalësh, por kjo është zanafilla e këtij reportazhi, dy projekte parqesh që ekzistojnë njëkohësisht si ide arkitekturore dhe si paqartësi lokale. Projekte që në prezantime shfaqen futuristike, ndërsa në terren ndeshin rrugë me gropa, mbetje urbane, ndërtime të braktisura dhe një komunitet që nuk ka informacion.

Konkursi ndërkombëtar në një ish-repart ushtarak

Më 11 tetor 2025, një varg makinash me zyrtarë dhe arkitektë të huaj u ngjit në anën perëndimore të Petrelës. Destinacioni nuk ishte kalaja, as restorantet e njohura buzë kodrës.

Ishin kapanonet e njĂ« ish-reparti ushtarak, poshtĂ« rrugĂ«s “Sheh Mehmet Kuqi”, tĂ« cilat prej gushtit 2024 ishin kthyer nĂ« kantier ndĂ«rtimi pĂ«r atĂ« qĂ« zyrtarisht njihet si “Parku Tematik Kulturor Tirana Art Garden”.

Aty u prezantuan projektet finaliste pĂ«r thirrjen e KorporatĂ«s sĂ« Investimeve Shqiptare pĂ«r “Parkun e Besimit” (Faith Park), njĂ« koncept-ide qĂ« synon tĂ« materializohet nĂ« kodrat verilindore mes PetrelĂ«s dhe zonĂ«s sĂ« PĂ«rsqopit, njĂ« sit arkeologjik ilir.

Pamje nga kodrat e Petrelës/Citizens.al

Sipas konceptit fitues – nga studioja daneze e Bjarke Ingels – “Parku i Besimit” nuk Ă«shtĂ« thjesht park rekreativ. Ai Ă«shtĂ« menduar si hapĂ«sirĂ« ndĂ«rfetare, njĂ« kompleks qĂ« pĂ«rfaqĂ«son bashkĂ«jetesĂ«n mes besimeve, njĂ« ide qĂ« politika shqiptare e pĂ«rdor shpesh pĂ«r prezantim ndĂ«rkombĂ«tar.

Ingels Ă«shtĂ« njĂ« arkitekt i diskutueshĂ«m pĂ«r impaktin qĂ« projektet e tij kanĂ« pasur mbi trashĂ«giminĂ« kulturore nĂ« ShqipĂ«ri, pĂ«rfshirĂ« debatin mbi Teatrin KombĂ«tar dhe kullĂ«n “Pixel”.

Lexo: Bjarke Ingels nĂ« PetrelĂ«: “Parku i Besimit” mbi zonĂ«n antike tĂ« PĂ«rsqopit

Ai propozoi zhvillimin e kodrave me njĂ« sistem shtigjesh tĂ« gjarpĂ«ruara bimĂ«sie nĂ« formĂ«n e njĂ« “peme tĂ« jetĂ«s”, qĂ« pĂ«rfshin besimet me vlerat, simbolet dhe konceptet e tyre. Zona, sipas tij, zhvillohet njĂ«kohĂ«sisht si park, muze, vend pelegrinazhi, meditimi dhe rekreacioni.

“NjĂ« hartĂ« e evolucionit tĂ« rrugĂ«timit shpirtĂ«ror tĂ« njerĂ«zimit mbi topografinĂ« e kĂ«tij shpati mali qĂ« pĂ«rshkohet deri nĂ« qiell,” u shpreh Ingels gjatĂ« prezantimit nĂ« tetor.

“KremtojmĂ« harmoninĂ« e besimeve fetare,” vijoi ai teksa nĂ« renderĂ« shfaqeshin pemĂ« dhe shkurre tropikale si palma apo frangipani.

Krahas kësaj ideje disi utopike, parashikohen edhe një fshat ekologjik, hotel, bare dhe restorante për akomodim, pra zhvillim imobiliar me një total investimi që kërkon rreth 23.5 milionë euro.

“Kengo Art Park” nĂ« fazĂ« ndĂ«rtimi, shkurt 2026/Citizens.al

Në renderët e prezantimit, Petrela dukej si një peizazh mesdhetar i kuruar: ndërtesa shumëngjyrëshe të shkrira në relievin e gjelbëruar kodrinor.

Por nĂ« terren, nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n ditĂ«, pranĂ« kapanonit ku zhvillohej konkursi, punĂ«torĂ«t e kompanisĂ« “Salillari” vazhdonin punĂ«n pĂ«r parkun artistik “Tirana Art Garden”, i cili pak javĂ« mĂ« vonĂ« kur atĂ« e vizitoi sĂ«rish Kryeministri Rama, u prezantua zyrtarisht “Kengo Art Park”, pjesĂ« e njĂ« investimi rreth 3.5 milionĂ« euro pĂ«r transformimin e ish-bazĂ«s ushtarake nĂ« destinacion kulturor.

KĂ«shtu, projekti i sĂ« ardhmes “Faith Park” u prezantua mbi njĂ« projekt tĂ« sĂ« tashmes “Kengo Art Park,” qĂ« ende nuk ishte realizuar dhe madje ndryshoi emrin pa u hapur – u quajt nĂ« nder tĂ« arkitektit japonez Kengo Kuma.

“Kengo Art Park” duhej tĂ« kishte pĂ«rfunduar nĂ« shkurt, por punimet pritet tĂ« zgjasin deri nĂ« shtator 2026.

Një projekt që Petrela e mësoi nga televizioni

Në sheshin e vogël pranë kalasë, dy lokalet e vetme kanë punë kryesisht pasditeve, prej muajit të Ramazanit.

Teksa binte muzg, dy burra rreth tĂ« pesĂ«dhjetave prisnin qĂ« e zonja e njĂ« prej lokaleve t’u sillte kafenĂ«. Pasi u prezantuam, i pyeta nĂ«se dinin gjĂ« pĂ«r “Parkun e Besimit” dhe nĂ«se po, se ku do tĂ« zhvillohej.

“E morĂ«m vesh vetĂ«m nga televizori, qĂ« erdhi Rama andej poshtĂ«,” tha njĂ«ri prej tyre. “Por se ku do bĂ«het dhe çfarĂ« Ă«shtĂ« fiks, nuk dimĂ«.”

Pak mĂ« poshtĂ«, njĂ« banor i zonĂ«s po krasiste pemĂ«t buzĂ« rrugĂ«s. Edhe ai nuk e kishte tĂ« qartĂ« pĂ«r çfarĂ« bĂ«hej fjalĂ« pĂ«r “Parkun e Besimit”.

“MĂ« kanĂ« thĂ«nĂ« [se do tĂ« bĂ«het] nga ana tjetĂ«r, poshtĂ«, nga ullishtat, afĂ«r zip-line,” tregoi ai. “Por s’na ka pyetur njeri, s’dimĂ« gjĂ«.”

Sheshi “Mamica,” PetrelĂ«/Citizens.al

Prej tetorit 2025, askush në qendrën e fshatit nuk kishte informacione të tjera për projektin veç faktit se zonën e kishte vizituar dy herë Rama dhe se vizitat e tij i kishin parë në televizor.

Ky është dhe paradoksi i zakonshëm i zhvillimeve të mëdha në vendin tonë ku komuniteti që preket nga projektet është shpesh i fundit që merr informacion.

Në dokumente, informimi nis pas studimeve të fizibilitetit dhe vijon me konsultimet publike. Në praktikë, ai nis vetëm pasi projekti bëhet lajm në media.

Turizmi që erdhi vetë

Ndryshe nga burrat e fshatit, Xhulio, një i ri në të tridhjetat, e sheh ndryshimin si mundësi. Ai është ndër të kthyerit nga emigracioni dhe prej një viti drejton një biznes turizmi aventuror me ture quadbike në kodrat përreth Petrelës.

“Zona Ă«shtĂ« ideale, me terren tĂ« pĂ«rshtatshĂ«m dhe peizazh fantastik,” thotĂ« ai. “AfĂ«r TiranĂ«s, por duket si larg.”

Sipas Xhulios, vizitorĂ«t kĂ«rkojnĂ« mĂ« shumĂ« se njĂ« destinacion dhe Petrela mundet t’ua ofrojĂ« atĂ«, pra kalanĂ«, shtigjet, restorantet, natyrĂ«n dhe ndjesinĂ« e njĂ« pĂ«rvoje tĂ« pĂ«rzier nĂ« njĂ« vend tĂ« vetĂ«m.

“Sa mĂ« shumĂ« aktivitete tĂ« ketĂ«, aq mĂ« mirĂ« pĂ«r tĂ« gjithĂ« sepse rrit ofertĂ«n turistike dhe kohĂ«n e qĂ«ndrimit tĂ« vizitorĂ«ve,” thotĂ« ai.

Edhe Xhulio tha se nuk kishte informacion të zgjeruar për projektin, por u shpreh optimist se nëse ndërhyrjet e zotuara bëhen pa dëmtuar mozaikun historik e kulturor të zonës, do të sjellin zhvillim ekonomik.

Sipërmarrja e Xhulios, e cila ndërthur edhe risitë e tekonologjisë me rezervimet online, është në kontrast me hotelet dhe restorantet e kodrave përtej, që kanë mbyllur aktivitetin prej vitesh dhe shfaqen si relike të një turizmi që nuk u konsolidua kurrë.

Rruga ku fillon projekti

PĂ«r tĂ« parĂ« zonĂ«n ku parashikohet ndĂ«rtimi i “Parkut tĂ« Besimit” duhet tĂ« ndjekĂ«sh rrugĂ«n e Durishtit nĂ« verilindje tĂ« PetrelĂ«s.

Asfalt nuk ka. Segmenti është me çakull dhe në disa pjesë i dëmtuar nga rrëshqitjet e dheut (foto; foto; foto). Anash shfaqen ndërtesa gjysmë të braktisura: dy hotele dhe një tjetër i papërfunduar në majë të kodrës (foto).

Një nga shtigjet e devijuara prej rrëshqitjet e tokës/Citizens.al

Më tej shihen pirgje mbeturinash dhe inerte, ndërsa në thellësi një pjesë e kodrës është zhveshur nga bimësia. Kjo të sjell ndërmend zotimin që Ingels bëri gjatë prezantimit:

“TĂ« gjitha ndĂ«rtimet do tĂ« bĂ«hen nĂ« zona ku ka pasur gĂ«rmime. Nuk do tĂ« gĂ«rmojmĂ« thuajse fare dhe nuk do tĂ« heqim asnjĂ« pemĂ«.”

Por të gjitha janë gjurmët e një optimizmi të vjetër, të asaj vale investimesh të viteve 2000-2010 kur Petrela shihej si periferia turistike e ardhshme e Tiranës, por që u tradhtua nga infrastruktura që nuk erdhi kurrë deri këtu.

Sot ato ndërtesa janë monumente të një zhvillimi që nuk u mbështet dhe nuk u materializua.

Dhe pikĂ«risht mbi kĂ«tĂ« terren planifikohet njĂ« projekt qĂ« entuziazmon edhe arkitektĂ« me reputacion ndĂ«rkombĂ«tar si Bjarke Ingels, i cili e quan gjendjen aktuale si “njĂ« plagĂ«â€ qĂ« duhet shĂ«ruar.

Por projekti i parkut përfshin edhe të paktën tetë parcela pronash private, dhe këtu nisin pyetjet kryesore.

Zona e Përsqopit njihet edhe për gjurmë arkeologjike ilire dhe mbetet e paqartë nëse preket zona e mbrojtur apo dhe ajo buferike. Pyetjet për këto shqetësime drejtuar Ministrisë së Kulturës, Institutit të Trashëgimisë Kulturore dhe Korporatës së Investimeve nuk morën përgjigje.

Heshtja institucionale shpesh është forma më konkrete e informimit në projekte të tilla.

“Parku i Besimit” Ă«shtĂ« ende njĂ« ide. Por nĂ« PetrelĂ« ideja duket se ka nisur tĂ« ndikojĂ« realitetin pĂ«rpara se tĂ« ekzistojĂ« fizikisht: nĂ« biseda, pritshmĂ«ri, çmime toke dhe vilash qĂ« reklamohen pĂ«r shitje, si dhe nĂ« mĂ«nyrĂ«n sesi banorĂ«t e imagjinojnĂ« tĂ« ardhmen.

Mes kĂ«tyre dy kohĂ«sh, kohĂ«s sĂ« projektit dhe kohĂ«s fizike, do tĂ« vendoset nĂ«se vĂ«rtetĂ« “Parku i Besimit” do tĂ« bĂ«het zhvillim, apo thjesht njĂ« tjetĂ«r premtim nĂ« rrethinat e TiranĂ«s.

Deri atĂ«herĂ«, tabela e rrugĂ«s nĂ« PetrelĂ« do tĂ« vazhdojĂ« tĂ« tregojĂ« njĂ«kohĂ«sisht edhe “Faith Park” edhe “Kengo Art Park”, por askush nuk do ta dijĂ« se ku fillon njĂ«ri dhe ku mbaron tjetri.

Lexoni gjithashtu:

The post Mes renderëve dhe realitetit, në kërkim të Parkut të Besimit në Petrelë appeared first on Citizens.al.

Largimi i Ballukut, riorganizim kabineti apo menaxhim kostosh politike?

27 February 2026 at 12:35

Pasi i ofroi për rreth katër muaj mbrojtje politike ndaj kërkesave të SPAK-ut për ta arrestuar, Kryeministri Edi Rama vendosi të enjten të shkarkojë Belinda Ballukun si zëvendëskryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Ajo ishte e pezulluar me vendim të Gjykatës së Posaçme, vendim i cili mbeti në fuqi pavarësisht ankimit që qeveria i bëri në Gjykatën Kushtetuese.

A u tërhoq vërtetë Rama nga Balluku?

Largimi i Ballukut nga qeveria nuk erdhi si një lëvizje e zakonshme riorganizimi të kabinetit.

Njoftimi u bë pas një mbledhjeje të gjatë me grupin parlamentar të Partisë Socialiste, të dominuar nga kritikat ndaj Prokurorisë së Posaçme dhe sistemit të drejtësisë, çka e zhvendosi menjëherë këtë zhvillim nga një vendim administrativ në një zhvillim institucional.

Në të njëjtën mbrëmje, portofoli i Infrastrukturës dhe Energjisë nuk iu besua një figure të re politike apo teknike nga jashtë, por një vartësi të drejtpërdrejtë të Ballukut: Enea Karakaçi, i cili drejtonte Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSSHE).

Ky detaj është ndoshta më domethënësi. Rama ndryshoi ministren (dhe ministri të tjera), por jo strukturën që drejton sektorin më të madh financiar të qeverisë.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë përqendron projektet më të mëdha publike: rrugët kombëtare, koncesionet, energjetikën, aeroportet dhe portet. Në praktikë, aty kalon pjesa më e madhe e investimeve kapitale të qeverisë, po ashtu edhe kostot politike.

Për këtë arsye, çdo ndryshim në drejtimin e saj zakonisht shoqërohet me ndryshim kursi, qasje të politikave, investimeve, ose rishikim kontratash. Por në rastin konkret, asnjë nga këto nuk ka ndodhur.

Përkundrazi, Balluku lavdërohet edhe në ikje si ministrja më e suksesshme e qeverisë.

Ndaj, vendimi duket më shumë si distancim nga një figurë sesa si rishikim i politikave që drejtonte Balluku, pavarësisht se Rama nuk e shprehu qartësisht këtë gjë të enjten.

Qeveria ruajti aparatin administrativ dhe vazhdimësinë e projekteve, duke lënë të kuptohet se nuk kemi të bëjmë me një përgjegjësi politike për mënyrën e qeverisjes së sektorit, por me një menaxhim të kostos së saj publike.

Kjo përforcohet  nga ngritja në postin e ministrit të Mbrojtjes (në vend të Pirro Vengut) të Ermal Nufit, i cili më herët ka qenë drejtor kabineti për zëvendëskryeministren Balluku.

Konteksti i bën këto zhvillime edhe më të rëndësishme. Largimi i Ballukut bëhet në një moment tensioni të hapur mes ekzekutivit dhe SPAK-ut. Për herë të parë, kritikat ndaj drejtësisë nuk kanë qenë thjesht deklarata të izoluara politike, por pjesë e një komunikimi institucional qeveritar.

NĂ« kĂ«tĂ« kuptim, lĂ«vizja duket mĂ« pak si njĂ« reagim ndaj performancĂ«s si ministre – vĂ«nĂ« seriozisht nĂ« diskutim pas dĂ«mtimeve serioze nĂ« disa rrugĂ« kombĂ«tare tĂ« vendit – dhe mĂ« shumĂ« si njĂ« reagim ndaj rrezikut juridik qĂ« prodhon hetimi penal ndaj saj nĂ« nivele tĂ« larta.

Pak ditĂ« mĂ« parĂ«, qeveria propozoi ndryshime nĂ« Kodin e ProcedurĂ«s Penale qĂ« synojnĂ« tĂ« kufizojnĂ« pezullimin e zyrtarĂ«ve tĂ« lartĂ« nga detyra gjatĂ« hetimeve – njĂ« prej mjeteve kryesore qĂ« SPAK pĂ«rdori pĂ«r tĂ« parandaluar mundĂ«sinĂ« e prishjes sĂ« provave nga Balluku.

Me rastin “Balluku”, reforma nĂ« drejtĂ«si ka krijuar pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« njĂ« rrezik real penal pĂ«r qeveritarĂ«t, dhe politika duket se po pĂ«rshtatet me kĂ«tĂ« realitet tĂ« ri.

Ky “lĂ«shim” i Ballukut nga qeveria nuk e zhvesh atĂ« nga imuniteti si deputete. Pra SPAK nuk mund ta arrestojĂ« gjithsesi.

Me këtë zhvillim, qeveria nënkupton se pezullimi apo largimi i saj nga postet e larta janë të mjaftueshme për të mos-penguar hetimet, megjithëse SPAK ka raportuar në Këshillin e Mandateve se dëshmitarë në çështje janë kërcënuar.

Lexoni gjithashtu:

The post Largimi i Ballukut, riorganizim kabineti apo menaxhim kostosh politike? appeared first on Citizens.al.

Before yesterdayMain stream

Alternativat që shmangin rrugën e bllokuar Elbasan-Qafë Thanë

25 February 2026 at 13:31

Bllokimi i aksit Elbasan-Qafë Thanë, pranë Dragostunjës në Librazhd, ka nxjerrë në pah varësinë e pothuajse gjithë juglindjes së vendit nga një korridor i vetëm rrugor.

Prej fundjavĂ«s, rrĂ«shqitja e dherave dhe dĂ«mtimi i urĂ«s nĂ« zonĂ«n e njohur si “Arrat e GurrĂ«s” ka ndĂ«rprerĂ« lidhjen kryesore me TiranĂ«n pĂ«r Korçën, Pogradecin, Prrenjsin, Librazhdin dhe rrethinat e tij.

E njëjta zonë është edhe pjesë e punimeve të Korridorit VIII. Ndërhyrjet në shtratin e lumit Shkumbin kanë krijuar tension mjedisor dhe social, të raportuar më herët nga Citizens.al dhe organizatat mjedisore.

Por, si arrihet sot juglindja nga kryeqyteti dhe anasjelltas? Banorët e zonave pranë vendit ku ndodhi shembja, por dhe linjat e udhëtarëve dhe transportit të mallrave po përballen me kosto dhe kohë më të larta udhëtimi.

Më poshtë Citizens.al sjell disa nga alternativat që po përdoren aktualisht për të qasur juglindjen me Tiranën.

Duhet theksuar se shumica e rrugëve alternative janë në gjendje të vështirë, nuk përballojnë fluksin e shtuar dhe ofrojnë pak ose aspak siguri dhe mbështetje për: pika karburanti, vende pushimi apo shërbime bazë përgjatë udhëtimit.

Rruga juglindore dhe devijimi lokal

Korçë-Maliq-Lozhan-Moglicë-Gramsh-Elbasan-Tiranë

Kjo është ndër rrugët më të përdorura aktualisht. Distanca është rreth 170 kilometra dhe mund të përshkohet për 3-5 orë udhëtim në varësi të fluksit të trafikut.

Segmentet malore dhe kthesat e shumta, sidomos në zonën e Moglicës, e bëjnë të lodhshme dhe të rrezikshme, veçanërisht gjatë natës.

Rruga nga Moglica dhe alternativa tjetër me devijimin nga fshatrat e zonës.

NdĂ«rkohĂ« po pĂ«rdoret edhe njĂ« devijim pĂ«rmes fshatrave lokal dhe vijimit pĂ«rgjat njĂ« segmenti tĂ« ish-rrugĂ«s “Egnatia”.

Kjo rrugë devijon nga aksi kryesor për të shmangur Dragostunjën dhe urën e dëmtuar. Nis nga Librazhdi, kalon nga fshatrat si Spathari, Dardha dhe del në Hotolisht, me një gjatësi rreth 170 kilometra dhe kërkon rreth 4-6 orë udhëtim.

Pjesa e devijimit ka rrugë të ngushta, të paasfaltuara, me çakull e baltë dhe pjerrësi të forta. Përdoret kryesisht nga automjetet private, por tashmë po krijon radhë të gjata dhe trafik të rënduar.

Rruga jugore

Korçë-Ersekë-Leskovik-Përmet-Tepelenë-Fier-Durrës-Tiranë

Konsiderohet alternativa mĂ« e sigurt pĂ«r tĂ« shmangur segmentin QafĂ« ThanĂ«-Elbasan (dhe anasjelltas). NĂ« praktikĂ« Ă«shtĂ« njĂ« “devijim kombĂ«tar”: juglindja lidhet me TiranĂ«n pĂ«rmes jugut tĂ« vendit.

Ajo parashikon rreth 370 kilometra rrugë e cila mund të përshkohet për rreth 6-8 orë udhëtim.

Rruga nga jugu dhe me kalimet nga RMV.

Megjithëse relativisht e sigurt, distanca dhe koha është thuajse e dyfishtë duke e bërë pak të konsiderueshme për udhëtarët.

Ajo këshillohet për autobusët interurbanë, mjetet e rënda dhe udhëtimet jo urgjente.

Rruga ndërkufitare me Maqedoninë e Veriut

Korçë-Pogradec-Qafë Thanë/Tushemisht-Strugë/Ohër-Dibër-Bllatë-Rruga e Arbrit-Tiranë

Kjo rrugë prej rreth 220-240 kilometrash mund të përshkohet për 4-6 orë udhëtim.

Konsiderohet alternativë praktike, por njëkohësisht si një treguese e fortë e situatës: për të shkuar në Tiranë nga Korça duhet të dalësh jashtë Shqipërisë.

Kalimi bëhet nga pikat kufitare të Qafë Thanës ose Tushemishtit drejt Strugës apo Ohrit në Maqedoninë e Veriut dhe rikthimi në Shqipëri nga Bllata, për të vazhduar në Maqellarë dhe më pas në Rrugën e Arbrit.

Ia vlen vetëm nëse rrugët e tjera janë të mbingarkuara dhe udhëtarët kanë dokumentet e nevojshme. Në orët e pikut, pritjet në doganë e bëjnë kohën e mbërritjes të paparashikueshme.

Alternativat e rrugëve më sipër nuk janë thjesht një lajm për trafikun, por panoramë e qartë se planifikimi i zhvillimit të infrastrukturës në vend ka probleme serioze.

Një korridor kombëtar i shoqëruar me projekte strategjike të zgjerimit hasi dëmtime dhe rrëshqitje dherash aq sa të izolojë një rajon të tërë.

Lexoni gjithashtu:

The post Alternativat që shmangin rrugën e bllokuar Elbasan-Qafë Thanë appeared first on Citizens.al.

€450 milionĂ« projekte tĂ« KorporatĂ«s “gati pĂ«r leje” pa transparencĂ«

19 February 2026 at 16:57

Sipas qeverisë shqiptare, një seri projektesh të ndërmjetësuara nga Korporata e Investimeve (KISH), me vlerë që i kalon 450 milionë euro, po i afrohen fazës së lejeve të ndërtimit.

Por ndërsa projektet e kullave shtohen, dokumentet që përcaktojnë detajet e marrëvesheve financiare mbi tjetërsimin e pronave publike mbeten të panjohura, duke lënë në hije transparencën dhe përfitimin real të publikut nga ky transformim.

Gati “pĂ«r leje” nga hiçi

NĂ« fund tĂ« janarit, nĂ« njĂ« nga sallat e ish-Hotel Dajtit, gjatĂ« konkursit pĂ«r projektin fitues tĂ« “ShtĂ«pisĂ« sĂ« re tĂ« FĂ«mijĂ«ve dhe Kompleksin e Inspektorateve”, Drejtuesja e KISH, Elira Kokona dhe Kryeministri Edi Rama njoftuan diçka qĂ« kaloi pa debat publik: disa nga projektet e ndĂ«rmjetĂ«suara nga Korporata ndodhen tashmĂ« “nĂ« fazĂ« tĂ« avancuar” dhe njĂ« pjesĂ« e tyre “gati pĂ«r tĂ« marrĂ« lejet”.

Në ekranet e prezantimit u shfaqën projektet e ndërtesave të reja, shumica me kulla. Për herë të parë u shfaqën publikisht edhe shifra: një portofol investimesh që i afrohet 1 miliard eurove.

Por sërish u anashkalua një detaj thelbësor, shumica projekteve do të ndërtohen mbi prona publike dhe publiku di pak ose aspak për fatin e tokave aq të lakmuara nga sektori imobiliar.

“ShtatĂ« objekte ndĂ«rtimore janĂ« gati pĂ«r tĂ« marrĂ« lejen e ndĂ«rtimit,” tha Kokona para konkursit.

