Sekret shtetĂ«ror me para publike; Si u ndĂ«rtua Vila âNo. Redâ?
Vila qeveritare âNr. 5â, njohur edhe si âVilla Number Redâ (shkurt âNo. Redâ), u rindĂ«rtua pĂ«rmes njĂ« serie procedurash tĂ« mbyllura, kontratash konfidenciale dhe vendimmarrjesh tĂ« paqarta pĂ«r publikun.
Me rreth 6 milionë euro fonde publike të shpenzuara për projektim, zbatim dhe mbikëqyrje, rindërtimi i saj u zhvillua pa një garë të hapur dhe pa transparencë mbi autorësinë reale arkitekturore dhe artistike.
Të dhënat e analizuara nga Citizens.al tregojnë se të gjitha kontratat u dhanë përmes negocimit pa shpallje paraprake, ndërsa ofertat fituese ishin thuajse në kufirin maksimal të fondeve limit.
Ky kombinim â procedura tĂ« mbyllura, afate tĂ« nxituara dhe mungesĂ« dokumentimi â ngre dyshime serioze pĂ«r favorizime dhe abuzime me paratĂ« publike.
Sinjalizimi i Citizens.al për këto çështje ka bërë që Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) të shprehet pozitivisht për përfshirjen e saj në planin auditues të vitit 2026.
Projektuesi: âAtelier 4â, kontratĂ« me 98.5% e fondit limit
Rezidencat shtetërore menaxhohen nga Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare (DSHQ).
PĂ«r projektimin e rindĂ«rtimit tĂ« vilĂ«s âNo. Redâ, DSHQ zgjodhi dhe lidhi kontratĂ« me studion âAtelier 4â, pĂ«rmes negocimit pa shpallje paraprake.
Kontrata u nĂ«nshkrua mĂ« 17 nĂ«ntor 2022, me njĂ« vlerĂ« 3.9 milionĂ« lekĂ« â 98.5% e fondit limit prej 3,952,500 lekĂ«sh.
Studio, (e drejtuar kryesisht nga Alban Efthimi), kishte vetëm 45 ditë kohë për dorëzimin e projektit.
Zbatuesi: âAd-Starâ, kontratĂ« sa 99% e fondit limit
Katër muaj pas nënshkrimit të kontratës për projektimin, më 15 mars 2023, DSHQ zhvilloi procedurën e zbatimit të punimeve, duke vepruar sërish me negocim të mbyllur.
ĂfarĂ« Ă«shtĂ« negocimi pa shpallje paraprake? Procedura me nivelin mĂ« tĂ« ulĂ«t tĂ« transparencĂ«s. (Kliko mbi tekst)
Kjo procedurë lejon lidhjen e kontratave pa garë dhe pa thirrje paraprake. Kompanitë ftohen direkt nga kontraktori. Ajo lejohet në raste të veçanta, përfshirë urgjencat e paparashikueshme dhe të pashkaktuar nga autoriteti kontraktor. Ligji kërkon që përdorimi i kësaj procedure të shoqërohet me një arsyetim të dokumentuar, që duhet të jetë i verifikueshëm.
Kompania âAd-Starâ, (sipĂ«rmarrje e Alfred ĂomĂ«s), u shpall fituese mĂ« 3 prill dhe u kontraktua 15 ditĂ« mĂ« vonĂ«. Ajo ofroi 494.7 milionĂ« lekĂ«, qĂ« pĂ«rbĂ«nte 99% tĂ« fondit limit prej 499,696,978 lekĂ«sh.

Afati i punimeve u caktua vetĂ«m 6 muaj. Por vila u hap dy vite mĂ« pas nĂ« qershor 2025. NjĂ« pritje me ftesa private u organizua nga Kryeministri nĂ« kuadĂ«r tĂ« festivalit tĂ« arkitekturĂ«s âBread & Heartâ.
DSHQ nuk dha informacion se kur pĂ«rfunduan punimet apo se kur e mori ndĂ«rtesĂ«n nĂ« dorĂ«zim.Â
MbikĂ«qyrja e punimeve: âDriconsâ, kontratĂ« me 95% tĂ« fondit
Në të njëjtën datë me tenderin e ndërtimit, pra 15 mars 2023, u zhvillua edhe tenderi për mbikëqyrjen e punimeve. Sërish DSHQ veproi me procedurë të mbyllur.
Fituesi, kompania âDriconsâ (sipĂ«rmarrje e Vladimir Topit), u kontraktua mĂ« 18 prill 2023. Dricons ofroi 5.6 milionĂ« lekĂ«, sa 95% e fondit maksimal prej 5,901,353.33 lekĂ«sh.
Rreth dy muaj më vonë, në qershor 2023, Topi u arrestua nga SPAK. Ai u akuzua se kishte korruptuar Sekretaren e Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë.
Dyshohej se kishte përfituar favorizim në tenderët për mbikëqyrjen e punimeve në disa qendra shëndetësore në Tiranë dhe Durrës.
Deri nĂ« gusht 2023, âDriconsâ ndryshoi pronar dy herĂ« me vlera simbolike prej 100 mijĂ« lekĂ« (1,000 euro). NĂ« vitin 2024 kompania kaloi nĂ« emĂ«r tĂ« bashkĂ«shortes sĂ« Topit, sĂ«rish pĂ«r tĂ« njĂ«jtĂ«n shumĂ«.

