Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 1 January 2026Main stream

Çfarë ndodhi mbrëmë në Fier/ 25 të rinj përfunduan në spital të dehur gjatë ndërrimit të viteve

By: M C
1 January 2026 at 16:14

Festimet për ndërrimin e viteve janë shoqëruar me një numër të lartë të rinjsh të paraqitur në gjendje të dehur në urgjencën e Spitalit Rajonal Fier. Mësohet se 25 të rinj kanë të grup moshës 20-30 vjeç janë paraqitur në spital, ndërsa pasi kanë marrë mjekimin janë larguar.

Ndërrimi i viteve është festuar edhe me fishekzjarrë ku tre persona kanë marrë lëndime te lehta te cilët pasi u mjekuan dhe dolën nga spitali.

The post Çfarë ndodhi mbrëmë në Fier/ 25 të rinj përfunduan në spital të dehur gjatë ndërrimit të viteve appeared first on Albeu.com.

Yesterday — 31 December 2025Main stream

Fluks fëmijësh në pediatri/ Fier, spitali shpërndan dhurata për pacientët e vegjël

31 December 2025 at 15:07

FIER– Gjatë ditëve të fundit të vitit 2025, Pediatria e Fierit po përballet me një rritje të ndjeshme të pacientëve të vegjël.

Sipas mjekëve, shkak për këtë situatë është përhapja e virozave përmes kontakteve në mjedise të hapura, pavarësisht pushimeve shkollore.

Baftiar Hysenaj, pediatër, shpjegon se rastet që paraqiten në urgjencë arrijnë deri në 120 vizita në 24 orë, ndërsa aktualisht në repartin e pediatrisë janë të shtruar 25 fëmijë, disa prej të cilëve duket se do ta kalojnë edhe ndërrimin e viteve në spital.

Përveç gatishmërisë së stafit mjekësor, drejtoria e spitalit të Fierit ka organizuar gjatë këtyre ditëve dhurata dhe aktivitete për fëmijët e shtruar, për t’u sjellë pak gëzim gjatë festave./abcnews.al

 

I riu përndiqte 55-vjeçaren në Fier, policia nis kërkimet për të

By: D Marku
31 December 2025 at 14:47

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier arrestuan shtetasin D. A., 21 vjeç, banues në Lushnjë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Fier arrestuan shtetasin C. A., 19 vjeç, banues në Greqi, pasi drejtonte automjetin, me leje drejtimi të falsifikuar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasit:
-Gj. D., 49 vjeç, banues në fshatin Zhupan, pasi ka ushtruar dhunë ndaj kushëririt të tij dhe i ka dëmtuar automjetin;
-I. M., 52 vjeç, banues në fshatin Vreshtas, pasi ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Gjithashtu referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin J. M., 23 vjeç, banues në fshatin Kreshpan, pasi i ka dëmtuar automjetin një shtetasi 21 vjeç.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. C., 34 vjeç, banues në fshatin Strumë, pasi duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi, ka humbur kontrollin dhe si pasojë motomjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti është dëmtuar lehtë shtetasi A. C..
Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike të DVP Fier shpallën në kërkim shtetasin P. T., 29 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka kanosur dhe përndjekur një 55-vjeçare, nëpërmjet rrjeteve sociale. Po punohet për kapjen e tij.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

The post I riu përndiqte 55-vjeçaren në Fier, policia nis kërkimet për të appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

Fier/ Qytetari shlyen dënimin e aksidentit, Prokuroria i mban peng makinën

By: Brisi
30 December 2025 at 22:17

Në vitin 2018, Ylli Osmënaj nga Fieri, tregon për emisionin “Stop” se u përfshi në një aksident rrugor, ku gjatë drejtimit të automjetit të tij, përplasi një të moshuar. Pas hetimeve dhe procesit gjyqësor, ai u dënua me 4 vite shërbim prove, vendim që mori formë të prerë në vitin 2021. Në të njëjtin vendim […]

The post Fier/ Qytetari shlyen dënimin e aksidentit, Prokuroria i mban peng makinën appeared first on BoldNews.al.

