10 pika pa pĂ«rgjigje pĂ«r projektin âBlue Borgoâ
Kompania âGener 2â publikoi tĂ« martĂ«n njĂ« tekst me titull â10 fakte mbi statusin ligjor dhe administrativ tĂ« projektit nĂ« VelipojĂ«â, ku pretendoi se projekti âBlue Borgoâ Ă«shtĂ« nĂ« pĂ«rputhje me ligjin dhe se debati mbi pretendimet pĂ«r pronat, bazohet nĂ« âkeqinformimeâ.
Por dokumentet zyrtare të marra nga Citizens.al përmes institucioneve dhe raportimet në terren tregojnë se rreth projektit mbeten plot çështje pa përgjigje. Më poshtë janë dhjetë prej tyre.
Na takon të theksojmë se redaksia jonë iu drejtua në të paktën dy raste me kërkesa për koment, por deri në botimin e këtij shkrimi nuk pati përgjigje.
1- A ishin të ligjshme punimet e një viti më parë?
NĂ« mars 2025 banorĂ«t e Rrjollit u pĂ«rplasĂ«n me grupin e punonjĂ«sve qĂ« nisĂ«n zhvillimin e projektit âBlue Borgoâ. Situata pĂ«rshkallĂ«zoi pas ndĂ«rhyrjes sĂ« policisĂ« teksa banorĂ«t denoncuan pretendimet e tyre se kompania âGener 2â po pĂ«rpiqej tâu merrte tokat.
Kompania reagoi me një njoftim prej gjashtë rreshtash. Ajo konfirmoi se projekti kishte nisur të zhvillohej, por hodhi poshtë pretendimet duke këmbëngulur se gjithçka ishte konformë ligjit.
âGener 2â rezulton se fitoi licencĂ« zbatimi pĂ«r projektin (NZ.4586/34) mĂ« 16 shtator 2025. NdĂ«rsa vendimi i lejes sĂ« ndĂ«rtimit u firmos mĂ« 8 gusht 2025 dhe leja u zbardh nga Agjencia e Zhvillimit tĂ« Territorit (AZHT) vetĂ«m mĂ« 15 janar 2026 (Leje ndĂ«rtimi Nr.360/1).
Kjo nënkupton se punimet paraprake të vitit 2025 ishin para përmbylljes së plotë të procedurave ligjore.
2- A është verifikuar plotësisht statusi i pronësisë?
âGener 2â thotĂ« se ka hyrĂ« nĂ« marrĂ«dhĂ«nie kontraktuale me âpalĂ«n qĂ« figuron si mbajtĂ«se e tĂ« drejtave tĂ« pronĂ«sisĂ«â dhe se ajo nuk ka cenuar tĂ« drejtat e askujt.
â[âŠ] projekti Ă«shtĂ« mbĂ«shtetur vetĂ«m nĂ« vendime tĂ« formĂ«s sĂ« prerĂ«, tĂ« certifikuara nĂ« tĂ« gjitha shkallĂ«t e gjyqĂ«sorit,â thuhej nĂ« njĂ« nga reagimet.

MegjithatĂ«, âGener 2â nuk ka treguar pĂ«rmbledhje tĂ« kĂ«tyre vendimeve, titullin bazĂ« tĂ« pronĂ«sisĂ«, zinxhirin e kalimeve tĂ« pronĂ«s, apo dokumentet qĂ« provojnĂ« sigurinĂ« juridike tĂ« transaksioneve.
NĂ« planvendosjen e lejes sĂ« ndĂ«rtimit âGener 2â shfaqet si projektues bashkĂ« me studion arkitekturore tĂ« Stefano Boerit, ndĂ«rsa si zhvillues kompania tjetĂ«r e zotĂ«ruar nga familja Ulaj âABA Blue Borgo,â çka lĂ« tĂ« nĂ«nkuptohet se pala e tretĂ« Ă«shtĂ« po njĂ« sipĂ«rmarrje e Ulajve.
Në një projekt të kësaj përmase, transparenca mbi pronësinë është element kyç për besueshmërinë e investimit.
3- Për çfarë heton Prokuroria e Shkodrës?
Sipas âGener 2â nuk rezulton tĂ« ekzistojĂ« as edhe njĂ« akt pezullues ndaj vijimit tĂ« projektit.
âProna dhe procesi pĂ«rkatĂ«s kanĂ« kaluar fazat e shqyrtimit tĂ« nevojshĂ«m sipas kuadrit pĂ«rkatĂ«s, dhe mbi kĂ«tĂ« bazĂ« nuk rezulton ndonjĂ« pengesĂ« ligjore pĂ«r vijimin normal tĂ« punimeve,â thuhet nga kompania.
