Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Ekspozohet hartë portulane e vitit 1455, dëshmi e njohjes së Skënderbeut në qarqet e kohës

18 January 2026 at 20:28

TIRANË, 18 janar /ATSh/ Në kuadër të 558-vjetorit të ndarjes nga jeta të Heroit tonë Kombëtar, Muzeu “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” Krujë prezanton për publikun hartën portulane të vitit 1455, të hartografit zyrtar të papa Nikollës V, Bartolomeo Pareto, një dokument i rrallë me rëndësi historike dhe europiane.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ndau në rrjete sociale pamje nga ky dokument i rrallë, teksa e cilësoi atë, “një dëshmi unike të historisë europiane dhe shqiptare”.

“Në këtë dokument të rrallë kartografik, me impakt në gjithë oborret e Europës dhe Azisë, emri ‘Scandre Beco’ – Skanderbeg – shfaqet si referencë gjeografike në zemër të një Ballkani të trazuar nga trysnia osmane në rritje. Ky është një rast i jashtëzakonshëm që dëshmon jehonën e figurës së Skënderbeut për së gjalli dhe rolin e tij vendimtar si mburojë e Europës së popujve në shekullin XV”, u shpreh ministri Gonxhja.

Sipas tij, ky dokument përbën një burim të pazëvendësueshëm për albanologjinë dhe studimin e historisë së kontinentit në kapërcyell të Mesjetës me Kohën e Re. Hartat portulane si kjo shërbejnë si dëshmi e rëndësishme e njohjes së Shqipërisë dhe figurës së Skënderbeut në qarqet ndërkombëtare të kohës.

Ekspozita e hartës portulane të vitit 1455 synon të ofrojë për vizitorët një përvojë të pasur edukative dhe historike, duke theksuar rëndësinë e trashëgimisë kombëtare dhe rolit të Skënderbeut si simbol i rezistencës dhe identitetit shqiptar.

Ministri Gonxhja bëri thirrje që qytetarët dhe vizitorët të shfrytëzojnë mundësinë për të parë nga afër këtë dokument unik, duke vlerësuar jo vetëm rëndësinë historike, por edhe vlerën kulturore dhe shkencore të tij.

/e.xh/r.e/

The post Ekspozohet hartë portulane e vitit 1455, dëshmi e njohjes së Skënderbeut në qarqet e kohës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Përkujtohet në Lezhë 558-vjetori i ndarjes nga jeta të Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu

17 January 2026 at 18:56

TIRANË, 17 janar /ATSH/ Bashkia e Lezhës ka përkujtuar sot 558-vjetorin e ndarjes nga jeta të Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, duke nderuar figurën e prijësit legjendar të shqiptarëve.

Drejtues të Bashkisë së Lezhës zhvilluan homazhe në varrin e Heroit Kombëtar.

Në një mesazh në rrjetet sociale, Bashkia e Lezhës shpreh respekt dhe mirënjohje për Skënderbeun, i cili me trimëri, mençuri dhe sakrificë mbrojti lirinë, identitetin dhe dinjitetin e kombit shqiptar, duke u shndërruar në simbol të qëndresës dhe unitetit kombëtar.

Sipas Bashkisë, trashëgimia e Gjergj Kastriotit mbetet një burim i përhershëm frymëzimi për brezat, si dhe një thirrje për atdhedashuri, bashkim dhe përgjegjësi ndaj së ardhmes së vendit.

Sot shënohen 558 vjet nga vdekja e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu (1405-17 janar 1468).

Përkujtimi i kësaj date historike vlerësohet si një moment reflektimi dhe nderimi për figurën më përfaqësuese të historisë kombëtare shqiptare.

Gjergj Kastrioti Skënderbeu hyri në histori si një nga gjeneralët më të mëdhenj të kohës, si një strateg i shquar i luftimeve mbrojtëse, sepse me një ushtri të vogël mundi të përballonte dhe të shkatërronte taborët e ushtrisë osmane, më të organizuarat dhe më modernet për kohën.

Gjergj Kastrioti ndaloi ekspansionin osman drejt Evropës, duke fituar mirënjohjen e shteteve evropiane dhe të Papatit të Romës, që kur qe gjallë, dhe shumë më tepër pas vdekjes.

/gj.m/a.f/

The post Përkujtohet në Lezhë 558-vjetori i ndarjes nga jeta të Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Osmani: Gjergj Kastrioti- Skënderbeu ishte strategu i betejave dhe ndërtuesi i aleancave

17 January 2026 at 11:56


Presidentja e vendit, Vjosa Osmani në 558 vjetorin e vdekjes së heroit Gjergj Kastriot Skënderbej, më 17 janarin e vitit 1468 tha se Skënderbeu ishte shpata e lirisë, strategu i betejave dhe ndërtuesi i aleancave.

Ajo në një postim në Facebook shkruan se nga Kruja në zemrën e Evropës, emri i tij u bë simbol i qëndresës, i nderit dhe i identitetit tonë të përjetshëm.

“Gjergj Kastrioti- Skënderbeu ishte shpata e lirisë, strategu i betejave dhe ndërtuesi i aleancave. Ai nuk e mbrojti vetëm tokën shqiptare, por dinjitetin, besimin dhe lirinë e kontinentit evropian. Nga Kruja në zemrën e Evropës, emri i tij u bë simbol i qëndresës, i nderit dhe i identitetit tonë të përjetshëm.

Lavdi Kryetrimit Gjergj Kastrioti- Skënderbeu!”, shkruan ajo. /Telegrafi/


MEPJ: Gjergj Kastrioti Skënderbeu, busull e përhershme për brezat

17 January 2026 at 10:57

TIRANË, 17 janar/ATSH/ Sot shënohen 558 vjet nga vdekja e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu (1405-17 janar 1468).

Gjergj Kastrioti Skënderbeu hyri në histori si një nga gjeneralët më të mëdhenj të kohës, si një strateg i shquar i luftimeve mbrojtëse, sepse me një ushtri të vogël mundi të përballonte dhe të shkatërronte taborët e ushtrisë osmane, më të organizuarat dhe më modernet për kohën.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, përkujtoi sot Heroin Kombëtar të shqiptarëve. Në postimin në rrjetet sociale, thuhet se “në historinë shqiptare, figura e tij mbetet një busull e përhershme për brezat”.

MEPJ cilëson se kryeheroi që ndriçoi ndërgjegjen kombëtare, frymëzoi rilindësit dhe u shndërrua në simbol të pavdekshëm të qëndresës, lirisë dhe dinjitetit njerëzor.

“Trashëgimia e tij vijon të na udhëheqë drejt bashkimit, përparimit dhe vizionit europian. Lavdi e përjetshme”, thuhet në postim.

Gjergj Kastrioti ndaloi ekspansionin osman drejt Evropës, duke fituar mirënjohjen e shteteve evropiane dhe të Papatit të Romës, që kur qe gjallë, dhe shumë më tepër pas vdekjes.

/e.i/j.p/

The post MEPJ: Gjergj Kastrioti Skënderbeu, busull e përhershme për brezat appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

558-vjetori i vdekjes së Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu

17 January 2026 at 08:05

TIRANË, 17 janar/ATSh/ Sot shënohen 558 vjet nga vdekja e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu (1405-17 janar 1468).

Skënderbeu u njoh si Zot i Arbërit. Emri i tij na përfaqëson denjësisht në rrafshin e historisë botërore, si një figurë kyçe që i lidh shqiptarët me Perëndimin. Ai personifikon jo vetëm figurën më të rëndësishme të popullit shqiptar, por dhe një epokë të tërë të historisë kombëtare.

Gjergj Kastrioti Skënderbeu hyri në histori si një nga gjeneralët më të mëdhenj të kohës, si një strateg i shquar i luftimeve mbrojtëse, sepse me një ushtri të vogël mundi të përballonte dhe të shkatërronte taborët e ushtrisë osmane, më të organizuarat dhe më modernet për kohën. Lufta e shqiptarëve me të në krye shënon një kthesë vendimtare në organizim politik të vendit, si dhe në forcimin e bashkimit kombëtar.

Pasi çliroi Krujën më 28 nëntor 1443 ai ngriti flamurin e Kastriotëve dhe më 2 mars të vitit 1444, në Katedralen e Shën Kollit të qytetit të Lezhës, Gjergj Kastrioti mbajti Kuvendin e Parë Kombëtar. Me Kuvendin e Lezhës, Skënderbeu vuri themelet e një shteti arbëror. Ai ishte kuvendi ku u hodhën themelet e bashkimit kombëtar. Mobilizimi masiv i forcave shqiptare që filloi në Dibër, erdhi duke u zgjeruar deri në një kryengritje të përgjithshme. Brenda muajve të parë u çliruan disa principata dhe pjesa më e madhe e trojeve shqiptare.

Forcat shqiptare me në krye Skënderbeun fituan një sërë betejash kundër ushtrive osmane, si në fushat e Pollogut, të Dibrës, të Ohrit e të Domosdovës, grykat dhe luginat e Shkumbinit, fushat e Ujit të Bardhë, të Livadit pranë Ohrit, të Vajkalit etj.

Pas vitesh lufte e rezistencë ndaj pushtimit osman, duke udhëhequr luftën e shqiptarëve për liri, Gjergj Kastrioti Skënderbeu vdiq në Lezhë.

