Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 30 December 2025Main stream

Librazhdi pret ndërrimin e viteve me aktivitete dhe atmosferë festive

30 December 2025 at 20:05


TIRANË, 30 dhjetor/ATSH/ Qyteti i Librazhdit po e pret ndërrimin e viteve me një atmosferë festive. Aktivitetet e shumta të organizuara gjatë ditëve të fundit kanë krijuar entuziazëm te qytetarët, të cilët janë mbledhur në sheshin kryesor për të festuar, duke shijuar muzikën nga këngëtarët e ftuar.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga atmosfera festive në Librazhd, ku qytetarë të të gjitha moshave shihen teksa kërcejnë dhe argëtohen nën ritmet e muzikës, duke i dhënë qytetit një energji të veçantë në prag të Vitit të Ri.

Gjatë gjithë muajit dhjetor, në Librazhd janë zhvilluar aktivitete të ndryshme kulturore dhe argëtuese për fëmijë dhe të rritur, përfshirë shfaqje artistike dhe koncerte me këngëtarë të njohur të skenës shqiptare.

Atmosfera festive është ndjerë në të gjithë vendin, ku qytetet e Shqipërisë janë zbukuruar me dekorime shumëngjyrëshe, pemë Krishtlindjesh dhe ndriçime vezulluese që kanë transformuar sheshet dhe rrugët kryesore.

Gjatë ditëve të dhjetorit, në sheshet kryesore të qyteteve janë organizuar aktivitete festive me muzikë live dhe performanca artistike, të cilat do të kulmojnë mbrëmjen e nesërme, më 31 dhjetor, në natën e ndërrimit të viteve.

/k.s/a.f/r.e/

The post Librazhdi pret ndërrimin e viteve me aktivitete dhe atmosferë festive appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Aksi Elbasan-Librazhd në kaos të përhershëm dhe pa zgjidhje

By: redi
30 December 2025 at 20:21

Aksi rrugor Elbasan-Librazhd vijon të mbetet një nga segmentet më problematike në vend, ku trafiku i rënduar është kthyer në një realitet të përditshëm për qindra drejtues mjetesh. Paçka premtimeve të përsëritura dhe projekteve të shpallura ndër vite, situata s’ka njohur përmirësim të ndjeshëm, ndërsa mungesa e një bypass-i funksional e ka thelluar edhe më shumë problematikën.

Source

Aksi Elbasan-Librazhd “paralizohet” në prag të ndërrimit të viteve, radhë kilometrike mjetesh

By: M C
30 December 2025 at 17:37

Trafik i rënduar është regjistruar pasditen e kësaj të marte në aksin Elbasan–Librazhd dhe në drejtimin e kundërt.

Si pasojë, gjatë gjithë ditës janë krijuar radhë të gjata automjetesh, ndërsa situata është përkeqësuar ndjeshëm në orët e pasdites.

Burime për mediat bëjnë me dije se në terren janë konstatuar disa patrulla policie, por ndërhyrja e tyre, sipas drejtuesve të mjeteve e ka vështirësuar edhe më tepër qarkullimin në vend që ta lehtësonte.

Mungesa e një bypass-i dhe e rrugëve alternative për fshatrat përreth ka komplikuar më tej situatën. Ardhja e emigrantëve për festat si edhe lëvizjet e shtuara sezonale e kanë kthyer këtë aks rrugor në një nyje problematike për qarkullimin.

The post Aksi Elbasan-Librazhd “paralizohet” në prag të ndërrimit të viteve, radhë kilometrike mjetesh appeared first on Albeu.com.

‘Paralizohet’ aksi Elbasan-Librazhd

By: Brisi
30 December 2025 at 16:15

Trafik i rënduar është regjistruar pasditen e kësaj të marte në aksin Elbasan – Librazhd dhe anasjelltas. Radhë të gjata automjetesh janë krijuar thuajse gjatë gjithë ditës, por në pasdite situata është rënduar. Burime për mediat bëjnë me dije se, në terren janë parë disa patrulla policie, por e kanë vështirësuar më keq qarkullimin në […]

The post ‘Paralizohet’ aksi Elbasan-Librazhd appeared first on BoldNews.al.