Ajo nĂ«nkuptoi se nĂ« kĂ«tĂ« listĂ« pĂ«rfshinte edhe projektet e dy rezidencave qeveritare nĂ« VlorĂ« dhe VelipojĂ«, qĂ« iu dhanĂ« privatĂ«ve pĂ«r t’u kthyer nĂ« hotele.

“PunĂ«t vijojnĂ« me pĂ«rfundimin, nĂ« ditĂ«t nĂ« vijim, tĂ« negocimit pĂ«r dy hotelet [
] tĂ« cilat gjithashtu fillojnĂ« fazĂ«n e aplikimit pĂ«r leje,” vijoi Kokona duke kĂ«rkuar mbĂ«shtetjen nga AgjencisĂ« sĂ« Zhvillimit tĂ« Territorit (AZHT) dhe AgjencisĂ« KombĂ«tare tĂ« Planifikimit tĂ« Territorit (AKPT).

Lexo: Rezidencat qeveritare do jepen për hotele te privati

“[
projektet] janĂ« tanimĂ« nĂ« njĂ« fazĂ« tĂ« avancuar dhe madje njĂ« pjesĂ« e tyre janĂ« gati pĂ«r tĂ« marrĂ« lejen e zhvillimit dhe pĂ«r tĂ« filluar nga puna,” u shpreh Rama si pĂ«r tĂ« saktĂ«suar faktin se si fillim nevojiten lejet e zhvillimit dhe pĂ«rpara ka ende procedura pĂ«r t’u ndjekur.

Leja e zhvillimit është një nga dokumentet bazë për të vijuar implementimin e një projekti. Ajo jepet nga Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit (KKTU), që drejtohet nga Kryeministri Rama dhe organizohet nga AZHT, që luan rolin e sekretariatit.

Leja e zhvillimit përcakton në parim kushtet se sa dhe si mund të ndërtohet në një truall: intensitetin, volumetrinë, numrin e kateve dhe distancat nga kufijtë. Ajo nuk të mundëson të drejtën për të nisur punimet.

E drejta për të ndërtuar mundësohet vetëm nga leja e ndërtimit, e cila jepet po nga KKTU-ja, që miraton edhe projektin teknik, arkitekturor dhe zbatimin konkret brenda kushteve të lejes së zhvillimit. Ajo i jepet ndërtuesve vetëm pas plotësimit të kushteve tekniko-ligjore si dhe pagesës së taksës së ndikimit mbi infrastrukturë.

Sidoqofshin projektet e ndĂ«rmjetĂ«suara me KISH – pra, nĂ« pritje tĂ« lejes sĂ« zhvillimit, apo tĂ« ndĂ«rtimit – deklarata e 29 janarit, nĂ«nkupton se ato kanĂ« tashmĂ« njĂ« kontratĂ« tĂ« nĂ«nshkruar dhe pronat publike janĂ« dakordĂ«suar tĂ« zhvillohen.

Transparenca, thjesht formalitet

Pas deklaratave tĂ« Kryeministrit dhe drejtueses sĂ« KISH, Citizens.al kĂ«rkoi zyrtarisht nga Korporata listĂ«n e projekteve “nĂ« fazĂ« tĂ« avancuar”, statusin e negociatave me investitorĂ«t, pĂ«rfitimin qĂ« do tĂ« marrĂ« shteti prej tyre dhe kontratat paraprake mbi tĂ« cilat mbĂ«shteten kĂ«to zhvillime.

Lexo: Thirrjet “pa garĂ«â€ dhe “pa llogari” tĂ« KorporatĂ«s sĂ« Investimeve

Përgjigjja ishte e shkurtër: informacioni gjendet në faqen zyrtare të KISH. Në pamje të parë kjo duket përgjigje administrative. Por verifikimi i publikimeve tregon krejt tjetër gjë.

Kontrolli i tĂ« gjitha njoftimeve tĂ« publikuara nga Korporata tregon njĂ« model tĂ« pĂ«rsĂ«ritur. Ajo publikon konkurset arkitekturore, studiot fituese, vizualizimet “3D”, por jo studimet e fizibilitetit, verifikimet e bĂ«ra pĂ«r kapacitetet e investimit, garancitĂ«, apo dhe marrĂ«veshjet financiare me ndĂ«rtuesin.

Mungojnë kontratat paraprake të negociuara, kushtet e dakordësuara dhe mbi të gjitha vlerat e përfitimit që do të marrë shteti nga shfrytëzimi i pronave publike për qëllime ndërtimi privat.

Me fjalë të tjera, publiku sheh ndërtesat që do të ndërtohen, por jo pazaret që qeveria finalizon me privatët.

ÇfarĂ« fitojmĂ« ne nga kĂ«to? Kush janĂ« mekanizmat qĂ« mbrojnĂ« nga abuzimet?

KISH nuk është një zhvillues publik klasik dhe as investitor. Korporata funksionon si ndërmjetësuese ekonomike: identifikon prona shtetërore, organizon gara për investitorë dhe negocion zhvillimin e tyre.

Lexo: Shkëmbimi jetimore-kulla përplas qeverinë me pronën private

Deri më sot të gjitha thirrjet janë çuar para nga arkitektë të huaj, por asnjë prej tyre nuk ka thithur investitorë të huaj. Një e metë që qeveria dhe Korporata përpiqen ta mënjanojnë nga diskursi publik.

Në praktikë, mënyra përmes së cilës pronat publike po shndërrohen në marrëveshje ekonomike me ndërtuesit vendas është përmes përqindjeve të sipërfaqes që merr shteti në raport me vlerën e tokës.

Pikërisht ky element, çmimi real i pasurisë publike, është ai që nuk publikohet, madje në disa thirrje ku përqindja e kërkuar ka zbritur në rreth 40% nuk shoqërohet me shpjegime.

Një rast konkret: në thirrjen për Lift Tower, fillimisht Korporata kërkonte minimalisht 45% të sipërfaqes, por me thirrjen e rihapur, këtë muaj, kërkon 40%.

Projektet “gati pĂ«r leje”

NĂ« prezantimin e janarit u identifikuan 5 projekte qĂ« konsiderohen nĂ« prag tĂ« lejeve: kulla “Tirana Void Tower” (€79 milionĂ«), Kompleksi Governativ (€37 milionĂ«), stadiumi “Selman StĂ«rmasi” (€172 milionĂ«), Pallati i Sportit “Asllan Rusi” (€109 milionĂ«) dhe Biblioteka KombĂ«tare (€55 milionĂ«).

Vlera e investimeve tĂ« tyre arrin €452.5 milionĂ«.

Lexo: Kulla, zyra dhe stadiumi i ri: Qeveria i jep privatëve 8 prona publike

Fituesi fillestar i garĂ«s pĂ«r “Void Tower,” ofroi 46.1% (Aiba Company) tĂ« sipĂ«rfaqes pĂ«r shtetin, por u tĂ«rhoq. Negociatat kaluan te oferta e dytĂ«, 45% (Progeen). NĂ« kĂ«tĂ« thirrje, investitori do tĂ« ndĂ«rtojĂ« pĂ«r qeverinĂ« Kompleksin Governativ.

Nga shtatori 2025, nĂ« faqen e KorporatĂ«s nuk ka pasur asnjĂ« njoftim pĂ«r nĂ«nshkrim kontrate. MegjithatĂ«, sipas qeverisĂ«, projekti rezulton sot ndĂ«r ata qĂ« konsiderohen si “gati pĂ«r leje”.

Kjo tregon shumë për procedurat: një zhvillim mbi tokë publike i afrohet miratimit të lejeve, por marrëveshja mbi të cilën mbështetet nuk njoftohet publikisht.

NgjashĂ«m Ă«shtĂ« vepruar edhe pĂ«r Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”. AsnjĂ« njoftim pĂ«r lidhje tĂ« mundshme kontrate. Investitori (Trema Tech) ofroi pĂ«r kĂ«tĂ« projekt 40.5% tĂ« sipĂ«rfaqes qĂ« do tĂ« zhvillohet.

Lexo: Hije konflikti interesi në konkurset e projekteve të tre stadiumeve

I vetmi projekt qĂ« ka pasur njoftim paraprak pĂ«r kontratĂ« tĂ« nĂ«nshkruar rezulton tĂ« jetĂ« ai pĂ«r Stadiumin “Selman StĂ«rmasi”. NĂ« kĂ«tĂ« investim, privati (Albanian Investment Construction) ofroi 46.5% tĂ« sipĂ«rfaqes qĂ« do tĂ« zhvillohet mbi pronat publike tĂ« zonĂ«s.

Megjithatë nuk ka të dhëna për datën e nënshkrimit të kontratës, kushtet e vendosura në negocim dhe afatet e mundshme se kur mund të nisin dhe mbarojnë punimet.

Por, rasti më i paqartë dhe shqetësues është ai i Bibliotekës Kombëtare, një ndërtesë e rëndësishme publike, të cilën KISH e ofroi ta ndërtojë në partneritet me privatin. 

Dy thirrje të hapura, ku jepej si incentivë mundësia për të ndërtuar kulla te ish-Vilat Gjermane, u anuluan për mungesë ofertash.

Por, befas, projekti i BibliotekĂ«s shfaqet nĂ« listĂ«n e projekteve “nĂ« pritje tĂ« lejes”. KISH nuk ka njoftuar asnjĂ« procedurĂ« tĂ« re konkurruese dhe pĂ«r rrjedhojĂ« asnjĂ« marrĂ«veshje publike me investitorin (X-One).

Lexo: Qeveria s’gjen dot investitorĂ« pĂ«r BibliotekĂ«n KombĂ«tare

Bëhet fjalë për një institucion publik kombëtar, por mënyra se si do të financohet dhe formula se si do ta marrë shteti në dorëzim atë mbetet e panjohur.

GjashtĂ« thirrje tĂ« tjera tĂ« KISH me vlerĂ« investimi €538 milionĂ« cilĂ«sohen “nĂ« proces”: Expo Albania (€50 milionĂ«); Lift Tower (€64 milionĂ«); Godina e KadastrĂ«s (€28 milionĂ«); Stadiumi SkĂ«nderbeu (€56 milionĂ«); Stadiumi Flamurtari (€200 milionĂ«), Stadiumi Niko Dovana (€140 milionĂ«).

Paralelisht, “nĂ« proces”, cilĂ«sohen edhe Durana Tech Park, Parku i Besimit dhe dy rezidencat qeveritare nĂ« VlorĂ« dhe VelipojĂ«, por qĂ« nuk shoqĂ«rohen me njĂ« kosto tĂ« pĂ«rafĂ«rt investimi.

Thirrje si “ShtĂ«pia e re e fĂ«mijĂ«ve, Korpusi i Inspektorateve, Godina multifunksionale” dhe “Pallati i Kongreseve” janĂ« nĂ« proces pĂ«r pĂ«rzgjedhjen e partnerĂ«ve privatĂ«.

NdĂ«rkohĂ« qĂ« pĂ«r tĂ« ardhmen pritet hapja e thirrjeve pĂ«r zhvillimin e tre korpuseve “DrejtĂ«sisĂ«â€; “SigurisĂ«â€ dhe “Institucioneve tĂ« Pavarura” si dhe “Parkimet Publike”. Nga kĂ«to thirrje tĂ« njoftuara paraprakisht kuptohet se do tĂ« ofrohet mundĂ«sia e ndĂ«rtimit tĂ« sĂ« paktĂ«n njĂ« kulle te “Fusha e Aviacionit”.

Mënyra se si qeveria dhe KISH po e trajton këtë proces zhvillimi është më shumë se një çështje transparence.

NĂ« mungesĂ« tĂ« kontratave dhe kushteve tĂ« negociuara, publiku nuk mund tĂ« verifikojĂ« nĂ«se kĂ«to projekte pĂ«rbĂ«jnĂ« investim publik, apo thjesht njĂ« “transferim” tĂ« pasurive shtetĂ«rore te privatĂ«t pa procedura tĂ« mirĂ«fillta privatizimi dhe konkurrence.Prandaj çështja nuk Ă«shtĂ« thjesht transparenca procedurale, por kontrolli mbi mĂ«nyrĂ«n se si po vendoset pĂ«r pĂ«rdorimin e pronĂ«s publike.

Pa llogaridhënie, zhvillimi urban rrezikon të mbetet një vendim i mbyllur që qytetarët e kuptojnë vetëm kur kantieret nisin të hapen, apo ndërtesat janë ngritur tashmë.

The post €450 milionĂ« projekte tĂ« KorporatĂ«s “gati pĂ«r leje” pa transparencĂ« appeared first on Citizens.al.

Shkëmbimi i jetimores me kulla përplas qeverinë me një pronë private të njohur ligjërisht

16 February 2026 at 18:02

Poshtë Qytetit Studenti, jo shumë larg Parkut të Madh të Liqenit Artificial, ndodhet një nga zonat më të lakmuara të Tiranës. Për dekada ajo ka qenë ndër hapësirat e vilave dhe rezidencave më të kërkuara në kryeqytet.

NjĂ« kompleks banesash i ndĂ«rtuar gjatĂ« diktaturĂ«s pĂ«r diplomatĂ«t e GjermanisĂ« Lindore u kthye nĂ« pikĂ« referimi aq sa sot rruga qĂ« kalon aty njihet zyrtarisht si “Vilat Gjermane”.

Pas viteve ’90 ndĂ«rtesat u pĂ«rdorĂ«n nga institucione dhe agjenci shtetĂ«rore, ndĂ«rsa toka mbi tĂ« cilĂ«n ndodheshin hyri nĂ« njĂ« proces qĂ« rĂ«ndomtĂ« preku mijĂ«ra familje shqiptare dhe qĂ« vazhdon prej tre dekadash: kthimin e pronave.

Sot ky kompleks është në qendër të një konflikti tjetër juridik, që lidhet me një nga mekanizmat më të diskutueshëm të zhvillimit urban të qeverisë: Korporatën e Investimeve Shqiptare (KISH).

Në pamje të parë duket si histori tipike pronarësh kundër shtetit. Por dokumentet e shqyrtuara nga Citizens.al tregojnë një realitet më kompleks. 

E drejta e pronës e njohur ligjërisht, që mund të bëhej pengesë për projektet e Korporatës në zonë, u anashkalua duke shmangur privatizimin dhe shpronësimin.

1995: Zanafilla e njohjes së pronësisë

Gjatë diktaturës, shteti konfiskoi dhe zotëroi thuajse çdo pronë. Ish-pronarët ishin klasa që u përndoq më së shumti politikisht. 

Pas rrëzimit të sistemit, në vitin 1991, Shqipëria hyri në tranzicionin drejt demokracisë kapitaliste ku fillimisht synoi kthimin dhe kompensimin e ish-pronarëve. Për këtë u ngrit Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave (KKKP).

Planvendosja sipas vendimit të KKKP në zonën e Qytetit Studenti dhe ish-Vilat Gjermane/Citizens.al

NĂ« serinĂ« e vendimeve, KKKP u shpreh edhe pĂ«r zonĂ«n poshtĂ« Qytetit Studenti (konvikti Nr.4; kinoklubi dhe fushat e klubit “Studenti”). NĂ« vendimin Nr. 461, tĂ« datĂ«s 8 nĂ«ntor 1995, tĂ« cilin Citizens.al e disponon, KKKP njohu pronĂ«sinĂ« e rreth 72,000 m2 tokĂ« pĂ«r trashĂ«gimtarĂ«t e familjes sĂ« Ismail Surelit.

Lexo: “NjĂ« masterplan privat”: Shembje dhe kulla pas Muzeut KombĂ«tar

Vendimi përmbante edhe një element thelbësor. Familjes i njihej e drejta e parablerjes për ndërtesat shtetërore të ngritura mbi këtë truall, përfshirë ish-Vilat Gjermane, ish-kinoklubin, konviktin, magazinat përreth etj.

Hipoteka e regjistroi kĂ«tĂ« tĂ« drejtĂ« nĂ« regjistrin e pasurive po atĂ« vit: 1995. Nga verifikimet e mĂ«vonshme tĂ« regjistrave nga trashĂ«gimtarĂ«t, atyre u Ă«shtĂ« konfirmuar sĂ«rish deri nĂ« vitin 2014 se i njihej “e drejta e parablerjes nĂ« momentin e privatizimit tĂ« vilave, ish-klubit dhe ish-magazinave.”

NĂ« praktikĂ« kjo nĂ«nkuptonte se shteti mund t’i pĂ«rdorte ndĂ«rtesat mbi truallin e familjes Sureli, por nĂ« momentin qĂ« do tĂ« vendoste t’i privatizonte, pronari i tokĂ«s do tĂ« kishte pĂ«rparĂ«si absolute pĂ«r t’i blerĂ« ato.

Pra shteti nuk ishte pronar i plotë, ishte vetëm zotërues i ndërtesave mbi tokën private.

“Strategjia e mosveprimit”

GjatĂ« viteve ’90 dhe fillimit tĂ« viteve 2000, shumĂ« objekte shtetĂ«rore u privatizuan, por ish-Vilat Gjermane, jo.

Shteti vazhdoi t’i pĂ«rdorte, ose t’i jepte me qira pĂ«r zyra, qendra, apo funksione tĂ« tjera. NĂ« kĂ«tĂ« mĂ«nyrĂ« u shmang privatizimi i plotĂ«, pasi nĂ«se do tĂ« kishte nisur njĂ« procedurĂ« tĂ« tillĂ«, e drejta e parablerjes nga trashĂ«gimtarĂ«t e familjes Sureli do tĂ« aktivizohej automatikisht.

NĂ« njĂ« shkresĂ« tĂ« DrejtorisĂ« sĂ« ShĂ«rbimeve Qeveritare, theksohet se ato janĂ« tĂ« domosdoshme pĂ«r funksionin shtetĂ«ror, prandaj “nuk mund tĂ« jepet as miratimi pĂ«r privatizim”. Deri nĂ« vitin 2018 çështja mbetej pezull mes njohjes si pronarĂ«, por refuzimit tĂ« privatizimit.

Ilustrim referuar hartave nga ASIG/Citizens.al

Rreth dy dekada nga vendimi i KKKP-së, qeveria socialiste e Kryeministrit Edi Rama ngriti një instrument të ri që do të merrej me zhvillimin e pronave shtetërore: Korporatën e Investimeve Shqiptare (KISH).

Lexo: Si e tjetërsoi zonën te ish-Garda lakmia për kulla

Prej vitit 2024 Korporata ka nisur t’i zhvillojĂ« pronat shtetĂ«rore pĂ«rmes partneritetit publik-privat (PPP). Kryesisht, ajo ka vĂ«nĂ« si incentivĂ« mundĂ«sinĂ« qĂ« privatĂ«t tĂ« ndĂ«rtojnĂ« kulla nĂ« troje publike dhe nĂ« kĂ«mbim tĂ« japin sipĂ«rfaqe nga objektet qĂ« do tĂ« ndĂ«rtojnĂ«. Paralelisht ata marrin pĂ«rsipĂ«r zhvillimin e projekteve pĂ«r zyra administrate apo institucionesh.

Kjo qasje rezultoi kritike për fatin e pronave të familjes Sureli te ish-Vilat Gjermane. Ndërsa për autoritetet shtetërore ishte një justifikim më shumë për të mos ua kthyer më.

Teksa privatizimi aktivizonte të drejtën e parablerjes, zhvillimi, jo domosdoshmërisht e bënte këtë gjë.

Me veprimet dhe mosveprimet e saj, qeveria nĂ«nkupton se mund ta pĂ«rdorĂ« truallin e familjes Sureli si “mall shkĂ«mbimi” pĂ«r projekte investimi, pa e kaluar pronĂ«sinĂ« e drejtpĂ«rdrejtĂ« tek privatĂ«t dhe pa aktivizuar automatikisht tĂ« drejtĂ«n e njohur qĂ« nĂ« 1995.

Projekti i parë: Biblioteka Kombëtare

Në fillim të vitit 2025, Korporata hapi thirrje për partnerë privatë për ndërtimin e godinës së re të Bibliotekës Kombëtare.

Projekti i studios XDGA shoqĂ«rohej me njĂ« komponent shtesĂ«: Investitori privat qĂ« do tĂ« merrte pĂ«rsipĂ«r realizimin, pĂ«rfitonte tĂ« drejtĂ«n pĂ«r tĂ« shfrytĂ«zuar 5,219 m2 truall tĂ« ish-vilave gjermane pĂ«r ndĂ«rtimin e njĂ« objekt me sipĂ«rfaqe deri nĂ« 60,000 m2 – praktikisht njĂ« kullĂ« mbi 20 kate.

Me kĂ«tĂ« ide, qeveria nuk po i privatizonte dhe as shiste vilat, por po i rrafshonte pĂ«r t’i hapur rrugĂ« njĂ« “kompensimi urbanistik pĂ«r qĂ«llime publike”.

Specifikimi i truallit si pronë shtetërore në thirrjen e Korporatës për Bibliotekën/Citizens.al

Në fakt, me vendim të qeverisë trualli te ish-vilat gjermane rezultonte pronë shtetërore, pa kushte, dhe i i kalonte Korporatës së Investimeve.

Lexo: DĂ«shton thirrja, qeveria s’gjen dot investitorĂ« pĂ«r BibliotekĂ«n KombĂ«tare

Kjo u kuptua vetĂ«m nĂ« atĂ« periudhĂ« nga familja Sureli, e cila pasi u interesua mori zyrtarisht si pĂ«rgjigje nga Kadastra se “origjina e pasurisĂ« [
] regjistruar nĂ« shkurt 2012 [
] nuk kishte shĂ«nime pĂ«r tĂ« drejtĂ« parablerjeje”.

Përgjigja ishte shqetësuese. Familja kishte dokumente të nxjerra nga Kadastra të vitit 2014 në të cilat shënimet ishin prezente.

Nën dyshimin se, në rastin më të mirë titulli i pronësisë nuk ishte pasqyruar si duhet, ose në rastin më të keq mund të ishte fshirë, zhdukur apo manipuluar në regjistrat fizikë dhe elektronikë të Kadastrës, ajo përthelloi kërkesat.

Tashmë çështja kishte kaluar jo vetëm në refuzim privatizimi, por edhe refuzim njohjeje si pronarë. 

Teksa familja Sureli angazhohej për të marrë informacione, thirrja për zhvillimin e Bibliotekës Kombëtare dhe kullës te ish-Vilat Gjermane u anulua. Njësoj edhe thirrja e dytë.

Zyrtarisht Korporata tha se nuk pati interesime, por gjasat janë që kjo të ketë lidhje me lëvizjen e familjes Sureli dhe problemet që do të kishte investitori privat në të ardhmen në rast se do ta zhvillonte kullën mbi truallin e pretenduar prej saj.

Ndryshimi i planit: Kulla mbi shtĂ«pinĂ« e fĂ«mijĂ«s “Zyber Hallulli”

NĂ« shtator 2025, Korporata e kaloi nĂ« plan tĂ« dytĂ« BibliotekĂ«n KombĂ«tare dhe hapi njĂ« thirrje tjetĂ«r qĂ« pĂ«rfshinte sĂ«rish zonĂ«n e ish-vilave. Kjo thirrje parashikonte ndĂ«rtimin aty tĂ« mjediseve tĂ« reja tĂ« jetimores “Zyber Hallulli”.

Në pamje të parë, po zhvillohej një projekt social. Por nga ana ligjore dhe urbane, ky veprim prodhonte një efekt të rëndësishëm, shembjen e godinës aktuale të jetimores, duke e liruar truallin tek rruga e Elbasanit për ndërtime kullash.

Lexo: NjĂ« kullĂ« pritet tĂ« zĂ«vendĂ«sojĂ« jetimoren “Zyber Hallulli”

Nga ana tjetĂ«r, sikurse tregojnĂ« dokumentet e shqyrtuara nga Citizens.al, kjo thirrje vijoi t’i mohonte tĂ« drejtĂ«n e pronĂ«s familjes Sureli, e cila vijoi njĂ« seri tĂ« gjatĂ« korrespondence me KadastrĂ«n dhe qeverinĂ«.

NĂ« parim, me thirrjen e re qeveria nĂ«nkuptonte se nuk po e privatizonte kompleksin e ish-Vilave Gjermane dhe se funksioni i zonĂ«s do tĂ« mbetej sĂ«rish publik pas ndĂ«rhryjeve – pavarĂ«sisht se ato parashikojnĂ« qartĂ«sisht, edhe nĂ« dokumente, shembjen e ndĂ«rtesave aktuale.

Specifikimi i se ish-vilat gjermane do të prishen në dokumentet e thirrjes për Zyber Hallulli/Citizens.al

Por, pĂ«r sa kohĂ« ish-vilat janĂ« objekte mbi tĂ« cilat familja Sureli gĂ«zonte tĂ« drejtĂ«n e parablerjes qĂ« prej vitit 1995, qeveria nuk mundet t’i prishĂ«, zhdukĂ« apo tjetĂ«rsojĂ« ato pĂ«r t’u hapur rrugĂ« projekteve tĂ« reja, pa i ofruar paraprakisht ushtrimin e sĂ« drejtĂ«s sĂ« parablerjes.

Familja pretendon se nuk ka pasur asnjë kontakt, konsultim apo bisedim paraprak, qoftë për thirrjen e parë që parashikonte ndërtimin e një kulle si formë incentive për zhvillimin e Bibliotekës, qoftë në rastin e dytë.

NjĂ« nga kushtet pĂ«r tĂ« zhvilluar projektin e “ShtĂ«pisĂ« sĂ« Re tĂ« FĂ«mijĂ«ve & Kompleksit tĂ« ri tĂ« Inspektorateve ShtetĂ«rore” Ă«shtĂ« qĂ« fillimisht tĂ« krijohen hapĂ«sirat e reja pĂ«r jetimoren (nĂ« kĂ«tĂ« rast te ish-Vilat Gjermane) dhe mĂ« pas tĂ« hapet sheshi pĂ«r ndĂ«rtim pĂ«r privatin te “Zyber Hallulli”.