Gjergj Kastrioti jo vetëm që mbrojti popullin e vendlindjen, por me luftën e tij e pengoi, madje e ndaloi edhe ekspansionin osman drejt Evropës, duke fituar mirënjohjen e shteteve evropiane dhe të Papatit të Romës, që kur qe gjallë, dhe shumë më tepër pas vdekjes.

/j.p/r.e/

The post 558-vjetori i vdekjes së Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

558-vjetori i vdekjes së Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu

By: Fax Web
17 January 2026 at 08:46

Sot shënohen 558 vjet nga vdekja e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu (1405-17 janar 1468).

Skënderbeu u njoh si Zot i Arbërit. Emri i tij na përfaqëson denjësisht në rrafshin e historisë botërore, si një figurë kyçe që i lidh shqiptarët me Perëndimin. Ai personifikon jo vetëm figurën më të rëndësishme të popullit shqiptar, por dhe një epokë të tërë të historisë kombëtare.

Gjergj Kastrioti Skënderbeu hyri në histori si një nga gjeneralët më të mëdhenj të kohës, si një strateg i shquar i luftimeve mbrojtëse, sepse me një ushtri të vogël mundi të përballonte dhe të shkatërronte taborët e ushtrisë osmane, më të organizuarat dhe më modernet për kohën. Lufta e shqiptarëve me të në krye shënon një kthesë vendimtare në organizim politik të vendit, si dhe në forcimin e bashkimit kombëtar.

Pasi çliroi Krujën më 28 nëntor 1443 ai ngriti flamurin e Kastriotëve dhe më 2 mars të vitit 1444, në Katedralen e Shën Kollit të qytetit të Lezhës, Gjergj Kastrioti mbajti Kuvendin e Parë Kombëtar. Me Kuvendin e Lezhës, Skënderbeu vuri themelet e një shteti arbëror. Ai ishte kuvendi ku u hodhën themelet e bashkimit kombëtar. Mobilizimi masiv i forcave shqiptare që filloi në Dibër, erdhi duke u zgjeruar deri në një kryengritje të përgjithshme. Brenda muajve të parë u çliruan disa principata dhe pjesa më e madhe e trojeve shqiptare.

Forcat shqiptare me në krye Skënderbeun fituan një sërë betejash kundër ushtrive osmane, si në fushat e Pollogut, të Dibrës, të Ohrit e të Domosdovës, grykat dhe luginat e Shkumbinit, fushat e Ujit të Bardhë, të Livadit pranë Ohrit, të Vajkalit etj.

Pas vitesh lufte e rezistencë ndaj pushtimit osman, duke udhëhequr luftën e shqiptarëve për liri, Gjergj Kastrioti Skënderbeu vdiq në Lezhë.

Gjergj Kastrioti jo vetëm që mbrojti popullin e vendlindjen, por me luftën e tij e pengoi, madje e ndaloi edhe ekspansionin osman drejt Evropës, duke fituar mirënjohjen e shteteve evropiane dhe të Papatit të Romës, që kur qe gjallë, dhe shumë më tepër pas vdekjes.

IN • PE • RA • TO • RE • BT: Enigmat e mbishkrimit në përkrenaren e Skënderbeut

5 January 2026 at 12:07


Nga: Ylli Sula

Që prej shfaqjes së saj për publikun në fund të shekullit XIX, në Muzeun e Vjenës, përkrenarja e Skënderbeut, si asnjë element apo artefakt tjetër i mbijetuar nga ai, është shndërruar në objektin dhe simbolin më të fuqishëm personifikues të heroit mbarëkombëtar shqiptar, duke pasur një ndikim shënjues në formësimin e gjithë ikonografisë së ndërtuar për figurën e tij.

Përkrenarja u bë shenja parësore dalluese, simboli heraldik qendror përmes të cilit Shekulli i Rilindjes - arbëreshët dhe më pas Shqipëria moderne - kanë përfytyruar e ndërtuar portretin e Skënderbeut.

Me formën dhe punimin e saj të veçantë, të kurorëzuar nga koka e dhisë mitike, e qarkuar nga rrethi metalik me rozetat e praruara dhe mbishkrimin mes tyre, ajo do shndërrohet në një emblemë ku ngërthehet e përqendrohet e gjithë mitologjia kombëtare, historike, politike, kulturore dhe fetare, madje edhe cilësitë e jashtëzakonshme vetjake që lidhen me Gjergjin e Madh - që nga përfshirja në narrativën e identitetit kombëtar shqiptar, ndërlidhja me traditën e heronjve antikë, me panteonin e strategëve ushtarakë, me ritualet evropiane të armëve, me vlerat e kalorësisë e fisnikërisë e deri te ndërhyrja e hyjnores në fatin e heroit. Vendosja zyrtare e përkrenares në emblemën e shtetit shqiptar më 1925 është tregues i qartë i peshës së madhe simbolike që ajo mori në më pak se 30 vjet nga shfaqja e saj, për t’u fronëzuar më 1928 si kurorë e mbretërisë shqiptare të mbretit Zog I. Ajo është kështu e njëkohësisht artefakt material, relike heraldike, mit identitar, legjendë popullore, simbol shtetëror dhe metaforë politike.

Por, një dimension shtesë e ngriti këtë objekt në piedestalin e simbolikës së një heroi mbarëevropian: mbishkrimi enigmatik i gdhendur në brezin e bronztë të përkrenares, formulimi akrostik “IN • PE • RA • TO • RE • BT”, i cili ka intriguar shumë studiues shqiptarë e të huaj.

Këtu nis edhe rrëfimi ynë: le të ripërshkojmë rrugëtimin e deritanishëm të përkrenares dhe mbishkrimit të saj plot mistere dhe enigma, për t’ju sjellë më tej zbulimet e fundit të kërkimeve dhe hulumtimeve tona për simbolin më identitar të heroit tonë kombëtar.

Faik Konica, Albania dhe mëmëdhetari anonim

Lajmi i bujshëm i shfaqjes për herë të parë në formë të prekshme i armëve të Skënderbeut, pikërisht në Muzeun e Vjenës, siç dihet gjerësisht, iu përcoll mbarë botës shqiptare nga Faik Konica. Në numrin 8 të revistës Albania (30 dhjetor 1897), Konica botoi shkrimin me gjetjen aq ngazëllimsjellëse për shqiptarinë e kohës: “Armët e Skënderbeut në Muzeun Perandorak të Vjenës”. Konica në këtë rast ishte vetëm përcjellësi i lajmit, pasi gjetja i takon një “memedhétari”, letrën e të cilit, dërguar Konicës, ky i fundit e boton në numrin e sipërpërmendur të Albanias, duke cilësuar vetëm vendin dhe datën e shkrimit të letrës, “Viéne, n’15 t’Britmit II 1897”, por jo emrin e autorit, i cili na përcillet i shënjuar me “X ***”.

Nga kjo letër kemi të trashëguara deri sot përshkrimin e përkrenares, zbulimin dhe zbërthimin në latinisht të germave të mbishkruara rreth brezit të bronztë përqark saj:

“Ksula asht é rhumulh, por sypri ksules ghinét ñi kryé dhié, éné kjo é shkrumum mé ar. Okolhas balhit asht ñi cop hékur dy ghishtesh i ghan, n’ t’ cilin jan t’ shkrumuna kto létra:

IN • PE • RA • TO • RE • BT •

do mé than n’ghuh latinisht:

Ihesus Nazarenus Principi Emathiae Regi Albaniae Terrori Osmanorum Regi Epiri Benedicat T.”[1] (Foto 1, 2, 3)

Foto 1, 2 dhe 3

Të parët që i bënë jehonë këtij lajmi, natyrshëm ishin arbëreshët e Italisë. Një muaj e gjysmë më vonë, më 15 shkurt 1898, mbishkrimi dhe dekodimi i tij në latinisht, siç e kishte përcjellë Konica, botohet në gazetën La Nazione Albanese, e themeluar në Kalabri nga Anselmo Lorekjo. Shumë shpejt pas botësimit ndër shqiptari, përkrenarja dhe mbishkrimi i saj u shndërruan në një element të mirëfilltë ikonografik e heraldik që dukej sikur kishte shoqëruar figurën e Skënderbeut që në të gjallë të tij, pavarësisht se ky integrim po ndodhte thuajse 450 vjet pas vdekjes së heroit.

Ky rikonfigurim i ikonografisë dhe heraldikës skënderbejane, nuk do të zhvillohet si një proces, por do të përftohet si një fakt i mirëqenë nëpërmjet dy akteve të vetme: njeri lajmërues, nga Konica, drejtuar fillimisht botës shqiptare, dhe tjetri “kanonizues”, drejtuar kryesisht botës italo-arbëreshe dhe evropiane, siç do e shohim më poshtë. Përndezja patriotike, identitare e idhullizuese që rrethonte figurën e Skënderbeut gjatë viteve të Rilindjes dhe Lëvizjes Kombëtare Shqiptare të fundshekullit të XIX dhe fillimshekullit të XX, pa dyshim kishte pjesën e saj në përpirjen plot etje të këtyre akteve shpalosjeje e ripropozimi të ikonografisë dhe heraldikës së Skënderbeut, por një element tjetër peshonte po aq në gjithëpranimin entuziast të të dy akteve në fjalë: profili tepër i lartë dhe autoriteti i padiskutueshëm i autorëve të tyre, Faik Konica dhe… Zef Skiroi.

