Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Besnik Sulaj do të ndërtojë central diellor 95 mega në Kavajë

By: Elva
28 January 2026 at 21:51

Këshilli i Ministrave miratoi ndërtimin e një centrali gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike dhe veprave ndihmëse, me kapacitet të instaluar 95 MW. Centrali do të ndërtohet në zonën kadastrale 3204, në njësinë administrative Synej të Bashkisë Kavajë. “Afati i operimit do të jetë 49 vjet nga hyrja në fuqi e këtij vendimi,” thuhet në vendimin […]

The post Besnik Sulaj do të ndërtojë central diellor 95 mega në Kavajë appeared first on BoldNews.al.

Central fotovoltaik me kapacitet të instaluar prej 95 MW në Kavajë

28 January 2026 at 17:17

TIRANË, 28 janar/ATSH/ Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për ndërtimin e centralit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike dhe veprave ndihmëse në fshatin Rrakull, Kavajë, nga shoqëria “SELECT ENERGY” sh.p.k.

Centrali fotovoltaik do të ketë kapacitet të instaluar prej 95 MW dhe pritet të vihet në punë brenda 36 muajve nga hyrja në fuqi e vendimit. Afati i operimit të tij do të jetë 49 vjet.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore do të ushtrojnë mbikëqyrje periodike tremujore gjatë realizimit, vënies në punë dhe operimit të centralit, për të verifikuar cilësinë e punimeve dhe përputhshmërinë me dokumentacionin e projektit.

Shoqëria “SELECT ENERGY” ka detyrimin të raportojë periodikisht ecurinë e ndërtimit, të respektojë kushtet e lejeve dhe autorizimeve paraprake mjedisore, të dorëzojë sigurimin e kontratës në masën jo më pak se 5% të vlerës së investimit, si dhe t’i japë falas ministrisë përgjegjëse për energjinë 2% të prodhimit vjetor të energjisë elektrike ose vlerën monetare të saj.

Një pjesë e prodhimit të centralit mund t’i shitet furnizuesit publik sipas legjislacionit në fuqi.

Projekti nuk është objekt koncesioni dhe nuk përfiton nga masat mbështetëse.

/r.e/a.f/

The post Central fotovoltaik me kapacitet të instaluar prej 95 MW në Kavajë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dy automjete përplasen te Shkëmbi i Kavajës, mbetet i bllokuar pasagjeri (VIDEO)

By: armand
21 January 2026 at 22:14

Raportohet se një aksident ka ndodhur në zonën e Shkëmbit të Kavajës. Sipas informacioneve, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Në një prej automjeteve të aksidentuar njëri nga pasagjerët mbeti i bllokuar, por u arrit të nxirrej nga forcat zjarrfikëse. Më pas, pasagjeri së bashku me personat e tjerë që ndodheshin në automjetet e aksidentuara […]

The post Dy automjete përplasen te Shkëmbi i Kavajës, mbetet i bllokuar pasagjeri (VIDEO) appeared first on BoldNews.al.

💾

Kapet me armë në makinë, arrestohet 39-vjeçari në Kavajë – EMRI

By: Brisi
21 January 2026 at 08:56

Një 39-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Kavajës, pasi akuzohet se qarkullonte i armatosur në makinë. Sipas policisë në pranga ka rënë shtetasi Qani Balliu, 39 vjeç, banues në Durrës, i cili është ndaluar për kontroll në lagjen nr. 1 të Kavajës. Gjatë kontrollit të automjetit, shërbimet e Policisë i gjetën të fshehura […]

The post Kapet me armë në makinë, arrestohet 39-vjeçari në Kavajë – EMRI appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ U kap me armë zjarri në makinë, arrestohet 39-vjeçari në Kavajë, procedohet pasagjeri

21 January 2026 at 08:47

Kavajë- Finalizohet operacioni policor i koduar “Drawer”.

Në pranga është vënë një 39-vjeçar pasi qarkullonte i armatosur me armë zjarri pistoletë.

Arma e zjarrit ishte e fshehur në një ndarje të posaçme (sirtar) ndërmjet dy sediljeve të automjetit, gjithashtu u gjet dhe municion luftarak gjatë kontrollit.

Gjatë këtij operacioni nisi procedimi penal edhe për pasagjerin që ndodhej në automjet, shtetasin 33 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzim i krimit”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Moskallëzim krimi”.

