Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Salillari ngre biznes mbi djersën e fermerëve, 50 hektarë tokë bujqësore shndërrohen në park fotovoltaik

By: armand
21 December 2025 at 18:10

Rreth 50 hektarë tokë bujqësore, të kultivuara prej vitesh me grurë dhe kultura të tjera, kanë nisur të mbulohen me çakull dhe gurë në fshatin Boçovë të Njësisë Administrative Levan, në Fier. Makineritë e rënda kanë sheshuar sipërfaqe të tëra, duke përgatitur terrenin për ndërtimin e një parku fotovoltaik, ndërsa banorët pretendojnë se punimet po […]

The post Salillari ngre biznes mbi djersën e fermerëve, 50 hektarë tokë bujqësore shndërrohen në park fotovoltaik appeared first on BoldNews.al.

Aksident në aksin Fier- Levan, “Audi” përplaset me autobusin dhe përfundon në kanal

By: V K
11 December 2025 at 08:25

Mëngjesin e sotëm, në aksident ka ndodhur në aksin Fier- Levan, në vendin e quajtur “Kthesa e Azotikut”.

Paraprakisht, mësohet se një autobus që udhëtonte në drejtim të Vlorës, është përplasur me një automjet tip “ Audi” i cili ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës, por fatmirësisht pa të lënduar.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për përcaktimin e shkaqeve të këtij aksidenti dhe disiplinimin e trafikut.

 

The post Aksident në aksin Fier- Levan, “Audi” përplaset me autobusin dhe përfundon në kanal appeared first on Albeu.com.

Aksident në aksin Fier- Levan/ Autobusi hedh në kanal “Audin”

By: Brisi
11 December 2025 at 08:32

Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të enjte në aksin Fier- Levan në vendin e quajtur “Kthesa e Azotikut”. Një autobus i linjës Fier – Frakull është përplasur me një mjet tip “Audi” në rrethana ende ta paqarta dhe si pasojë ky i fundit ka përfudnuar në një kanal anës rrugës. Nga përplasja nuk […]

The post Aksident në aksin Fier- Levan/ Autobusi hedh në kanal “Audin” appeared first on BoldNews.al.

Levan, infrastrukturë rrugore e munguar dhe kanale kullimi të bllokuara

By: FAKTOJE
30 November 2025 at 10:00

Jona Cenameri 

Tre vite pas premtimit për “përfundimin e rehabilitimit të rrugëve dhe kanaleve kulluese në njësinë administrative Levan”, situata në terren mbetet larg përmbushjes së plotë të premtimit.

Rrugët dytësore në disa fshatra janë të amortizuara, ndriçimi publik është i pamjaftueshëm, mungon vijëzimi, sinjalistika rrugore dhe trotuaret, ndërsa shumë nga kanalet kulluese janë ende të bllokuara ose të pastruara pjesërisht nga vetë banorët.

Premtimi

prill 2023, pak javë para zgjedhjeve vendore, kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi, premtoi “përfundimin e rehabilitimit të infrastrukturës rrugore dhe pastrimin e kanaleve kulluese” në njësinë administrative Levan, që përfshin fshatrat Peshtan i Madh, Peshtan i Vogël, Qarr, Bishan, Shtyllas, Bashkim, Pishë Poro, Boçovë dhe Ferras.

Dy verifikimet e mëparshme të “Faktoje”, në nëntor 2023 dhe tetor 2024, treguan se ky premtim ishte pjesërisht i mbajtur, pasi ndërhyrjet ishin të pjesshme dhe shumë zona vijonin të përmbyteshin sa herë kishte reshje.

Verifikimi në terren (nëntor 2025)

 “Faktoje” konstatoi se infrastruktura në pjesën më të madhe të fshatrave të njësisë administrative Levan mbetet e paplotë dhe e amortizuar, me ndryshime të vogla nga një zonë në tjetrën.

Pamja e përgjithshme tregon se ndërhyrjet për përmirësimin e rrugëve dhe pastrimin e kanaleve kulluese kanë qenë të pjesshme, dhe të pamjaftueshme. 

