Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Hygerta hap zemren me Fjollën: E kam peng në jetë që s'kam bërë edhe një fëmijë

21 December 2025 at 20:51


Një bisedë e sinqertë dhe e qetë ka ndodhur së fundmi në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova mes Hygertës dhe Fjollës, ku temat kryesore kanë qenë pendesat dhe dëshirat për të ardhmen.

Hygerta ka treguar se ka një pendesë të thellë në jetë: “Jam penduar shumë dhe realisht e kam peng që nuk kam bërë një fëmijë”.

Më tutje thotë: “Nganjëherë janë momente në jetë që nuk i gjykon gjërat si duhet dhe ke pendesa shumë vonë”.

BBVK/YouTube

Fjolla, nga ana tjetër, shprehu dëshirën e saj të madhe për të pasur shumë fëmijë dhe inkurajoi Hygertën, duke i thënë se gjithmonë ekziston mundësia për të ndjekur ëndrrat dhe synimet e zemrës.

Hygerta u shpreh se është në moshën 48-vjeçare dhe mund të jetë vonë, por në anën tjetër vetëm ata janë qe ta ngrenë zemrën peshë, asnjë gjë tjetër.

Biseda e tyre reflekton emocione të thella dhe pasqyron momentet e ndjeshme që shumë njerëz përjetojnë kur reflektojnë mbi zgjedhjet e jetës dhe ëndrrat që mbeten ende të parealizuara. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Fansat e BBVK komentojnë ngjashmërinë e madhe në dukje të Hygerta Sakos me Xhulin

6 December 2025 at 11:51


Banorja e këtij sezoni të Big Brother VIP Kosova, Hygerta Sako, ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut, jo vetëm për karrierën e saj të gjatë si prezantuese sportive dhe për faktin se dikur ka qenë “Miss Shqipëria”, por edhe për dukjen e saj të veçantë brenda shtëpisë.

Shikuesit kanë nisur të diskutojnë gjerësisht në rrjete sociale për ngjashmërinë mes Hygertës dhe banores së edicionit të parë, Xhuli.

Sipas fansave, dyshja kanë mjaft tipare të përbashkëta, dhe disa fotografi të vjetra tregojnë se Hygerta duket thuajse identike me Xhulin.

Kjo ka nxitur komentet dhe krahasimet e vazhdueshme në platforma si Instagram dhe TikTok, ku fansat ndajnë foto krahasuese dhe diskutojnë për këtë ngjashmëri.

Përveç kësaj, dukja e Hygertës dhe prezenca e saj e spikatur në shtëpinë e BBVK4 po e bëjnë atë një nga banoret më të komentuar dhe më të pëlqyera nga publiku.

— (@)

Ndërkohë, fansat presin të shohin se si do të zhvillohet aventura e saj brenda shtëpisë dhe nëse kjo ngjashmëri me Xhulin do të ndikojë në marrëdhëniet me banorët e tjerë ose në favorin e publikut. /Telegrafi/

Hygerta Sako e mërzitur pas Prime: Çfarë i duhem këtij formati nëse jam më pak e preferuara?

By: D Marku
2 December 2025 at 18:16

Hygerta Sako u shpall më pak e preferuara nga publiku në spektaklin e së hënës në Big Brother VIP, një rezultat që e surprizoi dukshëm ish-Miss-in. Reagimi i saj në momentin e shpalljes tërhoqi vëmendje, ndërsa pas Prime ajo është parë më e mërzitur dhe e menduar.

Në një bisedë me Shkurte Haxhiun, Hygerta shprehu hapur zhgënjimin dhe dilemat e saj për vazhdimin në këtë format.

“Më pak e preferuara? Unë thjesht po marr kohë, po nxjerr gjithë tani, do ta mendoj. Nëse jam më pak e preferuar, çka i duhem këtij formati? Të rri larg fëmijës tim?”, u shpreh ajo, duke treguar se ky rezultat e ka prekur emocionalisht.

Ajo shtoi se ndonjëherë duket sikur publiku vlerëson sjelljet e tepruara në vend të atyre të drejta e të qeta.