Aksident i trefishtë në aksin rrugor Lushnjë-Fier/ Përplasen 3 automjete, policia dhe ambulanca në vendngjarje

By: V K
30 December 2025 at 16:01

Një aksident me përfshirjen e tre mjeteve në aksin rrugor Lushnjë-Fier, ka ndodhur pasditen e sotme.

Policia e qarkullimit në vendngjarje po disiplinon trafikun e rënduar në autostradë dhe po dokumenton ngjarjen.

Dy ambulanca u nisën drejt vendit të ngjarjes por asnjë nga personat e përfshirë në aksidentin me tre mjete nuk ka lëndime serioze dhe ambulancat janë kthyer bosh.

Mjeti tip Benz pasi është përplasur ka përfunduar në kanalin përgjatë autostradës.

Fatmirësisht vetëm dëme materiale nga aksidenti ku trafiku është rënduar së tepërmi edhe pasi në vendngjarje kanë mbërritur 6 efektivë të policisë së qarkullimit rrugor.

Në vendngjarje kanë mbërritur dhe zjarrfikësit e Lushnjes, për të pastruar aksin rrugor nga plastikat dhe vaji i makinave që është derdhur në rrugë në mënyrë që të mos ketë probleme të mëtejshme.

The post Aksident i trefishtë në aksin rrugor Lushnjë-Fier/ Përplasen 3 automjete, policia dhe ambulanca në vendngjarje appeared first on Albeu.com.

Aksident i trefishtë në aksin Lushnje-Fier/ Audi përfundon në kanal, rëndohet trafiku

By: Brisi
30 December 2025 at 15:34

Një aksident i trefishtë është regjistruar pasditen e kësaj të marte në aksin rrugor Lushnje-Fier. Dy automjete tip Audi janë përplasur me një tjetër mjet tip Mercedez Benz dhe s pasojë ky i fundit ka përfunduar në një kanal anës rrugës. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur lehtë drejtuesit e mjeteve, ndërsa është […]

The post Aksident i trefishtë në aksin Lushnje-Fier/ Audi përfundon në kanal, rëndohet trafiku appeared first on BoldNews.al.

Ish-drejtori i Mjedisit dhe 6 vartës nën akuzë për abuzime me lejet mjedisore

28 December 2025 at 11:41

Prokuroria e Fierit njoftoi të dielën më 28 dhjetor përfundimin e hetimeve dhe dërgimin për gjykim të çështjes penale në ngarkim ish-drejtorit dhe gjashtë specialistëve të Agjencisë Rajonale Mjedisore Fier, Vlorë e Gjirokastër, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi akuzohen se kishin miratuar dhe refuzuar leje mjedisore në kundërshtim me ligjin dhe duke neglizhuar […]

The post Ish-drejtori i Mjedisit dhe 6 vartës nën akuzë për abuzime me lejet mjedisore appeared first on Reporter.al.

Akuzat për shpërdorim detyre/ Prokuroria Fier dërgon në gjyq 7 punonjës të Agjencisë Mjedisore

By: Brisi
28 December 2025 at 10:03

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq punonjësit e Agjencisë Rajonale Mjedisore Fier, Vlorë, Gjirokastër për veprën penale ‘Shpërdorimi detyre’. Konkretisht bëhet fjalë për: Arben Voja, ish-Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Mjedisit Fier, drejtor i spitalit rajonal; B.F., specialist për lejet mjedisore […]

The post Akuzat për shpërdorim detyre/ Prokuroria Fier dërgon në gjyq 7 punonjës të Agjencisë Mjedisore appeared first on BoldNews.al.

Burokracia bllokon regjistrimin e foshnjës në Patos, qytetari “i zhdukur” nga Gjendja Civile

By: armand
26 December 2025 at 21:25

Në Patos Renato Aliaj, baba i një fëmije të sapolindur, ndeshet me një absurditet burokratik. Ai nuk mund ta regjistrojë djalin, sepse sistemi i Gjendjes Civile e shfaq si jo banor të Patosit edhe pse ai jeton në këtë qytet prej vitesh. Kur kërkon sqarime, përgjegjësja e Gjendjes Civile në Fier e pret me arrogancë, duke shfaqur […]

The post Burokracia bllokon regjistrimin e foshnjës në Patos, qytetari “i zhdukur” nga Gjendja Civile appeared first on BoldNews.al.