Peshtan të Madh, ndonëse rruga kryesore është e shtruar, ndriçimi i rrallë, tek tuk jo funksional sipas banorëve, dhe mungesa e trotuareve dhe sinjalistikës rrugore e bën qarkullimin të vështirë. Një mësuese e zonës e përshkruan situatën “veçanërisht problematike pranë shkollës”, ku këto mungesa rrisin rrezikun për aksidente.

Peshtan të Vogël, gjendja është më e rënduara nga gjithë njësia: rrugët janë të dëmtuara, pa ndriçim dhe sinjalistikë, ndërsa mungon lidhja me fshatin fqinj. Kanalet janë të mbuluara me bimësi të dendur, dhe për pastrimin e tyre kujdesen vetëm disa banorë të moshuar. “Të rinjtë janë larguar, ne të vjetrit s’kemi më fuqi ta bëjmë vetë,”  thotë një çift i moshuar.

Shtyllas situata përsëritet: fshati përmbytet pas çdo shiu për shkak të kanaleve të bllokuara. “Kanalet i kemi pastruar vetë, se bashkia nuk ka ardhur,” shprehet një banor. Rrugët janë të shtruara, por pa trotuare, me ndriçim të pakët dhe sinjalistikë minimale. 

Qarr, kushtet janë disi më të mira, rrugët janë të shtruara dhe kanë trotuare, ndriçim, ndonëse jo të shpeshtë dhe sinjalistikë minimale, ndërsa kanalet kryesore janë nën tokë dhe funksionale sipas banorëve.

Martin, ndriçimi ekziston, por është i pakët dhe vijëzimi mungon, ndërsa kanalet duken të pastruara nga vetë banorët.

Bishan, kanalet janë të mbushura me mbeturina dhe kallamishte. Edhe pse rruga është e shtruar, banorët ankohen për mungesën e trotuareve, ndriçimit dhe sinjalistikës rrugore.

Fshatrat Poro dhe Pishë Poro kanë rrugë kryesore të shtruara dhe ndriçim funksional, por mungojnë trotuaret, sinjalistika dhe sistemet e kanalizimit. Ndërkohë, në fshatrat Bashkim dhe Boçovë, rrugët janë të shtruara, por pa trotuare e ndriçim të mjaftueshëm.

Kanalet janë të zëna dhe pastrimi bëhet nga banorët. “Vetëm rruga kryesore është bërë, pjesa tjetër është harruar,” tha një banore e Boçovës.

Ferras, rrugët janë të shtruara, por pa vijëzim e sinjalistikë, ndriçimi është i rrallë dhe kanalizimet mungojnë. Banorët pohojnë se pastrimi nuk është bërë prej muajsh, ndërsa gjatë reshjeve uji del në sipërfaqe duke rrezikuar banesat pranë rrugës.

Në tërësi, pamja e njësisë Levan tregon për një model të përsëritur: rrugë të shtruara pjesërisht, ndriçim të kufizuar, sinjalistikë të munguar dhe kanale që pastrohen vetëm falë banorëve. 

Përgjigjja e Bashkisë Fier

Në përgjigjen zyrtare për “Faktoje”, Bashkia Fier deklaron se: “Aktualisht, të gjitha qendrat e fshatrave të Njësisë Administrative Levan janë të lidhura me rrjet rrugor të shtruar/asfaltuar. Rehabilitimi i infrastrukturës rrugore ka filluar që në vitin 2015 dhe do të vazhdojë deri në vitin 2030.

Në sistemin vaditës/kullues të kësaj njësie ka filluar ndërhyrja për pastrimin dhe rehabilitimin që prej vitit 2016, duke sjellë ndryshime të konsiderueshme”

Institucioni shton se “kanalet e para dhe të dyta janë pastruar dhe sistemuar, ndërsa për kanalet e treta kërkohet bashkëpunimi me banorët për mirëmbajtjen e tyre”

Megjithatë, verifikimi në terren tregon se shumë nga kanalet janë ende të bllokuara nga bimësia dhe mbeturinat, çka tregon se ndërhyrjet janë të pjesshme, dhe të pamjaftueshme.

Përfundimi

Nga krahasimi i të dhënave zyrtare me gjendjen reale në terren, “Faktoje” konstaton se premtimi për përfundimin e rehabilitimit të rrugëve dhe pastrimin e kanaleve kulluese në njësinë Levan mbetet pjesërisht i mbajtur.