“Për t’iu mbushur mendjen këtyre që të jesh karagjoz është më me vlerë se të jesh njeri i drejtë dhe pozitiv. Jo, nuk e dua”, tha Hygerta, duke nënkuptuar se nuk është gati të ndryshojë karakterin e saj për hir të lojës.

Nga fjalët e saj, duket se konkurrentja po kalon një moment reflektimi të thellë dhe nuk përjashton mundësinë e largimit, duke qenë se siç thotë, drejtësia dhe korrektësia e saj nuk po shpërblehen nga publiku. Për momentin, mbetet për t’u parë nëse Hygerta do të vazhdojë lojën apo do të marrë një vendim drastik për rrugëtimin e saj në Big Brother VIP.

The post Hygerta Sako e mërzitur pas Prime: Çfarë i duhem këtij formati nëse jam më pak e preferuara? appeared first on Albeu.com.

Hygerta Sako e mërzitur pas Prime: Çfarë i duhem këtij formati nëse jam më pak e preferuara?

By: gaze tare
2 December 2025 at 17:22

Hygerta Sako u shpall më pak e preferuara nga publiku në spektaklin e së hënës në Big Brother VIP, një rezultat që e surprizoi dukshëm ish-Miss-in. Reagimi i saj në momentin e shpalljes tërhoqi vëmendje, ndërsa pas Prime ajo është parë më e mërzitur dhe e menduar.

Në një bisedë me Shkurte Haxhiun, Hygerta shprehu hapur zhgënjimin dhe dilemat e saj për vazhdimin në këtë format.

“Më pak e preferuara? Unë thjesht po marr kohë, po nxjerr gjithë tani, do ta mendoj. Nëse jam më pak e preferuar, çka i duhem këtij formati? Të rri larg fëmijës tim?”, u shpreh ajo, duke treguar se ky rezultat e ka prekur emocionalisht.

Ajo shtoi se ndonjëherë duket sikur publiku vlerëson sjelljet e tepruara në vend të atyre të drejta e të qeta.

“Për t’iu mbushur mendjen këtyre që të jesh karagjoz është më me vlerë se të jesh njeri i drejtë dhe pozitiv. Jo, nuk e dua”, tha Hygerta, duke nënkuptuar se nuk është gati të ndryshojë karakterin e saj për hir të lojës.

Nga fjalët e saj, duket se konkurrentja po kalon një moment reflektimi të thellë dhe nuk përjashton mundësinë e largimit, duke qenë se siç thotë, drejtësia dhe korrektësia e saj nuk po shpërblehen nga publiku. Për momentin, mbetet për t’u parë nëse Hygerta do të vazhdojë lojën apo do të marrë një vendim drastik për rrugëtimin e saj në Big Brother VIP.

The post Hygerta Sako e mërzitur pas Prime: Çfarë i duhem këtij formati nëse jam më pak e preferuara? appeared first on iconstyle.al.

U zgjodh më pak e pëlqyer nga publiku, Hygerta Sako shfaqet duke qarë: Pse duhet të rri këtu?

2 December 2025 at 15:54


Hygerta Sako u shpall në spektaklin e së hënës në Big Brother VIP më pak e preferuar nga publiku.

Ajo u shfaq e habitur në momentin që mësoi për këtë dhe bëri një reagim interesant.

E pas Prime, ish Miss-i u pa e mërzitur duke folur me Shkurte Haxhiun në lidhje me këtë.

Foto: Instagram

"Më pak e preferuara, unë thjesht po marrë kohë po nxjerr gjithë tani do ta mendoj. Në qoftë se jam më pak e preferuar, çka i duhem këtij formati, të rri larg fëmijës tim", u shpreh ajo.

Tutje shtoi: "Për t'iu mbushur mendjen këtyre që të jesh karagjoz është më me vlerë se të jesh njeri i drejtë dhe pozitiv. Jo nuk e dua".

Foto: Instagram

Me këtë ka lënë të nënkuptohet se do të reflektojë dhe se nuk mund të qëndroj edhe aq gjatë në këtë format.