Zef Skiroi - “kanonizuesi” akademik i mbishkrimit: nga lajmi i Konicës në ikonografinë italo-arbëreshe dhe evropiane për Skënderbeun

Më 1904, Zef Skiroi botoi në Napoli veprën e tij të rëndësishme Gli Albanesi e la Questione Balkanica - një traktat patriotik identitar, politik, historik dhe kulturor, i shkruar për audiencën italiane dhe evropiane, me qëllim tërheqjen e vëmendjes dhe mbështetjes së saj në favor të çështjes kombëtare shqiptare. Në faqen hyrëse, pas faqes së titullit, Skiroi vendos portretin e Skënderbeut, të shoqëruar me mbishkrimin e plotë latin të përkrenares, sipas interpretimit të sjellë nga Konica shtatë vjet më parë.[2] (Foto 4)

Foto 4

Kjo faqe është konceptuar si një pllakë memoriali që sjell bashkë, sipas përzgjedhjes qartësisht simbolike e kumtsjellëse të Skiroit, të gjitha elementët më përfaqësues të ikonografisë dhe heraldikës skënderbejane, mes të cilave Skiroi jo vetëm ka përfshirë edhe mbishkrimin e përkrenares, por i ka dhënë atij një peshë kumtuese thelbësore. (Foto 5)

Si poet, profesor universitar dhe drejtues i Katedrës së Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Institutin Oriental në Napolin e shquar akademik të kohës, por edhe si folklorist e publicist i angazhuar, Skiroi nuk ishte vetëm një studiues, por edhe një prodhues i identitetit kulturor arbëresho-shqiptar, një intelektual që ndjeu qartë nevojën, ndaj u përpoq aq fort, për të formësuar mënyrën se si Evropa i shihte Shqipërinë dhe shqiptarët. Në këtë përpjekje duket qartë që për Skiroin figura e Skënderbeut përbën pikën madhore të referimit dhe boshtin qendror të projektit rilindas të afirmimit identitar.

Foto 5

Nga ky këndvështrim, faqja - memorial dedikuar Skënderbeut në hyrje të librit shërben si ikonë programatike në çdo element të saj ikonografik e heraldik:

- Portreti i Skënderbeut: i paraqitur në formë medaljoni, vjen me referenca të qarta në modelet e neo-humanizmit evropian dhe kornizës ikonografike të shekujve XVI-XVIII, në vazhdën e përfytyrimit të heroit sipas portretizimit të famshëm që gjendet në Galleria degli Uffizi në Firence (mesi i shek. XVI), thuajse identik me portretin e Skënderbeut në librin Ritratti ed Elogii di Capitani Illustri (1635) apo me një tjetër portret - medaljon të botuar në librin La Spada d’Orione (1680), të dy botime që e trajtojnë figurën e Skënderbeut mes mbretërve, fisnikëve e udhëheqësve ushtarakë më të shquar në rang evropian. (Foto 6, 7, 8) Në të gjitha këto portretizime, Skënderbeu shfaqet jo si një luftëtar, por si një princ neo-humanist, i qytetëruar në qëndrim dhe veshje, pjesë e natyrshme e botës politike evropiane. Kjo i shërbente tezës së Skiroit se “çështja shqiptare është çështje e Evropës”.

Foto 6, 7, 8

- Shqiponja dykrerëshe: e vendosur menjëherë poshtë portretit, simboli heraldik madhor i Skënderbeut, i shndërruar tashmë në simbol kombëtar, duket të jetë marrë po nga Ritratti di Capitani Illustri (Foto 7) ose nga familjet napoletane (aty ku Skiroi jetonte e punonte) pretenduese si pasardhëse të Skënderbeut, të cilat, sipas studiuesit Jaho Brahaj,[3] kanë përdorur pikërisht këtë model stilizimi të shqiponjës.

- Akrostiku i përkrenares me tekstin e plotë të dekriptuar: të qendërzuara dhe shtrira sa gjithë gjerësia e faqes - memorial, germat e akrostikut janë vënë ndjeshëm në pah nga madhësia mbi dyfish me tekstin latin të dekriptuar, duke bërë që ato të lexohen edhe më vete edhe si pjesë e tekstit të plotë.

- Emri i plotë i heroit - Giorgio Kastriota Skanderbeg, shoqëruar me vendin dhe ditën e lindjes dhe të vdekjes, ku bie në sy se, pavarësisht traditës së konsoliduar deri atëherë në gjuhën italiane të të shkruarit të emrit të heroit dhe kryeqendrës së tij me C (Castriota - Scanderbeg - Croia), Skiroi ka zgjedhur në të tri rastet të përdorë K-në e shqipes.

- Epigrami katërvargsh: Poemthi-epitaf në latinisht, i ndarë në dy kolona nga dy vargje, është edhe elementi përmbyllës i “kanoneve” ikonografiko-heraldike të kompozuara e propozuara nga Skiroi për figurën e Skënderbeut. Në shqip përkthimi do ishte ky:

Përse më tej të krenohesh me Pirron e të lëvdosh Akilin?
Ky burrë më i madh se djali i Peleut dhe vetë Pirro qe.
Me fuqinë e tij farsalike fort i trazoi kohortat gete.
Përpara vazhdo! Veç me dorën tënde atdheun e çlirove.

Edhe në këtë element të fundit, Skiroi nuk shpik apo krijon asgjë të re, por vetëm mëton të “kanonizojë” një tentativë të mëparshme të integrimit të këtij epigrami-epitaf katërvargsh në ikonografinë skënderbejane, të marrë nga vetë autori i epigramit, poeti neolatin francez, njëkohësisht portretist dhe botues, Jean Jacques Boissard, i cili në dy botime të tij Icones diversorum hominum fama et rebus gestis illustrium (1591) dhe Vitae et Icones Sultanorum Turcicorum, etc. (1597) boton portretin e Skënderbeut të shoqëruar nga katërvargshi latin i krijuar prej tij, që Skiroi e risjell treqind e ca vite më pas identik, si tekst dhe në ndarjen e tij në dy blloqe nga dy vargje. (Foto 9).

Foto 9

Për t’u rikthyer më ngushtësisht te tema e shkrimit tonë, siç vërehet qartë, mbishkrimi i përkrenares mbart një peshë thelbësore në kompozimin e këtij propozimi të ri ikonografiko-heraldik të figurës së Skënderbeut nga Skiroi. Shkëputja që Skiroi i bën mbishkrimit nga konteksti i përkrenares e zgjeron rrokjen semantike të tekstit, duke e zhvendosur “bekimin e Jezuit të Nazaresë” drejtpërdrejt mbi vetë Skënderbeun e jo më nëpërmjet përkrenares apo armëve të tij. Po kështu, duke e vendosur akrostikun me tekstin e plotë mes portretit, shqiponjës dykrerëshe dhe emrit të plotë të heroit, mbishkrimi merr vlerën dhe peshën e një liste titujsh mbretërorë e kalorsiakë të bekuar nga një vullnet hyjnor.

Botimi dhe marrja e mirëqenë e mbishkrimit akrostik nga ana e dy figurave intelektuale me autoritet tepër të lartë si Konica dhe Skiroi bëri në vijim e deri sot që askush të mos përpiqej të hulumtonte apo të mos arrinte të shkonte përtej tyre, në zanafillën e identifikimit dhe interpretimit të akrostikut, pa menduar se kështu, në fakt, gjithçka po i besohej jo Konicës e Skiroit, por thjesht letrës së mëmëdhedashësit kureshtar të vitit 1897, të cilit nuk i dihet as emri ...

Edhe një studiues i thellë i historisë së Skënderbeut dhe njohës i mirë i latinishte si Patër Marin Sirdani në studimin e tij Skanderbegu mbas gojëdhanash (1926), bën të njëjtën gjë kur përshkruan “përkrenaren e Skanderbegut”, riprodhon tekstualisht mbishkrimin sipas botimit të Konicës.

Vetëm në vitin 1932, në vigjilje të 20-vjetorit të pavarësisë, gazeta Besa në Tiranë, teksa jep një informacion të detajuar të vendit, mënyrës dhe rrugëve sesi janë gjendur në Vjenë, armët e heroit tonë kombëtar, shprehet për herë të parë jo fort e sigurt për deshifrimin e akrostikut. Nga shkrimi tek Besa (3 mars 1932), mësojmë se:

“... Në sallën XXV Nr. 71 (127), të Muzeut të Arteve të Vjenës, ndodhet përkrenarja ‘George Skanderbeg’. Ajo është ngjyrë e bardhë, me rrafshe të arta dhe ka sipër saj një kokë dhie të artë me dy brirë. Kjo përbëhet prej dy pjesëve: një pjesë bakri dhe pjesa tjetër sipër, është me një copë metali, buzët e së cilës janë të zbukuruara në ar. Në mesin e përkrenares është vendosur një rreth prej bakri me një gjatësi prej 65 centimetra dhe në këtë rreth janë shkruar këto shkronja: IN. PE. RA. TO. BE. BT. Ky shkrim, që është shumë i vështirë për ta kuptuar se çfarë thotë, deri tani e kanë deshifruar kështu: ‘Jesus Nazarenus. Principi Emathiae. Regi Albaniae. Terrori Osmanorum. Regi Epiri. Benedicat’. Poshtë buzës së përkrenares janë vënë 9 copa të mëdha dhe këto janë të lidhura me një rrip lëkure me bojë hiri. Pesha e të gjithë përkrenares është 3000 gramë. Sado që kjo përkrenare ka elemente orientale, mendohet se është punuar prej një artisti venecian”.