“Modeli i zhvillimit” qĂ« po shtyn qeveria

NĂ« qershor 2025 familja Sureli kĂ«rkoi zyrtarisht nisjen e procedurave tĂ« privatizimit. NjĂ« kĂ«rkesĂ« e ngjashme nĂ« 2018 ishte refuzuar me argumentin se “objektet ishin tĂ« nevojshme pĂ«r funksion shtetĂ«ror.”

NĂ« gusht 2025 ajo iu drejtua edhe KorporatĂ«s pĂ«r t’u pĂ«rfshirĂ« nĂ« zhvillim, ndĂ«rsa paralelisht nisi ankesa pranĂ« Avokatit tĂ« Popullit, KLSH-sĂ« dhe njĂ« padi nĂ« GjykatĂ«n Administrative.

Çështja mori kthesĂ« vetĂ«m nĂ« dhjetor 2025 kur Kadastra pranoi probleme nĂ« regjistra. NĂ«nkontraktori i dixhitalizimit nuk kishte pasqyruar plotĂ«sisht transkriptimet historike tĂ« pronave, ndaj mĂ« 26 janar 2026 ajo e (ri)regjistroi tĂ« drejtĂ«n e parablerjes nĂ« kartelĂ«n e pasurisĂ«.

Por, pavarĂ«sisht kĂ«tij zhvillimi, thirrja e KorporatĂ«s pĂ«r tĂ« “zhvilluar” jetimoren te ish-vilat gjermane nuk u ndal. PĂ«rkundrazi, tre ditĂ« mĂ« vonĂ« u shpallĂ«n fituesit e konkursit: tre kulla deri nĂ« 35 kate nĂ« truallin aktual tĂ« jetimores dhe struktura tĂ« reja nĂ« zonĂ«n e ish-vilave gjermane.

“Sot me kĂ«tĂ« projekt, ne i hapim rrugĂ« drejtimeve tĂ« reja pĂ«r tĂ« ardhmen, [
] duke krijuar kushte tĂ«rĂ«sisht tĂ« reja pĂ«r fĂ«mijĂ«t qĂ« janĂ« nĂ« duart e solidaritetit tĂ« shoqĂ«risĂ«, jetimĂ«t,” tha nĂ« fillim tĂ« konkursit Kryeministri Rama.

Lexo: Shpallet fituesi, tre kulla deri 35 kate te “Zyber Hallulli”

Pas kĂ«saj, familja Sureli shtoi nĂ« padinĂ« gjyqĂ«sore edhe kompaninĂ« fituese. Çështja mund tĂ« bllokojĂ« kĂ«shtu zhvillimin e mjediseve tĂ« reja tĂ« jetimores, duke vĂ«nĂ« nĂ« pikĂ«pyetje qĂ«llimin e justifikuar nga qeveria.

A ishte ky varianti mĂ« i mirĂ« pĂ«r t’iu dhĂ«nĂ« zgjidhje nevojave tĂ« jetimores? A nuk ka qeveria mjaftueshĂ«m fonde, fjala bie, pĂ«r ta zhvilluar vetĂ« nĂ« prona publike dhe tĂ« pakontestuara njĂ« hapĂ«sirĂ« tĂ« re pĂ«r ta?

Kjo histori nuk Ă«shtĂ« mĂ« vetĂ«m njĂ« konflikt pronĂ«sor, por me gjasĂ«, rasti i parĂ« i njĂ« pĂ«rplasjeje konkrete me modelin e ri dhe tĂ« rrezikshĂ«m tĂ« zhvillimit tĂ« shtyrĂ« pĂ«rpara nga qeveria pĂ«rmes KorporatĂ«s sĂ« Investimeve. Prona private po pĂ«rdoret si “mall shkĂ«mbimi” pĂ«r t’i hapr rrugĂ« kullave.

Ngjan si lojë fjalësh, por realiteti që po hasim është i tillë: një lojë ku po favorizohen investime të caktuara në kurriz të të drejtave të ish-pronarëve.

Pyetja që mbetet nuk është vetëm nëse familja Sureli ka të drejtë, por: A mund të shmanget një e drejtë pronësore duke mos e shitur pronën, por duke e (ri)zhvilluar atë?

Përgjigjja e kësaj çështjeje nuk do të ndikojë një zonë të vetme të Tiranës. Ajo do të përcaktojë mënyrën se si do të trajtohen konfliktet mes zhvillimit urban dhe pronësisë private në Shqipëri për vitet që vijnë.

The post Shkëmbimi i jetimores me kulla përplas qeverinë me një pronë private të njohur ligjërisht appeared first on Citizens.al.

Aeroporti i Vlorës drejt arbitrazhit? Konflikti mes ortakëve rrezikon operimin

11 February 2026 at 17:06

Hapja e Aeroportit të Vlorës mbetet e paqartë, ndërsa konflikti mes ortakëve të koncesionit ka kaluar nga përplasjet publike në një seri vendimesh gjyqësore të cilat duket se kanë prekur drejtpërdrejt drejtimin e projektit.

NĂ« njĂ« konferencĂ« pĂ«r shtyp tĂ« mbajtur sot, pĂ«rfaqĂ«suesit ligjorĂ« tĂ« kompanisĂ« “Mabco Construction” (investitori kryesor i projektit), deklaruan se ajo Ă«shtĂ« lĂ«nĂ« jashtĂ« vendimmarrjes dhe paralajmĂ«ruan arbitrazh ndĂ«rkombĂ«tar ndaj qeverisĂ« nĂ«se çështja nuk gjen zgjidhje nĂ« gjykatat e vendit.

Dokumentet gjyqĂ«sore tĂ« siguruara nga Citizens.al tregojnĂ« se gjykatat kanĂ« vendosur masa sigurimi qĂ« pezullojnĂ« tĂ« drejtĂ«n e votĂ«s dhe veprimtarinĂ« vendimmarrĂ«se tĂ« Mabco-s si ortak shumicĂ« nĂ« shoqĂ«rinĂ« koncesionare “Vlora International Airport” (VIA), ndĂ«rsa njĂ« proces tjetĂ«r gjyqĂ«sor vijon pĂ«r vlefshmĂ«rinĂ« e transferimit tĂ« aksioneve mes saj dhe ortakut “2A Group”.

Kompania kërkoi sot ndërhyrjen e shtetit për të sqaruar situatën, ndërsa nuk dhanë përgjigje për pyetje mbi vlefshmërinë e lejes së ndërtimit, hetimet e SPAK dhe ndikimin e konfliktit gjyqësor në licencimin e aeroportit për operim.

“Rrezikohet siguria dhe garancia e aeroportit”

Në konferencën për shtyp, e cila u mbajt mëngjesin e sotëm në mjediset e një fondacioni privat në zonën e ish-Bllokut, përfaqësuesit ligjorë të Mabco-s deklaruan se, ndonëse zotërojnë 98% të kuotave, aktualisht janë lënë jashtë kontrollit mbi projektin.

Lexo: “Jo fluturime nĂ« NartĂ«â€, rikthehen protestat kundĂ«r Aeroportit tĂ« VlorĂ«s

KĂ«shilltarja, Ornela Çuçi, tha se situata ka pasoja tĂ« drejtpĂ«rdrejta mbi investimin dhe vetĂ« sigurinĂ« e projektit. Sipas saj, VIA ka investuar rreth 120 milionĂ« euro, ku pjesa dĂ«rrmuese ka ardhur nga Mabco si aksionere kryesore: 18 milionĂ« nga asetet e veta dhe pjesa tjetĂ«r nga kredi tĂ« garantuara me pasuritĂ« e saj.

Gjatë konferencës për shtyp të Mabco për çështjen e VIA/Mabetex Group.

Çuçi theksoi se Mabco kĂ«rkon angazhimin e njĂ« kompanie auditi ndĂ«rkombĂ«tar si SGS, e cila do tĂ« mund tĂ« verifikojĂ« dhe certifikojĂ« punimet pĂ«r pistĂ«n dhe veprat e tjera tĂ« kryera. Teksa avokati Ervin Metalla e pĂ«rshkroi situatĂ«n si tĂ« paprecedentĂ«.

“Ka 98% tĂ« kuotave dhe Ă«shtĂ« e shpronĂ«suar ‘de facto’ me vendim gjykate,” theksoi ai.

Drejtori juridik i Mabetex nĂ« ZvicĂ«r, Korab Troplica, konfirmoi qĂ«ndrimin e avokatit Metalla se ortaku “2A Group” ka marrĂ« kontroll praktik mbi VIA dhe nuk informon as pĂ«r mbledhjet e asamblesĂ«. Ai tha se mundĂ«sia Ă«shtĂ« qĂ« Mabco t’i drejtohet arbitrazhit, megjithĂ«se “vullneti kryesor nuk Ă«shtĂ« ky”.

Gjatë konferencës, gazetari i pavarur Artan Rama kërkoi qëndrimin e investitorëve ndaj rolit të qeverisë dhe mediave në konflikt. Përfaqësuesit e Mabco-s u shprehën se kërkojnë ndërhyrje të shtetit për të garantuar qartësi dhe korrektësi në një projekt strategjik siç është VIA.

Një tjetër pikë kritike u ngrit nga Joni Vorpsi nga Qendra për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA): leja e ndërtimit, e cila rezulton e tejkaluar në afate.

“Aktualisht afati 36-mujor i lejes sĂ« ndĂ«rtimit tĂ« VIA ka mbaruar, a keni ndonjĂ« njoftim nga autoritetet pĂ«r kĂ«tĂ« dhe si do tĂ« vazhdohet, do tĂ« aplikohet pĂ«r [zgjatje] lejeje, apo do tĂ« vazhdohet pa leje?” pyeti Vorpsi.

Përfaqësuesit ligjorë e konsideruan këtë si informacion teknik dhe se për këtë nuk kishin informacion të saktë, teksa u justifikuan me idenë se në gjendjen aktuale e kanë të vështirë të marrin informacione nga koncesionari.

Lexo: Kur natyra pĂ«rballet me betonin: Çmimi i lartĂ« i Aeroportit tĂ« VlorĂ«s

“ShqetĂ«simi ynĂ« Ă«shtĂ« pĂ«r kĂ«tĂ« situatĂ« qĂ« po themi, dhe po na pyesni [pĂ«r lejen] teksa ne na Ă«shtĂ« bllokuar edhe e drejta pĂ«r tĂ« marrĂ« informacion, nĂ« thelb as nuk e kuptojmĂ« kur e kanĂ« mbledhjen, as kur e hapin derĂ«n,” tha avokati Metalla.

Foto ilustruese nga VIA gjatë fazës së ndërtimit/Facebook VIA.

Po ashtu, ata deklaruan se nuk kanë dijeni për hetimet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), e cila konfirmoi për mediat në muajin korrik 2025 se po hetonte koncesionin. Edhe pyetja nga Citizens.al nëse konflikti mund të pengojë marrjen e licencës për operimin e aeroportit nuk mori përgjigje konkrete.

Vendimet gjyqĂ«sore dhe pretendimi pĂ«r “pĂ«rjashtim” nga projekti

Në thelb të përplasjes qëndron kontrolli mbi koncesionarin VIA, e krijuar për zbatimin e kontratës së koncesionit me ministrinë e Infrastrukturës, për ndërtimin dhe operimin e aeroportit të Vlorës.

Dokumentet gjyqësore të siguruara nga Citizens.al tregojnë se konflikti për kontrollin e koncesionarit VIA ka kaluar prej muajsh në procese të njëpasnjëshme sigurimi padie.

Kompania “2A Group” (e cila zotĂ«ronte vetĂ«m 2% tĂ« aksioneve) pretendon se nĂ« prill 2025 ka blerĂ« rreth 47% tĂ« kuotave tĂ« ortakut shumicĂ« Mabco, mbi bazĂ«n e njĂ« kontrate shitblerjeje aksionesh.

Lexo: Aeroporti i Vlorës nën hetim nga SPAK

Por, Mabco e kundërshton vlefshmërinë e kësaj kontrate dhe pretendon se transferimi nuk mund të prodhojë pasoja juridike pa miratimin e kontraktorit, në këtë rast ministrisë së Infrastrukturës.

Sipërmarrësi B. Pacolli gjatë nënshkrimit të kontratës koncesionare VIA dhe qeverisë shqitpare, 2021/Kryeministria.

MosmarrĂ«veshja kaloi nĂ« gjykatĂ« nĂ« tetor 2025, kur “2A Group” kĂ«rkoi masĂ« sigurimi padie pĂ«r pezullimin e vendimmarrjes sĂ« asamblesĂ« dhe tĂ« drejtĂ«s sĂ« votĂ«s sĂ« Mabcos si ortak shumicĂ«. Gjykata i pranoi kĂ«rkesĂ«n dhe pezulloi tĂ« drejtĂ«n e votĂ«s sĂ« Mabco-s deri nĂ« sqarimin e çështjes sĂ« pronĂ«sisĂ« sĂ« kuotave.

Sipas përfaqësuesve ligjorë të Mabco-s, vendimi u mor në dhomë këshillimi, pa praninë dhe pa njoftimin e kompanisë, duke e lënë atë praktikisht jashtë kontrollit të shoqërisë.

Mabco e apeloi vendimin duke pretenduar se “pezullimi i sĂ« drejtĂ«s sĂ« votĂ«s sĂ« ortakut shumicĂ« krijon njĂ« pĂ«rjashtim faktik nga shoqĂ«ria dhe rrezikon pĂ«rmbushjen e kontratĂ«s koncesionare pĂ«r aeroportin.”

Gjykata e Apelit ndryshoi vendimin e parë në dhjetor 2025. Megjithatë, sipas dokumenteve dhe pretendimeve të paraqitura nga Mabco, një ditë pas vendimit të Apelit, më 23 dhjetor 2025, Gjykata e Shkallës së Parë vendosi sërish një masë sigurimi ndaj kompanisë.

Këtë herë kërkesa u paraqit nga vetë shoqëria koncesionare VIA dhe 2A Group, duke kërkuar kufizimin e çdo transferimi të kuotave të Mabco-s në shoqëri.

Përfaqësuesit ligjorë të Mabco-s pretendojnë se masa e re rivendosi në praktikë të njëjtin efekt.

Lexo: Aeroporti i VlorĂ«s, njĂ« premtim qĂ« vetĂ«m “rinovohet”

Në ankimin tjetër, të depozituar më pas, Mabco argumenton se pezullimi i së drejtës së votës e përjashton praktikisht nga drejtimi i shoqërisë, ndonëse mbetet zotëruese e shumicës së aksioneve (51%, edhe me ndryshimet e pretenduara nga 2A Group) dhe mban detyrimet financiare të projektit.

Pretendimi i Mabco-s pĂ«r “shpronĂ«sim” nĂ« konferencĂ«n e sotme pĂ«r shtyp lidhet pikĂ«risht me kĂ«to vendime gjyqĂ«sore.

Nga ana tjetër, pala kundërshtare në proces gjyqësor pretendon se transferimi i kuotave është i vlefshëm dhe se masat e sigurisë janë të nevojshme deri në zgjidhjen e konfliktit mbi pronësinë.

Dosja tregon se konflikti nuk është vetëm një mosmarrëveshje kontraktuale mes ortakësh, por një bllokim i drejtimit të koncesionarit: gjykata po vendos masa mbi votën, administrimin dhe transferimin e aksioneve ndërsa projekti është ende në ndërtim.

Kjo shpjegon edhe pasigurinë e shprehur në konferencë për operimin e aeroportit, për lejen e ndërtimit dhe për rolin e shtetit në ndërmjetësimin e konfliktit.

The post Aeroporti i Vlorës drejt arbitrazhit? Konflikti mes ortakëve rrezikon operimin appeared first on Citizens.al.

Shqipëria bie më poshtë në indeksin e korrupsionit

10 February 2026 at 14:19

Lufta ndaj korrupsionit ishte ndër zotimet kryesore të qeverisë ndaj partnerëve ndërkombëtar gjatë marrjes së mandatit të katërt, por situata duket se ka përshkallëzuar në një drejtim tjetër.

ShqipĂ«ria mbetet nĂ« grupin e vendeve me korrupsion tĂ« lartĂ« dhe prirja po shkon gjithmonĂ« e mĂ« pĂ«r keq. Indeksi i Perceptimit tĂ« Korrupsionit 2025 i “Transparency International” e vlerĂ«son ShqipĂ«rinĂ« me 39 pikĂ« nga 100, nĂ«n mesataren globale prej 42 pikĂ«sh dhe larg standardeve tĂ« Bashkimit Europian.

RĂ«nia Ă«shtĂ« me 3 pikĂ« dhe 11 vende nĂ« klasifikim krahasuar me vlerĂ«simin e vitit 2024 (42, vendi 80), i cili ishte vlerĂ«simi mĂ« i lartĂ« i fiksuar ndonjĂ«herĂ« nga raportimet e “Transparency International” (mĂ« i ulĂ«ti 31, 2013).

Publikimi i raportit vjen në një moment të tensionuar politik: Qeveria socialiste e Kryeministrit Edi Rama ndodhet nën hetime të vazhdueshme nga Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK), ndërsa përplasja mes ekzekutivit dhe drejtësisë u thellua në fund të vitit 2025 pas çështjes së zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Balluku u pezullua nga detyra me vendim të Gjykatës së Posaçme dhe masa nuk ndryshoi as pasi qeveria iu drejtua Gjykatës Kushtetuese me pretendimin se po cenohej ndarja e pushteteve dhe e drejta e mandatuar nga vullneti i qytetarëve për të udhëhequr vendin.

Në këtë kontekst, raporti nuk duket më një statistikë teknike, apo thjesht perceptim, pasi përputhet me një realitet institucional që tashmë është bërë konflikt i hapur politik dhe i përditshëm.

ÇfarĂ« tregon raporti?

Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit (CPI) rendit 182 shtete sipas korrupsionit në sektorin publik në një shkallë 0-100. Sa më i ulët rezultati, aq më i dobët konsiderohet integriteti institucional.

CPI nuk është sondazh qytetarësh, por bazohet në vlerësimet e ekspertëve ekonomikë, investitorëve dhe institucioneve ndërkombëtare. Ai mat besimin tek institucionet shtetërore.

Indeksi i korrupsionit sipas Transparency International/Citizens.al

Në rastin e Shqipërisë, besimi te institucionet mbetet i ulët, një prirje e cila duket se po haset në gjithë rajonin e Evropës Lindore dhe Azisë Qendrore.

Sipas Transparency International korrupsioni lidhet drejtpërdrejt me dobësimin e institucioneve demokratike dhe kontrollit mbi pushtetin.

Ballkani Perëndimor ka performancë të dobët me mesataren 39 pikë dhe me problemet kryesore si: Ndërhyrjet politike në drejtësi, vendimmarrja jo transparente dhe përqendrimi i pushtetit.

Vendet renditen si në vijim: Mali i Zi (46); Kosova (43); Maqedonia e Veriut (40); Shqipëria (39); Bosnje Hercegovina (34); Serbia (33);

Raporti përmend edhe rastet kur projekte të mëdha zhvillimore miratohen pa transparencë, duke rritur rrezikun e korrupsionit dhe dëmeve mjedisore. Kjo përfshin pikërisht fusha ku Shqipëria është kritikuar shpesh: investimet strategjike, koncesionet dhe projektet urbane duke u përmendur specifikisht rasti i projektit zhvillimor të Sazanit.

Publikimi i Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2025 rikthen një realitet që politika shqiptare e diskuton rrallë faktin që korrupsioni nuk matet vetëm me arrestime, por me besimin që institucionet krijojnë te shoqëria.

Raporti flet për një lidhje të zhdrejtë mes korrupsionit dhe llogaridhënies. Sa më e ulët llogaridhënia, aq më i lartë korrupsioni. Ngjashëm kjo reflektohet edhe nga perceptimi nën trysni i institucioneve të drejtësisë, që sipas indeksit kur drejtësia perceptohet nën presion politik institucionet dobësohen dhe besimi publik bie.

Kjo shpjegon edhe paradoksin shqiptar. Në dekadën e fundit janë miratuar shumë ligje anti-korrupsion, është reformuar drejtësia dhe janë kryer hetime të nivelit të lartë. Megjithatë perceptimi nuk përmirësohet, sepse indeksi nuk mat vetëm arrestimet, por mat stabilitetin dhe qasjen institucionale.

Lexoni gjithashtu:

The post Shqipëria bie më poshtë në indeksin e korrupsionit appeared first on Citizens.al.

PĂ«rplasja pĂ«r bregdetin e Rrjollit nĂ« VelipojĂ«, nga zonĂ« e mbrojtur nĂ« resort €280 milionĂ«sh

9 February 2026 at 21:21

Harmonia e peizazhit natyror tĂ« Rrjollit nĂ« VelipojĂ« u thye nga zhurmat e makinerive tĂ« rĂ«nda qĂ« mĂ«synĂ« zonĂ«n javĂ«n e parĂ« tĂ« muajit shkurt. KamionĂ«, ekskavatorĂ« dhe dhjetĂ«ra punonjĂ«s nisĂ«n tĂ« hapnin trasenĂ« e njĂ« rruge tĂ« re qĂ« i bashkohej rrugĂ«s kryesore me synim kantierin e resortit turistik “Blue Borgo”.

Rrjolli nuk është një fshat tipik turistik bregdetar. Nuk ka bulevard me palma, resorte dhe ndërtesa elitare. Në fakt në shumicën e horizontit të tij është i paprekur.

Ai shtrihet mes Lagunës së Vilunit në veri dhe Ranës së Hedhun në jug. Një brez toke me shkurre dhe pisha të ulëta, duna rëre dhe parcela toke e banesash të shpërndara që për dekada mbijetuan mes bujqësisë sezonale dhe emigracionit.

Të paktë kanë qenë turistët që thyenin vështirësitë e rrugës për ta frekuentuar këtë zonë. Por këto vështirësi janë tejkaluar së fundmi me rrugën e re Shëngjin-Velipojë, e cila të tregon që nga lart për lagunën e cekët, ku ende shihen gjurmë të gjallesave dhe shpendëve ujorë.

Pikërisht kjo ishte arsyeja pse për vite me radhë zona konsiderohej praktikisht e paprekshme nga ndërtimet masive. Ajo ishte pjesë e një brezi ekologjik që lidhte deltën e Bunës me sistemin e dunave të Shëngjinit, një korridor natyror që mbante në këmbë ekosistemin bregdetar të veriut.

Por ky korridor duket se do të thyhet shumë shpejt. Resorti Blue Borgo, një investim prej rreth 280 milionë eurosh nga kompania Gener 2, premton të ngrejë mbi 30 vila dhe 3 hotele deri në 10 kate me shtrirje deri në 146 hektarë.

Projekti i konceptuar nga Stefano Boeri mori dritën jeshile nga qeveria në vitin 2024, por buzë rrugës në Rrjoll tabela informuese u vu vetëm në shkurt të këtij viti. Tabela nuk shoqërohej me një dokument zyrtar lejeje nga Këshillit Kombëtar i Territorit dhe Ujit, pavarësisht se leja në fakt u zbardh nga Agjencia Kombëtare e Zhvillimit të Territorit vetëm në janar.

Një seri vendimmarrjesh të paqarta kanë lënë vend për përplasje dhe kontestime me banorët e zonës. Gener 2 provoi ta hapte kantierin edhe në fillim të vitit 2025, por u tërhoq pas protestave.

Nga tabela e vendosur këtë vit kuptohet se asokohe Gener 2 nuk kishte licencë zbatimi, teksa AZHT-ja nuk e kishte zbardhur ende lejen duke shtuar më shumë kontradiktat për këtë çështje.

Por, konflikti nĂ« Rrjoll nuk Ă«shtĂ« thjesht pĂ«r njĂ« resort. ËshtĂ« njĂ« konflikt mbi politikat e zhvillimit, statusin e territorit dhe pronĂ«sinĂ«.

Zona ku po ndĂ«rtohet ishte pjesĂ« e njĂ« brezi tĂ« mbrojtur bregdetar. PĂ«rfshihej nĂ« nĂ«nzonĂ«n 1b tĂ« “Peizazhit tĂ« mbrojtur Lumi i BunĂ«s-VelipojĂ«â€.

Në këtë nënzonë zbatohej shkalla e dytë e mbrojtjes mjedisore, e cila synonte ruajtjen e biodiversitetit, duke lejuar aktivitete tradicionale, ekonomike dhe turistike, për sa kohë nuk cenonin objektivat e mbrojtjes.

Por, me ndryshimet e Ligjit pĂ«r Zonat e Mbrojtura, nĂ« vitin 2024, u pĂ«rfshi edhe koncepti i “turizmit tĂ« ekselencĂ«s”,i cili parashikon struktura akomoduese me standarde tĂ« larta arkitektonike dhe mjedisore.

Zona 1b e peizazhit të mbrojtur Bunë-Velipojë/Citizens.al

Kështu, sipas nenit 33 të ligjit të rishikuar, tashmë lejohet zhvillimi i strukturave turistike 5-yje dhe infrastrukturës mbështetëse, edhe brenda zonave të mbrojtura.

Por kjo seri ndryshimesh tregon qartë se teksa qeveria punonte për të tjetërsuar këtë kuadër rregullator, paralelisht sipërmarrësit e tregut imobiliar po hartonin planet për ndërtim, të sigurt se do të kishin rrugë të lirë për ta zbatuar projektin.

Kjo ndodhi në të njëjtën kohë me një tjetër faktor: Rruga e re Shëngjin-Velipojë, e cila nuk është thjesht infrastrukturë, por një sinjal për transformim. Në fakt, aktualisht në zonë po punohet edhe për dy resorte të tjera.