Hygerta duket e zhgënjyer për faktin që siç thotë ka qenë e drejtë dhe korrekt me të gjithë. /Telegrafi/

Londrim Mekaj shpallet banori i preferuar nga publiku

2 December 2025 at 00:55


Në shtëpinë e reality shout publiku ka vendosur qartë favoritët dhe më pak të preferuarit.

Londrim Mekaj është shpallur banori më i preferuar i publikut, duke fituar kështu edhe rolin e kapitenit të javës.

Statusi i ri i jep atij një sërë përparësish në lojë dhe rrit peshën e tij brenda këtij formati.

- YouTube www.youtube.com

Në anën tjetër, Hygerta Sako është vlerësuar si banorja më pak e preferuar nga publiku, çka nënkupton se ajo i bashkohet listës së nominimeve.

Kjo e vendos atë përballë rrezikut të largimit, duke e bërë të premten vendimtare për të.

Pritet që zhvillimet e reja të sjellin tensione dhe dinamika të reja në shtëpi, pasi vendimet e publikut kanë ndikuar ndjeshëm në ekuilibrat mes banorëve.

Në Big Brother VIP Kosova 4 ndërkaq ka vazhdimisht ngjarje e dinamika të reja. /Telegrafi/

VIDEO/ Plasin sërish ujërat e zeza në Plazhin e Durrësit, bashkia e Sakos bën sehir

By: Brisi
29 November 2025 at 16:14

Zona e Plazhit të Durrësit është mbuluar sërish ditën e sotme nga ujërat e zeza, pasi tubacionet kanë shpërthyer duke shkaktuar kaos dhe shqetësim te banorët. Sic mund të shihet dhe në videon e mëposhtme të publikuar nga JOQ, ujërat e zeza kanë dalë në sipërfaqe duke mbuluar rrugët e lagjes dhe duke shkaktuar një […]

The post VIDEO/ Plasin sërish ujërat e zeza në Plazhin e Durrësit, bashkia e Sakos bën sehir appeared first on BoldNews.al.

“Ke sjellje anormale, kërko falje”, Hygerta Sako shpërthen ndaj banores tjetër të Big Brother

By: M C
27 November 2025 at 17:41

Hygerta Sako ka “shpërthyer” së fundmi në debate me banoren tjetër të BigBrother VIP Kosova, Alba Pollozhanin. Siç dëgjohet në debat, arsyeja e debatit është një lojë që banorja Alba ka bërë kundrejt moderatores sportive.

Kjo e fundit e quan sjelljen e banores tjetër “anormale”, duke i thënë me këmbëngulje që duhet të kërkojë falje. Megjithatë, Alba shihet teksa nuk bindet, duke theksuar se do të kërkojë kur ta ndiejë ajo.

Hygerta Sako: Ti ke sjellje anormale, ke sjellje anormale.

Alba Pollozhani: Pse anormale?

Hyerta Sako: E keqja është që nuk i kupton.

Alba Pollozhani: Po përse anormale, më jep një argument?

Hygerta Sako: Ti nuk di të kërkosh falje. Mjaftonte të thoje, ja ku i keni make up-et, bëra një lojë, ju kërkoj ndjesë. Kaq!

Alba Pollozhani: Faljen nuk e kërkoj kur ma kërkoni, por kur e ndiej unë.

Hygerta Sako: Kur e ndjen ti? Kur e ndjen ti, nuk e du unë. S’më vlen më. Ma bëre lojën, ma ktheve make up-in? Bëra lojë, më fal, kaq.

Alba Pollozhani: Falja bëhet kur ndjehet.

Hygerta Sako: Nuk e du kur e ndjen ti.

Alba Pollozhani: E do apo se do ti, për mua kryesorja ta dijë Zoti.

Hygerta Sako: Po çfarë Zoti, na lër rehat me Zotin.

The post “Ke sjellje anormale, kërko falje”, Hygerta Sako shpërthen ndaj banores tjetër të Big Brother appeared first on Albeu.com.