Sipas studiuesve Fotaq Andrea dhe Dritan Muka, “këto të dhëna të gazetës Besa përbëjnë në thelb po ato që na ka përcjellë në vitet 1930 ish-konsulli austriak për Shqipërinë, Leo Alexander Freundlich, i cili u mbështet për historikun e tij kryesisht në studimin e Dr. August J. Gross, në atë kohë konservatori i Muzeut të Vjenës. Ky dokument - shkruajnë dy studiuesit në triptikun e tyre të botuar te Zemra Shqiptare - i vetmi që jep një historik të përmbledhur të Armëve të Skënderbeut në Vjenë do të shndërrohej gradualisht ndër vite si akti themeltar ku do të mbështeteshin tërë studiuesit tanë, të cilët nuk arritën një herë të dalin jashtë kornizave të tij.” Me vlerë për shkrimin tonë është edhe fakti se në triptikun e tyre dy studiuesit, teksa kumtojnë se dy shpatat e Skënderbeut që ndodhen në Muzeun e Vjenës nuk i përkasin atij, rikonfirmojnë pa asnjë mëdyshje autenticitetin e përkrenares dhe përkatësinë e saj kastriotase.[4]

Më tej, gjatë viteve të komunizmit, mbishkrimi i përkrenares si pjesë qendrore e ikonografisë dhe heraldikës skënderbejane, siç e propozoi Skiroi, u shmang apo u fshi thuajse fare nga historiografia zyrtare, së cilës nuk i shkonin për shtat lidhjet e heroit me Kishën dhe Papatin e Romës dhe identifikimi i tij si Kampion i Krishtit. Tepër të rrallë qenë ata, si Kristo Frashëri, që përmendën, në studimet e atyre viteve për Skënderbeun, mbishkrimin e përkrenares. Ky nënvlerësim apo kjo mosnjohje e këtij dimensioni të figurës së Skënderbeut - siç shkruan Aurel Plasari - “do t’i nxirrte Gjergj Kastriotin dhe bashkëluftëtarët e tij jashtë ‘ujërave të vet’, jashtë atij areali që quhej Evropë ...”, e po kështu do t’i hiqte përplasjes së Skënderbeut me osmanët “sfondin qytetërimor”, të cilit i mvishet pashmangësisht “edhe petku fetar”.[5]

Por, le t’i rikthehemi historisë së mbishkrimit dhe pyetjes së mbetur varur prej plot 128 vjetësh: Kush dhe kur e transkriptoi për herë të parë mbishkrimin e përkrenares dhe zbërtheu përmbajtjen e akrostikut në latinisht?

Nga përballja e dëshmive të mësipërme, duket se shkruesi, i lënë anonim, i letrës së botuar tek Albania nga Konica, me siguri e ka marrë përmbajtjen e mbishkrimit dhe dekriptimin e tij nga ndonjë përshkrim a diçiturë e vendosur pranë përkrenares, kur ai vizitoi muzeun e Vjenës në vitin 1897 ose nga ndonjë dokument shoqërues apo shpjegues në dosjen e saj në muze apo edhe nga ndonjë shoqërues a ciceron i pasionuar i muzeut.

Hulumtimet dhe zbulimi nga ana jonë i disa botimeve të panjohura deri sot na çuan 19 vjet para Konicës, në zanafillën e shfaqjes dhe burimin e interpretimit të mbishkrimit të famshëm, po në Vienë.

Vjenë, 1878, Ekspozita “Adler” - aty ku lindi dekriptimi dhe interpretimi i mbishkrimit

Zbulimi na u shfaq papritur, por në një formë aq bindëse, aq të dokumentuar e të pacenueshme në vërtetësinë e tij, sa na e bën mjaft të lehtë përcjelljen e tij te çdo bashkatdhetar që na lexon. Para pak muajsh, në mesin e kërkimeve tona për pasurimin dhe plotësimin e koleksionit të botimeve me interes albanologjik dhe në veçanti të atyre që lidhen me figurën e Skënderbeut, ramë në gjurmët e një botimi përmbledhës, dokumentues dhe përshkrues, i cili në kohët e sotme do të thirrej katalog rreth një ekspozite heraldike të hapur në Vjenë, në prill të vitit 1878. Katalogu me titull Bericht über die heraldische Austellung des Vereines “Adler” (Raport përmbledhës për Ekspozitën heraldike të Shoqatës “Adler”) ka 218 faqe tekst, 39 faqe hyrje dhe 69 faqe të plota me ilustrime, në formatin 32.5x24.5 centimetra. (Foto 10,11).

Foto 10, 11

Ekspozita në fjalë u frymëzua nga nisma e Carl Krahlit, piktor heraldik i oborrit austro-hungarez, i cili në fund të vitit 1877 ekspozoi përkohësisht disa dorëshkrime heraldike të shek. XVI-XVII në Muzeun e Arteve dhe Industrisë.

Pas suksesit të jashtëzakonshëm të kësaj ekspozite të vogël, muzeu, nën drejtimin e Dr. Jakob von Falke, i besoi shoqatës “Adler” organizimin e një ekspozite të madhe ndërkombëtare mbi heraldikën, gjenealogjinë dhe sfragjistikën. Shoqata “Adler” (Shqiponja), e themeluar më 1870, kishte si synim rigjallërimin e shkencave ndihmëse të historisë dhe të artit kalorsiak. Për organizimin e ekspozitës u ngrit një komitet ad hoc i përbërë nga historianë, heraldistë dhe aristokratë të lartë, si:

- Konti Hugo von Abensperg und Traun, kryetar i komitetit dhe president i shoqatës “Adler”;

- Dr. Ernst von Hartmann-Franzenshuld, kujdestar i koleksioneve të Oborrit;

- Dr. Eduard Gaston von Pöttickh von Pettenegg, gjenealog i Urdhrit Teutonik;

- Oskar von Sommaruga, jurist dhe thesarmbajtës i ekspozitës;

- Moritz Maria von Weittenhiller, sekretar i përgjithshëm i shoqatës

- Carl Krahl, heraldist dhe ilustrator;

- Wendelin Boeheim, kujdestar perandorak e mbretëror për koleksionin e armëve.

Ekspozita, e inauguruar solemnisht në prill 1878, nën patronazhin e arqidukës Ludwig Viktor, qëndroi hapur për tre muaj. Në sallat monumentale të Muzeut të Arteve dhe Industrisë në zonën e bulevardit Stubenring u ekspozuan mbi 1500 objekte nga koleksione perandorake, urdhra kalorësiakë, koleksione private dhe muze evropianë. Ajo u vizitua nga perandori Franz Joseph I, princi i kurorës, Rudolfi, arqiduka Albrecht, arqidukesha Gisele dhe u përshkrua nga shtypi i kohës si “triumf i artit heraldik dhe shkencës historike” (Die Presse, 18 prill 1878). Për artin muzeal, ekspozita “Adler” u cilësua si ngjarja më e madhe e këtij lloji në Evropë.

Në katalogun zyrtar të sipërpërmendur përcillet qartë koncepti estetik i saj: ekspozita nuk duhet të dukej si bibliotekë apo arkiv, por si galeri arti, ku estetika e formës të zbulonte historinë e simboleve. Sipas raportit të komitetit, “ditën e çeljes, midis orës 9:00 të mëngjesit dhe 1:00 pasdite, numri i vizitorëve arriti 3 541, duke vijuar më tej me një mesatare ditore prej 500, ndërsa të dielave prej 2 000 vizitorësh”. Seksioni i armaturave dhe përkrenareve rezultoi më i vizituari dhe më i vlerësuari.

Pa dyshim që koleksionet e Ambrasit, si ndër më të pasurit e më me vlerë të kohës, do zinin një vend qendror. Mes objekteve të përzgjedhura për ekspozim, siç përshkruhet në katalogun tonë, kuratori dhe kujdestari i koleksionit të armëve të Oborrit Perandorak përfshiu edhe përkrenaren e Skënderbeut, e regjistruar në inventarin zyrtar me numrin 243a.