Skandal në Kavajë/ Kujdestarja keqtrajton 89-vjeçaren me demencë: Na çmende, nuk të jap më ujë…!

By: armand
20 January 2026 at 21:11

Në qytetin e Kavajës, 9 fëmijët e një të moshuare 89-vjeçare, të gjithë emigrantë, kishin punësuar prej më shumë se dy vitesh një grua për t’u kujdesur për nënën e tyre. Nusja e familjes, Rudina Jonuzi, ka denoncuar rastin në emisionin “Stop” në Tv Klan duke pretenduar se punonjësja e ka keqtrajtuar të moshuarën duke […]

The post Skandal në Kavajë/ Kujdestarja keqtrajton 89-vjeçaren me demencë: Na çmende, nuk të jap më ujë…! appeared first on BoldNews.al.

AKUZAT/ Elvis Roshi paraqitet në SPAK, pritet t’i komunikohet mbyllja e hetimeve

20 January 2026 at 10:01

TIRANË- Elvis Roshi paraqitet në  SPAK. Në praninë e avokatit të tij Andi Skënderi, Roshit pritet t’i  komunikohet mbyllja e hetimeve.

Ai është marrë i pandehur për shpërdorim detyre në kohën kur ka drejtuar bashkinë Kavajë.

Abuzim me tenderat, konkretisht për dëm ekonomik prej 33 milionë lekësh.

Po ashtu ai po hetohet edhe për krime zgjedhore ku pak ditë para zgjedhjeve parlamentare te 11 majit te vitit 2025 iu sekuestrua celulari./abcnews.al

Dy shkolla pa ngrohje në Kavajë, prindërit: Kërkojnë para nga ne

By: Elva
14 January 2026 at 20:58

Dy shkolla 9-vjeçare në qytetin e Kavajës po përballen me mungesën e ngrohjes në ditët më të ftohta të dimrit, duke vënë në vështirësi nxënësit dhe duke ngritur shqetësime serioze te prindërit. Denoncimi ka mbërritur në redaksinë e emisionit investigativ “Fiks Fare”, ku një prind shprehet se në njërën prej shkollave u janë kërkuar para […]

The post Dy shkolla pa ngrohje në Kavajë, prindërit: Kërkojnë para nga ne appeared first on BoldNews.al.

Aksident në Kavajë, automjeti përmbyset në mes të qytetit

By: Elva
12 January 2026 at 19:22

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së hënës në bulevardin kryesor të Kavajës, ku janë përfshirë dy automjete tip “Golf”. Sipas informacionit paraprak, drejtuesi i njërit prej mjeteve dyshohet se ka humbur vëmendjen dhe kontrollin, duke u përplasur me një automjet të parkuar. Për shkak të goditjes, makina është përmbysur në mes të rrugës, […]

The post Aksident në Kavajë, automjeti përmbyset në mes të qytetit appeared first on BoldNews.al.

Aksident në Kavajë/ Makina përplaset me mjetin e parkuar, plagoset drejtuesi

By: M C
12 January 2026 at 19:37

Një aksident ka ndodhur rreth orës 18:00, në bulevardin kryesor të qytetit të Kavajës. Bëhet me dije se në aksident janë përfshirë dy automjete tip “Golf”. Njëri nga drejtuesit e mjetit ka humbur vëmendjen dhe si pasojë është përplasur me një tjetër automjet të parkuar.

Pas përplasjes, automjeti është përmbysur në mes të rrugës, duke shkaktuar panik te qytetarët, pasi zona ku ndodhi aksidenti është një nga segmentet më të frekuentuara të qytetit.

Drejtuesi i mjetit është transportuar fillimisht në spitalin e Kavajës për ndihmën e parë mjekësore dhe më pas është dërguar drejt spitalit të Durrësit për një trajtim më të specializuar. Gjithashtu grupi hetimor po heton shkaqet e plota të aksidentit.

The post Aksident në Kavajë/ Makina përplaset me mjetin e parkuar, plagoset drejtuesi appeared first on Albeu.com.

EMRI/ Plagosi biznesmenin në Kavajë, arrestohet autori

By: V K
26 December 2025 at 15:53

Policia ka arrestuar autorin e plagosjes së një dite më parë në Kavajë. Shtetasi Eri Velecia, 42-vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës (thikë) biznesmenin Artur Ligeja.