Gramos Sako merr zyrtarisht detyrën si kryebashkiak i Tepelenës

By: redi
26 November 2025 at 20:12

Gramos Sako mori sot zyrtarisht detyrën si kryetar i bashkisë së Tepelenës. Në ceremoninë e organizuar me këtë rast ishte e pranishme edhe drejtuesja politike e qarkut të Gjirokastrës, Mirela Kumbaro si dhe këshilltarët bashkiakë. Sako u zgjodh kryebashkiak në zgjedhjet e pjesshme vendore të 9 nëntorit, premtoi se do të jetë pranë çdo qytetari. “Tepelena meriton më të mirën dhe kjo do të jetë…

Source

Sako merr zyrtarisht detyrën si kryebashkiak i Tepelenës

26 November 2025 at 19:44

TIRANË, 26 nëntor/ATSH/ Gramos Sako mori sot zyrtarisht detyrën si kryetar i bashkisë së Tepelenës.

Në ceremoninë e organizuar me këtë rast ishte e pranishme edhe drejtuesja politike e qarkut të Gjirokastrës, Mirela Kumbaro si dhe këshilltarët bashkiakë.

Sako, i cili u zgjodh kryebashkiak në zgjedhjet e pjesshme vendore të 9 nëntorit, premtoi se do të jetë pranë çdo qytetari.

“Tepelena meriton më të mirën dhe kjo do të jetë busulla që do të drejtojë çdo vendim, çdo projekt dhe çdo hap të punës sonë”, tha Sako.

Kryebashkiaku Sako u shpreh se “do të punoj me ndershmëri, transparencë dhe me fokus tek njerëzit. Do të punoj për zhvillimin e qendrës urbane, për përmirësimin e infrastrukturës në çdo fshat, për shërbime më cilësore, për mbështetjen e të rinjve, agroturizmin, sipërmarrësve dhe për çdo sektor që e mban gjallë dhe e çon përpara Tepelenën”.

Drejtuesja politike e PS për qarkun e Gjirokastrës, Mirela Kumbaro i uroi suksese Sakos në detyrën e re.

“Sot është dita jote, sot është dita e Tepelenës 2030. Hapim sot rrugën jo vetëm për suksesin e këtij mandati të pjesshëm, por edhe për suksesin e fitoren e mandatit tjetër”, theksoi Kumbaro.

Në zgjedhjet e pjesshme vendore të 9 nëntorit Sako fitoi me 3261 vota, kundrejt kandidatit të propozuar nga zgjedhësit, Gabriel Guma, i cili mori 928 vota.

1 nga 3

/k.s/r.e/

The post Sako merr zyrtarisht detyrën si kryebashkiak i Tepelenës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

113 vite nga ngritja e flamurit të Pavarësisë në Durrës

26 November 2025 at 13:37

TIRANË, 26 nëntor /ATSH/ Kryetarja e bashkisë Durrës, Emiriana Sako mori pjesë sot në ceremoninë solemne në përkujtim të ngritjes së flamurit të pavarësisë në Durrës.

Në fjalën e saj, Sako tha se përkujtohet sot me nderim, momenti historik i 113 viteve më parë, kur më 26 nëntor 1912, kryetari i parë i bashkisë së Durrësit, Hafiz Ali Podgorica, ngriti flamurin shqiptar.

“Ky është një akt i shenjtë, një kujtesë e përhershme e sakrificave të panumërta të bëra për atdheun tonë. Sot, përulemi me respekt përpara të gjithë atyre patriotëve që dhanë gjithçka për pavarësinë e vendit”, tha Sako.

Sako tha se “26 Nëntori është edhe një ditë përkushtimi ndaj vlerave njerëzore dhe kujtimit të tragjedisë së rëndë të tërmetit të para gjashtë viteve. Humanizmi, solidariteti dhe puna e palodhur e njerëzve të këtij qyteti dhe të kombit tonë bënë të mundur kapërcimin e pasojave. Sot, kujtojmë me respekt viktimat e tërmetit”.

Sipas kryebashkiakes Sako, kjo ditë është jo vetëm përkujtim, por edhe frymëzim për të parë drejt së ardhmes me shpresë dhe vendosmëri.

