Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 26 December 2025Main stream

Horoskopi, 26 dhjetor/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

By: armand
25 December 2025 at 22:57

Dashi Neptuni do ua qartësojë mendimet gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Do reflektoni edhe për disa gabime qe keni bere ne te kaluarën dhe do dini si te kërkoni falje. Beqaret do arrijnë me ne fund te krijojnë një lidhje serioze dhe te qëndrueshme. Situata financiare do jete mjaft e qëndrueshme nëse […]

The post Horoskopi, 26 dhjetor/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë appeared first on BoldNews.al.

Siria vret një anëtar të lartë të ISIS-it dhe arreston një tjetër

By: armand
25 December 2025 at 22:11

Autoritetet siriane njoftuan sonte se kishin vrarë një anëtar të lartë të grupit Shteti Islamik dhe kishin kapur një anëtar tjetër të së njëjtës organizatë në operacione të reja pranë kryeqytetit Damask, në bashkëpunim me koalicionin e udhëhequr nga SHBA. “Operacioni rezultoi në neutralizimin e terroristit Mohammad Shahada, i njohur si ” Abu Omar Shaddad “, i cili […]

The post Siria vret një anëtar të lartë të ISIS-it dhe arreston një tjetër appeared first on BoldNews.al.

Yesterday — 25 December 2025Main stream

“Fijet e ‘Bankers’ çojnë te ish-ministrat”, Lala zbulon detaje: SPAK po heton rolet e Ahmetajt dhe Denajt

By: armand
25 December 2025 at 21:52

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në një emision televiziv, ka zbuluar detaje të reja mbi hetimet që po zhvillon SPAK lidhur me aferën e kompanisë Bankers Petroleum. Çështja ka kaluar në duart e Prokurorisë së Posaçme pasi Prokuroria e Fierit shpalli moskompetencën, duke argumentuar se hetimet përfshijnë zyrtarë të lartë shtetëror dhe elementë të një […]

The post “Fijet e ‘Bankers’ çojnë te ish-ministrat”, Lala zbulon detaje: SPAK po heton rolet e Ahmetajt dhe Denajt appeared first on BoldNews.al.

Ben Affleck ‘ngec’ sërish mes JLo e Jennifer Garner, takon ish-gratë në të njëjtën ditë

By: armand
25 December 2025 at 21:35

Ben Affleck është takuar me ish-gruan, Jennifer Garner në të njëjtën ditë që takoi edhe Jennifer Lopez. Affleck, Garner dhe vajza e tyre 16-vjeçare, Seraphina, u panë në Hollyëood Pantages Theatre në Los Anxheles. Më pas, ata u larguan të tre në të njëjtën makinë. Në të njëjtën ditë, Affleck u takua me ish-gruan, Jennifer […]

The post Ben Affleck ‘ngec’ sërish mes JLo e Jennifer Garner, takon ish-gratë në të njëjtën ditë appeared first on BoldNews.al.

“Sa shpulla ka jeta, kjo është një…”, pas tre vitesh shkollë të lartë studentët hidhen në rrugë!

By: armand
25 December 2025 at 21:18

Në vitin 2022, dhjetëra studentë të regjistruar në Fakultetin e Shkencave të Edukimit në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës, u futën në degën Arsim Fillor me ëndrrën për t’u bërë mësues. Ata përfunduan “Bachelorin” dhe u regjistruan edhe në Masterin profesional për mësuesi. Por pas disa javësh u njoftuan papritur se nuk mund të vazhdonin studimet, sepse mesatarja e tyre e gjimnazit […]

The post “Sa shpulla ka jeta, kjo është një…”, pas tre vitesh shkollë të lartë studentët hidhen në rrugë! appeared first on BoldNews.al.

“Jemi të lodhur”/ Besimtarët ndalohen të hyjnë në Katedralen Ortodokse për Krishtlindje

By: armand
25 December 2025 at 20:51

Një denoncim i pazakontë ka mbërritur pasditen e sotme në redaksinë e JOQ Albania nga një besimtare ortodokse, e cila raporton një situatë që sipas saj nuk e kishte përjetuar asnjëherë më parë. Sipas qytetares, rreth orës 16:57, ajo dhe disa besimtarë të tjerë janë paraqitur në Katedralen Ortodokse “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, me […]

The post “Jemi të lodhur”/ Besimtarët ndalohen të hyjnë në Katedralen Ortodokse për Krishtlindje appeared first on BoldNews.al.