Kujtojmë se krijuesi i këtyre koleksioneve, arqiduka Ferdinand II i Austrisë, është zotëruesi i parë i zyrtarizuar i përkrenares së Skënderbeut, sipas inventarit të koleksionit të tij, që prej vitit 1596, por ai është edhe ideatori dhe porositësi i botimit Augusissimorum Imperatorum, Serenissimorum Regum ... (1601), më prestigjiozi i të gjitha kohërave, me 125 portrete të perandorëve, mbretërve dhe fisnikëve më të shquar të deriatëhershëm me veshje luftarake dhe armët e tyre, mes të cilëve, i gjashtëmbëdhjeti, gjendet edhe portretizimi i parë i plotë dhe më i famshmi i Skënderbeut, me shpatë në dorë dhe përkrenaren pranë këmbëve. (Foto 12)

Foto 12

Vlera e veçantë e pranisë së përkrenares së Skënderbeut në ekspozitë vihet në dukje edhe nga burime të tjera të kohës me autoritet të lartë në fushën e heraldikës, si Giovanni Batista dhe Goffredo di Crollalanza, president dhe sekretar i Akademisë Heraldike Italiane në Piza, që botuan, po në vitin 1878, edhe një reportazh për ekspozitën në revistën e tyre, Giornale araldico-genealogico-diplomatico, vëllimi VI (1878-1879), i cili gjithashtu e konsideron përkrenaren e Skënderbeut si një prej objekteve më të çmuara të ekspozitës, teksa shkruan: “Preziosi inoltre sono ... l’elmo di Scanderberg col cimiero a testa di becco ...” (Të çmuara janë po ashtu ... përkrenarja e Skënderbeut me një kokë cjapi në majë ...).[6]

Wendelin Boeheim: kuratori që deshifroi mbishkrimin

Wendelin Boeheim (1848-1900), ishte historian dhe kurator i koleksioneve të armëve të Oborrit Perandorak dhe Mbretëror austriak dhe një ndër themeluesit e hoplologjisë moderne. Në Vjenë ai konsiderohej si autoritet absolut për armët kalorsiake të Mesjetës dhe Rilindjes. Në këtë rol ai studioi dhe përshkroi mbi 6 000 objekte dhe armë të këtyre dy periudhave. Në vitin 1890 botoi veprën e tij themelore Handbuch der Waffenkunde (Leipzig), që mbetet ende sot një manual referencë për studimet hoplologjike në Evropë.

Si kurator kryesor dhe anëtar i Komitetit ad hoc të Ekspozitës, Boeheim analizoi e më pas formuloi interpretimin e parë shkencor të mbishkrimit të përkrenares së Skënderbeut. Në raportin e tij ai e cilëson atë qartësisht si akrostik dhe jo si akronim, duke e përshkruar mbishkrimin jo si titull apo seri titujsh, por si një: “... Art Waffensegen, dessen Gebrauch ... ziemlich allgemein war”, shkruan ai - një lloj bekimi mbi armë, përdorimi i të cilit ishte shumë i përhapur për kohën, për ta tërhequr këtë bekim dhe mbrojtjen hyjnore mbi mbajtësin e armës, për më tepër që titulli “Athleta Christi”, i dhënë Skënderbeut nga Papa i Romës, e mvishte atë natyrshëm me bekimin dhe mbrojtjen e vetë Jezuit.

Kjo praktikë dokumentohet gjerësisht në Evropën e shekujve XIV-XV, sidomos midis princërve, prijësve ushtarakë e kalorësve të krishterë, të cilët vendosnin në armët, shqytet, emblemat e veshjet e tyre e tyre formula si: I.N.R.I. (Iesus Nazarenus Rex Iudaeorum), “.N.D.N. (In Nomine Domini Nostri), Christus Vincit, apo si në rastin e Urdhërit Kalorsiak Kostandinian të Shën Gjergjit të (ri)themeluar nga vetë nipërit e Pal Engjëllit, peshkopit të Durrësit e Drishtit dhe këshilltar e kryediplomat i Skënderbeut, të cilët adoptuan nga heraldika legjendare e Kostandinit të Madh formulën I.H.S.V. (In Hoc Segno Vinces - Nën këtë shenjë do të triumfosh).

Kjo traditë ikonografike dhe devocionale e kohës del të jetë adoptuar e përvetësuar edhe nga vetë Skënderbeu, nëpërmjet përkushtimit dhe vetëshpalljes së tij si “Miles Christi” - ushtar apo luftëtar i Krishtit - titull cilësues që ai e përdor në letrat e njohura që ka shkruar.

Kështu, teksa i drejtohet Papës Kalisti III, Skënderbeu vetënënshkruhet me formulën:

Ego Georgius Castriotus, Epirotarum Princeps ac miles Iesu Christi, fidem et obsequium Sanctae Romanae Ecclesiae profiteor ...

Unë, Gjergj Kastrioti, Princ i Epirotëve dhe ushtar i Jezu Krishtit, shpall besnikërinë time ndaj Kishës së Shenjtë Romake ...[7]

Në një letër tjetër të mëvonshme, drejtuar këtë herë Papës Piu II, ku Skënderbeu kalon nga “Unë” në “Ne” në cilësimin e vetvetes, sërish formula është thuajse e njëjtë :

Nos Georgius Castriotus, vulgo dictus Scanderbeg, Christi miles, pollicemur nos ad tuendam Christianam rempublicam promptos semper fore.

Ne, Gjergj Kastrioti, i quajtur zakonisht Skënderbeg, ushtar i Krishtit, premtojmë se do të jemi gjithmonë gati për të mbrojtur shtetin e krishterë.[8]

Ja dhe më në fund përshkrimi i parë burimor i dokumentuar i përkrenares së Skënderbeut, së bashku me dekriptimin e mbishkrimit, siç e shkroi Boeheim në raportin e tij (foto 13,14):


Foto 13

Foto 14

Përkrenare e Gjergj Kastriotit, i njohur edhe si Skënderbeu, princ i Shqipërisë (1403-1466).

Kjo përkrenare prej hekuri të lëmuar, ka thuajse formën e një djepi, përveç pjesës së sipërme e cila është më e rrumbullakosur. Një rreth i trashë me thumba të mëdhenj është i kapur qark buzës së poshtme, por kjo duket të jetë një shtesë e mëvonshme. Rreth gjysmës së lartësisë së përkrenares, ka një brez prej flete bakri, zbukuruar me rozeta të praruara, në hapësirat midis të cilave janë gdhendur shkronjat “in.pe.ra.to.re.bt” me shkrim të vogël gotik të vonë.

Në majën e përkrenares gjendet pjesa e sipërme e kokës së një dhie, në bakër të rrahur dhe e praruar, punimi i së cilës flet për një dorë tepër të aftë. Përgjithësisht është sugjeruar që fjala “Imperator” nuk duhet të merret parasysh kur lexohet mbishkrimi, por kjo enigmë nuk është zgjidhur ende. Është tunduese të besosh se kemi të bëjmë me një akrostik, por deshifrimi i tij është i vështirë edhe në këtë rast, sepse mund të hamendësohet se bëhet fjalë për të njëjtin tekst të sjellë në katër gjuhë, dhe ne na mungojnë shumë detaje nga historia e heroit që do mund të jepnin të dhëna për zbërthimin e këtij teksti. Shkrimi, si edhe tingulli i shkronjave, sugjeron një tekst latin, një lloj bekimi armësh, përdorimi i të cilit dihet se ishte mjaft i zakonshëm në kohën e Skënderbeut. Çiftëzimi dhe renditja e çiftshkronjave ngrenë pikëçuditëse, megjithatë, pas një shqyrtimi më nga afër, arrijmë në rezultate të pranueshme. Çdo çift shkronjash tregon thuajse drejtpërdrejt titujt e këtij princi, dhe kështu do të lexonim: Ihesus Nazarenus¹, Principi Emathiae, Regi Albaniae, Terrori Osmanorum, Regi Epiri BenedicaT (Jezuji i Nazaresë të bekon ty, Princ i Emathisë, Mbret i Arbërisë, Tmerri i Osmanllinjve, Mbret i Epirit - varianti ynë).

Koleksioni Perandorak dhe Mbretëror i Ambrasit, Inv. Nr. 243a, përgatitur nga Wendelin Boeheim - kujdestari perandorak dhe mbretëror i Grupit të Dytë të Koleksioneve Historike të Artit të Shtëpisë Perandorake.

Në letrat e pakta të njohura prej tij, Skënderbeu përdorte vazhdimisht titullin: Luftëtar i Jezu Krishtit. (Barleti, C. Paganel, Historia e Skënderbeut.)[9]

A i përmbyll ky zbulim i burimit dhe emri autoritar Boeheim edhe diskutimet mbi saktësinë e interpretimit të propozuar nga ai? Me shumë gjasë, jo! Në historiografinë tonë kanë qarkulluar disa teza që e mbajnë hapur këtë debat, që nga mospasja, “me letra”, nga Skënderbeu i gjithë titujve që i mvishen në interpretimin e Boeheimit, deri te teza, si ajo e Skënder Anamalit, që mbishkrimi është shtuar më vonë nga pasardhësit e Skënderbeut apo edhe vetë hapësira e gjerë interpretative që shpaloset kur gjendemi përballë një akronimi pa dëshmi të porositësit apo gdhendësit të tij. Edhe vetë Boeheimi duket të ketë qenë i vetëdijshëm për pikëpyetjet që do pasonin interpretimin e tij. Në raportin përshkrues, krahas përfundimeve të arritura, ai bën edhe vetëvlerësimin e rezultateve të punës së tij. Annehmbaren - i cilëson ai këto rezultate, të pranueshme.

Edhe sot, përkrenarja e Skënderbeut vijon të ruhet në Kunsthistorisches Museum të Vjenës, në sallën Hofjagd - und Rüstkammer, shoqëruar me përshkrimin teknik të marrë nga raporti i Boeheimit: Helmet with copper gilt band inscribed IN*PE*RA*TO*RE*BT, decorated with rosettes; Ambras Collection, Inv.-Nr. 243a.