Edhe pse Bashkia Fier raporton për “punë të vazhdueshme deri në vitin 2030”, situata aktuale tregon një proces të ngadalshëm, me ndërhyrje të pjesshme dhe mungesë mirëmbajtjeje.

Problemet e përmbytjeve, mungesa e ndriçimit dhe sinjalistikës, si edhe pastrimi i kufizuar i kanaleve, dëshmojnë se banorët e Levanit vazhdojnë të përballen me të njëjtat sfida.

Njësia Administrative Levan; Fshatrat: Peshtan i Madh, Peshtan i Vogël, Qarr, Bishan, Shtyllas, Bashkim, Pishë Poro, Boçovë dhe Ferras.

Faktoje, e mbështetur nga National Endowment Democracy (NED) po monitoron 10 bashki në vend dhe po verifikon nëse janë mbajtur ose jo premtimet e dhëna nga kryebashkiakët.

The post Levan, infrastrukturë rrugore e munguar dhe kanale kullimi të bllokuara appeared first on Faktoje.al.

Aksident në aksin Vlorë-Levan, radhë të gjata automjetesh në autostradë

By: M C
22 November 2025 at 16:45

Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e kësaj të shtune në autostradën Vlorë-Levan, ku një automjet ka humbur kontrollin si pasojë e shpejtësisë së lartë dhe lagështisë në asfalt.

Sipas informacioneve paraprake, përplasja ka shkaktuar dëme të mëdha konsiderueshme materiale. Ndërsa policia bën me dije se nuk ka persona të lënduar.

Si pasojë e aksidentit, qarkullimi në autostradë është bllokuar përkohësisht, duke sjell rradhë të gjata automjetesh që presin hapjen e rrugës.

The post Aksident në aksin Vlorë-Levan, radhë të gjata automjetesh në autostradë appeared first on Albeu.com.

Shkaktoi aksidentin ku vdiq i mituri në Fier, Prokuroria dërgon në gjyq profesorin italian

By: armand
14 November 2025 at 09:51

Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim profesorin italian Michele D’Angelo, i akuzuar për shkaktimin e një aksidenti tragjik në aksin rrugor Fier–Levan, ku humbi jetën një i mitur dhe u plagosën tre persona të tjerë. Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja ka ndodhur më 8 gusht 2025, rreth orës 20:00, kur automjeti […]

The post Shkaktoi aksidentin ku vdiq i mituri në Fier, Prokuroria dërgon në gjyq profesorin italian appeared first on BoldNews.al.

Aksident i rëndë në autostradën Vlorë-Levan/ Makina përfundon në kanal, pesë persona të plagosur

By: M C
12 November 2025 at 20:50

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje në Vlorë.

Mjeti tip “Benz” ka qenë duke udhëtuar nga fshati Akërni për në Vlorë, dhe në kthesë ka përfunduar në kanal.

Dy zjarrëfikse dhe autoambulanca kanë mbërritur në vendngjarje, ku kanë berë të mundur nxjerrjen e pesë të rinjve nga makina dhe shoqërimin e tyre drejt spitalit rajonal për të marrë ndihmen mjeksore.

Mesohet së pesë të rinjtë janë jashtë rrezikut për jetën.

The post Aksident i rëndë në autostradën Vlorë-Levan/ Makina përfundon në kanal, pesë persona të plagosur appeared first on Albeu.com.

U plagos me armë zjarri në Selenicë, ndërron jetë 35-vjeçari/ EMRI

By: Elva
1 November 2025 at 21:08

Ka ndërruar jetë 35-vjeçari që u qëllua me armë zjarri, mbrëmjen e sotme fshatin Gjorm të bashkisë Selenicë. Viktima është identifikuar si Dalan Aliaj, banues në Fier. Sipas të dhënave paraprake, Aliaj është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij, ndërsa gjatë këqyrjes së trupit i janë konstatuar plagë të shkaktuara me armë zjarri. […]

The post U plagos me armë zjarri në Selenicë, ndërron jetë 35-vjeçari/ EMRI appeared first on BoldNews.al.