Moti i keq godet Italinë, stuhi shiu dhe dëbore nga veriu në jug! Anulohen dhjetëra fluturime

By: armand
25 December 2025 at 20:43

Italia është goditur sot nga moti i keq, me stuhi të forta ere dhe shiu, si dhe reshje dëbore dhe temperatura të ulëta në zona të ndryshme. Rajonet më të goditura janë ato të Italisë qendrore dhe në veri. Në Emilia-Romagna, Departamenti i Mbrojtjes Civile ka lëshuar alarme të kuqe dhe portokalli për rreziqe hidraulike […]

The post Moti i keq godet Italinë, stuhi shiu dhe dëbore nga veriu në jug! Anulohen dhjetëra fluturime appeared first on BoldNews.al.

Lapaj thirrje për t’ju bashkuar protestës: Ramës i ka ardhur fundi, të dalim në shesh

By: armand
25 December 2025 at 19:51

Protesta e “Shqipëria Bëhet” vijon prej më shumë se 18 ditësh. Edhe këtë të enjte i vendosur përpara kryeministrisë, Adriatik Lapaj bëri thirrje që qytetarët t’i bashkohen protestës më 4 janar. Ai theksoi se kryeministri Rama duhet të dorëhiqet sepse tashmë i ka ardhur fundi. “Sot kemi nisur organizimin për protestën e datës 4 janar. […]

The post Lapaj thirrje për t’ju bashkuar protestës: Ramës i ka ardhur fundi, të dalim në shesh appeared first on BoldNews.al.

Real Madrid pas Bruno Fernandes, Man.United kërkon 60 milionë euro

By: armand
25 December 2025 at 19:44

Real Madridi është futur së fundmi në garë për kapitenin e Manchester United, Bruno Fernandes. Mediat shkruajnë se gjigantët spanjollë po vlerësojnë seriozisht një lëvizje të mundshme për të afruar në Madrid, futbollistin portugez. Jo vetëm kaq, pasi mesfushorin ka interes edhte nga klube të Arabisë Saudite dhe Major League Soccer. Megjithatë, vëmendja tani është […]

The post Real Madrid pas Bruno Fernandes, Man.United kërkon 60 milionë euro appeared first on BoldNews.al.

Sulm me hanxhar në Suedi, vritet një grua, policia ekzekuton autorin

By: armand
25 December 2025 at 19:31

Një krim brutal ndodhi sot (25 dhjetor) në Boden të Suedisë, kur një i ri vrau një grua me një hanxhar dhe la të plagosur dy persona të tjerë, në një sulm që po hetohet nëse ka lidhje edhe me një akt terrorist. Ngjarja ndodhi në një rezidencë dhe viktima është 55-vjeçare. Sipas informacioneve nga […]

The post Sulm me hanxhar në Suedi, vritet një grua, policia ekzekuton autorin appeared first on BoldNews.al.

Arrestohet një prift në Mal të Zi për abuzim seksual të dy të miturve

By: armand
25 December 2025 at 19:12

Policia e Malit të Zi ka arrestuar një 48-vjeçar për abuzim seksual të dy të miturve. Mediet malazeze raportuan se i dyshuari është prift në Kishën Ortodokse serbe. Ai është dërguar për të qëndruar në 72 orë në burg, raportoi Vijesti. “Zyrtarët në Departamentin e Sigurisë në Cetinje kanë arrestuar një person të dyshuar për abuzim seksual […]

The post Arrestohet një prift në Mal të Zi për abuzim seksual të dy të miturve appeared first on BoldNews.al.

Tomorri: Duke i favorizuar, Rama i shndërroi pronarët e medias në investitorë strategjikë!

By: armand
25 December 2025 at 18:56

Një sistem i tërë dhe kapilar, i ngritur për të vënë median nën kontrollin e qeverisë, funksionon përmes shndërrimit të pronarëve të medias në “investitorë strategjikë”. Kështu u shpreh gazetari Klodian Tomorri, i ftuar në emisionin ‘Task Force’ në Syri Tv, ku tha se kjo strategji i mundëson ekzekutivit të përdorë median, si një mjet […]

The post Tomorri: Duke i favorizuar, Rama i shndërroi pronarët e medias në investitorë strategjikë! appeared first on BoldNews.al.

Përplasje në shtëpinë e “BBV5”, Seno i hedh karkalec Angleos: Je thjesht një zero!

By: armand
25 December 2025 at 17:56

Ka vijuar përplasja mes Angelos dhe Senos në Big Brother Vip 5, pasi ky i fundit i ka hedhur një karkalec në trup moderatorit. Angelo nuk ka reaguar pasi i ka hedhur karkalecin në trup, duke qëndruar i qetë. Gjatë debatit, Angelo i ka thënë Senos që është një zero dhe se nuk është Big […]

The post Përplasje në shtëpinë e “BBV5”, Seno i hedh karkalec Angleos: Je thjesht një zero! appeared first on BoldNews.al.