Edhe numri i inventarit ka mbetur po ai, që nga koha kur e studioi dhe përshkroi Boeheimi, në vitin 1878. /Gazeta “ExLibris”/

________________

Referenca bibliografike


[1] Faik Konica, “Armët e Skënderbeut në Muzeun e Vjenës”, Albania, nr. 8, 30 dhjetor 1897, f.122-3.

[2] Giuseppe Schirò, Gli Albanesi e la questione Balkanica, Napoli, 1904.

[3] Jaho Brahaj, Emblema Shqiptare, Lezhë, 1997, f.73.

[4] Fotaq Andrea, Dritan Muka, “Triptik”, www.zemrashqiptare.net, qershor-gusht 2025.

[5] Aurel Plasari, Skënderbeu, Një Histori Politike, Tiranë, 2010, f. 13-14, 20.

[6] Goffredo di Crollalanza, “L’Esposizione Araldico-Genealogico-Sfragistica di Vienna”, Giornale araldico- genealogico-diplomatico, Pisa, 1879, f. 10-18.

[7] Thalloczy & Jireček, Illyrisch-albanische Forschungen, II, Wien, 1908, f. 233.

[8] Giovanni Domenico Mansi, Sacrorum Conciliorum nova et amplissima collectio, t. XXXI, Firenze, 1759, col. 1041-1044.

[9] Wendelin Boeheim, “Helm des Georg Castriota genannt Scanderbeg, Fürsten von Albanien (1403-1466)”, në Übersicht der heraldisch-genealogisch-sphragistischen Ausstellung des Vereines “Adler” in Wien, Wien, 1878, f.4.

Spiropali, kurorë tek busti i Skënderbeut në komunën e Çairit në Shkup

22 December 2025 at 22:22

TIRANË, 22 dhjetor /ATSH/ Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, në kuadër të vizitës dyditore në Maqedoninë e Veriut, u ndal mbrëmjen e sotme edhe në komunën e Çairit në Shkup, ku vendosi kurora me lule pranë bustit të heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu.

“Sonte, në zemër të Shkupit të vjetër, aty ku guri flet me histori dhe koha merr frymë krenarie, ndaluam për të nderuar simbolin e qëndresës, të dinjitetit dhe të shpirtit evropian, duke vendosur kurorën e nderit pranë bustit të Gjergj Kastriot Skënderbeut”, shkruan Spiropali.

Në këtë moment kujtese dhe respekti, Spiropali u shoqërua nga zëvendëskryeministri Arben Fetai dhe kryetari i Çairit Izet Mexhiti, si dhe përfaqësues të tjerë të pushtetit lokal në Komunën e Çairit.

Pas ceremonisë, sipas Spiropalit dita u mbush me ngjyra dhe emocione duke iu referuar aktiviteteve të organizuara me këtë rast si shfaqja artistike, ritmi i tupanëve dhe fëmijët me veshje e simbole kombëtare.

“Një kujtesë e përbashkët për rrënjët tona të forta dhe përkatësinë tonë natyrore në Europë”, shkruan Spiropali.

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali po zhvillon një vizitë dyditore në Maqedoninë e Veriut. Më herët gjatë ditës, ministrja u prit nga krerët më të lartë të vendit, Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, ministri i Punëve të Jashtme, Timčo Mucunski si dhe kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashin.

/m.q/j.p/

The post Spiropali, kurorë tek busti i Skënderbeut në komunën e Çairit në Shkup appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Skënderbeu “grek” ose si të bëhesh grek pa e ditur

22 December 2025 at 13:33


Nga: Rafael Floqi

Ka një lloj shkrimi që nuk lind nga kurioziteti shkencor, por nga ankthi identitar. Artikulli i gazetës greke Protothema, me titullin hipokrit Sa ‘shqiptar’ ishte Gjergj Kastrioti?, i përket pikërisht këtij zhanri: jo histori, por industria e mohimit. Ai nuk kërkon të kuptojë Skënderbeun, kërkon ta zhbëjë. Dhe, për ta bërë këtë, përdor një arsenal të vjetër ballkanik: fenë si etni, gjeografinë si komb, dhe anakronizmin si argument.

Që në rreshtat e parë, artikulli bën atë që çdo tekst ideologjik bën kur nuk ka guxim të mohojë drejtpërdrejt: shtiret se pyet. Pyetja “Sa shqiptar ishte Skënderbeu?” nuk është pyetje, por një akuzë e kamufluar. Ajo sugjeron se shqiptaria e tij është e pjesshme, e dyshimtë, e negociueshme. Dhe, kjo nuk është rastësi. Skënderbeu është problem për nacionalizmin grek sepse ai e shkatërron një dogmë qendrore: se ortodoksia është pronë etnike greke dhe se Ballkani i krishterë lind vetëm nga Athina.

Le ta themi qartë: kjo nuk është hera e parë që bëhet kjo përpjekje. Është vazhdimësi. Që nga shekulli XIX, historiografia nacionaliste greke ka ndërtuar një model të qëndrueshëm përvetësimi: çdo figurë ballkanike që është e krishterë, ortodokse, e famshme dhe evropiane, duhet të kalojë patjetër nga filtri “grek”. Nëse nuk flet greqisht, do të ketë folur. Nëse nuk ishte grek, do të ketë qenë epirot. Nëse nuk ishte epirot, do të ketë qenë bizantin. Dhe, nëse nuk ishte asgjë nga këto, do të shpallet “i paqartë”.

Një nga shtrembërimet më të rënda të Protothema-s është barazimi i Epirit me Greqinë. Ky është një mashtrim terminologjik i qëllimshëm. Epiri në Mesjetë nuk ishte shtet grek, as komb grek, as projekt grek. Ishte një hapësirë gjeografike e përzier, pa identitet kombëtar modern, ku shqiptarët ishin faktor politik dhe ushtarak dominues.[1] Ta quash Epirin “grek” dhe të nxjerrësh nga kjo përfundimin se Skënderbeu ishte grek, është si të quash Perandorinë Romake “italiane” dhe Cezarin “italian”.

Ironia është se vetë burimet që citojnë autorët grekë i rrëzojnë. Marin Barleti, burimi themelor për Skënderbeun, e quan atë Princeps Epirotarum, por po ai, në çdo faqe, flet për shqiptarët si subjekt historik më vete.[2] Ky dyzim nuk është kontradiktë, është dallim midis gjeografisë dhe etnisë. Vetëm propaganda i ngatërron qëllimisht.

Por, Protothema nuk ndalet këtu. Ajo ringjall një tezë që do të duhej të ishte varrosur bashkë me nacionalizmat e shekullit XIX: “Skënderbeu ishte grek sepse ishte ortodoks”. Kjo tezë nuk është thjesht e gabuar, është ideologjikisht agresive. Ajo mohon ekzistencën historike të shqiptarëve ortodoksë, bullgarëve ortodoksë, rumunëve ortodoksë, vllahëve ortodoksë. Me një fjali, ajo i shpall të gjithë këta “grekë të pavetëdijshëm”.

Por, historia nuk funksionon si katekizëm kombëtar. Ortodoksia është fe, jo komb. Në Mesjetë, identiteti fetar ishte shpesh më i rëndësishëm se ai etnik, por kurrë nuk ishte i barabartë me të.[3] Të pretendosh sot se çdo ortodoks mesjetar ishte grek, është njësoj si të pretendosh se çdo katolik ishte italian.

Edhe gjuha përdoret si armë manipulimi. Greqishtja, thonë autorët, ishte gjuha e Skënderbeut. Sigurisht që ishte një nga gjuhët e kulturës dhe liturgjisë. Po ashtu si latinishtja për mbretërit francezë. A i bën kjo francezët romakë? Apo anglezët latinë? Vetëm një mendësi kolonizuese mund ta përdorë gjuhën e kishës si provë etnie.

Kur kalojnë te familja Kastrioti, autorët grekë e shndërrojnë konfuzionin në strategji. Herë janë “maqedonas”, herë “serbë”, herë “bizantinë”. Kjo lëvizje e vazhdueshme nuk është pasuri interpretimi, është mungesë prove. Në të kundërtën, dokumentet janë kokëforta: Gjon Kastrioti sundonte Krujën; aleancat e tij ishin shqiptare; territori i tij ishte shqiptar. Edhe Papa Piu II, i cituar shpesh jashtë kontekstit, e quan Skënderbeun “princ i Shqipërisë”.[4]

Pastaj vjen Mali Athos - karta e fundit e mistifikimit. Po, Reposhi u bë murg. Po, Gjon Kastrioti bleu një kullë. Dhe, po, ajo quhej “Kulla e Shqiptarit”. Ky është fakt. Ajo që nuk është fakt është përfundimi se kjo e bën Skënderbeun grek. Mali Athos ishte qendër pan-ortodokse, ku kishin prona serbë, bullgarë, rumunë dhe shqiptarë.[5] Nëse Athosi prodhon grekë, atëherë Hilandari qenka grek dhe Stefan Nemanja helen. Një absurditet që flet vetiu .

Edhe kultura popullore shtrembërohet. Pretendohet se nuk ka këngë shqipe për Skënderbeun. Ky pohim është thjesht i pavërtetë. Tradita arbëreshe është një arkiv i gjallë i kujtesës shqiptare dhe i kultit të Skënderbeut.[6] Që këto këngë u ruajtën jashtë Shqipërisë osmane nuk është provë mungese, por provë represioni.