Prokuroria dërgon tre zyrtarë të Bashkisë Fier në gjyq

24 December 2025 at 12:59

TIRANË, 24 dhjetor/ATSH/ Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjyq tre zyrtarë të akuzuar për abuzim me detyrën.

Prokuroria dërgoi në gjyq shtetasen A.H., Drejtoreshë e Përgjithshme e Taksave dhe Urbanistikës dhe shtetasen A.C., Drejtoreshë e Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë Fier, si dhe shtetasin V.Ç. për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Nga hetimet rezulton se e pandehura A.H., në cilësinë e Drejtoreshës së Përgjithshme të Taksave dhe Urbanistikës në Bashkinë Fier, nuk ka marrë masat për vendosjen e kasës fiskale në sistemin e parkimit të Bashkisë, duke lejuar shmangien nga pagimi i detyrimeve tatimore në vlera të larta.

Gjithashtu, mbi ushtrimin e ndikimit të paligjshëm prej të pandehurës mbi drejtoritë në varësi, janë realizuar faturime fiktive të subjekteve, duke i taksuar në vlera më të ulta. E pandehura A.H., ka ushtruar ndikim të paligjshëm edhe tek Drejtoresha e Taksave në Bashkinë Fier për të kryer përllogaritje të parregullt të taksave subjektit “R…” shpk, si dhe për të lëshuar një vërtetim se ky subjekt nuk kishte detyrime, ndërkohë që ai ka pasur taksa pa paguar në një vlerë të konsiderueshme.

Ndërsa e pandehura A.C., në cilësinë e Drejtoreshës së Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë Fier, ka lëshuar (konceptuar) fatura të taksave dhe tarifave mbi vlerën reale për subjekte të caktuara dhe, pasi u janë njoftuar subjekteve të cilët kanë bërë ankesa, vlera ka ndryshuar, duke u ulur në disa raste edhe tej parashikimeve të vendosura nga Këshilli Bashkiak.

E pandehura ka realizuar faturime fiktive të subjekteve, duke i taksuar ata me taksa në vlerë më të ulët se ajo për të cilën ata duhej të taksoheshin. Gjithashtu, nuk ka marrë asnjë masë për fiskalizimin e pikave të parkimit të mjeteve në administrimin e Bashkisë.

Ndërkohë, i pandehuri V.Ç., me detyrë Drejtor i DVKT Rajoni Jugor, me urdhrin e nxjerrë prej tij ka detyruar inspektorët të kryejnë kontroll në një subjekt tregtar, pa pasur më parë një urdhër pune nga DPT. Pas kryerjes së kontrollit, i pandehuri nuk ka kryer procedurën ligjore për të kërkuar rikontroll në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe nuk ka mbikëqyrur fushatën sensibilizuese, pasi nuk është kontrolluar asnjë subjekt tjetër.

Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier shpreh angazhimin e plotë dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të të gjithë punonjësve shtetërorë ose në shërbim publik që kryejnë vepra penale kundër veprimtarisë shtetërore.

/m.m/a.f/

The post Prokuroria dërgon tre zyrtarë të Bashkisë Fier në gjyq appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Fatura fiktive dhe fshirje detyrimesh të bizneseve/ Prokuroria e Fierit çon në gjyq tre zyrtarët e bashkisë (EMRAT)

By: Brisi
24 December 2025 at 13:01

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq dy drejtoreshat e Bashkisë Fier dhe drejtorin e DVKT-së Rajoni Jugor, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre dhe ushtrim të ndikimit të paligjshëm. Bëhet fjalë për: Adela Hysenaj, Drejtoreshë e Përgjithshme e Taksave dhe Urbanistikës; […]

The post Fatura fiktive dhe fshirje detyrimesh të bizneseve/ Prokuroria e Fierit çon në gjyq tre zyrtarët e bashkisë (EMRAT) appeared first on BoldNews.al.