Por, Prokuroria e Shkodrës ka konfirmuar për Citizens.al se ekziston një procedim penal i hapur mbi këtë çështje, bazuar në materialet e referuara nga SPAK (Procedimi Nr.390/2025 referuar nga Prokuroria e Posaçme më 21 mars 2025) mbi bazën e kallëzimit të bërë nga banorët për pretendime falsifikimesh të titujve të pronësisë.
Edhe pse hetimet janë ende në zhvillim, fakti që ekziston një procedim penal tregon se disa aspekte të projektit janë ende nën verifikim nga organet e drejtësisë.
4- Pse nuk ka tabelë me lejen e zbardhur në kantier?
Pas përplasjeve dhe sinjalizimeve të banorëve, buzë rrugës Shëngjin-Velipojë u vu një tabelë, e cila pavarësisht se fliste për projektin, nuk shoqërohej me lejen e zbardhur dhe firmosur të Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit (KKTU).
Tabela tregon se investimi pĂ«rllogaritet nĂ« vlerĂ«n prej rreth 26.8 miliardĂ« lekĂ« (280 milionĂ« euro), se punimet pritet tĂ« zgjasin 5 vite (60 muaj) dhe se kur ka marrĂ« licencĂ«n e zbatimit kompania âGener 2â.

Tabela nuk ka informacion për pozicionet kadastrale, pamjet 3-D të projektit, vendosjes së strukturave që do të ndërtohen, hartën topografike, treguesit teknik për parcelat e pasurive kufitare, distancave të pronës, intensitetin e ndërtimit, koeficientin e shfrytëzimit të truallit, etj.
5- Sa i informuar ishte komuniteti lokal?
Kompania thotë se projekti është prezantuar në konsultime publike dhe se nuk ka pasur kundërshtime.
Sipas Agjencia Kombëtare e Mjedisit (AKM), për projektin qe zhvilluar konsultim në shtator 2024, në kuadër të procedurave për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis (VNM).
Konsultimi Ă«shtĂ« pasqyruar nĂ« pĂ«rmbledhjen jo-teknike tĂ« raportit mjedisor, ku projekti prezantohet si zhvillim turistik âme ndikim tĂ« menaxhueshĂ«m nĂ« mjedisâ.
Por banorët e zonës kanë deklaruar publikisht se u njohën me projektin vetëm kur filluan punimet në terren.
Kjo krijon një kontradiktë mes narrativës zyrtare dhe perceptimit të komunitetit lokal për sa kohë nuk ka pasur asnjë reagim tjetër sqarues nga institucionet publike.
6- Si u përjashtua projekti nga taksa e ndikimit në infrastrukturë?
Bashkia Shkodër ka konfirmuar për Citizens.al se projekti rezulton i përjashtuar nga pagesa e taksës së ndikimit në infrastrukturë.
MegjithatĂ«, deri mĂ« tani nuk Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« publik akti konkret administrativ qĂ« e vendos kĂ«tĂ« pĂ«rjashtim pĂ«r projektin âBlue Borgoâ, as baza e detajuar ligjore qĂ« e justifikon atĂ«.
Sipas skemës së taksave vendore, për një investim turistik të kësaj përmase në Velipojë norma e taksës së ndikimit në infrastrukturë është rreth 3% e vlerës së investimit.

NĂ«se merret si referencĂ« vlera e projektit qĂ« Ă«shtĂ« pĂ«rmendur publikisht â rreth 280 milionĂ« euro â atĂ«herĂ« taksa potenciale e ndikimit nĂ« infrastrukturĂ« do tĂ« arrinte nĂ« rreth 8.4 milionĂ« euro.
Derisa të publikohet dokumenti që justifikon përjashtimin, mbetet e paqartë si dhe mbi çfarë baze u fal një detyrim fiskal i kësaj përmase.
7- A e plotĂ«son projekti kriterin âbrand nameâ pĂ«r pĂ«rjashtim nga taksa?
Ligji pĂ«r taksat vendore parashikon njĂ« pĂ«rjashtim tĂ« veçantĂ« nga taksa e infrastrukturĂ«s pĂ«r strukturat akomoduese me 5 yje, status special, por vetĂ«m nĂ«se ato operohen nga njĂ« markĂ« hotelerie ndĂ«rkombĂ«tare âbrand nameâ.
Deri tani, as nĂ« komunikimet publike tĂ« âGener 2â dhe as nĂ« dokumentet e bĂ«ra publike nga institucionet nuk Ă«shtĂ« pĂ«rmendur ndonjĂ« markĂ« ndĂ«rkombĂ«tare hotelerie qĂ« do tĂ« operojĂ« resortin âBlue Borgoâ.