Një thikë dhe një sëpatë i është sekuestruar 42-vjeçarit Eri Velecia

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin Eri Velecia, 42-vjeç, banues në Kavajë. Gjatë veprimeve procedurale, me cilësinë e provës materiale u sekuestruan një mjet prerës (thikë) dhe një mjet prerës (sëpatë)”, njofton policia.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme ligjore.

The post EMRI/ Plagosi biznesmenin në Kavajë, arrestohet autori appeared first on Albeu.com.

Plagosja e biznesmenit në Kavajë, zbardhet ngjarja, arrestohet autori/ EMRI

By: Ela
25 December 2025 at 15:01

Një plagosje e lehtë me thikë ka ndodhur në qytetin e Kavajës pas një sherri për motive banale mes dy personash. I dëmtuar ka mbetur Artur Ligeja, 52 vjeç, i cili ka një biznes në zonë. Ndërkaq, autori i dyshuar, 42-vjeçari me iniciale E. V., është shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme. Nga veprimet […]

The post Plagosja e biznesmenit në Kavajë, zbardhet ngjarja, arrestohet autori/ EMRI appeared first on BoldNews.al.

Plagosja e biznesmenit në Kavajë/ Zbardhet ngjarja, arrestohet autori

By: V K
25 December 2025 at 15:10

Këtë të enjte, një plagosje e lehtë me thikë ka ndodhur në qytetin e Kavajës, pas një sherri për motive banale mes dy personash.

I dëmtuar ka mbetur Artur Ligeja, 52-vjeç, i cili ka një biznes në zonë.

Sakaq, autori i dyshuar, 42-vjeçari me iniciale E. V., është shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se autori është përdorues i lëndëve narkotike dhe ka probleme të shëndetit mendor.

“Rreth orës 10:00, në qytetin e Kavajës, në vendin e quajtur “Agjensia”, në ambientet e një biznesi privat, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi E. V., 42-vjeç, ka goditur me mjet prerës në dorë shtetasin A. L., 52-vjeç, i cili ka pësuar një dëmtim të lehtë.

Më pas, autori ka dëmtuar xhamat e biznesit në pronësi të shtetasit A. L., si dhe xhamat e një biznesi tjetër aty pranë. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se autori është përdorues i lëndëve narkotike dhe ka probleme të shëndetit mendor.

Ai është shoqëruar në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme procedurale”,– njofton policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.

The post Plagosja e biznesmenit në Kavajë/ Zbardhet ngjarja, arrestohet autori appeared first on Albeu.com.

Sherr banal në Kavajë, plagoset me thikë 52-vjeçari

By: lindita
25 December 2025 at 11:16

Një plagosje e lehtë me thikë bëhet me dije se ka ndodhur në qytetin e Kavajës, pas një sherri për motive banale mes dy personash. Biznesmeni Artur L. u plagos me thikë nga shtetasi Eri V., i cili më pas edhe është ndaluar nga policia. Mësohet se autori ka hyrë në biznesin në pronësi të të plagosurit dhe i ka kërkuar këtij të fundit para. Biznesmeni ka refuzuar t’i japë dhe autori për pasojë…

Source

E rëndë në Kavajë/ Plagoset pronari i një agjencie udhëtimesh (EMRI)

By: V K
25 December 2025 at 10:54

Pak minuta më parë, një plagosje me mjet prerws (thikë) ka ndodhur në lagjen nr 2 në Kavajë.

Mësohet se shtetasi Artur Ligeja, pronar i një agjencie udhëtimesh dhe disa biznese të tjera, është plagosur me thikë.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes por pritet të zbardhen në vijim.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve, ndërkohë po merret në pyetje edhe personi i lënduar./BW

The post E rëndë në Kavajë/ Plagoset pronari i një agjencie udhëtimesh (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Parashqevi Simaku shpallet ‘Qytetare Nderi’ në Kavajë, këngëtarja: Guri i rëndë në vend të vet!

By: armand
23 December 2025 at 19:42

Këngëtarja e mirënjohur, Parashqevi Simaku ka reaguar pasi mori titullin ‘Qytetar Nderi’ në Kavajë, vend ku ajo është lindur dhe rritur. Me anë të një video-mesazhi nga New York, këngëtarja ka kujtuar vitet e fëmijërisë në Kavajë, duke u shprehu se edhe pse ka kënduar në skena botërore, sërish ka përfaqësuar vendin e saj me […]

The post Parashqevi Simaku shpallet ‘Qytetare Nderi’ në Kavajë, këngëtarja: Guri i rëndë në vend të vet! appeared first on BoldNews.al.

