Tre gjigantët anglez pas Samu, Porto e vlerëson 100 milionë euro
Samu Aghehowa po shkëlqen në Portugali dhe po tërheq vëmendjen e klubeve më të mëdha evropiane.
Sulmuesi spanjoll, 21-vjeçar, ka shënuar 20 gola në 30 paraqitje në të gjitha garat për skuadrën e tij aktuale, duke treguar një formë të jashtëzakonshme që e vendos si një nga talentet më premtuese të sulmit në kontinent.
Performancat e tij të larta kanë ndezur një garë të fortë transferimesh këtë verë.
Sipas raportimeve të Teamtalk, Chelsea po planifikon një tjetër përpjekje për ta nënshkruar Aghehowan. Bluët e Londrës ishin të interesuar për të edhe në vitin 2024, por atëherë humbën garën përballë Portos.
Megjithatë, londinezët nuk janë të vetmit pasi në garë janë edhe Tottenham Hotspur dhe Newcastle United po ndjekin gjithashtu me kujdes zhvillimet rreth sulmuesit spanjoll.
Klubi aktual i Omorodion ka vendosur një klauzolë të lirimit prej 100 milionë eurosh, një shifër e konsiderueshme që mund të komplikojë transferimin, por talenti dhe ritmi i tij i lartë i golave e bëjnë një objektiv shumë tërheqës për çdo ekip evropian.
Ekspertët e futbollit e shohin si një investim afatgjatë, që mund të forcojë ndjeshëm repartin sulmues të ekipit që do ta sigurojë. /Telegrafi/