Në mungesë të këtij elementi, pyetja që mbetet është nëse projekti i plotësonte vërtetë kushtet ligjore për përjashtim nga taksa e infrastrukturës apo jo.
8- Pse projekti nuk figuron si investim strategjik?
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit tĂ« Investimeve (AIDA) konfirmoi dy herĂ« pĂ«r Citizens.al se pĂ«r projektin âBlue Borgoâ nuk rezulton asnjĂ« vendim i Komitetit tĂ« Investimeve Strategjike.
Kjo do të thotë se projekti nuk ka statusin formal të investitorit strategjik, një status që shpesh përdoret për të justifikuar lehtësi fiskale apo procedura të përshpejtuara.
Në këtë kontekst, mbetet e paqartë mbi çfarë mekanizmi tjetër ligjor është mbështetur përjashtimi nga taksa e infrastrukturës.
9- A cenon projekti zonë të mbrojtur?
Zona ku po ndĂ«rtohet resorti âBlue Borgoâ ka qenĂ« pjesĂ« e Peizazhit tĂ« Mbrojtur Lumi i BunĂ«s-VelipojĂ«, konkretisht nĂ« nĂ«nzonĂ«n 1b, ku zbatohej shkalla e dytĂ« e mbrojtjes mjedisore. Kjo kategori synonte ruajtjen e biodiversitetit dhe peizazhit natyror, duke lejuar vetĂ«m aktivitete ekonomike dhe turistike qĂ« nuk cenonin objektivat e mbrojtjes.
MegjithatĂ«, ndryshimet e miratuara nĂ« vitin 2024 (kur u konceptua dhe projekti) nĂ« Ligjin pĂ«r Zonat e Mbrojtura pĂ«rfshinĂ« konceptin e âturizmit tĂ« ekselencĂ«sâ, qĂ« lejon ndĂ«rtimin e strukturave akomoduese turistike me standarde tĂ« larta edhe brenda zonave tĂ« mbrojtura.

Organizata si, Qendra për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA) kanë paralajmëruar se kjo qasje mund të hapë rrugën për zhvillime intensive turistike në territore që më parë ishin të destinuara kryesisht për konservim.
VetĂ« âGener 2â nuk ka folur pĂ«r kĂ«tĂ« pjesĂ« dhe nuk ka garantuar qartĂ«sisht se çfarĂ« masash ka parashikuar pĂ«r tĂ« reduktuar impaktin nĂ« mjedisin e zonĂ«s.
Në këtë kuptim, konflikti në Rrjoll nuk lidhet vetëm me një resort të vetëm, por edhe me një debat më të gjerë: nëse zonat e mbrojtura duhet të mbeten hapësira prioritare për ruajtjen e natyrës apo të shndërrohen në zona zhvillimi turistik
10. Nëse dokumentet janë kaq të qarta, pse nuk publikohen të gjitha?
NĂ« reagimin e saj publik, âGener 2â deklaron se Ă«shtĂ« e gatshme tĂ« vĂ«rĂ« nĂ« dispozicion dokumentacionin pĂ«rkatĂ«s.
MegjithatĂ«, pavarĂ«sisht edhe kĂ«rkesave nĂ« rrugĂ« elektronike tĂ« Citizens.al, deri mĂ« tani nga investitori nuk Ă«shtĂ« mbajtur asnjĂ« konferencĂ« pĂ«r shtyp dhe nuk Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« publik asnjĂ« dosje e plotĂ« qĂ« tĂ« pĂ«rfshijĂ«: aktin e pĂ«rjashtimit nga taksa e infrastrukturĂ«s, provĂ«n e ortakĂ«risĂ« âbrand nameâ si hotelier ndĂ«rkombĂ«tar, listĂ«n e kushteve tĂ« vendosura nga KKT, dhe dokumentet qĂ« provojnĂ« pĂ«rmbushjen e tyre.
Derisa kĂ«to dokumente tĂ« bĂ«hen publike, projekti âBlue Borgoâ do tĂ« vazhdojĂ« tĂ« mbetet jo vetĂ«m njĂ« investim i madh turistik, por edhe njĂ« histori me shumĂ« pyetje tĂ« hapura.
Lexoni gjithashtu:
- PĂ«rplasja pĂ«r bregdetin e Rrjollit nĂ« VelipojĂ«, nga zonĂ« e mbrojtur nĂ« resort âŹ280 milionĂ«sh
- Resorti âBlue Borgoâ: BanorĂ«t pĂ«rplasen me policinĂ«, punimet vijojnĂ«
- Banorët e Rrjollit, në SPAK për të drejtën e pronës
The post 10 pika pa pĂ«rgjigje pĂ«r projektin âBlue Borgoâ appeared first on Citizens.al.