NĂ« terma urbanistikĂ«, kjo Ă«shtĂ« hapja e njĂ« fronti tĂ« ri ndĂ«rtimi: njĂ« “Riviere tĂ« dytĂ«â€ ose “Riviera e Veriut”. Por, vlen tĂ« thuhet se nĂ« letra, zyrtarisht, investimi i vetĂ«m strategjik nĂ« zonĂ« Ă«shtĂ« “Dukagjini Resort”. Agjencia Shqiptare e Zhvillimit tĂ« Investimeve ka konfirmuar pĂ«r Citizens.al se “Blue Borgo” nuk ka njĂ« status investimi strategjik aktiv.

Paralelisht, banorĂ«t e Rrjollit nuk protestojnĂ« vetĂ«m pĂ«r mjedisin. Ata protestojnĂ« pĂ«r pronĂ«sinĂ«. Sipas tyre, parcela kryesore ku po ndĂ«rtohet “Blue Borgo” pĂ«rfshin toka qĂ« i takojnĂ« tĂ« paktĂ«n 5 fiseve tĂ« zonĂ«s. Ata thonĂ« se toka Ă«shtĂ« kaluar tek investitori pĂ«rmes dokumenteve tĂ« falsifikuara dhe se pĂ«r kĂ«tĂ« ka procese gjyqĂ«sore qĂ« vijojnĂ«.

NĂ« vitin 2025 ata iu drejtuan ProkurorisĂ« sĂ« Posaçme, ku kĂ«rkuan hetim pĂ«r mĂ«nyrĂ«n se si toka pĂ«rfundoi tek projekti i “Gener 2”. Por pas kĂ«saj, vetĂ«m heshtje.

Ilustrim i protestës përpara SPAK/Citizens.al

Një vit më vonë, ata detyrohen sërish të përplasen me kompaninë për të ndaluar fizikisht punimet. Konflikti ka kaluar dukshëm nga një çështje administrative dhe ligjore në një konflikt social: shteti po garanton investimin qindra milionësh teksa banorët kërkojnë veçse njohjen e pronës.

Rasti Blue Borgo ekspozon një problem tipik të zhvillimit bregdetar në Shqipëri: procedurat administrative nuk ecin paralel me realitetin në terren, kantieri hapet para zbardhjes së lejeve, konsultimi publik formalizohet më pas dhe lejet publikohen kur ndërtimi praktikisht ka nisur.

Raste të ngjashme kemi hasur edhe në Tiranë, sidomos kur në lojë janë kompani të mëdha me ndikime të forta ekonomike dhe politike.

Sipas dokumenteve mjedisore, konsultimi publik pĂ«r “Blue Borgo” ishte zhvilluar nĂ« shtator 2024 dhe statusi i investitorit strategjik u dha nĂ« dhjetor 2024. MegjithatĂ« banorĂ«t thonĂ« se nuk kanĂ« qenĂ« realisht pjesĂ« e procesit dhe e kanĂ« mĂ«suar projektin vetĂ«m kur mbĂ«rritĂ«n ekskavatorĂ«t.

Rrjolli është një rast model për një proces më të madh. Shqipëria nuk po zhvillon vetëm turizëm. Po ndryshon strukturën e pronës dhe përdorimit të bregdetit.

NĂ«se projekti vazhdon, Rrjolli do tĂ« ndryshojĂ« pĂ«rgjithmonĂ« – nga zonĂ« ekologjike dhe gjysmĂ«-bujqĂ«sore nĂ« zonĂ« resortesh. NĂ«se ndalet, do tĂ« krijojĂ« precedent pĂ«r tĂ« gjitha investimet strategjike nĂ« bregdet. Dhe kjo Ă«shtĂ« arsyeja pse beteja pĂ«r njĂ« fshat tĂ« vogĂ«l nĂ« VelipojĂ« Ă«shtĂ«, nĂ« tĂ« vĂ«rtetĂ«, njĂ« debat mbi tĂ« ardhmen e gjithĂ« vijĂ«s bregdetare shqiptare.

Lexoni gjithashtu:

The post PĂ«rplasja pĂ«r bregdetin e Rrjollit nĂ« VelipojĂ«, nga zonĂ« e mbrojtur nĂ« resort €280 milionĂ«sh appeared first on Citizens.al.

Resorti “Blue Borgo”: BanorĂ«t pĂ«rplasen me policinĂ«, punimet vijojnĂ«

4 February 2026 at 16:45

Projekti i kompanisĂ« “Gener 2” pĂ«r tĂ« kthyer njĂ« pjesĂ« tĂ« bregdetit mes ShĂ«ngjinit dhe VelipojĂ«s nĂ« njĂ« resort luksoz me emrin “Blue Borgo” ka nxitur sĂ«rish pĂ«rplasje me banorĂ«t e zonĂ«s.

Prej së hënës dhjetëra banorë të Baks-Rrjollit në Shkodër, të cilët pretendojnë se ndërtimi po bëhet duke shkelur mbi të drejtat e tyre për pronën, janë në protestë.

Ata kërkojnë që punimet të pezullohen deri në një vendim nga gjykata. Përplasja mes tyre, policisë dhe grupit të investitorëve vijon prej vitit të shkuar, kur edhe atëherë kompania provoi të niste punimet në zonë.

Nga njëra anë qëndron një leje ndërtimi e firmosur nga qeveria dhe një investitor strategjik. Nga ana tjetër, dhjetëra familje që pretendojnë se investimi po bëhet pa pëlqimin e tyre, mbi toka të grabitura përmes dokumentesh të falsifikuara.

Përplasja me policinë dhe përshkallëzimi i çështjes

Të martën, rreth 30-40 banorë u shoqëruan në komisariat pasi bllokuan rrugën Shëngjin-Velipojë dhe u përpoqën të ndalnin punimet. Protesta vijoi edhe sot, ngjashëm, me bllokim të rrugës çka u shoqërua sërish me përplasje me policinë.

Pas rreth një ore pritjeje për ambulancë, një prej protestuesve, i cili humbi ndjenjat, u transportua me urgjencë për në spital.

BanorĂ«t paralajmĂ«ruan se tĂ« enjten do tĂ« udhĂ«tojnĂ« drejt TiranĂ«s pĂ«r t’iu drejtuar StrukturĂ«s sĂ« Posaçme Anti-Korrupsion, ku prej marsit tĂ« vitit tĂ« kaluar kanĂ« depozituar njĂ« kallĂ«zim pĂ«r çështjen e pronĂ«sisĂ«, pa marrĂ« ende njĂ« pĂ«rgjigje publike.

Paralelisht, nĂ« zonĂ«, kompania “Gener 2” vijon punimet. MakineritĂ« e saj kishin hapur trasenĂ« e rrugĂ«s dytĂ«sore pĂ«r nĂ« kantier. KamionĂ« dhe makineri tĂ« rĂ«nda po lĂ«viznin dherat, teksa njĂ« grup punonjĂ«sish qĂ«ndronin nĂ« anĂ«, pĂ«rballĂ« protestuesve.

Pas përplasjeve dhe sinjalizimeve të banorëve, buzë rrugës ishte vënë një tabelë, e cila pavarësisht se fliste për projektin, nuk shoqërohej me lejen e zbardhur dhe firmosur të Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit (KKTU).

Zona e Baks-Rrjollit në Velipojë ku pritet të ngrihet resorti Blue Borgo/Citizens.al

Tabela tregonte se investimi pĂ«rllogaritet nĂ« vlerĂ«n prej rreth 26.8 miliardĂ« lekĂ« (280 milionĂ« euro) dhe se kompania “Gener 2” kishte marrĂ« licencĂ« zbatimi pĂ«r projektin (NZ. 4586/34) mĂ« 16 shtator 2025. Kjo nĂ«nkupton se kompania kur provoi tĂ« hapte kantierin nĂ« mars 2025 nuk kishte licencĂ«.

NĂ« letĂ«r, KKTU e ka dhĂ«nĂ« lejen e ndĂ«rtimit tĂ« resortit mĂ« 17 dhjetor 2024 – e zbardhur vetĂ«m nĂ« janar 2026 nĂ« web-faqen e AgjencisĂ« sĂ« Zhvillimit tĂ« Territorit. Vendimi parashikon 33 struktura akomoduese dhe shĂ«rbimi, me objekte nga 3 deri nĂ« 10 kate mbi tokĂ« dhe njĂ« kat nĂ«ntokĂ«, pĂ«rfshirĂ« struktura hoteliere dhe sociale-kulturore.

Zona e zhvillimit parashikohet nĂ« rreth 146 hektarĂ« mes “RanĂ«s sĂ« Hedhun” dhe Rrjollit.

Sipas Agjencia KombĂ«tare e Mjedisit, pĂ«r projektin “Blue Borgo” qe zhvilluar konsultim publik nĂ« shtator 2024, nĂ« kuadĂ«r tĂ« procedurave pĂ«r VlerĂ«simin e Ndikimit nĂ« Mjedis (VNM).

Konsultimi është pasqyruar në përmbledhjen jo-teknike të raportit mjedisor, ku projekti prezantohet si zhvillim turistik me ndikim të menaxhueshëm në mjedis.

Tabela e vendosur nĂ« kantierin e resortit “Blue Borgo”/Citizens.al

NĂ« dhjetor 2024, projekti ka pĂ«rfituar statusin e investitorit strategjik pĂ«r strukturĂ« akomoduese me pesĂ« yje, duke i hapur rrugĂ« pĂ«rparĂ«sive procedurale dhe mbĂ«shtetjes institucionale. MegjithatĂ«, referuar njĂ« korrespondence tĂ« Citizens.al me AgjencinĂ« Shqiptare tĂ« Zhvillimit tĂ« Investimeve (AIDA), deri nĂ« maj 2025, “i vetmi projekt me status aktiv” ishte projekti “Dukagjini Resort” me subjekt “Dukagjini Group”.

Sidoqoftë, këto vendimmarrje janë marrë paralelisht me një konflikt të hapur pronësie në zonë, i cili po kundërshtohet nga banorët dhe është ende në proces gjyqësor, duke e kthyer projektin në një nga rastet më të debatuara të zhvillimit turistik të momentit për bregdetin në veri.

Konflikti i pronës: Ligjshmëri formale, konflikt real

Thelbi i përplasjes nuk lidhet vetëm me përmasën e projektit, por me pronësinë e tokës. Banorët pretendojnë se parcela të trashëguara prej dekadash janë regjistruar në emër të palëve të treta përmes dokumenteve të falsifikuara dhe më pas janë shitur te investitori.

Pikërisht kjo çështje është objekt i një procesi gjyqësor ende në zhvillim. Banorët kërkojnë që, në kushtet e një konflikti të hapur pronësie, punimet të ndalen deri në një vendim përfundimtar, për të shmangur një situatë të pakthyeshme.

Megjithatë, leja e ndërtimit nuk parashikon asnjë klauzolë pezullimi në rast kontestimi gjyqësor, duke e zhvendosur konfliktin nga salla e gjyqit në terren, mes banorëve dhe policisë.

Kompania “Gener 2” reagoi vitin e shkuar duke theksuar pĂ«rmes njĂ« njoftimi pĂ«r shtyp se “pretendimet janĂ« spekulime” dhe se ajo garantonte se “gjatĂ« gjithĂ« procesit, nuk ka shkelur tĂ« drejtat e pronĂ«s sĂ« askujt”.

Sipas lejes, subjekti zhvillues i projektit Ă«shtĂ« shoqĂ«ria “ABA Blue Borgo”, e themeluar nĂ« janar 2024. Por, ajo Ă«shtĂ« pjesĂ« e grupit “Gener 2”, nĂ« pronĂ«si si aksioner kryesor tĂ« sipĂ«rmarrĂ«sit Bashkim Ulaj.

Pamje e zonës bregdetare të Rrjollit dhe zona që parashikohet të merret për shfrytëzim nga resorti Blue Borgo.

Dokumentet tregojnë ndryshime të shpeshta në strukturën e ortakëve dhe transferime kuotash gjatë viteve 2024-2025, një element që banorët e përdorin si argument shtesë për të shtuar pretendimet për abuzime të mundshme.

Rasti i Rrjollit ndjek një model të njohur në zhvillimet turistike të viteve të fundit: projekte të mëdha të miratuara në nivel qendror, mbi toka me histori të paqarta pronësie, ku banorët përballen përpara faktit të kryer.

Ndërsa shteti e konsideron projektin si investim strategjik, banorët mbeten përballë vetëm një alternative: Zhvendosjes së pretendimeve në rrafshin juridik, çka nënkupton largimin nga prona.

Në mungesë të një reagimi publik nga SPAK apo nga qeveria që ka miratuar lejen, përplasja duket se do të thellohet pasi asnjë prej banorëve nuk duket se do të tërhiqet.

Lexoni gjithashtu:

The post Resorti “Blue Borgo”: BanorĂ«t pĂ«rplasen me policinĂ«, punimet vijojnĂ« appeared first on Citizens.al.

Shpallet fituesi, tre kulla deri 35 kate te “Zyber Hallulli”

29 January 2026 at 19:37

Konkursi pĂ«r zhvillimin e truallit tĂ« jetimores “Zyber Hallulli” u mbyll sot me shpalljen e dy fituesve tĂ« ndarĂ«: grupi i udhĂ«hequr nga studio Rojkind Arquitectos do tĂ« zhvillojĂ« 3 kulla deri 35 kate, ndĂ«rsa grupi i udhĂ«hequr nga Hector Barroso do tĂ« zhvillojĂ« kampusin e ri tĂ« jetimores dhe zyrave tĂ« inspektorateve te ish-vilat gjermane.

Vendimi u mor pas rreth katër orësh diskutime, ku juria arriti në përfundimin se asnjë projekt-propozim nga 5 grupet finaliste nuk i trajtonte në mënyrë plotësisht të suksesshme kërkesat duke bërë kështu që fituesit të ishin të ndarë sipas funksioneve.

Pesë finalistë, e njëjta qasje vertikale

Pavarësisht ndarjes së çmimeve, prezantimet e pesë projekteve finaliste treguan një uniformitet të qartë në qasje: të gjitha studiot propozuan tre deri në katër kulla me lartësi deri në 45 kate.

Trualli i ish-jetimores u trajtua nga të gjitha ekipet si një nyje intensive zhvillimi imobiliar, ku dominoi vertikalizimi, densiteti i lartë dhe funksionet rezidenciale elitare, ndërsa hapësirat publike mbetën të kufizuara dhe kryesisht dekorative.

Projekti i Rojkind Arquitectos S.C pĂ«r kulla te “Zyber Hallulli”/KISH.

Ndryshimet mes projekteve u kufizuan në fasada, volumetri dhe gjuhë simbolike, por asnjë prej tyre nuk doli nga paradigma e zhvillimit intensiv vertikal, duke e kthyer konkursin më shumë në një garë estetike sesa në një debat real mbi alternativat e përdorimit të truallit publik.

Lexo: “Shteti si agjent imobiliar”, nga Sazani te Zyber Hallulli

Juria përbëhej nga Kryeministri Edi Rama, drejtueset e Korporatës së Investimeve Shqiptare (KISH), Agjencisë së Zhvillimit të Territorit dhe Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit, si dhe arkitektë ndërkombëtarë.

Në këtë përbërje ra në sy mungesa e përfaqësimit të Bashkisë Tiranë, e cila në konkurse të mëparshme ishte e përfshirë drejtpërdrejt në vendimmarrje përmes kryetarit Erion Veliaj, aktualisht në paraburgim si i pandehur për akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave.

Mungesa e pushtetit lokal në një projekt me ndikim të drejtpërdrejtë urban për kryeqytetin ngre pikëpyetje mbi formulën e vendimmarrjes dhe rolin e bashkisë në zhvillimet madhore të Tiranës.

ÇfarĂ« parashikonte thirrja e KISH?

Thirrja “duo pĂ«r projekt-propozim dhe investim”, e hapur mĂ« 15 shtator 2025, parashikonte shpĂ«rnguljen e jetimores dhe zyrave tĂ« shĂ«rbimeve tĂ« punĂ«s nga trualli aktual, si dhe ndĂ«rtimin e njĂ« kampusi tĂ« ri te rruga “Gramoz Pashko”, nĂ« ish-kompleksin rezidencial tĂ« diplomatĂ«ve tĂ« GjermanisĂ« Lindore.

Sipas kushteve, ndërtimi i godinave të reja për jetimoren dhe zyrat do të mbulohet nga investitori privat, ndërsa një pjesë e sipërfaqes së ndërtimit në kullat e reja do të jepet për përdorim publik.

Gara pĂ«r zhvillimin e truallit u fitua nga grupi i kryesuar prej studios Rojkind Arquitectos S.C (me bashkĂ«punĂ«torĂ« Asab, Son Engineering & Construction, dhe Julian Kasharaj). Ky grup qe angazhuar nga kompania Motus (e zotĂ«ruar nga sipĂ«rmarrĂ«si Idajet Ismailaj, aksionere nĂ« kompaninĂ« Alb-Star e njohur pĂ«r ndĂ«rtimin e stadiumit “Arena KombĂ«tare”).

“Quhet Kor, si zĂ«ri i shumĂ« njerĂ«zve” tha gjatĂ« prezantimit arkitekti meksikan tĂ« projektit qĂ« parashikon tre kulla 20-25-35 katĂ«she tĂ« lidhura me ura (korridore tĂ« pĂ«rbashkĂ«ta) dhe shfrytĂ«zim maksimal tĂ« truallit pĂ«r parking (rreth 3,500 m2). Dy prej kullave parashikohen pĂ«r rezidenca teksa fasada propozohet tĂ« jetĂ« e varur me forma unike tĂ« çrregullta.

Projekti i Taller Hector Barroso i kampusit të ri të jetimores te ish-vilat gjermane/KISH.

Ndërsa pjesa e kampusit të ri të jetimores iu dha grupit të kryesuar nga studio Taller Hector Barroso (me bashkëpunëtorë Studio B&L, Doriana Bleta, Agim Seranaj dhe Ardian Paci). Ky grup qe angazhuar nga PROGEEN (e zotëruar nga sipërmarrësi Genc Kuçuku, i cili mbetet në diskutime me KISH për të zhvilluar projektin e Void Tower në këmbim të ndërtimit të zyrave qeveritare te Komuna e Parisit).

Lexo: Darka e Sazanit, si u vu pasuria publike në tryezë

Pritet qĂ« mes dy investitorĂ«ve tĂ« paraqitet ofertĂ« ndaj KISH pĂ«r t’u vendosur mĂ« pas se cili do tĂ« jetĂ« sipĂ«rmarrĂ«si qĂ« do tĂ« pĂ«rfitojĂ« tĂ« drejtĂ«n pĂ«r ta zhvilluar kĂ«tĂ« thirrje.

Ndër grupet e tjera propozuese ishin:

  • BE-IS (e sipĂ«rmarrĂ«sit Hamz Islamaj) dhe CEBRA Arkitekter A/S, me LOFT Architects dhe Superflex Studio
  • Gruppo Koni SRL (e sipĂ«rmarrĂ«sve Nik dhe SandĂ«r Nikolli), qĂ« pĂ«rfshin Stefano Boeri Architetti, Gross.Max, AEI Progetti dhe artistin Patrick Tuttofuoco, sĂ« bashku me kontraktorĂ« lokalĂ«
  • DIAGONAL Projektim & Zbatim (e sipĂ«rmarrĂ«sit Nikolin Jaka), + ASL shpk me Carrilho da Graca Arquitectos.

Diskurs optimist, bilanc problematik

NĂ« fjalĂ«n e tij para konkursit, Kryeministri Edi Rama e paraqiti thirrjen si njĂ« mundĂ«si pĂ«r krijimin e kushteve mĂ« tĂ« mira pĂ«r fĂ«mijĂ«t jetimĂ« dhe si pjesĂ« tĂ« njĂ« serie veprash madhore arkitekturore qĂ«, sipas tij, e kthejnĂ« ShqipĂ«rinĂ« nĂ« pikĂ« referimi pĂ«r arkitektĂ«t ndĂ«rkombĂ«tarĂ« dhe nĂ« njĂ« “universitet tĂ« hapur” pĂ«r brezat e rinj.

Por përtej këtij diskursi, bilanci i KISH në konkurset për pronat publike mbetet problematik. Në më shumë se 16 thirrje të hapura prej vitit 2024, nuk është njoftuar asnjë kontratë finale e përfunduar, ndërsa në të paktën një rast investitori i shpallur fitues është tërhequr (AIBA Company te thirrja për Void Tower).

Projekti i Rojkind Arquitectos S.C pĂ«r kulla te “Zyber Hallulli”/KISH.

Edhe thirrja për Bibliotekën Kombëtare, e lidhur me ndërtimin e një kulle në të njëjtën zonë, u anulua për mungesë interesimi dhe aktualisht nuk ka një proces të ri të hapur.

Në praktikë, puna e Korporatës dhe agjencive partnere ka prodhuar kryesisht konkurse dhe projekte në formë vizualizimesh, me një faturë prej të paktën 1.4 milionë euro shpërblime për finalistët, por pa rezultate konkrete në terren.

Ndërkohë, fakti që pesë studio të ndryshme përfundojnë në të njëjtën zgjidhje urbane (3 kulla!) sugjeron se korniza e konkursit ishte e orientuar që në fillim drejt ndërtimeve shumëkatëshe (paralajmëruar nga Citizens.al që në fillim), duke lënë pak ose aspak hapësirë për modele alternative zhvillimi.

NĂ« kĂ«tĂ« kuptim, konkursi pĂ«r “Zyber Hallullin” nuk hap njĂ« debat mbi interesin publik, por e konsolidon mĂ« tej praktikĂ«n ku trualli publik shihet kryesisht si potencial ndĂ«rtimi maksimal, ndĂ«rsa funksioni social dhe ndikimi urban mbeten çështje dytĂ«sore dhe madje shpĂ«rngulen sa mĂ« larg rrugĂ«ve kryesore tĂ« kryeqytetit.

Lexoni gjithashtu:

The post Shpallet fituesi, tre kulla deri 35 kate te “Zyber Hallulli” appeared first on Citizens.al.

50 ndryshime, pa reformë: Kodi Penal si mjet kontrolli

28 January 2026 at 11:44

Kuvendi miratoi nĂ« orĂ«t e para tĂ« mĂ«ngjesit tĂ« sĂ« mĂ«rkurĂ«s, njĂ« paketĂ« tĂ« gjerĂ« ndryshimesh nĂ« Kodin Penal. Qeveria i paraqiti ato si “harmonizim me standardet evropiane”. Por nĂ« praktikĂ«, ndryshimet prodhuan forcim selektiv tĂ« shtetit ndĂ«shkues, pĂ«rmes njĂ« procesi tĂ« shpejtĂ« dhe politikisht tĂ« mbyllur.

Paketa u votua rreth orës 03:00 të mëngjesit, vetëm me votat e shumicës socialiste. Ajo përfshinte rreth 50 ndryshime dhe shtesa në Kodin Penal, mes tyre edhe dekriminalizimin e pjesshëm të shpifjes, përmes ndryshimit të Nenit 120.

Kodi Penal, i miratuar fillimisht në vitin 1995, ka pësuar tashmë 26 ndërhyrje në 31 vite. Dhjetë prej tyre kanë ardhur pas vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Frekuenca e ndryshimeve tregon për mungesën e stabilitetit dhe vizionit afatgjatë.

Ndryshimet e fundit qenë propozuar në tetor 2025. Ato pasuan draftin e një Kodi të ri Penal, prezantuar në korrik nga Ministria e Drejtësisë. Drafti i Kodit të ri u përball me kritika të forta nga juristë, akademikë, media dhe shoqëria civile dhe për rrjedhojë qeveria e tërhoqi pa e çuar në Kuvend.

Kështu, në vend të një reforme të plotë, shumica zgjodhi rrugën e arnimeve. Ndryshime të pjesshme, të shpërndara dhe pa një debat të gjerë publik. Pyetja mbetet: A përmbush kjo qasje pritshmëritë e integrimit evropian? Sipas qeverisë, po, por rruga e ndjekur nuk bind.

Edhe pse në mandatin e katërt, shumica socialiste shmang ende kostot politike të një Kodi të ri Penal. Një reformë e tillë kërkon debat, konsensus dhe balancë mes sigurisë publike dhe të drejtave themelore. Elemente që munguan në procesin e fundit të përmbyllur mëngjesin e së mërkurës.

ÇfarĂ« pĂ«rfshijnĂ« ndryshimet?

Paketa zgjeroi juridiksionin penal pĂ«r shtetasit e huaj rezidentĂ« nĂ« ShqipĂ«ri, edhe pĂ«r vepra pjesĂ«risht tĂ« kryera jashtĂ« territorit. U pĂ«rjashtuan nga parimi i “dĂ«nueshmĂ«risĂ« sĂ« dyfishtĂ«â€ disa krime tĂ« rĂ«nda, pĂ«rfshirĂ« trafikun e qenieve njerĂ«zore dhe abuzimin seksual me tĂ« mitur.

Pati rishikime dhe nene specifike për të luftuar terrorizmin. Ndërkohë, u shtuan dënime plotësuese në rastet e refuzimit të ekstradimit dhe ndalimin e ushtrimit të profesioneve që përfshijnë kontakt me fëmijët për persona të dënuar për vepra penale. U forcuan ndëshkimet për pornografinë, shfrytëzimin dhe krimet seksuale ndaj të miturve, me dënime që shkojnë deri në 20 vjet burg.

Një ndryshim domethënës ishte heqja e (pikës 7 të Nenit 28) mundësisë për ulje ose përjashtim nga dënimi për anëtarët e grupeve kriminale, edhe kur bashkëpunimi i tyre mund të jetë vendimtar për zbardhjen e veprimtarisë kriminale. Ky hap ngre pikëpyetje mbi efektivitetin e hetimeve komplekse dhe vetë luftën ndaj krimit të organizuar.

NĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n paketĂ«, u pĂ«rfshi edhe njĂ« nen i posaçëm (Neni 143/a/8) pĂ«r “Mashtrimet qĂ« prekin interesat financiare tĂ« Bashkimit Evropian”. KeqpĂ«rdorimi i fondeve tĂ« BE-sĂ« tashmĂ« dĂ«nohet me burgim deri nĂ« 5 vjet, ose deri nĂ« 10 vjet kur shuma e keqpĂ«rdorur kalon 50 mijĂ« eurot.

Por pa zbardhjen dhe ndëshkimin e rasteve konkrete, veçanërisht atyre që lidhen me fondet IPARD, ky nen rrezikon të mbetet deklarativ. Një sinjal formal drejt BE-së, më shumë sesa një mjet real llogaridhënieje.

Neni në fjalë do të mbetet si njollë e turpshme e abuzimeve.

Shpifja, gazetarët dhe parkimi dysh

Paketa dekriminalizoi pjesĂ«risht (Nenin 120) shpifjen, por vetĂ«m pĂ«r njĂ« kategori tĂ« paqartĂ« “gazetarĂ«sh tĂ« regjistruar dhe tĂ« njohur”. Fyerja do tĂ« vijojĂ« tĂ« mbetet vepĂ«r penale. KĂ«shtu qeveria duket se po synon tĂ« krijojĂ« njĂ« regjim tĂ« dyfishtĂ« mbrojtjeje duke hapur rrugĂ« pĂ«r interpretime selektive.

CilĂ«simi “i njohur” dhe me “regjistĂ«r” pĂ«r gazetarĂ«t lĂ« vend pĂ«r njĂ« zhvillim paralel nĂ« kuptimin e kĂ«rkesĂ«s sĂ« mundshme pĂ«r licencim apo tĂ« njĂ« lloji “Urdhri tĂ« gazetarit” apo “punonjĂ«sve tĂ« medias”.

Kjo shihet si njĂ« mĂ«nyrĂ« pĂ«r ta kufizuar lirinĂ« e shprehjes, pasi gazetarĂ«t e lirĂ«, ose qytetarĂ«t e angazhuar, apo sinjalizuesit qĂ« do tĂ« shprehen pĂ«r çështje tĂ« caktuara, do tĂ« vijojnĂ« tĂ« pĂ«rballen me format penale tĂ« “shpifjes”.

Paralelisht, dhuna ndaj gazetarĂ«ve tashmĂ« do tĂ« trajtohet si “goditje pĂ«r shkak tĂ« detyrĂ«s” (Neni 237), me dĂ«nime nga njĂ« deri nĂ« pesĂ« vjet burg. Sigurisht, njĂ« masĂ« pozitive, por e shoqĂ«ruar me njĂ« mekanizĂ«m problematik tĂ« pĂ«rkufizimit tĂ« gazetarit lĂ« vend pĂ«r interpretime.

Kështu, në praktikë, shteti shmang dekriminalizimin e plotë të shpifjes dhe mban sërish në dorë instrumentet e presionit ligjor.

Por problemi i paketës nuk qëndroi vetëm te çfarë nuk dekriminalizoi, por edhe te çfarë zgjodhi të kriminalizojë.

Mes ndryshimeve u përcollën dispozita që e shtrijnë dorën e Kodit Penal në sjellje të përditshme, të cilat deri dje trajtoheshin administrativisht, pra me gjoba.

(Neni 293/1) “Pushimi i mjetit nĂ« karrexhatĂ« nĂ« rresht tĂ« dytĂ«â€ tashmĂ« do tĂ« trajtohet me masa mĂ« tĂ« ashpra penale.

Në një vend ku ka mungesë të theksuar infrastrukture parkimi, rregullimi penal i këtij fenomeni u shfaq si zëvendësim i politikës edukuese dhe planeve afatgjata urbane me një politikë ndëshkuese.

Ky është thelbi i problemit: Qeveria po përdor Kodin Penal për të kompensuar dështimet e saj në administrimin publik.

NĂ« vend tĂ« zgjidhjeve strukturore, ajo zgjedh tĂ« tutelojĂ« qytetarĂ«t pĂ«rmes frikĂ«s sĂ« ndĂ«shkimit “me gjobĂ« ose njĂ« vit burg”.

Amendamenti që nuk kaloi

Në fund të seancës u diskutua propozimi i bërë një ditë më parë nga deputeti socialist Erion Braçe për ashpërsimin e (Nenit 288) ndëshkimeve ndaj shitjes së duhanit dhe cigareve elektronike për të miturit.

Amendamenti parashikonte gjoba deri në 500,000 lekë dhe burgim deri në 16 vjet në rastet kur tregtia sillte si pasojë vdekjen.

Propozimi nuk u mbështet nga shumica socialiste, e cila abstenoi. Në një paketë që nuk heziton të kriminalizojë parkimin në rresht të dytë, mbrojtja penale e shëndetit të të miturve u la jashtë.

Ky kontrast ekspozon natyrën selektive të reformës, ose mungesës së diskutimeve të gjera për ndërhyrje.

Kodi Penal nuk forcohet aty ku interesi publik është i pakontestueshëm, por aty ku shteti kërkon kontroll dhe veprim të shpejtë.

NĂ« kĂ«tĂ« panoramĂ«, ndryshimet e fundit nuk pĂ«rbĂ«jnĂ« njĂ« reformĂ« penale. Ato janĂ« njĂ« seri masash ndĂ«shkuese, tĂ« mbledhura nĂ«n flamurin e “harmonizimit evropian,” por tĂ« udhĂ«hequra nga logjika e menaxhimit politik tĂ« rrezikut.

Kodi Penal po shndërrohet gradualisht në një instrument për të mbuluar dështimet e politikave publike. Sa më pak funksionon shteti, aq më shumë zgjerohet qasja ndëshkuese me shtojca nenesh.

NĂ« kĂ«tĂ« kuptim, votimi i mĂ«ngjesit tĂ« hershĂ«m tĂ« sĂ« mĂ«rkurĂ«s nuk Ă«shtĂ« fundi i kĂ«tij debati. Kodi i ri Penal do tĂ« vijĂ« sĂ«rish pĂ«r t’u diskutuar, por arnat janĂ« sinjali se ShqipĂ«ria po vijon fazĂ«n ku ligji penal pĂ«rdoret si zĂ«vendĂ«sim i qeverisjes dhe jo si mjeti fundit i aplikimit tĂ« drejtĂ«sisĂ«.

Lexoni gjithashtu:

The post 50 ndryshime, pa reformë: Kodi Penal si mjet kontrolli appeared first on Citizens.al.

Darka e Sazanit: Si u vu pasuria publike në tryezë

22 January 2026 at 17:44

Ardhja e Ivanka Trump dhe bashkëshortit Jared Kushner në Vlorë të mërkurën, shoqëruar me pritje protokollare dhe një darkë private me kryeministrin Edi Rama, u paraqit publikisht si një vizitë e jashtëzakonshme.

Por, nĂ« thelb, vizita e Trump dhe Kushner – tĂ« cilĂ«t prej vitit 2023 e kanĂ« vizituar shpesh ShqipĂ«rinĂ« – ekspozon njĂ« model tĂ« konsoliduar tĂ« vendimmarrjeve tĂ« qeverisĂ« Rama: pĂ«rqendrim tĂ« pasurive publike nĂ« pak duar, tĂ« lidhura me pushtetin politik dhe financiar, tashmĂ« edhe ndĂ«rkombĂ«tar, pĂ«rmes negociatash direkte, pa transparencĂ«, pa garĂ« dhe pa llogaridhĂ«nie.

Ky model nuk është i panjohur as në profilin publik të vetë Jared Kushner. Në SHBA dhe Lindjen e Mesme, ai është përballur me kritika të vazhdueshme për ndërtimin e karrierës së tij si sipërmarrës duke përfituar nga pozicioni politik i vjehrrit, Donald Trump, veçanërisht për marrëveshje të mëdha investimi që u realizuan pas përfundimit të mandatit presidencial. 

Kritikët kanë ngritur pikëpyetje mbi konfliktet e mundshme të interesit dhe mungesën e ndarjes mes rolit publik dhe përfitimit privat, një debat që sot gjen jehonë edhe në Shqipëri.

Sazani e ZvĂ«rneci si “plaçka pĂ«r t’u falur”

Projekti i propozuar nga Kushner për ndërtimin e resorteve luksoze në Sazan dhe Zvërnec po përparon përmes një formule që shmang parimet bazë të konkurrencës, aq shumë të kërkuara dhe lavdëruara nga BE për integrimin.

Erdhi si propozim i pakërkuar. Vijoi pa diskutim publik dhe pa tender të hapur ndërkombëtar. Askush nuk di të thotë: A është oferta e Kushnerit më e mira e mundshme dhe a po shihet mundësia që të lejohen investitorë të tjerë në Sazan?

Prej janarit 2025, kur mori statusin e investitorit strategjik, qeveria po negocion drejtpĂ«rdrejt me kompaninĂ« “Affinity Partners” (zotĂ«ruese e “Atlantic Incubation Partners LLC”) tĂ« Kushnerit, e cila pritet tĂ« jetĂ« ortake, nĂ« kuota shumice, me ndĂ«rmarrjen qeveritare “Albanian State Development & Real Estate” (ASDRE), e cila u krijua nĂ« qershor.

Grupi negociator përbëhet nga përfaqësues të administratës së Zëvendëskryeministres Belinda Balluku, e vetmja ende në detyrë pas ndryshimeve qeveritare të zgjedhjeve të fundit, ministrisë së Financave, Mjedisit dhe Turizmit. 

Paralelisht grupi është përbërë edhe nga përfaqësues të Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA), dhe Korporatës së Investimeve Shqiptare (AIC). Kjo e fundit e ka përfshirë në hartën e projekteve që synon të zhvillojë.

PikĂ«risht AIC kontraktoi nĂ« shkurt 2025 pĂ«r rreth 300 mijĂ« euro zyrat ligjore “Tonucci & Partners” dhe “Nexia Consulting” pĂ«r tĂ« forcuar “pozitĂ«n e shtetit shqiptar nĂ« kĂ«tĂ« investim” pĂ«rmes njĂ« “ekspertize ligjore, financiare, teknike dhe mjedisore”.

Nga kjo qasje, kuptohet se qeveria ia dha statusin e investitorit Kushnerit, pa qenë e sigurt për pozitën e saj në propozimin e pakërkuar. Pra, pa e ditur saktë impaktin financiar dhe mjedisor.

Pikërisht për impaktin mjedisor Qendra për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA) dhe organizata të tjera mjedisore kanë apeluar disa herë shqetësimin se propozimi i Kushnerit prek zona të mbrojtura, veçanërisht Zvërnecin. 

NĂ« njĂ« reagim tĂ« mĂ«rkurĂ«n PPNEA theksoi se “rreth 14 kilometra vijĂ« tĂ« egĂ«r bregdetare qĂ« Ă«shtĂ« zonĂ« e mbrojtur, [
] planifikohet tĂ« shndĂ«rrohet nĂ« rruge asfalti, drita tĂ« forta dhe pallate luksoze, tĂ« cilat nuk kanĂ« vend pĂ«r natyrĂ«n e egĂ«r dhe komunitetet”.

Ky zhvillim po ndodh teksa Komisioni Evropian i ka vënë kusht Shqipërisë për integrimin mbylljen e kapitullit të mjedisit me ndryshimin e ligjit për zonat e mbrojtura, i cili i pati hapur rrugë investimeve të tilla në parqet natyrore.

Sidoqoftë, vlen të thuhet se për rastin konkret BE ka qendruar e heshtur, pak a shumë si në rastin e Aeroportit të Vlorës, që pritet të ndikojë tejmase në rrjetin e zonave të mbrojtura Vjosë-Nartë.

Citizens.al iu drejtuar të gjitha strukturave të grupi negociator për të marrë informacion për takimet, pozitën aktuale të bisedimeve dhe nëse ka pasur interes nga sipërmarrës të tjerë, veçanërisht kompani shqiptare.

Deri në momentin e botimit të këtij shkrimi, vetëm AIDA dhe AIC dhanë përgjigje duke u kufizuar te theksimi se Affinity Partners mbetet e interesuar ta vijojë projektin dhe se ASDRE nuk po shqyrton asnjë projekt-propozim tjetër në Sazan*.

Nga e gjithĂ« kjo tablo duket qartĂ« se qeveria po e trajton Sazanin dhe ZvĂ«rnecin thjeshtĂ« si plaçka pĂ«r t’u falur, dhe jo si pasuri publike tĂ« parikuperueshme qĂ« nevojiten tĂ« menaxhohen me rregulla.

Zyrtarisht theksi pĂ«r rastin e Kushnerit vihet te statusi “investitor strategjik”, njĂ« etiketĂ« qĂ« nĂ« praktikĂ« ka shĂ«rbyer si çelĂ«s pĂ«r tĂ« anashkaluar procedurat standarde, parlamentin, debatin publik mbi kostot, pĂ«rfitimet dhe rreziqet.

Modeli që përsëritet

Sazani dhe Zvërneci nuk qëndrojnë vetëm. Qeveria Rama ka vepruar ngjashëm duke trajtuar si plaçkë edhe Portin e Durrësit, Portin e Vlorës dhe zonën e mbrojtur përreth Aeroportit të Vlorës.

Porti i Durrësit iu dha sipërmarrësit nga Emiratet, Mohamed Ali Alabbar. Në rastin e tij u bë me ligj të posaçëm, procedurë të përshpejtuar në Kuvend dhe partneritet të paracaktuar në darkën e famshme të qeverisë në restorantin e Nusret Gökçe (njohur si Salt Bae) në Dubai (2021). 

KĂ«shtu, projekti “DurrĂ«s Yachts & Marina” me grupin e Emirateve “Eagle Hills” pati zero debat publik dhe zero konkurrencĂ«. Formula e ktheu Kuvendin nĂ« “noter” tĂ« njĂ« marrĂ«veshjeje tĂ« negociuar dhe dakordĂ«suar larg institucioneve dhe vĂ«mendjes publike.

PĂ«r Portin e VlorĂ«s, raportimet kanĂ« treguar se qeveria pĂ«rdori njĂ« kombinim tĂ« ligjit tĂ« investimeve strategjike, formulĂ«n “ShqipĂ«ria 1 euro” dhe VKM tĂ« posaçme, duke lĂ«nĂ« pa sqaruar mĂ«nyrĂ«n sesi u shmang dhe minimizua pjesĂ«marrja reale e shtetit nĂ« projektin e “Marina di Valona”.

Ngjashëm zero debat publik, zero konkurrencë.

Në rastin e Aeroportit të Vlorës, qeveria tregoi se kur do dhe ka vullnet, mund të ndjekë dhe aplikojë procedurat konkurruese të një gare me tender ndërkombëtar pas një ofertë të pakërkuar. 

Sigurisht, tjetĂ«r gjĂ« se kjo procedurĂ« ishte formale – fillimisht aeroporti iu premtua konsorciumit turk “Cengiz-Kalyon-Kolin Constr.” mĂ« pas me procedura tĂ« dyshimta iu dha ortakĂ«risĂ« “Mabetex-2A Group” tĂ« Behgjet Pacollit dhe Valon Ademit.

Rastet tregojnë qartë sesi qeveria nuk e mat interesin publik me garë dhe kushte të qarta, por me negocime dhe vendime që merren nëpër tavolina jashtë institucioneve. Për më tepër nga investimet në fjalë qeveria merr përsipër detyrimet për të siguruar infrastrukturën mbështetëse.

NĂ« kĂ«tĂ« kuptim Sazani e ZvĂ«rneci – historikisht tĂ« paurbanizuara, pa furnizimin me ujĂ« dhe energji elektrike – janĂ« thjesht plaçkat e radhĂ«s, pasi nĂ« rastin e tyre nuk po ndiqet as formalisht procedura e njĂ« tenderi apo konkursi ndĂ«rkombĂ«tar

Nga renderĂ«t 3D te “negociimi” me arkitektĂ«t e qeverisĂ«

PĂ«r Sazanin dhe ZvĂ«rnecin jo vetĂ«m qĂ« nuk po duket tĂ« ketĂ« garĂ«, por tani duket se vetĂ« projekti arkitektonik po riformatohet, me takime tĂ« raportuara mes Ivanka Trump, pĂ«rfaqĂ«suesve tĂ« qeverisĂ« dhe “50-60 arkitektĂ«â€ qĂ« nuk dihet se nga dolĂ«n dhe u shfaqĂ«n nĂ« VlorĂ«.

Foto e rrjedhur në media nga resorti ku u prit Ivanka Trump, 21 janar 2026.

Mes tyre, nga disa foto qĂ« qarkulluan nĂ« rrjet, spikati arkitekti japonez Kengo Kuma, i njohur ndĂ«rkombĂ«tarisht pĂ«r stilin modernist. Kuma ishte i ftuar nĂ« ShqipĂ«ri pĂ«r festivalin e arkitekturĂ«s “Bread and Heart” dhe Ă«shtĂ« projektues i Parkut tĂ« VizitorĂ«ve nĂ« Butrint.

Nga fotot, duket të ketë qenë e pranishme edhe Adelajda Roka, drejtuesja e Agjencisë së Zhvillimit te Territorit (AZHT), e cila nuk është pjesë e grupit negociator. 

Nga kjo dhe prezenca e Kumës, mund të kuptojmë se grupi i arkitektëve në fjalë mund të jetë organizuar nga AZHT.

Prej tetorit 2025, AZHT dhe Agjencia KombĂ«tare e Planifikimit tĂ« Territorit (AKPT) kanĂ« riorganizuar festivalin “Bread and Heart” nĂ« njĂ« fondacion. Citizens.al ka kĂ«rkuar qartĂ«si pĂ«r objektivin, arsyet dhe mĂ«nyrĂ«n e kĂ«tij tranzicioni.

Por dukshĂ«m, ky riorganizim qĂ« ka bĂ«rĂ« bashkĂ« arkitektĂ«t e preferuar tĂ« qeverisĂ«, po merr rol domethĂ«nĂ«s. Takimi me arkitektĂ«t u raportua se kishte nĂ« fokus projektet nĂ« Sazan e ZvĂ«rnec. Kjo nĂ«nkupton se tanimĂ« diskutimet kanĂ« kaluar te “si do tĂ« bĂ«het” projekti, jo mĂ« thjesht “a do tĂ« bĂ«het”.

NĂ«se propozimi fillestar i vitit 2024 ishte njĂ« “vizion” (render 3D), takimet me arkitektĂ« nĂ«nkuptojnĂ« se tani po negociohet pĂ«rmbajtja e investimit: volumet, ndĂ«rhyrjet, infrastruktura, fazat si edhe lehtĂ«sitĂ« fiskale.

Por nĂ«se projekti “po rikonceptohet” gjatĂ« negociimit, atĂ«herĂ« justifikimi pĂ«r “ofertĂ« tĂ« pakĂ«rkuar” bie, sepse nuk kemi mĂ« njĂ« ofertĂ« tĂ« pĂ«rcaktuar qĂ« vetĂ«m vlerĂ«sohet dhe trajtohet, por realisht kemi njĂ« bashkĂ«-projektim pa transparencĂ«.

Qeveria shqiptare, edhe pas kĂ«rkesave tĂ« pĂ«rsĂ«ritura pĂ«r transparencĂ«, ende nuk ka zbardhur njĂ« sĂ«rĂ« detajesh: ÇfarĂ« do tĂ« ndĂ«rtohet realisht nĂ« nĂ« Sazan dhe ZvĂ«rnec? ÇfarĂ« po ofron realisht qeveria shqiptare: truallin, infrastrukturĂ«n, trajtim preferencial apo ekskluzivitet? ÇfarĂ« kanĂ« premtuar investitorĂ«t dhe e nĂ« fund, çfarĂ« pĂ«rfitojnĂ« qytetarĂ«t ShqiptarĂ«?

*Artikulli u përditësua me përgjigjen nga AIC për Sazanin.

The post Darka e Sazanit: Si u vu pasuria publike në tryezë appeared first on Citizens.al.

Paradoksi me fishekzjarret: Shqipëria nyje piroteknike e rajonit

13 January 2026 at 15:20

Shqipëria e ka të kufizuar me ligj shitjen dhe shpërthimin e fishekzjarreve. Megjithatë, sasi të mëdha hyjnë dhe dalin çdo vit nga vendi dhe përdorimi i tyre është i rregullt thuajse çdo mesnatë.

Të dhënat doganore, raportet dhe përgjigjiet zyrtare ndaj Citizens.al tregojnë për një paradoks: një sektor formal i mbyllur për qytetarët, por me qarkullim të gjerë tregtar.

Paralelisht një rrjet tregu në të zezë, që gjen hapësirë në rrjetet sociale, teksa përdorimi i tyre dyshohet se devijon edhe në aktivitetin kriminal.

Një treg i ndaluar për qytetarët, por në volume aktive

Në vitin 2018 qeveria kufizoi tregtimin dhe përdorimin e fishekzjarreve. Prej asaj kohe, ato lejohen vetëm për subjekte të licencuara dhe për aktivitete të kontrolluara publike në periudha të caktuara të vitit.

Megjithatë, statistikat doganore për periudhën 2020-2025 tregojnë se dhjetëra tonelata fishekzjarre janë importuar çdo vit, kryesisht nga Kina dhe shpesh përmes shtetesh tranzite nga Bashkimi Europian si Sllovenia, Bullgaria, Italia apo dhe Greqia.

Në total gjatë kësaj periudhe janë importuar rreth 485 tonë, duke kulmuar me vitin 2024 (195 tonë). Një volum relativisht i lartë për një vend ku përdorimi privat është i kufizuar.

Kjo krijon një mospërputhje thelbësore mes masave rregullatore dhe realitetit tregtar. Kush e përdor këtë sasi dhe ku përfundojnë ato?

Gjatë gjithë periudhës 2020-2025 Shqipëria eksportoi 5 herë më shumë fishekzjarre sesa importoi (totali 2,440 tonë), fakt që sugjeron përdorimin e stoqeve ose rolin e vendit tonë si pikë prodhimi, grumbullimi dhe ri-shpërndarjeje.

Ky profil duket se po e shndërron Shqipërinë në një nyje të rëndësishme, ku mallra të ndaluara për përdorim privat qarkullojnë në volume të mëdha, duke rritur rrezikun e kontrabandës dhe humbjes së kontrollit institucional.

Kina rezulton burimi dominues i fishekzjarreve qĂ« hyjnĂ« nĂ« ShqipĂ«ri, ndĂ«rsa Bullgaria (688 tonĂ«), Çekia (511 tonĂ«), Rumania (348 tonĂ«), Polonia (335 tonĂ«) dhe Kosova (90 tonĂ«) janĂ« destinacionet kryesore tĂ« eksporteve. Vlen tĂ« theksohet se pĂ«r dy vite, destinacion eksporti ka qenĂ« dhe Bjellorusia (140 tonĂ«).

Asokohe Bjellorusia ishte nën sanksione të BE-së për shkelje të të drejtave të njeriut dhe rolin e saj në konfliktin Rusi-Ukrainë. Sanksionet ndalonin eksportet e mallrave që mund të kontribuonin në zgjerimin e represionit të regjimit të Lukashenkos dhe kapacitetet e industrisë ushtarake.

Shqipëria ndoqi në përputhje sanksionet në fjalë, megjithatë sikurse tregojnë të dhënat doganore, eksportet drejt një vendi që ishte subjekt i sanksioneve për individë dhe disa kategori mallrash ngre pikëpyetje për shmangien e këtyre kufizimeve, apo ri-interpretim të masave. 

Kjo çështje kërkon verifikim më të thellë të kontratave, destinacionit final, dhe nëse ngarkesat u përdorën realisht për qëllime të tjera.

Pak kompani, shumë përgjegjësi

Importet dhe eksportet e fishekzjarreve në Shqipëri realizohen nga një numër i kufizuar kompanish të licencuara.

Ilustrim, sasi fishekzjarresh e e kapur kontrabandë në Shqipëri/Citizens.al

Autoriteti i Kontrollit ShtetĂ«ror tĂ« Eksporteve (AKSHE), i cili kontrollon transferimet e mallrave ushtarake, lĂ«ndĂ«ve plasĂ«se dhe artikujve piroteknikĂ«, tha pĂ«r Citizens.al se aktualisht nĂ« ShqipĂ«ri ka vetĂ«m katĂ«r kompani “tĂ« licensuara pĂ«r import-eksport fishekzjarresh”.

Shqyrtimi i deklarimeve tregtare nga Citizens.al tregoi se dy prej katër kompanive u themeluan në vitin 2022 teksa njëra prej tyre (Panda-T-AL) nuk ka depozituar asnjë bilanc vjetor. 

Nga viti 2018, kur u vendos kufizimi i tregtimit dhe përdorimit të fishekzjarrëve, sektori ka pasur vetëm rritje fitimesh.

Në vitin 2018 dy kompanitë që operonin në këtë treg (Arpi dhe Arpiko Trade) deklaronin rreth 36,500 euro fitime totale. Ndërkohë, në vitin 2024 fitimi ishte 2,740 herë më i lartë (rreth 1 milion euro).

Në total në 6 vite nga kufizimi i përdorimit të fishekzjarreve (2018-2024) kompanitë që merren me tregtimin e tyre kanë fituar rreth 3 milionë euro. 

Sigurisht kĂ«to kompani merren edhe me veprimtari tĂ« tjera, por kjo shifĂ«r Ă«shtĂ« tregues domethĂ«nĂ«s se me fishekzjarret  “punĂ«t po ecin mirĂ«â€.