Moska kundër Uashingtonit: Bllokada e Venezuelës është “pirateri dhe grabitje”

By: armand
25 December 2025 at 17:49

Ministria e Jashtme e Rusisë akuzoi të enjten Shtetet e Bashkuara se po ringjallin “piraterinë dhe grabitjen” në Detin e Karaibeve përmes bllokadës ndaj Venezuelës, ndërsa shprehu shpresën se “pragmatizmi” i presidentit amerikan, Donald Trump, do të ndihmojë në shmangien e një katastrofe. “Sot po jemi dëshmitarë të një gjendjeje të plotë paligjshmërie në Detin […]

The post Moska kundër Uashingtonit: Bllokada e Venezuelës është “pirateri dhe grabitje” appeared first on BoldNews.al.

Tragjedi në Meksikë, autobusi bie 180 metra në humnerë, 8 të vdekur dhe 19 të plagosur!

By: armand
25 December 2025 at 17:30

Një aksident trafiku ka ndodhur në Meksikë, ku kanë mbetur të paktën 8 persona të vdekur dhe 19 të plagosur, pjesa më e madhe e tyre pasagjerë. Një autobus ra nga një lartësi prej 180 metrash në një argjinaturë në shtetin e Veracruz. Më konkretisht, autobusi ishte plot me njerëz në kohën e aksidentit dhe […]

The post Tragjedi në Meksikë, autobusi bie 180 metra në humnerë, 8 të vdekur dhe 19 të plagosur! appeared first on BoldNews.al.

Rrëzohet helikopteri në majën më të lartë të Afrikës, humbin jetën 5 persona

By: armand
25 December 2025 at 17:13

Pesë persona kanë humbur jetën pasi një helikopter u rrëzua në malin Kilimanxharo, maja më e lartë e Afrikës, në Tanzaninë veriore. Aksidenti ndodhi përgjatë një prej rrugëve më të njohura të ngjitjes në mal, gjatë asaj që policia tha se ishte një mision evakuimi mjekësor për të marrë pacientët. Midis të vdekurve ishin dy […]

The post Rrëzohet helikopteri në majën më të lartë të Afrikës, humbin jetën 5 persona appeared first on BoldNews.al.

Skandali te AKSHI/ “Labi” dhe bisedat e Agasit me Bllakon: Do ta marrim me çdo kusht!

By: armand
25 December 2025 at 16:44

Në dosjen hetimore të SPAK për AKSHIN del në pah një episod i rëndësishëm që ilustron mënyrën se si funksiononte skema e ndikimit dhe presionit për përfitime të paligjshme. Në komunikimet mes Ergys Agasit dhe Alqi Bllakos, ky i fundit shprehet qartë: “Do e marrin me çdo kusht”, ndërsa në një tjetër mesazh thekson “Të […]

The post Skandali te AKSHI/ “Labi” dhe bisedat e Agasit me Bllakon: Do ta marrim me çdo kusht! appeared first on BoldNews.al.

Shpërthim me lëndë plasëse bankës në Selanik

By: armand
25 December 2025 at 15:42

Një shpërthim i fuqishëm ndodhi në orët e para të Ditës së Krishtlindjeve jashtë një banke në Evosmos të Selanikut. Sipas mediave greke, shpërthimi i fuqishëm shkaktoi dëme të shumta materiale në dyqane dhe automjete. Lënda plasëse u vendos rreth orës 3 të mëngjesit të së enjtes, në degën e bankës që ndodhet në kryqëzimin […]

The post Shpërthim me lëndë plasëse bankës në Selanik appeared first on BoldNews.al.

Përplasi për vdekje 65-vjeçarin teksa drejtonte motomjetin e tij, arrestohet polici në Tiranë

By: armand
24 December 2025 at 22:55

Një aksident i rëndë rrugor i regjistruar pasditen e sotme në Tiranë i ka marrë jetën një 65-vjeçari, ndërsa Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë një punonjës policie, i dyshuar si autor i ngjarjes. Sipas njoftimit zyrtar të AMP (Rajoni Tiranë), është vënë në pranga inspektori M. K., me detyrë Patrullë e Përgjithshme […]

The post Përplasi për vdekje 65-vjeçarin teksa drejtonte motomjetin e tij, arrestohet polici në Tiranë appeared first on BoldNews.al.

SHBA i jep më shumë kohë NIS-it serb për t’i shitur aksionet shumicë ruse

By: armand
24 December 2025 at 22:30

Zyra amerikane për Kontrollin e Pasurive të Huaja ia ka lëshuar një licencë Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS), duke zgjatur afatin e bisedimeve për shitjen e aksioneve të Rusisë në këtë kompani serbe deri më 24 mars 2026. Televizioni shtetëror i Serbisë, RTS, raportoi të mërkurën se vendimi i OFAC-t, megjithatë, nuk e autorizon […]

The post SHBA i jep më shumë kohë NIS-it serb për t’i shitur aksionet shumicë ruse appeared first on BoldNews.al.

❌
❌