Festat e fundvitit, Lamallari viziton Institutin e të Miturve në Kavajë

21 December 2025 at 13:34

TIRANË, 21 dhjetor /ATSH/ Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari zhvilloi një vizitë në Institutin e të Miturve në Kavajë, në kuadër të festave të fundvitit, duke zgjedhur që këtë periudhë ta ndajë me ata që kanë më shumë nevojë për prani, vëmendje dhe ngrohtësi njerëzore.

Gjatë vizitës, ministri theksoi rëndësinë e këtij institucioni për sistemin e drejtësisë penale dhe për shoqërinë shqiptare, duke nënvizuar se Instituti i të Miturve nuk ofron vetëm siguri dhe mbikëqyrje, por mbi të gjitha mundësi reale për rehabilitim, arsimim dhe ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për të rinjtë që kanë rënë në konflikt me ligjin.

Lamallari theksoi se, “ky institut është institucion me rëndësi të veçantë për sistemin e drejtësisë penale dhe për shoqërinë tonë pasi ofron jo vetëm siguri dhe mbikëqyrje, por mbi të gjitha mundësi reale për ndryshim, arsimim dhe ndërtimin e një të ardhme më të mirë”.

Lamallari vlerësoi punën e përkushtuar të stafit, i cili çdo ditë angazhohet për trajtimin me dinjitet të të miturve, përfshirjen e tyre në programe arsimore, psikosociale dhe profesionale, si dhe për forcimin e shpresës se çdo i mitur meriton një shans të dytë.

“Angazhimi ynë është i qartë, për një sistem drejtësie që jo vetëm ndëshkon ata që shkelin ligjin, por mbi të gjitha rehabiliton, parandalon përsëritjen e krimit dhe investon tek të miturit dhe të rinjtë si filizat e një të ardhme të ndritur të Shqipërisë”, u shpreh ministri i Drejtësisë.

/gj.m/j.p/

The post Festat e fundvitit, Lamallari viziton Institutin e të Miturve në Kavajë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Berisha: Nisim betejën pa kthim deri në fitoren tonë

18 December 2025 at 20:30

TIRANË, 18 dhjetor /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalën e tij në ceremoninë e 35-vjetorit të themelimit Partisë Demokratike, Dega Kavajë, u bëri thirrje qytetarëve të Kavajës dhe të gjithë Shqipërisë për angazhim aktiv politik.

“Ftoj qytetarët e Kavajës dhe të mbarë Shqipërisë të nisim betejën tonë pa kthim, deri në fitoren tonë. Qytetarë dhe qytetarë të Kavajës, historia u thërret përsëri. Historia u thërret ju, thërret të gjithë shqiptarët që i thonë lirisë liri. Të ngrihemi për të përmbysur diktaturën e dytë”, tha Berisha.

“Duke ju uruar gëzuar këtë festë, duke u përulur me nderimin më të madh para veprës së themeluesve të Partisë Demokratike, para veprës së grupeve antikomuniste, para qytetarëve dhe qytetareve të Kavajës, ftoj qytetarët e Kavajës dhe të mbarë Shqipërisë të nisim betejën tonë pa kthim, deri në fitoren tonë, fitoren e Partisë Demokratike, fitoren e Shqipërisë”, theksoi Berisha.

Kreu i PD, i dha sot nga Kavaja ultimatum Kryeministrit Edi Rama që të mos pengojë drejtësinë dhe të largohet nga pushteti.

“Mos guxo të mbrosh me vota të rrëmbyera hajdutët e qeverisë, sepse ne që në vitet ’90 u ngritëm me një motiv të shenjtë për të mbrojtur lirinë, përsëri jemi në këmbë, përsëri jemi të gatshëm me motivin: “Ja të vdesim, ja të rrojmë për liri!”. Ndaj dhe nga Kavaja i them këtij njeriu: mos pengo drejtësinë, largohu nga pushteti!”.

Sipas Berishës, qeveria ka kufizuar hapësirat e debatit parlamentar dhe ka përdorur mekanizma për të dobësuar opozitën.

“Është përqendruar çdo pushtet në një dorë dhe janë mbyllur hapësirat e pluralizmit”, u shpreh ai, duke shtuar se drejtësia po pengohet nga ndërhyrjet politike.