Shkrumbohen dy automjete dhe një kioskë në Librazhd, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

By: armand
30 December 2025 at 08:14

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë në orët e para të mëngjesit një njësi shërbimi në fshatin Xhyrë, në krah të aksit nacional Librazhd–Përrenjas. Sipas njoftimit të MZSH Librazhd, shërbimet zjarrfikëse u njoftuan rreth orës 03:29 dhe ndërhynë menjëherë në vendngjarje. Në operacion morën pjesë dy automjete zjarrfikëse dhe 10 efektivë, të cilët […]

The post Shkrumbohen dy automjete dhe një kioskë në Librazhd, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

Aksident në “Qafë Thanë–Librazhd”, i riu përplas për vdekje me makinë 64-vjeçaren

By: M C
28 December 2025 at 19:47

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin rrugor “Qafë Thanë–Librazhd” këtë të diele.

Raportohet një automjet i drejtuar nga një 31-vjeçar, ka përplasur një këmbësore, e cila ka humbur jetën.

Ndërsa policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentin.

“DVP Elbasan/Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin O. B., 31 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen. Sot, rreth orës 13:30, në aksin rrugor “Qafë Thanë–Librazhd”, automjeti që ai drejtonte ka përplasur shtetasen F. H., 64 vjeçe, këmbësore, e cila si pasojë ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

The post Aksident në “Qafë Thanë–Librazhd”, i riu përplas për vdekje me makinë 64-vjeçaren appeared first on Albeu.com.

Bashkia Librazhd nuk zbaton vendimin e gjykatës, refuzon rikthimin në punë të ish-punonjëses

By: armand
26 December 2025 at 21:04

Një tjetër rast i moszbatimit të vendimeve gjyqësore nga institucionet publike u denoncua në emisionin investigativ Fiks Fare. Këtë herë bëhet fjalë për Bashkinë Librazhd, e cila prej vitesh  refuzon të zbatojë një vendim gjykate të formës së prerë, duke mos rikthyer në detyrë një ish-punonjëse, pavarësisht se ajo e ka fituar të drejtën në […]

The post Bashkia Librazhd nuk zbaton vendimin e gjykatës, refuzon rikthimin në punë të ish-punonjëses appeared first on BoldNews.al.

Trafik i rënduar në aksin Elbasan–Librazhd, punimet paralizojnë qarkullimin

By: Elva
26 December 2025 at 18:48

Teksa Belinda Balluku poston foto në rrjete sociale duke u shfaqur si një qeveritare “humane” që feston Krishtlindjet me qytetarët e Lushnjës, qindra qytetarë të tjerë mbeten të bllokuar në trafik për shkak të punimeve të zvarritura në rrugë dhe tenderëve të dhënë sipas interesave. Radhë të gjata automjetesh janë krijuar në aksin Elbasan–Librazhd, ku […]

The post Trafik i rënduar në aksin Elbasan–Librazhd, punimet paralizojnë qarkullimin appeared first on BoldNews.al.

Shpërthen bombola e gazit në Librazhd, përfshihet nga flakët banesa

By: Brisi
10 December 2025 at 11:23

Një banesë është përfshirë nga flakët paraditen e kësaj të mërkure në lagjen nr.1 të qytetit të Librazhdit. Shkak për zjarrin është bërë një bombël gazi e cila ka shpërthyer brenda banesës dhe kjo e fundit është përfshirë nga flakët. Si pasojë e shpërthimit ka mbetur e lënduar një banore, e cila ndodhej në banesë […]

The post Shpërthen bombola e gazit në Librazhd, përfshihet nga flakët banesa appeared first on BoldNews.al.

3 mijë dhurata për fëmijët e Mokrës, Librazhdit dhe Përrenjasit nga Gjermania

By: redi
5 December 2025 at 16:46

Një shoqatë gjermane ka dorëzuar pako me dhurata për fëmijët e zonave malore të Mokrrës, Përrenjasit dhe Librazhdit. Një prej përfaqësueseve të shoqatës gjermane shprehet e lumtur që ideja për të ndihmuar fëmijët e këtyre zonave në Shqipëri tashmë është bërë realitet. Për shumë fëmijë të zonave të thella, këto pako janë jo vetëm dhurata, por edhe një kujtesë se dikush mendon për ta në prag të…

Source

Liqeni në Fushë Studën në Librazhd, i veshur me petkun e dëborës

5 December 2025 at 09:31

TIRANË, 5 dhjetor/ATSH/ Liqeni i Fushë Studën në Librazhd është një prej destinacioneve turistike më mbresëlënës të vendit.

