Strukturat e MIE-s në terren për normalizimin e situatës nga reshjet
TIRANĂ, 6 janar/ATSH/ Reshje intensive shiu dhe dĂ«bore kanĂ« pĂ«rfshirĂ« tĂ« gjithĂ« territorin e vendit prej 24 orĂ«sh, duke shkaktuar problematika tĂ« ndryshme nĂ« akset rrugore, furnizimin me energji elektrike dhe sistemet e ujĂ«sjellĂ«sit.
Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, bëri të ditur sot se të gjitha strukturat nën varësinë e ministrisë dhe kontraktorët e kompanive të mirëmbajtjes janë në terren që nga momenti i parë dhe po ndërhyjnë për normalizimin e situatës.
Në zonën veriore reshjet kanë qenë të intensitetit të lartë, duke sjellë rënie gurësh dhe prurje të mëdha uji. Në aksin Bogë-Theth ka reshje dëbore. Problematika ka pasur edhe në akset Bajram Curri-Valbonë; Ura Bujan-Qafë Morinë; Bajram Curri-Fierzë; Dedaj-Bogë; Kukës-Krumë; Kukës-Shishtavec-Skuraj-Peshkopi; Dushaj-Lekbibaj ku ka rrëshqitje në kilometrin 4, dhe po punohet për largimin e materialit; Vorë-Maminas ku ka prezencë të ujit në kilometrin 2.
Sa i përket furnizimit me energji, aktualisht, në vend janë 22 fidera jashtë funksionit. Më e prekur është zona e Durrësit për shkak të motit të keq dhe prurjes së ujit në kabina.
Zv.kryeministrja Balluku bëri të ditur se të gjitha linjat që furnizojnë hidrovorët janë në funksion, përveç segmentit në Synej të Kavajës, ku po punohet. Linjat 35 kV dhe nënstacionet furnizojnë normalisht.
Nga ana tjetër, të gjitha linjat 400 kV, 220 kV dhe 110 kV janë në operim normal, ndërsa brigadat e linjave dhe nënstacioneve janë në gatishmëri.
Në nënstacionin Rrashbull 220/110 kV ka prani të shtuar uji, dhe ekipet e OST-së, në bashkëpunim me Emergjencat Civile, po marrin masat e nevojshme.
Lidhur me situatën në kaskadën e Drinit, Balluku informoi se prurjet në HEC-in e Komanit dhe HEC-in e Vaut të Dejës janë të larta, pa shfaqur tendencë rënieje.
Të gjitha njësitë prodhuese, 9 agregatët, janë në funksion me kapacitet të plotë, uji përpunohet për funksionimin e njësive dhe pjesa tjetër shkarkohet për sigurinë e veprave prodhuese.
Duke u ndalur në situatën e furnizimit me ujë, zv.kryeministrja Balluku tha se në rajonin e Durrësit situata paraqitet e rënduar për shkak të reshjeve intensive.
Të gjitha stacionet e pompave janë në funksion, niveli i kanalit të hidrovorit është maksimal, dhe grupet e punës monitorojnë situatën në terren. Në pjesën tjetër të vendit, sistemet e furnizimit me ujë dhe kanalizimet janë nën kontroll dhe funksionojnë normalisht.
Ndërsa porti i Durrësit funksionon normalisht, imbarkimi i pasagjerëve në tragete vijon.
Në portin e Vlorës nisjet e trageteve mbeten të varura nga kushtet e motit dhe kapiteneria ka pezulluar daljen e anijeve të vogla.
Në portin e Sarandës situata paraqitet e qetë dhe linja me Korfuzin operon normalisht.
NĂ« aeroportin âNĂ«nĂ« Terezaâ operimet vazhdojnĂ« normalisht, megjithĂ«se kushtet meteorologjike nĂ« zonĂ«n pĂ«rreth mbeten tĂ« ngarkuara.
/r.e/a.f/
The post Strukturat e MIE-s në terren për normalizimin e situatës nga reshjet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.