Kur përmenden suljotët, himarjotët, arvanitasit, bëhet i njëjti mashtrim: identiteti i shekullit XIX projektohet mbi shekullin XV. Këta ishin komunitete shqipfolëse ortodokse që u helenizuan më vonë. Historia nuk lejohet të shkruhet me prapaveprim.

Ironikisht, dokumenti më shkatërrues për tezën greke citohet nga vetë Protothema. Në letrën drejtuar Mehmetit II më 1461, Skënderbeu firmos si “sundimtar i Epirit dhe i Shqiptarëve”. Kjo fjali e vetme e rrëzon gjithë ndërtimin ideologjik. Shqiptarët janë subjekt më vete. Epiri është hapësirë. Pikë.[7]

Feja e Skënderbeut përdoret si karikaturë logjike. Artikulli pranon se ai lindi ortodoks, u rrit mysliman dhe vdiq katolik. Ky fakt i vetëm duhet të mjaftonte për të mbyllur debatin. Por, Protothema nuk e mbyll, sepse nuk kërkon logjikë. Nëse feja përcakton kombësinë, Skënderbeu ishte njëherësh grek, turk dhe italian. Historia serioze nuk e duron këtë grotesk.

Pse atëherë ky shkrim? Sepse Skënderbeu është i papërshtatshëm. Ai është ortodoks që nuk u bë grek. Shqiptar që u bë simbol evropian. Hero që nuk i bindet mitologjisë helenocentrike. Dhe, për këtë arsye, duhet relativizuar, zbehur, copëtuar.

Por, historia nuk ka nevojë për leje. Gjergj Kastrioti ishte shqiptar në origjinë, ebropian në vizion dhe universal në simbolikë. Çdo përpjekje për ta mohuar këtë nuk është debat, por frikë e grekëve nga e nga e vërteta e historisë së tyre.

______________________


[1] Noel Malcolm, Kosovo: A Short History, London, 1998.

[2] Marin Barleti, Historia de vita et gestis Scanderbegi, Roma, 1508.

[3] Paschalis Kitromilides, Enlightenment and Revolution, Harvard University Press, 2013.

[4] Pius II, Commentarii, shek. XV.

[5] Paschalis Androudis, Historical and Archaeological Evidence for the ‘Albanian Tower’ on Mount Athos, Byzantium, 2002.

[6] Giuseppe Schirò, Canti popolari albanesi d’Italia, Palermo, 1923.

[7] Fan S. Noli, Historia e Skënderbeut, Boston, 1947.

Në ditëlindjen e Zhani Cikos, një jete dhe vullnese që u bë tempull, një emri dhe vepre që u shndërrua në epokë

By: berti
8 December 2025 at 15:45

Nga Albert Vataj Ka figura që nuk maten me vitet, por me peshën e dritës që kanë hedhur mbi kulturën e një kombi. Ka njerëz që nuk njihen thjesht nga titujt, por nga trashëgimia e thellë që ngulitet në ndërgjegjen kolektive. Ka emra që nuk përmenden, por përulen para tyre. Njëri prej tyre është Maestro Zhani Ciko, një nga shtyllat më të rëndësishme të artit shqiptar, një gjigant i muzikës…

Source

Dhuna në ndeshjen Iliria-Skënderbeu/ Policia jep detaje: Një futbollist i plagosur, tre të proceduar

By: V K
4 December 2025 at 10:53

Policia e Tiranës, ka dhënë detaje në lidhje me dhunën e ndodhur një ditë më parë para ndeshjes Iliria – Skënderbeu.

Uniformat Blu të kryeqytetit, sqarojnë se ngjarja ka ndodhur në dhomat e zhveshjes, mes futbollisteve të Ilirisë dhe ekipit kundershtar të Skenderbeut, ku ka mbetur i dëmtuar futbollisti S. N.

Po ashtu, policia sqaron se nisi procedimi në gjendje të lirë për tre futbollistë të tjerë, A. S., B. S. dhe J. S.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë: referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. S., B. S. dhe J. S., të tre futbollistë, pasi dje, përpara fillimit të ndeshjes së futbollit “Iliria-Skënderbeu”, dyshohet se janë konfliktuar në dhomat e zhveshjes, me futbollistët e ekipit kundërshtar. Si pasojë është dëmtuar lehtë, futbollisti, shtetasi S. N”, sqaroi policia.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

The post Dhuna në ndeshjen Iliria-Skënderbeu/ Policia jep detaje: Një futbollist i plagosur, tre të proceduar appeared first on Albeu.com.

FSHF anuloi ndeshjen, lojtarët e Skënderbeut ikin nga stadiumi

By: redi
3 December 2025 at 15:16

Pas njoftimit zyrtar nga ana e FSHF-së për anulimin e ndeshjes Iliria-Skënderbeu, ekipi korçar ka marrë rrugën e kthimit. Skënderbeu pretendon se disa nga futbollistët dhe trajneri Ernest Gjoka u dhunua nga stafi dhe futbollistët e Ilirisë, por këta të fundit kanë përgënjeshtruar pretendimet. Klubi i Skënderbeut bën me dije se disa nga futbollistët e tyre, si edhe trajneri Ernest Gjoka janë…

Source

Dhuna në sfidën Iliria-Skënderbeu, anulohet ndeshja

3 December 2025 at 14:06

TIRANË, 3 dhjetor /ATSH/ Federata e Futbollit njofton se ndeshja e javës së 14-të, Iliria–Skënderbeu, e programuar për t’u luajtur sot në orën 13:30 në stadiumin “Redi Maloku” në Fushë-Krujë, nuk është zhvilluar për shkak të shqetësimeve të raportuara lidhur me kushtet e sigurisë.

Sipas informacioneve paraprake, në momentin e mbërritjes së ekipit të Skënderbeut në stadium, mësohet se ka pasur një incident mes lojtarëve dhe stafit të klubit Iliria, ku dyshohet se janë përfshirë edhe në konfrontime fizike.

Për shkak të këtyre rrethanave dhe problematikave të ngritura për sigurinë, është vendosur që ndeshja të mos luhet. Çështja do të shqyrtohet nga komisionet juridike të FSHF-së, të cilat do të marrin vendimin përfundimtar lidhur me këtë ndeshje.

/e.i/j.p/

The post Dhuna në sfidën Iliria-Skënderbeu, anulohet ndeshja appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

U dhunuan në Fushë-Krujë, reagon klubi i Skënderbeut

By: Ela
3 December 2025 at 13:45

Ngjarja e rëndë e ndodhur në Fushë-Krujë, ku lojtarët e Skënderbeut dhe trajneri Ernest Gjoka u dhunuan përpara sfidës kundër KF Iliria, ka detyruar klubit korçar të mos zbres në fushë. Me anë të një reagimi për mediat, klubi i Skënderbeu pranoi ngjarjen e rendë, ndërsa shtoi se në këto kushte nuk mund të luhet […]

The post U dhunuan në Fushë-Krujë, reagon klubi i Skënderbeut appeared first on BoldNews.al.

Plas sherri në stadiumin e Fushë-Krujës/ Futbollistët e Ilirisë dhunojnë ata të Skënderbeut

By: Brisi
3 December 2025 at 13:23

Një sherr që ka degraduar në përplasje fizike ka ndodhur mesditën e kësaj të mërkure në stadiumin “Redi Maloku”, Fushë Krujë mes dy ekipeve të futbollit, Ilira dhe Skëndërbeu. Sipas raportimeve pak para nisjes së ndeshjes lojtarët e Skënderbeut dhe trajneri Ernest Gjoka janë sulmuar nga lojtarët e ekipit Iliria. Lajmi është bërë me dije […]

The post Plas sherri në stadiumin e Fushë-Krujës/ Futbollistët e Ilirisë dhunojnë ata të Skënderbeut appeared first on BoldNews.al.

Futbollistët dhe trajneri i Skënderbeut rrihen nga stafi dhe lojtarët e KF Iliria para nisjes së ndeshjes

3 December 2025 at 13:31


Klubi korçar, Skënderbeu ka lëshuar një komunikatë në faqen zyrtare ku tregohen se janë rrahur nga kundërshtarë e tyre të klubit Iliria nga Fushë Kruja, para nisjes së ndeshjes së sotme (e mërkurë).

Skënderbeu ishte mysafir i Ilirisë në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të të Kategorisë së Parë në Shqipëria, e programuar të luhej sot nga ora 13:30.

Megjithatë, korçarët kanë njoftuar se nuk janë pritur aspak mirë nga ekipi vendas, të cilët i akuzon se i kanë sulmuar.

Sipas faqes zyrtare, futbollistët dhe trajneri Ernest Gjoka janë rrahur para se të futen në dhomat e zhveshjes para fillimit të ndeshjes.

Postimi pa ndërhyrje i KF Skënderbeut

DEKLARATË

Reagim i klubit KF Skënderbeu.

Dhunohen futbollistët e KF Skënderbeu dhe trajneri Gjoka nga stafi dhe futbollistët e KF Iliria përpara sesa të futen në dhomat e zhveshjes.

Ky nuk është futboll.