Liqeni i Fushë Studën, i mbuluar nga dëbora këtë javë të parë të dhjetorit, ofron një pamje piktoreske për të pasionuarit pas natyrës.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga liqeni i Fushë Studën në Librazhd, i veshur me petkun e dëborës.

Panorama e Fushë Studën, në Parkun Kombëtar të Shebenikut, mbetet një prej atraksioneve më të rëndësishme si për nga biodiversiteti, po aq edhe si një destinacion ekoturistik gjatë gjithë vitit.

Liqeni i Fushë Studën është në një prej vendeve më të frekuentuara, nga turistët vendas, por edhe të huaj sa i përket turizmit malor. Ky destinacion kthehet në një “tablo” piktoreske sidomos gjatë sezonit të dimrit, që i ofron të gjitha, ajrin e pastër, ujin dhe natyrën e bukur.

Fotot e liqenit të Fushë Studën vijnë përmes objektivit të Nino Mejdanit, pjesëmarrës në Konkursin Ndërkombëtar të Foto e Video Reels “Wanderlust in Albania 2”.

/e.i/j.p/

The post Liqeni në Fushë Studën në Librazhd, i veshur me petkun e dëborës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

I veshur me petkun e dëborës, pamjet fantastike nga liqeni i Fushë-Studen në Librazhd

By: lindita
5 December 2025 at 09:39

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot disa pamje fantastike nga liqeni i Fushë-Studën në Librazhd, i cili duket i veshur me petkun e dëborës. Liqeni i Fushë Studën është në një prej vendeve më të frekuentuara, nga turistët vendas, por edhe të huaj sa i përket turizmit malor. Ky destinacion kthehet në një “tablo” piktoreske sidomos gjatë sezonit të dimrit, që i ofron të gjitha, ajrin e pastër…

Source

Aksi Elbasan-Librazhd i paralizuar nga trafiku/ Policia mendjen te gjobat

By: Brisi
30 November 2025 at 18:10

Aksi Elbasan – Librazhd u shndërrua pasditen e sotme në një makth të vërtetë për qindra drejtues mjetesh, të cilët mbetën të bllokuar për orë të tëra në trafik, si pasojë e punimeve që po bëhen në këtë zonë. Sipas raportimeve, 16 km rrugë ishte thuajse totalisht e paralizuar, por pavarësisht kaosit të krijuar asnjë […]

The post Aksi Elbasan-Librazhd i paralizuar nga trafiku/ Policia mendjen te gjobat appeared first on BoldNews.al.

Bllokohet qarkullimi në aksin Librazhd-Elbasan, qytetarët në pritje prej orësh

By: Elva
30 November 2025 at 15:20

Qarkullimi në aksin Librazhd-Elbasan po përballet me vështirësi të mëdha këtë të diel për shkak të punimeve të zvarritura dhe fluksit të lartë të automjeteve që udhëtojnë drejt Tiranës. Ky segment rrugor, i njohur për densitetin e trafikut, është tërësisht i bllokuar për një gjatësi prej të paktën 16 kilometrash. Qindra qytetarë dhe drejtues mjetesh […]

The post Bllokohet qarkullimi në aksin Librazhd-Elbasan, qytetarët në pritje prej orësh appeared first on BoldNews.al.

Nga Vjosa te Drini: mbetjet minerare ndotin lumenjtë e Shqipërisë

29 November 2025 at 08:44

Pranë qytetit të Selenicës, në brigjet e Vjosës, deri një dekadë më parë banorët bënin plazh. Jo më! Shtrati i lumit me guralecë tani është i mbuluar me një shtresë të trashë balte me mbetje bitumi dhe është transformuar në një landfill industrial. Lumi Vjosa, i njohur si “lumi i fundit i egër në Evropë”, […]

The post Nga Vjosa te Drini: mbetjet minerare ndotin lumenjtë e Shqipërisë appeared first on Reporter.al.