AtĂ« vit Topi u dĂ«nua me njĂ« vit burg. Rasti i tij thellon dyshimet mbi mungesĂ«n e kontrollit nĂ« kontratat publike. VeçanĂ«risht pĂ«r objekte tĂ« rĂ«ndĂ«sisĂ« sĂ« veçantĂ« si rezidenca qeveritare nĂ« fjalĂ«: âVila Number Redâ.
Lexo: Vila âNo. Redâ ose oborri i arkitektĂ«ve tĂ« qeverisĂ«
KLSH do tĂ« auditojĂ« âprocedurat sekreteâ
Në prokurimet e mbyllura, pa njoftime paraprake institucionet zgjedhin vetë kompanitë që do të ftojnë në tenderë. Kjo praktikë është kritikuar shpesh nga KLSH. Ajo konsiderohet e cenueshme ndaj abuzimeve dhe favorizimeve.
Sipas ligjit 162/2020 âPĂ«r Prokurimet Publikeâ, tenderĂ«t e mbyllur aplikohen vetĂ«m kur tenderĂ«t e hapur kanĂ« dĂ«shtuar. Ato lejohen kur ka emergjencĂ«, rrezik sigurie, mungesĂ« konkurrence ose arsye tĂ« veçanta teknike.
Sidoqoftë, kërkohen argumentime të dokumentuara për arsyet pse shmanget tenderimi i hapur.
NĂ« rastin e vilĂ«s âNo. Redâ, rindĂ«rtimi i saj nuk pĂ«rbĂ«nte ndonjĂ« emergjencĂ«. PavarĂ«sisht kĂ«rkesave tĂ« pĂ«rsĂ«ritura tĂ« Citizens.al, institucionet nuk zbuluan dokumentim qĂ« e justifikoi shmangien e tenderit tĂ« hapur, pĂ«rkundrazi. DSHQ, tha se ka proceduar sipas ligjit 36/2020 âPĂ«r prokurimet nĂ« fushĂ«n e mbrojtjes dhe sigurisĂ«â. Pra, jo sipas ligjit tĂ« zakonshĂ«m.
Citizens.al pati komunikim tĂ« zgjatur me DSHQ. U kĂ«rkua arsyetimi i procedurĂ«s sĂ« mbyllur dhe kopje e kontratave me palĂ«t e pĂ«rfshira. Por DSHQ kĂ«mbĂ«nguli, edhe pas ndĂ«rhyrjes sĂ« Komisionerit pĂ«r tĂ« DrejtĂ«n e Informimit, se ato ishin âkonfidencialeâ.

DSHQ argumentoi se vila âNo. Redâ, pĂ«rmban elementĂ« qĂ« lidhen me informacione sekrete. Kjo duke qenĂ« se shĂ«rben pĂ«r qĂ«llime shtetĂ«rore. PĂ«r kĂ«tĂ«, ajo tha se procedurat dhe kontratat nuk mund as tĂ« deklasifikohen pasi cenohet siguria.
Por, faktet tregojnĂ« se vila u pĂ«rdor pĂ«r aktivitete civile pa asnjĂ« lidhje me sigurinĂ« kombĂ«tare. Aty u pritĂ«n arkitektĂ«t e festivalit âBread & Heartâ dhe u shpallĂ«n thirrjet e KorporatĂ«s sĂ« Investimeve Shqiptare (KISH) pĂ«r projektin Parku i Besimit.
Për ligjin 36/2020 ka pasur kritika se mund të keqpërdorej për prokurime jo-detyrimisht ushtarake, në varësi të interpretimeve. Ky ishte dhe argumenti që përdori ish-Presidenti Ilir Meta kur e ktheu për rishqyrtim në maj 2020.
Citizens.al vendosi në dijeni KLSH-në për këtë situatë, institucioni u përgjigj se planifikon të kontrollojë procedurat e ndjekura nga DSHQ gjatë vitit 2026. Kjo drejtori rezulton të mos jetë kontrolluar më parë për prokurime të tilla.
NjĂ« dhuratĂ«, shumĂ« pikĂ«pyetjeâŠ
PavarĂ«sisht se DSHQ kontraktoi zyrtarisht studion âAtelier 4â pĂ«r projektimin e rindĂ«rtimit tĂ« VilĂ«s Nr. 5, projekti i Ă«shtĂ« atribuuar gjerĂ«sisht online studios ndĂ«rkombĂ«tare Bofill Taller de Arquitectura (link; link; link).
Në një komunikim zyrtar me Citizens.al, Bofill konfirmoi se ka zhvilluar një koncept-projekt për Vilën 5, të cilin ia ka ofruar pa pagesë Qeverisë Shqiptare, si një iniciativë e vetë studios dhe pa asnjë marrëdhënie kontraktuale apo shpenzim publik.
Studio shpjegoi se ka qenë e pranishme në Shqipëri prej vitit 2021 dhe se u interesua për vilën si një rezidencë qeveritare e papërdorur dhe e lënë e papërfunduar.