PĂ«rqendrimi i tregut e bĂ«n teorikisht mĂ« tĂ« lehtĂ« kontrollin, ashtu si e bĂ«n edhe mĂ« tĂ« rrezikshĂ«m devijimin, nĂ«se njĂ« hallkĂ« e zinxhirit – prodhimi, magazinimi, transporti apo shpĂ«rndarja – del jashtĂ« mbikĂ«qyrjes sĂ« autoriteteve.

Deri më sot nuk ka një analizë apo raport publik mbi humbjet e mundshme gjatë magazinimit, sasitë e asgjësuara, apo diferencat mes importeve dhe eksporteve.

Nga festat publike te rreziku i grupeve kriminale

Festa me fishekzjarre e mbrëmjes së fundvitit në Shqipëri tregoi edhe njëherë se sa i pakontrolluar është tregu.

Teksa autoritetet deklarojnĂ« dhe ndjekin me bujĂ« aksione sporadike policore tĂ« kapjes sĂ« disa dyqaneve dhe tregtarĂ«ve tĂ« dorĂ«s sĂ« dytĂ«, ato shiten lirshĂ«m online dhe nĂ« rrjetet sociale – njĂ« faqe e reklamon aktivitetin madje si “Fishekjzarre taxi”.

NĂ« mungesĂ« tĂ« njĂ« rregullatori tĂ« fortĂ« pĂ«r tregun, çdo produkt qĂ« del jashtĂ« kontrollit institucional Ă«shtĂ« potencialisht i paligjshĂ«m dhe rrezik pĂ«r t’u devijuar nĂ« pĂ«rdorim nga grupet kriminale. 

Praktika e nxjerrjes së pluhurit piroteknik nga fishekzjarret për ndërtimin e bombave artizanale është e njohur në vende të tjera europiane. Rastet e atentateve me eksplozivë të tillë në vendet e Evropës Perëndimore janë kthyer në një shqetësim permanent.

NdĂ«rkohĂ«, kombinimi i volumeve tĂ« larta tĂ« import-eksportit, ndalimit tĂ« pĂ«rdorimit privat dhe kontrollit tĂ« fragmentuar, krijon njĂ« terren tĂ« favorshĂ«m nĂ« ShqipĂ«ri pĂ«r grupet kriminale qĂ« kĂ«rkojnĂ« lĂ«ndĂ« plasĂ«se tĂ« lehta pĂ«r t’u siguruar dhe tĂ« vĂ«shtira pĂ«r t’u gjurmuar.

Punishte artizanale dhe sasi fishekzjarresh kontrabandë e kapur në Shqipëri/Citizens.al

Faktet tregojnë se autoritetet nuk janë në lartësinë e duhur për ta parandaluar prirjen. Përgjigjjet e Prokurorisë së Përgjithshme për Citizens.al tregojnë se organet ligjzbatuese fokusohen kryesisht te pasojat penale, jo te zinxhiri i furnizimit.

Hetimet nisin dhe statistikat mbahen pasi shpërthimet ndodhin, ndërsa nuk ka një databazë të centralizuar që lidh apo ngre dyshime për: fishekzjarret me lëndët plasëse të përdorura në atentate.

Ekspertimi teknik kryhet nga Laboratori Qendror i Kriminalistikës, Sektori i Balistikës, si dhe në Njësinë Speciale Antieksplozivë të Repartit RENEA, por pa një profilizim sistematik kimik, që të gjurmojë origjinën tregtare të materialit të përdorur në bomba artizanale.

Rasti i fishekzjarreve në Shqipëri tregon se ndalimi ligjor, pa transparencë dhe gjurmueshmëri, nuk është i mjaftueshëm. Pa auditim të plotë të zinxhirit tregtar dhe pa lidhje të drejtpërdrejtë mes doganave, licencimit dhe hetimit, tregu formal rrezikon të bjerë në dorën e krimit të organizuar.

Fishekzjarret janë të ndaluara për qytetarët, por jo të pakapshme për krimin. Të dhënat tregojnë qartë për një ekonomi piroteknike aktive, të ligjshme në letra, por me boshllëqe reale kontrolli.

Pyetja që mbetet është, jo nëse ndalimi ekziston, por sa i aftë është shteti shqiptar ta garantojë që një mall i ndaluar si fishekzjarret, të mos kthehet në armë të rëndomtë për krimin.

Lexo gjithashtu:

The post Paradoksi me fishekzjarret: Shqipëria nyje piroteknike e rajonit appeared first on Citizens.al.

Zjarri te ish-Uzina Dinamo shkrumbon rreth 50 biznese

9 January 2026 at 12:30

Një zjarr masiv shkrumboi pasditen e së enjtes dy magazinat kryesore në tregun e ish-Uzinës Dinamo në Tiranë. Situata u vu nën kontroll vetëm sot duke kthyer në vëmendje pasigurinë e ndërtesave tregtare.

Në magazinat A dhe B ruheshin rroba dhe materiale stoku për dhjetëra biznese të vogla.

Forcat e policisë dhe zjarrfikëses rrethuan zonën dhe ndaluan qytetarët mëngjesin e së premtes që të afroheshin. Paralelisht, tregtarë të dëmtuar tentuan të shpëtonin mallrat që nuk ishin prekur nga flakët dhe tymi.

Disa fajësuan autoritetet për neglizhencë dhe mangësi logjistike, teksa një tregtar u konfliktua edhe me përgjegjësin e tregut duke sjellë ndërhyrjen e policisë.

Struktura e magazinave u shkatërrua thuajse tërësisht, duke mbetur vetëm hi dhe skelete metalike. Autoritetet nuk raportuan persona të lënduar.

Prefekti i Tiranës, Afrim Qëndro, deklaroi se materialet e djegura ishin kryesisht rroba dhe sende plastike. Sipas tij, ato favorizuan përhapjen e shpejtë të flakëve.

Ai sqaroi se nuk ishte konstatuar prani e lëndëve të rrezikshme në zonë. Megjithatë, policia largoi bizneset dhe banorët përreth për arsye sigurie.

Sipas tregtarëve të prekur ambientet nuk ishin të siguruara dhe nuk kishin mbrojtje nga zjarri.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e Tiranës e cilësoi rastin goditje të rëndë për sipërmarrjen e vogël dhe dhjetëra familje që siguronin jetesën nga këto biznese.

Sipas saj, shkatërrimi i rreth 50 njësive tregtare nxjerr në pah mungesën e sigurimit dhe nevojën për menaxhim më të mirë të riskut, në përputhje me standardet e Bashkimit Europian ku Shqipëria synon integrimin.

Deri tani, autoritetet dyshojnë se zjarri ka nisur nga një shkëndijë elektrike brenda një prej magazinave, por do të jenë hetimet konkrete ato që do ta përcaktojnë shkakun e saktë pas shuarjes së plotë të flakëve.

Presioni i ndërtimeve dhe dyshimet për projekte të reja

NĂ« dhjetĂ« vitet e fundit, zona e ish-UzinĂ«s Dinamo dhe rruga “5 Maji” janĂ« vĂ«nĂ« nĂ«n presion tĂ« vazhdueshĂ«m nga ndĂ«rtimet.

Të paktën dy komplekse rezidenciale janë ndërtuar në afërsi të territorit të tregut. Zjarri në dy kapanonet kryesore ka nxitur dyshimet mes tregtarëve dhe banorëve se zona mund të shfrytëzohet për një projekt tjetër ndërtimi.

Autoritetet nuk kanë reaguar publikisht ndaj këtyre pretendimeve.

Uzina mekanike “Dinamo” u ndĂ«rtua nĂ« vitin 1962. Fillimisht prodhonte pjesĂ« ndĂ«rrimi tĂ« ndryshme, por mĂ« pas u kthye nĂ« uzinĂ« tĂ« specializuar pĂ«r makineri pĂ«r industrinĂ« ushqimore, energjitike, minierare dhe tĂ« dururit.

Por pas ndĂ«rtimit tĂ« UzinĂ«s sĂ« Re “Dinamo” nĂ« zonĂ«n pranĂ« “Lumit tĂ« TiranĂ«s”, njĂ« pjesĂ« e punonjĂ«sve u transferuan atje dhe uzina u degradua. GjatĂ« tranzicionit ajo u kthye nĂ« treg ushqimor dhe mĂ« pas treg rrobash dhe elektroshtĂ«piakesh.

The post Zjarri te ish-Uzina Dinamo shkrumbon rreth 50 biznese appeared first on Citizens.al.

Akuadromi nĂ«n presionin e kullave: TjetĂ«r “konkurs rehabilitimi” poshtĂ« digĂ«s sĂ« liqenit

7 January 2026 at 11:16

Qeveria dhe Bashkia TiranĂ« synojnĂ« tĂ« “rehabilitojnĂ«â€ pishinat te diga e Liqenit Artificial, njohur si Akuadromi (Aquadrome) apo dhe Akuaparku (Aquapark).

Konkursi i projektimit, i hapur për herë të dytë, po kalon pa informacione nëse ka ngjallur interes. Ndërkohë zona është e rrethuar nga projekte kullash, të cilat kushtëzojnë tejmase zhvillimin e së vetmes hapësirë publike të mbetur aty.

Konkursi për Akuadromin favorizon kullat

MĂ« 15 shtator 2025, qeveria dhe Bashkia e TiranĂ«s hapĂ«n konkurs arkitekture pĂ«r riprojektimin e zonĂ«s sĂ« Akuadromit – njĂ« prej hapĂ«sirave mĂ« tĂ« lakmuara pĂ«r ndĂ«rtim pranĂ« digĂ«s sĂ« Liqenit Artificial. NjĂ« konkurs i mĂ«parshĂ«m – hapur nĂ« mars 2025 – dĂ«shtoi.

Sipas njoftimeve zyrtare, gara – e cila sipas kalendarit, mĂ« 6 janar pĂ«rmbylli fazĂ«n e dytĂ« tĂ« dorĂ«zimit tĂ« propozimeve – synon “rehabilitimin e Akuaparkut tĂ« TiranĂ«s” dhe integrimin e tij me mjedisin pĂ«rreth, pĂ«rmes “njĂ« qasjeje bashkĂ«kohore tĂ« peizazhit, sportit dhe rekreacionit”.

Në letër kërkohen zhvillime me parametra të larta për 6 pishinat, kompleksin sportiv dhe mjediset përreth, të cilave u shtohen edhe sauna.

Por pas kĂ«saj nisme“kulturore dhe ekologjike” fshihet njĂ« tjetĂ«r betejĂ« urbane pĂ«r kontrollin e zonĂ«s mĂ« tĂ« vlefshme poshtĂ« digĂ«s sĂ« Liqenit Artificial – aty ku tashmĂ« kanĂ« mbirĂ« projekte tĂ« reja kullash.

Ilustrim grafik gjendjes së pishinave te Akuadromi/Citizens.al

Sipas kushteve të konkursit, studiot e përzgjedhura duhet të propozojnë një qendër multifunksionale me pishina të brendshme e të jashtme, zona sportive, hapësira publike të gjelbra, si dhe shërbime komerciale. 

Por, projekti duhet tĂ« lidhet me Parkun e Liqenit, Kopshtin Zoologjik e atĂ« Botanik dhe Parkun Olimpik, duke krijuar njĂ« “rrjet tĂ« vazhdueshĂ«m tĂ« gjelbĂ«r” rreth perimetrit tĂ« digĂ«s.

NĂ« letĂ«r, ideja duket frymĂ«zuese. Por ky Ă«shtĂ« versioni institucional i njĂ« procesi tĂ« njohur tashmĂ« nĂ« TiranĂ«, qĂ« fillon me “rehabilitim” dhe pĂ«rfundon ose me “ndĂ«rtime vertikale” ose hapĂ«sira qĂ« u jepen apo favorizojnĂ« privatĂ«t.

Lexo: Shqipëria si kantier ndërtimi, kulla dhe leje pa kriter

Akuadromi u ndërtua në fund të viteve 80-të si pjesë e kompleksit multi-sportiv Dinamo, i cili zinte një sipërfaqe prej rreth 80,000 m2 poshtë digës. Zona degradoi gjatë tranzicionit dhe dhënies në përdorim të privatëve.

Pasi u nda nga klubi Dinamo, në 1999, gjatë luftës në Kosovë, Akuadromi u kthye në qendrën kryesore pritëse për shqiptarët që i iknin përndjekjes së paramilitarëve serbë. 

Në fillim-vitet 2000, kompleksi u rikonstruktua dhe për rreth 20 vite u dha me qira.

Sot, Akuadromi është pjesa që ka mbetur nga ish-kompleksi sportiv. Më shumë se gjysma e sipërfaqes së truallit u është dhënë privatëve për komplekse kullash, të cilat e shtrijnë kantierin deri në hyrjen e tij.

Rrethimi i kullave: Projektet kryesore

VetĂ«m pak metra larg zonĂ«s sĂ« konkursit po zhvillohet projekti “Tirana Lake”, i propozuar nga arkitekti italian Marco Casamonti pĂ«r grupin Armaar (zotĂ«ruar nga sipĂ«rmarrĂ«si Armand Lilo), qĂ« parashikon pesĂ« kulla 17-katĂ«she me funksione banimi dhe komerciale.

Lilo njihet si investitor nĂ« projekte madhore kullash si “Eyes of Tirana”, “United Towers“,  “Corner” dhe njĂ« sĂ«rĂ« kompleksesh rezidenciale nĂ« TiranĂ«, DurrĂ«s, HimarĂ« dhe sĂ« fundmi nĂ« Pogradec.

Ilustrim grafik, silueta e kullave poshtë digës së liqenit/Citizens.al

Faza e II-tĂ« e projektit “Tirana Lake” mori edhe truallin e bashkisĂ« qĂ« shĂ«rbente pĂ«r parking publik.

NĂ« dy skajet e tjera, janĂ« ngritur tashmĂ« 7 kullat 17-katĂ«she nĂ« formĂ« spiraleje “Lake View” tĂ« grupit Gener 2 (zotĂ«ruar nga sipĂ«rmarrĂ«sit Bashkim, Astrit dhe Ahmet Ulaj).

PikĂ«risht “Gener 2” ishte kompania qĂ« sponsorizoi konkursin pĂ«r masterplanin e vitit 2008 tĂ« zonĂ«s poshtĂ« digĂ«s, i cili nga studioja fituese – holandezĂ«t e MVRDV – u quajt “Tirana Rocks“.

Një masterplan që parashikonte rreth çerek milioni metra katrorë ndërtim gati për të nisur brenda vitit 2010 me një kosto rreth 600 milionë euro, dhe që u pëlqye dhe prezantua me pompozitet nga asokohe Kryetari i Bashkisë Tiranë, Edi Rama.

Lexo: “Shteti si agjent imobiliar”, ankandet e 2025, nga Sazani te Zyber Hallulli

Dy dekada më vonë ai koncept kubash i MVRDV-së rrëzuar rrëmujshëm poshtë digës së liqenit është ndryshuar, por volumi masiv i ndërtimeve në zonë jo, madje pritet të shtohet më tej.

NĂ« cep, nĂ« truallin e korpusit tĂ« Universitetit Marin Barleti, pritet tĂ« ngrihen dy kulla tĂ« tjera 30 dhe 35 katĂ«she tĂ« njohura me emrat “Vistas Lake” nga grupi Vistas (zotĂ«ruar nga sipĂ«rmarrĂ«si Adriatik Dudaj) dhe “Lake Diamond Tower” reklamuar nga “Texas Development” (zotĂ«ruar nga arkitektĂ«t sipĂ«rmarrĂ«s Andi dhe Olsi Efthimi).

Ky zhvillim është shembull tipik i mënyrës sesi planifikimi urban i Tiranës po orientohet nga kërkesat e ndërtuesve dhe jo më nga nevoja publike.

Toka poshtë digës, dikur e paprekshme për ndërtim, sot është e rrethuar nga leje të miratuara për ndërtime të larta.

NĂ« kĂ«tĂ« prespektivĂ«, zinxhiri i investimeve nĂ« zonĂ« e ka zhdukur kufirin me “hapĂ«sirĂ«n publike”.

Sipas dokumenteve tĂ« konkursit pĂ«r Akuadromin, zona konsiderohet “e ndjeshme ekologjikisht”. Por nĂ« asnjĂ« pjesĂ« nuk sqarohet si do tĂ« garantohet qĂ« projekti fitues i konkursit tĂ« mos shndĂ«rrohet nĂ« njĂ« tjetĂ«r zhvillim ndĂ«rtimor, i justifikuar me togfjalĂ«shit “rekreacion”, “hapĂ«sirĂ« sportive” apo “inovacion”.

Koncepti i MRVDV-së për zhvillimin poshtë digës së liqenit, 2008.

Projektet e fundit tĂ« shpallura fituese nĂ« zona dhe hapĂ«sira sportive si pĂ«r shembull Pallati i Sportit “Asllan Rusi”, kanĂ« treguar se pĂ«r qeverinĂ« dhe BashkinĂ« TiranĂ«, njĂ« pallat sporti mund tĂ« jetĂ« dhe pallat rezidencial prej 20 katesh.

Transparenca, pyetja që mungon në çdo konkurs

Konkursi i Akuadromit Ă«shtĂ« prezantuar si garĂ« ndĂ«rkombĂ«tare. Ajo thuhet se do tĂ« ketĂ« njĂ« jurĂ­ profesionale – edhe pse nuk Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« me dije ende se kush do tĂ« jenĂ« pjesĂ« e saj – dhe me 100,000 euro shpĂ«rblim pĂ«r 5-shen finaliste.

Por përtej termave estetikë, mbeten pa përgjigje disa pyetje kyçe: Kush do të jetë autoriteti përfundimtar që do ta zhvillojë projektin fitues: Bashkia e Tiranës apo qeveria përmes Korporatës së Investimeve Shqiptare?

Lexo: Projekti fitues i MVRDV-sĂ« pĂ«r “Asllan Rusin”: NjĂ« “top betoni” 20-katĂ«sh

Në rastin e Korporatës, përvoja ka treguar se qeveria nuk investon në ndërtim, përkundrazi. Në të gjitha thirrjet e saj qeveria ka ofruar hapësirat publike si incentivë për të ndërtuar kulla ose për të marrë pjesë nga ndërtimet e reja.

Në këtë pikë nuk dihet se kush do ta financojë zbatimin e projektit dhe çfarë forme do marrë investimi, do të jetë një partneritet me privatin, apo koncesion.

Vlen tĂ« theksohet se nĂ« periudhĂ«n kur Akuadromi iu rikthye bashkisĂ«, nĂ« vitin 2020, Kryetari Erion Veliaj, tha se “do ta zhvillonte mĂ« mirĂ« se privati”. Por, mĂ« 19 prill 2023 bashkia e nxorri sĂ«rish me qira pĂ«r 20 vite – edhe pse vetĂ«m njĂ« pjesĂ« tĂ« kompleksit 1,284 m2.

Çmimi dysheme pĂ«r qiranĂ« mujore ishte 180 mijĂ« lekĂ« (1,800 euro), çka ngjalli reagime nga opozita pĂ«r aferĂ« korruptive.

Sipas njĂ« auditimi tĂ« Kontrollit tĂ« LartĂ« tĂ« Shtetit, llogaritja e nivelit minimal tĂ« qirasĂ«â€œishte bĂ«rĂ« me vlerĂ«n e objekteve tĂ« banimit dhe jo tĂ« objekteve tregtare”.

KĂ«shtu, Akuadromi po shitet si rikualifikimi urban. Por realiteti pĂ«rreth tregon logjikĂ«n e njĂ« qyteti qĂ« humb hapĂ«sirat e fundit publike nĂ«n retorikĂ«n e “gjelbĂ«rimit” dhe “sportit”.

Pyetja që mbetet është nëse do të jetë ky rehabilitim në interes të qytetarëve, apo një tjetër stacion në lartësimin e kullave drejt digës së Liqenit Artificial.

Lexoni gjithashtu:

The post Akuadromi nĂ«n presionin e kullave: TjetĂ«r “konkurs rehabilitimi” poshtĂ« digĂ«s sĂ« liqenit appeared first on Citizens.al.

Dosjet e SPAK-ut që tronditën politikën në Shqipëri

30 December 2025 at 13:00

Viti 2025 do të mbahet mend si viti ku Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) shënjestroi zyrtarë dhe politikanë të lartë duke nxjerrë në dritë një shkallë të paimagjinueshme korrupsioni.

Viti i fundit nën drejtimin e kryeprokurorit Altin Dumani, i cili u pasua nga Klodian Braho, solli çështje të bujshme hetimore si ajo e Kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, zëvendëskryeministres Belinda Balluku apo dhe abuzimeve në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Rastet në fjalë, iu shtuan serisë së hetimeve nga SPAK ndaj politikanëve të pushtetshëm si ish-Kryeministri Sali Berisha dhe ish-Presidenti Ilir Meta.

Marrja si të pandehur e Metës dhe Berishës

Në maj të këtij viti ish-Presidenti Meta u mor zyrtarisht i pandehur së bashku me ish-bashkëshorten Monika Kryemadhi. I arrestuar prej tetorit 2024, ai akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Çështja kryesore ndaj tij mbetet marrĂ«dhĂ«nia ekonomike CEZ‑DIA, e cila dyshohet se, pĂ«r interesa private, u ndikua nga favorizime dhe ndryshime ligjore tĂ« shtyra nga Meta.

Ish-Presidenti e ka cilĂ«suar procesin “farsĂ« hetimore” dhe e ka akuzuar SPAK‑un pĂ«r “shĂ«rbim politik” ndaj qeverisĂ«.

Ngjashëm, SPAK mori zyrtarisht të pandehur, në maj, edhe ish-kryeministrin Sali Berisha.

Pas rreth një viti arrest shtëpie, ai u la të gjykohej i lirë nën akuzat për korrupsion pasiv, nën dyshimin se përmes vendimeve kur ishte në krye të qeverisë, favorizoi dhëndrin, Jamarbër Malltezi, në një projekt ndërtimi ku ortakë kishte sipërmarrësit Fatmir Bektashi e Xhimi Begeja.

Berisha e ka kundĂ«rshtuar hapur akuzĂ«n, duke e cilĂ«suar si tĂ« motivuar politikisht dhe duke cilĂ«suar SPAK‑un pĂ«r veprime nĂ« shĂ«rbim tĂ« mazhorancĂ«s.

Shpesh, gjuha e përdorur nga dy ish-shtetarët me ndikim në kampin opozitar, ka qenë e ashpër dhe me etiketime të rënda ndaj ish-kreut të SPAK, Altin Dumani.

Hetimi dhe akuzat ndaj Erion Veliajt

Në shkurt, SPAK arrestoi Kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Ai dyshohet për shpërdorim detyre, korrupsion dhe pastrim parash.

Hetimi i SPAK përqendrohet te pasuria dhe flukset e parave në drejtim të një grupi organizatash joqeveritare, pas të cilave dyshohet se qëndron bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa.

SPAK dyshon se pasuria e kryebashkiakut Veliaj u ushqye për interesa klienteliste nga sipërmarrës, të cilët përfitonin leje ndërtimi dhe favorizime në tenderë publik.

Veliaj i kundërshtoi akuzat duke sulmuar publikisht prokurorët dhe gjykatësit që vendosën për arrestimin e tij. Rasti nxiti tensione politike, pasi ndodhi pak muaj para zgjedhjeve të përgjithshme të 11 majit.

Kryeministri Rama mbajti njĂ« qĂ«ndrim tĂ« ashpĂ«r ndaj SPAK-ut, tĂ« cilin e akuzoi pĂ«r “arrestime abuzive”, “pa gjyq” dhe “pa fakte”.

Në korrik, Veliajt iu komunikua akuza, ku në morinë e pretendimeve të SPAK ishte shtuar edhe akuza për futjen e një celulari në qelinë e paraburgimit.

NĂ« shtator kryebashkiaku u mor zyrtarisht i pandehur, teksa pak ditĂ« mĂ« pas Rama – fitimtar me 83 mandate nĂ« zgjedhjet e majit – tha publikisht se ish-ministrja e Arsimit dhe ShĂ«ndetĂ«sisĂ«, Ogerta Manastirliu do tĂ« ishte pasuesja e tij nĂ« bashki.

Kjo nënkuptoi nisjen e procedurave për shkarkimin e Veliajt dhe vajtjen në zgjedhje të parakohshme për bashkinë Tiranë. Procedurat u ndoqën me shpejtësi nga shumica socialiste, e cila udhëhoqi shkarkimin deri te Presidenti Bajram Begaj. Ky i fundit e dekretoi vendimmarrjen pa vonesa.

Megjithatë, Veliaj e sfidoi këtë proces në Gjykatën Kushtetuese. Kjo më 3 nëntor rrëzoi vendimet si antikushtetuese duke e lejuar Veliajn të mbetej Kryetar Bashkie pavarësisht se mbeti në qeli për 10 nga 12 muajt e vitit 2025.

Ky proces nxori në pah tensionin midis pushtetit ekzekutiv, atij lokal dhe institucioneve të pavarura gjyqësore duke evidentuar sfidën e madhe për llogaridhënie ndaj pushtetarëve, të cilët tashmë e kanë kthyer në normë vijimin e ushtrimit të detyrës pavarësisht se ndaj tyre mund të ketë procese gjyqësore.

Hetimet dhe akuzat ndaj Belinda Ballukut

Hetimet e SPAK-ut nuk u ndalën vetëm tek Veliaj. Në fund të muajit tetor, u konfirmuan hetimet edhe ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Ajo nuk u dorëhoq, pavarësisht se u mor zyrtarisht e pandehur. Me arsyetimin se mund të pengonte vijimin e hetimeve, Gjykata e Posaçme pranoi masën e kërkuar nga SPAK për të pezulluar Ballukun nga detyra si anëtare e qeverisë, ku ajo ushtron njëherazi edhe detyrën si ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.