“Memoriali”, mbi 250 ndërhyrje të avancuara për sëmundjet vaskulare të trurit gjatë 2025

24 December 2025 at 09:56

TIRANË, 24 dhjetor/ATSH/ Në Spitalin Rajonal Memorial të Fierit, vazhdojnë të realizohen me sukses procedura nga më të avancuarat sa i përket sëmundjeve vaskulare të trurit.

Prej më shumë se tre vitesh, në këtë spital, është ngritur një nga shërbimet më moderne për diagnostifikimin dhe trajtimin e sëmundjeve vaskulare të trurit.

Gjatë vitit 2025, janë kryer mbi 250 procedura me rezultate të suksesshme, falë teknologjisë së përparuar dhe aparaturave të imazherisë së gjeneratës së fundit, ku ekipi mjekësor arrin të diagnostikojë në kohë, duke realizuar ndërhyrjen e menjëhershme dhe jetëshpëtuese.

DSA-ja cerebrale i lejon mjekët të shohin me saktësi enët e gjakut të trurit dhe të identifikojnë aneurizmat, stenozat dhe çdo problem tjetër që mund të çojë në komplikacione serioze për jetën e pacientit.

Ndërkohë, prej një viti në këtë spital realizohet procedura e trombektomisë mekanike e cila është trajtimi më efektiv i goditjeve ishemike në tru. Me anë të katetereve arrihet ena e gjakut e bllokuar dhe realizohet heqja e gjakut të mpiksur duke i dhënë pacientit mundësinë e një rikuperimi të plotë. Mjekët shpjegojnë se, kjo është një ndërhyrje që shpëton jetë dhe ul ndjeshëm pasojat e invaliditetit.

/a.f/

The post “Memoriali”, mbi 250 ndërhyrje të avancuara për sëmundjet vaskulare të trurit gjatë 2025 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rehabilitimi i lumit Gjanica në Fier, Rama ndan pamje nga faza e tretë e punimeve

By: Rovena
23 December 2025 at 17:08

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga faza e tretë e projektit për rehabilitimin e lumit Gjanica në Fier, duke theksuar se zona, e cila për vite me radhë ishte një gangrenë mjedisore dhe burim rreziku për përmbytje, tashmë është transformuar në një nga shëtitoret më të bukura të qytetit.

“Lumi Gjanica në Fier, faza 3, nga një gangrenë mjedisore dhe rrezik përmbytjesh, është kthyer në një nga shëtitoret më të bukura”, ka shkruar Rama.

Adem Jashari, në Fier/ Statuja e heroit legjendar vendoset në oborrin e një shkolle

By: xhir jeta
23 December 2025 at 15:27

Një lidhje e përjetshme si ajo mes Kosovës dhe Fierit është materializuar me statujën e heroit legjendar Adem Jashari.

Statuja e komandatit të UÇK-së, është vendosur në oborrin e shkollës 9-vjeçare “Trifon Prifti” në fshatin Hamil.

Në ceremoninë e përurimit morën pjesë ish-luftëtarë të UÇK-së, shqiptarë nga të gjitha trevat, deputetë dhe përfaqësues të lartë të pushtetit vendor. Inagurimi i shtatores së heroit legjendar  ishte nismë e komunitetit kosovar të kësaj zone.

Për skulptorin Gaz Gega, punimi I shatatores së heroit legjendar Adem Jashari është kulmi historik i punës së tij.

Haki Gurguri, pjesëtar I një prej familjeve më të vjetra kosovare të shpërngulura në Myzeqe, mes emocionesh tregon se si parardhësit e tyre e kanë kultivuar tek ta ndjenjën e patriotizmit.