Incest, dhunë dhe varfëri ekstreme/ Historia tronditëse e familjes nga Librazhdi

By: Brisi
28 November 2025 at 21:11

Një shtëpi thuajse e rrënuar, ku një nënë rrit e vetme tre fëmijët e saj, mes varfërisë ekstreme dhe pamundësisë për t’i edukuar dhe arsimuar siç duhet. Mjedisi tipik i rrëfenjave migjeniane, ku krahas skamjes ka zënë vend edhe dhuna, abuzimi e padyshim indiferenca e institucioneve që mbyllin sy e veshë përballë realitetit që do […]

The post Incest, dhunë dhe varfëri ekstreme/ Historia tronditëse e familjes nga Librazhdi appeared first on BoldNews.al.

U helmuan e grabitën nga dhëndri! Flet e moshuara pas daljes nga spitali: Më tha pije këtë…

By: armand
23 November 2025 at 20:51

Tre ditë në gjendje të rënduar në spital pasi i helmoi me valium dhëndri, çifti i të moshuarve nga Librazhdi janë kthyer në banesë. Teksa Muharrem Bitroshi ende nuk është në gjendje të ngrihet nga shtrati, bashkëshortja e tij Merushe Bitroshi në gjendje më të qëndrueshme, tregon për Top Channel si dhëndri hodhi valiumin në […]

The post U helmuan e grabitën nga dhëndri! Flet e moshuara pas daljes nga spitali: Më tha pije këtë… appeared first on BoldNews.al.

Reshje dëbore edhe në Librazhd, zbardhen fshatrat malorë

By: Brisi
23 November 2025 at 09:47

Reshjet e para të borës kanë mbërritur këtë mëngjes edhe në zonat malore të Librazhdit. Raportohet se fshatrat Stëblev, Qarrishtë dhe Marat janë mbuluar nga nga një shtresë e lehtë dëbore, ndërsa temperaturat janë ulur ndjeshëm. Aktualisht, nuk raportohen probleme në qarkullimin e automjeteve ndërsa pritet që reshjet të vijojnë edhe gjatë orëve në vijim.

The post Reshje dëbore edhe në Librazhd, zbardhen fshatrat malorë appeared first on BoldNews.al.

Librazhd/ Dhëndri i jep valium vjehrrit dhe vjehrrës dhe u vjedh banesën

By: Elva
22 November 2025 at 12:27

Një ngjarje e paprecedentë ka tronditur qytetin e Librazhdit. Një 36-vjeçar, identifikuar si Ismail Kllogjri, është arrestuar pasi dyshohet se i ka dhënë valium vjehrrit dhe vjehrrës së tij, duke i bërë të pavetëdijshëm, dhe më pas u ka vjedhur një shumë parash dhe një celular. Ngjarja u zbulua pas shtrimit të çiftit të moshuar […]

The post Librazhd/ Dhëndri i jep valium vjehrrit dhe vjehrrës dhe u vjedh banesën appeared first on BoldNews.al.

I dha çiftit të moshuar dozë të lartë valiumi dhe ua vodhi paratë, arrestohet dhëndri në Librazhd – policia publikon pamje

22 November 2025 at 12:34


Një rast i rrallë ka ndodhur në Librazhd ku një person (dhëndri) është arrestuar pasi i ka dhënë çiftit të moshuar dozë të lartë valiumi (medikament qetësues) dhe më pas vodhi një shumë të parash.

Policia e Shtetit ka publikuar pamje nga arrestimi i të dyshuarit, 36 vjeçarit.

“Pas marrjes së njoftimit se dy bashkëshortë ishin dërguar fillimisht në spitalin e Librazhdit dhe më pas në QSUT, në gjendje të rënduar shëndetësore dhe të dyshuar për intoksikim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd organizuan menjëherë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Falë veprimeve të shpejta dhe të koordinuara hetimore, të kryera në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve kundër Personit në DVP Elbasan dhe nën drejtimin e Prokurorisë, në kuadër të operacionit ‘Opportunity’, u bë e mundur zbardhja e plotë e ngjarjes, si dhe identifikimi, kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar, shtetasit I. K., 36 vjeç”, thuhet në njoftim.

Nga hetimet rezultoi se autori, i afërm familjar i çiftit të moshuar (dhëndri i tyre), dyshohet se u ka administruar atyre një dozë të lartë medikamenti qetësues, të dyshuar si valium, duke shkaktuar dëmtime të rënda shëndetësore, dhe më pas ka vjedhur një shumë parash në banesën e tyre.

Policia thekson se çifti i moshuar ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shuma e parave të vjedhura dhe një celular. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme. /Telegrafi/


❌
❌