Kreu i PD theksoi se e kishte zgjedhur Kavajën për këtë mesazh, për shkak të rolit historik të qytetit në lëvizjen demokratike dhe antikomuniste.

Ai rikujtoi ngjarjet e shkurtit 1991, duke vlerësuar kontributin e qytetarëve të Kavajës në përmbysjen e diktaturës komuniste dhe në themelimin e pluralizmit politik në Shqipëri.

Në fjalën e tij, Berisha ngriti shqetësime për emigracionin e lartë dhe korrupsionin, duke deklaruar se gjatë dekadës së fundit Shqipëria ka përjetuar largim masiv të qytetarëve dhe probleme serioze me keqqeverisjen.

Ai kërkoi përgjegjësi politike dhe institucionale për këto zhvillime.

/gj.m/r.e/a.f/

The post Berisha: Nisim betejën pa kthim deri në fitoren tonë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

35-vjetori i themelimit të degës së PD Kavajë, Berisha-qeverisë: Hapni rrugën, revoltat nuk do të ndalen

By: redi
18 December 2025 at 19:18

Sali Berisha u prit nga demokratët në qytetin e Kavajës, ku mori pjesë në ceremoninë e 35-vjetorit të themelimit të degës së PD, Kavajë. Siç u vendos në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD, prej datës 22 dhjetor do të nisin revoltat kombëtare deri në rrëzimin e qeverisë. Berisha tha se revoltat nuk do të ndalen dhe i bëri thirrje çdo opozitari t’i bashkohen protestës kombëtare, për votën e lirë…

Source

Berisha: Kavaja, rol historik në themelimin e pluralizmit në Shqipëri

18 December 2025 at 19:15

TIRANË, 18 dhjetor /ATSH/ Partia Demokratike, Dega Kavajë zhvilloi ceremoninë zyrtare me rastin e 35-vjetorit të themelimit, në prani të kryetarit të PD-së, Sali Berisha.

Aktiviteti u shoqërua me mesazhe për atë që u vlerësua si rol historik i Kavajës në rrëzimin e regjimit komunist dhe në themelimin e pluralizmit politik në Shqipëri.

Në fjalën e tij, Berisha tha se, “ishte sakrifica, burrëria, trimëria e qytetarëve të Kavajës dhe e grupeve antikomuniste të saj që hodhën themelet e pluralizmit dhe u bënë frymëzim për lëvizjen studentore”.

Ai theksoi se, ndonëse formalisht dega e PD-së në Kavajë u themelua më 17 dhjetor 1990, roli i qytetit në realizimin e misionit historik, kishte nisur më herët.

“Partia Demokratike e Shqipërisë, aq sa u themelua në Qytetin Studenti, po aq u themelua edhe në qytetin e Kavajës”, deklaroi Berisha.

Duke iu referuar historisë së lëvizjes antikomuniste, Berisha kujtoi demonstratat e janarit dhe kryengritjen paqësore të marsit në Kavajë.

“Lëvizja antikomuniste në Kavajë ishte më e fuqishmja në Shqipëri. Me betejën e tyre, qytetarët e Kavajës e bënë qytetin e parë të lirë të vendit dhe frymëzuan shqiptarët kudo”, tha ai, duke nderuar figurën e Josif Budës, të cilin e cilësoi “heroi i parë i demokracisë shqiptare”.

Berisha vlerësoi gjithashtu rolin e qytetit në mbështetjen e forcave demokratike gjatë viteve të para të pluralizmit.

“Ishit ju, qytetarët e Kavajës, që u bëtë mburojë për forcat demokratike dhe postbllok i lirisë”, theksoi ai.

Berisha gjithashtu renditi disa nga arritjet e qeverisjeve të PD-së, duke përmendur anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, lëvizjen e lirë dhe investimet në infrastrukturë.

“Ia dolëm ta shkëpusim Shqipërinë nga honet e varfërisë, ta anëtarësojmë në NATO dhe të pranojmë rotacionin si kusht themelor të demokracisë”, u shpreh Berisha.

Berisha gjithashtu deklaroi se Partia Demokratike mbetet e vendosur përballë sfidave aktuale.

“Sot, Partia Demokratike vjen në këtë 35-vjetor po aq e vendosur, sa ditën e themelimit të saj”, tha Berisha, duke shtuar se PD synon të mbrojë votën dhe parimet demokratike.

/gj.m/r.e/a.f/

The post Berisha: Kavaja, rol historik në themelimin e pluralizmit në Shqipëri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