Në njësinë administrative Dërmenas jeton një komunitet i madh kosovarësh të cilët mbërriten gjatë viteve 1930.  Qindra kosovarë të shpërngulur nga lufta në Kosovë në vitin 1999, u strehuan këtu e madje fëmijët e tyre frekuentuan edhe shkollat e zonës./abcnews.al

Aksident në Fier/ Përplasen dy automjete, një prej tyre përfundon në kanal

By: armand
22 December 2025 at 16:23

Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në vendin e quajtur “ Kthesa e Vajkanit” në Fier. Si pasojë e përplasjes së dy automjeteve, ka mbetur e plagosur pasagjerja e njërës prej makinave, e cila është transportuar menjëherë drejt spitalit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Në aksident janë përfshirë dy automjete, një mjet […]

The post Aksident në Fier/ Përplasen dy automjete, një prej tyre përfundon në kanal appeared first on BoldNews.al.

Lushnje/ Makinat “fërkohen” me njëra-tjetrën gjatë parakalimit, njëra përfundon mes barrierave ndarëse

By: armand
21 December 2025 at 19:20

Një aksident është shënuar mbrëmjen e së dielës në autostradën Lushnje-Fier. Dy automjete janë “fërkuar” në tentativë parakalimi në afërsi të vendit të quajtur Pushimi i Shoferit. Për këtë shkak, një fuoristradë Volvo ka përfunduar në mes të barrierave ndarëse të kaheve të lëvizjes. Të dy mjetet kanë qenë duke lëvizur në drejtim të Fierit […]

The post Lushnje/ Makinat “fërkohen” me njëra-tjetrën gjatë parakalimit, njëra përfundon mes barrierave ndarëse appeared first on BoldNews.al.

Salillari ngre biznes mbi djersën e fermerëve, 50 hektarë tokë bujqësore shndërrohen në park fotovoltaik

By: armand
21 December 2025 at 18:10

Rreth 50 hektarë tokë bujqësore, të kultivuara prej vitesh me grurë dhe kultura të tjera, kanë nisur të mbulohen me çakull dhe gurë në fshatin Boçovë të Njësisë Administrative Levan, në Fier. Makineritë e rënda kanë sheshuar sipërfaqe të tëra, duke përgatitur terrenin për ndërtimin e një parku fotovoltaik, ndërsa banorët pretendojnë se punimet po […]

The post Salillari ngre biznes mbi djersën e fermerëve, 50 hektarë tokë bujqësore shndërrohen në park fotovoltaik appeared first on BoldNews.al.

Aksident në aksin Fier-Berat, “Benz-i” përplaset me Zetorin

By: Elva
19 December 2025 at 18:35

Një aksident i rëndë rrugor është shënuar pasditen e sotme në aksin nacional Fier–Berat, në afërsi të fshatit Velmish, duke sjellë si pasojë plagosjen e drejtuesit të një mjeti bujqësor. Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi Josif Shkëmbin, është përplasur me një mjet bujqësor tip “Zetor”. Si pasojë e përplasjes, […]

The post Aksident në aksin Fier-Berat, “Benz-i” përplaset me Zetorin appeared first on BoldNews.al.

Aksident i rëndë në aksin Fier-Roskovec, plagoset drejtuesi i mjetit bujqësor

By: M C
19 December 2025 at 18:56

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të premteje në aksin rrugor Fier-Roskovec.

Sipas raportimeve, një automjet ka përplasur një mjet bujqësor. Për pasojë është plagosur drejtuesi i kësaj të fundit.

Shoferi i automjetit, Josif Shkëmbi është shoqëruar nga policia në komisariat ndërsa i plagosuri Ani Hazizi është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Shkaqet dhe rrethanat e aksidentit janë ende të paqarta ndërsa policia dhe grupi hetimor mësohet se ndodhen në vendngjarje.

The post Aksident i rëndë në aksin Fier-Roskovec, plagoset drejtuesi i mjetit bujqësor appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Aksident në Fier, makina përplaset me motorin

By: Rovena
18 December 2025 at 09:47

Një automjet dhe një motor janë përfshire në një aksident në Fier. Ngjarja në segmentin Fier-Grecalli.

Nga përplasja është lënduar drejtuesi i motorit. Ai është dërguar në spitalin e Fierit. Nuk dihen rrethanat e aksidentit. Policia po heton në vendngjarje./abcnews.al

❌
❌