Shkaktoi në Fieri aksidentin me viktimë një të mitur/ Gruaja e italianit apel Melonit: Të transferohet në Itali

29 September 2025 at 17:25

Prej rreth dy muajsh, një profesor italian i Biologjisë në Universitetin e L’Aquila, Michele D’Angelo, po mbahet në paraburgimin e Fierit. Shkaku i mbajtjes së tij në qeli është për faktin se teksa ndodhej në Shqipëri, së bashku me bashkëshorten e tij, Vanessa Castelli, gjithashtu pedagoge në universitet, u përplasen me një automjet, nga ku […]

The post Shkaktoi në Fieri aksidentin me viktimë një të mitur/ Gruaja e italianit apel Melonit: Të transferohet në Itali appeared first on BoldNews.al.

Shkrumbohet “Benzi” në Levan/ Mori flakë në lëvizje, shpëton shoferi

By: armand
15 September 2025 at 22:24

Një automjet tip “Benz” është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në zonën e Levanit. Sapo ka vënë re zjarrin, drejtuesi i mjetit ka ndaluar automjetin dhe ka dalë menjëherë prej tij, duke shpëtuar pa lëndime. Zjarrfikësja ka mbërritur në vendngjarje dhe ka arritur të shuajë flakët, ndërsa makina është djegur plotësisht. Në vendngjarje ndodhen […]

The post Shkrumbohet “Benzi” në Levan/ Mori flakë në lëvizje, shpëton shoferi appeared first on BoldNews.al.

Shkrumbohet mjeti në Levan, shpëton mrekullisht shoferi

By: M C
15 September 2025 at 23:00

Një automjet tip “Benz” është shkrumbuar pak më parë në parë në Levan. Bëhet me dije se mjeti është djegur plotësisht, ndërsa drejtuesi, sapo ka vënë re zjarrin ka ndaluar dhe ka dalë menjëherë.

Fatmirësisht, ai nuk ka pësuar lëndime. Ndërkohë zjarrfikësja ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe bëri të mundur shuarjen e flakëve. Gjithashtu policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e zjarrit.

The post Shkrumbohet mjeti në Levan, shpëton mrekullisht shoferi appeared first on Albeu.com.

Aksidenti në Vlorë/ Shkon në dy numri i viktimave, ndërron jetë dhe pasagjeri i kamionçinës (EMRAT)

2 September 2025 at 08:49

Ka shkuar në dy numri i viktimva të aksidentit tragjik të regjistruar ditën e djeshme në autostradën Levan-Vlorë, në afërsi të fshatit Panaja. Ngjarja ndodhi rreth orës 14:15, në vendin e quajtur “Kripa”. Burime bëjnë me dije se ka ndërruar jetë në spital, rreth orës 01:00 të mëngjesit edhe Artan Muho, duke mos u mbijetuar […]

The post Aksidenti në Vlorë/ Shkon në dy numri i viktimave, ndërron jetë dhe pasagjeri i kamionçinës (EMRAT) appeared first on BoldNews.al.

Aksident në aksin Fier–Levan, përplasen 2 automjete, njëri përfundon në kanal

By: Elva
13 August 2025 at 22:24

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme, rreth orës 21:30, në aksin Fier–Levan, në vendin e njohur si kthesa e Azotikut. Dy automjete, një tip Mercedes dhe një tip Citroën, janë përplasur “kokë më kokë”, ndërsa si pasojë e goditjes, një prej tyre ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës. Fatmirësisht, nga aksidenti nuk […]

The post Aksident në aksin Fier–Levan, përplasen 2 automjete, njëri përfundon në kanal appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Aksident në aksin Fier-Levan, përplasen dy automjete

13 August 2025 at 22:19

Një aksident ka ndodhur në aksin Fier Levan në kthesën e Azotikut. Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e përplasjes një prej automjeteve ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës. Nuk raportohet për të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje ndodhet policia dhe po punon për zbardhjet e shkaqeve të aksidentit.

/abcnews.al/

Aksident në aksin Fier–Levan, përplasen “kokë më kokë” dy automjete

By: M C
13 August 2025 at 22:41

Mbrëmjen e sotme, rreth orës 21:30, në aksin Fier–Levan.

Përplasja ka ndodhur në vendin e quajtur kthesa e Azotikut, ku janë përplasur dy automjete, një tip Mercedes dhe një tip Citrown.