Në këto kushte nuk mund të luhet futboll.

Në Korçë mikrpritja është kult, ndaj të njëjtën gjë presim dhe ne nga ekipet kundërshtare.

/Telegrafi/

Përurohet shtatorja e Skënderbeut në Garanë të Kërçovës

29 November 2025 at 10:36

SHKUP, 29 nëntor/ATSH/- Në Ditën e Flamurit Kombëtar u përurua dje në Garanë të Kërçovës shtatorja e Skënderbeut, simbol i përjetshëm i lirisë, qëndresës dhe krenarisë kombëtare.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti theksoi se ky moment i rëndësishëm vjen pikërisht në ditën kur zemrat tona rrahin më fort për kuq e zinë, duke na kujtuar rrugën e sakrificës që na solli deri këtu.

Gjatë ditës, u bënë edhe homazhe pranë monumentit të Nënës Shqiptare në Zajaz, një monument që mishëron përkushtimin, sakrificën dhe dashurinë e pakushtëzuar që ka mbajtur gjallë familjen dhe kombin ndër shekuj.

“Ky nderim i dyfishtë, për heroin dhe për nënën, na rikujton se liria dhe identiteti ynë janë trashëgimi e përbashkët e burrave dhe grave që dhanë gjithçka për të ardhmen tonë”, është shprehur Ahmeti.

The post Përurohet shtatorja e Skënderbeut në Garanë të Kërçovës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Muzeu i Vjenës: Skënderbeu njihet qartësisht si udhëheqës shqiptar

By: gaze tare
26 November 2025 at 11:29

Ngjarje e rëndësishme!

Në Muzeun e Historisë së Artit në Vienë (KHM), ku përkrenarja dhe shpata e Gjergj Kastriotit, Skënderbeut tashmë shoqërohen me një përshkrim të plotë historik që përcakton qartësisht identitetin, origjinën dhe rolin e tij si udhëheqës shqiptar. Ky ndryshim vjen vetëm dy muaj pasi një peticion i iniciuar nga inxhinieri Azmer Duleviç dhe gazetari Ermal Peçi kërkoi korrigjimin e informacionit të munguar për figurën e heroit kombëtar.

Fotografia e datës 18 shtator 2025, e realizuar në muze, tregon se etiketa pranë përkrenares së Skënderbeut përmbante vetëm emrin e objektit:

“Skanderbeg-Helm / Helmet of Skanderbeg”, pa asnjë shpjegim mbi origjinën, rolin apo rëndësinë historike të tij.

Në kontrast, fotografia e datës 25 nëntor 2025 tregon se muzeu ka vendosur një tabelë të re të detajuar, ku Skënderbeu prezantohet me të gjitha elementët kryesorë identifikues. Kjo përbën herën e parë që Muzeu i Vienës e artikulon kaq qartë identitetin e Skënderbeut si figurë shqiptare dhe udhëheqës me tituj mbretërorë të njohur në traditën mesjetare.

Peticioni i nisur nga Duleviç dhe Peçi kërkonte që muzeu të ndreqte boshllëkun informativ dhe të vendoste një përshkrim të saktë historik. Sipas nismëtarëve, mungesa e referencës ndaj origjinës shqiptare të Skënderbeut ishte jo vetëm e padrejtë, por edhe e dëmshme për narrativën historike. Pas qindra firmave të mbledhura dhe pas vëmendjes së krijuar në media, muzeu ka reaguar duke rishikuar materialin ekspozues.

Ky lajm i rëndësishëm mund të shërbejë si precedent për edhe për shumë institucione të tjera europiane që mbajnë objekte të lidhura me historinë shqiptare, duke rritur presionin për përfaqësim korrekt dhe profesional.

The post Muzeu i Vjenës: Skënderbeu njihet qartësisht si udhëheqës shqiptar appeared first on iconstyle.al.

Skënderbeu në Absidën e Shibenikut, një ikonografi e panjohur që daton nga mesjeta sjell Heroin Tonë Kombëtar

By: berti
17 November 2025 at 15:22

Nga Albert Vataj Në jehonën e thellë të kohës dhe madhëshinë monumentale të Katedrales së Shën Jakobit në Shibenik, aty ku guri ka ruajtur frymën e pesë shekujve, qëndron një figurë e gdhendur që na thërret me një njohje të beftë, fytyra e Skënderbeut. E vendosur në absidën e parë, kjo gravurë e vjetër, enigmatike dhe e pazakontë për ikonografinë dalmatine, bëhet një portë për të kuptuar jo vetëm…

Source

Korçarët akuzohen për racizëm nga anglezët, reagon Skënderbeu: Trillime pa fakte dhe të neveritshme

By: M C
23 October 2025 at 20:19

Skënderbeu U19 ka reaguar fuqishëm pas akuzave të Aston Villa për thirrje raciste gjatë ndeshjes së UEFA Youth League.

Klubi anglez kishte ngritur pretendime për sjellje raciste nga tifozët e Skënderbeut, duke e denoncuar rastin si të papranueshëm. Megjithatë, KF Skënderbeu ka hedhur poshtë këto akuza me një deklaratë të fortë të publikuar në rrjetet sociale, duke i quajtur ato të pavërteta dhe të paargumentuara.

Në postimin e tij, klubi korçar theksoi se nuk ka pasur asnjë moment gjatë ndeshjes që të ketë pasur thirrje raciste ndaj lojtarëve të Aston Villa, si në fushën e lojës, ashtu edhe jashtë saj. Sipas Raportit të Arbitrave dhe Delegatëve të ndeshjes, nuk ka pasur asnjë dëshmi apo indikacion për sjellje raciste, duke e cilësuar këtë akuzë si të pabazuar.

Skënderbeu gjithashtu shprehu indinjatën e tij për mënyrën se si një klub prestigjioz si Aston Villa e ka justifikuar humbjen e ndeshjes, duke shpikur situata të pabaza dhe pa fakte. Klubi korçar kërkoi që Aston Villa, që kishte mundësinë të transmetonte ndeshjen live dhe disponon pamje filmike, të bëjë publike materialet filmike të ndeshjes për të hedhur poshtë trillimet dhe për të treguar të vërtetën.

Në përfundim, KF Skënderbeu kërkoi që të gjithë faktorët të fokusohen tek vlerat e futbollit, duke nënvizuar rëndësinë e respektit, fair-play-it, dhe gjithëpërfshirjes. Klubi theksoi se futbolli është një gjuhë universale që bashkon njerëzit dhe duhet të jetë një mjet që promovon unitetin dhe pasionin për lojën, larg çdo formë diskriminimi.

Reagimi i plotë:

Klubi i Futbollit “Skënderbeu” është njohur sot me vendimin e UEFA-s për hapjen e çështjes disiplinore për korre raciste në Komisionin e Etikës dhe Disiplinës për ndeshjen UEFA Youth League, Skënderbeu U19 – Aston Villa U19.

KF Skënderbeu mohon kategorikisht akuzat e ekipit Anglez duke vendosur në dukje se në asnjë moment nuk ka pasur thirrje raciste karshi asnjë lojtari si në fushën e lojës, por edhe jashtë saj.

Ky Fakt është lehtësisht i verifikueshëm nga Raporti i Arbitrave dhe Delegatit të ndeshjes të cilët kanë deklaruar se nuk kanë qenë dëshmitar të asnjë thirrje raciste karshi ekipit kundërshtar.

KF Skënderbeu shpreh indinjatën për faktin se si një klub Profesionist si Aston Villa justifikon rezultatin e ndeshjes duke trilluar situata të paverteta të cilat nuk kanë lidhje me atë çka ndodhi në stadiumin “Skënderbeu”.

Inkurajojmë klubin e Aston Villa e cila ka pasur të drejtën për të transmetuar LIVE’ këtë ndeshje, dhe gëzon pamjet filmike të ndeshjes të vendosë në dispozicion pamje filmike në vend të trillimeve pa fakte dhe të neveritshme.

Ne jemi dëshmitarë të një organizimi në standardet e kërkuara nga UEFA dhe gjatë gjithë ndeshjes si organizatorët por edhe tifozët e pranishëm në stadium kanë treguar RESPECT, FAIR-PLAY DHE GJITHEPËRFSHIRJE, vlera që vetë loja e Futbollit mbart në vetvete, vlera të cilat nuk janë respektuar në asnjë moment nga Klubi i Aston Villa, drejtuesit e të cilëve para, gjatë dhe pas ndeshjes kanë treguar mos-respekt ndaj Klubit tonë.

KF Skënderbeu beson se Futbolli është më shumë së një lojë – është një urrë e cila bashkon njerëzit pavarësisht kufijve, gjuhës dhe prejardhjes, duke na kujtuar se thelbi i kësaj loje magjike qëndron në unitet, respekt, gjithëpërfshirje dhe pasion të përbashkët.

Futbolli është një gjuhë universale që bashkon njerëzit ndaj KF Skënderbeu bën thirrje faktorëve të ndeshjes të fokusohemi tek Futbolli i luajtur dhe vlerat që klubet respektive mbartin.

Me respekt,

KF Skënderbeu

The post Korçarët akuzohen për racizëm nga anglezët, reagon Skënderbeu: Trillime pa fakte dhe të neveritshme appeared first on Albeu.com.

❌
❌