SPAK dyshon se Balluku, së bashku me vartës të saj në Autoritetin Rrugor Shqiptar (ARRSH), u përfshi në manipulime të tenderëve dhe garës së tyre për projektet e Unazës së Madhe dhe tunelit të Llogarasë, tenderë me vlerë mbi 200 milionë euro.

Mijëra faqe komunikime mes saj dhe vartësve ekspozuan një praktikë të strukturuar të favoreve të paligjshme dhe keqpërdorimit të fondeve publike, të cilat dyshohet se janë shtrirë edhe në procedura të tjera.

Megjithatë, Kryeministri Rama nuk e shkarkoi, përkundrazi, ai i siguroi mbështetje Ballukut duke e ankimuar vendimin e pezullimit në Gjykatën Kushtetuese e cila më 12 dhjetor vendosi ta rikthejë në detyrë duke nxjerrë në pah edhe më shumë tensionin mes kërkesës për llogaridhënie dhe pretekstit për pavarësi mes pushteteve.

Me lëvizjen e kryer, Rama dukej se vendosi një precedent, që i paraprin një rast hipotetik ku SPAK mund ta hetojë edhe atë.

Përballë kësaj situate, SPAK ndryshoi qasje. Prokuroria e Posaçme kërkoi heqjen e imunitetit të Ballukut duke nënkuptuar ndryshimin e kërkesës për masë sigurie: nga pezullim detyre në arrest.

Ekspertë të ligjit, vlerësuan për Citizens.al se rasti Balluku tregon sfidën e lartë për SPAK-un në hetimin dhe vënien përpara drejtësisë të një zyrtareje me kompetenca ekzekutive dhe lidhje politike të fuqishme.

Megjithatë rasti i zëvendëskryeministres vuri seriozisht në diskutim qendrueshmërinë politike të qeverisë teksa gjatë dhjetorit u organizuan protesta të vazhdueshme ku u kërkua dorëheqja e Kryeministrit Rama.

Dosjet e AKSHI-t dhe lidhja me krimin e organizuar

Viti 2025 ekspozoi dhe një nga skemat, me gjasë, më korruptive të historisë së tranzicionit: abuzimet me fondet e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), agjenci e cila prej vitit 2017 ka buxhetuar rreth gjysmë miliardi euro.

Hetimet e SPAK kanë nxjerrë në pah fitime marramendëse prej dhjetëra milionë euro të një grupi kontraktorësh të kryesuar nga sipërmarrësit Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri dhe manipulime financiare në projekte të lidhura me fondet kryesore të AKSHI-t, të drejtuar nga Mirilda Karçanaj.

SPAK ka ngritur dyshime për lidhje me grupe kriminale dhe skema të zhvatjes së parave publike. Drejtuesja Karçanaj, vartësit e saj në AKSHI dhe sipërmarrësit kryesorë të përfshirë, Agasi e Beqiri, akuzohen për grup të strukturuar kriminal.

NĂ« lupĂ«n e hetimeve janĂ« vĂ«nĂ« tĂ« paktĂ«n 19 tenderĂ« tĂ« AKSHI-t, me vlerĂ« rreth 60 milionĂ« euro, tĂ« cilĂ«t dyshohet se janĂ« hartuar me fryrje zĂ«rash me qĂ«llim pĂ«r t’u pĂ«rvetĂ«suar nĂ« garĂ« tĂ« paracaktuar.

Ato prekin sektorë të rëndësishëm si identifikimi dhe nënshkrimi elektronik, siguria e barnave apo dhe siguria ushqimore. Po kështu përmes këtyre tenderëve kompanitë e marra nën hetim kanë pasur akses në sistemet e sigurisë së policisë dhe burgjeve.

Ky ishte njĂ« tjetĂ«r skandal pĂ«r qeverinĂ« Rama, e cila e nisi mandatin e katĂ«rt pikĂ«risht duke lavdĂ«ruar botĂ«risht angazhimin e njĂ« ministre “artificialisht inteligjente” si DiellĂ«n, pĂ«r tĂ« garantuar luftĂ«n ndaj korrupsionit dhe sigurinĂ« nĂ« tenderĂ«t publik.

Projekti i Diellës në e-Albania është ngritur nga tenderët e AKSHI-t. Me rastet në fjalë, viti 2025 tregoi një qasje më agresive të SPAK-ut ndaj korrupsionit të nivelit të lartë.

Qartësisht është vendosur një standard i ri hetimi, por sfidat mbeten të mëdha. Proceset gjyqësore treguan vështirësitë që ka përpara sistemi i drejtësisë për të balancuar llogaridhënien me respektimin e pavarësisë së pushteteve, por mbi të gjitha të besimit të qytetarëve.

The post Dosjet e SPAK-ut që tronditën politikën në Shqipëri appeared first on Citizens.al.

“Shteti si agjent imobiliar”, ankandet e 2025, nga Sazani te Zyber Hallulli

30 December 2025 at 09:00

Viti 2025 ishte ambicioz pĂ«r qeverinĂ« dhe ndĂ«rmarrjen qĂ« po administron pronat publike. Korporata e Investimeve Shqiptare (KISH) e ka kthyer vendin nĂ« shtĂ«pi ankandesh pĂ«r partnerĂ«t privatĂ«t, tĂ« paktĂ«n “nĂ« renderĂ« 3D”.

Nga ishulli i Sazanit, te kullat, stadiumet e reja dhe transformimet e thella urbane, vetëm në 2025 numërohen 31 projekte në Tiranë (16), Durrës (6), Vlorë (4), Elbasan (1), Korçë (2) etj.

Megjithë serinë e konkurseve me studio arkitekture dhe premtimeve për zhvillim, debati për punën e Korporatës u dominua nga shqetësime për transparencën, vendimmarrjen, konkurrencën e kufizuar dhe raportin e paqartë mes përfitimeve publike dhe atyre private.

Shqetësimet e para, mbyllja e ishullit të Sazanit

Viti nisi me lajmin se dhëndri i Presidentit Donald Trump, Jared Kushner, kishte përfituar statusin e investitorit strategjik për të transformuar një pjesë të ishullit të Sazanit në resort luksoz.

Kushneri e pati zhvilluar këtë ide gjatë një vizite familjare verën e vitit 2023. Ai e bëri publik konceptin në pranverë 2024, në një kohë kur opinioni publik në Shqipëri nuk kishte asnjë informacion.

Citizens.al/Paraqitje grafike e çiftit Kushner-Trump, Kryeministrit Rama dhe ishullit të Sazanit.

NĂ« fund tĂ« qershorit 2025 qeveria krijoi kompaninĂ« “Albanian State Development & Real Estate”, e cila nĂ«n menaxhimin e KISH do tĂ« pĂ«rfaqĂ«sonte shtetin nĂ« partneritet me “Affinity Partners” tĂ« Kushnerit.

Pas këtij zhvillimi, nuk pati informacione të mëtejshme.

Paralelisht KISH prezantoi njĂ« sĂ«rĂ« projektesh me synim “ridimensionimin e peizazhit urban” ku e pĂ«rbashkĂ«ta e tyre ishte dhĂ«nia e hapĂ«sirave publike privatĂ«ve pĂ«r ndĂ«rtime shumĂ«katĂ«she nĂ« tĂ« ashtuquajturĂ«n “Urat pĂ«r ShqipĂ«rinĂ« 2030”.

Në mungesë të një diskutimi të gjerë publik për mekanizmin që po përdorej, qeveria dhe KISH vijuan me dhënien e të tjera projekteve. Projekti i radhës ishte që i jep rezidencat qeveritare në Velipojë dhe Vlorë një kompanie private, për ti kthyer në hotele.

NĂ« kĂ«tĂ« periudhĂ«, Citizens.al tregoi si thirrjet hapeshin “pa garĂ« dhe pa llogari”, ndĂ«rsa procedurat konkurruese ishin tĂ« mangĂ«ta ose jo transparente.

Stadiumet dhe dështimi për Bibliotekën Kombëtare

Në fillim të pranverës, projekti i OMA-s u shpall fitues për stadiumin e ri Selman Stermasi, i cili përfshinte dy kulla dhe ndërtesa të reja në zonë, një lajm që ngjalli diskutime për shfrytëzimin e hapësirave publike jo vetëm për impiantin sportiv.

Ilustrim grafik i projektit fitues
Ilustrim, projekt-ideja e OMA-s pĂ«r stadiumin e ri “Selman StĂ«rmasi”.

Qasja e njëjtë u kërkua të replikohej me stadiumet e Durrësit (51N4E), Vlorës (XDGA) dhe Korçës (CEBRA). Citizens.al raportoi se konkurset arkitektonike të këtyre thirrjeve kishin hije konflikti interesi. Disa aktorë të përfshirë në garë patën lidhje financiare me juritë, duke ngritur kështu pyetje për procedurat e vlerësimit.

Plani fitues pĂ«r pallatin e sportit Asllan Rusi nga MVDRV u prezantua si njĂ« “top betoni 20-katĂ«sh”, i cili u komentua jo vetĂ«m pĂ«r volumetrinĂ«, por edhe pĂ«r marrĂ«dhĂ«niet institucionale qĂ« sollĂ«n projektin nĂ« tryezĂ« pa garanci dhe konsultime tĂ« gjera publike.

MegjithatĂ«, sfida pĂ«r KISH u duk mĂ« qartĂ« kur thirrjet pĂ«r investitorĂ« pĂ«r BibliotekĂ«n KombĂ«tare dĂ«shtuan njĂ«ra-pas-tjetrĂ«s, duke sinjalizuar si problem faktin se zhvillimi i projekteve tĂ« gatshme, apo dhe kushti pĂ«r t’i kthyer rreth 45% tĂ« sipĂ«rfaqes ndĂ«rtimore KorporatĂ«s nuk ngjallte interes.

Në këtë kontekst pati tërheqje nga investimi për VOID Tower (Andrea Caputo, te ish-ATSH-ja). KISH vijoi të negociojë me kompaninë e dytë që kishte shfaqur interes, teksa deri në dhjetor nuk pati asnjë njoftim publik për lidhje kontratash me ndokënd nga investitorët që fituan thirrjet e shpallura.

“Modeli KISH” edhe nĂ« zhvillimin e jetimores Zyber Hallulli

Pjesa e dytë e vitit 2025 u karakterizua nga një seri lajmërimesh nga thirrjet e KISH, që kthyen debatin mbi planifikimin dhe përdorimin e hapësirave publike.

Bjarke Ingels fitoi nĂ« PetrelĂ« konkursin pĂ«r “Parkun e Besimit” mbi zonĂ«n antike tĂ« PĂ«rsqopit, njĂ« projekt qĂ« premtonte zhvillimin kulturor dhe turistik, por qĂ« pĂ«r shkak tĂ« intensitetit tĂ« ndĂ«rtimit shfaqi shqetĂ«sime serioze nĂ« raport me ruajtjen e trashĂ«gimisĂ« dhe identitetit tĂ« zonĂ«s.

Paraqitje grafike e shtëpisë së fëmijës, Zyber Hallulli/Citizens.al

Modeli për zhvillimin e pronave publike përmes partneritetit me privatët u shty përpara nga qeveria me idenë se nuk ka fonde të mjaftueshme dhe po kështu ruhen shpenzimet për zëra të tjerë.

Por thirrjet e KISH treguan se kjo qasje e humbi logjikën. Qeveria tregoi se nuk kishte para, ose më mirë të themi vullnet për të investuar, për zyra administrate, hapësira të reja për institucione sociale apo dhe objekte të trashëgimisë kulturore.

Rasti i parĂ« ishte ai i jetimores Zyber Hallulli. Thirrja e korporatĂ«s tregoi synimin xhentrifikues pĂ«r zhvendosjen e jetimores nĂ« njĂ« zonĂ« te ish-vilat gjermane, pĂ«r t’i hapur vend ndĂ«rtimit tĂ« njĂ« kulle. Kjo u pĂ«rthellua kur u zgjodhĂ«n 5 finalistĂ«t pĂ«r projektin dhe investimin.

Rasti nĂ« vazhdim ishte ai i Pallatit tĂ« Kongreseve, njĂ« objekt i rĂ«ndĂ«sisĂ« sĂ« veçantĂ« arkitektonike, por qĂ« pĂ«r qeverinĂ« nuk ia vlen tĂ« restaurohet tĂ«rĂ«sisht pa humbur hapĂ«sira publike. PĂ«rkundrazi nĂ« thirrjen e KISH, u nĂ«nkuptua se privatĂ«ve tĂ« interesuar do t’u jepet mundĂ«sia pĂ«r tĂ« ndĂ«rtuar njĂ« objekt deri nĂ« 20 kate tĂ« lartĂ« krah Pallatit tĂ« Kongreseve.

Bilanci vjetor me pikëpyetje

Ky është viti i dytë i punës konkrete të Korporatës, që pas riformatimit dhe marrjes në dorëzim të pronave publike nga qeveria.

Në periudhën 2024-25, konkurset e KISH kanë shpërblyer me të paktën 1.4 milionë euro grupet finaliste të arkitektëve që kanë marrë pjesë.

Ilustrim i projektit të Bibliotekës Kombëtare/XDGA & iRI.

Por nĂ« njĂ« pĂ«rgjigje pĂ«r Citizens, Korporata pretendon se “tĂ« gjitha fondet [
] do tĂ« pĂ«rballohen nga partneri privat i zgjedhur [nĂ« fund tĂ« procesit] dhe nuk janĂ« kosto pĂ«r KorporatĂ«n”.

NĂ« fund tĂ« vitit 2025, panorama qĂ« shfaqet nga KISH nuk lidhet aq me projektet qĂ« po hidhen pĂ«r zhvillim, sesa me modelin politik qĂ« po konsolidohet: Prona publike shihet si aset pĂ«r t’u “rijetĂ«zuar” pĂ«rmes privatĂ«ve, shpesh pa garĂ« tĂ« plotĂ«, pa analiza kosto-pĂ«rfitimi dhe pa transparencĂ« mbi vendimmarrjen dhe rrezikun qĂ« merr shteti.

ShumĂ« thirrje mbetĂ«n nĂ« fazĂ« ideje dhe kalohen nĂ« harresĂ« ose nĂ« rubrikĂ«n “Thirrje tĂ« mbyllra”, ndĂ«rsa kontratat konkrete mungojnĂ«, njĂ« sinjal se modeli nuk duket se bind investitorĂ«t, por as qytetarĂ«t qĂ« mbeten pa pĂ«rgjigje.

Nëse kjo qasje vazhdon, rreziku nuk është thjesht arkitektonik apo urbanistik për tjetërsimin e zonave të ndryshme të qyteteve kryesore të Shqipërisë.

Por bëhet fjalë për një transformim të heshtur të interesit publik në raport me privatët, ku shteti duket se po kthehet në një lloj agjenti imobiliar duke humbur rolin e garantit dhe duke u kthyer në ndërmjetës të projekteve që prekin përherë e më shumë hapësirën e përbashkët, pa një vizion të qartë se kush fiton realisht në fund.

The post “Shteti si agjent imobiliar”, ankandet e 2025, nga Sazani te Zyber Hallulli appeared first on Citizens.al.

Viti 2025: Shqipëria si kantier ndërtimi, kulla dhe leje pa kriter

29 December 2025 at 15:30

Vala intensive e ndërtimit me kulla të larta, ndërtesa voluminoze dhe shpesh të paarsyeshme nga ana urbane vijoi edhe përgjatë vitit 2025, kryesisht në Tiranë dhe bregdet.

Zhvillimet e fundit treguan njĂ« prirje tĂ« qartĂ«: projektet po shoqĂ«rohen me aktivitet tĂ« fortĂ« propagandistik nga ana e qeverisĂ«, e cila kĂ«rkon t’i legjitimojĂ« ato pĂ«rmes njĂ« festivali ndĂ«rkombĂ«tar arkitekture.

Si pĂ«rgjigje, Citizens.al ndĂ«rtoi rubrikĂ«n “Tirana Vertikale”, me njĂ« seri hulumtimesh qĂ« nxorĂ«n nĂ« pah pĂ«rjashtimin e interesit publik nga procesi i zhvillimit urban.

Kullat që po ndryshojnë Tiranën

Edhe këtë vit, projektet e kullave nuk u ndalën, duke sfiduar edhe më tej kriteret e vendosura në planet urbanistike.

Citizens.al analizoi Masterplanin e QendrĂ«s sĂ« TiranĂ«s, njĂ« konkurs i shtyrĂ« privatisht nga sipĂ«rmarrĂ«si Astrit Veliaj, qĂ« nxori fitues projektin e studios franceze l’AUC pĂ«r zhvillimin me kulla shumĂ«katĂ«she nĂ« zonĂ«n e ish-Cirkut tĂ« TiranĂ«s, pas Muzeut KombĂ«tar.

Propozimi i studios franceze l’AUC pĂ«r zhvillimin e zonĂ«s sĂ« ish-Cirkut tĂ« TiranĂ«s nĂ« qendĂ«r.

Projekti me rreth 5 kulla deri nĂ« 60 kate, parashikohet tĂ« shtrihet nĂ« mbi 17,000 m2 truall, ku aktualisht ndodhen rreth 35 ndĂ«rtesa, pĂ«rfshirĂ« katĂ«r pallate deri nĂ« 9 kate, si dhe godinat publike tĂ« Teatrit Metropol dhe “Info-Point”-i i bashkisĂ«.

Vizioni i kĂ«tij masterplani vijoi atĂ« tĂ« hasur edhe nĂ« anĂ«n jugperĂ«ndimore me kulla tĂ« larta deri 71 kate te projekti i “Grand Park Skyline”.

Citizens.al solli njĂ« hartĂ« ku pasqyrohet “transformimi brutal” me kulla i TiranĂ«s. Nga ku rezultoi se nĂ« rreth 10 vite qeveria shqyrtoi, ose miratoi rreth 140 ndĂ«rtesa ku gjysma e tyre kishte lartĂ«si 24 deri nĂ« 100 kate dhe shumica e vendimeve ende nuk janĂ« zbardhur pĂ«r publikun.

Në një artikull analitik të qershorit, Citizens.al identifikoi 10 gjigandë betoni që dominojnë kryeqytetin, duke shfaqur njëfarë gare të pakontrolluar ku limiti i lartësisë tashmë është vetëm qielli.

Volumet e reja duket se po ngrihen pa asnjë kujdes për impaktin mjedisor dhe social, shembulli konkret u pa te projekti i 17 kullave në liqenin e Farkës.

Kjo garĂ«, u kĂ«rkua tĂ« legjitimohej nga qeveria nĂ« festivalin ndĂ«rkombĂ«tar tĂ« arkitekturĂ«s “BukĂ« dhe ZemĂ«r”, pĂ«r tĂ« cilin Citizens.al mbajti njĂ« qasje kritike. NĂ« kĂ«tĂ« festival u prezantua hapur vizioni pĂ«r ta zgjeruar idenĂ« e kullave edhe nĂ« qytete tĂ« tjera si DurrĂ«si, Vlora, Shkodra, Saranda etj.

Përjashtimi po bëhet normë

Asnjë zonë në Tiranë nuk e ka përcjellë më shumë se ish-Blloku tensionin midis interesit të zhvillimit dhe tejkalimit të planeve urbanistike.

NĂ« rubrikĂ«n “Tirana Vertikale” theksuam sesi tĂ« paktĂ«n 13 projekte kullash i thyen kriteret e planit urbanistik duke u kthyer mĂ« pas nĂ« normĂ« pĂ«r zonĂ«n, e cila nuk lejonte ndĂ«rtime tĂ« larta.

Ky transformim u bë në kuadër të interesit tregtar për densifikim masiv shpesh mbi kërkesat për hapësira komunitare, qasje publike dhe trashëgimi urbane.

Zhvillimet e tilla bëhen pa transparencë, larg vëmendjes së mediave tradicionale dhe në kurriz të banorëve që jetojnë aty.

Hulumtimi rreth transformimit tĂ« zonĂ«s sĂ« ish-GardĂ«s sĂ« RepublikĂ«s, premtuar pĂ«r t’u bĂ«rĂ« park pĂ«r qytetarĂ«t, tregoi qartĂ« sesi lakmia pĂ«r kulla i dha formĂ« njĂ« projekti abuziv, qĂ« nisi si hotel 14 katĂ«sh e mĂ« pas pĂ«rfitoi leje tĂ« re pĂ«r njĂ« godinĂ« 35 kate: Platinium Tower.

Por nĂ«se nĂ« kĂ«tĂ« rast u pĂ«rfitua leje e re “nĂ« gropĂ« tĂ« vjetĂ«r”, nĂ« rastin e ish-hotelit Sheraton, rezultoi krejt ndryshe.

Citizens.al tregoi se grupi Kastrati përfitoi trajtim të veçantë duke nisur dhe vijuar pa leje ndërtimi zgjerimin me 6 kulla të kompleksit Mak-Albania.

Punimet nisĂ«n nĂ« vitin 2019, teksa kompania i pĂ«rfitoi lejet nĂ« vitin 2021. Autoritetet u mjaftuan me argumentin se “nuk ka pasur ankesa”. Ndryshe, pĂ«r qytetarĂ«t e thjeshtĂ« ndĂ«rtimi pa leje ka qenĂ« njĂ« pĂ«rndjekje e vazhdueshme me fushata tĂ« shpeshta tĂ« qeverisĂ«.

Projekti sekret i vilĂ«s qeveritare “No. Red”

NĂ« fund tĂ« vitit Citizens.al ekspozoi rastin mĂ« simbolik tĂ« shpĂ«rdorimit tĂ« fondeve publike pĂ«r hir tĂ« estetikĂ«s dhe shijes sĂ« hollĂ« tĂ« rrethit tĂ« afĂ«rt tĂ« arkitektĂ«ve tĂ« qeverisĂ«: Vila Nr. 5, ose ndryshe “Villa Number Red”.

E gjendur në një prej kodrave të parkut të liqenit, ajo u rikonstruktua me tenderë të mbyllur, për 6 milionë euro. Projekti u bë nga një studio e huaj, por pavarësisht kësaj u kontraktua një studio lokale.

NdĂ«rkohĂ«, 5 muaj pas pĂ«rdorimit tĂ« parĂ« tĂ« saj, pikĂ«risht nĂ« festivalin “BukĂ« dhe ZemĂ«r”, vila nuk duroi dot as shirat e parĂ« tĂ« vjeshtĂ«s: çatia futi ujĂ«.

Në vilën në fjalë u prezantua edhe transformimi i festivalit në një fondacion, kalim për të cilin agjencitë qeveritare AZHT dhe AKPT refuzuan të japin informacione.

Ky transformim, nisur nga fakti se edicioni i parĂ« i festivalit u shoqĂ«rua me mungesĂ« transparence pĂ«r kostot dhe fondet, nxit dyshime pĂ«r njĂ« pĂ«rpjekje pĂ«r t’i fshehur faturat e nevojshme pĂ«r edicionin e dytĂ« tĂ« “BukĂ« dhe ZemĂ«r”, parashikuar pĂ«r t’u mbajtur qershorin e vitit 2026.

Kështu, në një kontekst ku planet urbanistike shkelen ose ndryshohen me ritme të atilla saqë të duket se i përgjigjen më shumë interesave private sesa rregullave të qëndrueshme, ku gara për kulla merr bekimin nga Kryeministri në procedura aspak transparente, dhe ku hapësirat historike e natyrore cenohen pa konsultim me publikun, zhvillimi urban nuk është më vetëm një sfidë arkitektonike, por një sfidë e mirëqeverisjes dhe e vlerave të përbashkëta.

Përpjekja për ta devijuar këtë diskutim vetëm te ana estetike dhe fakti se projektet po i bëjnë arkitektë të huaj është vetëm propagandë që synon ta legjitimojë këtë prirje.

Qytetet nuk janë thjesht estetikë betoni, renderë 3D në prezantime apo një vilë luksoze majë një kodre. Ato janë peizazhe, hapësira, histori dhe mbi të gjitha njerëz që jetojnë, punojnë dhe ndërtojnë përditshmërinë e tyre brenda këtij territori.

The post Viti 2025: Shqipëria si kantier ndërtimi, kulla dhe leje pa kriter appeared first on Citizens.al.

Sekret shtetĂ«ror me para publike; Si u ndĂ«rtua Vila “No. Red”?

19 December 2025 at 10:52

Vila qeveritare “Nr. 5”, njohur edhe si “Villa Number Red” (shkurt “No. Red”), u rindĂ«rtua pĂ«rmes njĂ« serie procedurash tĂ« mbyllura, kontratash konfidenciale dhe vendimmarrjesh tĂ« paqarta pĂ«r publikun.

Me rreth 6 milionë euro fonde publike të shpenzuara për projektim, zbatim dhe mbikëqyrje, rindërtimi i saj u zhvillua pa një garë të hapur dhe pa transparencë mbi autorësinë reale arkitekturore dhe artistike.

Të dhënat e analizuara nga Citizens.al tregojnë se të gjitha kontratat u dhanë përmes negocimit pa shpallje paraprake, ndërsa ofertat fituese ishin thuajse në kufirin maksimal të fondeve limit.

Ky kombinim – procedura tĂ« mbyllura, afate tĂ« nxituara dhe mungesĂ« dokumentimi – ngre dyshime serioze pĂ«r favorizime dhe abuzime me paratĂ« publike.

Sinjalizimi i Citizens.al për këto çështje ka bërë që Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) të shprehet pozitivisht për përfshirjen e saj në planin auditues të vitit 2026.

Projektuesi: “Atelier 4”, kontratĂ« me 98.5% e fondit limit

Rezidencat shtetërore menaxhohen nga Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare (DSHQ).