Si pasojë e përplasjes, njëri prej mjeteve ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës.

Fatmirësisht, nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

The post Aksident në aksin Fier–Levan, përplasen “kokë më kokë” dy automjete appeared first on Albeu.com.

Aksident i rëndë në autostradën Levan–Tepelenë, automjeti përplas furgonin me turistë

By: M C
12 August 2025 at 17:11

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Levan–Tepelenë, në afërsi të fshatit Kafaraj. Në ngjarje janë përfshirë një automjet tip “Audin”, me të cilin udhëtonin 3 turistë turistë francezë që po udhëtonin drejt Ksamilit, dhe një mikrobus i linjës Libohovë.

Përplasja ka qenë e fortë, ndërsa ende nuk raportohet për numrin dhe gjendjen e të lënduarve. Në vendngjarje po shkojnë shërbimet e policisë dhe ekipet mjekësore për të ofruar ndihmën e nevojshme.

Shkaqet e aksidentit pritet të përcaktohen nga hetimet.

The post Aksident i rëndë në autostradën Levan–Tepelenë, automjeti përplas furgonin me turistë appeared first on Albeu.com.

Arrestohet shoferi që shkaktoi aksidentin me një viktimë në Levan

By: Elva
7 August 2025 at 11:26

Policia ka arrestuar këtë të enjte Ilir Pujon, drejtuesin e automjetit tip “Volksëagen”, i cili u përfshi në aksidentin e rëndë të ndodhur në Levan të Fierit. Nga përplasja me mjetin tip “Skoda”, humbi jetën Luftar Braçe, ndërsa katër pasagjerë që ndodheshin në dy automjetet mbetën të plagosur dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Sipas […]

The post Arrestohet shoferi që shkaktoi aksidentin me një viktimë në Levan appeared first on BoldNews.al.

EMRAT/ Aksidenti fatal në Fier, identifikohen viktima dhe drejtuesi i mjetit tjetër

By: Elva
6 August 2025 at 12:22

Luftar Braçja është 51-vjeçari që humbi jetën në aksidentin e rëndë të ndodhur sot në rrethrrotullimin e Levanit të Fierit. Sipas policisë, aksidenti ndodhi kur drejtuesi i automjetit tjetër, Ilir Pujo, dyshohet se ka pësuar një gjendje të fikëti, duke humbur kontrollin e mjetit dhe përplasur automjetin me drejtues Luftar Braçja. Si pasojë, Luftar Braçja […]

The post EMRAT/ Aksidenti fatal në Fier, identifikohen viktima dhe drejtuesi i mjetit tjetër appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Aksident i rëndë në Levan, një i vdekur dhe pesë të plagosur

By: Elva
6 August 2025 at 11:47

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrethrrotullimin e Levanit, ku dy automjete u përplasën me forcë. Sipas policisë, njëri prej drejtuesve, shtetasi I. P., dyshohet se ka pësuar një gjendje të fikëti, gjë që çoi në humbjen e kontrollit të automjetit dhe përplasjen me automjetin tjetër, me drejtues shtetasin L. B., 51 vjeç. Si […]

The post VIDEO/ Aksident i rëndë në Levan, një i vdekur dhe pesë të plagosur appeared first on BoldNews.al.

Aksident në Fier-Levan/ Makina përplaset me shtyllën elektrike, plagoset drejtuesi

By: Re Nato
4 August 2025 at 18:09

Një aksident ka ndodhur në aksin Fier- Levan, në afërsi të “ Kthesës së Zhupanit”.

Drejtuesi i nje automjeti ka humbur kontrollin dhe për pasojë është përplasur me shtyllën elektrike.

Nga përplasja e fortë, ai ka marrë lëndime të lehta dhe është dërguar me autoambulancë drejt Spitalit të Fierit.

Ndërkohë, në vendngjarje ndodhet policia dhe ekspertët e Policisë Rrugore për të zbardhur rrethanat e aksidentit. Punonjësit e OSHEE, ndërkohë po punojnë për riparimin e kabujve të tensionit të lartë, të cilët ranë përtokë duke penguar edhe qarkullimin e automjeteve në këtë aks veçanërisht të frekuentuar gjatë muajve të verës./abcnews.al

❌
❌