“Shqipëria mbetet e përkushtuar ndaj objektivit strategjik të integrimit në Bashkimin Evropian. Me hapjen e grupkapitujve, vendi ynë ka hedhur një hap historik drejt familjes evropiane. Jemi shumë pranë anëtarësimit në BE, e cila përbën të ardhmen më të mirë dhe rrugën më të sigurt për Shqipërinë”, pohoi Sako.

/e.i/j.p/

The post 113 vite nga ngritja e flamurit të Pavarësisë në Durrës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Racizëm në ekran, AMA gjobit RTSH-në me 100 mijë lekë

25 November 2025 at 16:57

Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, gjobiti Radio Televizionin Shqiptar, RTSH, me 100,000 lekë, pas konstatimit se sjellja e moderatores dhe të ftuarve në emisionin sportiv “Super Gol” ndaj një futbollisti nga Gana ishte diskriminuese dhe raciste. “Përmbajtja e këtij komunikimi përmban elementë denigrues me ngjyrim diskriminues bazuar në motive racore,” thuhet në vendimin e AMA-s […]

The post Racizëm në ekran, AMA gjobit RTSH-në me 100 mijë lekë appeared first on Reporter.al.

Skandali i Qukës–Qafë Plloçë/ 2T e Sakos dhe Rawafed përlanë 75 mln USD për 9 km rrugë që u shemb pas një muaji

By: armand
23 November 2025 at 21:02

Shembja e lotit 3, segmentit më të kushutueshëm të rrugën Qukës-Qafë Pllocë, vetëm një muaj pas inaugurimit, nxjerr në pah një histori të pamëshirshme plaçkitje të parasë publike, në qendër të të cilit qëndrojnë një kompania nga Arabia Saudite dhe kallauzi i saj në Shqipëri. Kjo e fundit është kompania 2 T, që zotërohet nga […]

The post Skandali i Qukës–Qafë Plloçë/ 2T e Sakos dhe Rawafed përlanë 75 mln USD për 9 km rrugë që u shemb pas një muaji appeared first on BoldNews.al.

Nderi i fundit i Gjylit para arrestit: Mirëmbajtja e Qukës–Qafë Plloçë shkoi te vëllezërit Sako

By: Elva
22 November 2025 at 11:35

Në verën e këtij viti, pas një zvarritje prej 15 vitesh dhe një vlere prej 400 milionë dollarësh, më në fund u inaugurua rruga Qukës – Qafë Plloçë. Disa firma u shpërblyen për “punë të mirë”, madje morën disa herë shtesa kontratash apo fituan tenderat e rrugëve lidhëse. “Dorën” e fundit e dha kompania 2T, […]

The post Nderi i fundit i Gjylit para arrestit: Mirëmbajtja e Qukës–Qafë Plloçë shkoi te vëllezërit Sako appeared first on BoldNews.al.

Hygerta Sako braktis RTSH-në, bëhet pjesë e “BBV Kosova”

By: Ela
18 November 2025 at 09:05

Prezantuesja e sportit, Hygerta Sako, ka braktisur emisionin e saj në RTSH pas videos skandaloze ku, së bashku me 3 panelistët, nuk mbajtën dot të qeshurat pasi një lojtar me origjinë nga Afrika, që luan në Shqipëri me ekipin e Burrelit, u shfaq në ekran për t’u intervistuar nga gazetari. Moderatorja dhe ish-Miss Albania ka […]

The post Hygerta Sako braktis RTSH-në, bëhet pjesë e “BBV Kosova” appeared first on BoldNews.al.

U largua papritur nga RTSH, Hygerta Sako shfaqet në televizionin jashtë Shqipërisë

By: M C
17 November 2025 at 21:52

Hygerta Sako është banorja e parë e Big Brother Vip 4 Kosova. Moderatorja sportive e cila u largua papritur nga RTSH, tashmë ka bërë zyrtare arsyen e kësaj “zhdukje” nga Radio Televizioni Shqiptar.

Ishte pikërisht Hygerta Sako, ajo që hyri e para në shtëpinë e këtij edicioni të BBVK. “Çfarëdo lloji gjëje të më vijë përballë, do të përballen me vetveten”, tha ndër të tjera moderatorja.