Sipas saj, koncepti u zhvillua si një propozim krijues dhe iu dorëzua shtetit për përdorim të lirë, në rast se ndërtesa do të rindërtohej në të ardhmen.
Bofill theksoi gjithashtu se ngjyra e kuqe Ă«shtĂ« njĂ« element karakteristik i filozofisĂ« sĂ« saj arkitekturore, e lidhur me traditĂ«n mesdhetare, dhe se pĂ«rdorimi i saj nĂ« kĂ«tĂ« vilĂ« ishte âi vetĂ«kuptueshĂ«mâ nĂ« raport me kontekstin dhe peizazhin.
Megjithatë, studio nuk sqaroi mënyrën konkrete të dorëzimit të konceptit pranë institucioneve shqiptare, nëse ishte në dijeni të faktit që qeveria kontraktoi më pas Atelier 4 për projektimin e të njëjtës godinë, apo nëse ka pasur ndonjë formë komunikimi apo koordinimi mes palëve.
Pyetjet e mëtejshme nga Citizens.al mbi këto çështje mbetën pa përgjigje.
Heshtja e âAtelier 4â dhe paqartĂ«sitĂ« mbi rolet zyrtare
Citizens.al iu drejtua në mënyrë të përsëritur studios Atelier 4, si përmes email-eve zyrtare ashtu edhe përmes kontaktit direkt me një prej aksionerëve, Andi Eftimi.
Kërkuam koment për të sqaruar: rolin konkret të Atelier 4 në projekt, nëse autorësia arkitektonike apo konceptuale ishte e saj apo e nënkontraktuar, nëse koncepti i Bofill ishte përdorur, adaptuar apo referuar, dhe nëse DSHQ ishte njoftuar për ndonjë bashkëpunim të mundshëm.
Asnjë nga këto kërkesa të Citizens.al nuk mori përgjigje.
Kjo mungesë transparence lë të hapur pikëpyetje thelbësore mbi përmbajtjen reale të kontratës 3.9 milionë lekëshe për projektimin, mbi procesin e vendimmarrjes arkitekturore dhe mbi ndarjen e përgjegjësive profesionale për një objekt qeveritar të financuar me fonde publike dhe të trajtuar si objekt të sigurisë së veçantë.

Ngjashëm paqartësi dhe marrëdhënie jashtë kontratave publike hasen edhe në ndërhyrjet artistike në interierin e vilës.
NĂ« brendĂ«si tĂ« saj janĂ« menduar shkrime me elementĂ« vizualĂ«, disa prej tĂ« cilave u bĂ«nĂ« edhe gjatĂ« hapjes zyrtare tĂ« saj gjatĂ« festivalit âBread & Heartâ nga arkitektĂ«t e ftuar. Por ndĂ«rhyrjet artistike duket se u realizuan jashtĂ« kontratave publike tĂ« shpallura.
Sipas konfirmimit të marrë nga Destil Creative Hub, qendra u kontraktua nga kompania zbatuese Ad-Star, në një marrëdhënie private, për të kuruar ndërhyrjen artistike dhe për të angazhuar disa artistë, mes tyre Loumaye Hadrien, Ledia Kostandini dhe Lib Shkupolli.
NĂ« rrjet, artistja nga Brukseli, Val Smets, pretendon autorĂ«sinĂ« e fragmenteve tĂ« Ismail KadaresĂ« pĂ«rcjellĂ« artistikisht nĂ« muret e katit tĂ« parĂ«. Ajo thotĂ« se puna âu komisionua nga Kryeministriâ gjatĂ« muajve janar dhe prill 2025 dhe tematika ishte me kĂ«rkesĂ«.
Ndryshe, Destil tha për Citizens.al se nuk kishte një tematikë të diktuar dhe se artistët ndërhynë lirshëm në mure, sipas qasjes së tyre personale.
Ky fragment i procesit nxjerr në pah një tjetër zonë gri, ndërthurjen mes fondeve publike, kontratave private dhe autorësisë artistike, pa një dokumentim të qartë institucional mbi rolet, kufijtë dhe përgjegjësitë.
Lexoni gjithashtu:
- Vila âNo. Redâ ose oborri i arkitektĂ«ve tĂ« qeverisĂ«
- âBukĂ«, zemĂ«r dhe betonâ
- Bjarke Ingels nĂ« PetrelĂ«: âParku i Besimitâ mbi zonĂ«n antike tĂ« PĂ«rsqopit
- Projekti fitues i MVRDV-sĂ« pĂ«r âAsllan Rusinâ: NjĂ« âtop betoniâ 20-katĂ«sh
The post Sekret shtetĂ«ror me para publike; Si u ndĂ«rtua Vila âNo. Redâ? appeared first on Citizens.al.