PĂ«r projektimin e rindĂ«rtimit tĂ« vilĂ«s “No. Red”, DSHQ zgjodhi dhe lidhi kontratĂ« me studion “Atelier 4”, pĂ«rmes negocimit pa shpallje paraprake.

Kontrata u nĂ«nshkrua mĂ« 17 nĂ«ntor 2022, me njĂ« vlerĂ« 3.9 milionĂ« lekĂ« – 98.5% e fondit limit prej 3,952,500 lekĂ«sh.

Studio, (e drejtuar kryesisht nga Alban Efthimi), kishte vetëm 45 ditë kohë për dorëzimin e projektit.

Zbatuesi: “Ad-Star”, kontratĂ« sa 99% e fondit limit

Katër muaj pas nënshkrimit të kontratës për projektimin, më 15 mars 2023, DSHQ zhvilloi procedurën e zbatimit të punimeve, duke vepruar sërish me negocim të mbyllur.

ÇfarĂ« Ă«shtĂ« negocimi pa shpallje paraprake? Procedura me nivelin mĂ« tĂ« ulĂ«t tĂ« transparencĂ«s. (Kliko mbi tekst)

Kjo procedurë lejon lidhjen e kontratave pa garë dhe pa thirrje paraprake. Kompanitë ftohen direkt nga kontraktori. Ajo lejohet në raste të veçanta, përfshirë urgjencat e paparashikueshme dhe të pashkaktuar nga autoriteti kontraktor. Ligji kërkon që përdorimi i kësaj procedure të shoqërohet me një arsyetim të dokumentuar, që duhet të jetë i verifikueshëm.

Kompania “Ad-Star”, (sipĂ«rmarrje e Alfred ÇomĂ«s), u shpall fituese mĂ« 3 prill dhe u kontraktua 15 ditĂ« mĂ« vonĂ«. Ajo ofroi 494.7 milionĂ« lekĂ«, qĂ« pĂ«rbĂ«nte 99% tĂ« fondit limit prej 499,696,978 lekĂ«sh.

Vila Nr. 5 njohur si No. Red/Instagram.

Afati i punimeve u caktua vetĂ«m 6 muaj. Por vila u hap dy vite mĂ« pas nĂ« qershor 2025. NjĂ« pritje me ftesa private u organizua nga Kryeministri nĂ« kuadĂ«r tĂ« festivalit tĂ« arkitekturĂ«s “Bread & Heart”.

DSHQ nuk dha informacion se kur përfunduan punimet apo se kur e mori ndërtesën në dorëzim. 

MbikĂ«qyrja e punimeve: “Dricons”, kontratĂ« me 95% tĂ« fondit

Në të njëjtën datë me tenderin e ndërtimit, pra 15 mars 2023, u zhvillua edhe tenderi për mbikëqyrjen e punimeve. Sërish DSHQ veproi me procedurë të mbyllur.

Fituesi, kompania “Dricons” (sipĂ«rmarrje e Vladimir Topit), u kontraktua mĂ« 18 prill 2023. Dricons ofroi 5.6 milionĂ« lekĂ«, sa 95% e fondit maksimal prej 5,901,353.33 lekĂ«sh.

Rreth dy muaj më vonë, në qershor 2023, Topi u arrestua nga SPAK. Ai u akuzua se kishte korruptuar Sekretaren e Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë.

Dyshohej se kishte përfituar favorizim në tenderët për mbikëqyrjen e punimeve në disa qendra shëndetësore në Tiranë dhe Durrës.

Deri nĂ« gusht 2023, “Dricons” ndryshoi pronar dy herĂ« me vlera simbolike prej 100 mijĂ« lekĂ« (1,000 euro). NĂ« vitin 2024 kompania kaloi nĂ« emĂ«r tĂ« bashkĂ«shortes sĂ« Topit, sĂ«rish pĂ«r tĂ« njĂ«jtĂ«n shumĂ«.

Vila Nr. 5 njohur si No. Red/Instagram.

AtĂ« vit Topi u dĂ«nua me njĂ« vit burg. Rasti i tij thellon dyshimet mbi mungesĂ«n e kontrollit nĂ« kontratat publike. VeçanĂ«risht pĂ«r objekte tĂ« rĂ«ndĂ«sisĂ« sĂ« veçantĂ« si rezidenca qeveritare nĂ« fjalĂ«: “Vila Number Red”.

Lexo: Vila “No. Red” ose oborri i arkitektĂ«ve tĂ« qeverisĂ«

KLSH do tĂ« auditojĂ« “procedurat sekrete“

Në prokurimet e mbyllura, pa njoftime paraprake institucionet zgjedhin vetë kompanitë që do të ftojnë në tenderë. Kjo praktikë është kritikuar shpesh nga KLSH. Ajo konsiderohet e cenueshme ndaj abuzimeve dhe favorizimeve.

Sipas ligjit 162/2020 “PĂ«r Prokurimet Publike”, tenderĂ«t e mbyllur aplikohen vetĂ«m kur tenderĂ«t e hapur kanĂ« dĂ«shtuar. Ato lejohen kur ka emergjencĂ«, rrezik sigurie, mungesĂ« konkurrence ose arsye tĂ« veçanta teknike.

Sidoqoftë, kërkohen argumentime të dokumentuara për arsyet pse shmanget tenderimi i hapur.

NĂ« rastin e vilĂ«s “No. Red”, rindĂ«rtimi i saj nuk pĂ«rbĂ«nte ndonjĂ« emergjencĂ«. PavarĂ«sisht kĂ«rkesave tĂ« pĂ«rsĂ«ritura tĂ« Citizens.al, institucionet nuk zbuluan dokumentim qĂ« e justifikoi shmangien e tenderit tĂ« hapur, pĂ«rkundrazi. DSHQ, tha se ka proceduar sipas ligjit 36/2020 “PĂ«r prokurimet nĂ« fushĂ«n e mbrojtjes dhe sigurisĂ«â€. Pra, jo sipas ligjit tĂ« zakonshĂ«m.

Citizens.al pati komunikim tĂ« zgjatur me DSHQ. U kĂ«rkua arsyetimi i procedurĂ«s sĂ« mbyllur dhe kopje e kontratave me palĂ«t e pĂ«rfshira. Por DSHQ kĂ«mbĂ«nguli, edhe pas ndĂ«rhyrjes sĂ« Komisionerit pĂ«r tĂ« DrejtĂ«n e Informimit, se ato ishin “konfidenciale”.

Gjatë hapjes së Vilës Nr. 5, njohur si No. Red/Instagram.

DSHQ argumentoi se vila “No. Red”, pĂ«rmban elementĂ« qĂ« lidhen me informacione sekrete. Kjo duke qenĂ« se shĂ«rben pĂ«r qĂ«llime shtetĂ«rore. PĂ«r kĂ«tĂ«, ajo tha se procedurat dhe kontratat nuk mund as tĂ« deklasifikohen pasi cenohet siguria.

Por, faktet tregojnĂ« se vila u pĂ«rdor pĂ«r aktivitete civile pa asnjĂ« lidhje me sigurinĂ« kombĂ«tare. Aty u pritĂ«n arkitektĂ«t e festivalit “Bread & Heart” dhe u shpallĂ«n thirrjet e KorporatĂ«s sĂ« Investimeve Shqiptare (KISH) pĂ«r projektin Parku i Besimit.

Për ligjin 36/2020 ka pasur kritika se mund të keqpërdorej për prokurime jo-detyrimisht ushtarake, në varësi të interpretimeve. Ky ishte dhe argumenti që përdori ish-Presidenti Ilir Meta kur e ktheu për rishqyrtim në maj 2020.

Citizens.al vendosi në dijeni KLSH-në për këtë situatë, institucioni u përgjigj se planifikon të kontrollojë procedurat e ndjekura nga DSHQ gjatë vitit 2026. Kjo drejtori rezulton të mos jetë kontrolluar më parë për prokurime të tilla.

Një dhuratë, shumë pikëpyetje


PavarĂ«sisht se DSHQ kontraktoi zyrtarisht studion “Atelier 4” pĂ«r projektimin e rindĂ«rtimit tĂ« VilĂ«s Nr. 5, projekti i Ă«shtĂ« atribuuar gjerĂ«sisht online studios ndĂ«rkombĂ«tare Bofill Taller de Arquitectura (link; link; link).

Në një komunikim zyrtar me Citizens.al, Bofill konfirmoi se ka zhvilluar një koncept-projekt për Vilën 5, të cilin ia ka ofruar pa pagesë Qeverisë Shqiptare, si një iniciativë e vetë studios dhe pa asnjë marrëdhënie kontraktuale apo shpenzim publik.

Studio shpjegoi se ka qenë e pranishme në Shqipëri prej vitit 2021 dhe se u interesua për vilën si një rezidencë qeveritare e papërdorur dhe e lënë e papërfunduar.

Vila Nr. 5 njohur si No. Red/Instagram.

Sipas saj, koncepti u zhvillua si një propozim krijues dhe iu dorëzua shtetit për përdorim të lirë, në rast se ndërtesa do të rindërtohej në të ardhmen.

Bofill theksoi gjithashtu se ngjyra e kuqe Ă«shtĂ« njĂ« element karakteristik i filozofisĂ« sĂ« saj arkitekturore, e lidhur me traditĂ«n mesdhetare, dhe se pĂ«rdorimi i saj nĂ« kĂ«tĂ« vilĂ« ishte “i vetĂ«kuptueshĂ«m” nĂ« raport me kontekstin dhe peizazhin.

Megjithatë, studio nuk sqaroi mënyrën konkrete të dorëzimit të konceptit pranë institucioneve shqiptare, nëse ishte në dijeni të faktit që qeveria kontraktoi më pas Atelier 4 për projektimin e të njëjtës godinë, apo nëse ka pasur ndonjë formë komunikimi apo koordinimi mes palëve.

Pyetjet e mëtejshme nga Citizens.al mbi këto çështje mbetën pa përgjigje.

Heshtja e “Atelier 4” dhe paqartĂ«sitĂ« mbi rolet zyrtare

Citizens.al iu drejtua në mënyrë të përsëritur studios Atelier 4, si përmes email-eve zyrtare ashtu edhe përmes kontaktit direkt me një prej aksionerëve, Andi Eftimi.

Kërkuam koment për të sqaruar: rolin konkret të Atelier 4 në projekt, nëse autorësia arkitektonike apo konceptuale ishte e saj apo e nënkontraktuar, nëse koncepti i Bofill ishte përdorur, adaptuar apo referuar, dhe nëse DSHQ ishte njoftuar për ndonjë bashkëpunim të mundshëm.

Asnjë nga këto kërkesa të Citizens.al nuk mori përgjigje.

Kjo mungesë transparence lë të hapur pikëpyetje thelbësore mbi përmbajtjen reale të kontratës 3.9 milionë lekëshe për projektimin, mbi procesin e vendimmarrjes arkitekturore dhe mbi ndarjen e përgjegjësive profesionale për një objekt qeveritar të financuar me fonde publike dhe të trajtuar si objekt të sigurisë së veçantë.

Vila Nr. 5 njohur si No. Red/Instagram.

Ngjashëm paqartësi dhe marrëdhënie jashtë kontratave publike hasen edhe në ndërhyrjet artistike në interierin e vilës.

NĂ« brendĂ«si tĂ« saj janĂ« menduar shkrime me elementĂ« vizualĂ«, disa prej tĂ« cilave u bĂ«nĂ« edhe gjatĂ« hapjes zyrtare tĂ« saj gjatĂ« festivalit “Bread & Heart” nga arkitektĂ«t e ftuar. Por ndĂ«rhyrjet artistike duket se u realizuan jashtĂ« kontratave publike tĂ« shpallura.

Sipas konfirmimit të marrë nga Destil Creative Hub, qendra u kontraktua nga kompania zbatuese Ad-Star, në një marrëdhënie private, për të kuruar ndërhyrjen artistike dhe për të angazhuar disa artistë, mes tyre Loumaye Hadrien, Ledia Kostandini dhe Lib Shkupolli.

NĂ« rrjet, artistja nga Brukseli, Val Smets, pretendon autorĂ«sinĂ« e fragmenteve tĂ« Ismail KadaresĂ« pĂ«rcjellĂ« artistikisht nĂ« muret e katit tĂ« parĂ«. Ajo thotĂ« se puna “u komisionua nga Kryeministri” gjatĂ« muajve janar dhe prill 2025 dhe tematika ishte me kĂ«rkesĂ«.

Ndryshe, Destil tha për Citizens.al se nuk kishte një tematikë të diktuar dhe se artistët ndërhynë lirshëm në mure, sipas qasjes së tyre personale.

Ky fragment i procesit nxjerr në pah një tjetër zonë gri, ndërthurjen mes fondeve publike, kontratave private dhe autorësisë artistike, pa një dokumentim të qartë institucional mbi rolet, kufijtë dhe përgjegjësitë.

Lexoni gjithashtu:

The post Sekret shtetĂ«ror me para publike; Si u ndĂ«rtua Vila “No. Red”? appeared first on Citizens.al.

Vila “No. Red” ose oborri i arkitektĂ«ve tĂ« qeverisĂ«

18 December 2025 at 14:16

Një vilë qeveritare është shndërruar në hapësirë eventesh elitare me dyer të mbyllura ku projektet arkitekturore marrin jetë larg syve të publikut.

NĂ«n hijen e mungesĂ«s sĂ« transparencĂ«s dhe dyshimeve pĂ«r shppĂ«rdorim tĂ« fondeve publike, vila Ă«shtĂ« vĂ«nĂ« nĂ« shĂ«rbim tĂ« festivalit “Bread & Heart” (BukĂ« dhe ZemĂ«r), tashmĂ« i formalizuar si fondacion.

Ajo funksionon si pavijon i arkitektëve të preferuar të pushtetit, duke vënë në pikëpyetje kufirin mes krijimtarisë, privilegjit dhe marrëdhënieve të ngushta me qeverinë.

E kuqja majë kodrës

Një vilë gjak e kuqe spikat skajin lindor të Parkut të Liqenit Artificial të Tiranës. Fshehur mes ferrave dhe pemëve të një prej kodrave të Saukut, ajo bën përshtypje dhe tërheq shikimet e kalimtarëve që ecin në digën e liqenit.

Ajo Ă«shtĂ« “Vila Nr.5”, njĂ« rezidencĂ« qeveritare, e cila pĂ«r nga natyra duket mĂ« shumĂ« e errĂ«t se sa e kuqe.

MĂ« 8 qershor Kryeministri Edi Rama shtroi aty njĂ« drekĂ« tĂ« veçantĂ«, “Survivor’s Lunch”, (Dreka e tĂ« mbijetuarve), pĂ«r miqtĂ« e tij “star arkitektĂ«â€, tĂ« ftuar nĂ« festivalin “Bread & Heart” (foto).

Festa ishte private. VetĂ«m njĂ« pjesĂ« e vogĂ«l e atyre qĂ« kishin blerĂ« biletĂ«n e plotĂ« tĂ« festivalit (€360) arritĂ«n tĂ« bĂ«heshin pjesĂ«, pasi eventi ishte me ftesa nominale.

NĂ« programin e festivalit, vila prezantohej si “Villa Number Red” (shkurt, No. Red), njĂ« emĂ«r i ri qĂ« nuk lidhej me asnjĂ« ndĂ«rtesĂ« nĂ« TiranĂ«, tĂ« paktĂ«n deri nĂ« fillim tĂ« qershorit.

Ka gjasa që ky emërtim jozyrtar të jetë zgjedhur enkas për të mbajtur të fshehtë prapavijën e zhvillimeve të rezidencës.

Ilustrim grafik, Vila Nr.5 nga ana lindore/Citizens.al

Ajo ndodhet nĂ« rrugĂ«n “Herman Gmeiner”, disi e veçuar nga zona e “Pallatit Presidencial” (Pallati i Brigadave), nĂ«n rojĂ«n e GardĂ«s sĂ« RepublikĂ«s. Faktikisht, nuk ka asnjĂ« shenjĂ« zyrtare nĂ« hyrje, ndĂ«rsa kangjellat me ngjyrĂ« tĂ« kuqe tĂ« fortĂ«, dallojnĂ« nga e zeza e zakonshme.

Nga jashtë, duket krejtësisht e thjeshtë. Porta kryesore pa ndonjë madhështi (foto), me hapje të brendshme që fiksohet nga katër shula për toke dhe një kabinë sigurie anash.

Për ironi, pranë rrethimit lejohet parkimi, madje falas, edhe pse kemi të bëjmë me një ndërtesë të rëndësisë së veçantë.

Nga ana tjetĂ«r, vila kufizohet pa gardh nga rruga “Memo Bejko” me njĂ« “mur” tĂ« natyrshĂ«m shkurresh dhe pemĂ«sh (foto).

Ky përshkrim i gjatë nxitet edhe nga përpjekjet e jashtëzakonshme të disa institucioneve për ta mbajtur atë të fshehtë.

Lexo: Si u rindĂ«rtua vila qeveritare “No.Red”?

Faktet tregojnë se nga një godinë gjysmë e rrënuar, ajo u rindërtua me procedura të fshehta dhe një shpenzim i majmë prej 6 milionë eurosh.

Në letër thuhet se u projektua brenda 45 ditësh dhe u ndërtua brenda 6 muajsh nga studio dhe kompani shqiptare.

Në realitet projekti u bë nga një studio e huaj, punimet u zgjatën rreth dy vite dhe u mbikëqyrën nga një zyrë, pronari i së cilës u arrestua dhe dënua për ryshfet në sigurimin e tenderëve publikë.

Për ironi, cilësia e punimeve duket se nuk i ka mbijetuar as shirave të parë të vjeshtës. Në një nga vizitat e Citizens.al në zonë, shquhen disa punonjës që po riparojnë soletën dhe gjurmë rrjedhe uji të lënë në ullukun anësor.

Vila duket se fsheh pas abuzime serioze për plotësime tekash personale të Kryeministrit, i cili gjithmonë e më shumë po i trajton zyrat dhe pronat shtetërore si prona personale.

Punonjës duke shtruar hidroizolim të ri mbi soletë, dhjetor 2025/Citizens.al

Pas “Parkut Eden” nĂ« Kryeministri, projekti i tĂ« cilit u realizua nga studio e arkitektit Chris Precht dhe kushtoi rreth 5 milionĂ« euro, ky duket tĂ« jetĂ« njĂ« tjetĂ«r shpenzim i tepruar “pĂ«r estetikĂ«â€ i qeverisĂ«.

Vila dhe transformimi i festivalit në fondacion

Nuk mund tĂ« kishte vend mĂ« domethĂ«nĂ«s pĂ«r tĂ« mbyllur festivalin “Bread & Heart” sesa vila qeveritare “No. Red”, njĂ« ndĂ«rtesĂ« shtetĂ«rore e shndĂ«rruar nĂ« skenĂ« ekskluzive pĂ«r evente me ftesa private.

Pavarësisht kërkesave për transparencë, Agjencia e Zhvillimit të Territorit (AZHT), Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit (AKPT) dhe Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare (DSHQ) nuk sqaruan se kush e pagoi festivalin dhe çfarë buxheti u shpenzua.

Zyrtarisht nĂ« festival morĂ«n pjesĂ« rreth 2,300 persona ku vetĂ«m 43% e tyre ishin me bileta, pjesa tjetĂ«r ishin “stafe organizative, teknike, ndihmĂ«se dhe programatike”. Pati rreth 150 arkitektĂ«, studiues dhe sipĂ«rmarrĂ«s tĂ« ftuar dhe 44 folĂ«s qĂ« u pĂ«rfshinĂ« nĂ« programet e datave 5-8 qershor.

Sipas dy agjencive qeveritare nga biletat u pĂ«rftuan rreth 80 mijĂ« euro tĂ« ardhura, udhĂ«timi dhe akomodimi i tĂ« ftuarve u mbulua privatisht ndĂ«rsa organizimi i festivalit me angazhim “pjesĂ«risht vullnetar”.

“[
] procesi i konsolidimit financiar pĂ«rfundimtar Ă«shtĂ« nĂ« zhvillim nĂ« bashkĂ«punim me DSHQ-nĂ«,” tha AZHT.

Lexo: “BukĂ«, zemĂ«r dhe beton”

“Bread & Heart” Ă«shtĂ« njoftuar se do tĂ« zhvillojĂ« edicionin e dytĂ« nĂ« 3-4-5 qershor 2026.

NĂ« njĂ« skenĂ« ku mungonin arkitektĂ«t dhe akademikĂ«t shqiptarĂ«, “Bread & Heart” e shfaqi hapur RamĂ«n si porositĂ«s dhe vlerĂ«sues “par excellence” tĂ« vizionit dhe estetikĂ«s sĂ« çdo ndĂ«rtese tĂ« lartĂ« nĂ« ShqipĂ«ri.

“ShqipĂ«ria prodhon mĂ« shumĂ« arkitekturĂ« se e gjithĂ« Evropa,” shpalli Rama nĂ« njĂ« fjalim vetĂ«lavdĂ«rues qĂ« kapi njĂ« “standing ovation” nga “star arkitektĂ«t” kryesor tĂ« ftuar – njĂ« pjesĂ« e tĂ« cilĂ«ve janĂ« nĂ« marrĂ«dhĂ«nie klienteliste me pushtetin e RamĂ«s.

NĂ« kĂ«tĂ« atmosferĂ« me “shije klientelizmi”, mĂ« 12 tetor, Rama i priti sĂ«rish “star arkitektĂ«t” nĂ« vilĂ«n e kuqe “No. Red”. KĂ«saj here kur u njoftua fituesi i thirrjes sĂ« KorporatĂ«s sĂ« Investimeve Shqiptare (KISH), Bjarke Ingels pĂ«r Parkun e Besimit.

GjatĂ« eventit me dyer tĂ« mbyllura, Rama prezantoi pĂ«r tĂ« pranishmit arkitekten spanjolle Carme Pigem BarcelĂł (nga RCR Arquitectes) si drejtuese tĂ« asaj qĂ« zyrtarisht mĂ« pas u njoftua tĂ« ishte “Fondacioni Bread & Heart”.

Citizens.al iu drejtua zyrës RCR për të marrë një koment nga Znj. Pigem, por nuk mori përgjigje.

Nga eventi ku u njoftua krijimi i fondacionit “Bread & Heart”/Citizens.al

AtĂ« event, mĂ« 12 tetor, brenda vilĂ«s u vu re njĂ« instalacion i ndricuar me shkrimi “Bread and Heart Foundation” qĂ« sugjeron se vila tashmĂ« Ă«shtĂ« kthyer nĂ« seli pĂ«r fondacionin.

Por, sipas Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare (DSHQ), deri në fund të tetorit nuk ka pasur marrëveshje për dhënien me qira apo përdorim të vilës. Madje as akte, të cilat autorizojnë një përdorim të tillë.

DSHQU mohoi qĂ« vilĂ«s t’i jetĂ« hequr statusi i “objektit me siguri kombĂ«tare” dhe t’i jetĂ« ndĂ«rruar pĂ«rdorimi. NdĂ«rkohĂ«, gjykata e TiranĂ«s konfirmoi pĂ«r Citizens.al se kĂ«rkesa pĂ«r regjistrimin e fondacionit ishte nĂ« proces. Por qĂ«, tĂ« paktĂ«n deri nĂ« fund tĂ« muajit tetor, nuk kishte pasur ende vendim.

Kjo ngre dyshime se vila mund të jetë dhënë për përdorim në kundërshtim me ligjin, pa dokumentacion të ri ligjor, ndërkohë që fondacioni nuk ishte ende i regjistruar.

DSHQ theksoi se aktivitetet e zhvilluara kanĂ« qenĂ« pjesĂ« e veprimtarive protokollare nĂ«n kujdesin e Kryeministrit, duke cituar njĂ« vendim tĂ« KĂ«shillit tĂ« Ministrave tĂ« vitit 2016 qĂ« lejon pritje pĂ«r “personalitete tĂ« veçanta pa rang zyrtar”, pĂ«rfshirĂ« drejtues fondacionesh dhe pĂ«rfaqĂ«sues arti e kulture.

Citizens.al kërkoi informacione të tjera nga AZHT dhe AKPT mbi procedurat që çuan në shndërrimin e festivalit në fondacion si dhe marrëveshjet apo memorandumet e bashkëpunimit me të.

AZHT kërkoi më shumë kohë për shkak të volumit të dokumenteve, ndërsa AKPT nuk u përgjigj duke pranuar të gjobitet për mohim të të drejtës për informim, pas ndërhyrjes së Komisionerit për të Drejtën e Informimit.

PĂ«r festivalin “Bread & Heart” nuk pati transparencĂ« pĂ«r shpenzimet, fondet dhe angazhimet e ndĂ«rmarra teksa organizohej nga agjencitĂ« qeveritare AZHT-AKPT, kthimi nĂ« fondacion e bĂ«n me premisa edhe mĂ« pak transparente.

NĂ« kĂ«tĂ« kuptim, qasja me “Bread & Heart” shton edhe mĂ« shumĂ« dyshimet pĂ«r abuzime me fondet publike, ndĂ«rkohĂ« qĂ« nga “starkitektĂ«t” dhe “kritizerĂ«t” pranĂ« tyre nuk ka pasur asnjĂ« qĂ«ndrim pĂ«r kĂ«tĂ« pjesĂ«.

Taksat e qytetarĂ«ve shqiptar, pĂ«rdoren pĂ«r rikonstruksione vilash ekskluzive, dreka, darka dhe festa private tĂ« asaj qĂ« nĂ« dukje po shfaqet dhe sillet gjithnjĂ« e mĂ« shumĂ« si “njĂ« oborr arkitektĂ«sh” pranĂ« qeverisĂ«.

The post Vila “No. Red” ose oborri i arkitektĂ«ve tĂ« qeverisĂ« appeared first on Citizens.al.

❌
❌