Kujtojmë se Hygerta ishte përfolur prej kohësh për pjesëmarrjen në këtë “reality shoë”, por asnjëherë nuk foli para se të dilte sot para kamerave të Klan Kosova.

The post U largua papritur nga RTSH, Hygerta Sako shfaqet në televizionin jashtë Shqipërisë appeared first on Albeu.com.

Hygerta Sako, banorja e parë e ”Big Brother Kosova Vip 4”

By: redi
17 November 2025 at 21:24

Gazetarja e mirënjohur e ekranit, Hygerta Sako është banorja e parë e ”Big Brother Kosova Vip 4”. Mbrëmjen e së dielës, shikuesit e “Rubrikës Sportive” u befasuan nga mungesa e moderatores Hygerta Sako në ekran. Në vend të saj, programi u drejtua nga Kristo Thoma, gjë që ngriti menjëherë pikëpyetje mbi arsyen e largimit të papritur të Sakos nga transmetimi i përjavshëm. Nga sot, për të nis loja.

Source

Hygerta Sako - banorja e parë e Big Brother VIP Kosova 4

17 November 2025 at 21:18


Prezantuesja e sportit, Hygerta Sako, është banorja e parë e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 4.

Ajo ka qenë edhe ish-Miss Albania.

"Më pëlqen të sfidoj veten", ka thënë ajo në klipin që prezantoi për publikun.

"Njeri i dashur, i drejtë por mos më bini në qafë", shtoi tutje gjatë klipit.

Ajo kishte sytë e mbuluar teksa po qëndronte në shtëpinë më të famshme brenda.

Sonte në shtëpinë e Big Brother do të hyjnë gjithsej 20 konkurrentë.

PRIME 1 - Big Brother VIP Kosova 4 | 17.11.2025 www.youtube.com

Derisa thuhet se do të jetë opinioniste në Big Brother 4, Leonora Jakupi tregon se ndodhet në Tiranë

17 November 2025 at 18:10


Sonte nis edicioni i katërt i Big Brother VIP Kosova, një prej formateve më të ndjekura televizive në vend.

Me hapjen e sezonit të ri, pritshmëritë e publikut janë rritur, sidomos për përbërjen e opinionistëve dhe mënyrën si do të zhvillohet loja këtë vit.

Prej ditësh është përfolur se Leonora Jakupi do t’i bashkohet produksionit si opinioniste, një rol që do t’i shtonte dinamizëm dhe diskutim mbrëmjeve në Prime.

Foto: Instagram

Në prag të nisjes së spektaklit, këngëtarja ka publikuar një fotografi nga Shqipëria, duke treguar se ndodhet në Tiranë.

Postimi i saj ka ngjallur reagime të shumta, me shumë që komentojnë nëse e ka bërë për të tërhequr vëmendje, apo se nuk qëndron një gjë e tillë.

Ndërkohë, atmosfera para nisjes së spektaklit është e mbushur me kuriozitet për banorët e rinj dhe surprizat që produksioni ka paralajmëruar.

Me gjithë zhurmën që ka krijuar ky edicion para nisjes, duket se publiku është gati për një sezon edhe më dinamik dhe të mbushur me ngjarje të forta. /Telegrafi/

Foto: Instagram

“Unaza e Durrësit”/ Projekti më i rëndësishëm i qytetit zhvillohet pa monitorim arkeologjik

By: Brisi
13 November 2025 at 20:35

Më 6 nëntor, kryetarja e Bashkisë Durrës, Emiriana Sako, publikoi një video nga kantieri i ndërtimit të unazës që lidh rrugën “Aleksandër Goga” me zonën e Currilave, duke e prezantuar si një ndër investimet më të rëndësishme për qytetin. Ndërsa kantieri avancon, Media Amfora ka konstatuar se projekti po zhvillohet në një zonë me potencial […]

The post “Unaza e Durrësit”/ Projekti më i rëndësishëm i qytetit zhvillohet pa monitorim arkeologjik appeared first on BoldNews.al.

❌
❌